Këtu mund të postoni emocionet e çastit, mllefet, citate, krizat a çfarë të ju thotë mendja e që nuk do të mund ta postonit në tema të caktuara, pasi nuk do të kishte lidhje me ato apo për mungesë vendi.

Ju lutemi (I) të tregoheni të vetëpërmbajtur e të kursyer përsa u përket fjalëve të ndyra dhe fyerjeve personale ndaj antarëve të nderuar të Peshkut pa ujë, pasi administratorët edhe kështu janë të ngarkuar shumë. Ky, siç dihet, është një forum i hapur ku mund të hyjë kushdo, ndaj mos e lini veten të bëheni pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjet.

Ju lutemi (II) për artikujt që vendosni të mjaftoheni vetëm me një paragraf ose dy dhe linkun përkatës.

Pa censurë - 55

189 Komente

“Urime! Sot jemi 600 mijë miq në rrjetin tonë social në FB! Të dashur miq, pak çaste më parë, me ne në rrjetin tonë social u bashkua fansi i 600 mijë-të. Le ti urojmë atij mirëseardhje të përzemërt. Por unë dua me këtë rast të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të madhe me secilin prej jush. Ju në një hark kohor të shkurtër, me përkushtimin, pasionin fisnik të komunikimit, entuziazmin tuaj, shndërruat, sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB. Miqtë tanë janë shqiptar por dhe jo shqiptar. Ata janë nga mbi 50 vende të botës ndaj dhe miqtë e miqve tanë që ndjekin rrjetin tonë janë sot mbi 23 milionë në mbarë botën. Krenar me rrjetin tonë social që ka për Nord vetëm të vërtetën. Përqafime të gjithëve!”

kush eshte ky idiot Monda?

Gabova se duhet te ma kishte marre mendja qe vetem nje idiot si ky mund te thote gjera te tilla. 

sa fallso jeni mer!!!

Perseri te njejten avaz ti.. Ai me perfaqime dixhitale, e ti me gure. Te ishe objektive, mund te kishe hapur nje teme tek peshku, me titullin "Veprat e Saliut" ku mund te flisnim per projektet gjigande, nga autostradat tek hidrocentralet, per arritjet politike, nga NATO-ja e Bush-i tek pozicionimi mu pas gjermanise, per arritjet sociale, nga shkollimi universitar, qe dhe femijet e politikaneve italian e kane zili, tek facebooku e dixhitalizmi, por ja qe nuk do...

Miqtë e mi!
Prej ditës së hënë, së bashku me stafin tim ndodhem në qytetin e Sarandës ku nëpërmjet intervistave po krijojmë një database të qytetarëve që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në sfidat e qeverisë së re. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj iniciative, jeni të mirëpritur në zyrat e PS Sarandë nga ora nëntë e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes, që t'ju dëgjojmë dhe të plotësoni aplikimin e nevojshëm. Këtë aplikim mund ta plotesoni edhe online duke vizituar faqen www.kocokokedhima.al

Keti ke ardhur ne Sarande? Sa deshire kam te te takoj! smiley

Gjepura...Në Shqipëri gjërat paravendosen, kështu që edhe Vinua juaj ashtu do bëjë, provat i ka dhënë që kur ishte kryetar komune smiley

Po pune e madhe le te humbase vetem .........te te takoj lol

eshte codeword per "miqte me mend ne koke"smiley

sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB.

 Ymer o Zot, Ymer, Ymer, Ymer!!!

smiley smiley smiley

smiley smiley smiley

Eh ç'na kënaqi ky shi..Ky po që është lajm smiley

Ku po bie tek peshku?

Sarandë..

Edhe neser ne Toronto edhe bye bye per nja dy jave  smiley  @ Cayo Coco Flamenco Memories , Cuba

 

u aman ruaj lekuren se je dhe e bardhe... smiley

Nje te mire e kemi , mbrapa pallatit kam pishinen dhe here pas here edhe e kam nxi lekuren po m'u ka zbardh prap nga klori smiley  kshuqe do t'a kem parasysh flmners smiley

....po kjo pse do djegi femijet kjo ?! pse nuk fillon nga vetja i here...
ne boto paralele dhe keta...

Po Rezart Taci  a eshte gjalle? Ka  zera se sot ka vrare veten !

Nënkryetarja e Bashkisë në një qytet të vogël të Belgjikës ka shkaktuar një skandal pasi është kapur duke bërë seks në sallën e Këshillit Bashkiak.

Disa persona kanë filmuar Els Uyetterhoeven duke tradhtuar të shoqin me dashnorin e saj.

http://www.gazetatema.net/web/2013/08/10...

Nje nga komentet:

Si nuk e filmoj njeri berishen me ndonje dashnore apo sekretare,do te ishte fantastike te shikonim ate ndyraq ne “ekstaze”!!!?seksuale se keshtu ne ekstaze normale e kemi pare ne parlament.

smiley

po dal per kafe...smiley

10 Gusht - gëzuar natën e Shën Lorencit smiley

watch up the falling stars in tonight's skies

Experience tells me that learning to pick your battles makes a person happier. Some battles are not worth the bad feelings they create especially inside yourself. My kids often say I am getting "soft " but the truth is, there are few battles worth taking on. I weigh up the situation and decide to follow the path that leads to contentment and happiness. Selfish? absolutely, but as long as it harms no one....I would seize every minute, look at it and really see it , live it and never give it back.

Tuna nxjerr ‘zogun’ në skenë
[Tuna nxjerr ‘zogun’ në skenë] TIRANE- Pasi i këndoi dhe e reklamoi pafundësisht ‘zogun e saj’, duke u prekur në publik, në videoklipe, apo duke e quajtur “zogu më i mirë prej krejtve”, këngëtarja Tuna ka ekspozuar pjesërisht pjesët intime në skenë. 

Gjatë një koncerti në Preshevë, teksa po këndonte përpara fansave, pantallonat e shkurtra të Tunës, kanë qenë më të vogla e më të ngushta se ç’duhet. Kjo ka bërë që asaj t’i zbulohen pjesën intime, të cilat janë kapur nga aparati fotografik. Ndoshta kjo ka ndodhur edhe nga pakujdesia apo lëvizjet e shumta që këngëtarja realizon gjatë performancës, dhe Tuna ende nuk e di sa është ekspozuar. 

Zhveshja e Tunës ka ‘çmendur’ sidomos fansat e saj meshkuj që ishin të shumtë në numër, të cilët në foto shfaqen entuziastë teksa brohorasin e duartrokasin këngëtaren e tyre të preferuar. Pas publikimit të këngës “Fenix”, në të cilën Tuna i këndon ‘zogut’, dhe që në kohë rekord u shndërrua në hitin e kësaj vere, datat e koncerteve për këngëtaren kanë arritur kulmin. Ajo shkon në koncerte bashkë me Cozman, rreperin nga Kosova me të cilin ajo ka bashkëpunuar për këngën, dhe u përfol se ka një lidhje dashurie të cilën Tuna s’ka pranuar ta konfirmojë.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

smiley

dhe pregatitjet  per rruge te gjate nuk pasken te mbaruar

“Më mirë do jetë me figura të reja, sepse do ta fillojnë nga e para dhe nuk do të jenë rutinë, siç ka bërë paraardhësi të bëj dhe unë. Më mirë që janë të rinj, ta fillojnë nga e para dhe të jenë me entuziazëm. Pas luftës, ministrat e qeverisë së parë ishin ministrat më me kulturë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria sepse ata vinin nga shkolla të larta jashtë shtetit. Ishin personalitete me libra të botuar: Sejfulla Malëshova ishte botues, ishte poet, ishte me eksperiencë të madhe se kishte qenë afër revolucionit të Nolit, kishte mbaruar 4 vjet universitet për Mjekësi në Itali e pastaj shkoi si revolucionar në Moskë,” 

shprehet Agolli.

 Propozoj që shqiponja e flamurit të jetë me një kokë

Nje bole, Arjan Cani

Mali mbi pallat ne Kine, reagon Artan Lamja, do prishet ne shtator, do rilindet dhe Bejxhini.

Xhibo, e kam vene re qe je perhere ketu ne keto ore te vona. Padyshim do jesh ne pushimin midis klienteve (F). smiley

Të rinjtë fierakë protestojnë kundër Agimit të Artë, veshin qentë me flamur grek

TEMA

Doja ta postoja si temë në vete dje tek PPU së bashku me 600 mijet e Berishës, por si gjithmonë nëse aludohet për kryetarin Rama gjithçka zhbëhet..smiley

...i kuq nga jashte por brenda qenkerke blu.. smiley

S'ka lidhje nicku me bindjet e mija, unë s'kam qenë dhe s'bëhem kurrë sallaks smiley

Si mund te kalohet nje dite me shi????????

duke i rene pianos. smiley

po kur s'ke piano?

kur s ke piano bjeri gernetes smiley

ca zakone nuk ndryshojne..smiley

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1150305_189359811235587_1922222888_n.jpg

E tmerrshme!

Tani, gjeni sa njerez jane ne dhome smiley

Tani e dimë se kur do të vdesimAngli- Doni ta dini se kur do të vdisni? Një pyetje e cila qoftë me humor apo seriozisht ka me mijëra vite që nuk mer përgjigje.

Por sot pa folur për fallxhoret të cilat e shikojnë të ardhmen në letra apo në llumin e kafes ne mund ta dimë këtë gjë.

Këtë gjë e ofron shkenca, e cila me anë të studimeve që ka bërë mund ti ofrojë përgjigje pyetjes, e cila bëhet nga të gjithë por nga ana tjetër i tremben të gjithë:-“ Kur do të vdesim?

Lajmi është raportuar nga Sandey Times.

Hulumtuesit në Universitetin e Lancaster, në fakt, kanë zhvilluar një lazer të aftë për të parashikuar se sa kohë na ka mbetur për të jetuar.

Në fakt makineria e vënë në punë nga anglezët do të ketë funksione më komplekse të tilla si identifikimi i sëmundjeve të rënda si kanceri apo sëmundja e Alzheimer.

Në pamje të parë kjo lloj metode është e thjeshtë. Siç e dimë qelizat tona plaken së bashku me ne dhe si qeniet humane sa më shumë të plaken aq më shumë përkeqësohen dhe reagojnë ndryshe ndaj impulseve.

Një trup i ri është më elastik dhe fleksibël ndërkohë që një trup i vjetër është më i ngadaltë dhe më i ngurtë.

Kërkuesit e Lancaster pozicionojnë në pulsin e njerëzve një dritë lazeri e cila godet qelizat epiteliale duke i bërë të reagojnë.

Kjo sigurisht që do të ketë një reagim të ndryshëm tek trupat e ri dhe ato të vjetër siç u tha edhe më lart.

Hulutmuesit kanë analizuar të dhënat që jep trupi jonë, duke dhënë më pas një rezultat që varion nga 0 në 100.

Dhe ky numër është ai që na sjell në distanca të afërta ose na largon nga momenti i vdekjes sonë.

Ky studim është akoma në një fazë eksperimentale por studiuesit besojnë se brenda dy ose tre viteve ne do të jemi në gjendje të mësojmë se kur do të vdesim.

Secili mund të zgjedhë mënyrën e tij duke u bazuar në shkencë apo në fantashkencë për ta marë vesh këtë gjë por pyetja që lind është:-“Ti do të doje ta dije kur do të vdesësh?”

Ndoka: Platforma për polin e qendrës
“Hetim zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshim të Kodit Zgjedhor”. 

 

 “Ne do të synojmë bashkëpunim të ngushtë parlamentar me një vizion përtej bipolarizimit, ruajtja dhe forcimi i pluripartitizmit në Kuvend. Çlirimin e PS-së e PD-së nga mentaliteti i tyre përjashtues. Përgatitja për një lëvizje politike edhe jashtë Parlamentit për të përfshirë edhe parti të tjera me peshë elektorale. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të hequr dorë nga blerja dhe tjetërsimi i votës, nga të ‘fortët’ dhe nga njerëzit që vijnë nga rruga në Parlament”, shprehet Ndoka.
http://www.panorama.com.al/2013/08/14/nd...smiley smiley
 

qeka  bo nami n'egjipt smiley

Neshje tbukra sot, u knaqem.

Tre!! Xhooozzzi!!!

Kaaater!!!

U-s-a!

Te heq helmeten per ty o Koç Klinsman!

He mer qen bir qeni he , sa mire e fute Ezelin ne burg , aty kalbu tashti Xhengiz legeni .

smiley

smiley kohet kur galloni jesh $1.32

For Fiqo's eyes only: The Spanish specialist (Pepja) believes that the players of the German football club surpass those of the Catalan giant in terms of game intellect. 

Pale te kishte shkuar tek Kuksi ky...

For Fiqo's eyes only = pranga per syckat e tjera. 

Para 1 ore nuk vendosja dot cfare te haja/ order, tani qe hengra them/ ankohem pse hengra! A jajaja s'na gjendet dermani. I am full. Yack. smiley

car hengre moj te pifte dreqi smiley

Nje cheese steak sandwich sa koka jote. smiley

Philly?

smiley nje nga gjinua...

Jo te patit?

gjinon e kemi tonin... diferencat te pa dallueshme...

what's wrong with you? do you live in philly? smiley

or did you just get the munchies...smiley

The name of the city we call Bangkok is 115 letters long in the Thai language- real fact from my peach snapple! smiley 

 Bottle light inventor proud to be poor...

..te jesh i vorfer nuk mund te thush ma qe je krenar...  sepse te vorfrit tash paskan problem ene me sexin:

"Kush bën seks rregullisht ka pagë më të lartë

Një jetë e kënaqshme seksuale mund të jetë çelësi për të fituar një pagë më të lartë. Ky është përfundimi i një studimi të ri të Universitetit Anglia Ruskin.

Sipas Dr. Nick Drydakis, autor i studimit në fjalë, njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën 4 herë në javë kanë një rrogë më të lartë se ata që nuk bëjnë shumë seks. Gjithashtu, mungesa e seksit çon në vetmi, ankth social dhe depresion, pohon studimi" smiley

 

 

Jam knaqe duke lexu nje shkrim ne forbes per familjen Berisha te Angolas.

Pa le kur thonë se qenkan tifozeria më e madhe në Shqipëri, dokrra sigurisht, nuk ka tjetër tifozeri më të madhe se ajo me emrin PARTIZAN, legjenda e gjallë shqiptare !!

Partizani,hiq nje kupe qe i'a fali DINAMO per gjynaf,ka 30 vjet qe s'ka fitu i titull. smiley

“Shkurt fjala, tani e në vazhdim Berisha ka nevojë për dikë që ta ndihmojë të heshtë. Asgjë më shumë, heshtje, sado e vështirë të duket kjo gjë në rastin e tij. Ky është shërbimi më i çmuar që mund t’i bëjnë dashamirët atij dhe ai vetes së vet. Mundësisht 18 orë heshtje dhe kohën tjetër gjumë. Sa më pak ta dinë shqiptarët çfarë lëvrin tashmë në mendjen e tij, aq më pak do të bjerret respekti i mbetur për të”

Besnik Mustafaj.

 

do i keshilloja zotnise ne fjale aman mos shkruaj me....se na neverite(besnik mustafajt them)

Fier, rritet numri i divorceve fluks kërkesash në gjykatë
 

FIER- Prej kohësh gjykata e Fierit po përballet me një numër të madh kërkesash për divorc, teksa vetem gjatë shtatë muajve të fundit janë rregjistuar 325 çështje civile, ku 80 % e tyre kanë përfunduar me shkurorëzim.

Këto shifra janë janë relativisht të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lidhur me këtë çështje, avokati Klajdi Pano ndalet tek shkaqet kryesore të cilat çojnë çiftet drejt divorceve.

Të njëjtin mendim me avokatin, ndajnë edhe qytetarët fierakë.

Ndërkohë sa i përket së drejtës për t’u kujdesur për fëmijet, gjykata në të shumtën e rasteve ka vendosur në favor të nënave.

Nga the best of Paris Haute Couture fall/winter 2013-14, pervec Elie Saab (si zakonisht amazing) ia vlen te vecohet dhe koleksioni i Yulia Yanina - very interesting (ndonese krahasuar me koleksionet e meparshme te saj nuk perben ndonje risi kuhedi cfare) http://www.youtube.com/watch?v=Fbf4_b9qQCc

ca the mer, ca thu?

Po thoja, do you eat shqipnglisht ti moj?

 `Thenie` nga ish kryetarja e Kuvendit te Shqiperise :

“Usain Bolt, është objekt studimi. Shkencëtarët, pyesin se çfare e bën Usain Bolt më të shpejtin. Ata thonë që veç të tjerave Bolt ka avantazh se është më i gjatë se shumica e garuesve dhe hapat e tij janë gati 8 inch më të gjatë se të tjerët. Kur vrapon, forca që shpërthen kur këmba e tij prek tokën është 1000 pounds forcë, e barabartë me forcën e 500 njerëzve të zakonshëm….e megjithatë, duket e vështirë që të dekodosh sekretin e “njeriut të erës”, shkruan ajo.

Popullariteti i Topallit...ne reniesmiley

 

kryetarja osht tu i mat....komen Bolt-it smiley

Indi, festivali i gjarpërinjve!

Qindra njerëz u mblodhën në “Purba Bishnupur”, një fshat i largët indian, 85 kilometra nga Kalkuta për të marrë pjesë në një festival të pazakonte që zhvillohet çdo vit. Pjesëmarrës janë posedues dhe trajnerë të gjarpërinjve, të cilët thonë se zvarranikët sjellin fat të mirë dhe bekime.

Ata marrin bekime nga gjarpërinjtë, disa metra të gjatë dhe potencialisht vdekjeprurës, por që mendojnë se u sjellin fat të mirë.

Një monument për të rënët e të përndjekurit 

 

...Vepra e skulptorit të njohur Vladimir Caridha që përfaqëson “Kryqëzimin e kokës” (një kokë nën hekura të shpërthyer nga mendimi), do të jetë rreth 3.5 metra e lartë dhe 2.80 e gjerë.

I don't like it

Neither does Roni for that matter, being that it's just white and not vija-vija.

po shkoni mer per pushime , lejeni pak ne qetesi ppu se i erdhet hakut smiley

Godina e PD-së nuk duhet të ekzistojë, por marrja e SHQUP është e turpshme

Fatos Lubonja

Eshte bere peshkupauje si ishujt galapagos, vetem ne peshk gjen specie sociale qe jane zhdukur kudo tjeter. Peshku eshte miniere per sociologet. U kam thene admineve ruajini komentet se do beni para!

Disa njerez lindin me mutacione dhe kur ketij mutacioni te pare i shtohet edhe mungesat e disa vitaminave ne kohen e zhvillimit, ben qe demi te jete permanent. 

Ja vlen ta lexoni...

Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte të holla e ishte shume i uritur.

Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka.

Megjithatë ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht. Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht.

Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:
-" Sa ju kam borxh?"
-"Nuk më ke borxh asgjë" ia ktheu ajo " Nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para"
-Ai ia ktheu "Atëherë të falënderoj nga zemra".

Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.

Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjeket lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.

Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa.

U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.

Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.

Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t'i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t'ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë.

Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi: "E paguar me një gotë qumësht"

Lotët e kënaqësisë mbushen sytë e saj dhe me gjithë zemër u lut: -"Të faleminderit ZOT , që dashuria jote është e shpërndarë.

sa i pelqejme ne shqipot kto historite e zbukurume...ky nuk ishte djalosh i varfer qe po vdiste urie po mjek i njohur qe po bente nje udhetim dhe ndaloi diku per t'u fresku. Nji goce e vogel ne vend te ujit, i dha qumesht dhe me vone qelloi qe kjo goca e vogel u shtrua ne spitalin ku punonte H. Kelly i cili e mbajti mend dhe ne vend te fatures i dha ate pusullen

Boll histori me vrasje degjojme perdite..

Thenie 

Në këto 20 vjet janë ndarë aq shumë çmime letrare në letërsi sa të zë llahtaria. Pikërisht ata libra që kanë marrë çmime nuk mbahen mend, sepse nuk është ende raporti i qartë çfarë do të quajmë letërsi. Për mendimin tim është kaluar nga letërsi e realizmit socialist në një letërsi e realizmit demokratik. Nga letërsi artistike në literaturë dokumentare. Në këtë moment, thuhet se më i madhi është Blendi Fevziu, por unë nuk di se ç’lidhje ka me letërsinë.

.. Mund të kesh libra sa të duash dhe meqë ka një megafon apo një opinion ai tjetri del në vend të parë, etj, pra ka shumë probleme. Çfarë ka ndodhur me politikën dhe shoqërinë, faturën po e paguan kultura dhe letërsia.

Behar Gjoika.

Nje pershendetje per Adminet qe akuariumin e peshkut e mbajne paster nga algat qe formohen here pas here. 

ueeeeeeeeeeee!!! smiley 

Great fish

ymer ymer

ho me, shif ca blogu kena zgjedh per te bubrru! nje ore e nuk ka akoma reagim nga FSH-ja. Ktuja nuk e lejne te shamen te bjere ne shesh, e pshijne menjhere! 

Bashkoju pra pershendetjes sime!!!

Meta: Falenderojme Alidean dhe levizjen Vota e Bardhe per fitoren tone ne Kukes.

“Kërkojmë mbështetjen e intelektualëve të vendit tonë, kërkoj zgjimin nga gjumi të policisë e prokurorisë së shtetit ku Janullatos ka kryer vepër penale dhe organizime të tipit Kosinë, Himarë, Përmet. Ne nuk do të rrimë duarkryq ndaj besimtarëve të Përmetit, por dhe gjithë Shqipërisë. Ata që ushtrojnë dhunë si në rastin e Përmetit nuk janë as priftërinj as besimtarë. Ata janë banditë të paguar e të udhëzuar nga Janullatos. Reagimi ynë si ortodoks dhe shqiptar që e duam vendin e popullin tonë do të jetë i menjëhershëm. Askush nuk do të mund të përdhosë vlerat e besimit fetar në SHqipëri, por dhe vlerat tona kombëtare në përgjithësi”- tha at Marku.

Kjo ngjarja e Permetit eshte pasoje e dobsise se shtetit shqiptar ne lidhje me pronat! Ja se cthote Berisha nga ana tjeter  ku pa dashje e ve ne dukje kete dobsi;

“Prej dy ditësh skena jo të denja janë regjistruar në Përmet. Përmbarimi privat ka ekzektutuar një vendim përfundimtar gjyqësor vitit 2002, me të cilin i ka kthyer Bashkisë së qytetit të Përmetit një lokal që gjatë diktaturës ka qenë pallat kulture, por që sipas autoriteteve kishtare të vendit më parë ka qenë kishë dhe që prej vitit 1999 është kisha ortodokse e këtij qyteti.

..nje vendim gjyqsor i 2002 shit  eshte zbatuar ne 2013!!!!

Koloreto ben matematike: Kemi kishen, kjo kishe, nese dhunohet, mbrohet nga shteti grek - pra kisha eshte kishe greke! 

E po si u dogj ajo kisha shqiptare e Bostonit mo? smiley

 

Po ky shi me keto vetetima sot? Qyqa u ca qielli! smiley

rrofsh rrofsh...

ohoho e fitoka skenderbeu ket neshje se u dukerka gjeth fare sot

mezi kan kalu gjysmen e fushes 2 here deri tani. Si do e fitojne?

ashtu lu dhe totenhemi bredho po i qit dy tre gola per neshje.

ah po me ket llogjike, ashtu do lunte dhe cdo ekip tjeter i kategorise 3te

ca kategorie trete po thu o bredho, nuk e shef si o vesh Josa si Low

nejse mire e majten der tashti, prit se keto chernobilsat do lodhen do nervozohen icik pjesen e dyte

keta ukrainasit po shperdorojne shume raste...   ose jane komplet  joeficente me  volumin e lojes dhe presionin qe po ushtrojne..     nese Skenderbeu reziston edhe nja 10 minuta keshtu,  besoj qe do  dale 0-0, mos them qe do ti shenoj gol  Chernobilasve..

e pe ca goli hongri totenhemi apo jo? po lujte n'mbrojtje gjith lojes me shprese te ndeshja e kthimit, nji ashtu t'modh ke per t'bo

nuk e di po une jom shume entuziast per ujqit e debores. der tashti kane bo loje oportuniste pa iniciativa sulmuse, po kapacitetet per sulm me sa shof une i kane qe cke me te. we switch the game plan and we make it, thom u

nuk rezituan dot edhe njecik korcaret..   gjynah, se te perballueshem jane ukrainasit..  sulmojne vazhdimisht, por jane sulme te lexueshme, topa te gjate...

nejse,   goli i tyre ishte vertet i bukur!

po raste goli kane pas vecse. Edhe ne pj. I paten raste t'pastra.
Shif mentalitetin e trajnerit tipik shqiptar: u nxef Mireli kur njoni prej sulmusve te Korces donte me e nis lojen nga ansorja shpejt se nuk ishin kthy gjithe mbrojtsit ukrainas. I boni me shenje atij qe ta qetsonte, dmth ta ngadalsonte lojen. Dhe ai e la topin qe ta fuste ne loje me dore nji tjeter. Dhe kshu u kthy gjith mbrojtja dhe si perfundim e humben topin pas 2 pasimeve

ashu e shof dhe une Belul, sidomos kur te kthehen ne Korce, sdo jene ne gjendje me nxjerr as kete loje qe bejne sot se jane kushte te tjera. avantazh i madh ky shorti per ne, kete ekip e hedh tuç Skenderbeu se do sulmoje ne Korce

Bredhua ka te drejte!  Korca duhet te guxonte cik me shume.. aq me teper   ngaqe ukrainasit  luanin vazhdimisht para,  linin shume hapesira prapa..  nderkaq me beri pershtypje qe korcaret , me ato  daljet e rralla ne sulm, nuk gjuajten njeher nga distanca,  por sec leshonin ca krosa kot....

megjithate mendoj qe  kane shance per rezultat  pozitiv  ne Korce, sepse chernobilet,  ekip medioker mu duken.. dic me  mire nga Korca.

gjynof kuksi e paska honger te dytin. kshu eshte kur ndrro shortin. ca te duhet mo lla rri ashtu si ta kishte dhone perenia, neshjen e pare jashte. Hajst se ka ngel dhe cerek ore te shpresojme naji te kuqe seco ku i paskan nja dy te verdha ato

nji barazim te veckel duan ujqit e debores sot

faleminderit per linkun Bota.    te pakten, pjesa e pare  barazim duket..smiley

p.s  ore, po pse u shperngulet te ''pa censura'' ju,  kishim hapur nje teme per CL dhe EL ketu..

ishalla e keni shoncin ju. njecke bre njecke duhet sot sa per golavarazhin

me ke po lozin ''ujqit e debores'' (kush ua ka vene kete llagap ketyre mor aman?    me Chernobilin?

smiley

ekipa chempiona chernobylska ukrainie

pa dashje kemi leviz ketu. Po mire paskemi bo se aty te mbysin hollandezet smiley

kishim hapur nje teme per CL dhe EL ketu

te shpetoi dora ketu. Nuk paskan qene aq kot ato dyshimet se ti Belul ishe admin...nuk kuptoj, pse e ke mbajtur te fshehte gjith kte kohe xhanem

te erdhi fundi Gjon Fusha

u dekonspirova   dhe une me ne fund,  Bredho...   nejse,  meqe ndodhi keshtu, me duhet te them qe ''infiltrimi''   im ne rradhet e admineve  kishte per qellim  mbrojten e "librit''  nga sulmet e pabesa te admineve ekzistues..  

Librit, Belul, jo thjesht, librit

shi me shishe plastike ne fushe . Kuksi i humi dhe ato leke qe fitoi per kualifikimin me duket.

ka lezet, stadiumi plot, paster...

sa perfundoi Kuksi ,si luajten e kur eshte ndeshje e kthimit.Sipas jush a ka shance?

Kuksi humbi 0-2.    dhe,  fatkeqesisht,  ndeshjen e kthimit ne Turqi ka  aspak shance.

po kjo u sqaru pas telefonates te erdoganit per ramen. ishte shit ndeshja (per t'miren e kombit) *

* Me sa basti qe po t'ishte taku berisha me erdoganin, ket teori kishin per ta mbrojt shoket e majte me berberin ne krye

sa gol t'bukur boni gai kundra korces.eurogol ,i bukur

Zemra mal qe humbi kuksi. Vetem nje ekip ka shqipria. 

ky tomici o lu kot o ka honger nai lug çorb te prishursmiley

TETODOR PANGALLOS - Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë ...arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.
Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre
Arbërishtja ishte gjuha që fliste Kundurioti, Kryeministër i Greqisë, Bubulina, Boçari, Suliotët dhe shumë të tjerë. Ishte gjuha që kuptonte dhe dinte Karaiskaqi, Andruçoja e shumë të tjerë luftëtarë të revolucionit për pavarësi.
Në fushatën e Azisë së Vogël në vitet 1919-1922 arvanitasit nga Liosia luftonin me bajrakun e tyre. Nuk bënë as një hap mbrapa dhe ranë deri në të fundit. Vetëm kur të kuptojmë këtë do të kuptojmë edhe atë shikimin e arvanitasve të Athinës që përshkruan Tito Athanasiadhi në “Fëmijët e Njovit”. Katalogu i heronjve arvanitas të vrarë në 1922 është më i madh se të vrarët e të gjitha fshatrave të Greqisë së mara së bashku.
Sigurisht që arvanitasit nuk kanë prezencë të rëndësishme vetëm në librin e madh të të vrarëve të nderuar të kombit grek. Ata kanë prezencë të rëndësishme në botën e letrave, në shkencë dhe në institucionet e shtetit të ri veçanërisht duke marrë detyra shumë të larta ushtarake por edhe poste politike…”

Pangalos ka pasur vazhdimisht poste te larta ne qeverite greke te PASOK.. per nje kohe te gjate ka qene minister i jashtem.  ndersa  keto lloj shperthimesh i ka te zakonshme. por edhe plot  te verteta te tjera qe rri rri, dhe ia  perplas opinionit grek  ne fytyre... 

Shume bukur. Ky shenim eshte vertetim qe i jep te drejte Greqise te interesohet per ortodokset shqiptare. Arvanitasit, kane te drejte te ndihmojne velezerit e tyre te nje feje dhe gjaku. Aq me teper qe pikerisht kryepeshkopi i Greqise, eshte... arvanit, me mbiemrin "Liapis". 

ooo, kuksiii

nuk lujshin dot, ju ishte thy zemra se hupi Sala

I cova nje forme shefes- sepse mungonin  2 pika, tha - kjo nuk eshte ajo qe te kam cuar me email. ( perdora forme e vjeter qe nga vjet). Oh really I them, let me check again ku e kam saved. I shtova ato 2 pikat e ja cova prape. Oh u found it tha. Yeah freak. ( I ' found' it) . lol 

you know Dr. Pitt, right? he's a very good doctor, strongly recommended. And if you're lucky, he might even prescribe medical marijuana to you. You know, for all the suffering you're going through and shit

Ej, pse kisha nje si tip fillingu, qe do te shifja ty poshte  ( te pafsha poshte gjithmone ) ?!! Him, meqe eshte FRIDAY jam kinda nice. Do I thele mandarine? I am willing to share. ( hurry up para se ti egzekutoj 3 kokrrat) . 

une nuk kam naj paragjykim per pozicionin poshte. Whatever's good with you. Theles te mandarines nuk i bej naze, e kam kte te mire. Sic do thosh Beluli, thelat jane dobsia ime

Time's up! Have a nice weekend Bredhash. 

She then called Sussex Police from a neighbour's house, who found the rapist asleep in the elderly woman's bed.

 

 

 

 

qenka perfshire edhe  policia e sus-sexit, ne kete ceshtje Bredho..smiley
 

82 vjece e virgjer smiley kush e beso kete 

sa te lodhin disa me patetizmat e veres...

ej ca ishin keta mjeranet qe kishin hapur ate faqen e qe me cuan mesazh? sa njerez vari lesht, shume per gjynaf. Ju qe keni rene viktime e ketyre karagjozeve mund t'i padisni a ndonje gje?

Mos u lodh daje. Asaj rruge jena. Sot u nenshkru padia me zyren avokatore. Une desha qe ajo faqe te ishte publiku ketu ne PPU qe kur doli para ca javesh, po nuk ma pranoi idene administrata. Do i kishim kursy ca kohe atyre robve qe kane fillu te propagandohen me mesazhe private tani qe po e shofin qe nuk ua fershelle njeri. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).