Në periudhën e realizmit socialist, në letërsinë shqipe u zyrtarizua edhe ateizmi si komponentë e dokrinës së re ideologjike-letrare, të huazuar nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë zyrtarizim, letërsisë shqipe iu bë njëri nga atetatet më të rënda në sferën estetike dhe morale të saj, sepse një poezi e xhveshur nga mundëia e përfytyrimeve metafizike, rezulon të jetë shumë e varfër figurativisht dhe shumë agresive kuptimisht. Një pjesë jo e vogël e letërsisë shqipe që është shkruar në atë periudhë, e ka në vete qëndrimin ateist agresiv. Në emër të gjoja luftimit të konservatorizmit fetar e të ndarjeve fetare, u krijiua një letërsi me ide të ashpra ndaj besimeve fetare dhe ndaj besimtarëve. Mund të bëhet një studim i veçantë për këtë trashëgimi negative të letërsisë shqipe, por ne këtu do të mjaftohemi vetëm me inicimin e këtij problemi. Do të ndalemi vetëm në disa raste eklatante. Poema e Xhevahir Spahiut, “Vdekje perëndive”, edhe me titullin e edhe më përmbajtjen e saj, është përfaqësuesja më tipike e kësaj fryme antifetare në poezinë shqipe të realizmit socialist. Kjo poemë është si një platformë ideologjike me ambicie agresive të femohimit dhe të feshkatërrimit. Për ta pasur lexuesi i këtij teksti të qartë potencialin e tillë të kësaj poeme, ajo do të duhej të sillej e plotë. Por, kjo nuk mund të bëhet këtu për shkaqe praktike. Prandaj, vetëm do të sillen si argumentim disa fragmente të saj. Poema fillon me një ekzaltim poetik për tokën që paskësh fituar lumturinë, duke u bërë tokë pa Muhametin e pa Jezu Krishtin:
 
Toka ime.
Tokë e njerëzve.
Pa Muhametin dhe pa Jezu Krishtin mbi shpinë
Zemrat s’rrotullohen më rreth diejve iluzorë
Po rreth diellit të njeriut
Venë e vinë. (Spahiu: 105)
 
Pas këtij ekzaltimi, poeti fillon e nxjerrë konkluzione, sipas të cilave njerëzit më nuk duan të dinë për zotin dhe nuk duan që zoti të dijë për ta, duke shkuar në një skajshmëri femohuese, që rrallë ndeshet në letërsi në këtë farë mase:
 
Ju nuk doni ti’a dini asnjë fije për zotin 
S’doni as që zoti t’ia dijë për ju. (Spahiu:106)
 
Në njësinë e dytë poeti fillon e shpalos përvojën personale të femohimit, duke u krekosur që ka hyrë në xhami për të zbuluar mashtrimin, nihilizmin dhe kotësinë e besimit:
 
Sa shpina u kërrusën
Sa gjunj u ropën
Këtu në altar,
Amin, Muhamet, 
Errësitë fanatizëm,
Amin,
Nga djepi në varr (Spahiu:107 )
 
 
Pas një breshërie fyerjesh ndaj klerikëve e ndaj poetëve fetarë, pas një ekspozicioni të padrejtësive sociale, të cilat ia faturon fesë, poeti e bartë zemërimin ndaj vetë Perëndisë, me një leksik brutal:
 
Në një vesh latinisht,
Në njëvesh arabisht,
Në një vesh greqisht,
Perëndia e shqiptarëve me tre veshë ish?
Perëndi a përbindësh?!
 
Perëndi që na kyçën kanatat e syve,
Perëndi që na kyçën derën e gëzimeve,
Perëndi që na vishnin rroba gjykatësisht gjyqeve,
Perëndi që tundnin skeptrin kolltuqeve,
Perëndi të qiellit në marrëveshje të plotë me perënditë e tokës
Taborre të zeza,
Që psallnin nëpër udhët e botës. (Spahiu:111)
 
I ekzaltuar nga revolucioni komunist dhe nga ideologjia komuniste, Xhevahir Spahiu e nxjerrë femohiminsi kalë beteje, për të dhënë mesazhin e rendit të ri pa fe dhe të një shoqërie ku lufta e klasave ushqehet me gjakderdhje. Duke e portretizuar këtë revolucion të shkatërrimit të besimeve fetare, poeti përshkruan bëmat e komunistëve, për të cilët tregon me mburrje se ata shtijnë me armë edhe ndaj profetëve dhe librave të shenjtë! Egërsimi me femohimin vjen duke u shtuar nga vargu në varg, për ta arritur kulminacionin në thirrjen “ Vdekje perëndive!”. Poeti glorifikon vitin 1967, që është i njohur si viti kur filloi shkatërrimi i xhamive dhe i kishave dhe ndalimi i fesë në Shqipëri. Më tutje ai shpall kumtin për “vdekjen e zotit”, barazon Biblën me librin “Mein Kampfh” të Hitlerit dhe i thur një ode vendit që ka shpallur veten shteti i vetëm ateist në botë.
 
Për lexuesin dhe studiuesin e sotëm mbetet e paqartë se nga çfarë shtysash psikologjike mund të jetë nxitur kjo poemë kaq brutale ndaj besimeve fetare dhe veçmas ndaj Hyjnisë?
 
Në garën e fefyerjes është konkurues edhe një tjetër poet shqiptar, Moikom Zeqo. Në poemthin “Zodiak” të Zeqos, vargjet sa nuk përlcasin nga përdorimi i shumtë i emrit të Zotit, në kontekste ironike, negative, fyese dhe mohuese. Pastaj një përdorim i fjalëve: djaj, engjuj, Krisht, etj., poashtu në një kontekst ironizues, mohues dhe fyes.
  
Edhe në poezinë “Apokrife”, Moikon Zeqo, në përpjekje për të krijuar figuracion të fuqishëm, e lakon kështu emrin e Krishtit:
 
Barku i këmbanës së katedralës së Fjalës   
Aborton çdo mëngjes Krishtin e tingujve.
 
Vënia në një rrafsh të plotësimit figurativ e semantik e fjalëve aborton dhe Krisht, vërtet është jashtë çdo shije morale, e as nuk mund të jetë kurrsesi as me funksion estetik, sepse funksioni estetik nuk mund të arrihet, nëse është në kolizion me vlerat sublime shpirtërore dhe morale. Në “kërkimet” krijuese Zeqo arrin deri në nivele të habitshme të deformimit të kuptimeve dhe të vlerave të leksikut që përdor si në vargjet:
 
Dhe Zoti, Zoti
Le ta rishpikë
Njeriun,
Po Njeriu do ta denoncojë
Si falsifikues... edhe të kozmosit! (Zeqo: 35)
 
Në tërësi, libri Zodiak përmbledh poezitë me leksikun dhe intonacionin më agresiv antifetar, edhe pse kohësisht bie në një periudhë që mund të emërtohet si periudhë e postrealizmit socialist. Poemthi Zodiak në esencë shpalos pasojat që ka lënë prapa vetes një realitet ideologjik, social dhe politik nga më të errëtit në historinë shqiptare. Këso poezie mund të lind vetëm në një vend që qe shpallur ateist, ku xhami, kisha dhe teqe të shumta qenë rrënuar nga dora shkatërrimtare e “rinisë socialiste”. Aksionit shkatërrimtar i qenë bashkuar edhe një numër i shkrimtarëve, për të “denoncuar” me veprat e veta “artistike”, atë që quhej “reaksioni i fesë dhe i klerit”. Në një hiperproduksion letrar, që në fakt ishte produksion propagandistik, udhëheqësit e feve paraqiteshin në format më vulgare, si armiq të shtetit dhe të kombit, si pengues të progresit shoqëror, si mikrobë që inektonin moralin e shoqërisë e çka jo tjetër, ndërsa feja si “opium për popullin”. Breza të tërë shqiptarësh janë edukuar estetikisht dhe moralisht me ide dhe me figura të tilla të deformuara, ndërsa revani antifetar vazhdon edhe pas kompromentimit të asaj ideologjie agresive.
 
Poezia “Do të vdes i ri” e Moikom Zeqos, edhe një herë bëhet provë “estetike” e kësaj katandisjeje, me vargjet:
 
Njeriu është jashtëqitja e Zotit,
Apo Zoti jashtëqitja e Njeriut. (Zeqo: 29)
 
 Si është e mundshme që një njeri i kulturuar të shkruajë në këtë mënyrë në periudhën postmoderne të shoqërisë? Përfytyrime të këtilla morbide për njeriun dhe për Zotin nuk kanë pasur as paganët.
 
Edhe në ciklin për shtatë ditë të krijimit, Zeqo shfryn ide e asociacione të fuqishme antifetare, nga më të habitshmet që mund të ndeshen në letrësi. Duke shfryrë mllefe iracionale ndaj instancës së Zotit, ndaj feve dhe ndaj simboleve fetare, ky poet përfundimisht, edhe në periudhën postsocialiste mbetet lider i krijimit të përfytyrimeve morbide antifetare në letërsinë shqiptare.   
 
Në njërën nga poezitë më të diskutuara të Ismail Kadaresë, “Pashallarë e kuq (titulli autentik “Në mesditë bryroja politik u mblodh”), poeti në ofensivën e triumfalizmit të ideologjisë dhe të praktikës enveriste, bën njërën nga krahasimet më absurde që mund të bëhen: një krahasim ndërmjet Jezu Krishtit dhe Enver Hoxhës, duke e prezentuar të parin si përfaqësues të pushtetit të dhunës:
 
Krisht ai nuk ish që t'i dëbonte
Nga pushteti me kamçik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Për ta bërë burokratizmin zap. (Kadare)
 
Lehtësia e tillë e përdorimit të figurës së profetit, në kontekste krejtësisht të deformuara, flet për shkallën e rëndë të relativizimit të edukimit fetar të vetë poetit por edhe të stimulimit të ateizmit nga ana e vetë shtetit ideologjik. Ismail Kadare shkruante në vitin 1974, në pamfletin me titull ”Realizmi socialist- arti i madh i revolucionit”: “Arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re, përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme idesh reaksionare.” Emërtimi i librave të shenjtë si “puse të pashterrshme idesh reakisonare”, është kulmi i shfrimit të urrejtjes së motivuar ideologjikisht.
 
Dritëro Agolli në poemën me titull “Komunistët” ashtu si edhe i shkon kësaj tematike, në vrullin poetiko-revolucionar, nuk lë pa fyer fenë islame dhe librin e shenjtë. Ekzaltimi i tij me revolucionin, me figurën e Enver Hoxhësdhe me komunizmin, shprehet edhe me strukturën e vargjeve, që u ngjajnë vargjeve të përthyera të poezisë së hershme bolshevike. Aplikimi i kësaj skeme revolucionare të vargut, bëhet për ta imituar poezinë bolshevike në formën e tij origjinare. Ndërsa, fyerja ndaj fesë, është e ndërfutur, pa asnjë motivim, por vetem për ta shprehur sa më fort ekzaltimin revolucionar, me këso vargjesh:
 
Bile kam shkelur
                       Mbi qitap
                                    Të hoxhës!
Kam shkelur
                       Atëherë
                                    Kur qitapit
 
I thoshin                   
               pleqtë
 
 
                         libër
 
                                    perëndie,
Po unë
              ia kam varur
                                     qafës
                                                 cjapit
Me rebelim 
                     të madh
                                      prej djalërie. (Agolli: 210-211)
 
 
Duket sheshit se poeti ka bërë një lojë me këtë motiv, sepse në fakt deformimi ndaj besimit fetar erdhi jo nga “rebelimi i djalërisë”, po nga politikat e shtetit.
 
Në të vërtetë, fillimi i deformimit të plotë të qëndrimit ndaj besimeve fetare, të letërsisë shqipe dhe të shkrimtarëve shqiptarë, pati filluar menjeherë pas instalimit të regjimit bolshevik në Shqipëri.Vartësia e plotë e shkrimtarëve nga shteti ateist, ka ndikuar në adotimin e shumicës prej tyre, në ideologjinë e re. Prej kësaj pike, letërsia shqipe e periudhës së realizmit socialist, është bërë “ me materien”, duke eliminuar aspektin metafizik, po më të shumtën edhe atë moral. Poezia e Ismail Kadaresë, “Në mesditë Byroja politike u mblodh”, me thirrje të hapur për eliminimin masiv fizik të njerëzve, në emër të luftës së klasave, është rrjedhim logjik i atij defromimi që pësoi letërsia shqipe në ato rrethana. Por, e habishme është që qëndrimi antifetar u kultivua edhe nga shkrimtarë që patën fatin e keq nën diktaturë. Emblematik në këtë mes është njëri prej tyre, sigurisht më i talentuari, Frederik Reshpja. Në shumë poezi të tij, shpërthen një disponim anitifetar, i ndërlidhur me fatin ters jetësor të tij. Por, ky disponim zgjerohet edhe në poezi të tjera. Fjala ven, poezia “Rivarrimet” e Frederik Rreshpjes, e zbulon një konfrontim ndërmjet tokësores dhe hyjnores, duke dhënë përparësi të parës, në këtë rast atdheut më shumë se parajsës. Pasi ekspozon një tragjedi të rivarrimit të djemve të rinj të Kosovës, të vrarë nga hasmi, poeti e mbyll poezinë me këto vargje:
 
Zot i madh! Po rivarrosim të vdekurit tanë,
Dhe na fal që jemi të mbushur me urrejtje,
Dhe po të duash mos na fal o Zot,
Dhe mos na jep parajsën, po na lër në dheun tonë, amen! (Rreshpja:132)
 
Poeti nuk shfaqet mohues i Zotit, sepse në fakt atij edhe i drejtohet. Por, kur vjen puna te atdheu, ai i drejton një kërkesë dhe një mesazh krejtësisht arrogant. Njëra nga tiparet e nacionalizmit shqiptar në periudhën e komunizmit, që hetohete dhe në lelërsinë shqipe, në fakt edhe ka qenë një nacionalizëm me bazë ateiste. Poeti Frederih Reshpja në poezinë me titull “Feniksit”, njësoj si poeti grek që i quante grekët e lashtë, “elinët e shenjtë”, i quan ilirët, “ilirë hyjnorë”. Ndërsa, në poezinë “Ulisiada”, Rreshpja operon me emrat e Poseidonit, të Ihtiozaurit, Polifemit. Përzierje të këtilla të koncepteve ateiste, politeiste dhe ndonjëherë edhe kristiane, ka edhe shumë në poezinë e Frederish Rreshpjes, po edhe të shumë poetëve të tjerë shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX.  
 
Poeti Fatos Arapi, në vëllimin “Antologji personale”, të botuar në vitin 2001, ku janë përfshirë poezitë e zgjedhura prej vetë atij, i riboton për shijen e vet disa nga poezitë më agresive ndaj besimti fetar, gjë që do të thotë se pasojat e ngulitura të ateizmit kanë vazhduar të funksionojnë edhe pas rënies së komunizmit. Mungesa e reflektimit mbi atë praktikë poetike vulgare, ku sajohen përfytyrime të kota për Zotin dhe ku adresohen edhe fyerje ndaj Hyjnores, tregon se botëvëshrimi ateist është rrënjosur dhe këta poetë nuk kanë fuqi që ta shkulin nga vetja e tyre dhe nga poezia e tyre. Ajo që kanë shkruar do të mbetet një trashëgimi problematike për brezat e ardhshëm të lexuesve shqiptarë, të cilët do të kenë përfytyrime të tjera për besimin fetar. Lexuesit e ardhshëm do të detyrohen të marrin një qëndrim ndaj kësaj trashëgimie, e cila është në kundërshtim me respektin elementar ndaj përfytyrmit teist të botës. Pra, një pyetje që do të merr përgjigje në të ardhmen është kjo: si do ta përjetojë lexuesi estetikisht poezinë, nëse mesazhet e saj janë në kundërshirm me besimin fetar dhe me vlerat morale të lexuesit? Ndërsa, poezia e Fatos Arapit, bashkë me poezinë e një numri tepër të madh të poetëve shqiptarë të periudhës së realizmit socialist, e kanë në vete këtë problem. Në poezinë me motiv dashurie, “Zoti ikte nën shi”, poeti pasi përshkruan një gjendjej pritjeje dashurore, të mbarsur me mërzi, në një Tiranë të mbuluar nga shiu dhe një ballafaqim të mjerimit e shpresës, krejt në fund, pa asnjë motivim logjik, ndërfut në kontekstn e këtyre përfytyrimeve poetike, edhe vargun vulgar, “ Në Tiranë nën shi ikte Zoti, mbetej vetëm dashuria”! Kundërvënia e këtyre dy koncepteve, për të dhënë mesazhin se zoti është në anën e të keqes, është i palogjikshëm, vulgar. Në fund të fundit, përfytyrimi kaq primitiv për Zotin, si një qenie që ikërka, është më i keq se ai paganëve. Edhe poezia “Perëndia e shqiptarëve”, ka përfytyrime pagane dhe gjithsesi vulgare për Zotin, duke e përfytyruar si një “perëndi nacionale” (pra vetëm të shqiptarëve). Më tej, poeti e përfytyron Zotin si të papërkryer, e madje edhe keqdashës ndaj shqiptarëve, sado që na qenkërka “perëndi e shqiptarëve”. ! 
 
Një prirje tjetër në poezinë e Fatos Arapit është edhe ideologjizimi i figurave të mitologjisë (politeizmit) antik grek,duke i vendosur ato në kontekste të kohës aktuale. Poezitë “ Mos u gëzoni Zeusë”, “Unë nuk e dua Akilin”, “Penelopës”, “ Shqiptarët”, “Veç Promete ndershmërie”, janë tipike për këtë lloj perceptimi poetik.    
 
Një poezi e Dionis Bubanit me titull “Programi i Vatikanit”, është shumë agresive në denoncimin e Vatikanit si “parajsë me kamxhik dhe me spiunë” dhe e akuzon për militarizëm e agresion:
 
O Papë, po ta kthejmë sot programin
Ti je xhentil, po nuk na hyn në punë,
E njohim shumë mirë Vatikanin,
Parajsën me kamxhik dhe me spiunë…
 
Edhe programin tënd e njohim mirë
Se e provuam kur puthe agresionin,
Kur kryqi yt zbërthehej në zingjirë,
Kur priftërinjtë e tu na kryqëzonin. (Bubani” 172)
 
Edhe pse motivi i këtij denoncimi është ideologjik, ai bëhet kaq agresiv ndaj një instance aq të lartë fetare, për shkak se ateizmi është burimi që e ushqen një kësi botëvështrimi mbi botën. Po të ishte vetëm një konflikt ideologjik në mes, ai do të paketohej në mënyrë më të sofistikuar, por këtu është edhe ideja e urrejtjes ndaj çdo elementi fetar.  
 
Këso përfytyrimesh ateiste dhe politeiste në poezinë shqipe të realizmit socialist ka aq shumë sa që të gjitha as që mund të evidencohen. Por, në kontekstet e reja letrare e jetësore, statusi i këtyre teksteve dhe ideve të tyre me lexuesin duhet të ridiskutohet. Linja më e logjikshme e këtij ridiskutimi duhet të jetë ajo që e ka trasuar Cvetan Todorovi te studimi i tij programatik, “Letërsia në rrezik”, ku ndër të tjera thotë” “ Duhet gjithashtu të hetojmë qëllimin e fundit të veprave që i gjykojmë se e meritojnë të studiohen. Është rregull i përgjithshëm që lexuesi joprofesionist, sot sikurse dje, i lexon këto vepra jo me qëllim që sa më mirë ta zotërojë një metodë leximi, as edhe për të nxjerrë informata mbi shoqërinë ku ato kanë lindur, por për të gjetur aty një kuptim që i mundëson atij që sa më mirë ta njohë njeriun dhe botën, për të zbuluar aty një bukuri, që ta pasurojë ekzistimin e tij. Njohja e letërsisë nuk është një qëllim më vete, por është një nga rrugët mbretërore që drejtojnë në përkryerjen e secilit.” (Todorov: 23-24)   
 
Rrjedhimisht, kjo pjesë e letërsisë së realizmit socialist, nuk mund të shërbejë si informatë për shoqërinë, e aq më pak për të gjetur kuptime që e pasurojnë njohjen për njeriun dhe për botën. Përkundrazi, kjo lloj letërsie, ia ofron lexuesit një qasje skajshmërisht dehumannizuese, duke e paraqitur njeriun tërësisht të zhveshur nga vlerat më sublime shpirtërore. Prandaj, për ndonjë kontribut të kësaj letërsie në „përkryerjen e secilit“, as që mund të bëhet fjalë.

 

(Fragment nga studimi „Letërsia dhe besimet fetare“, Logos A.) 

*Marre nga Revista Jeta e re

55 Komente

Në realizmin socialist, zoti ishte partia, ndoshta më i fuqishëm se zoti, sepse dhe për të dashuruar duhej të pyesje partinë, ta bekonte ajo dashurinë, pasi të bënte biografinë prejardhjen politike gjysh e stërgjysh....

Si është e mundshme që një njeri i kulturuar të shkruajë në këtë mënyrë në periudhën postmoderne të shoqërisë? Përfytyrime të këtilla morbide për njeriun dhe për Zotin nuk kanë pasur as paganët.

Si eshte e mundur qe shkruhen pacavure te tilla? Si eshte e mundur qe shkruesi qenka studiues? 

--------------------------------

Në një vesh latinisht,
Në njëvesh arabisht,
Në një vesh greqisht,
Perëndia e shqiptarëve me tre veshë ish?
Perëndi a përbindësh?!---

 

fantastike!

Av, you're missing the point. Dhe nese quan fantastike nje pordhe te tille, pastaj s'do di se se te te quaj. smiley

Thuaje pra njehere point-in qe po miss une... pastaj kollaj te tjerat.

Nese falsim per Perendi, flasim per diçka me te fuqishme se Google Translate.

Perendiu e urren Google Translate me shume se realizmin socialist. GT po i zhben Babelin. Mkat smiley

 

You're a sweetheart! smiley

smiley

rrofsh, kush te kupton te do.

 Hoppa,

Pse kane`tre vesh`(latinisht,arabisht, greqisht) shqiptaret ? Qe ta kuptosh me mire pointin, kush e ka misur  smiley 

    Milazim Efendi, na rrofsh per dimer, se me kete vape behari, ky shkrimi jot na ben te ulemi ne bisht... dhe ta kendojme rehat rehat! Te ndjejme ate kenaqesine, jo dhe aqe te vogel,  qe  e ndjen i shkreti rob ...kur ben ujin e holle.

   Dilni ore nga qerthulli,  sikur  u niset ...per te shpetuar Baba Dovletin !

Milazim, largo taborre smiley

smiley

Ama jo taborre! Se  jane bere  vete ...me boje...

nderkaq, edhe pse zgjedhja e pjeseve te poezive nga autori nuk ka se si te jete bere me dashamiresi, vete fakti qe ato jane shkruar dhe botuar, nuk do i bente nder asnjerit prej autoreve. mbase kane qene "flake per flake" per kohen qe jane shkruar (arti misionar), por pare me sy te qete, pa fjalime 6 shkurtesh etj etj, them qe kemi te bejme me poezi me vlere deri mesatare (bujarisht kjo).

ps. me ther ne kryqe qe ismaili e ka shkruar ate gje aq bajate. pavaresisht te gjithave. te tjeret, nuk vihen ne hesap. asnjeri!

Ky kaliber del me nje shkrepje vetmore. Tregonte nje shok, edhe ai te treguar e kish nga nje kameraman i TVSH-se (mbase PF mund te kete ndonje opinion profesionisti ketu): kishte shkuar per te fotografuar enver hoxhen. edhe thoshte, po s'kishe nevoje me u lodh hic mer, dilte vete robi aty ku binte drita me mire, buzeqeshte fiks kur duhej dhe sa duhej smiley sa boheshe gati me i dhon naj udhezim, e kishte bo nderkaq lala...

Kot nuk i kane thene Njeri i Madh!

"Toka ime.
Tokë e njerëzve.
Pa Muhametin dhe pa Jezu Krishtin mbi shpinë
Zemrat s’rrotullohen më rreth diejve iluzorë
Po rreth diellit të njeriut
Venë e vinë."....Nuk kishte vend për varr,

............................................për armiqt e patisë....

 

 

Edhe Jacques Prevert i Pater Noster me siguri relizmit socialist i ka perkitur. 

Ajo qe nuk kuptojne keta kritiket kunder realizmit socialist eshte se e kane tenjën brenda, se realizmin socialist e kane pervetesuar vete me mire se kushdo tjeter nepermjet kesaj lloj kritike me tone kaq te fuqishme normative. Nese sot realizmi socialist nuk levrohet me ne art, kalane e kritikes nuk e ka leshuar ende.

E falenderoj autorin per humorin.

 

"funksioni estetik nuk mund të arrihet, nëse është në kolizion me vlerat sublime shpirtërore dhe morale."

Gjeni dallimin mes kesaj teze, dhe kesaj tjetres:

"funksioni estetik nuk mund të arrihet, nëse është në kolizion me vlerat e ndertimit te njeriut te ri."

Problemi eshte se funskioni estetik, nese nuk duam qe te shnderrohet ne propagande, e llojit soc-realist apo fetar qofte kjo propagagande, nuk duhet t'ia dije per vlera morale hic. Te qenit i funksionit estetik ne kolizion apo kohezion me vlerat morale ka rendesi historike, studimore, e me the te thashe, por nuk e ben me pak apo me shume funksion estetik. Perkundrazi, matja e funksionit estetik me kut moral, i ben dem pikerisht ketij funksioni.

Po mer Milazim, po!

E ca se kan qene poete ateiste? Sot ter bota po shkon drejt spiritualitetit apo agnosticizmit. Mund te themi qe komunistet kane qene pionere te ketij rrugetimi postmodern. 

Në një vesh latinisht,
Në njëvesh arabisht,
Në një vesh greqisht,
Perëndia e shqiptarëve me tre veshë ish?
Perëndi a përbindësh?!

(Spahiu:111)

Emo per ty me shume ... Me fal PO ne se nuke merr si mesim ,por bashkebisedim !

Shiko cdo pozicion kritik Sot sidomos nga Krasniqiet or tie , eshte kulture e  Bartur nga kritika e perjashtimit Poilitik. LefKopete dhe Tufat asnjehere nuk e kane kuptuar ne cfare epoke Jetojne per te qene te cliruar nga paravolite e Injorances e per te kuptuar njehere e pergjithmone se Krijimi eshte substrakt individual dhe mba VULEN e kohes .Do thush qe Bota ka Shekspir ...po edhe ne kemi Poetin Kombetar Xhelal Aga smiley

Pikerisht se ka perjashtime eshte Ligjesi ! Dhe qe ti vesh VULEN , Papa dhjeu mbi Bibel kur u shpreh "E kush jam une te gjykoj SUMSAT " ? kur vete Themelet e moralit te Bibles pas aktit te Krijimit e Ruajne ate duke Shkaterruar themelet e ngritura mbi Pederastine si konkurence te Krijimit ! Mos ka lexuar Papa keto poezi smiley  Ta dije Krasniqi kete ? Po lefKOPEJA ta kuptoje thua smiley

Lloi i Krasniqeve jane varremihes pa asnje Kulture te formuar pervec " se myslymanizmi zotrie " dhe pjesa tjeter qe ngazellehet i kunderpergjigjet " se katoliqia zotrie " Ai ka te drejte te perfaqesohet por jo te vleresohet mire apo keq . Le te rrjedhe Celiku ....smiley

TË ISHTE NDRYSHE

Sikur të kisha,
Një fuqi magjike,
Ta bëja botën,
Të ishte ndryshe.

Në qiell,
Të kishte,
Vetëm diell.
Dhe kaltërsi,
Pa asnjë ré.
Pa bubullima,
Pa rrufe dhe vetëtima.

Në tokë,
Të kishte,
Vetëm lule,
Pyje të larta,
Pa ferra e shkurre,
Të kishte,
Burime uji të kristaltë,
Dhe njerëz të gëzuar.....

Xh.G

GJUHA E ZOGJVE.

Mësojeni,
O njerëz.
Gjuhën e zogjve,
Dhe këngën e tyre,
Është e gjithë popujve,
Është kënga e gjithë,
....................dashurive.
A s'ju magjepsin,
Cicërimat e tyre?

Xh.G

"Imagine"

Imagine there's no heaven
It's easy if you try
No hell below us
Above us only sky
Imagine all the people

Living for today...

Imagine there's no countries
It isn't hard to do
Nothing to kill or die for
And no religion too
Imagine all the people
Living life in peace...

You may say I'm a dreamer
But I'm not the only one
I hope someday you'll join us
And the world will be as one

Imagine no possessions
I wonder if you can
No need for greed or hunger
A brotherhood of man
Imagine all the people
Sharing all the world...

You may say I'm a dreamer
But I'm not the only one
I hope someday you'll join us
And the world will live as one

JOHN LENNON 

 

Edhe pse z. Krasniqi është një kritik i nderuar, mendoj se nuk mund të vihet një shenjë barazimi ndërmjet korifenjve të letërsisë shqipe në këtë mënyrë. Sipas meje, duhet bërë dhe një ndarje e prerë ndërmjet shkrimtarëve të afirmuar gjatë viteve të realizmit socialist dhe atyre që shkëlqyen më shumë gjatë tranzicionit: Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Fatos Arapi, Virgjil Muci, etj, janë shkrimtarë që kanë bartur tranzicionin shqiptar. Ose, nëse do ta krahasonim tranzicionin e shoqërisë, me një lloj procesioni fetar, këta shkrimtarë janë stacionet e pushimit gjatë këtij procesioni. Ajo që mund të vihet re për shkrimtarët e procesionit, është që këta i shoqëron muzika, jo dhe aq funebre, por një muzikë e pangatërrueshme. Jo rastësisht, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi (ky në një shkallë të panjohur më parë për një poet) janë autorë tekstesh këngësh. Ose këngët huazojnë tekstet e tyre. Fatos Arapi ka humbur në morinë e teksteve të këngëve. Ai është poeti që mend po zhvishet nga cilësimi poet, e po konsiderohet gjithnjë e më tepër si autor vargjesh të këngëve. Fatos Arapi është i pari që po sakrifikohet në procesionin e tranzicionit të shoqërisë. Të tjerët kanë ruajtur megjithatë një fizionomi shumë më të qartë, nga të cilët pa dyshim spikat Xhevahir Spahiu. Sipas meje, megjithatë stacionet e pushimit të procesionit janë të tilla, që të mund të spikatin emrat e tyre. 

Flitet per ateizmin agresiv, militant jo per ateizmin ne pergjithesi se po ngaterrohet puna. Eshte ndryshe dikush qe nuk po arrin te besoje ne Zot per 100 arsye e ndryshe dikush tjeter qe kerkon te vrase a burgose te gjithe ata qe besojne. Aradha e poeteve te realizmit socialist, i perket ketij grupit te dyte, agresiv e burtual, vulgar e te pashpirt. Edhe ateistet e sotem fese i njohin shume gjera dhe po perpiqen qe aspekte te fese, si ndjenja komunitare, vlerat morale etj. te mund ti aplikojne edhe tek ateistet. Nese heq Zotin, heq edhe cdo busell morale, eshte nje dileme e forte e ateisteve. Nese heq shpirteroren, e kthen njeriun ne kafshe qe shqetesohet vetem per nevojat biologjike. Nese heq metafiziken ngelesh te shkruash pastaj per traktoristin e dalluar. Keta poete, me sakte keta megafone te partise, do te ishin turpi i cdo kombi te civilizuar. Nuk mund te kete aq agresion dhe me ate gjuhe te helmatisur dhe me ofendime ndaj Zotit. John Lenon nuk po ofendon as nuk po shan me ate gjuhe te poeteve te partise kshu qe krahasimi eshte krejt i pavend. Dhe kur shikon qe I. Kadare eshte tani nder kryqtaret me te vrerosur dhe dikur shkruante ato fjale per Krishterimin e fene. S'ka nobel per monstra shpirterore te tilla.

Keta poete, me sakte keta megafone te partise, do te ishin turpi i cdo kombi te civilizuar.

shiko se i ke ne tekstet e letersise sot si shkrimtare. ateizmi tyre ishte cmimi qe i paguan kohes por edhe pjese e botekuptimit te tyre. Pranimi Zotit me detyrim eshte dhunim i lirise se ndergjegjes. Ideologjia fetare eshte nje nga ideologjite e krijuara nga njeriu. Shenjterimi saj eshte veper e mendjeve dinake qe kerkojne ti imponohen budallenjve.

kujt po ja thu mer amon.sigurimsi ben sprova per t'ardhmrn ktu ne peshk. m'jep ndjesin e ktij ne fillimet e veta.

noshta nai dit,ku i dihet, po ju iku men'ja shqipove,do ja nigjojm zonin edhe ktijsmiley

bindje qorre,moral zero,karrierizem t'theksum.me i fjal material i bollshem per idrisin qe ka qetsin tu pergjigjet dhe dhuntin me i prek aty ku duhet.

I nderuar alke .Eshte nje risi ,gjetje e pervuajtur e admin te nderuar me rastin e kohes Pezull.Pas shpalljes e rezultatit dhe me kater Pistona do e kemi pas Tetorit .Mos e perzur .Dhe ne se me lejon te nderhyj ai nuk eshte ne Nivelin e Gebelsit ..ai eshte nje ushtar i vertete .

Dhe ma ndaj ne se ke dyshime ..Cfare dallim do te kishte nje ushtar Hitlerian me kete sigurimsin me besim nezot kur i Pari vdiste me Hail Hitler ...ky vdes ne kryqezata me Levduem kjofte Zoti  !

Te lutem meshire mos na i largo se beri ca pauza ,gjeqe tregon se dikush e diku e kishte gjujt me Gure dhe e kishte trembur me Bageti ! Jo te lutem smiley

Shume e vertete qe ateizmi i shpallur i tyre ishte cmimi per mbijetese, prandaj sot nuk kane tager moraliteti. 

Pranimi i Zotit me detyrim eshte dhunim i lirise dhe ndergjegjes. Keto gjera jane bere para 400-500 vitesh. 

Mohimi i Zotit me detyrim eshte dhunim i lirise dhe ndergjegjes. Keto gjera jane bere para 40-50 vitesh.

 

 

Realizmi socialist eshte vdekur e tretur. Askush nuk e kujton, askush nuk e lexon. 

Thu ti! Po ca thote Milazimi se?

E ke shume gabim kete konstatim, qe me sakt duhet thene ...deshiren tende.Ajo krijimtari eshte thesar i letrave shqipe, pamvarsisht kritikes ne aspekte te ndryshme.

Une do doja te me ringjallnin vetem per disa minuta ne vitin 2096 dhe te me linin te mesoja opinionin e disa njerezve qe sapo do te kishin lexuar vargjet e meposhtme:

 

Ju nuk doni ti’a dini asnjë fije për zotin 
S’doni as që zoti t’ia dijë për ju

 

naten e mire gjithsesi 

 

 

Ateizem agresiv eshte edhe ai i Migjenit, qe nuk buronte nga realizmi socialist. Gabimi logjik qe behet ketu eshte ai i korelacionit. Te gjithe keta poete mund te kene pasur nje vizion personal ne lidhje me zotin dhe me fene, te ngjashem me vizionin e shume artisteve jo vetem ne lindje, por ne krejt boten. Fakti qe ky vizion perputhej me ate te PPSHse, nuk do te thote asgje. E veshtire eshte te injorohen krimet e komunizmit kunder klerit dhe kujtdo, por duhet pasur gjithashtu parasysh se indiferentizmi i klerit dhe i zotit perballe vuajtjeve te njeriut te vogel, me e pakta qe meritonte ka qene indiferentizmi i poetit perballe vuajtjes se klerit ne dore te komunizmit.

E veshtire eshte te injorohen krimet e komunizmit kunder klerit..

Ja edhe nje pene si Juaja arrin ne fraza inercie .Une nuk kam ndermend te them se nuk e di sepse jam i bindur qe e di me shume se une.Por po them nje fraze qe duhet te jesh Dakord. Me shume krime deri dhe me djegje per se Gjalli ndaj klerit ka bere vet KLERI  dhe..... megjithese  asnje Klerik  nuk njihet ne permasa Poetesh Boteror te gjithe Krijimet  nga Lind dhe u Fuqiua Poezia jane krijime nen trysnine e ZOTIT deri tek Fitorja e pushtetit nga Ateistet .E si mund te ishte ndryshe ky Argument kur te pakten deri ne krijimin e te Pares shkolle Laike cdo argument kishte baza Teologjike ? Patjeter qe do argumentohet se behet fjale per Realizmin socialist !!!  Po ketu duhet qendruar se vetem ai Topi me Hallve si Sigurims ose LefKOPEJA e maskuar smiley , mund te kete perfundime se cmimet Nobel , i Ndan Prifti ose  Hoxha i fshatit dhe per pasoj   ne Poezi .... S'ka nobel per monstra shpirterore te tilla....?????? 

Keshtu i nderuar Lulian agresive ose e embel , jane cilesime te vecorishme per Poezine por jo per Ateizmin ,sepse ai nuk beson tek Hyjnia por ne qender te tij eshte Njeriu ashtu sic e ka Koha ose Odiseja qe megjithse e ndihu Poseidoni smiley mendjen e kishte te Itaka .Pena si Juaja duhet te jene Dominuese ndaj varfanjakeve politike qe JU fillon dhe Mbaron kulturan si nenbishtje te Babasqapit si Hundderrat , sigurimsat dhe besoj dhe  te tjere qe nuk do mungojne smiley

Keto prurje ne kete Linje ne se me kupton sherbejne per debate meHunddderrat qe rri tere diten duke Lexuar syretet e Muhametit dhe Shehrazadene smiley sepse e ka harruar koha Real Soc smiley

Zelli i tepruar i Krasniqit, rreshkitjet e logjikes vende-vende, ca supozime te shtyra, i prishin pune argumentit, qe do te kishte ardhur bukur fort sikur vetem me citimet e sjella.

PPU-ja nuk zhgenjen asnjehere ne zellin e vet kontrapedal, apologjet te diktatures, antifetar.

Me shume krime deri dhe me djegje per se Gjalli ndaj klerit ka bere vet KLERI

Edhe xhaxhi nuk u qendron larg , inkuizicioni ka goxha vite mbi supe, kurse rastin e xhaxhit e kemi fresh

Ti fresh ke tropizmen , pse shkon deri tek xhaxhi ....Biles eshte pergjithesuese si Krasniqi , flet per Fe jo vetem per Krishterim . Ta jep direkt me apologjet smiley Kot i thote zelli tepriznmave Krasniqit. Po mbase ka  te drejte se Myslymanizmi te fuste Hellin ndersa katolicizmi ishte me hyjnor te digjte ne turre te druve ...dheTrpoizma si qemoti ka xhveshur shpaten edhe njehere per sutuaten  me i ba cope cope kundershtaret e zhgenjimit smiley

Vetem u bete boze dhe u ha dhe u djeg , ..... dhe mbani Fshesaxhiun mbrapa smiley.

Keshtu pra c'vlere kane kostumet me Vllazeria Myslymane apo Hoxhizmi ,Papati apo cfaredo kur nuk je i afte te perballosh ate qe leshon nga Goja pa menduar .Po fole per Krime mbaju ne mos po mos u merr me Poezi Priftash .Sa per Kulture Hoxhallaret jane me te ndiere ne Poezi me kuptimin drejte persedrejti fetar dhe maja antifetarizmi  ne Poezi si Khajami . Besoj Khajami nuk ka qene Kriminel smiley

s'ma mbushe mendjen .po prap respekte.

naten smiley

Idriz, ti e di arsyen perse une nuk te kthehem sic e meriton.

Mendja qe te mbushet duhet te Zbrazet qe ta dijme cfare di e do . Po une erdha me qe thash se  do thjeshte si citatet e Tropizmes smiley Po na sikur per Sikar Krasniqe po flasim , qe po din me dallue  asgjesim fenash ( tm L.Zogu rp ) e fetaresh  ne Poezi si krim i Rende ndaj Zotit .

Ben mire me qe je e kohes ,  ta ndash qendrimin sipas shembullit te  Salmanit te Ruzhdies smiley Dmth po te jap dhe une nje citat .Apologjetet e Injorances fillim mbarim dallohen me"se diktatura zotrie " te pakten ne Shqiperi , se Hitleri e ruajti krishterimin dhe Bin Ladeni nuk arriti por mbeti reference e Kohes per Mazllemet !

Naten dhe Juve .dhe gjume te embel me enderra te bukura !...por jo si te shtojzovalles smiley

Trop ... Une nuk di asnje arsye se nuk me intereson ne virtualitet .Por edhe ne jete nukjam shume "cfarethot fshati per mua " Ti po ke ne mend ndonje njohje Reale ...Je shume Gabim dhe shume Feminore me kete Logjike ne BLOG !  Une ne se neser do takohemi Realisht do bisedoj realisht biles edhe me te qeshur per "sherre " e "fyerje " ne Blog !...dhe ...je e mirepritur pa asnje karakteristike brenda cdo prurje me nje kerkese mos e shty si i Tredhuri ne hic mosgje !

Dhe dicka ne se ke nerva brenda nikut , mos i fol Fshesaxhiut ! smiley

Ziko, mirembrema. Me duhet te them se zoti Milazim pikemesepari ka perzgjedhur poezi vertet te dobeta (kesi i recitonte nje papamihali neper konkurse televizive te shkollave tetevjecare - i qante... fitonte cmim te pare gjithnje, nje fare nadja komaneshi e recitimit). E, qe te ngas llafin, me kesi poezi derrmohet cdo armik e behet cdo kauze, nga feja deri tek lopet e sukthit dhe lufta ne Vietnam. Tani, a vetem nga keto kishte e s'ka c'ben z. Milazim (kur s'ka, s'ka as mbreti), a ka pasur ndonje me te paqme, kjo eshte nje gje qe to menduar.

Une jam ne linje tjeter Emi .

Ka fare pak rendesi se cfare ka zgjedh ai dhe se cfare i eshte referuar z.Milazim !.Per mua ka shume rendesi se ai ben analize Politike dhe ai duhet vleresuar Politikisht sipas kraheve , sic dhe ka vazhduar debati plus  kultures se trajtimit kritik te Kadarese nga lloi O belul o trim i marre ... Nje kritik arti eshte teknik . Dikush dhe thellohet  SOT por per te pare Linje ne krijim apo edhe Mesazh te lloit te vecante . Pokurre ne sherbim tePartise per te cilen edhe nukduhet pare me sy te shtrember ,por si Krijues. Koha e pergjithesimeve "me fe" e me "fjalor diktaktoriale" me "se diktatura zotrie " eshte e kapercyer .Keta jane Inerci per mua .Me te njejtat Vleresime shikime e kritika te Kohes kur kishte arsye perpiqen ta bejne ne nje Kohe qe eshte pa arsye . "e shijoj " ose "nuk e shijoj " ky eshte kriteri dhe ka ndonje nga ne qe thote Perse !

e kush tha qe nje vjershe per kunder zotit nuk qenka e bukur ...

Naten kur flija me tha shpirti PI 

Ne gjum dhe ne Varr nuk ka lumteri ....smiley

Pastaj nuk e di por ,edhe te kam lexuar por edhe te tjere se, Akoma keta vazhdojne me mendesi qe jane fare po fare te Papershtetshme per KOHEN .Per nje pjese nga ne te asaj kohe keto jane Bezdi adoleshentesh gjimnaziste tek zeri Rinise por.... Kunder Fese !

De eshte akoma me per te vene kujen e LefKOPESE me oi oi e shkulje leshrash smiley  kur fillojne " se diktatura zotrie " A e lexon ti ket Sigurimsin smiley

Flm !

Perfytyrime antifetare ne letersine shqipe. Nje dite agjerim...tamam muhabete qafshaperzotin. 

E drejte, jo vetem Toka por dhe PPU po behet i pabanueshem smiley

 

e kisha fjalen qe ka letersi te mrekullueshme ateiste. edhe pse jo socreal, por psh: "mos u lut per mue murgeshe, se pash me pash du t'i bij Ferrit" smiley  e? se kshu mund te shish sic ka shire Milazimi me xhevahir spahinj, por pse merr letersi te dobet ti? smiley ose nga kadareja, pse nuk more "mirembrema vajze, s'jam xhordano bruno"?

gjidi firaun!

pranej them qe milazim largo taborre smiley

natenemire folks!

Letersia e mrekullueshme vetem fetare s'ka qene ndonjehere... Edhe Bibla ka te mahnitshme vetem Dhjaten e Vjeter. Dhjata e Re eshte thjesht doracak moral dhe politik. 

Autori i ketij studimi do kete pasur hall tjeter, ndonje promotion ose karrike te re ne departament. Migjenit keta i rrine larg si djalli nga temjani smiley...

naten

 

 

Paska qene dite letersie sot ne peshk.

Mbasi u krye edhe ne kete teme vepra titanike e leximit te te gjithe komenteve poetike te poeteve te Peshkut, perfundimi filozofiko-poetik eshte:

Mbasi ha gjellen tipike shqiptare "tasqebab me loqe prifti", shko e zbraz zorren e trashe mbrapa zyrave te kooperatives.

Lexoi keto me bold, vete, sikur te mos i kishit shkruar po Ju! Dhe shija...?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).