Pretekst per te ngritur kete pyetje u be nje lajm i sotem i shtypit shqiptar qe informon se, pas refuzimit te Sali Berishes (te cilit, si deputeti me i vjeter i takonte te drejtonte punimet e seances se pare te Kuvendit te ri), ate mision do ta kryeje Namik Dokle, si deputeti i dyte me i vjeter per nga mosha, pas Berishes.

"La boucle est bouclée" - thote frengu ( we have come full circle - inglizi ?? )

E them kete, sepse kam qene vete i pari qe, kur ne prillin e larget te vitit 1991 Namik Dokle pranoi te hynte ne garen e pare pluraliste presidenciale, aktin e tij e kam konsideruar si ate te nje njeriu pa integritet. Ai episod i larget i politikes shqiptare eshte evokuar edhe ketu tek peshku, para nje muaji, dhe aty reagova duke thene se sot, me rezulton e kunderta e asaj qe kam menduar para 22 vitesh: sot jam i afte te kuptoj se sa humilité (fakti qe kjo fjale pothuaj nuk ekziston ne shqip, flet shume !) kish tek ai njeri qe pranoi asokohe nje rol te tille. Ironia e fatit e do qe, per te plotesuar nje kapriço te Berishes (te cilit i bie hunda ta shohin si "gjyshi i parlamentit" ) kete rol do ta kryeje perseri... Namik Dokle!

A mos ndofta, pikerisht zoti Dokle ka qene dhe vazhdon te jete politikani më me integritet, e per rrjedhoje, presidenti i vertete moral i shqiptareve?

126 Komente

Namik Dokle ?? smiley

U nis dita ters sot. nightmare

Shoku Namik Dokle mund te jete presidenti i Idrizeve e komunisteve te vjeter, te cilet fatmiresisht cdo dite e me shume po rrallohen.

President i idrizeve, komunistave, por edhe salistave ama...

/nuk mund te mos buzeqeshesh nga ironia e fatit...

eshte pikerisht kjo qe thua ti! Ne nje fare menyre, ne rrafshin simbolik, shqiptareve do tu duhej te zgjidhnin midis Berishes dhe... Dokles! (pikerisht, ky i fundit do hape seancen, ne vend te te parit)

He, hidhuni, nese ju jepen vetem keto 2 choice ! ke do zgjidhnit??  smiley

Shoku Namik Dokle mund te jete presidenti i Idrizeve e komunisteve te vjeter, te cilet fatmiresisht cdo dite e me shume po rrallohen.

Fiks. I komunisteve te vjeter si Lufter Xhuveli e Kastriot Islami. U... prit pak! Keta jane deputete te PD.

Nejse, ta kam fjalen...

hahahahaaha!!! o stalker, c'est une blague j'espère!

namik dokle, dinozauri komunist qe na tregon dhembet perseri ne nje te zgerdhire bolshevikesmiley

idrizzzzzzzi duke lexuar keto fjale do jete "njomur" nga mallengjimi i kohes se arte te yjeve 5 cepesh!

Keq me vjen o Stalker por shoku Namik Dokle nuk e permbush kete standart qe ti kerkon. Ne mos gaboj ka qene ca kohe spiker i Parlamentit dhe, sikurse u tha neperdhembe asokohe, dha doreheqjen per ca principe morale.Nuk di te jete perfolur shume per korrupsion, edhe pse disa sterkala peshtyme Nano i hodhi edhe mbi ate ne mbledhjen e famshme te KPD-se. Mund te kete mbetur akoma me divanet e komunizmit, ose te Nikles dhe perseri, pertej kontributit te tij si agjitator ne vitet e para te pluralizmit, sot me duket tamam si nje dok i dale boje.Thjesht metamorfoza e kohes, asgje kunder tij personalisht.Nje xhakete e vjeter qe vegjeton ne parlament per hir te parimit te famshem te kombinimit te brezave dhe kontributeve.

Ne boten shqiptare postkomuniste dhe thellesisht materialiste , veshtire te gjesh ikona morale me dimension perbashkues te shqiptareve.Ndoshta R.Mejdani , shembulli intelektualit te perkore, ai qe pas profilit bubullues te Berishes si president, krijoi profilin e presidentit te ekuilibruar, me integritet dhe pa ndonje njeanshmeri politike teper te dukshme.

dha doreheqjen per ca principe morale

eeee, e shikon qe nuk kam qelluar dhe aq ne jo-shenje?  smiley

 

Ndoshta R.Mejdani

ah jo! shembulli i intelektualit borgjez po

 

ah jo! shembulli i intelektualit borgjez po

Po brenda formatit te intelektualeve borgjeze flasim.Edhe Dokle, borgjez i vogel eshte. Se mos kishte ndonje intelektual revolucionar dhe nuk e permendem? Ke te them tjeter? Lubonjen? Po pse nuk e njohim ne....haha jo vazhdimi, jo, thjesht qe Lubonja eshte antisistem dhe nuk perbashkon.Eshte uthulla ne enen e sistemit. Ndonje Pasolin ne nuk kemi ..ah Paskali, me staturen si Soloni smiley

spiritus (meqe qepar nuk kisha kohe) : bej habi qe nuk e paske kuptuar qasjen time. Perderisa flas per 'president moral', me duket se eshte evidente se supozoj dike qe :
- as nuk e ka pranuar ndonjehere ate post (siç eshte rasti i Mejdanit)
- as edhe nuk do ta pranonte (konkretisht, hapja e parlamentit te ri eshte rasti i dyte qe Dokle pranon nje rol 'by default'). Shto ketu qe, siç thua me te drejte, ndofta eshte rasti i pare dhe i vetem ne shqiperi qe nje politikan dorehiqet per arsye morale (doreheqja e tij si kryetar parlamenti -- edhe mua me kujtohet !!!).

Sa per ate qe ai 'vegjeton per hater te kombinimit te brezave dhe kontributeve', te garantoj se nese Rama do kish dashur, nuk do e kish aspak veshtire per te mos e kandiduar (ti e di qe 'Doklizmi' nuk perben ndonje korent ne ps). Por nejse, per kete, jam i sigurt qe me jep te drejte...

" .... Mund te kete mbetur akoma me divanet e komunizmit,... " 

 

Spiritus smiley ti sikur ke lexuar pjesen e pare te VQ , ate te Intervistes se 1995 . 

Dokle mund te mos jete orator, por nuk besoj se eshte njeri i keq apo politikan i keq,  gjer tani duket nje politikan i paperzier ne pislliqe, si te tjeret. 

Stalker, vape? smiley

C'dmth "president moral"? 

çudi me ty moj vajze! Edhe me ndihmove (faleminderit!) te korigjoj dhe te vendos ne thonjeza "president moral", edhe me ben pyetjen se çdmth nje gje e tille! smiley

 

1.  fakti qe kjo fjale pothuaj nuk ekziston ne shqip, flet shume 

"Perulesi" eshte termi shqip, qe i korrespondon edhe cilesise se te qenit njeri i perulur. Kjo duhet pare ne pikepamje pozitive, pra jo te kuptohet si "i poshteruar" por si njeri "jomendjemadh" apo "joagresiv" etj.

Ndoshta akoma me e sakte ne shqip do te ishte "perunjesi" dhe "i perunjur", per "humilite".

2. Ne lidhje me temen: filmin "Jurassic Park" e ke pare?

 

1. po, e kemi evokuar edhe ketu tek peshku kete punen e "humilité"-se ; biles asokohe kam pas propozu edhe pervuejtuni

2. Kam pershtypjen se nuk e kam pare ne teresine e tij "Jurassic Park" (sepse ka vite!) por, ku do te dalesh?  (pra, zere se e kam pare)

1. "Faqja nuk u gjet" thote pasi shtyp ate link-un qe ke vene.

2. Ideja e "Jurassic" eshte nje bote e humbur, me krijesa qe nuk i perkasin ambjentin ekologjik te botes se sotme. Ketu duhet shmangur ndjekja shume e ketij paralelizmi pasi Namikun nuk kemi arsye pse te mos t'ia vleresojme perulesine si person. Por si politikan ai perfaqeson shume me teper se kaq dhe i takon nje bote te kaluar. Nuk shkon pyetja jote pra, nese ia vlen si president. Me mire eshte te marre pjese ne ndonje film per fillimin e viteve '90 sesa te behet president sot.

ok, nuk qenkam kuptuar; nuk fola kurrsesi per president real, por moral

Kur te them une me mire shiko filma me kukulla ti sme degjon , urno tashti ja plase dhe nje brockulle tjeter " Presidenti moral i Shqiptareve "    smiley

Une per vete ketij Robi i kam vene cmimin e Pare kur i tha Berishes :

Boll or burre se nuk je karagjoz Cirku . Je kryeminister i nje Vendi !

Dhe diku ne nje nje afinitet , kur e pyeti dikush :- Si ja beni qe te miratoni nje Ligj qe eshte i arsyeshem per PS ?

Shume thjeshte tha .Dalim kunder atij ligji dhe vetvetiu Berisha e Miraton smiley

Shakaja e dites kjo besoj.
Duhet te futet tek kategoria e humorit pa kufi!

justement justement !! Edhe më i bindur une ne seriozitetin tim smiley

Nejse nje lajm tjeter i mire sot per shqiptaret.
Serbia u terhoq dhe ra dakort qe Kosova te kete kodin e saj telefonik qe do te jete 383.

Hajde diten e mire dhe te fala Namik Doklevicit!

Pse nuk do mbajne kodin tone? 355

ne pergjithesi kam respekt per doklen

por duke i njoft goranet , nah...s'jemi akoma ne ate pike.

 

Sa bukur stigmatizohet nje popullsi e tere

ca dmth stigmatizohet ?

Gorant jane njisha per veten e vet,i kam zili

por nuk mendoj se nje prej tyre te paqtoje gjakrat e ndezme te shqipes smiley

ah jo, une nuk mendoj aspak se ai do te propozohet ndonjehere per president apo per cilido qofte post tjeter shteteror! Hodha thjesht hipotezen se, ndofta, edhe midis politikaneve shqiptare te ketyre 20 viteve, mund te gjendet ndonje ikone morale.

po normal qe hipoteze bre smiley

ka njerez me moral sa te dush ner politike, problemi eshte se si len njeri me dale siper ujit smiley

Uniteti politik peshkian (si rralle ndonjehere, per te mos thene, rast UNIK ne historine e peshkut!!), qe bashkoi qe nga Lefti e deri tek Spiritusi (duke kaluar per nga Monda dhe Ruzhdija), me ben te mendoj se nuk ja paskam veshur "edhe aq me top", sikurse kujtoja ne fillim! smiley

smiley

Humilite- do te thete zemerbute dhe i pervujte. E shikon qe mosqenja katolik, te le vende bosh aty ku duhet te ishte kulture e dije. Join our church brothers and sisters, do u jap me shume se ç'u ofroi Amiri para ca ditesh... smiley lolol

me  pelqen  ideja, por me  shume  kendveshtrimi   racional i Stalker!   vetem se nuk jam dakord me personin...  

personi ideal, sipas meje  duke u ndikuar nga  analiza Stalker,  do te ishte sh.Ramiz Alia!  por per fat te keq, ky nuk eshte me mes nesh..  keshtuqe  si alternative e dyte  dhe dinjitoze propozoj shokun Muho Asllani per president!

mire belul. por mundohu gjithsesi t'ja mbushesh mendjen berishes te hape seancen.
he mer burre, mos u beni kaq sederlinj se te gjithe jemi te vdekshem smiley

shiko  Stalker, une me zor lexoj dy lajme neper gazeta shqiptare, mos o zot te shoh tv,   e jo me te shikoj seanca parlamentare  me ata fare surreterish atje..smiley  kshu qe as qe me intereson  fare se kush do ta hap apo do ta mbyll seancen..

nejse, une do thosha qe perpiqu ti, edhe  kush te doje tjeter, qe te kuptoni se Berisha iku, shkoi, vate.....   se sic e shikon, vazhdon te mebetet ushqim i pelqyer i peshkut.  ja shikon,  ti do se sben te degjosh Berishen  te hape seancen bie llafi.. po  me ckam vene re, edhe komente neper tema te tjera ketu, nuk i shtyn dot pa cik Berishe..   he pra,  kush e ka mendjen te Berisha?smiley    ta kerkon organizmi mor vlla, pranoje..smiley    te kish vrare veten thuaj,  do kishim shpetuar..smiley

une nuk 'e kam' me berishen, por me berishizmin
sikurse nuk 'e kam' me Doklen, por me moralin

Une jam me Belulin dhe jo formalisht sepse grupe te ndryshme njerzish deri ne Parti kane referenca te ndryshme Morali .psh ne nje  Moral grupi mund te ishte Zogu ose Esat pasha .Ose edhe ai Pashaj i shkurter me Shpate dhe me Bust qe formoi Tiranen ! Biles duke qene prane PPU mendoj se nje Grup qe flejne me sh Enver ne gji smiley mund ta mendojne kete rast per president !

Qe shoket ta kene me te qartemendoj se i ndihmon perfytyrimi per nje Skulpture  dedikuar   Qenies se ideuar e kompozuar sipas Orientimit Seksual !

...humilité (fakti qe kjo fjale pothuaj nuk ekziston ne shqip, flet shume !)

Egziston qe c'ke me te. Perulje.

po pra po, e kam diskutu déjà kete gje ketu

I thashe une ketij qe ka probleme me shqipen.

....perulje ?! ...sme duket se i pershtatet sensit te fjales...

EH, meqe e hape si muhabet, dikur kam shkruar kete :

Personalisht librin e kam lexuar ne fregjisht, dhe fjala qe eshte perkthyer ne shqip si "modesti/perulesi",  ne fregjisht figuron si humilité. 
 

Asokohe kam hapur enkas fjalorin frengjisht-shqip, dhe kam konstatuar se fjala humilité figuronte mire e bukur ne fjalor, por ishte perkthyer me "perulje", "nenshtrim". Qe sigurisht, NUK eshte aspak kuptimi i kesaj fjale. Perkundrazi, eshte interpretimi me i keq i saj ! 

Selfmade e ka perkthyer me "modesti/perulesi", por dhe vete fakti qe ai perdorur dy fjale per nje fjale te vetme, rikonfirmon mungesen e saj ne fjalorin e shqipes. Fundja, siç pretendon (me te drejte, per mendimin tim) edhe Ornela Vorpsi. Qe i bie te mos jete fare arrogante !

 

Megjithate, per hir te vertetes, duhet thene qe kjo fjale ka ekzistuar ne te folmen (ose dhe me sakte, ne kulturen e shkruar) te gegenishtes se Shkodres, ne formen përvuejtuni (qe sigurisht, ka nje konotacion jo pak katolik, fort e shpjegueshme kjo per kulturen e dikurshme te ketij qyteti).
 

Pra, mund te konkludojme qe dedikimi ne faqen e pare te librit nuk eshte aspak arrogant, por konfirmon nje te vertete.

 

I pershtatet me se miri.

I pakapshem,
...per mua fjala modesti, i pershtatet me shume...sepse ka nje "nenkuptim" "pozitiv" si fjale, atehere qe fjala perultesi...me duket me teper denigruse ...dhe "humilité" per mua ka nje aspekt pozitiv.
...e per te vazhduar sa per kot ....: Soumis/soumission, eshte perulje (nenshtrim) ne te gjithe kuptimin dhe nenkuptimin  e fjales
dhe soumission me humilité....skane lidhje...

nejse....

o Stalker, flm per shpjegimin, edhe une edhe Olsi e kuptuam smiley 

Perunjesi fisnike, i shkon me se miri, po edhe perunjesi. 

Shikoje rrenjen e humilite dhe do e kuptosh pse perulesi i pershtatet me mire se modesti (fjale e huaj kjo).

Po ajo thenia e mrekullueshme e Dokles ne Parlament drejtuar Saliut kur Gaziu raportonte se maunet niseshin nga Vlora dhe nuk dihej se ku perfundonin ...dhe keshtu nuk i gjenin dot sa shperndaheshin ne Shkoder smiley

Po pse lodhesh o Sali .Vur nje polic te hyrja e Ures Bacallekut dhe le ti numeroje smileysmileysmiley

A thu te kene principe Morale Hajduteria e Berishes ne Parlamente qe krijonte Berisha ?

Ftesa eshte konkrete Belul , per Berishen .Nuk eshte per Mejdanin te flisnim per Mejdanin .Eshte per Doklen As per Enverin te flisnim per Enverin .eshte me e ndershme te mos fshihesh dhe te thuash me PLOT Gojen ..Harrojeni ate MONSTER ! Sali Babasqap Berishen harrojeni se ka ekzistuar .Kolera kaloi !

Po na vjen dhe ky me 1 mbrapa se nuk del alba me gjith atio zamete dhe ja jep nje me Doklevic RD-je! Mullar kashte , duro deri ne shtator se beheni shume Idiote ne nje muaj !

Pertej temes, qe eshte komplet pa lidhje, fakti qe u permend ketu se Berisha eshte ne fakt deputeti me i vjeter i parlamentit sot ti sherbeje demokrateve per te kuptuar njehere e mire se epoka e tij duhet te mbyllet. 

Do ishte tragjikomedi e vertete nese ne shtator opoziten ne kuvend fillon dhe e ben Berisha. Te pakten t'ia lere mbeses, ashtu sic duket se ja ka lene dhe ne fb. 

Ne daljet e fundit eshte bere shume qesharak, sikur nuk e ka sensin e realitetit. Mendoj qe mund te jete edhe strategji e vete Lulzim Bashes, ta leje te sillet kshu deri sa te humbin besueshmerine dhe seriozitetin e ta kuptoje vete, sepse balle per balle nuk ja leverdis.

Komplet, duhet t'ia mbylli dikush ate fb se eshte pa lidhje menyra si flet tani. 

Po kush do ta beje mendon ti?

Olldashi.

Ca lesh Olldashi.  Olldashin e kane kryqezuar se hapi pak sqepin per farsen e quajtur zgjedhje per kryetar e ka rrezik mos e perjashtojne fare.

Sic tha Topalli, Berisha eshte partia dhe partia eshte Berisha.  Deri sa te jete ai gjalle, cdo gje ka per tu dominuar prej tij.  Sigurisht dhe opozita ne parlament.

Te pakten t'ia lere mbeses, ashtu sic duket se ja ka lene dhe ne fb.

Une them se eshte i teri dhe i beri ai vete qe shkruan ne fb. Eshte ekzaktesisht menyra e tij e te menduarit dhe shprehurit (te siguroj se kam lexuar shkrime te tij qe ne RD-te e para te viteve 90, pra nuk flas apriori). Eshte tjeter pune pastaj se po zbulojme se berisha nuk di te shkruaje shqip!!

Po perse keni kaq kohe ne dispozicion per kaq gje mor njerez se dhe ne mas berihase mas jush tu lexu budalliqe kot

rrini qe rrini ka tema akoma me te bukura per te hapur

Mendoj se pyetja ke nevoje per nje ndajshtim.....A eshte Zoti Dokle"Ppresidenti moral" i shqiptareve, brenda parlamentit?
Dhe nder ata qe njoh une, ne kete parlament them se eshte i vetemi, per keto arresye:
- Eshte nje burre i drejte, i edukuar dhe me norma.Eshte nder mbi mesataren e pothuajse shumices te zgjedhurve sa i perket njohurive dhe rregullave te jetes parlamentare.Eshte njeri i mencur, serioz per ato qe di dhe reagues per te mesuar gjerat e reja.Eshte njeri qe nuk u perfshi asnjehere ne afera dhe mbajti distance, kur brenda fisit, pati te perfshire ne veprimtari kriminale.
Qe te gjitha keto dhe veti te tjera te Namikut e bejne ate parlamentarin e vetem te kesaj legjislature, ne rolin e " Presidentit Moral" .
Por une ne kete rol onorifik, do te vendosja nje burre tjeter, i cili nuk eshte brenda parlamentit.Per mua ate rol... babaxhani e meriton vetem Alfred Moisiu.Njeriu i familjes se qendrushme qytetare, me integritet te larte moral, kurajoz, i vendosur, i palekundur ne te drejten, i paepur ndaj presionit, njohes dhe nuhates i partnereve qe i duhen ketij vendi dhe stoik ne mendimin dhe vendimin e burrit! Ai njeri ne jete e ne jarrige Presidenti, mbeti i paster!
Persosmeri ne vendin e prapsirave, paburrnive dhe pergjithesisht te papersosurave...nuk mund te pretendohet te kete..

Humilite ~ perulesi (urtesi)

po i the te dyja  perulesi/urtesi,  ndofta do thene  me  ''nj''    perunjesi, i perunjur.

I thash sepse te dyja mund te perkthehen si humilite.. Por fjalen urtesi e perdorim ne si shqiptar me shume se perulesi ndoshta sepse perulje ngaterrohet me perkulje smiley gjuhet e huaja nuk e kan fjalen urtesi, ne vend te urtesi ose perulje perdorin humilite nga latinishtja (umilta). 

gjuhet e huaja nuk e kan fjalen urtesi

Po pse 1oora, "wisdom" nuk e perdorin ne kete kuptim atje ne Ingliterre?

Ka qene dhe mbiemri real i Pitkinit smiley

Po. E perdorin si mencuri..pak a shume sic perdorim ne urtesine. E drejte. Perulje eshte ndoshta me I sakte si perkthim, POR nqs une te pershkruaj ty nje njeri serioz, te ditur, dhe pa krenari fallco me teprice (popullorce pordhe) kam tendencen qe ate veti tja quaj URTESI smiley mnjf popullorce njeri pa pordhe, I urte!  

Ky diskutimi mbi kete fjalen 'perulesi' tregon dicka per kulturen tone. Tradicionalisht perulesia eshte lidhur me nenshtrimin dhe poshterimin, jo me lartesimin paradoksal qe supozohet te sjelle me vete kjo si veti e karakterit. Po te pergjithesojme pak ne fakt, ne Ballkanin me shume luftera e pushtime te fqinjeve, koncepti i te qenit 'i perulur' ka pas lidhje me nenshtrimin prej forces/dhunes e jo pse dikush (apo popuj te tere) kishte aq kulture sa te mos behej mburravec a mendjemadh. Ndonese s'jam dakord me idene se na mungon si fjale, eshte e qarte se koncepti qe fjala 'humility' mbart eshte i manget ne shqip. Per kete e ka fajin kultura/historia me shume se sa gjuha. 

sigurisht qe diskutimi mbi fjalen 'perulesi' ka te beje me kulturen tone! Ndaj dhe une mora si shembull nje akt te dikurshem te Namik Dokles (kandidaturen e tij per president ne '91) per te pare se si ka evoluar leximi i atij akti 22 vjet me pas.

Dhe : sigurisht qe nuk e ka fajin gjuha. Ajo thjesht eshte pasqyre e kultures/historise

C'shpjegim qe I ke bere e? smiley. Nje njeri serioz dhe I ditur nuk ecin paralelisht me njeriun me pordhe. ska sesi. Urtesi - fjale pak e pune shume. I peshojne ato pak fjale qe thote. Sa per perulje jam dakord me Magus. 

Namik Dokle vs Maqo Lakrori: kush fiton me shume pike nga keta te dy ne sy te Pellumb Xhufit?

Per ca po flisnim? Ah po, per #Rilindje

P.S. Zotohemi qe te mos themi ate qe s'kemi, do bejme tapet me lesh demi. smiley

shif, pa dash me u morr shume me temen, po fakti qe ne ate parti mbas 22 vjetesh mbijetuan Arta Dade, Namiku, Gramozi e iken robt si puna e Maqos, Ethemit, Kacit, Ermelindes me gjithe te keqiat e tyre flet shume. 

Ka ikur Maqo nga Partia? smiley

Po si qysh tek, e mbi te gjitha pse s'patem teme tek Peshku kur rivali i Rames braktisi Partine?

Po me Gramozin ca problemi ke konkretisht? smiley

Stalker, bizarre-ja e e shijeve te tua kinematografike tanime ka filluar te te rrembeje edhe ate pak gjykim qe te ka fale zoti.

si tha i madhi : Ne change rien pour que tout soit différent!

 

Pse se ka pranuar sala hapjen e seamces? Cte keqe ka?

smiley he? sipas teje?

dhe do ish nje fillim i mire arsyetimi per te dale tek "presidenti moral". Une ndaj dhe e fillova me 1991. Atehere fillon dhe... Saliu!

Me fal,po prape se kuptova, se pranoji se sdo qe te shihet si i moshuar ne politike?

me sa duket po.

Per me shume :1 dhe 2

Ne fakt ka me shume rendesi indegriteti i Dokles,se arritja historike e Kukesit ne futboll.

edhe Dokle nga Kukesi eshte! smiley

Ku eshte integriteti i Dokles?
Se votoi kunder vetes se tij ne 1991?

Apo se lejoi veten te behej palaco ne ate gare te porositur?

Ku eshte integriteti i Dokles?
Se votoi kunder vetes se tij ne 1991?

 

PO!  (dhe i ke rene kokes me nje pyetje te vetme! hallall)

Stalker, ne ate kohe dy vete thuhej se votuan pro Dokles, nga 28 veta qe e propozuan. Dhe ata ishin Dokle vete dhe Ditro Agolli, ke diçka per kete gje tek VQ, pjesa e Intervistes se 1995. 

STALKER, vet fakti qe Dokle dhe Driteroi, votuan per kandidatin per President Namik Dokle, dhe jo per Ramiz Aline, tregon se ishin te vetmit socialiste me integritet ne ate salle. Pa integritet, une do te quaja ata 26 te tjeret, nga 28 nenshkruesit per kandidatin Dokle, qe kur hodhen voten, e hodhen per Ramiz Aline, nderkoh qe kishin propozuar per Namik Doklen. Rifreskohe pak trurin, ose kerko ndihmen e tv, per te pare ate dite votimi per President. 

Njehere the doklevic pastaj the ceshte ky rracizem me goranet. Si o puna?

Ti thuash tjeterit mbiemrin e vertete nuk e shan.

Por te stigmatizosh nje popullsi te tere,eshte gabim.

Po une e di qe e ka dokle o vlla, keshtu e njohin ter dynjaja, nga e nxore kete doklevic?

dhe prap PO: integriteti i tij ishte sepse gjithe duke e ditur se ishte gare e porositur, lejoi veten te behej palaço.

Pikerisht, pyetja qe ngrihet sot eshte : palaçoja ishte ai, apo ne ?? (qe e kujtuam palaço)

se dreqi e mori: ose ishim ne te perunjur dhe ai palaço ose... e kunderta! smiley

Ne nuk hyme fare ne kete mes se nuk na pyeti kush. Ai ishte palaco dhe kaq e thjeshte eshte e gjitha. 

Sigurisht qe hyjme! ja ti, e ke patur dhe e ke nje opinion: "ai ishte palaço", thua. Edhe une keshtu kam thene. Sot me rezulton te kam gabuar. Dhe dua te kuptoj pse-ne

Po kur nuk e kupto ti pse ke ndryshu mendje ta dime ne qe nuk kemi ndryshu?!!!

ne ato ujra jam, po perpiqem ta kuptoj; ja, ky lajmi i fundit i refuzimit te berishes per te drejtuar seancen, po me ndihmon te kuptoj pak e nga pak disa gjera.

Ku i dihet, edhe mundet te jete kjo smiley

Deformimi i vlerave gjate tranzicionit ka mberritur nje shkalle te tille kritike saqe eshte teper e dukshme shemtia dhe fatkeqesia e dukurise.

Ne fillim te ndryshimeve, ne padurimin e papermbajtur per te “joshur” ardhjen e "demokracise", vrapuam te mohojme gjithcka e nuk iu dha dot shansi ndonje seleksionimi paraprak vlerash egzistuese (nese ka pasur).

Qe duhej bere, sidomos pasi mesuam se perendimi nuk qenka vetem materializem dhe liri alla “jungle”, por edhe nje hierarki vlerash (relative) te caktuara. Vlera e “humilite” qe shef tek Dokle, mund te ishin ne listen e atyre qe duheshin shpetuar.

s'ka gje, le te kete mberritur deformimi i vlerave ne shkalle kritike ! E ç'a pastaj, te ngreme duart?? Dhe e perseris: une nuk e kam me njerezit, me personat, por me aktet qe ata bejne. Qe prej andej (pra nga aktet e tyre), mund te kalojme pastaj tek ta (tek njerezit).

Shume pergjigje more ne kurriz i nderuar Stalker . Nuk qe pyetje pa vlere , po e ke parasyh se je i vjeter...pse ti ..po kush ...Acdc me 1 ka ardhe ...po pse jo Bunkeri e jo brek10 ri ...dhe keshtu Shefqetoset , rrathe pa rrethesh cdo prurje nga LefKOPETE edhe ne se kishe ne mend dicka te Hajrit smiley 

Sali Berisha nuk hap seance se nuk e ndien Veten Shqiptar.Ndoshta nga diku ka marre 'sinjalin "serbia Deshtoi meKomunitetin Nderkombetar" Dokle nga te gjithe pro serbet e Berishes qe e  quajne Doklevic , e ndien veten Shqiptar !

Namik Dokle, ShqipWiki:

Profesionin si gazetar e zhvilloi gjate viteve:
1970-1983: gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
1983-1989: Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
1989-1990: Sekretar i Bashkimeve Profesionale
1991: Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”.

East Europe Report: JPRS-EPS-85-072

AU280858 Tirana ATA in English 0730 GMT 28 May 85

 

...The newspaper PUNA, the greeting underlines, must continue to encourage and support the revolutionary initiatives and movements that emerge in the fold of the working class, particularly it must support and spread the revolutionary initiative "standard bearer in Implementing the teachings of Comrade Enver Hoxha" which is a movement with a great political, ideological and economic meaning, expression of the steel links and unity of the working class and of all the working people with the party, with the deed and teachings of Comrade Enver...

 

The editor-in-chief of the newspaper PUNA Namik Dokle made the speech on the occasion. Then, Comrade Rita Marko handed over "the order of the flag" awarded by the presidium of the People's Assembly to this newspaper with the following motivation: "For propagating and applying the line of the party and the teachings of Comrade Enver Hoxha, for the contribution rendered to the education and mobilization of the working people to fulfill the tasks set by the party for the construction of socialism and the defence of the homeland." 

#RiMoralindje smiley

Ti ben, nuk ka mundesi ndryshe! Ti kujton se njerezit nuk e dine se Namik Dokle ka punuar gazetar tek 'Puna' e me vone sekretar i BPSh-se ???  Sikurse M.Elezi dhe L.Bashkurti tek BRPSH. Ca ka ketu te re ??? smiley

Pra edhe Elezi e Bashkurti qenkan kandidat per postin me te ri te vendit, ate te "presidentit moral"?

Se nese nuk po e kupton xhibi po te thote qe me nje CV te tille eshte mire te te pranojne me nje pune mesatare, e jo per president. Tjeter gje se ne keto 20 vjet kemi pa edhe ministra si Ndoka, Muli apo se shpejti Lefter Koka. 

Stalker me c'te drejte e quan ..............president moral te shqiptareve. pse na e shpifni peshkupauje me zor

aman o aman smiley

Nuk e dum.

Dum Lorik Canen! 

O FIQO, KOT KE SHKU NE AMERIKE. PER FUTBOLL DUET TE VISH NE EVROPE. smiley

Ne futbollin e qame ne Evrope. Tashi Bekami, Henrija, Klinsmani, Fiqiriu dhe do figura te tjera qe do te mos merziten qe po i le pa permen kan ardh knej per naj kokerr lek.

Pastaj e di ti mo.. Amerika esht si shpirt smiley

 

As Lorik Canen nuk e dum.

Dum Xhevahir Spahiun!

Namik Dokle nuk ka asgje qe te kete lidhje me perunjesine,stalker,thjesht eshte rob i perthym,i krrus,qe perthyhet dhe krruset per pakogje.I pelqen qoshja e mesit,aty ne sofer dhe eshte mese i kenaqur, pa marre persiper ndonje protagonizem te vecante.

Aktivizohet kur i rrezikohet ky pozicion dhe mban anen e te madhit gjithmone.Kur ishte gara Rama vs Nano,zoti Dokle s'e ka lene as me fol  Edin ne Elbasan,ku ishte si derguari i qendres.Ne konfliktin Nano-Meta,kur Meta qe K/minister,ishte ne anen e ketij te fundit.Dhe ne fund ne zenkat Rama-Levizja Ndryshe,ky ishte e krah te Rames.

Me karten e "burit te mire" ka lujte ne politike me sukses,aq sa te ka impresionu dhe ty. smiley

pa marre persiper ndonje protagonizem te vecante

Mire, po e marrim te mireqene kete qe thua.

Tani, sipas teje : ne Shqiperine e ketyre 22 viteve, kemi vuajtur me shume nga protagonistet apo nga ata qe "nuk moren persiper ndonje protagonizem te veçante" ?

Mendoj se nryshon puna kur mungesa e protagonizmit,vjen nga paaftesia per te pas nje zë.Imagjino qe ky mbahet dhe per intelktual,imagjino prap e prap,intelektual i angazhum pa zë !! smiley

mire, edhe kete e marrim si te mireqene.

Tani: ne shqiperine e ketyre 22 viteve, ne kemi vuajtur me se shumti nga "intelektualet e angazhum pa zë" apo nga ata me zë ?

Po he de ,te rroç apo te vdeç qenkerkesh kjo pune,apo jo?! Ti si e mejtonë? smiley

po pra! ne nuk po kerkojme heronj, ne po kerkojme 'heronj te heshtur'

 

Nje vend qe ka patur vetem nje ndryshim kryetari ne secilen nga partite e medha e ku jeta politike defacto eshte ne duart e tre vetave qartesisht ka nevoje per protagoniste te vertete, jo per heronj te heshtur qe u lepihen pushtetareve. 

ej, po sikur as z.Dokle te mos pranoj te hape seancen, se keshtu i do qejfi, i treti ne list pas tij qe pranon te hapi seancen, si do ta quajme: Hero Kombetar??smiley

Rregullorja e Kuvendit kërkon që kjo seancë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, por Sali Berisha, që është deputeti më i vjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë.

Me qe u ndodha. Po c`faj  ka Dokle qe si moshe vjen pas Berishes?!! 

"La boucle est bouclée" - thote frengu ( we have come full circle - inglizi ?? )

Po gjermont si thone ? apo mos di ndonjoni ketu se si i thone kesaj ne burundi ? smiley

I shkon presidentlleku Dokles smiley Eshte patriot, edhe kravaten me steme shqiptare

nuk i permbush kushtet

Nese do te behej nje Venn Diagram tek Peshku per politike do vihej re goxha mbivendosje midis edngjalizmit dhe komunostalgjizmit. Arsyet e milideleve (te cilet jane shume te gatshem per te bere te ditur faktin qe Berisha ishte komunist, por ama kur dikush flet keq per komunizmin bejne sikur i ke share nga familja) besoj jane te ndryshme nga arsyet e Edit, antikomunistit te diteve te para i cili eshte sot kryetar i partise se Gramoz Rucit, Namik Dokles etj. 

Ama ironia e peshkbusulles #Rilindase e cila orientohet here pas here nga horizonti enverist eshte gallate e madhe Stalker. Fakti qe ti as e ve dot re kete ironi eshte akoma me domethenes.

P.S. Speaking of milidelizma, ja nje Dokle-qofte nga mediaidhulli yt, Mero Baze lol

Gazeta 'TemA' vazhdon botimin e informacioneve që kanë të bëjnë me një ndjekje nga ana e Shërbimit Informativ Kombëtar të zëvendëskryeministrit aktual Namik Dokle për dyshime mbi lidhje me shërbimin sekret serb. 

Anallim loje...erdhi xhibi!!!!

all hail! 

Muhametali brings the theory, Xhibi the empirics, and it's game, set, match! smiley

smiley  Mu si Zoti me Maqine vjen.  Zbret, ndan shapin nga sheqeri. ngjitet. smiley

Kehtu eshte kur Leshi lihet ne dore te Venezuelasve . Xhibi merret me Politike te tjeret bejne Kerdi me Leshin .Po qarri xhibit ne se Doklja ja lehteson Punen sepse si me lart eshte pak kurriz perthyer smiley

Xhibole, 

erdhe ti anallim loje mire ka thone ky lart. 

Skam pa rob qe jeton per peshkun si ty, rri ter diten rremon shtypin ditor per te sjelle linqe ketu qe si shef asnjoni, ama ne mendjen tate ato jane kryevepra. Hajde de te kishe zon dashnore ktu ne peshk po as per ate sta thek. Xhibole qe xhibole ngele. Dil iher anej nga moonlite bunny ranch mos te ndrit fati dhe ty e ndahesh nga doriana. 

Ravi pat thene para se te largohej nga Peshku se kur te vinte dita qe ti do me qaje mua hallin e dashnoreve, ose do behej Rama kryeminister ose do vdiste nje mi nga marazi n'Dildo te Kanadase smiley

Xhibo, dalengadale me keto fjaleformimet, barazlargimet dhe nenvizimet po i ngjan gjithmone e me shume hieroglifisht armikut tend primordial, te Madhit Idriz. Rruget e dashurise (po dhe te seksit poashtu) jane hem te pakuptueshme, hem te ndryshueshme do kishte thone Kristi.

Brilliant xhib, as always.

Tani, kjo pyetje teme eshte shembulli me i mire per vertetesine e fjales se urte te popullit tone trim e liridashes, qe hedh nje budalla nje gure ne lume e leshohen 100 te tjere e nuk e nxjerrin dot. Po te jete Namik Dokle president i shqiptareve ne cfaredolloj forme, une solemnisht heq dore nga kombesia dhe shtetsia shqiptare - qe prej asaj dite une nuk i them me vedit shqiptar - kerkoj shtetesine somaleze.

Mire qe e kemi Xhib kampionin ketu qe i ndan punet, shkurt, qarte dhe bukur. Por, o daja Xhib, skopidhja Mero ka dosje (ose i ka pasur) edhe per peshq te vegjel me lidhje me sherbimin sekret grek dhe qe sillen verdalle edhe ketej nga peshku.

Namikun e mban per budalla edhe partia e tij se ne '91 kur diktatori i fundit komunist po pergatitej te zgjidhej president ne parlamentin e dominuar nga ppsh, si kunder kandidature, qe ne cdo rast nuk do rrezikonte te merrte ndonje vote, zgjodhen Doklen. Ky i fundit edhe vete votoi me duketper diktatorin Alia. Rasti Dokle ka hyre ne fjalorin e politkes shqiptare dhe besoj edhe ne literaturen politike si rasti kur nje budalla nxirret si kandidature fiktive perballe shefit te madh.

Eshte ajo qe do te"mos hidhen inerte ne rruge "  smiley

Pse e fshive Skupidhsin =Sigurimsin smiley Nje vije mbi kake qe nuk ishte  shume ! Ajo nuk bente dem .Tani do dhe Marksist ky ...smiley eshte si ai qe ka mbarsur ne orgjite e Bunkerit ..."Do vi te fshati une do vi zotrie . Po Ju laheni ne vaska te arta zotrie "

Ti rri ti sigurimso edhe mbas shtatorit se shoku Shpella ka urdherue "bash mos me u dorezue " po ate tjetrin e kini me "porosi " deri ne fund te Gushtit . Me tej u konkuron njaj se ka dhe  vrimen ne mes , ose eshte dhe varianti qe thotte per veten se "eshte i vjeter " ,dmth ka hudh kanalin e ujit dhe i ka shpetu ajo ..eh pleqeri pleqeri , smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).