Mbledhja e parë e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri i ri Edi Rama pritet të zhvillohet në qytetin e Vlorës. Me një simbolikë të veçantë dhe përshtatje dhe me slloganin e të majtës së bashkuar për një “Rilindje Shqiptare”, me të cilin hyri në zgjedhje, duke i fituar me një rezultat shumë të thellë përballë një të djathte tepër të konsumuar e të drejtuar nga kryeministri në ikje Berisha, pritet që ministrat e kabinetit të ri qeveritar të mblidhen në mbledhjen e parë pikërisht aty ku mbi 100 vite më parë, Ismail Qemali mblodhi qeverinë e parë të shtetit të parë shqiptar.

Burimet saktësojnë se ende nuk është përcaktuar qartë se në cilën godinë në qytetin e Vlorës do të mblidhet qeveria e re e kryesuar nga Rama, duke qënë se salla ku ka zhvilluar mbledhjen e parë Ismail Qemali që ndodhet në Muzeun e Pavarësisë nuk ka kapacitetin për të mbledhur tërë kabinetin e ri qeveritar. Por nga ana tjetër mësohet se mund të zhvillohet në një ambient tjetër mbledhja e qeverisë dhe të merren dhe vendimet e para, pavarësisht se në mënyrë simbolike starti i mbledhjes së parë të qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri Edi Rama mund të nisë pikërisht në sallën e mbledhjes së qeverisë së parë të shtetit shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali.

Nga ana tjetër mësohet se pikërisht në këtë mbledhje do të nisin dhe vendimet e para dhe që kanë të bëjë pikërisht me faktin se në sallë s’do jetë fotografia e kreut të shtetit Bujar Nishani, por ajo e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali. Mësohet se Rama ka vendosur të bëjë realitet premtimin e tij elektoral, duke ndjekur në këtë mënyrë dhe përvojën e vendeve më të zhvilluara por dhe fqinje, të cilët në zyrat e shtetit mbajnë jo foton e Presidentit apo kryetarit të shtetit të radhës, por të themeluesit të shtetit, siç është rasti i SHBA që mbajnë foton e ‘babait’ të Kushtetutës amerikane Xhorxh Uashington, rasti i Turqisë që mban në zyrat e shtetit foton e themeluesit të Turqisë së re, Mustafa Qemal Ataturku, i mbiquajturi “babai” i Turqisë dhe aspak foton e Presidentit të radhës Abdulla Gyl.

Në një emision televizv, ku ishte i ftuar para zgjedhjeve kryeministri i zgjedhur Edi Rama, pyetjes së gazetares se cili do të ishte vendimi i parë i qeverisë menjëherë sapo të vinte në pushtet, ai tha se “Do heqim foton e presidentit. U thashë “Vini Ismail Qemalin”. Ndërkohë që në këtë mbledhje të parë të qeverisë së re të kryesuar nga Rama pritet të merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me teritorin, me vendosjen e rendit dhe marrjen e masave për përballimin e situatës së fundvitit.

163 Komente

Kur do ta shpall Vloren Kryeqytet?

Afer detit, afer mbretit. 

Me cfare lekesh do ti paguajne 30 dhomat + restorantin e hotelit ku do te mblidhet qeveria e re?
Shpresoj me leket e socialisteve, jo me leket e buxhetit, sepse me jep bezdi qe parate publike pra dhe te mia, te shkojne ne xhepin e hotelierit ne Vlore, kur per mbledhje qeveritare ekziston godina perkatese.

Ah, sikur te ishit treguar gjithnje kaq te kujdesur per parate publike, pra edhe tuajat, sa gjera te mira do ishin bere ne Shqiperi ne gjithe keta vjet! Sinqerisht krejt kjo!

1 sekonde, se kjo eshte flagrante, nese pushimet ne Vlore paguhen me para publike.

smiley Flagrante eshte gjithcka ne Shqiperi: qe nga cilesia e rrugeve qe ndertohen, tek shendeti publik, gjykatat, arsimi... Mirepo u dashka nisur nga diku. Keshtu qe s'kam asnje kundershtim nese dikush e konteston per kete arsye mbledhjen e qeverise ne Vlore. Thjesht do te kisha dashur te kontestohej me heret. Po fundja, kush s'do te kishte dashur?! Apo, jo?

Kurse firmen mbi aktet e para do ta bejne te disko Summer Depo, ku performojne Special Guest - Alina DJ Topless.
Nje mojito, nje vodka red bull, nje vize bardhe aty Edi, nje mix-to-mix house music lol rilindje smiley

Te kontestosh edhe kete, them une. Shijet e keqija jane nje nga pasojat e tmerrshme te demokracise. Meqe bie fjala, pse s'po ndihet me Alidea?

Alidea, nuk eshte me brenda kufijve.... ka shkuar te ngrere larte nivelin e protestave ne Shqiperi.... Urimet me te mira kesaj Zonjushe, per idete dhe misionin qe i ka vene vetes......smiley

LOL une pres koken nqs secili nga neoministrat nuk ka marre kostum banjo.
Per simbolike nuk i behet vone kujt. E di si eshte trafiku ne Vlore keto dite? Tmerr. Cmenduri, nuk pershkruhet. Gjysem ore per te ecur 20 meter. Edhe ate kane mangut. 50 Benz Sllon apo fuoristrada te shoqeruar nga 20 makina policie, qe rendojne trafikun akoma me teper.

lol, sa qesharak eshte ky

Hundderri nuk eshte qesharak por eshte pritsi dhe i ngarkuari Posacem per shpenzimet e Takimit Berisha - Arkan ( qe u pagua nga taksat e tij ) dhe sidomos njihet si venes firme per Justifikimin e shpenzimeve te Hyrje -Daljeve te personalitetit te shquar Fazllic.

Dhe per ta lehtesuar ne gelbazat politike askush nuk ja ka share babasqapin se ben shpenzime per shalet e Jozefines qe ju rahatuan ne Shkretetirat e Arabise , sepse  kane Vendime shtetet qe krijojne Hapsira edhe per mbledhjet e Qeverise ne Shkoder po themi , me rastin e prerjes shiritit te Restaurimit te Kafes se Madhe !

Pse duhet et marrin hotel per nje mbledhje dy oreshe? Ne Vlore po ikin, jo jashte shtetit. Duro mo loku, ke kohe t'i kapesh ne flagrance kur te fillojne. lol

Ku di une pse duhet te marrin hotel. Gazeta Panorama e kishte artikull. Edi kishte dashur ta bente mbledhjen te Shtepia e Pavaresise, por meqe ambjentet jane te ngushta dhe numri i ministrave i larte, kishin prenotuar 30 dhoma hotel te Uji i Ftohte.

po mire mo, ende s'i kane paret e popullit ne duar. Me leket e veta do ta paguajne. S'kane fonde shteti dhe po te duan. vere pak logjiken ne pune.

Hunter me mire nje kminister qe merr koktejl sesa ai gjyshi fejsbukut qe porosiste ne festa leng portokalli. Viza i fusin ter pasaniket e botes spo i fut edi. 

aman o hunter, mos e shiko strikt si ekonomist  kete pune.. eshte veprim simbolik!  edhe Saliu ne Vlore e beri mbledhjen e qeverise me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise..  po ky ku i gjeti leket?   pastaj, do mblidhen paradite,  do bejne nja 2 ore mbledhje, do i fusin nje dreke ''makarona fruti di mare''.smiley  te ndonje restorant aty verdalle, e do ikin ne darke ne Tirane.. byth e plasur, tha.. 1 pjat makarona do ta varferoje buxhetin e shtetit shqiptar....smiley

Mbledhjen e paten bere te Shtepia e Pavaresise me duket. Keto kane prenotuar 30 dhoma hoteli. Apo nuk i kane çmimet e larta ne kete periudhe. 50 Euro e siper.

dashkan te flene nga dy veta ne krevat, kjo po qe eshte qeveri qe mendon per popullin. hallall leket e taksave te tua.

Mendoj qe te kerkohet doreheqja e qeverise. smiley

aman o hunter, mos e shiko strikt si ekonomist  kete pune.. eshte veprim simbolik!  

hahahahahahahahah gjahtari ekonomist!!!!!!! shaka e bukur kjo!

Me keta ushtare kot bene mbledhje,se i ka ne xhep vet do firmosi dhe vet do vulosi..keta jane te gjith kalamaj qe ky i futi ne politike dhe i rreshton si ja ka qejfi ketij uzurpatori..po do shifni gallat ju qe do kenaqeni me kete qeveri..

ca t'bajme mato,i mire sala shume,s'e kishte hak ky pis milet nje udheheqes te tille,ma mire qe s'fitoi!T'a gezojne tashti ke gallofin,i pashin hajrin! smiley

sa mire t,se thashe po thua ne Rome...Atje ne Vlora...mishi kokra kokrra prej emocionit.

Mbledhjen e dyte do ta beje ne Kukes, te vendi ku vari Kristaqi H Nelen....

ik ne shqiperi, merr pushken, dhe behu hero...

se ktu ne angli kot sa ha bar

Nuk ha bar ai, merr asistence duke u hequr si kosovar. Tipa si ky jane te lindur per te mos punuar, dine vetem te ankohen dhe te kerkojne lemoshe.  Hobi- shkruajne vjersha njesoj si gjinkallat qe kane hobi "kengen".

atij i kane dhene komunistet shkolle per kokrren e qefit. kushedi ke ka spiunuar per ate shkolle, se kush te merrte nga maja e malit e te te jepte shkolle te larte ne ate kohe. Hengri sa hengri me komunistet, tani i bie qylit me komunistet e Berishes. Iken atje e ha buken e anglezeve qe punojne e vjen e ben gerr verr ketu. Pse mos beje, e ka kaluar gjithe jeten rri te rrime.

Hera e pare mbahet mend, megjithemend..Ishalla mendja top ate dite per te gjithe perfaqesuesit e popullit.

kushedi se sa te emecionuar e krenare jane vlonjatet.mezi po prisnin kete dite.u ku ku moj nane,patetizmi na mbyti,simbolikja ,hedhja hi atyne sendeve,perdemek se.a kane ndermend me ba ndoj send te hejrit,ndoj ore pune te vertete?

Shife si ben, po thuaje njehere nje fjale te mire dhe per Vloren, se s'u be qameti. Po te kishin zgjedh Shkodren, ca do thoshe? smiley

Vlora eshte grande,pikerisht per kete e thashe se nuk ma ha mendja se po shkrihet prej lezetit kush ne Vlore se Rama ban mbledhje.E shumta po shkoi te ndonje restorator i zones smileypo te kishin zgjedhe shkodren do thosha qe jena ne kapitullin e fundit te Bibllessmiley

Rama si pordhac që është për asgjë tjetër se bën këtë mbledhje qeverie në Vlorë përveç faktit se don të hyjë në histori si k/ministri i dytë pas I Qemalit që vendos qoftë edhe për pak orë selinë e qeverisë në at qytet. E dyta është e çuditshme se Ai pritet që mbledhjen në fjalë ta bajë me td 21 të këtij muaji pra rreth tre javë para marrjes së votëbesimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe betimin e saj si qeveri para Presidentit të Republikës. E treta Rama është i vonuar. Kryeministri Berisha më 4 dhjetor 2012 zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë në qytetin e Vlorës dhe pikërisht në sallën ku Ismail Qemali mblodhi për herë të parë qeverinë e tij..

.

 

Pra teorikisht ka mundesi qe edhe Rama te mos jete kryeminister....E atehere ,me ke do me u tall ai ?

Me ata që e votuan Zana, Rama dihet se është personazh i papërgjegjshëm shpeshherë, një nga këto portrete të tij Ai e rishfaqi s'fundmi, ndoshta ngaqë është Gusht dhe vapë..Ndoshta s'do marë seriozisht as Ai dhe as lideri i tij spiritualofinanciar Koçe Kokë dhima

Hahaha, nje nga kenaqesite e shkaterrimit  te Sales keto zgjedhje me menyren me poshteruese ne histori, me humbjen me te turpshme se asnjeri tjeter, eshte te shohesh perpelitjet e kuisjet zagareve qe deri me sot kane ngrene buke dembelesh nga xhepat e shqiptareve.

I uroj pune te mbare qeverise se re dhe sa me shume perkushtim per barazi sociale dhe drejtesi ligjore.

nje me delir madheshtie po largohet, nje tjeter me psikopat se i pari po afrohet. te gjoret shqiptare qe s'ju ndane psikopatet, thuaj.

lemsh ka per ta bere me keto delire qe ka. c'i duhet vlora ketij? kushedi c'i thote mendja e semure qe ka.

do te bej çudira them. ta lyeje detin roze psh.

asigjo nuk ka per te bo, po nuk vendosi dikturen. vetem llafe si ai tjatri ne TV, nate e dite.

Si po e nis ky (do te heqi prortretin e Presidentit Nishani nga zyrat, si vendim i pare i qeverise), shume shpejt shqipataret do ti HEQIN VIZEN dhe kane per te qare ate qe iku, aq i embel do i duket Sala

Ka per te hyre ne histori Ed Rama! smiley Lum o popull ce pate fat nje kryeminister kaq te gjate, vizionar, mendjendritur....

ve re pak si me habi se ithtaret e Rames ketu jane zgerlaqur ende pa qene nje ore kryeminister Rama,kane nje besim te patundur ne aftesite e liderit ....smiley

Kush flet

Shqiperise i doli fati

Edi Rama shalegjatismiley

smiley ,u nafakmadhja Shqipni!!!

Qe mbledhjen e pare, Rama do ta beje ne Vlore, ketu nuk ka asgje te keqe, veç data sikur nuk me pelqeu (21 gusht siç u tha nga peshku i kuq) . Normalisht, u fol se mbledhja e pare e qeverise, apo qeveria mblidhet ne shtator. Tani shohim nje kapercim datash apo muajsh, gje qe mua s'me duket serioze. 

Prandaj eshte ne Vlore, se s'eshte zyrtare. Do mblidhen e do diskutojne per cfare do bejne me prishjen e ndertimeve kur te vijne ne pushtet, qe kur te nise qeveria te mos humbasin kohe me pergatitje e njohje terreni. Te pakten keshtu ka thene Rama, qe do te mblidhen rregullisht gjate gushtit qe ne shtator te mos merren me pergatitje, por t'i futen punes. Fshesa e re fshin mire. Ishalla punojne mbrapa, se tani te thajne piten keta. haha

Keta qenkan te etur per pune! smiley Ku do e cojme gjith ate mbaresi qe do na falin? smiley

Kjo eshte deklarata e Rames, se ketu ne peshk i merrni lajmet pergjysme dhe i komentoni po gjysmakshe, me shume kompetenca.

Te punojne tre muajt e pare, kush eshte si ne. Pastaj shpresojme te mos bejne aq deme sa Sala, e mire jemi. Shtetin dhe ekonomine ne kapitalizem e bejne robt, qeveria eshte sa per te penguar e per te punuar vetem para zgjedhjes e ne fillim-mandat.

Ka ligje Pjer,Rama duhet te marre votebesimin ne parlament,deri tesh eshtese zgjedhjett i ka humb Berisha e i ka fiti Ilir Meta.PS,nuk ka asnje vote me shume se ç'ka pase gjete ketyre viteve,pra nje numer kostant veteranesh  me bijte e tyre poete te PPU.E mos gaboni me iu ndal turrin ,se dojn me punu hahahah

po pse ilir meta nuk eshte socialist ?

percaktori i pare per meten eshte hajdut.Dhe do me vinte keq t'i thuhej hajdut socialist per hir te respektit per filozofine socdemokrate.(ps ,nuk eshte parti socialiste,per mu eshte pasardhese e ppsh perderisa nuk eshte kurre distancuar nga ajo)

nuk e kisha fjalen aty, por tek analiza tende statistikore, sipas se ciles, zgjedhjet nuk i fitoj Rama por i fitoje Meta. po Berisha nuk qeveriste me ndihmen e Metes ? 

zgjedhjet treguan veç levizje te metes nga berisha tek rama, asigjo tjeter.

gjithashtu ne nje shoqeri me baze LEKUN, shumica e shoqerise eshte ose socialiste ose fetare. se ata qe fitojne pare, jane e do te mbeten gjithmone nje PAKICE.

prandaj dhe nuk thone kot, qe krishti ishte komunisti i pare.

Kjo e Krishtit ,histori e gjate,shume filosofi kane dashur ta adoptojne,po Krishti eshte atygjithmone e mbi te gjithe.Po,ke te drejte ,zgjedhjet shkuan ashtu Meta levizi e pike.Pra Rama nuk fitoi ,nuk mori elektorat te ri,vota me shume.Hiç.Te gjitha shoqerite kane ne baze,lekun,po kane ne baze edhe moralin e tyre.Shoqeri me moral te larte ,bejne Nuremberga ,nje si Meta shkon ne burg e jo te duartrokitet.Asgje ere nen diell

jo te gjitha shoqerite kane pasur per baze lekun. e para.

jo te gjitha bejne po ashtu nuremberga, e dyta. per te mos thene (e ketu po perseritem) qe nurembergun ja detyrun gjermaneve nuk e ben vete.

si dhe krishti nuk ka qene gjithmone, se fatmiresisht kemi akoma dokumente e vepra te kohes nuk njeri se njihte as fliste per te, e treta. 

krishti lindi, kur boten filloi ta drejtonte pikerisht LEKU. dmth kur filloi dhe leku u be qellim ne vetvete, ose kur filloi te qeverisej vetem per te bere sa me shume lek. 

pranej dhe ishte (ose e bene) çifut, robt qe e duan lekun me shume se kushdo tjeter.

Mire

Vetem Sala mund ta bente shkodren socialiste. Imagjino sa u jane neveritur shkodraneve frymeqelburat si ti qe ndjek peshqit neper facebook, Zana, per t'i share nga grate, aq sa votuan majtas.

po e share veshtire t'i imponosh mendimin keshtu ?

Kur ke rob qe futen ne peshk per te share grate e peshkut nga burrat ne cdo koment...

vetem se tek komenti ne fjale nuk pash te shaje njeri. 

Ku e pe se Shkodra u ba socialiste.?Ne shkoder soc kane marre aq vende sa gjithmone.Ka nje vend LSI,kjo eshte e reja...

LSI, levizja socialiste? Ajo e majta? Kunder Berishes? lol

+11smiley

 

Ne emer te Peshkut Pa Uje, Ju Falenderojme z.Kryeminister! 

Per mua mos e falendero, te lutem shume! smiley

Znj.Ketlina, z.Kryeminister tek ajo parrulla ne foto nuk ka shkruar "Falemnderit, pervec znj.Ketlina". Prandaj, them se eshte sjellje njerezore t'i kthejme falenderimin. Ju faleminderit per mirekuptimin.

i drejtohet atyre qe votuan per te. ketlina do ket votu ndonje tjeter. 

veç po ta bej si lupsit ketej, qe te thone falemnderit edhe kur nuk u jep gje smiley

Tani e pashe parrullen..smiley

Zoti Rama Faleminderit qe na doni!

Populli

Ne menyre simbolike dhe jo zyrtare Rama mund ta mbledhe qeverine e vet ku t'i doje kokrra e qejfit, ne maje te malit, a ne nje qebaptore.  Por si deputet i Vlores aq me simbolike e aq me mire.  Nqs kjo do te kete efektin e vemendjes ndaj atij qyteti (qe ndac per mungese fondesh, ndac per qeverisje lokale te shpartalluar edhe ne prag durresimi e bile me keq) keshtu qe aq e aq me mire.  Ndryshe, Rama ka per t'i vuajtur pasojat.  

Po keshtu, pa as me te voglen prishjen e terezise, shume mire ka bere.  

 

problemi eshte Monda se me paret e kujt i çon?

po nafte po harxhojne deri atj. S'u ndieve nje here per naften qe i beri Sala buxhetit, ndihesh per pak qindra kilometra nafte deri ne Vlore. lol

Paret e takspaguesve te kryeministrit ne fuqi i ke ketu. Por nuk e kuptoj pse te dhemb per paret e kokrres se qejfit te PS-se. 

ajo flet ne parim (si shume njerez flasin gjithkokes), nuk besoj se i dhemb gje.

e me verte, ata ende s'kane akses te paret e popullit. hic mendjen une

Monde a paguan taksa ti ne Shqiperi?Une po...e me dhemb shume kur taksat shkojne per kokrren e qejfit...e sidomos te PS smiley

Po prit moj pra se ende s'i kane futur duart tek taksat, tani i kane nga xhepi vet. Fillian te te dhimbsen taksat ty qe deri tani te dukej normale te behej parlament te piramida. lol 

e me dhemb shume kur taksat shkojne per kokrren e qejfit.

Per ato taksa, mund ta shprehesh, sic thashe dhimbjen ketu.  Nqs ka mbetur ndopak dhembshuri nga e gjitha e harxhuar ne kete diskutim.  Por prape s'e kuptoj pse te dhimbsen paret e PS-se.  Por meqe dhembshuria eshte goxha parim fisnik, dhembshuri per te gjithe. 

Paret e ps ,vijne nga shteti,nuk jane thjesht kuotash anetaresh.Nga sa di ka financim publik per partite e prandaj me dhimbsen paret e PS.smiley

Perfundimisht, mund vec te themi: this is a mirikell of rilindje qe Zana per here te pare shpreh dhembshuri per leket e takspaguesve (qofte edhe ne princip.)  

Dite te kendshme smiley

paret e PS nuk bijne prej qiellit. po fitohen ose i "rripen" (fjalori i PPSH) popullit shqiptar nga kokalaret, qe per pare behen dhe me djallin jo veç ramen apo berishen.

dhe do ishte mire, qe Rama mos imitoje Berishen ne pompozitet, por te qeverise me thjesht. mos ta marre popllin per debil mental, se populli rastin pret e te del shpejt kunder. fjalet ne ere dhe flamujt shumengjyresh nuk e mbajne gjate me shprese. shembujt historike jane te panumert.

se populli rastin pret e te del shpejt kunder. fjalet ne ere dhe flamujt shumengjyresh nuk e mbajne gjate me shprese.

Shume dakort, ndaj edhe shkruajta qe ne fillim:

Ndryshe, Rama ka per t'i vuajtur pasojat.

Kurse Ngjela, Gjinushi dhe ai tjetri demokrat social apo socialist demokrat, Nano, Majko dhe Blushi ate dite do te hane nje dreke ne Durres.

Eshte pak gay color! smiley

a, ja fute kot! 

Ju ne amerike cdo gje e beni gay, rob ku cunat kane frike te veshin gjera roze ose rroba te ngushta. lol

Nuk kam fjale per veprime te tilla, per sy e per faqe. Pse ne Vlore dhe jo ne Shkoder; pse ne Shkoder dhe jo ne Corovode?

eshte per prishjen e ndertimeve ne bregdetin e vlores, dhe nuk eshte mbledhja e pare e qeverise kjo, por e dyta, dhe do te vazhdojne keshtu per pergatitje deri sa te behet qeveria zyrtare. Lere ca thote shqipcarja.com. Kjo eshte me ramiste se rama.

Po si mer mblidhet qeveria ne Vlore, pak rendesi ka se per cfare, ne nje kohe kur qe te gjithe jetojne ne Tirane? Mos mendo se po del kabineti qeveritare ne kembe per te vizitu ndertimet pa leje ne Vlore, ato ca foto do shohin te printuara ne format A4, do tundin kokat medemek shkelje e larte e kushtetutes se shqiperise, dhe do vazhdojne ti pijne uje pa dhe me gaz. 

cila qeveri mo njeri i cuditshem? Akoma s'eshte qeveri.

Qeveri e pa qeveri, Sala bo ça ti thoje Rama. Rrezoj ne toke keto ndertesat ketu Sali! Dhe ai i rrezon. Leje grekun te ta shkerdheje karakterin kombetar mu ne Himare Sali! Dhe ai, i shkreti, e le.

Vlora eshte port DETAR ,si Vladivostoku psh. mundsi te medha per te qene nje port i madh edhe turistik! Corovoda?!!!smiley  Ne veri mbledhja e dyte do te jete ne Tropoje! smiley

edhe Tropoja ka mundsi me u bo port i modh i rendsishem si i kaliningradit

corovoda city u hoq nga lista qy n'momentin kur ajo 21 vjecarja ishte dashuru me nji 52 vjecar. Kshu i uli vlerat krejt skraparit. Thuhet qe Liri eshte merzit qamet

Ato parate jane vertet te PS, dhe kuotat apo kontributet e socialisteve. Por kur keta nuk dine te menaxhojne/kursejne parate e veta, a e mendoni sa do u dhimbsen parate e popullit?

Per me teper akoma, me mire t'i kursejne parate e veta, se mesa duket parate e shtetit qeveria ne ikje ia ka kthyer popullit ne forme privatizimi privat.

Si asht e mundme, qe nji kta nuk shkune ....per Lesh, sikurse pat profetizue nja jo e mencmja ? Po ku ka shkue xhanem?
Eh moj Vlore! Ke qene , je e ke per te mbet heroike.Ja u ke plas zemren atyre qe zili te kan pas!Aty kan nis dhe po aty jan bitis historite e ndryshimeve.Me e nis ne Vlore vec mbaresira vine...Gjetje e mencur....!

shume te lumtur te lexoj Grava,e kjo nuk eshte pak...po e di ku eshte mjerimi qe lumturia jote varet se fiton a nuk fiton Rama e jo jetet personale....me pa dyshim ,tash po t'lshon heret shyreti Nese fitore per ty eshte pse numer dy i nje shteti do te jete nje hajdut si Meta,çeshtja eshte thellesisht morale dhe te vlerat e shoqerise toneAty ndahemi ....

Ndahemi tek koncepti per lumturine.Nuk ka asnje fije lumturie se cili fitoi, por ndjem i lehtesuar prej brenges, qe ne vendin tim, nje kryekriminel dhe kryekusar .." qeveriste" varferine, duke e cuar buze katastrofe, u SHPORR NJE HERE E PERFUNDIMISHT!Une e di mire fort qe ka akoma plot kusare e zuzare, sepse e di akoma me mire qe ky sistem i felliqur, vetem te tilla prerje ka per modele.Ama ne se populli do veproje shpejt e ne kohe, sikurse veproi, ( shume vone, me kete te marrin)),duke hedhur ne pleh kete, qafthyerin, qe tash se fundmi edhe rrodhi krejt,do te jete jo deshira por bindja ime se gjithenje e me pake te tille do prodhohen.Vetem ahere them se do kete njerez vertet te lumtur.Une nuk kam shpresen t'ja arrij asaj dite.
Vetem keshtu mundet te kuptohem une...Sa thash per Vloren e ata kundervenie jo qellim keqe.U binda qe me kishe marre vesh.....

+11 smiley

Rama do mbledhë qeverinë e re për herë të parë në Vlorë

Kujt i plasi ?

Mqns qenka per ne gusht akoma, i bie te mblidhet "Qeveria hije" ne fakt. Gazetare ç'nivel profesional keni !! Na hapet barkun perdite me "Kryeministrin e zgjedhur" dhe me "Ministra te zgjedhur", kur juridikisht Kushtetuta perdor vetem termin "Deputet i zgjedhur" ne fazen tranzitore (pas marrjes se mandatit dhe perpara betimit ne Kuvend);

Te tjerat nuk egzistojne

Edi Rama, pyetjes së gazetares se cili do të ishte vendimi i parë i qeverisë menjëherë sapo të vinte në pushtet, ai tha se “Do heqim foton e presidentit.

Eh ç'paskemi per te hequr me kete idiot !! Permbys do e bej Shqiperine! Veç nje gje uroj : e tjekshin zvarre si ne Egjipt Mubarakun (mqns Radikalet e Majte ankoheshin deri dje qe s'kishte revolta edhe ne Shqiperi)

Nenshkruar:

désespérément, Leftí

wow! Po e boni ate veprim, osht kokrra e legenit! Munden ta vendosin mbrapa nje kollone apo 1meter nga toka qe mos te bjere ne sy; apo me koke poshte... por per ta heqe, nuk hiqet foto e presidentit!!!

Po me extreme mo LEFTI?

Mos u merzi Lefto se i ka jeta keto, por tani pergatitu te besh ca opozite "efikase" se me ato numrat qe keni ne parlament ju bie te beni vecse rolin e spektatorit smiley

Kjo stuhia "antiberishjane" solli nje faktor negativ qe disbalancoi shume thelle numrat dhe i dha fuqi maksimale njeres pale. Sa per Vloren besoj se eshte vendim simbolik dhe eshte gje e mire qe po kjo qeveri i jepet perkushtimin e duhur(shpresoj qe kjo levizje te pasohet me vone me c'instalimin e kartelit te Lazaratit) i cili eshte nje gelbaze me teper ne surratin e kesa qeverie deshtake ne ikje

Sa enderroke dhe ti ! Aty mbahu se do luftohet krimi qe i financoi keta per tu bere deputet e per te fituar koshat me vota! Edhe Taçi qe thoshit se ishte i Sales, doli e punoj kunder, se "biznesi zotrie"

Nese Vlonjatet kenaqen me gjera simbolike si keto, Skraparlinjte duan llovene! dhe hallall i qofte, nese vlonjatet qenkan kaq leshko qe genjehen me "simbolika"

Populli do LEK, te tjerat i merr era

prisni mer prisni, se pa ardh akoma shtatori fillut me bo opozite si me qene Rama 8 vjet ne pushtet. 

te pakten berisha nuk po ja ndalon hovin me histori hapje kutish, si beri rama.

O po c'memorje keni mor njerez, memorjen e peshkut te kuq ne akuarjum..Po ato kutite qe u hapen ne Lezhe e gjetke, c'fare ishin?

rama bllokoi shtetin me muaj te tere. ketu ta kisha fjalen.

se gjykatat ose komisionet vete, le te merren me keto pune, sa te duan apo sa ti kene dispozitat, se nuk e bllokojne shtetin.

besoj tu jape ca tru, rama, ose vitamina. siç premtoi pashko ne rilindjen e pare. 

Ja te shikojme se cdo beje BerBasha ne opozite se dikur hynin me tanke ne parlament dhe hapnin dyert me arkivole  smiley

mu nuk me rruhet se ça ben berisha se nuk e kam gje babe shpirteror, diskutoj veç ne parim, ose si me then me tall carin (thjesht per loje, siç luajme shah ose futboll e qe megjithese loje duam ta fitojme ndeshjen). 

bile mendoj, fakti qe berisha nuk beri lufte me mbajt vendin, tregon qe punet e qeverisjes nuk jane te lehta ne kete moment.

dhe ti do shohesh qe rama do merret gjithnje per te akuzuar berishen si vjedhes te arkes kombetare (çfare beri PPSH me zogun 50 vjet me rradhe), per mungesat e vendit. 

 

Pra vjedhja e v otave qe u be sy gjith shqiptareve juve nuk ju ka bere pershtypje keshtu?

jo se shqiptari historikisht eshte shquar ne vjedhje. pra e ka per zanat HILEN. 

po cilen kuti te hapi me pare Berisha... ai eshte bere helaq nga shkodra ne sarande..

Shume mire , ne kur te fitojme do e mbledhim ne Kukes . E ku eshte lajmi ketu ?
Sikur me qene Vlora e Serbit , hej bela ca na ka gjet.

Tani Brad te kishe thene ne Kruje,, eeee .. do hante nje cike.. po kukes?/?,, nuk eshte ne nje nivel me Vloren. smiley

Paska plas nikoqirlliku modh ne Peshk!

 

Ku tjeter xhanem?! smiley

Skrapar,Polican pershembull smiley

Parlamenti aqe. smiley

Ne Skrapar,Polican city , do te mblidhet pjesa e Lidhjes se Skrapalinjeve te Interesuar.smiley

Shyqyr, larg katunaret nga Tirona! Tirona e tironsve!

Rama katunar:O ? Long live Xhelal Mziu!

Monda, mos u merzit ti se ujte e zi do ti nxjerrim idhullit tuaj. Jo per gje po e ka vene steken shume lart, premtoi Rilindje per çdo gje ne Shqiperi :

Dhe mjere ato gjera qe kane shkuar me bythe deri me sot dhe qe s'do shkojne drejt pas ca muajsh thuaj, te tera ne kurrizin e tij do ti kete

Ja per shembull lefti c'do thuash ti  nqs Edi Rama e hedh poshte vendimin e Qeverise ne ikje per ti dhurar copen e fundit te Albpetrolit  nje firme fantazem ?

Do mbrojë me fanatizëm kte fantazmën.

Edhe sala e ka mledh qeverine ne vlore po e shane atehere.

e mer sale kurr sti njohu vlerat opozita mosmirnjohese. smiley

Ne kalendarin Maya, 1 nder shenjat e fundit te botes eshte: "kur shkerdhatave te PD-hit do tu hapet barku per pasurine publike."

Po vjen fundi botes oreeeeee

Ah kta shkerdhatat e PD-hit guxojne te bejne edhe opozite pale!! Plumb ballit meritojne!!!!

oooo bejbi, dhet iz riëll rënesons...

Them qe pd duhet te kerkoje doreheqjen e qeverise ne hije. Nuk mund te shperdorohen parate e popullit keshtu. 

smiley

Artan Hoxha: Edi Rama si
xha Sulo te filmi "Kapedani" 

 

Artan Hoxha, analisti i njohur me bindje të djathta, kandidati për President i Republikës, e njëri ndër kritikët e kundërshtarët publikë më të fortë ndaj kryeministrit të zgjedhur dhe kreut të PS Edi Rama, ka komentuar mbledhjen e qeverisë në Vlorë. Teksa thotë se Rama është i fiksuar pas formës, duke akuzuar se Rilindja është rrëzuar përderisa është në një bashkëjetesë në qeverisje me ish-patericën e atij që ai e quan regjim, Hoxha bën krahasim të Ramës me ëndrrat e xha Sulos.

“Edi Rama është fiksuar në ekstrem pas formës. Shkroi Kurban-in para Rilindjes, shpalli Rilindjen, evokoi përmbysjen e regjimit, kandidoi në emër të saj në Vlorën e Pavarësisë dhe po kështu mbledh kandidatët për ministra në Vlorë. Por e gjithë kjo simbolikë, sado insistuese, nuk mbulon faktin që Rilindja mbeti në vendnumëro dhe i duhet të bashkëjetojë me ish-patericën e regjimit dhe pjesën e politikës së vjetër.

Ndaj të gjitha këto që bën Edi Rama më kujtojnë ëndrrën e xha Sulos tek filmi Kapedani, i cili në ëndërr lufonte kundra turkut, grekut, italianit e gjermanit bashkë...”, deklaroi për gazetën “Shqiptarja.com”, Artan Hoxha. I cili është shprehur në mënyrë simbolike dhe ai në lidhje me takimin e kreut të zgjedhur të qeverisë Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar më 21 dhe 22 gusht në qytetin e Pavarësisë Vlorë. Sipas burimeve, mbledhja e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të mbahet në një nga sallat e hoteleve më të mira të qytetit të Vlorës.

Duke qënë se mbledhja e qeverisë do zgjasë dy ditë, më 21 deri më 22 gusht, tashmë janë marrë masat për akomodimin e të gjithë pjesmarrësve, pra kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe të 19 ministrave të kabinetit të ri qeveritar në një nga hotelet më të mira, pikërisht “Internacional” në afërsi të Skelës në Vlorë ndërkohë që akomodimi do të bëhet te hotel “Nju Jork” në afërsi të tunelit të Ujit të Ftohtë, ku janë prenotuar mbi 30 dhoma.

Vendimi për zhvillimin e mbledhjes në qytetin e Vlorës është marrë nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, që kërkon të japë një mesazh të rëndësishëm simbolik, i cili ka lidhje me qytetin ku 100 vjet më parë lindi shteti shqiptar. Në këtë mbledhje, ku për herë të parë ministrat e PS do të ulen së bashku me ata të LSI për të nisur punën, pritet të përçohen edhe mesazhet kryesore të Ramës për kabinetin e ri qeveritar dhe punën që e pret.

Mbledhja e kabinetit të ri qeveritar që pret të marrë detyrën në shtator, do të ketë më shumë karakter simbolik dhe mediatik, në kushtet kur ministrat e qeverisë së re pritet të betohen në Parlament në ditët e para të shtatorit, pasi të nisë edhe legjislatura e re parlamentare. Ndërkohë që pritet të diskutohet në lidhje me programin e 300 ditëve të realizuar nga Beqja dhe Haxhinasto. Në Vlorë mbledhje qeverie ka bërë dhe Berisha në fund të vitit 2012, po simbolikisht. 

shqiptarja.com

Analiza e Artan Hoxhës qëndron në shumë drejtime, por mendoj se ka nevojë për disa arsyetime shtesë. E vërteta është që të gjitha slloganet e Edi Ramës dhe  gjithë qëndrimi i tij dëshmojnë për një tentativë për të likujduar Partinë Demokratike. Për fat të keq është Vlora që përdoret si gjithnjë në këtë skenar. Por, ajo që vërej me interes është se nëse ballafaqon slloganet politike të dy partive, e sidomos nëse këtyre slloganeve u bashkëlidh fjalorin politik të dy liderëve kupton dicka dhe nga ballafaqimi i këtyre forcave politike. Slloganet e PS-së, në dukje janë sllogane gjithëpërfshirëse, ato duket se synojnë të gjithë, madje edhe reagimi i Edi Ramës ndaj mbështetëse të PD-së, pas humbjes së kësaj të fundit në zgjedhje duket se e dëshmojnë këtë. Ai u dërgoi mijëra mbështetësve të PD-së, një urim paszgjedhor, duke u thënë: “Mos u mërzit, ke fituar edhe ti!”. Po ashtu, slloganet e PS-së, “Përtej të majtës dhe të djathtës”, apo sllogani më i fundit “Rilindje” duket sikur janë përbashkues. Ndërkohë,e  djathta i ka mëshuar përherë fort trashëgimisë së të majtës shqipare. Sali Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj pinjollëve të regjimit të kaluar, që duket se masivisht i janë bashkuar të majtës. Ai përherë i është referuar bijve të Bllokut, këlyshëve të kuq, etj. Pra, nëse krahason fjalorin politik dhe sidomos platformën e shpallur të të dy partive politike, PS-ja duket si një parti e reformuar, ajo synon gjithëpërfshirjen, kalimin matanë ndasive politike, përcarjen e enklavave partiake dhe rizgjimin e ndjenjës së bashkësisë tek të gjithë shqiptarët. Ajo duket se kërkon rimëkëmbjen dhe rilindjen e Shqipërisë, shpall fundin e rrënimit të saj, etj. Ajo që mund të shihet përtej këtyre sloganeve, është megjithatë, që ajo cka kërkon PS-ja është në fakt një ballafaqim final me PD-në, që do të conte mundësisht në likujdimin e kësaj të fundit. Këtë platformë të pashpallur publikisht, ose të mbuluar nën petkun e frazave të  bukura e ka marrë përsipër Edi Rama. Duke pretenduar mosrrënimin e  Shqipërisë, ai kërkon rrënimin e  një force politike. Sepse, cfarë është në të vërtetë Rilindja e Edi Ramës? Rilindja është likujdimi i një barre dhe mospagimi i kësteve të një hipoteke të caktuar. 

Rilindja e marrë përsipër prej Edi Ramës dhe PS-së është shkundja e barrës së trashëgimisë së PS-së (një trashëgimi fatale duhet thënë) dhe vendosja e një hipoteke të re, pa asnjë detyrim të prapambetur. Pra, nëse do të ishte e drejtë të thoshim se e ardhmja e këtij vendi është hipotekuar në ekzistencën e këtyre dy forcave politike, të proklamosh “Rilindje” do të thotë, që të hipotekosh të ardhmen vetëm tek njëra prej tyre. E madje, dhe këtë hipotekë ta nisësh nga zero. Kështu, ajo që kërkon Edi Rama është të likujdojë Partinë Demokratike. Një qëllim fare i pasinqertë. PD-ja, megjithë fjalorin e saj të ashpër, kurrë nuk ka kërkuar likujdimin e Partisë Socialiste. Ajo ka pranuar një logjikë të qenësishme: PS-ja, sado parti e detyruar ndaj shqiptarëve, (për shkak të trashëgimisë së saj) përsëri gjen një përkrahje të konsiderueshme ndër shqiptarë. Pra, synimi i PD-së, edhe pse fjalori i liderit të saj mund të tingëllojë i ashpër, ka qenë një luftë politike e ndershme. Ajo i ka mëshuar përherë fort interesave të papaguara të PS-së ndaj shqiptarëve, por, përmes kësaj, i ka qëndruar besnike unitetit të vendit, sepse ka pranuar një logjikë dualiste të partisanship-it të shqiptarëve. Nga ana tjetër, PS-ja ka përdorur dhe po përdor gjithë manovrat e “Rilindjes”. Në fakt, një Rilindje, si kjo e konceptuar prej Edi Ramës, duhet të vijë prej provincës. Atje është bërthama e partisanship-it të saj. Vetëm në një provincë (Vlora për fat të keq, vazhdon të keqpërdoret në këtë drejtim) rrënjoset ideja e “Rilindjes”. Vetëm atje mund të marrësh atë impetus të nevojshëm për t’i mëshuar idesë së likujdimit tjetrit. Pra, në këtë drejtim, veprimet e Edi Ramës janë në koherencë të plotë. Ajo cka duhet kuptuar është se nuk është e majta dhe aq më pak Edi Rama promotori i “Rilindjes” shqiptare. Arsyen madhore për ta  bërë këtë gjë e kanë fundosur interesat e papaguara.

 

Po ty kush te ka thene qe cdo postim ta besh si konspekt teme me 20 rreshta? Eshte blog per qejf ky, jo fakultet per mbrojtje diplome.

Problemi nuk eshte se ben konspekt, por se ia fut kot fare. Ne thelb cfare po thote eshte se qe te rilindesh, duhet te vrasesh, a te ngrihesh mbi kufoma, si c'thuhet me fjale te bukura, se s'mund te rilindesh nga vdekja jote, po nga vdekja e te tjereve. Ndersa dhunen mbi opoziten Sala e ka bere jo per ta zhdukur, por per ta forcuar, qe te mos kete nje opozite qullace. Druri ka dale nga xheneti dhe ne xhenet te con. A e kemi thene qe Sala vetem per te miren e opozites mendonte. 

Lirka, shume dakord me ty.

lirika je eshte nje nga kenaqesite e ketij blogu

Me pelqeu komenty ut Lirka.Kjo tregon se PS,ne thelb eshte nje force qe nuk pranon njeshin e demokracise ,pluralizmin ,ekzisten e pozites dhe te opozites,prandaj eshte nje force regresive dhe trashegimtare natyrale e ppsh

She ,ka dole ne ket konkluzion kaq te thelle, ori? Kujt  ja dorzoi pushtetin ne 92,2005?Si do me ta pranu opoziten,pervec se me i dhan celsat e pushtetit urte e bute?!

Regresive po ka votuesit me te shumte ne Shqiperi  E ka fajin populli, dihet  

% e spiunëve mes shqipove është më e madhe se në kohën e famëkeqit Sigurimi i shtetit, marr shkas nga shkrimi i Panorama që solli Pjeri..

Shumica e ndertimeve pa leje dhe qe zoteria do i shembe (nese) jane bere me aprovimin (heshtjen) e tij, nga bashkiake te majte. Hic mos te na marri poza shenjtori Rama se populli nuk ha bar.

Keto nismat virtuale, "me thone si e doni policine", "me coni cv-ne e me thoni vizionin tuaj", "me tregoni ku ka ndertime pa leje", "me thoni cfare pozicioni ju pelqen" etj. jane tallje bythe ashiqare me popullin fukara.

Edhe njehere per Artan Hoxhen

Per Artan Hoxhen "analist".  Artan Hoxha eshte thjesht nje i punesuar nga nje entitet privat; tv private, gazete private.  Nqs do ishte punesuar ne nje entitet shteteror nga taksapaguesit shqiptare, duhet shoqeruar me "disclaimer":

-try (read/listen to) at your own risk 

-remember to consult your physician before engaging in strenuous reading/listening activity

-warning: the following show features stunts performed either by analists or under the supervision of analists. Accordingly, producers must insist that no one attempt to recreate or re-enact any stunt or activity performed on this show.

Edhe entitetet private po te ishin sadopak zemergjera duhet ne fakt te kene ndonje nga keto. 

Jo dhe aq e qarte?  Artan Hoxha hajvan. 

____

@ Lirka "Analiza e Artan Hoxhës qëndron në shumë drejtime".

(Mua më pëlqen Frrok Cupi. Më pëlqen kryelartësia e këtij njeriu në opinionet e veta. Kryelartësi që nuk ka nevojë për pohime koke, apo për rënie shpatullash. Është lloj i vecantë i gazetarit.

Unë kam  një simpati të jashtëzakonshme për Ciljeta Xhilagën. E them haptas dhe pse kjo gjë mund të tingëllojë e papërshtatshme, apo e ekzagjeruar. Më kujtohet që kam ngelur e befasuar nga një intervistë që ka dhënë kjo vajzë në moshën 14 vjec për Revistën “Spektër”. Ajo intervistë ka qenë ndër më të bukurat që kam lexuar në jetën time.

Absolutisht në një linjë me Artur Zhejin. Jam radikalisht pro Zhejit. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë lloj diskutimi!!!!)

Deklaratat me siper per keto figura (le te jem doreshtrenguar) te spikatura, duhen admiruar per guximin dhe pasionin e sinqerte.

Por rruazlliku merr permasa te cudishme tek analiza e anal-izes se Hoxhes. Lirka, o xhan, me sinqeritet te pyes, mire je?

Pra, synimi i PD-së, edhe pse fjalori i liderit të saj mund të tingëllojë i ashpër, ka qenë një luftë politike e ndershme.  

Ajo që mund të shihet përtej këtyre sloganeve, është megjithatë, që ajo cka kërkon PS-ja është në fakt një ballafaqim final me PD-në, që do të conte mundësisht në likujdimin e kësaj të fundit.

Kështu, ajo që kërkon Edi Rama është të likujdojë Partinë Demokratike. Një qëllim fare i pasinqertë.

Paska ardhe moj marrte nga ditet e Saliut  smiley Paska ardhe LefGOPEJA  E kishte thire Saliu ne zyre dhe i kish thene duke ngritur DY Gishtat lart pasi kishte trokitur me gishtin e mesit tavolinen ...

" E kupton besoj qe te kam thirrurr per DY probleme ...smiley Nuk ishte permbajt me thane , ishte zhvesh krejt dhe  nga zelli i kish deklaruar qe "edhe vertikalisht te me therresesh une Qaj e Shkrihem per tye ohunde shkabe   " smiley

 Dhe ja ku e kemi lefKOPENE si ndozot te relaksuar pas Takimit me Dy problemet , por te shkrira me shume Probleme para e mbrapa sipas mesimeve ve te sh.Sali ...

Nuk ka me " Poshte Bllokmenet " sepse na kane Hypur Siper dhe thone "ime me luj " por duhet te zevendesohet me " uje te zi do tu nxjerrim ", tu krijojme levizje te tilla qe ti lodhim !  Perse ? Ketu duhet te jemi te vemendshem se i paraprin problemi larjes se dyshemese me sargjine qe e quan "Kushetute " Asht historike qe mba mbi vete shume perdorime pas akteve te Basqapit .  Eh sargji si ajo do ta qajme .. LefKOPE smiley do ta q..jme ! Dune me na hek nga Sargjia dhe Foton e dordolecitme Muteqe ?

Dhe problem i nenshkrire ' Vlora ta beje Hasha kedo .Padishah asht vetem njaj Berisha " smiley

Po kete ...tjekshin ...Elbasanshe ce kishe smiley

Dhe po shtoj se nuk eshte mire te te Plasi !! Le qe vet babasqapi do merzitet kur te ta shohe te plasur , por edhe ti nuk do desherosh kur te shohesh konkretisht psh .Imam Bajlldine kur t'ja Plasin  Do ket qarje me oi oi e shkulje leshrash lefKOPEEEEEE ! smiley

...................!

Rilindi PPSH-ja

ke te drejte te hapesh goje

Po c'ke moj , gjithmone Inatcore ti e dyshuse .Une po po progandoj punen tende me gjuhen e Popullit qe ta kuptoje me mire porosine dhe testamentin politik te ish k/arit te PD-hit vete zotit  kermes Berisha ( rp ) .

Nuk e lexon qe e kam vleresuar si te vjetruar Parullen tende "Poshte Bllookmenet " smiley Ku ka Bllokmene pa PPSH ? Shikoje dhe njehere ! Plus qe fundin e kam 100% personale per TY . Nuk desheroj te te plase , se ndoshta nuk e ke digjuara ate "Byth e plasur nga Kolonja " .Nga qe ishte TrIm si Babasqapi Vucidolit ,  theu shishen ( kur e prune per here te pare ) dhe pasi tha faqe -sy Pijetareve "Ce o kjo do me plase mua . Une keto copra i ..es " ...uli poturet dhe u ul mb to smiley

Kishte qare  me oi oi Lefkopeeeeeeeee .Me shkulje leshrash smiley

sipas meje Idriz ,ti je xheloz se Berisha ka tane ato floke...Pak meshkuj ne moshe te tij i kane....e mezi po pret qe Berisha ti shkulin....smiley

Une per vete mosh aty afer e Berishes jam Plot lesh e embla Zane , dhe si fis jemi tere Lesh edhe diten qe ikim nga kjo Bote .Ja kujto Enverin Psh smiley Po nuk ke foto , kerkoja Berishes se ai qe ngarkuar per krehje Leshi .Per kete dhe  e miratoj Berishen , Plus qe ai e di qe Leshte nuk para ckulet kollaj po nuk deshi Vorpsi ose Doda smiley Na ftoj dhe ne ta rruanim por nuk deshem .I kemi origjinal dhe nuk e rruajtem leshin as e ckulem !

Po une dal ne mbrojtje teLefKOPESE se mos veje e ruar kur ti raportoje dhe e kupton ai .Ai i dergon te qajne me Oi Oi para Popullit dhe te ckulin Leshte jo ta ruajne e ta genjejne " E ckulem z.Babasqap " 

Po u falet Juve zonje grua Zane , sepse ju e kutptoni xhelozine ma mire se na .Kot nuk zgjedh Gra babasqapi per propogande si Left me .....iiiiiii ne fund !

hahaha oidrizo tu ka bo leshi si ferre edhe Rama sta shkul dot

C'ke turtullesh .Kur te lexosh qe do kete qarje me Oi Oi dhe ckulje Puplash , mund te hysh dhe ti ne muhabet smiley Ketu flitet Per LESH . Eshte sektor qe nuk e mbulojne shpendet ! Une Left me ....yyyyyyy ne fund ja kam kenduar edhe me vargje , po nuk do kesh qene

O Lefty te rente Leshte 

E te bifte prap ne Vjeshte ...

çudi e madhe me ju tropojanet ,tane lesh ...

o zot filloi dhe ky me gomorlliqet e veta smiley

me siguri mbledhjen e dyte do ta beje tek shtepia e kultures ne permet ?!

e ka qejf Rama show

po rrezik vec ate ka ne dore, se te tjerat i gadisin mjeshtrat

lejeni te luje k,ministrash ne Vlore

aman te filloje pune qeveria se po coptohen robt, shtetit i ka hup boja kto kohe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).