Lufta ndaj krimit, rimëkëmbja ekonomike si dhe funksionimi i shtetit ligjor janë tre vendimet e para të sugjeruara nga analistët që duhet të merren në konsideratë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama për t'i dhënë një tjetër vello funksionimit të shtetit demokratik. Nikollë Lesi, Selim Belortaja, Artan Hoxha, Skënder Minxhozi, Afrim Krasniqi kanë dhënë mendimet e tyre mbi forumin e përgatitur nga Shqiptarja.com

 
NIKOLLE LESI 

Kush janë tre vendimet e parë që duhet të marrë qeveria Rama duke ju referuar situatës në vend?
Vendimi i parë që duhet të marrë qeveria e Ramës duhet të jetë lufta ndaj krimit të rrugës dhe lufta ndaj korrupsionit, e cila në qeverisjen tonë që po ikim edhe pak ditë, nuk u realizua. Bile kjo ishte një ndër arësyet përse humbi PD dhe aleatatët. Dhe paksa me humor të lehtë mund të them se do të ishte mirë që slogani i LDK-së në vitin 2009 "Investime dhe Arrestime" është mirë të kthehet në zbatim nga Edi Rama në "Arrestime dhe Investime"! Qeveria e re duhet të fillojë me disa ndëshkime ndaj zyrtarëve të lartë dhe të mesëm që kanë shkelur ligjin, në këtë grup dua të fus edhe zyrtarët e pushtetit vendor të majtë e të djathtë. Vendimin e dytë që e shoh të rëndësishëm është të merret parasysh mbajtja e premtimit publik të zotit Rama për pastrimin e zonës Velipojë-Ksamil e kudo nga ndërtimet pa leje. Nuk duhet të kursehet asnjë politikan i majtë apo i djathtë, qofshin deputetë apo kryetar bashkie, biznesmenë të lidhur me qeverinë, etj. Dhe së treti si shumë të rëndësishëm shoh kontrollin e thesit të qeverisë që po i lëmë qeverisë së re. Rama ka thënë që në 100 ditshin e parë do të vërehen ndryshimet. Por unë mendoj se duhet ti lëmë një afat 1- 2 vjet qeverisë së re duke e lënë të punojë e qetë. Sigurisht që kritika dhe oponenca do të ketë, por opozita e pas 9 shtatorit nuk duhet të jetë bllokuese. Opozitë me lider të ri do të thotë edhe një mënyrë tjetër të bërit opozitë!

Ku qëndron ndryshimi ndërmjet qeverisë Rama 1; Berisha 1, Berisha- Meta dhe Nano?
Në dukje do të ketë një hov të ri për këtë qeveri. Sigurisht që nuk mund të krahasohet viti 2013 me vitin 1997-2001-2005 apo 2009. Pra ka evolucuion sigurisht. Por pa dashur të bëjë nje krahasim me qeveritë e mëparshme mund të them se ministrat e LSI-së duken më me shumë eksperiencë. Ministrat e PS-së janë më të rinj dhe me vizion përëndimor, e më një dëshirë për të bërë epokë. Të shohim! Ndër ministrat e PS do të veçoja Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Erion Velinë e ndonjë tjetër për të cilët ruaj respekt, porse mund të jem edhe subjektiv pasi i njoh personalisht. Nuk nxitohem nëse them se Edi Rama, përsa e njoh, këtë mandat 2013-2017 do të jetë  aktiv, i rreptë dhe synon të hyjë në histori me një stil tjetër qeverisje. Porse një garanci e madhe për këta që po vijnë në pushtet mbetet Ilir Meta, për të cilin, ndonëse në brigje të kundërta politike vitet e fundit ruaj mendimin se mbetet kryeministri më i mirë i së majtës që nga viti 1991.

Si e gjykoni, kjo qeveri është teknike apo politike?
Padiskutim e shoh si një qeveri politike, ka ekspert të shkëlqyer, ndonëse mund të kishte edhe ndonjë emër tjetër nga rradhët e PS-së që është shumë profesionistë. Insistoj që opozita e pas 9 shtatorit duhet të jetë luajale, gjithëpërfshirëse në procesin e integrimit. Duhet të jepet shembulli i ri i një opozite kritikuese e bashkëpunuese, jo bllokuese. Kam shpresë se zoti Basha do të jetë një lider me vizion ndryshe e deshiroj që disa kundërshtues brenda PD-së të mos e bëjnë të dështojë, pasi një opozitë e dobët është fatkeqsi për vendin, e natyrisht edhe për qeverisjen.

 
AFRIM KRASNIQI

Kush do të jenë tre vendimet më emergjente të qeverisë Rama duke parë situatën aktuale?
Çdo qeveri e re gjykohet për prezantimin në 100 ditët e para të saj. Kur kemi rotacione, si në rastin tonë, zakonisht qeveritë kanë pritshmëri të mëdha, sepse në fushatë kanë bërë premtime të shumta, shpesh jashtë kapaciteteve reale për ti mbajtur. Nëse i referohemi fushatës e majta ka bërë disa premtime për ditën e saj të parë në qeveri: ka premtuar të mos parcelizojë pushtetin siç ndodhi në qeverisjen e kaluar, rend publik brenda 100 ditëve, një program të qartë të rimëkëmbjes ekonomike, marrjen e përgjigjes pozitive nga BE në dhjetor, anullimin e akteve korruptive të qeverisë së mëparshme, etj. Duke shtuar edhe premtimin për zgjidhjen brenda vitit të çështjes së legalizimeve, reformën ligjore dhe administrative, etj,. Sasia e premtimeve është shumë herë më e madhe sesa shansi për realizimin e tyre. Në rastë të tilla unë do të vlerësoja nëse mazhoranca e re bën dy akte konkrete, por thelbësore për politikën dhe vendin: së pari prezantimi i një platforme reale qeverisëse, një programi politik qeverisës të ndarë në çështje dhe afate konkrete, pa retorikë politike por me çështje dhe afate, siç ndodh në çdo vend demokratik. Tek ne nuk ka ndodhur deri më tani. Është thënë se PS-ja ka bërë një program 100 ditor, por ende nuk ka asgjë publike. Kjo do të ishte pritshmëria e parë thelbësore e këtij koalicioni. Gjëja e dytë thelbësore është vullneti politik për reforma dhe shtet ligjor. Zakonisht mazhorancat e reja kur rikthehen në qeverisje sillen të etur për pushtet, nuk pranojnë kritika dhe as transparencë, mendojnë se zoti u ka caktuar një mision dhe ata janë në tokë për ta përmbushur atë. Kjo sjellje arrogante ka qenë, është dhe do të jetë absurde dhe negative nëse ndodh edhe me mazhorancën e re. Fatkeqësisht ka shenja të tilla, ndaj këshilla e shpresa ime do të ishte që kjo të mos ndodhë dhe që mazhoranca e re të sillet me qytetari, cilësi, vetpërmbajtje, seriozitet, respekt e përulje ndaj përgjegjëesisë së saj publike e historike.

Ku ndryshon qeveria Rama 1 nga Berisha 1, Berisha-Meta dhe Nano?
Nuk ka vend për krahasim thelbësor, pasi qeveria e re nuk është provuar ende, kemi vetëm emrat. Ndaj mund të gjykohet vetëm në fazën formale të paraqitjes dhe përbërjes. Në këtë aspekt ky është kabineti me më shumë prurje të reja ekzekutive në historinë politike të 22 viteve. Duke analizuar pjesën e PS-së, ka ndryshim rrënjësor të elitës politike, ka emra të rinj, të cilët krahas risisë së dukshme publike disa prej tyre përballen edhe me rrezikun e mungesës së përvojës drejtuese ekzekutive. Mund të ketë krahasim e ngjashmëri me kabinetin e PD më 2005 me prurjet e KOP, ndërkohë që është më i motivuar dhe më me kapacitete sesa kabineti i dytë i PD më 2009 i krijuar me LSI-në. Pjesa e LSI në qeveri ka mbetur e njëjtë, model i parë tranzicioni, pa energji të reja, por edhe pa pretendime të mëdha, si më 2009, thjesht si e deleguar politike. Sfidë është qeverisja, jo marrja e posteve. Nano u provua, Meta u provua, Berisha u provua, - nuk patën sukses. Të shohim Ramën nëse do jetë një emër më shumë në tranzicion, apo një pikënisje e re ndryshimi. Modelet e tij të deritanishme i kanë pasur të gjitha, risinë dhe tranzicionin, - mbetet shpresa se pas 23 vitesh politika do ndryshojë sjellje e mentalitet në qeveri dhe në opozitë. Nano është ne pension, Berisha është drejt pensionit, Meta po bën gjithçka për t’iu shmangur pensionit politik, Rama e ka në dorë fatin e tij gjatë 2-3 viteve të ardhshme për të parë nëse do hyjë në histori (siç vetë pretendon) apo historia do përsëritet (siç shpesh ka ndodhur në Shqipëri).
 
Si e gjykoni, kjo qeveri është teknike apo politike?
Nuk është një kabinet 100% politik, as 100% teknik, është një bashkim midis ekspertizës politike dhe vizionit të premtuar dhe pretenduar për një qeverisje të re me energji të reja.

 
SKËNDER MINXHOZI

Kush janë tre vendimet e parë që duhet të marrë qeveria Rama duke ju referuar situatës në vend?
Tre përparësitë janë rendi pubik, integrimi dhe gjendja ekonomike- financiare. Qeveria e re duhet të angazhohet urgjent që brenda vitit Shqipëria të marri një përgjigje pozitive nga Bashkimi Europian. Po kaq të rëndësishëm do të nënvizoja rivendosjen e rendit publik, ashtu siç është zotuar kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Dhe e treta po shumë e rëndësishme është disiplina financiare. Po sigurisht që janë të rëndësishme edhe reformat e lançuara në arsim, shëndtësi, politikën e Jashtme. Duke shtuar edhe premtimin për zgjidhjen, brenda vitit, të çështjes së pronës, legalizimeve … .
 
Ku qëndron ndryshimi ndërmjet qeverisë Rama 1; Berisha 1, Berisha- Meta dhe Nano?
Është e vështirë të flasësh për një qeveri që ende nuk ka nisur nga puna e saj. Ne thjesht jemi njohur me emrat e ministrave, të kryeministrit, por jo me programin e qeverisjes. Pra ende nuk e dimë se si do të funksionojë. Ka ministra të rinj që mund të sjellin energji të reja. Çdo ministër do të tregojë perfomancën e tyre në drejtimin e ministrive respketive sipas rezultateve që do të japin. Dëshira e Ramës është për të punuar, kështu që le ta shohim… .
 
Si e gjykoni, kjo qeveri është teknike apo politike?
Qeveria i ka të gjithë përfaqësimin politik sepse është e vërtetë që përbëhet nqa ministra të rinj në moshë, por kaq e vërtetë ëhstë se ata mbajnë poste të rëndësishme në partitë që përfaqësojnë. Anëtarët e kabinetit kanë të gjithë përfaqësim politik, vetëm ministria e Kulturës prëfaqësohet nga Mirela Kumbaro e cila vjen nga shoqëria civile dhe nuk ka asnjë post politik.

 
ARTAN HOXHA

Kush janë tre vendimet e parë që duhet të marrë qeveria Rama duke ju referuar situatës në vend?
Varet se si gjykohet situata. Edi Rama mendon se Shqipëria është e rrënuar e duhet rilindur. Unë nuk mund ta ndjek në këtë fantazi ndaj s'kam dhe ç'ti sugjeroj. Ndoshta e gjen gjuhën me Ilir Metën që thotë se Shqipëria duhet veç të ecë më shpejt. E nëse secili ndjek linjën e vet do të kemi 3+3 vendime të para të kësaj qeverie.
 
Ku qëndron ndryshimi ndërmjet qeverisë Rama 1; Berisha 1, Berisha- Meta dhe Nano?
Qeveria e re me kryeminister Edi Ramen do të jetë qeveri e dy partive, PS-së dhe LSI-së ku LSI tashmë nuk është as parti fare e vogël as parti e vogël, por parti me një peshë me shumë se të mesme dhe për shkak të kombinimit të numrave dhe rolit përcaktues në fitoren e koalicionit opoziar, LSI do të ketë një peshë e rol shumë të rëndësishëm në këtë qeveri edhe se vetë numrat e saj në parlament. Një situate e këtillë nuk është parë asnjëherë më parë. Qeveria Berisha 1 ishte aleancë e PD me disa parti te vogla, ajo Berisha-Meta u ngjiz si një detyrim paszgjedhor ku PD dhe aleatët kishin 70 mandate dhe LSI veç 4 mandate. Edhe qeveria Nano e 2002 ishte qeveri e PS me ndonjë aleat të vogël të majtë e po kështu ajo Nano 1997. Do të varet nga Edi Rama dhe Ilir Meta nëse do të qeverisin me dy qeveri brenda një qeverie apo do të kemi një qeveri unike dhe harmonike.

Si e gjykoni, kjo qeveri është teknike apo politike?
Kjo qeveri është tërësisht e thelbesisht politike. Argumenti se shkollat e mira që kanë kryer disa nga ministrat e bën atë teknike është absurd. Nëse ky do të ishte kriteri atëherë të gjitha qeveritë do të ishin teknike pasi të gjitha qeveritë shumicën dërmuese të ministrave e kanë patur me shkollim e nivel të lartë profesional.

 
SELIM BELORTAJA
 
Kush janë tre vendimet e parë që duhet të marrë qeveria Rama duke ju referuar situatës në vend?
Përgjigjen e saktë për këtë, e di zoti Rama. Renditja e vendimeve për nga rëndësia dhe emergjenca, del nga analiza që vetë kryeministri i ka bërë gjendjes. Domethënë nga vlerësimi që ai ka për realitetin por edhe nga synimet programore që ka caktuar për vete dhe kabinetin e tij. Natyrisht shefi i qeverisë sot, pas kristalizimit të programit qeverisës, ka më shumë “material” e më shumë mjete në duar për të renditur prioritetet. Sepse ideve të PS i janë bashkuar kontribute shumë të vlefshme nga LSI –partia tjetër e boshtit strategjik të qeverisë. Për gati një muaj rresht, ekspertët e PS-LSI kanë punuar në kontakte të shpeshta mes tyre, kanë shkëmbyer mendime dhe kanë kontribute të përbashkëta në zgjidhjet programore. Në dispozicion mund të ketë edhe sugjerime nga forca të tjera të koalicionit fitues, madje edhe nga ekspertë jashtë politikës. Sigurisht i takon ati të rendisë vendimet e para. Në se më pyesni se ç’zgjedhje do të kisha bërë unë (në pozitën e z. Rama) kjo është tjetër gjë. Realiteti ka disa aspekte emergjente, të cilat nuk zgjidhen me nga ..një VKM. Secili kërkon një ndërhyrje të plotë ligjore e rregulltatore, pra një “paketë”. Natyrisht detyra më madhore do të jetë tërësia e hapave që çojnë drejt antarësimit në BE. Ajo mbetet krye-objektiv. Por në se flasim pra për “paketat” më emergjente, unë do të bëja një përzgjedhje sipas rëndësisë që ato kanë për jetën e njerëzve dhe funksionimin e shtetit. Të parën do vendosja “paketën” antikrim e për garantimin e jetës e pronës së njerëzve. E dyta ndërhyrje do të ishte ajo për konsolidimin fiskal. Nuk është normale që ky të ishte një vendim “emergjence” por ja që në këtë katandi na ka sjellë kriza dhe keqadministrimi i saj nga qeveria në ikje. Duhen gjallëruar burimet për të ardhurat dhe nga ana tjëtër duhen shkurtuar shpenzimet. Le që shpenzimet (jo vetëm ato kapitale) “janë ngrënë” tashmë para kohe nga qeveria në ikje. Vetëm kështu mund të ruhet njëfarësoj niveli i deficiti dhe të mos rritet borxhi.

Ku ndryshon qeveria Rama 1 nga Berisha 1, Berisha-Meta dhe Nano?
Është herët ta vlerësojmë sepse tiparet e një qeverie shfaqen në funksionimin e saj.  Por nga sa lexojmë prej frymës së deritanishme, ndryshimet janë thelbësore. Ndryshimi i parë duket në objektivat që qeveria e re i ka vënë vetes dhe që janë më afër realitetit. Pra ka një sens realiteti, një sens të përballjes me sfidat e tij, këtu në tokë dhe jo në ..qiellin e shtatë! Demagogjia fyese e shpalljeve të tilla si “Shqipëria –vendi më tërheqës për investimet e huaja”, “Shqipëria –vend i zhvilluar”, “Shqipëria –superfuqi energjetike”, etj, etj. janë lënë mbrapa, dhe mbi tryezë kanë dalë çështjet e jetës së përditëshme të njerëzve.
Së dyti ndryshon në përbërje; jo vetëm në faktin që ka një ekip qeveritar energjik e të mirëshkolluar, por edhe në diçka tjetër. Në frymën e bashkëpunimit. Për herë të parë kemi një qeveri ku partia më e madhe duket se respekton partnerët dhe i bën ata bashkë-vendimmarrës. Koalicionet në të kaluarën kanë qënë formale dhe “shefi” i partisë së madhe ka vendosur për gjithshka.
Ndryshon edhe nga shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë me karakterin social, me ambicjen për drejtësi e barazi të veprimit të ligjit, etj. Ndryshon gjithashtu edhe nga rrethanat dhe presioni i veçantë, i paparë, nën të cilin një qeveri shqiptare duhet të fillojë punën. Presion që vjen nga kriza, nga akumulimet e paligjshmërive e disfunksioneve në vite, nga mungesat e jashtëzakonshme fiskale (arka bosh) dhe pse jo edhe nga detyrat e rrepta të integrimit europian.

Si mendoni kjo qeveri është politike apo tenike?
Çdo qeveri e dalë nga zgjedhjet normale dhe e besuar forcave fituese, është politike. Por kjo qeveri është e detyruar të ketë një karakter të theksuar teknik. Më teknik se sa do të ishte në rrethana normale. Kjo, për të gjitha arësyet që thashë më lart. Të nevojës për kthimin në normalitet.

14 Komente

Mëkat që Lesi, do dalë pa ndonjë punë të rëndësishme këtë mandat qeverisës..Gjithsesi edhe në po, do mbetet zevëndës i përjetshëm i ç'do njëshi dikasterial smiley

per ate pune, iku dhe Arvizu, ceshtje ditesh. Puna eshte t'mos sjellin ate qe perfolet si miku i Sales. 
Se po i hym ksaj temes, duhet me kujtu dhe ato qe keni thon per Arvizun ju, qy nga xhuxh e kinez, sherbys i Sales etj etj. Duhet vec pak durim me kerku ktu te ppu.

Hallall policia ne rastin qe sapo ndodhi. Poshte pallatit tim u degjua nje vajze qe uleriste "me lesho!" mora policine dhe e kshin marre dhe te tjere, dhe erdhen per 5 minuta. E kapen ate cunin dhe ajo vajza po qan por s'duket se do ta fusin brenda smiley. Por erdhen shpejt, gjithsesi. 6 veta per 5 inuta.

Bravo!! Gjynah qe nuk e mbajten...

5 minuta !!! qenka kohe per te kryer krimin, per te pire nje cigare dhe per te ikur. Ndersa ketu ne Belgjike e kane 1 minut e 30 sekonda, po kaloi me shume se kaq, quhet skandal. 

1 minut e 30 sekonda ke kohe me gjet edhe taksi edhe me pre bileten e avionit online ketu ne amerike. limiti i paraqitjes se officereve ne vendin e ngjarjes eshte pa mbyllur akoma telefonin, prandaj dhe te mbajne ne telefon me pyetje qe te sigurohen qe ti e sheh policin pa mbyllur telefonin

 

Pese minuta bie fjala, se s'e di sa ishte fiks, por brenda pese minutash s'eshte keq. Dmth, tamam fare, degjova te bertituren. Dola te sigurohem qe ishte vertet ne hall. U binda, shkova te gjej celularin, s'kishte bateri. Perdora telefonin fiks por kompania s'e ofronte 129-en. Mora celularin, e vura ne karikim, prita sa u ndez, mora 128-en se s'e dija mire numrin e policise. Ishin zjarrfikesit. Me thane te marr 129-en. Mora 129-en, me tha qe kane derguar njerez. Dola ne ballkon e po perpiqesha te shihja c'po ndodhte e ne ate moment pashe dy policet qe u afruan me nxitim e nisen t'i bertasin atij djalit qe si duket po e mbante me force ate vajzen, se nuk e shihja dot. as 20 sekonda pas ketyre erdhi nje makine me kater police te tjere qe hyne dhe e kapen prej leckash ate cunin, ndersa dy police po qetesonin vajzen. 

 

p.s

ju andej nga vendet nordike mos beni sikur keni polici te forte, se ai Brieviku tek pulle beri namin e s'e ndaloi dot njeri

Ai Breviku, boni namin ne ishull, ku s'kish veç ca turista dhe verdallinj. Kendej ne perendim, e ke 1 minut deri ne 1 e gjysem, dhe te vjen policia jo vetem nga nje krah por nga te gjitha krahet. 

Po ai ne Belgjike ne qender te qytetit, qe vrau dy rob me bombe e plagosi te tjere, sa cigare piu pasi i beri ato? Po ai qe theri ushtarin ne Angli, pati kohe 20 minuta t'i priste koken e te jepte intervista tek robt rrotull deri sa erdhi policia. 1.5 minuta thote. lol, c'jeni ju brezi i enverit. ju duket perendimi i pagabueshem njesoj sic ju dukej enveri

Sa eshte buxheti per policine ne shkalle vendi atje?

Nikoll Lesi ; ".... Dhe paksa me humor të lehtë mund të them se do të ishte mirë që slogani i LDK-së në vitin 2009 "Investime dhe Arrestime" është mirë të kthehet në zbatim nga Edi Rama në "Arrestime dhe Investime"!..." 

smiley ku ta gjesh kete metode, por a ka bythe Rama. 

Vendimin e pare te kesaj qeverie une do te quaj .Cilido antar i kabinetit qe do te perflitet per korrupsion te jape dorheqjen e menjehershme!

ku do perflitej?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).