Letra e mëposhtme është një reagim i të rinjve romë. Fakti që nuk janë emrat poshtë, nuk ia zbeh nxjeshmërinë.

Të dashur bashkëqytetarë të Shqipërisë,

Të dashur shqiptarë,

Ne e dimë se dëbimi i romëve nga mjediset e Ish-Artistikes ka indinjuar disa prej jush. Por jo të gjithë ju. Ndoshta jo të gjithë shqiptarët ndihen të indinjuar. Ndoshta jo të gjithë shqiptarëve u intereson se ku do ta gdhijnë natën disa romë. Ndoshta jo të gjithë shqiptarët mendojnë se ka ndodhur diçka kaq e keqe. Ndoshta, një pjesë e shqiptarëve në Shqipëri mendojnë se kush ka para dhe pushtet fiton gjithmonë. Ndoshta dikush nuk mendon se romët në Shqipëri vlejnë po aq sa shqiptarët.

Të dashur bashkeqytetarë të Shqipërisë,

Ne i jemi mirënjohës Avokatit të Popullit, të cilit njerëzit shpesh i thërrasin “Avokati i Romëve”. Ne mendojmë se i gjithë populli shqiptar ka nevojë për një avokat. Mos mendoni se populli shqiptar po trajtohet më mirë sesa komuniteti rom. Por, në mënyrë të gabuar, shumë shqiptarë mendojnë se nuk ka diskriminim, nëse të gjithë diskriminohen njësoj.

Të dashur bashkëqytetarë!

Prej vitesh kemi parë që në Shqipëri askush nuk ndihmon askënd. Nëse një shtresë në nevojë shkelet me këmbë, shtresat e tjera në nevojë nuk i vijnë në ndihmë. Secili sheh hallin dhe nevojën e tij, dhe të gjithë bashkë nuk shohim hallin e askujt.

Edhe sa kohë do të vazhdojmë kështu?

Të dashur bashke qytetarë të republikës së mjerë të Shqipërisë,

Dje, disa njerëz të fuqishëm, me para dhe lidhje të forta, arritën të na marrin vendin ku jetojmë, sepse në Shqipëri ligjin e bëjnë ata.

Nesër, të njëjtët njerëz do t’ju marrin lulishtet, ku luajnë fëmijët tuaj,

Pasnesër, po këta njerëz do t’ju marrin plazhet, ku lahen fëmijët tuaj,

Dhe, nje dite tjeter të njëjtët njerëz, do t’ju marrin çdo pronë publike që e kanë ndërtuar prindërit tuaj.

Atëherë juve ndoshta do t’ju kujtohen romët.

Por të jeni të sigurt se askush nuk do të kujtohet më për ju.

27 Komente

Kjo letra muve me duket si e shkrujtme nga dora e sekretares se Avokatit te Popullit.

* normal...i mungon theksi i vertete!

Keto spekullime kane dale pasi Igli Totozanit ia ka lexuar doren nje arixhofke, duke ia permbyllur (leximin) me shprehjen emblematike: S'kane cte te bejne, mtin te te hane! 

 

hahahaha

kto jane trillime. me lejoni t'i drejtohem nje ambasade mike.

Askush nuk do te protestoje. Po edhe po protestuan aq na ben. Ne rrojme per mrekullli ne halene qe na takon.

Vendi juaj ka nje mutzike te mrekullueshme.

Tani e pashe qe paskam bere nje gabim frojdian. Do thuash ti "kujt do me i tregue frojdin, mer gmail"? Mire mer, e lashe. 

verejta pozicionet e tastove u, z dhe t, per ndonje fqinjesi te mire, por pa sukses. atehere mendova qe diftongu tz eshte dhene qellimshem per te gjeneruar nje tingull me te forte, me te serte, afer x-ese ose c-ese. si ne fjalen tzar, psh.

Po ku pyet gjenialiteti per afersi tastesh mor zotri? Talenti spontan shperthen dhe i zhduk distancat. - do kishte thene Avukati.

ketu nuk hyn ai qe s'njeh gjeometrine, do e plotesonte me pamje sokratike dhe timber platonian.

Dhe pa gjeometrine zotri, pa gjeometrine zotri, e ke te te humbur betejen qe ne fillim. (ketu eshte momenti kur ngrihen syzet me gishtin e mesit) Kjo nuk diskutohet. 

Deri ne vitet 90-te keto lloj kenge kane qene gjysma e repertorit te dasmave qytetare shqiptare, dmth ne nje fare menyre kane ngjizur veshin e shqiptareve.

Por nuk eshte se gjysmen tjeter te veshit e kane ngjizur muzike klasike me frymzim nga muzika cigane. 

ne fillim erdhen e moren komunistet por une nuk fola se nuk isha komunist etje tj
pataj erdhen dhe moren mua por s'kishte mbetur me njeri te fliste

prifti gjerman

Komunistet i moren ne fund(madje kush i mori),ç'ne, ndodhi qe moren priftin...keshtu shkoi puna smiley

do s'do ti kjo eshte historia e europes zane... dhe e poezise, e cila me pas cuditerisht iu atribua nje poeti te njohur gjerman
(komunistet moren te paret)

ishte ironi e imja qe i referohej historise sone.Ne historine tone nuk ndodhi qe moren komunistet e lane prifterinjte.

po pse si u cliruam ne o zane, lejleku na cliroi? apo harrova une, ju nuk e quani clirim ate qe feston gjithe europa me 9 Maj(fitoren ndaj nazizmit)

muhabet i gjate Flo,ça feston Evropa e ça festojme ne,u çliruam kush ,nga kush u çliruam e kush na okupoi,kush fitoi ,kuhs humbi,rebus Flo...smiley

Shume i gjate eshte muhabeti eroticamente Zana, por sikur aty nga 89-ta i kemi rene shkurt muhabetit te çlirimit duke bere si gore ka 20 vjet histericamente.

Ne fakt nje lesh, e keqja eshte po aty, biles me e madhe ne histori. Pornograficamente.

Prej vitesh kemi parë që në Shqipëri askush nuk ndihmon askënd. Nëse një shtresë në nevojë shkelet me këmbë, shtresat e tjera në nevojë nuk i vijnë në ndihmë. Secili sheh hallin dhe nevojën e tij, dhe të gjithë bashkë nuk shohim hallin e askujt.

ai qe garanton solidaritetin ne kesi rastesh eshte  kombetarizmi qe luftohet aq shume nga multi-kultet, qe ne pergjithesi jane kuder cdo forme perbashkesie, dhe paradoksalisht ndihen vetem per pakicat sepse kujtojne se keshtu luftojne nacionalizmin.

arixhi i dashur,po u distancove nga te zotet e vendit nuk te ngelet njeri tjeter per tu ankuar vec saliut dhe lubonjes.

ne qofte se te drejtat tuaja do ti kerkonit si qytetare shqiptare ndryshe do te ishte puna.

Po ta thellosh problemin e tyre ( une i du shume ) ka nje rast ngjashmerie te pakten ne Dukje me " homleset ".qe ka ne themel moralin e demokracise , " Liria per te zgjedhur " . Pra ata nuk ka kush ti fajesoje per zgjedhjen ashtu si dhe Homot e PD-hit me ere babassqapi ,apo te ndonje force tjeter  Ne se kane shkele Ligjet e shtetit patjeter qe do te ndeshkohen , ne kete rast ne mardhenie me  Pronen  Publike .Por shteti ne kete Rast po vepron si Xhandar dhe ketu eshte thirrja e ketij .Prapa ketij vendimi shtrihen Interesa te nje tjetri te perkrahur Politik , pa perfilluar aspak te drejtat e ketyre qe po Ndeshkohen !

Nje nga Institucionet me domethenese te shtetit Av Pop .e quan te Padrejte masen duke mos e mbeshtetur me zgjidhje te tjera .dhe me kete ne duhet te kuptojme se ata nuk jane "ndertim i paligjshem ' sikurse mendon ndonje dhe mund te prishen !  Pikerisht se kete nisme e merr nje kaste kriminelesh me mbeshtetjen e Berishisteve  ketu mba shume Ere Ploitike brenda kuadrit te "lenies ne dere " te minave per Qverine e Re .

Cudi si nuk paskan shkuar keta arrixhinjte e Arnavutistatit ne Gjermani. Te gjithe arrixhinjte e Rumanise dhe Bullgarise ja kane mbathur ne Berlin. Nje reviste gjermane "Der Spiegel" shkruante para pak kohesh se nje keshilltare e bashkise se Berlinit kishte shkuar ne nje fshat arrixhi te Rumanise sepse do t'ju premtonte te ngrinte nje shkolle atje. Arrixhiu rumun qe e mbante veten per kryetar bashkie i tha se do te bente mire t'a ndertonte ate shkollen atje ne Berlin, sepse edhe arrixhinjte e mbetur te fshatit rumun, po beheshin gati te shkonin ne Berlin.

Eshte nje moment shume kyc ku arrixhinjte mund te perfitojne strehim politik dhe ndihme sociale ne Gjermani. Kete mund t'a bejne edhe arnavutet jo-arrixhinj, po te jene pak te mencur. Gjate luftes ne Kosovo, shume arnavute te Arnavutistanit paraqiteshin si banore te Kosovo ne UK dhe u shperlbyen bujarisht me dokumente dhe para nga britaniket, mjaftonte te flisje me dialekt gergerisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).