Qeveria në ikje ka shpërfillur kështu një vendim gjykate që urdhëronte bllokimin e procesit. Pikërisht më 22 korrik, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncensioni për parregullsi ligjore

Ka hyrë në fuqi kontrata për dhënien e rafinerisë së naftës së Cërrikut kompanisë turke “Kurum” me koncension për 35 vjet.
 
Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata është e tipit ROT (rehabilitim, operim, transferim).
 
Kontrata është nënshkruar më 22 korrik nga ministri Florjon Mima dhe ka marrë OK e qeverisë më 24 korrik. Sipas kushteve të kësaj kontrate, turqit nuk do të paguajnë asgjë si fillim, ndërkohë që angazhohen të rivënë në punë rafinerinë brenda 18 muajve, duke investuar 48.4 milionë euro.
 
Më pas, ata do t’i paguajnë shtetit një shifër të barabartë me 4 përqind të kapacitetit përpunues, si tarifë koncensionare.
 
Koncensionari ka afat 12 muaj që të sigurojë financimin e investimeve, në të kundërt shteti anulon kontratën në mënyrë të njëanshme.
 
Qeveria në ikje ka shpërfillur kështu një vendim gjykate që urdhëronte bllokimin e procesit. Pikërisht më 22 korrik, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncensioni për parregullsi ligjore. Gjyqtari Artur Gaxhi ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm deri në qartësimin e problemeve ligjore.
 
Vetë qeveria është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim në datën 23 korrik. Po ashtu, ka patur edhe një njoftim përmbarimor për ndaljen e koncensionit, i cili i është komunikuar dhe është pranuar nga Ministria e Ekonomisë, në këtë datë. Por, edhe pse është vënë në dijeni zyrtarisht për vendimin, qeveria sërish ka vazhduar procedurat duke miratuar kontratën me kompaninë “Kurum”.
 
Në vendimin e zbardhur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës madje, qartëson se qeveria e ka refuzuar që në fillim gjithë procesin gjyqësor. Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të nënshkruajë fletëthirrjen, e, për rrjedhojë, edhe paraqitjen në proces. Madje, siç shkruan gjykatësi Gaxhi, kjo ministri është përpjekur që në mënyrë abuzive të shtyjë seancën gjyqësore, duke paraqitur pretendime të rreme. 

9 Komente

Nga njera anë leverdishmëria ekonomike duket qartë sipas shifrave por nga ana tjetër: Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncensioni për parregullsi ligjore...Në një shtet ku gjykatat janë të pavarura përfundimi duhet të ishte fare i kjartë..

 

ben vaki te jene rregulluar ato parregullsite?

S'paskam gabuar kur thoja se, nese do te shohesh se si punet behen shkel e shko, nese do te shohesh se si punohet havdallçe, nese do te shohesh punen e budallenjve, shko ne Shqiperi, se eshte nje vend nga ku meson se si nuk duhet te besh gabime. 

Piksepari, nje pune specifike siç eshte ajo qe ben Kurum-i ne Elbasan, nuk mund ta nderpresesh, sepse eshte puna e tille, nuk mund te ndalosh punen, furnaltat. 

Piksedyti, nuk ka te drejte nje gjykate, nje gjykates, nje grup gjykatesish, nje prokurori, nje qeveri, te nderpresi punen e nje firme, aq me teper e nje specifike te tille. 

Piksetreti, eshte nje organizem (qe shqiptaret dhe qeveria e Buall Mavrise e kane harruar) qe mirret me çeshtje te tilla dhe ajo quhet; Arbitrazh. Dhe eshte kjo qe ia kalon proçesin e punes nje njesie ekonomike tjeter, shteterore ose private, gjersa te zgjidhen mosmarrveshjet ne gjykate apo dhe ne Arbitrazh, se çeshtjet ekonomike i trajtojne ekspertet e Arbitrazhit. 

Me gomer, me hajvane se qeveritaret shqiptare dhe keshilltaret e tyre, nuk kam pare akoma. 

35 vjet s'jane hic gje.

Sipas kushteve të kësaj kontrate, turqit nuk do të paguajnë asgjë si fillim, ndërkohë që angazhohen të rivënë në punë rafinerinë brenda 18 muajve, duke investuar 48.4 milionë euro.

Jane figura per be,, dine si te bejne kontrata  .. Asnji Lek/dollare/euro ,  0 leke/0 dollare /0 euro , 0 me xhufke.. 

Dhe doktorr rrumpalla tha se do tu merrte vetem  1 Dollare, por me kete kontrate e ka tejkalu edhe veten...smiley

oh sa mir me ken shqyptar.. ah se harrova .. Poshte Komunizmi ! , Tani do rregullohet c'do gje.

 

Investime.

Investime per ke ?  per kompanine (kurum)? qe do ta shfrytezoje plot 35 vjete.. dhe pas 35 vjetesh .. shite per skrap.. ose ose me te njeten llogjike  jepja ndonje kompani tjeter (karum le te themi) dhe prit edhe 35 vjete tjera..

Investim per cilesine e ajrit ne 35 vitet e ardhshem.

?????, 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).