Një protestë modeste u organizua dy ditë më parë në Bashkinë e Tiranës. Disa familje romësh, të fuqizuar nga zhurma institucionale e largimit të tyre nga një kamp barakash për te një kamp tjetër barakash, vendosën ta ngrenë parkun e tyre jo në ndonjë cep të padalluar të Tiranës, por te sheshi “Skënderbej”. 

Disa reagime të fcb-istave më ranë në sy: 1. Romët janë nga natyra dembelë, për këtë arsye janë në atë gjendje që janë, pra është çështje gjeni. 2. Romët janë të paqëndrueshëm, atyre u dha shoku Enver katet e para të pallateve por i shitën dhe shkuan të bëjnë jetën e tyre nomade. 3. Shoqatat që organizuan protestën kanë marrë miliona euro dhe nuk janë të shqetësuara aq shumë për romët se sa për të bërë projektin e radhës. 4. Shqipëria ka shumë të varfër dhe po aq shumë të pastrehë. Pse romët duhet të trajtohen me prioritet?

Në shumë raste, komente të tilla janë në formatin ku komentuesi është më i rëndësishëm se sa vetë komenti.

Shqipëria ka shumë halle dhe çdo shqiptar ka hallet e tij. Por janë dy halle që i përmbledhin të gjitha: politikë jollogaridhënëse përballë qytetarëve dhe qytetarë individualistë (shoqëri e atomizuar) jollogarikërkues. Ky halli i parë është pasojë e hallit të dytë, pra shoqëri e atomizuar secili me hallin e vet, e cila prodhon institucione të kalbura dhe këto të fundit prodhojnë mungesë besimi shoqëror. Mungesa e besimit sjell mungesë demokracie dhe sundimi ligji… kjo na kthen pikërisht te kryehalli: shoqëri e atomizuar, individë të izoluar secili te halli i vet.

Reagimet negative ndaj protestës së romëve janë përgjithësisht stereotipa, pjesërisht justifikime për mosmbështetje dhe pjesërisht justifikime për racizmin që gjendet brenda nesh, njëfarë mospëlqimi a mospranimi të të ndryshmit. Këtë racizëm nuk e kemi të kufizuar kundër romëve. Në shkallë të ndryshme e kemi në formatin qytetar-fshatar, verior-jugor, shqiptar-kosovar, stereotipa pa fund për krahina të ndryshme. Kemi bezdi apo mospëlqim praninë në shoqërinë tonë të grave me ferexhe apo burrave me mjekër, kemi njëfarë mendimi negativ fashist për çdo gjë që vjen nga Lindja; nuk na pëlqejnë homoseksualët kur ata deklarohen hapur si të tillë.

Për fat të mirë kemi më shumë llogje se sa vepra. Stereotipizimi dhe fobitë e llojeve të ndryshme nuk i kemi të shoqëruara me akte dhune, ose më saktë, ka një disproporcionalitet mes agresivitetit verbal që është në nivel shumë të lartë dhe atij fizik, që është në nivel shumë të ulët. Në thelb jemi një joshoqëri ku të gjithë janë kundër të gjithëve, askush nuk është i besueshëm, as si udhëheqës, as si anëtar i shoqërisë.

Romët që u përzunë nga kampingu i tyre me baraka nuk kanë humbur ndonjë gjë të madhe. Do të dinë të mbijetojnë në ndonjë kamp tjetër me baraka, siç kanë bërë gjithmonë përgjatë shumë dekadave. Por protesta e tyre, e cila duket se doli nga udhëheqësia e OJQ-ve me reputacion kaq të keq, ishte një gur drejt llogarikërkimit.

Shqetësimet për milionat e dhëna nga BE teorikisht për romët, por që këto të fundit nuk i kanë parë kurrë, janë reale.

Kjo nuk e zhbën faktin që romët janë një pjesë e shoqërisë shqiptare e segreguar nga shumica për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ka shumë të varfër në Shqipëri që nuk janë romë, por kjo varfëri vjen nga mungesa e përfaqësimit politik, llogaridhënies dhe llogarikërkimit. Ky nuk mund të shërbejë si argument për të dalë kundër romëve, të cilët nuk kanë nevojë për ndonjë armik më të madh se sa fakti që janë romë. Shumica përdor stereotipa për të justifikuar këtë segregim, siç përdor stereotipa për të justifikuar të gjitha llojet e tjera të segregimit, distancimit, mosreagimit, mungesës së llogaridhënies dhe llogarikërkimit. Në këtë kuptim, të gjithë shqiptarët janë romë. Romë në atë kuptimin negativ që ne zakonisht e përdorim këtë fjalë.

90 Komente

ketyre u iku jeta, roma-pertoma...

kisha pergatitur nje permbledhje nga dy reagime, Zhaku dhe Kazhani.Meqe nuk u publikua:

Zhaku:

37 familje rome janë të pastrehë ?! Si mund të jenë të pstrehë romët kur romët në fakt janë një grup endacakësh që vjedhin e mashtrojnë dhe e kanë shndërruar në biznes lypjen?! Futini në burg ata katilë që pjellin fëmijë për ti shfrytëzu! Kastrojini! Mos u bëni hipokritë tani ?! Doni dhe ndëshkim për ndërtime pa leje?! Po romët janë vetë ndërtimi pa leje . Ata janë njerëzit pa leje. Pa identitet . Pa kuptim. O jepuni kuptim e bëjini njerëz ose futini në burg. Mos bëni si San Maritanë tani duke e ditur fare mirë se cfarë krimesh ata njerëz kryejnë. Nuk e kam me të gjithë komunitetin rom, e kam me ata që shfrytëzojnë  fëmijët, që mashtrojnë si cyryk , për ata që i shfrytëzojnë gratë  për prostitucion. 37 familje të pastreha nga ata të  Qëndrës së artit?! Në burg. Fëmijët për rehabilitim dhe ja, u gjet dhe streha për ta! Shoqeri hipokrite! Media e dhjerë deri në deje! Politikanë te trafikuar më keq se ata që sot u thoni me perkedheli “rom” por në fakt, në jeten e perditshme, u therrisni jevgj. Doni të bëni dicka të mirë për Shqipërinë?! Fillojeni nga të  drejtat e fëmijëve e në vend t’u jepni strehë kriminelëve mendoni për ata që i lanë paret nëpër firma meqë  Presidenti i atëhershëm u tha se ishin të sigurta!

. Eshtë absurde dhe shumë qesharake se si ca njerëz sot pozicionohen në mbrojtje të të drejtave të romëve që kanë mbet pa baraka dhe s´kane ku ti rrahin fëmijët! S ´kana as ku të lejnë me barrë goca nga 12-13 vjec për të shtuar biznesin e tyre kriminal të trafikimit. Ju vjen keq për ata?! Sa absurde! Po s´keni faj se e gjithë Shqipëria është bërë si një lagje barakash me ato kabllo e ndërtime pa lidhje , me fëmijë që shesin bajame, që s’të shqiten derisa të të marrin c’ka të mundin, që nuk shqiten nga makina e nese s’u jep atë që presin, të godasin, apo mallkojne , apo ... Ata rom që duan të integrohen , janë integruar. Punojnë , mësojnë. Tregu i Gabit është më i suksesshmi edhe pse shesin ndihmat që mblidhen nëpër kishat e Europës. Ca prej muzikantëve më të mirë shqiptarë i përkasin atij komuniteti. Ka piktorë, artistë , njerëz mes nesh , fqinj etj dhe ata nuk rrojnë nëpër baraka dhe as nuk kanë lidhje me atë lloj jete. Pra, baraka dhe lypja nuk janë nga halli apo lufta për mbijetesë, por janë zgjedhje për te bo " palle ariu" dhe " Cef".

dmth Zhaku thote: o bejini jevgjit si irma & eranda libohova o futini ne burg? e kuptova mire?

e para ai gabon, romet jane gabele, jo ata qe i quajme jevgj. libohova dhe artistet nuk jane gabelet/romt/ciganet, jane jevgj. jevgj dmth jegjypt popull i ardhur nga egjypti. asnje jevg nuk flen ne barake e nuk i rrit femijet pa shkolle. keta nuk kane ruajtur gjuhe te tyren.

ciganet / romt, jane popull nomad, neper çadra, pa shtepi, rrojne historikisht. keta flasin gjuhen e tyre. 

e dyta, nga qe jane dhe kane ngelur nomade jane problem per gjithe boten, qe ka vite qe vete jeton neper barake, te cilave u thote civilizim. 

e treta, shtypi jo vetem shqiptar eshte problematike me vete. te gjitheve u duket sot si organ i patjetersueshem dhe qe garanton lirine. kjo e ka bere shtypin te plotfuqishem dhe ne te njeten kohe, jo kombetar por organ internacionalist dhe qe sheh vetem interesat e veta, te kastes pa fund te gazetareve. keta i japin mend sot gjithe-botes, kur nuk kane per vete. jane njerezit me pa vlere.

veshtire me u zgjidh problemi i tyre (ciganeve dhe gazetareve bashke), demokrativisht. 

Kjo eshte e paklasifikueshme!

Shkrimi i Kazhanit te bente te shkulje floket,

per nga mendjelehtesia me te cilin trajtohej problemi

por jo vetem per kete

kishte marre shembull Cohelion,

ec mos shkul floket pastaj

 

Zhaku eshte shembelltyra e Yypi-t por ne versionin e seksit te dobet. Sikur te ciftezoheshin bashke mesiguri qe pjella e tyre do te ishte perbindesh.

ate qe thote ajo hapur e mendojne sot per romet, te gjithe politikanet e europes, dmth te shteteve qe kane te bejne me ta. 

ndryshimi eshte se ne shqiperi, per kaq gje, nuk te shkaterrojne dot karieren. te pakten per momentin. 

" .... Shoqeri hipokrite! Media e dhjerë deri në deje! ... " 

 Di gjo njeri se ku punon kjo gazetare, ti jap nje shishe smiley

 Pjer Thomas, shoqeri  ishte edhe... "Komuna Primitive ", sikur  duan te thone!

Eshte si eshte, Zhaku eshte e vetmja qytetare publike ne Shqiperi, iu shtofte qejfi dhe inati.

Per sa me siper, them se ne nje dite tjeter nga nje kulle tjeter do te shprehej ndryshe per "njerezit pa leje", s'besoj ta kete tra mbajtes fillin etatist.

Rome publike, sipas opinionit te saj per romet, mbase po, por qytetare publike... 

Jam si me dhe ne goje nga ai lajmi tjeter, se iluzioni qe jetojme nuk i ben vend mire gjithe masakrave te dhjetevjecarit te fundit.

Edhe Zhaku brenda iluzionit flet. Ne te tjera terma ti do te kishe qene kunder romantizimit te bohemizmit te tjetrit, qe s'eshte ne fakt bohem por i varfer ne menyre te organizuar brenda kurthit. Sigurisht qe une nuk jam dakort me keto qe thote Zhaku. Provokimi i saj eshte ekstrem, ketu vertet e ka shkelur, ama edhe pikepyetjet e duhura i ka bere per rolin e shtetit dhe hipokrizine e gjere. Me perjashtim te Moza Ahmetit qe ka bere nje fare rremuje muzikore-seksuale, vetem Zhaku ka pasur guximin qe vazhdimisht ne televizion dhe ne rruge te merret me ceshtjet e veshtira, t'iu jepet me shpirt gjerave, nuk po i gerrmoj tani, me kujtohet qe eshte marre me punesimin, me germadhen e piramides dhe shume me muzike dhe art po ne menyre provokuese. Me fal qe nuk zgjatem dot. Nga Musineja gjetke:

Horizonti i vogël, i varfër, lufta e jetës, e punës, melankolia e madhe. Nerva të dobëta që bie në gjumë. Shpirti oriental. Mungon shpirti i kritikës me vend. Mjerë ay shqiptar që do të bëj diçka, në çdo lëmë. Kush pyet për Shqipërinë? E kush e mësonin në gjuhën shqip? Kush e përkrahnin Shqipërinë politikisht? Asnjeri. Jeta e jonë: ngjan pellgut me ujëra të kulluar në fillim e pak nga pak zë një cipëz dhe fle. Qelbet më në fund. Kështu ne vdesim për së gjalli.

Zhaku flet brenda klishese, keshtu qe e meriton ta gjykosh sipas klishese.

Figurat "publike" shqiptare e humbasin shume kollaj ate l-ene e mesit: pardon per jevgjitllekun e batutes.

Mendoj se Zhaku do te ishte dakort me ty per te dyja pikat.

figurat publike shqiptare (e te botes bile) duan te hane buke, si te shumtet. te ishte ndryshe bente ndonje studim shkencor mbi romet tjetra ose poeme. keshtu perderisa u ecen, strategjia qe perdorin eshte ajo e duhura per ta, bile eshte dhe me pak relative sesa mendimi tend (ose timi) mbi çeshtjen, qe mund te jete thjesht personal.

pa thene pastaj qe reagimin  e saj, duhet me e diskutu vetem si shqetsim qytetar mbi nje problem shoqeror te dhene. se ndryshe nuk ja vlen fare per diskutim, siç i thashe dhe emigrantit me poshte.

M'fal, po s'gjej asgje qytetare ne ate shqetesim. 

puna jote kjo.

S'e ka ndaluar njeri Zhakun te shtroj pikepyetjet per rolin e shtetit.  Kjo qe ben ajo s'eshte ndergjegjesim por gje groteske.  Pellgu nuk behet uje i kulluar* me bretkosa.qe kuakin.    

*E kuptoj se per c'arsye eshte prure ky paragraf i essese se Musinese, por permendja bashke a ne vijim, a per plotesim, se si me vjen.  

lerini mi aman gjykimet personale mbi personalitetin e saj, merruni me çeshtjen e romve po mundet. por veshtire me kuptu hallin e saj, kur nuk jeton ne shqiperi, me romet pas kepuces.

Ky e pe gjykimin e personalitetit per individin ne fjale, qe as e njoh, e as me intereson ta njoh, e jo e jo ta gjykoj.  

Eshte prure reagimi i saj mbi kete ceshtje.  Ai reagim mua me duket grotesk, kakofoni, kuakeri n'dac.  

gjykim po i ben, ndryshe po s'te interesoi nuk shkrun gje prej gjeje. 

Po te mos me interesonte si ceshtje, nuk i kisha bere nje permbledhje ketu.

Une nuk reagova ndaj saj, qe faktikisht ti ke te drejte qe s'me intereson, dhe po ta shohesh, nuk kam komentuar nen komentin fillestar.  Por reagova ndaj dikujt tjeter.  Ose idese qe kakofonia e saj ka vlere, a efekte dytesore etj. 

s'marr vesh atehere, pse perdor ne gjuhe: kakofonie, etj, etj, epitete. 

mos u kap me zhakun se ketu zhaku e ka thene troc

Cfare ka thene troc?

gjera qe morali i kohes i denon, bile per racizem.

Ca jane San Maritanet?

San maritanet jane samaritanet. Komentet per perdorimin erudit, nje here tjeter.

ishte me teper San Maritane sesa San maritane

bota ti je njeshi smiley

popullsi e vjeter, me e vjeter nga çifutet.

Zhaku ka thene  gjera qe te tjeret , ne mjedise te tjera (edhe virtuale) i shprehin hapur.Dhe gjithe sa shprehet eshte se, pertej pergjejgesise se shtetit dhe institucioneve, a kane vete pergjegjesi keta individe/qytetare per jeten e tyre , per femijet e tyre?.Apo pergjegjesia perfundon tek te berit e femijeve? Eshte nje veshtrim qe penalizon romet dhe shkakun e problemeve te tyre e shikon tek vete ata, tek stili jeteses se tyre, tek kultura e tyre, veshtrim racist, le te themi.Por qe nje pjese e te vertetes  kalon permes ketij "racizmi".

Cfare realisht i bezdis (se shqetesimi kerkon tjeter grade ndergjegjesimi) njerezit ne fjale jane lypsit dhe ndonje vjedhje e vogel (se bankat dhe popujt ka kush i vjedh). Sikur te mos i ndiqnin nga pas duke u ndotur xhamat e makinave te tyre te medha, qe i kane blere me djersen e ndershme te ballit, te siguroj qe s'do ndjeheshin fare. 

Dakort, nje pjese kane problemin e syve, syte qe besdisen dhe stresi i shtuar ne semafor nga prania e nje dore te piste qe kerkon pese leke. Eshte kjo arsyeja qe kur flitet pe "romet", flitet vetem kur ata behen  vizibel me pranine e tyre te "bezdishme" dhe pjesa e tyre me e "bezdishme" jane keta nomadet e barakave.Ne shkallaret e tjera , ku bezdia kthehet ne shqetsim dhe shqetsimi konvertohet ne strategji, politika, programe integrimi, punesimi, shkollimi edhe per pjesen tjeter me pak te bezdishme te romeve tashme te "qyteteruar", shqetsimi perseri burokratizohet dhe ze pluhur sirtareve.

uff, u dalldis fukarja, tha margarita xhepa.

nderkaq: nuk pihet shampanje ne "hale" (cdo term tjeter do i hiqte kuptimin fjales ne thonjeza), tha nje tip qe punonte ne ATSH.

mos shko ne Brazil per pushime, tha professori im nje here. Po pse? e pyeta. Sepse te rrembejne ndonje bizhu a ore te shtrenjte qe ke harruar pa e hequr, kur del per nje shetitje te pambikqyrur, me tha.

si shumica e gjerave ne kete dynja shoqerore, perplasen interesa dhe pastaj te drejta. cdo lloj qendrimi qe don te ngrihet mbi cdo pale per nje te drejte universale, merr rrezikun per t'u bere komentues peshku, i cili eshte risk me goxha kosto.

sa shume qe i duan arixhinjte !

lumsi ata ! po ndonje burre-dashnor arixhi ka ndonjera nga keto bikoz dhe arixhiu,,

shoqeria e tregon veten te trajtimi dhe mbeshtetja qe i jep te gjitha shtresave e grupeve shoqrore. M'fal po kjo ironia jote ktu lart eshte e ulet. Ne nji shoqeri te civilizume edhe kafsha ka te drejta, jo me njeriu.

stalker, chani dhe zhaku ne skatologji te pranueshme vetem per blogje popullore apo media tabloidore; a e kupton qe kjo e vret kulturen me shume se 1000 kulla te vetmuara ku gruaja kodifikohet me kanun?

provokimi, ashtu si ironia, kerkojne ca cilesira qe e fusin vertet gamiljen ne vrime te gjelperes. e jo me "zere se ta futa".

po ta thote per provokim, nuk ka me vend per diskutim. 

Autoritetet duhet tu ofrojne alternativa strehimi robve, perpara se te fillojne largimin. Kaq. E kane per detyre.

faleminderit per simpatine dhe mbeshtetjen, Fiqo!smiley

Te drejte ke Fiqo, por ja psh, ne Shkoder eshte privatizuar Shtepia e Ushtarakeve (ne 21 Qershor) dhe u ka ardh mandata ushtarakeve qe jetonin aty me leje nga shteti, kundrejt nje qiraje, qe te mbledhin plackat e te ikin.  Pa alternative strehimi te robve. 

E kshu qe thu ti, por me kismet mbase kuak Zhaku. 

Ne bardheshqipot vs romejevgshqipove jemi si mentalitet populli me racista se bardhe vs zi ne Amerike para nje shekulli, ose diku aty afer.

Also, kjo teme s'eshte per Zhakun e kedo attention whore tjeter te shqipmedias, eshte per romet. Sa shpejt bini ne zhakurthe...s'e shprehni dot mendimin tuaj per temen pa 23zhakomente? lol

Xhibo meqe kam edhe une faj per zhaktjerrje (zhakderdhje?), them se nuk na prish pune fare Zhaku ketu, perkundrazi, ajo jep nje kend per qasje. Trafikimi i femijeve dhe perdorimi i femijeve si lypsare nga familjaret eshte problem shume shume i theksuar tek komuniteti rom, te pakten ne Tirane me aq sa jam informuar une nga njerez te afert me ta. E kuptoj shume mire qe zhvendosja e nje popullsie nga kudo ajo ka ndertuar perditshmerine eshte e dhimbshme (jam dakort me Fiqon per detyrimin e shtetit) dhe ne rastin konkret ka edhe nje dhimbje shtese nga perfshirja e Delijorgjit ne kete mesele, ama kjo nuk na pengon te flasim edhe per ceshtjet e tjera: cfare domethene ai stil jete neper barraka ne mes te qytetit (nuk e di ne i ke pare barrakat pas korpusit, per shembull) dhe sidomos perdorimi dhe trafikimi i femijeve, ne kohet e konventave te te drejtave te njeriut, femiut. Cfare lloj fashizmi - si ky qe shpalos Zhaku - ushqen ajo lloj braktisjeje ne skamje? Dhe sic permend dikush me siper, cfare mund te imagjinojme me tej, kur vete Evropa, ajo e konventave, vete nuk po ben asgje perballe problemit dyfish skamje-fashizem?

Trop, ma peshtirosen jashtezakonisht tipat qe e vendosin veten e tyre ne mes te nje ceshtje duke thene gjera provokative, qe mileti te merret me ta dhe jo me ceshtjen. Koorva vemendje sic thashe, dhe ketu po e mbyll komentin per keta tipa se kjo s'eshte tema dhe s'dua te harxhoj nje sekonde me shume duke u marre me koorvat e vemendjes ne nje teme kaq te rendesishme.

Nese do kishim ndokend qe merret sistematikisht dhe gjithmone me ceshtjen e romeve, bujrum, le te flase dhe te na ndricoje dhe neve. Po jo kshu zhakshe se na hapen barkun, dhe le te mos na hapet me barku me komentet e sho-shoqit ketu per 'nderhyrjet provokative por te dobishme' te ketyre tipave, pls. Te pakten ky eshte opinioni im. Mundet te shprehem mendimin tone pa e ankoruar tek keta tipa apo jo?

Plus, eshte pak koorvesore qasja e problemit te romeve duke e filluar nga mekatet e tyre mbi femijet e tyre; dashjepadashje behet si qasja enveriste e peshkngjalisteve qe thone se te perndjekurit ishin spiuna dhe kriminele ordinere, keshtu qe me nje llaf nomeklatura jo vetem qe s'ka pasur faj por ka bere mire qe i ka dhene ate qe merituan. 

Do thuash ti prit se qendron dhe ai problem. Po, ashtu si dhe shume probleme te tjera (fjala vjen problemet e ketyre koorvemediave) por cdo gje ka nje hierarki, ashtu dhe qasja ndaj nje problemi.

Se pari, turp per shtetkoorven tone qe jo vetem s'e permbush detyrimin e tij per shtetasit e vet, por i vjedh dhe milionat qe i japin te huajt per ta.

Se dyti, ne si popull duhet ta fusim mire ne radake qe romet e jevgjit e kushdo tjeter pakice jane se pari njerez, se dyti bashkenenshtetas, dhe meritojne te njejtin respekt e te drejta njerezore e qytetare sic ne presem per veten tone. Se paku nenpunesit e shtetit dhe shoqatave e ketyre palofigurave publike duhet ta kene kete ne radake, ndryshe jo vetem qe s'kemi gje ne vije por te pakten mos te na hapen barkun me *arlliqet e tyre; ato le tja tregojne terapistit ose shokeve ne kafene.

Se treti, shteti le te caktoje mekanizmat e duhura per tu perballur me cdo abuzim femijesh etj, se ndaj eshte shtet. Keto pune nuk zgjidhen duke tjerrur lesh n'facebook, dhe prap eshte pergjegjsia e shtetit.

Se katerti, po ti futemi ceshtjes kulturore, druaj se do na kthehet nje pjese e shigjetes te fajit tek vetja ne te bardheve dhe shtetareve tone (dhe te romeve), se gjerat jane shkak-pasoje, s'jane te gjitha te shkruara ne adn.

Trop, ma peshtirosen jashtezakonisht tipat

mos u merr me tipa (se mund te bish ndonje dite mbi ndonje hundlesh) po me çeshtje. po te interesoi çeshtja qe diskutohet, do me sqaru gjera rreth saj, ose ke te thush çudina, thuji. ndryshe vari lesht, sa lodhesh kot.

me qene i sinqerte, per vete, asnjehere nuk i kam lexuar shkrimet e tua deri ne fund, as kete rradhe.

Qe shteti te merret me dicka nuk mjafton direktiva e BE-ut hipokrit as konventat as detyrimi ontologjik. Shteti i pergjigjet trysnise. Ata qe kane vjedhur parate jane ata qe do te duhet te ushtronin trysnine, dhe kthehemi tek problemi 'a blihet trysnia me para fondacionesh' etj. Ne lidhje me Zhakun sinqerisht nuk mendoj se ajo e ben per vemendje, se aq sa ka e ka me teprice, dhe as besoj se i mendon vertet ato qe thote per "cef" e per njerez jonjerez. Tani nuk mundem, neser do te perpiqem ta marr e ta zjell ketu Zhakun, te flasim 2-3 ore per racizmin. Nuk e njoh, thjesht e di qe po t'i them do vije.

Me ben habi qe ti te jesh kunder provokimit. Sic trysnia ndaj shtetit, edhe provokimi ndaj mendimit.

E dashur, nuk me intereson mendimi i Zhakut dhe zhaqreve mbi romet, as mbi tomet, s'perben asnje vlere per mua. Nese sic thashe do ishte ndonje person aktivist  qe eshte marre sistematikisht me ceshtjen e romeve dhe mund te na ndricoje dicka mbi situaten, po, do kisha deshire ti lexoja se s'kane per te thene. Ndryshe, s'ka pse; ka boll mendime personale ne drejtim te pergjithshem Peshku, nje mendim me shume s'na shton gje vlere. Once more, tema s'eshte ca mendoj une a ti apo Zhaku - tema jane romet.

Gjithashtu, romet, si cdo shtetas tjeter shqiptar, jane pergjegjsi e shtetit shqiptar, jo e BE-se. Nuk thashe kund une qe shteti duhet te reagoje pse reagoi BE-ja, thashe te kunderten.

 

Mire e xhibi, nuk duhet te rrahim uje ne havan por te jemi te perqendruar tek ky problem i theksuar social qe prek nje komunitet te rendesishem te bashkesise sone 

a po s'i lejne,foshnj fare te sapolndur perdhe,me brinj per trotuar,dhe nen shi mundsisht per te ngjalle meshiren e kalimtareve. Me gjeni nje arrixh qe punon ne ndertim bie llafi. Te shkojne te punojne,s'ka tjeter zgjidhje,keshtu mund te pguajne qerane e strehimit(si ne te gjithe) dhe t'u cojne buken kalamajve

Duke lexuar disa komente ketu, u binda edhe nje here qe termat "albanez" dhe "jevg" jane ekuivalente dhe kane nje kuptim metafizik ne vetvete si ide platonike (dmth nuk kane lidhje me prejardhjen dhe kombesine).

Argumentat kunder romeve qe jane permendur ketu me sjellin ndermend argumentat qe sillen kunder klasifikimit te primateve si persona. Me pak fjale, shimpazete e gorrillat, nuk mund te kene te drejta meqenese nuk permbushin normat dhe detyrimet e shoqerise njerezore. Sa keq! smiley

Great Ape Project

Ky muhabeti "tha hapur ate qe thuhet nen ze", nenkupton qe ajo qe thuhet "nen ze" eshte e drejte? Apo e justifikueshme? Jo se jam ndonje mbrojtes i madh i te drejtave te romeve, por ishte ironike qe poshte shkrimit te lexoje shenimin e redaksise "Nuk lejohen komentet fyese..." 

 Por kjo puna e romve qelbet era qe atje tej.

 Ai lesh Avokati i atij lesh Populli, perpara se te na vere alarmin per 30-40 familje rome, te vere njehere alarmin per gjykatesit qe jane bere si kadileret e Turqise, e per policet qe jane bere si zaptije, qe te hyjne ne dru per budallikun me te vogel, e bejne sehir kur gazetaret hane dru (perjashto rastet kur vete policia u hyn ne dru).

Sa i perket romeve, romeve po u kerkohet qe te protestojne, se te jete per romet ate lloj jetese kane. A eshte detyre e shtetit t'i ndergjegjesoje drejt nje jetese me te mire? Nuk e diskutoj.

Por eshte absurde qe ne nje shtet ku nuk ekzistojne gjerat elementare, ku nuk ke nje gjykate te hajrit, nuk ke polici te hajrit, ku prona eshte akoma koncept "ta marre me i zoti", ku sherbimet e infrastruktura urbane jane akoma koncepte "si jashte shtetit" etj etj,  na u beka gjithe kjo gjullurdi per punen e ca barrakave?

Dhe pastaj ta marresh sikur dikush nga keta "te alarmuarit" e paska seriozisht kete pune? Kush do jete "alarmi" i radhes, vjedhja e fondeve per ata 30 ujguret? U vjedhin racionin sic ua vidhte ekonomat Stavri racionin jetimeve tek filmi "Lulekuqe mbi mure"?

 

Peshku fillon e ben goxha kuptim, kur komenton ti*, or mik!

*ma lejo njejesin, edhe pse jo i pershtatshem vecanerisht ne ket koment.

Ti* kot me merr me te mira, se per punen e debatit Kadare-Qosja nuk nderroj mendje,jam me Qosjen.  (per punen e Trebeshos, nuk them gje, aty biem dakort). U nisa te te ktheja pergjigje po eshte ca muhabet i gjate dhe do perqendrim, tani jam i hallakatur.

*Ne vendin tone ka nja 400 vjet qe shumesi ka vetem efekt numeror, pa asnje nuance tjeter "kulturmodhe". (Qe ka qene perdorur para 400 vjeteve, na e vertetojne arbereshet). Akoma edhe sot termi "ti shok aty fike cibukun" eshte ne perdorim mese te gjere. Keshtuqe nuk me ngelet hatri hic, kur mos kem njeri, thoshte xha Kshiri. 

o Kavo, se me eshte e paqarte mua,  si  e kishte tamam emrin ky:  Kshiri, dhe i therrisnin xha Kshiri, apo  Çakshiri?smiley 

Thoma Cakshiri, po mua me ka ngelur fiksim "Xha Kshiri".

e qarte!  shkurt  Çome, kasap ne pension.

Ne fakt, s´jam krejtesisht dakort me ty Kavo! Po te fillojme tani jo po kemi kete e kemi ate me pare s´do bejme dot asnje gje. Gjerat e medhaja ndryshojne vetem duke bere ndryshime ne gjera te vogla.

Pak e e ger Zhaku  Edhe une keshtu 'brutto " nuk e gjej te arsyeshem kete trajtim .Por problemin social os "minen ' qe plasi me vonese e Kuptoj ..Me nje pene me te "lemuar " mundet ta kishte nxjerre problemin Social brenda Kultures qe ka mbjelle kjo kaste InteliDjentesh qe prej me shume se 23 vjetesh qe ka buisur vetem me te "peshtyra " per ish traditat dhe Rregullin e nje shteti qe paten .

ne menyre absolute te Integruar me poste deri Minister , Deputete , Kulture , Mjek e Kudo .absolutisht asnje me cadra pervec "Ibrahimeve " te Komunales qe perdoreshin per majmeri kuajsh , mushkash e gomeresh per te ushqyer me konserva Popullin Italian .

Vijon

Per koincidence po degjoja nje album me kenge cigane te hungarise ne momentin qe lexova komentin e zhakut. Lexova ca komente me siper dhe po vras mendjen se ku qendron qytetaria tek konsiderimi i ekzistences se romeve si "ndertime pa leje", dmth tek mohimi i ekzistences se tyre si qenie njerezore? Ky s'quhet provokacion, por thjesht racizem i qelbur. 

Ky muhabeti "tha hapur ate qe thuhet nen ze", nenkupton qe ajo qe thuhet "nen ze" eshte e drejte? Apo e justifikueshme?

ne kuptim bazik te fjales, do te thote qe ajo per çfare flitet EKZISTON ! bile eshte bere shqetesuese, aq sa te pekten te ndjelle komentime. 

vetem ky eshte si me thene veshtrimi OBJEKTIV, qe te gjithe mund ta shquajne ne terren, dhe ta komentojne pastaj secili sipas botekuptimit te tyre. duke e kthyer nje problem real ose objektiv, ne nje problem virtual, ose subjektiv. prandaj dhe te pazgjidhshem.

kete problem, si pothuaj te gjithe te tjeret, e zgjidhin vetem romet. keshtu si me thene pa zhurme por natyrshem. ndryshe duhet ose investim, t'u japesh t'gjitheve rroga te mira qe te mos lypin, ose dhune t'i detyrosh nepermjet forces te sillen si do ti. rruge te mesme nuk ka per mendimin tim.

ps: puna eshte se romi e prish rrogen qe diten e pare, pranej dhe ka ngel ne çader historikisht smiley

 U vjedhin racionin sic ua vidhte ekonomat Stavri racionin jetimeve tek filmi "Lulekuqe mbi mure"?  Komunist smiley

E ke gjujt Gozhden ne Koke Kavir . Jo per Politike , por per te cveshur nga PORDHET kete Lukuni qenerish qe leh ne zogori "se Mirakkliu Fridomiut zotrie " duke shkaterruar nga themelet cdo norme bashkejetese e duke krijuar hendeqe jetese qe mbusheshin  vetem me Kufoma ne se do vazhdonte  me .

Eshte qe ne themel Ideali demokratikasve qe na cane torovelen Hipokritet mashtrues me dhjetore e me tribune qe e katandisen kete popull keshtu per te qemtuar ne Krunde si probleme "te medhoja mer Jahu "  Dhe keshtu cope -cope eshte vete shoqeria .Ku vritet per "nder" , ku "therren e trafikohen si bagetia gra e femije " , ku "shtypen si berra ne rruge nga makinat " e me dhjetra episode nga cdo fushe e Jetes ku militoi kjo Fare e ndyre Llafazanesh ,para se cileve lefGOPEJA me "Rumani e shen Bartoleme" ne mendje eshte shkuar sigurimsit te rrjedhur  qe Vjedh e Rjep  nje popull te tere vetem si megafon i sqeperve "se diktatura zotrie " .

Hapi i pare u Hodh .Banditizmi dhe Hajdutlleku u shty tutje Shqiptaret u ndergjegjesuan.Shenja e pare eshte ne se dikush shfaqet perseri me Ulerima "poshte " ..por te mos harrojne dhe vargjet e Brehtit per " barkun qe i pjell "

Si zgjidhet ..hapi i Pare nje vleresim Njerezor i ekipit te ri .krijimi nje perfaqesie nga Romet dhe hartimi nje Plani Real me Qeverine ( min pa Portofol ) per ta zgjidhur sipas etapave . Per dengelaxhijte e Babasqapit mbetet gjithmone problem virtual me kendshikime te shumellojta !

 

Pavaresisht provokimit, sidoqofte, se mos me keqkupton njeri, e kam thene 2-3 here qe tipizimi qe ben Zhaku eshte fashist, ekstremist, jane te pathenat "e djathtja" per t'u diskutuar, dhe nese ajo i mendon vertet jane problem i mirefillte meqe ajo eshte personazh publik per aq sa jane permasat e saj publike. Eshte nga ekzagjerimi ne tekst qe une mendoj se behet fjale per provokim. Ne cdo rast jane te denueshme ne permbajtje, megjithese une vazhdoj vleresoj hapjen e diskutimit.

Mu sme pelqen kur ceshtjet fillojne e trajtohen ne grup, kshu si bicim fshace. Nqs Abdullahut i kane prish shpine qe e kishte me leje, ai me tapi ne dore te shkoje e te ankohet atje ku duhet. Po keshtu te veproje edhe Malo nga bathorja, Kaci nga Borshi dhe Frroku nga zalli Kirit. 

Shqetësimet për milionat e dhëna nga BE teorikisht për romët, por që këto të fundit nuk i kanë parë kurrë, janë reale.

Te me falni se nuk i kam ndjekur shume lajmet keto kohe, por a ka ndonje informacion me shume ne lidhje me kete fjaline me lart? Se gjithe ky shkrim vetem sa e paska anashkaluar kete shqetesim real.

Mjafton te heqim dore nga eufemizmat, te perdorim nje gjuhe puro brutale, gjerat ti quajme me emrin e tyre dhe neoliberalizmi, "dora rregullatore e tregut", friedmanizmi, thecerizmi,  te tingellojne si fashizem dhe racizem i kulluar.Ndergjegjia e mesuar me komoditetin e sloganeve te tipit shancet e barabarta, liria, drejtesia sociale, solidariteti etj,  alarmohet, plagoset, reagon e zemeruar sapo gjerat i thuhen pa keto eufemizma. Secili per vete dhe shteti arbiter i rregullave te lojes per te gjithe.Te ciles loje? Te lojes ku dija, aftesite, zotesite, burimet nuk jane te shperndare ne menyre te barabarte.Ku disa qe ne fakt jane shumica, shkojne cdo dite ne betejen e jetes per copen e bukes.Buken e perditshme falna Zot. Poli varferise.Ose plehu varferise mbi te cilin lulezojne trendafilat e polit te pasurise. 

neoliberalizmi nuk ka si te jete racizem.

racizmi eshte te pretendosh se jo te gjitha ushqimet jane cilesore, dhe me ligj t'i elimosh ose t'i ndash veçmas jo cilesoret. liberalizem, eshte t'ja lesh secilit te zgjedhe ushqimet qe ja ka qejfi, bile dhe kerpudhat me helm ose mishin e sorres.  

po ky eshte racizemi pra, disa meritojne mish thelleze, disa mish sorre.Predispozita e shkruar ne ADN , ca superiore dhe ca inferiore, a nuk eshte racizem?

racizmi eshte teoria e superioritetit te races bardhe ne krahasim te tjerat. e bile e races se bardhe te paperzier, dmth ata qe gjermani i quajti ARIANE. se sllavet si te bardhe por te perzier, s'ishin njesoj me gjermanet.

liberalizmi, eshte vari lesht, te gjitha t'i konsiderosh me vlere te barabarte. diferenca e llojeve te kryhet vete, pa ligje, pa kontroll. ta ka qefi zezakun merre per gru, etj, etj.

nuk mor vesh ça ka me ngaterru.

shtoj dhe qe nje gjerman racist qe do e shihte kete zhakun (qe une pa e njoh kurre e morra per burre te posti im i pare) tu ligjeru ne TV, nuk do e cilesonte si raciste (teoria ee, jo ça nenkuptojme ne sot), se ajo eshte ezmere vete, dmth cilesuar striktesisht nga pikepamja racore.

pra zhaku a si quhet, nuk i do romet jo se eshte raciste, por se eshte borgjeze. 

Profil, racizmi qe predikon superioritetin e te bardheve kundrejt racave me ngjyre eshte forma me klasike e racizmit.Me tej racizmi mplekset dhe ushtrohet permes nacionalizmit, orientalizmit, kolionalizmit, ksenofobise per te huajt, emigrantet, minoritetet fetare dhe linguistiko-kulturore, pra nga nje racizem biologjik, ka evoluar ne te ashtuquajturin racizem shkencor dhe kulturor. Epersia e disa grupeve pra nuk lidhet me rracen por me etnine, kulturen, gjakun, IQ etj. Ne France psh , heret franket konsideroheshin me superiore nga galet , kur, te dyja popullsiste, nuk kane dallime ne ngjyre te lekures. Ose dinamikat e cfaqjes se racizmit ne trajtimin e  emigranteve ne shoqerite multietnike , ngrihen pertej dallimeve biologjike dhe perfshijne stereotipe qe lidhen me kulturen, sjelljen, psikologjine e grupeve sociale apo etnike.

Neoliberalizmi ka modifikuar dhe sofistikuar qasjen racore ne ushtrimin e pushtetit. Racizmi maskohet me konkurencen, meritoktacine dhe sloganet e tjera moderne .Racizmi eshte i pranishem si strukture mentale dhe shteti , permes politikave paternaliste (shteti dikurshem social) ose me liberale dhe te orientuara nga tregu sot, sillet si agjent i cili llogarit pranine e strukturave racore dhe nderhyn per modifikimin e tyre.Psh debati qe behet rreth rolit te programeve sociale, varferise, te varferve dhe pasojave te saj (kultura e varferise, devijancat, drejtesia kriminale etj) ne thelb, eshte nje debat qe niset nga predispozitat racore kulturore (jo thjesht te lidhura me biologjine dhe etnine) .Politikat dhe programet per te varferit, ne thelb, jane instrumenta per disiplinimin dhe "ndeshkimin" e devijancave qe ushqen kultura e varferise, emigrantet, minoritetet e tj.

dhe per ta mbyllur me Zhakun per te cilen ti thua se eshte raciste nga qe eshte borgjeze.Fiks! Ke ilustruar gjithe ate qe kam thene me lart. Eshte shembulli tipik i racizmit kulturor (borgjez) qe mund te shtrihet edhe mbi te varfer te tjere, jo rome, pra te bardhe qe kerkojne perfitime nga shteti permes skemave te asistences sociale. Edhe ne kete rast pergjigjia raciste e neoliberalizmit eshte: behu pergjegjegjes i jetes tende dhe hidhu ne treg..aty konkuro, te aftet, te zotet (raca superiore) do te triumfoje, te paaftet meritojne perbuzje dhe ndeshkim ...pikerisht permes diktatures se tregut.

Fajin e kane gazetat qe i identifikojne dhe i grupojne njerzit. Shum me ndryshe do ishte sikur keta ta kishin paraqite problemin e tyre publikut, ne fillm sepse jane njerez e pastaj sepse jane roma folks. 

Fundja, gazetat, per te ndiku dhe ndyshu opinjonet e masave jane kriju. Pastaj dikush e kuptoj se mund te shiten. Pak me vone, dikush tjeter e kuptoj se mund te blihen. 

Shoke dhe shoqe, asihere mos e ulni shikimin; perher lart per idealet dhe me idealet!

Avanti o popolo, alla riscossa,
Bandiera rossa, Bandiera rossa.
Avanti o popolo, alla riscossa,
Bandiera rossa trionferà.

Me rastisi te me perfillte nji Boss BUCKO smiley njehere dhe me afroi deri sa e pyta :

A mund t'ju shqetesoj me nje pyetje  . Ju i merrni pa dallim  ne pune ! Si ja boni Ju ndryshe nga ne qe , nuk jeni raciste .Biles kini dhe Ligje qe e denoni "

Qeshi i cike me pa ne sy per te me mat isha a shtihesha ( mu duk ) dhe mu pergjigj:

Nuk eshte veshtire . Te gjithe ata qe drejtojne Punet nuk jane Raciste .Per ne ka rendesi te besh punen .Po nuk ka rendesi ne je kal, buall , njeri , qen i bardhe i verdhe apo i zi .

Racizmi hyn tek paragjykimet ,dhe nuk ka te beje me kete ndodhine e jevgjeve .As shteti i Saliut nuk ishte Racist as kjo sjellja ndaj tyre nuk eshte Raciste . As cilesimi Jevgj nuk eshte racist .

Kjo ngjarje ke ne brendesi te saj Nje KRIM ndaj te drejtave te individt per te patur Strehim , per tu trajtuar i barabarte dhe ndershmerisht .Ne se i biri Saliut Xeni dhe e Bija Gita , ashtu si dhe K/tari Bashkise Luldashkurbani Bashkise jane Miliardere dhe kata jane pa shtepi ,kjo tregon qe ky shtet eshte Kriminal dhe ata qe drejtojne nuk mund te jene vecse kriminele !

Si ka qene ajo kenga

te rroje Enveri te rroje Partia /qe na beri ne me shpia ...smiley

Po mire mo Xake po ato  mijera cifte te reja qe nuk kane Shtepi dhe qe sjane Rome qe ropaten cdo dite ne pune qe pas nja 10 apo 15 vjeteve te blejne nje apartament cfare jane ? Lopa i ka pjelle ato ? Po te shkojne o Ronet te punojne si gjithe te tjeret dhe te blejne shpia makina e cfare tju doje shpirti e mos te rrijne tere diten duke blere Raki dhe Ari.

VETE NUK INTEGROHEN NE SHOQERI, E TANI JA HEDHIN FAJIN SHOQERISE! pfffffffffffffffffffffff 
A KANE PAGUAR NDONJEHER NDONJE TAKSE KETA? (JO) 
A I REGJISTROJNE FEMIJET E TYRE KETA? (JO) 
A JANE FUTUR NDONJEHERE NE BURG SEPSE KANE RRAHUR, APO SHFRYTEZUAR BASHKESHORTEN? (JO) 
DHE KA NGA ATA QE U THONE QYTETARE KETYRE!!!!!! pfffffffffffffffffffffffffffffff 

T'SHKOJNE ME N'SHARRE ATJE KU JA KAN GATIT KAMPIN... APO DUN ME QENE KTU N'TIRON QE T'VJEDHIN DHE T'ZGRAPIN NAJ GJO... E MRAPA TKNOJN E T'PIJN SIC E KANE ZKON "na shkoj jeta baker e kanace, droge e ilace..." 

http://www.youtube.com/watch?v=sB9UA4rOQ...

KTO JAN ROMT, GABELT! :@

yll!

     Eh!... E kane thene ata, te paret.."Ç`do mendim dhe ç`do perceptim, varet nga ..iluzioni "

    Valle, te kezistoje bota jashte shpirtit njerezor ? E gjithe Bota, nuk eshte veçse vullnet dhe paraqitje...

 

Por, si deklaruan vetë përfaqësuesit e romëve, aty nuk paska as drita, as ujë, as kushte minimale sanitare (më së paku ato që u ofron bregu i lumit...), ndaj ata janë ndjerë më mirë e më të siguruar të vetësistemohen buzë Lanës, nëpër çadra... Por as aty nuk u lanë... U dëbuan. Nuk u lanë të jetonin as në atë gjendje mjerane, edhe pse, që atëherë e deri tani, për t’i sistemuar, për t’u krijuar kushte disi më humane, qeverisë i qenkan akorduar ndërkohë nga Brukseli mbi tre milionë euro, pa përmendur në këto njëzet vite, qindra milionë euro të tjera që janë derdhur për OJF-të përkatëse..
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

..........................

Që këtu do të niste udhën e mbarë solidariteti njerëzor, besimi te Drejtësia dhe nevoja për të mbrojtur njëri-tjetrin, edhe kur nuk e kemi pësuar vetë në kurriz! Neve na mungon kjo bindje, ky mirëbesim, prandaj po, është e vërtetë, të gjithë ne jemi “romë”!

 http://www.balkanweb.com/analiza/2689/ba...

Ka dy gjera qe me bezdisin shume ne lidhje me romet.

1---- BE-ja, para se te leshoje gjylet ne drejtim te Shqiperise te shohi qe problemet e saja me romet jan 10 here me te medha, ne fakt problemet me racizmin ne pergjithesi, madje kundrejt shqiptareve dhe romeve ne vecanti.

2----  OJQ-t kan kaq vite qe bejne propagande antishqiptare ne Bruksel per te marr fondacione, te cilat i fusin ne xhep.

Me qeverine qe do vij ku ne krye do te jete Rama dhe anash tipa si Veliu me keq do vej puna, njerez me karakter shume te dobet qe kan turp qe jan shqiptar dhe te lidhur ngushte me pseudo-shqiptar pakicash qe prishjen e cdo gjeje shqiptare e kan pikesynim.

Dakordohem me ju me ato që thoni por problemi që ju ngreni është se romët Be i ka si kusht për paraprirje për Shqipërinë në kuadrin e pakicave. Po të jetë ashtu (dmth racizmi e gjepura) dhe është ashtu i bie që vetë BE të mos jetë në BE smiley

O njesh pakicat duhen respektuar se aty fillon respekti per veten smiley per kete s'besoj se ka ndonje njeri me dy lek ne mend ne Shqiperi qe te mos jete dakort. Racizmi ne BE eshte INSTITUCIONAL, politik, popullor, ne c'do aspekt. Do apo nuk do ti, e di apo nuk e di ti kete gje pak rendesi ka.

O njesh pakicat duhen respektuar se aty fillon respekti per veten  smiley per kete s'besoj se ka ndonje njeri me dy lek ne mend ne Shqiperi qe te mos jete dakort. Racizmi ne BE eshte INSTITUCIONAL, politik, popullor, ne c'do aspekt.

Deri këtu s'ishe keq smiley

Tung! 

Kujdes me keto fjalet "racizem" dhe "fashizem" te perdorura vend e pa vend, sepse jemi ne kohe inflacioni ekonomik qe eshte bere edhe linguistik (si dhe te tjera disiplina).

racizmi ne jeten e perditeshme eshte thjesht ZGJEDHJE. 

gjeje shokun me te mire se vetja, ketu fillon lindja e racizmit. tek femrat e klases kur ti zgjedh dashnoren, ti racon ne nje fare menyre, zgjedh me te miren dhe le me te keqijat, sipas teje. 

pranej eshte e pamundur te luftohet, ose qe ta kerkosh qe perpjekjen ta beje vetem tjetri, tek pranimi qe te ben megjithese nuk te pelqen, dhe jo ta besh ti, qe t'i behesh atij me i pranueshem, ose me i lakmueshem.

thjesht mos kesh probleme duhet te jesh ME I MIRI ! ndryshe keq do e kesh punen tere jeten. 

Pse kisha pershtypjen e gabuar se Zhaku ishte me pro diversitetit,se sa shtetit. Sec me la nje shije lajthie te prishur komenti i saj. Gati me erdhi keq! Te gjykosh nje komunitet te tere ne disa akteve qe mund te behen qofte dhe nga nje grup i kufizuar romesh, pervec se mendjelehtesi eshte disi perjashtuese. Sidoqofte...

Ne qendrojme para faktit, qe ne nje shtet xhungel si i joni, ai qe eshte me i forti mund te bej cfare te doje me cdokend. Jemi shoqeria qe riciklojme" plehrat njerzore" per kohen me te shkurter ne bote, por qe gjykojme stilin e jetes se cdokujt. Askujt si bene pershtypje qe si ka mundesi qe nje njeri qe sapo del nga burgu si Delijorgji,pasi denohet minimalisht per nje biznes korruptiv qe kushtoj jete njerzish, behet perseri sekser per nje biznes tjeter qe ka ne dore perseri jete njerzish?

Po te pergjigjem ketu poshte Dora.

Une nuk po them "pse te nisi puna nga romet". Po them qe zhurma behet per te bere zhurme, romeve do u japin ndonje lek e do u thone "ec mer gabel fshi b...". Dmth nuk me duket sikur ky "aheng" eshte "hapi i pare" por  dajre e radhes, ku kercejne gabelet dhe gaxhojt dhe ne fund parate i merr orkestra.

Mua nuk me duken perjashtuese keto te dyja. Le te bien gjithe daullet e mundshme. Mendoj se te gjitha gjerat lene nje impakt. Te pakten keto lloj zhurmash , nese perseriten vazhdimisht do kene eko ne mendjen e burokrateve qe heret a vone do fillojne te behen me sensibel ndaj ketyre problematikave. Pastaj cfare them une, ketu ka nje problem me madhor, qe eshte sensibilizimi i popullit tone liridashes dhe aspak perjashtues. Sic shihet ende ka njerez qe besojne ne kategorizimin e qytetareve te Shqiperise, ne baze te grupimeve qe i perkasin. Qendroj e palevizur ne mendimin qe ne ate vend cdo lloj reagimi per cdo lloj gjeje eshte me vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).