Pjesa socialiste e maxhorancës së re shfaqi menjëherë padurimin për të marrë komandën. Pas tetë vitesh në opozitë dhe me po atë numër deputetësh e përqindje votash, si për mrekulli – meritë e Ilir Metës – Edi Rama dhe socialistët e tij të politikës së re rilindën dhe, 75 ditët që ndajnë mrekullimin nga shenjtërimi, u duken tmerrësisht shumë. Padurimi u shfaq përmes dëshirës për një jetë të qetë private për Sali Berishën, më pas përmes nervozizmit rreth vendimeve të qeverisë aktuale pas zgjedhjeve, së cilës i kërkuan të ngrinte veprimtarinë e t’i linte vend, ende pa u zyrtarizuar, “Kryeministrit të Zgjedhur” që ndërmori edhe aksione me mbulim të gjerë medietik, si prishja e disa ndërtimeve aty-këtu e deri te takimet dypalëshe për të rilindur politikën e jashtme, duke ngritur në lartësinë e rëndësisë strategjike, si për ironi ndaj rilindësve dy shekuj më parë, Turqinë e Erdoganit që nuk e fsheh nostalgjinë otomane, e si për ironi ndaj ca naivëve majtistë e të revoltuar sot, atë Turqi ku protestohet e vriten njerëz si më 21 janar 2011 në Tiranë. Por duket se e kuptuan se 9 shtatori s’ka se si të mos vijë e, pas këtij ftillimi, falë edhe bekimit të Ilir Metës, e morën punën ca si më shtruar e sipas radhës: strukturë, emra, program afatshkurtër. 

STRUKTURA 

Edi Rama s’dukej në formë ditën që bëri të njohur strukturën e qeverisë. Fjalët mezi i dilnin. Timbri i zërit zbulonte shqetësimin që mbahej brenda me vështirësi. Nuk dha asnjë argument mbi modifikimet. Gjithçka duhej marrë me mend si e duhur. Shpalli se qeveria e re do të ishte eficiente. Premtoi shkurtime e modifikime të thella të strukturave aktuale pa dhënë ndonjë detaj. Në fund, emërtimi i ministrive dhe ministrave të shtetit e shkelmoi eficencën. Nga 15 ministri aktualisht, ku njëra ngjan më shumë me ministër shteti se Ministri, qeveria e re do të ketë 16 ministri dhe 3 ministra shteti pa llogaritur një agjenci të re, ajo e Administrimit të Bregdetit që, nga trajtimet medietike, ngjas si një thuajse ministri.

Për pasojë, rritje e shpenzimeve, të paktën për stafet e ministrave: shef kabineti, këshilltarë, sekretarë, zëdhënës, makinë, shofer. Të 14 ministrat socialistë që do të dorëhiqen, do të zëvendësohen me 14 deputetë socialistë pa llogaritur ata LSI-stë. Edhe këta me rroga e shpërblime. Sa për koston e pjesës tjetër të administratës, të shohim se ç’do të ndodhë me strukturat. Anatemoi superministritë e qeverisjes demokrate dhe i ndau ato. Kështu bëri me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duke e ndarë më dysh, pjesa e energjetikës dhe ajo për ekonominë e, së shpejti, çka drejtohej nga një ministër, do të drejtohet nga dy ministra. 

Kështu bëri edhe me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, së cilës i hoqi veç pjesën e planifikimit territorial dhe të inspektimit përkatës, të cilin, me emrin e vjetër të zhvillimit urban, e zhvendosi te Ministria e re së bashku me turizmin që ia hoqi Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, të cilën e la thjesht “ministri kulture”, pasi i hoqi edhe sportin që e bashkoi me arsimin i cili, së bashku me punën prodhuese – ndryshe i quajtur arsim profesional – duket sikur i kthehet trekëndëshit të vjetër, edhe pse i mungon vetëm edukimi luftarak. 

Sa për rininë, meqë e konsideron analfabete funksionale dhe pra, në nevojë për asistencë, atë e kaloi te Ministria aktuale e Punës, Përkrahjes Sociale e Shanseve të Barabarta, praktikisht ministria e asistencës, duke e riquajtur “të mirëqenies sociale dhe rinisë”, Ministri kjo që bëhet tashmë super-super ministri nga super ministri që është aktualisht. 

Prish super-ministri e krijon të tjera.

Tha se Ministria e Brendshme mbetet po ajo por, në fakt, zhvendosi prej saj si administratën civile, ashtu edhe qeverisjen vendore duke ia kaluar këto, veçmas, dy ministrave të rinj të shtetit dhe Ministria e Brendshme rilind si “ministri e rendit publik”, veç me policinë në hyqëm. Punën për rilindjen e administratës të ministrit të ri të shtetit e nisi menjëherë përmes aplikimeve elektronike në adresë të partisë, ndaj ky ministër s’ka nevojë për ministri se ka partinë e s’ka ç’i duhet më shumë. 

Ministrisë aktuale të Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit i shtoi emërtimin e zhvillimit rural, funksion që e kryen edhe aktualisht, por i hoqi inspektimin e sigurisë ushqimore që, me sa duket, do ta transferojë te Ministria e Shëndetësisë dhe, si kompensim, zhvendosi administrimin e ujërave nga Ministria e Mjedisit tek ajo e Bujqësisë. 

Tek e fundit, të dy këto ministri do t’i mbeteshin LSI-së, ndaj ujërat si te njëra, si te tjetra mbetet një çështje e brendshme e asaj partie. Gjithsesi, nuk dihet ende se ç’fat do të kenë administrimi i pyjeve dhe ai i peshkimit por, me gjasa, edhe kjo mbetet një çështje e brendshme për shkëmbim mes ministrive metiste. Shqep aty e qep atje. Në fund, struktura e qeverisë së rilindur i ngjan përbindëshit të doktor Frankenstein. 

EMRAT

Kur shpalli emrat, Edi Rama dukej shend e verë. I ishte kthyer batuta. Hallet me LSI ishin zgjidhur e ndaj e falënderoi sinqerisht Ilir Metën. 

Asnjë surprizë. Në pjesën e tij ramiste, ministrat ishin vijimësia perfekte e politikës së re të para 2009-s, e eskremizmit mbijetues 2009-2011 dhe e rilindjes 2011-2013. Skifterët e rinj që i kishte stërvitur vetë në tetë vite të njehsimit të partisë me vetveten dhe të vetvetes me partinë, morën detyrat ministrore, siç ishte bërë e kuptueshme nga detyrat partiake që u kishte ngarkuar. Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i partisë, u bë ministri i Brendshëm i qeverisë. I shquar mediatikisht veçanërisht për prishjen e aktiviteteve të kundërshtarëve të brendshëm, organizimin e protestave para shtëpisë së njërit prej tyre e deri te gjobat për shpifje vendosur nga gjykatat që, sipas Tahirit, janë të kontrolluara nga ata që ai i akuzoi për të korruptuar. 

Caktimi ministër ishte si profecia vetërealizuese. Erion Veliaj, drejtues faktik i rinisë së rifreskuar, vullnetari i ndihmës sociale për popujt e tri kontinenteve dhe ndërlidhësi me emigrantët, si edhe vetë i këtillë që në adoleshencë, u bë ministër i superministrisë së re asistencialiste. I palodhuri e i kudogjendshmi në kapitujt e programit rilindës, Ilir Beqa, u caktua te fronti më i vështirë, ai i Shëndetësisë. E po kështu me radhë ministrat e tjerë, që nga veterani i Financave Shkelqim Cani i cili, nga dita kur la drejtimin e Bankës së Shqipërisë, asnjëherë nuk i tha goja “mirë” për guvernatorin pasardhës e gjithnjë paralajmëroi rrënimin, e që tashmë u caktua të kullandrisë financat pa harruar se duhet të mendojë edhe për bujqësinë e Dibrës, kërkesë specifike e Edi Ramës ndaj tij – si dhe të gjejë paratë për Rrugën e Arbrit e që kështu Edi Rama të mbajë fjalën që i ka dhënë Shkëlqim Canit kur i kërkoi të kandidojë në Dibër, për të vazhduar me Ditmir Bushatin, kreu i antidiplomacisë në opozitë që u caktua kreu i diplomacisë në qeverinë e re e të tjerët me radhë deri te Milena Harito, me arsim e karrierë në Francë, por që gjashtë muajt e fundit nuk ngurroi të lexonte rrjedhshëm e fjalë për fjalë, nga selia manushaqe, tekstet e gatshme kundra Saliut, që i shërbyen njëherazi si kurs i përshpejtuar shkollimi partiak. 

Asnjë nga ministrat socialistë të 1997-2005 nuk meritonte të rilindte. Ata që mbijetuan në këto zgjedhje, do të jenë nën shtrëngimin e dy darëve të morsës: skifterëve të rinj ministra dhe deputetëve që hyjnë pas lënies së mandatit nga të parët. Aty shtrënguar do presin pensionin e parakohshëm ose mrekullinë e shpëtimit prej tij. Ministrat metistë janë si vetë Ilir Meta, pra vazhdimësia e garancia. Dy shefa patën katër vite. Ia morën dorën, ndaj nuk e kanë të vështirë të punojnë përsëri me dy shefa. Aq më shumë që, tashmë, shefi i partisë ka shumë, shumë më tepër peshë e rol. Ai është rilindësi që rilindi shefin tjetër. 

PROGRAMI 

Kur e pyetën për mungesën e ministrisë së emigracionit, Edi Rama tha se po e ngatërronin me partinë e çamëve. Që e kishte thënë në takim me emigrantët në Greqi ia nxorën lehtësisht me pak kërkim në google. Ose e kishte harruar siç harron çdo fjalëshumë, ose gënjeu pa pikë gajle. Cilido qoftë shpjegimi, ai i qëndroi besnik vetvetes. Shëndetësia pa sigurime shëndetësore? Kësmet! Ndoshta në janar 2017. E rishesin për të dytën herë në zgjedhjet e ardhshme. Në fitofshin, shumë mirë! Në humbshin, ua lënë peshqesh demokratëve faturën e rindreqjes. Për të tjerat shohim e bëjmë kur e si do t’u vijë radha. Fillimisht do kontraktohet një audit i huaj për të noterizuar ç’ka është shkruar te Rilindja që në tetor 2011 përveç ç’ka është shkruar për ministritë e patericës së Saliut. Tashmë në (ri)qeveri Ilir Meta është trau mbajtës e me traun s’bëhet shaka.

23 Komente

Për pasojë, rritje e shpenzimeve, të paktën për stafet e ministrave: shef kabineti, këshilltarë, sekretarë, zëdhënës, makinë, shofer. Të 14 ministrat socialistë që do të dorëhiqen, do të zëvendësohen me 14 deputetë socialistë pa llogaritur ata LSI-stë. Edhe këta me rroga e shpërblime. Sa për koston e pjesës tjetër të administratës, të shohim se ç’do të ndodhë me strukturat. Anatemoi superministritë e qeverisjes demokrate dhe i ndau ato. Kështu bëri me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duke e ndarë më dysh, pjesa e energjetikës dhe ajo për ekonominë e, së shpejti, çka drejtohej nga një ministër, do të drejtohet nga dy ministra. 
 

 

 E po kështu me radhë ministrat e tjerë, që nga veterani i Financave Shkelqim Cani i cili, nga dita kur la drejtimin e Bankës së Shqipërisë, asnjëherë nuk i tha goja “mirë” për guvernatorin pasardhës e gjithnjë paralajmëroi rrënimin, e që tashmë u caktua të kullandrisë financat pa harruar se duhet të mendojë edhe për bujqësinë e Dibrës, kërkesë specifike e Edi Ramës ndaj tij – si dhe të gjejë paratë për Rrugën e Arbrit e që kështu Edi Rama të mbajë fjalën që i ka dhënë Shkëlqim Canit kur i kërkoi të kandidojë në Dibër, për të vazhduar me Ditmir Bushatin, kreu i antidiplomacisë në opozitë që u caktua kreu i diplomacisë në qeverinë e re e të tjerët me radhë deri te Milena Harito, me arsim e karrierë në Francë, por që gjashtë muajt e fundit nuk ngurroi të lexonte rrjedhshëm e fjalë për fjalë, nga selia manushaqe, tekstet e gatshme kundra Saliut, që i shërbyen njëherazi si kurs i përshpejtuar shkollimi partiak.

 

 

Shëndetësia pa sigurime shëndetësore? Kësmet! Ndoshta në janar 2017. E rishesin për të dytën herë në zgjedhjet e ardhshme. Në fitofshin, shumë mirë! Në humbshin, ua lënë peshqesh demokratëve faturën e rindreqjes. Për të tjerat shohim e bëjmë kur e si do t’u vijë radha. Fillimisht do kontraktohet një audit i huaj për të noterizuar ç’ka është shkruar te Rilindja që në tetor 2011 përveç ç’ka është shkruar për ministritë e patericës së Saliut. Tashmë në (ri)qeveri Ilir Meta është trau mbajtës e me traun s’bëhet shaka

 

no comment 

Ky i shkreti me shume se kushdo tjeter, ne vend qe te merret me "bemat" e  PS-se ne opozite dhe tani ne pozite, duhet te loboje fort per hapjen e dosjeve te ish sigurimit te shtetit ne menyre qe te mos ngelet dhe i vetem trim dmth spiun ne lufte. smiley

Hoxha është një analist në shtypin shqiptar dhe ai ka shprehur opinionin e tij. Unë gjithashtu mendoj se duhet komentuar për ç'ka ai shkruan, konstaton e jo ti veshim akuza të kota që dihen botërisht se ja fabrikuan. Derisa s'ka gjë në letër e derisa komisioni i ktyre spiunllëqeve s'është deklaruar ai është një qytetar i ndershëm si unë dhe si ju e shumë të tjerë. Fshati që duket s'do kallauz, qeveria e re pa u betuar akoma duket se ka hedhur këmbën drejt kanalit të llumit..

shkrimi eshte i denje per debat kafeneje, pse 20, po sa, 14, pse 14, po sa, 17 ... Une per vete po pres te me sjellin kafen dhe do ja filloj komenteve

smiley
 

smiley

Swedo, flet per numrat e ministrave? Tani nje numer te sakte nuk ka, kjo nuk eshte ekzakt science, por meqenese nuk ka numer te sakte nuk do te thote qe nuk ka nje "pattern." Dhe "pattern" eshte qe aq me i madhe numri aq me inkompetente qeveria. Pjeserisht qeveri te keqija kane qejf numra te lart ministrash, keshtu qe mbase nuk eshte se thjesht numri i lart qe i prish punet.

lol, ai nuk eshte analist por PD-hist. Une nuk mundem dot kurre te kuptoj sesi nje "analist" per 8 vjet rjesht (2005-20133) do te merrej vetem me kritike dhe mllehfe ndaj opozites dhe asnje, mor po asnje qofte edhe verrejtje ndaj qeverise. E pra vetem tipa si ky qe e kane hangun corben e prishur qysh kalamoj mund te jene te tille, pra perverse. Dhe ti me thua se eshte qytetar i ndershem. smiley

Artan Hoxha me keto qe shkruan vazhdon te mbetet shembulli par excellence i asaj qe mund ta therrasim berishizem. Shume e thjeshte te imagjinohet xhelozia e ketij te fundit mbi autoresine e artikullit ne fjale : sa do kish dashur ta kish shrkuar vete!

kto me lart i ka thon Lefti kushedi sa here. Ky A. Hoxha me siguri do kete bo naj dore muhabet me Leftin ne Albanie

rrofsh bradharak qe me dhe kaq kredo por jam me modest, muhabetet politike i bej eksluzivisht ketu tek peshkusmiley

Tani bo mire te bej pushime, edhe Sala e kuptoi qe opozita fillon ne shtator e jo tani.

p.s nje gje vetem e ka thene mire, pershkrimin e Saimir Tahirit. Pastaj llogje kot.

Per Artan Hoxhen "analist".  Artan Hoxha eshte thjesht nje i punesuar nga nje entitet privat; tv private, gazete private.  Nqs do ishte punesuar ne nje entitet shteteror nga taksapaguesit shqiptare, duhet shoqeruar me "disclaimer":

-try (read/listen to) at your own risk 

-remember to consult your physician before engaging in strenuous reading/listening activity

-warning: the following show features stunts performed either by analists or under the supervision of analists. Accordingly, producers must insist that no one attempt to recreate or re-enact any stunt or activity performed on this show.

Edhe entitetet private po te ishin sadopak zemergjera duhet ne fakt te kene ndonje nga keto.  

Era fryn nga jug-perëndimi me shpejtësi 3.5msec smiley

Tamam si Lefty shkruan.

analiza e Tanit megjithe notat e humorit pikant qe shkojne me vapen zhuritese, eshte shume e sakte nga ana politike. tregon ne menyre shpotitese hallakatjen e kryeministrit "in utero" ne rolin e tij te veshtire te formimit te qeverise.

ekuacion shume i veshtire dhe me shume premtime te pamundura.jo te gjithe do behen ministra dhe jo te gjithe duan te lene postin e deputetit.

Jep ate qe nuk ke dhe premto ate qe smund te japesh, thoshte Luigji i XI!

Rama i dha Ngjeles drejtesine qe nuk e kishte (trau i shpise Meta mori pjesen e luanit), dhe i premtoi gardes se vejter socialiste ate qe smund te jepte, pushtetin personal (kupto Rama & Mjaft).

Bo bo, po ende pa marre qeverine dhe nuk duroni asnje kritike? E kuptoj qe A. Hoxha pa shume mundim i ka nxjerre ne shesh budallalleqet e Edvin Rames, por me kalimin e kohes kritikat dhe opozita ndaj koalicionit te ngjalave ka per tu shtuar keshtu qe merreni me sportivitet kete pune, ndryshe ju mbetet te kthehemi ne diktature, duhet te ndaloni cdo ze kunder qeverise.

Pse nuk thoni ju qe paskemi pune me ju. Kane filluar ne fakt perpjekjet qe media opozitare ne Shqiperi te jete prape vetem tv shijaku, te tjerat do blihen ose kercenohen.

jane blere te gjithe.madje dhe tv shijaku po lutet ta blejne.por bleresit i kane cuar haber, bej pak opozite se nuk kemi si justifikohemi para shokut Fyle. e vetmja hapsire opozitare mbetet ppu. priten te riaktivizohen boisa, qukapiku, pateku, 

shikoni tani tch dhe emisionin gjobevenes fiks fare, dikur thonin qe ne jemi kunder qeverise se kshu duhet te jete media, kritike ndaj qeverise, ndersa tani eshte kthyer ne zerin e popullit versioni televiziv pro qeverise dhe kunder opozites se PD. Duhej fitorja e koalicionit te ngjalave vetem per te pare se cfare malli diktature jane keto media dhe pse jo edhe ppu. Pas shtatorit nuk do kete me qarje halli per minatoret, per krimin, per papunesine, per rrenat e shendetesise, do kemi vetem arritje, arritje te partise.

jeni ba si shoqja Evasi me kryetarin e dal ne pension "he mo se s'rri ai pa bere ndonje budallek" smiley

Qe e ka nje inat e hatermbetje ky Tani e ka, se nuk ben asnje perpjekje per sy e faqe per tu dukur serioz ne trajtimin e temes. Do i kene thene qe president su zgjodhe se thashethemin si spiun per ty e nxorri opozita e si del e keqja tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).