Sprove

Dera e qelisë u hap perseri. Dy roje shoqeronin nje burre rreth te pesedhjetave. Ajri ishte I lagesht. Njeri nga rojet i hoqi prangat nderkohe qe tjetri shihte me perçmin. Qelia ishte e ngushte, kishte vetem nje stol dhe nje tryeze te vogel. I shoqeruari kishte pamjen e nje njeriu qe sapo I ka ndodhur nje fatkeqesi. Vinte mesatar nga shtati dhe kemisha I kishte dale pergjysem jashte pantallonave. Dukej qe ishte hera e pare qe kishte te bente me kesi ambjentesh. Hodhi nje sy rreth e rrotull dhe u shtremberua edhe me shume ne fytyre. U spostova disi per ti bere vend ne stol qe te ulej, dhe sakaq rojet po dilnin. Ashtu, pa levizur, vazhdoi ti percillte me sy derisa humben ne korridor. Psheretiu thelle dhe drejtoi shikimin nga une pastaj per nga dritarja e qelise. Kishte profil te rregullt Pas disa minutash heshtje,qe ju nevojiten per te mbledhur sadopak vehten, mu drejtua:

- Me falni, ju ndodhet ndonje cigare?

- Po, patjeter,- ju pergjigja dhe I drejtova paketen , ku kishin mbetur edhe tre cigare. E ndezi dhe u kollit fort. Cigaren e pinte sikur e ishte e para pas shume vitesh lenieje. Syte i kishte te medhenj dhe te trishte.Ishte I veshur mire dhe oren dukej qe e kishte te shtrenjte. U ngrit nga stoli dhe u afrua te dritarja. Qendroi aty palevizur. Heshtje. Zukatje mize. Perseri heshtje. Pas njefare kohe erdhi dhe ul perseri ne stol.

- Cfare ju ka sjelle ketu ?- me pyeti,

- Me kapen sot ne demonstraten ne sheshin Z. Ne dore kisha nje molotov dhe sapo godita nje dritare, mu hodhen persiper dy police. Plehrat ! Po ju?

- Me kane paditur per vjedhje. Para nje ore erdhen dhe me moren ne universitet. Ne ore te mesimit. O zot cfare skandali ! Studentet dhe koleget e mi u tmerruan. Akoma nuk me besohet. Jam profesor letersie. Quhem Robert S.

- Une quhem A,- Heshtje.  - Po cfare keni vjedhur? Me falni... neqoftese keni vjedhur dicka.

Profesori psheretiu thelle perseri.

- Eshte histori e gjate. Gjithsesi eshte e vertete qe kam vjedhur.Heret a vone do merrej vesh. Po pse te ndodhte keshtu thuaj. Ne menyre kaq poshteruese. Mora fund.

Profesori hoqi syzet dhe ferkoi kapaket e syve. Ajri ishte renduar nga tymi I duhanit. Stoli ne te cilin ishim ulur nuk ishte shume I qendrueshem dhe kerciste pas cdo levizjeje. Nga korridori vinin zhurma te ndryshme. Te ndaluarit qe kerkonin here pas here dicka, hapje dhe mbyllje dyersh, hapa te shpejte, police qe hakerreheshin, te bertitura. Dritarja e qelise binte ne anen e pasme te komisariatit dhe mund te shikonim vetem murin rrethues dhe disa makina te parkuara. Muret e qelise ishin te plasaritur, te rrjepur dhe te mykur afer dyshemese. Profesori kishte fiksuar nje pike ne mur dhe nuk ja ndante syte. Monologu I brendshem ishte I zjarrte. Kjo shihej qarte nga damaret e temthave qe I ishin fryre dhe nga levizja pothuaj e padallueshme e buzeve.

- Ju jeni student?- me pyeti, pas nje tjeter heshtjeje te gjate.

- Jam ish student. Kam studiuar inxhinieri per rreth dy vjet por i kam nderprere studimet. Ose me mire te themi qe e kam braktisur shkollen Me pelqen me shume ta them keshtu. Mund te me drejtoheni edhe me ti, profesor.

- Me cfare merresh? Apo thjesht proteston, - tha profesori dhe nenqeshi, sikur per nje moment ta kshte harruar pse ishte aty.

- Jam i papune. Punoja ne nje hotel deri para dy muajsh. Isha recepsionist. Hoteli u dogj gjate protestave te prillit dhe nuk ka gjasa te rindertohet me. Nuk ishte I siguruar.

- Dhe meqe protestat te paskan lene pa pune edhe ti po ben te njejten gje? Molotov sikur the qe kishe hedhur?- pyeti profesori

- Po. Na i shperndane ne fillim. Ishte hera e pare qe  godisja me shishe benzine. Heret e tjera vetem me gure jemi mjaftuar.

- Ke qene ne shume demonstrata?

- Kam qene pothuajse te te gjitha. Tani u bene tre vjet qe kjo gjendje vazhdon. Por ama sot u be hataja. I pate ne lajme dyqanet qe moren flake?

- Nuk pata mundesi ti shihja lajmet sot. Nje koleg me tha qe ne sheshin Z. nje turme e nxehur kishe protestuar dhunshem. Ata e bejne kete zhurme te tmerrshme? - tha profesori dhe u drejtua nga korridori.

- Ehe. Jane shoket e mi. Na ndaluan te gjitheve dhe mua me goditen nja dy here ne brinje  dhe prapa koke para se te me fusnin ketu. Ehu, sa here kam qene ketu brenda per kete arsye..

- Shoket e tu?

- Po, anarkistet. Ai qe po bertet me fort, me ze te ngjirur eshte E.N. Komandanti i celules perendimore. Grupi im.

- Celules perendimore? Shiko shiko cfare niveli organizimi. Ku qendron aktiviteti juaj? Oh, ju jeni ata qe grabisni naten dhe vini zjarre?

- Grabisim dhe rishperndajme profesor. Jo vetem grabisim. Gjithsesi sot ne proteste nuk u grabit asgje. Grabitjet behen nga te tjere.

- Aha, Robin Hudët moderne,- tha profesori duke u skermitur,- ti vjedhim te pasurve per ti shperndare te varferve. Me thuaj, kujt ja rishperndani keto?

- Nuk di hollesira, ato operacione kryhen nga anetare te fshehte, te panjohur. Ne hetuesi jemi pyetur me mijera here per lidhjet tona me ta por nuk eshte nxjerre kurre informacion... sepse nuk ka informacion.Policia ka kohe qe i gjurmon. Gjithsesi ajo qe di me siguri eshte qe ato para u shkojne nevojtareve, ne nje menyre ose nje tjeter.

- E kuptoj. Bankat qe jane goditur keto kohe, jane veper e tyre besoj?

- Ehe. Por sic thashe nuk di hollesira. Ata jane kthyer ne legjende. Ne lagjet e varfera thuhet qe ata jane hije. Sa here qe shkojne per te shperndare, jane te gjithe te veshur me te zeza dhe askush nuk flet. Levizin vetem naten, ne fshehtesi te plote.

- Interesante. Neper media nuk eshte folur per keto. Gjithsesi bamiresia nuk duhet te justifikoje keto veprime kriminale, apo jo? Ka dicka tjeter te ky grup? Te “Hijet” ? Kaq te paster na qenkan ?

- Po. E.N thote qe jane bijte e te varferve per te varferit. Kaq.

- Haha. Me bere te qesh. Dhe ti i beson keto ?

- Sigurisht. Ne keto kohe ku jetojme, profesor, nuk na ka mbetur gje per te besuar. Njerez qe ndihmojne njerez, ama, eshte nje ideal qe ja vlen te besosh e te sakrifikosh, apo jo? Eshte e prekshme.

- Kryetari I celules jua mbush mendjen me keto dokrra? Te grabisesh dhe djegesh na qenka ideal? Qe kur?- tha profesori me nje ze te tensionuar

- Te ndihmosh eshte ideal. Dora qe i shtrihet te pafuqishmit per ndihme. Mjeti per ta arritur nuk ka rendesi. Rendesi ka qe te arrihet !

- Jo more. Na qenkan edhe filozofe. Anarkiste! O Zot! Cfare perrallash ju tregojne atje te mbledhjet tuaja? Shembja e aparatit shteteror me siguri, Bakuini, kolektivizmi, puna vullnetare...

- Per keto flet E.N. gjate mbledhjeve. Pastaj ty pse te dhemb kaq shume profesor ? Cfare pune te prishim ty?

- Ajo qe me dhemb eshte qe ti u beson me te vertete ketyre, dhe si ti... djalosh... ka shume atje jashte...- profesori ferkoi koken dhe, sic u ndodh njerezve qe u ka pushuar per njefare kohe dhimbja e dhemballes ne momentin kur u rifillon, u shtremberua ne fytyre. Mendja i ishte rikthyer tek drama e tij. – Por te lutem, tani nuk jam ne gjendje te diskutoj per keto. Jam I derrmuar nga hallet e mia.

 

Po binte muzgu. Drita e zbehte qe vinte nga llamba e qelise i shtonte me teper trishtim gjendjes sone. Jashte degjoheshin sirena policie, makina qe iknin e vinin, nje turme njerezish qe kerkonin lirimin e familjareve te tyre, te bertitura, kanosje, ndonje ulerime here pas here. Shkurt, nje rremuje e madhe. Profesori kishte mbeshtetur koken ne duar. Frymemarrjen e kishte te rende. Mendonte. Here pas here mbyllte syte dhe I mbante ashtu gjate. Nje flutur nate u ndal afer deres.

Nxora nga xhepi paketen e cigareve dhe ndeza te fundit.

- Deshironi ta pijme pergjysem, profesor ?

- Faleminderit. Me ler gjysmen nga fundi. Kam nevoje.

- Patjeter.

Pas dy te thithurash ia zgjata cigaren.

- Faleminderit djalosh. Shume i sjellshem. Inxhinieri me the qe ke studiuar?

- Po. Per dy vjet. Inxhinieri mjedisi. Pastaj e braktisa. Nuk ja dilja dot. Me duhet te punoja dhe per me teper shkolla nuk me ka interesuar ndonjehere. Notat I kam pasur te mira ama.

- Si reaguan prinderit ?

- Prinderit? Une jam jetim. Jam rritur ne jetimoren Z.H. Deri tetembedhjete vjec shtepia ime e vetme ka qene jetimorja. Kur na nxorren jashte sapo I kisha mbushur te tetembedhjetat dhe mu desh te punoja. Kam tre vjet qe jetoj ne lagjet e perbashketa te punetoreve ne rrugen E. Aty qeraja eshte e ulet.

- Sa e çuditshme ,- tha profesori

- Cfare ?

- Edhe une jam rritur jetim. Nuk kam njohur asnjerin nga prinderit e mi biologjike. Ashtu si ty edhe une jam rritur ne jetimore. Ne qytetin F.

- Me vjen keq . E di se c’do te thote.

 

Heshtje.

- Z.H. eshte nga ana perendimore e qytetit ? Si I keni patur kushtet aty ?- pyeti profesori

- Kushtet kane qene per te ardhur keq. Vitet e fundit nuk e di ne jane permiresuar. Nuk shkel me ne ate vend.

- Te pyes sepse une jam, ose me mire te them kam qene kryetar I shoqates se jetimeve. Eshte nje organizate e vogel e pavarur nga strukturat shteterore, e krijuar para disa viteve nga disa jetime si une,  shoke te jetimores dhe me aq sa mundesi kemi I vijme ne ndihme disa jetimoreve te qyteteve F. dhe  S. Blejme dhe dergojme libra dhe ushqime shpeshhere. Atje kushtet jane shume te keqija. Ketu ne T. kam vizituar disa dhe kushtet nuk ishin si aty. Por te Z.H. nuk kam qene ndonjehere.

-  Rremuje. Drejtoret nderroheshin shpesh. Edhe kujdestaret. Ushqimi ndonjehere hahej. Ndonjehere na vinin ndihma nga organizata te huaja. Lodra, libra ushqime. Ndonjehere vinin edhe vullnetare dhe na benin teater ose luanin muzike.

- Edhe ne kemi bashkepunuar me organizata te huaja vullnetare. Ata jane njerez te mrekullueshem.

- Edhe ti pra profesor na qenke nje njeri I ndihmes dhe shpirtdhembshur, si “hijet”.

- Jo jo. Te mos i ngaterrojme gjerat. Une nuk do arrija kurre ne ato veprime.

- Nuk do arrije?

- Te kam fjalen per dhunen, zjarrveniet ose perleshjet me policine. Une nuk mund te pajtohem  kurrsesi me dhunen djalosh- tha profesori- edhe pse eshte nje reagim kundrejt varferise,  mizerjes dhe  situates ne te cilen na kane zhytur. Me beso nuk eshte zgjidhje.

- Kush eshte zgjidhja?

- Nuk e di. Eshte nje lemsh I madh. Por dhuna nuk eshte, nuk mund te jete zgjidhje.

- Te lagjia ime profesor, kur vijne kamionet me ushqime dhe rroba qe me siguri dergohen nga “hijet’ te gjithe do te te pergjigjeshin njezeri “Po dhuna na qenka zgjidhja”. Vjedhja e vjedhesve eshte zgjidhja. Te papune, te pashprese, pa arsim, te ndyre, familje te rrenuara, hajdute, drogaxhinj, lypsare, lavire, kodoshe, punetore krahu, njerez te ndershem pra te gjithe ne do te te pergjigjeshim ashtu. Shtresa e varfer po rritet perdite.

- Nuk eshte gje e re. Kjo dihet. Kam qene dhe ne ato lagje. Kam shoke dhe studente qe jetojne atje. Por keto vitet e fundit situtata eshte bere fare e padurueshme. Perdite, terror, zjarre, grabitje, demonstrata te pergjakshme. Kur do i vije fundi? Po cmendemi.

- E.N. thote se aparati shteteror duhet vene nen presion te vazhdueshem. Agresioni eshte parimi baze. Tregoju dhembet dhe ata do te te kene frike, thote ai gjithmone. Prandaj organizata vepron ne kete menyre. Shfrytezojme protestat e vazhdueshme kunder papunesise, varferise, shkeljes se te drejtave civile dhe u shtojme dhunen. Godasim me gure, molotov, sende te forta. Armet e vegjelise, thote ai.

- Ama bukur ju mesojne aty.-tha profesori me qesendi

- Bukur apo shemtuar profesor, une per here te pare ne jeten time ndihem si ne shtepi. Anarkistet me jane gjendur prane kurdohere. Me kane ndihmuar.

- Posi, te kane ndihmuar te lesh shkollen. Ndihme e madhe. Po te vrasjet e  zyrtareve dhe komandantit te policise kane gje lidhje ata legjendat ?- tha profesori duke nenqeshur

- Nqs kjo ju duket per te qeshur...

- Jo me fal djalosh. Eshte menyre te foluri. Me fal po nuk e ndryshoj dot. Duket si ironi por te siguroj qe nuk eshte. E kisha per pershkrimin tend qepare lidhur me ate grupin e hijeve.

- Nuk e di me siguri sic te thashe por keshtu flitet. E.N thote se zyrtaret qe nuk kane frike  ligjin do duhet t’ja kene plumbit qe ketej e tutje. Ata jane vrare se ishin te korruptuar dhe te lidhur me krimin. Ishin hajdute ! Kane vjedhur pronen e perbashket. Denimi eshte vdekja.

- Me siguri qe ishin por asgje nuk eshte provuar. Ne lajme nuk eshte folur per lidhjet e tyre dhe nuk ka fakte, apo jo?

- Faktet le ti gjejne. Ata qe I kane vrare kane patur fakte te mjaftueshme. Nuk vritet njeri kot, apo jo?

- Absolutisht. Ama keta na qenkan vete gjykates dhe ekzekutues? Hahaha... Nje organizate e fshehte kriminale qe merr persiper te vere drejtesine ne vend ! Paradoks I perkryer.

- Mund te qeshni sa te doni profesor por tronditjen qe po I japin shtetit ata, nuk ja ka dhene njeri deri me sot. Dhe ndihmen qe ata po I japin te varferve nuk ja ka dhene njeri deri me sot.

- Perfitojne nga rremujerat se te kishte qene shteti funksional do ishin kapur dhe futur ketu brenda me kohe. Keta debilat tane nuk gjejne dot hundet e tyre ku I kane e sidomos keto kohet e fundit... Eh ! Ketij hallit tim si do I veje puna thuaj. Ore po sa vajti ora? Do na sjellin per te ngrene te pakten?

- Tani duhet te na shperndajne ndonje gje. Ne dreke na dhane disa prej ushqimeve qe  kishin sjelle te afermit e demonstruesve. Njeri nga rojet e kafshoi simiten time. E pashe duke u mbllacitur si derr I ndyre.

- Shpresoj te na sjellin sa me shpejt. Po ndonje cigare ka mundesi te na japin?- tha profesori

- Po u treguan zemergjere rojet . Por nuk ka per te ndodhur, mendoj.

- Po ju, zakonisht sa kohe ju mbajne ketu brenda?- pyeti profesori

- Varet nga cfare kemi bere. Zakonisht nuk na mbajne me shume se njezet e kater ore. Ata nga qelite e tjera pershembull aq do I mbajne. Ata qe po bertisnin deri qepare. Kurse mua me kapen me shishen e benzines ne dore dhe ai dyqani ku e hodha une u dogj dhe nuk e di si do I shkoje puna. Prandaj me kane lene vetem, mendoj.

- Ti e di qe edhe mund te denohesh per ate veprim ?

- E di. E çë pastaj? Ne burg kam shume shoke. Nuk do jem vetem. Por nuk besoj te me japin denim dhe aq te rende. Nje shokut tim per te njejten arsye I dhane gjashte muaj. Aq kohe nuk e kam problem, sidomos tani qe jam pa pune dhe qerane e shtepise kam disa muaj pa e paguar. Atje do fleme dhe do hame falas te pakten.

- Posi posi. Aq I lehte eshte burgu. Heqja e lirise. I mbyllur brenda kater mureve ! O Zot ! Pse me hodhe ne kete humnere ?  Pse?- tha profesori me nje ze pergjerues dhe me shikimin e drejtuar lart, ne tavanin e rrjepur dhe me suva te rene.

 

Dera e qelise u hap perseri. Dy rojet hyne dhe na bene shenje te ngriheshim. Do na merrnin te dyve.

Nga qelite e tjera degjohej zeri I anarkisteve qe po kendonin. Ishte nje kenge xhamajkane. Duke qene se jo te gjithe dinin anglisht kenga dukej sikur nuk ishte ajo. Degjoheshin gjysmefrazash, belbezime, perpjekje, fjale te shpikura aty per aty por te momenti I refrenit degjoheshin te gjithe njezeri. Ate pjese e dinin te gjithe. Ne mbledhje  ishte diskutuar  per kete kenge. “Ngrihu, Qendro, Qendro per te drejten...Ngrihu, Qendro, Mos e braktis luften” e kishte perkthyer njera nga vajzat dhe qe nga ai moment ajo kenge ishte himn I celules perendimore.

Ish studenti A. kishte pak muaj qe I ishte bashkuar celules perendimore ne kohen qe u vendos himni. Ata ishin mijera te rinj neper te gjithe qytetin te grupuar neper celula. Kishin krijuar boten e tyre me rregullat e tyre, me kodet e tyre. Boten paralele. Gjithmone ne lufte, thoshin ata, me boten qe nuk u be per ta. Mjerimi I tyre u bashkua ne nje force te perbashket, te vrullshme, goditese. Te  perdorur mire nga kryesia organizates, njerez te erret, keta te rinj grabiten, dogjen dhe vrane per shume kohe.Idealizem, besim, mashtrim, lufte per pushtet. Ajo bote permbante gjithcka. Ata te rinj kishin krijuar nje mikrokozmos te vetin dhe nuk do te hiqnin me kurre dore nga ajo menyre jetese. Rradhet e tyre shtoheshin me te njejtin ritem qe shtohej varferia. Qyteti T dhe I gjithe vendi kishte vite qe nuk shihnin nje dite te qete. Shume pushtetare dhe bankiere ishin ekzekutuar ne emer te popullit. Revolta popullore e kryesuar nga keto organizata behej perdite e me e dhunshme.

 

Profesor Robert S.-ja I rritur ne jetimoren e qytetit F. kishte qene nje qytetar shembullor gjate gjithe jetes se tij. Pasi mbaroi gjimnazin fitoi burse per ne universitet ne kryeqytet. Studioi letersi dhe u diplomua shkelqyeshem. Kreu specializimet dhe doktoraturen dhe u emerua profesor ku edhe punoi per rreth njezet vjet. Jeta e tij kishte rrjedhur e qete deri ne momentin qe studentja D. kishte filluar studimet ne fakultetin e gjuhe – letersise. D. ishte nje femer e rralle. E pashoqe nga bukuria dhe mendja ajo u shfaq qe ne fillim si nje nga studentet me premtuese. Ajo ishte nentembedhjete vjece, e hajthme, lozonjare, me sy te medhenj e te shndritshem dhe me nje buzeqeshje bredharake ne fytyre. Robert .S. thoshte gjithmone se ai shkelqim ne syte e saj vinte nga perplasja e njerezores me hyjnoren. Ai ra ne dashuri me te qe ne momentin e pare. Ajo ia ktheu dashurine megjithe diferencen njezet e ca vjecare ne moshe. Nje dashuri e fshehte, pasionante dhe e papermbajtur. Per te ajo ishte femra e pare qe ai dashuronte. Femra e pare ne te gjithe jeten e tij ! Nje ndjenje per te cilen kishte lexuar ne mijera libra por qe kurre nuk kish mundur ta ndiente. Dicka qe perpara e kishte quajtur efemere, te pakapshme, eterike, dicka shume primitive. Nje ndjenje kafsherore qe na shtyn drejt ciftimit me qellim qe lloji te mos shuhet. Kaq kishte qene dashuria per Robert S. ne keto dyzet e ca vite jete. Deri ne momentin qe  njohu studenten D. Pese vitet qe D. studioi ne universitet ishin vitet me te lumtura per profesorin. Udhetuan ne shume vende, kaluan mbremje te paharrueshme dhe jetuan nje jete boheme ne ato vite. Profesori harxhoi te gjitha kursimet e tij per kete dashuri. Ata udhetonin jashte qytetit me qellim qe te mos njiheshin. Pinin vere te shtrenjte dhe drogoheshin here pas here. D. arriti rezultate te shkelqyera ne te gjitha lendet edhe ne saje te influences se profesorit nderkohe qe jeta e tyre e fshehte dhe e shthurur vazhdonte. Profesori I gjendur ne veshtiresi ekonomike u detyrua te merrte hua.nderkohe qe me D. kishin filluar te frekuentonin edhe kazinone e qytetit. Bixhozi ishte nje nga pasionet e shumta te studentes D. Ata luanin, pinin dhe defrenin deri ne oret e para te mengjesit edhe pse perballe nje gremine financiare. I dehur nga ajo jete, nga ajo qe nuk kishte patur kurre mundesi te bente ndonjehere Robert S.-ja binte ne ves cdo dite dhe me teper.Ne llogarine bankare te shoqates se jetimeve ku profesori ishte kryetar, ne ato kohe, ishin derdhur shuma te medha parash ne drejtim te femijeve jetime. Gjate hetimeve te mevoneshme u be e ditur se ato para ishin derdhur nga nje grup I mbiquajtur “hijet”. Profesori, ne bashkepunim me financierin e shoqates, I kishin pervetesuar keto para , pa dijenine e anetareve te tjere dhe te zevendeskryetarit. Nuk kalonte me nete te qeta. Se bashku me studenten D. ata ishin kredhur ne loje, dashuri, seks, alkool, droge. Pese vjet si per pesedhjete. Diten qe D. u diplomua dhe ne momentin e pare qe ajo kishte diplomen ne doren e saj, ne po ate moment, ate diplome me rezultate maksimale, ku edhe profesori kishte meriten e tij, ne po ate moment I dha duart profesorit dhe I beri te ditur qe nuk do donte ta shihte me kurre me sy. Qe e gjitha kishte qene nje loje per te. Nje mjet per te arritur ketu. Ajo ishte tallur.

 

2 Komente

fundi, shumë hollivudian... 

p.s. s'kam arritur akoma në fillim.

Kam mendimin qe kur ta lexosh te gjithen, nqs do ta lexosh, ngjyrat hollivudiane do zbehen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).