Me gjithë arritjet e pakontestueshme, gjuha shqipe sot, ndodhet përpara dy sfidave të mëdha: së pari, përpara sfidave për ta ruajtur këtë vlerë të madhe nacionale, dhe së dyti, përpara denigrimit të kësaj gjuhe që ia shkaktojnë vetë shqipfolësit.

Me shqipen në cilësinë e kompetentit sot merren të gjithë!

“Nga pikëpamja gjuhësore dhe simbolike, dy ngjarjet më të rëndësishme për standardizimin e gjuhës shqipe në shekullin e njëzetë kanë qenë Kongresi i Manastirit në vitin 1908 dhe Kongresi i Drejtshkrimit në vitin 1972. Që të dyja ishin ngjarje me efekte edhe jashtë Ballkanit” – shprehet albanologu dhe ballkanologu i shquar amerikan Viktor Fridman (Shqipja standarde në Amerikë: Studime shkencore, pedagogjike dhe planifikimi gjuhësor, te Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 11-12 nëntor, 2002, ASHSH, Tiranë, 2003, 155). Ndërsa Kongresi i Alfabetit i unifikoi shqiptarët në grafi të njëjtë, Kongresi i Drejtshkrimit i unifikoi shqiptarët të komunikojnë me një formë gjuhësore të përbashkët kombëtare. “Historia e kulturës sonë në tërësi, jo vetëm e asaj shkrimore, nuk ka asnjë vepër që mund të krahasohet me Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” (Shpëtim Çuçka).

Kongresi i Drejtshkrimit, 41 vjet më parë, u dha kompetencë kompetentëve të gjuhësisë, të përfundojnë përpjekjet për unifikimin e gjuhës shqipe, dhe Kongresi vetëm sa e përshëndeti këtë, - shprehej një dashamir i shqipes në një blog të internetit. Ndërkaq, koha e sotme u ka dhënë “liri” inkompetentëve të gjuhës që të gdhendin pa mëshirë mbi atë që është ndërtuar me shumë mund e sakrifica. 

Me gjithë arritjet e pakontestueshme, gjuha shqipe sot, ndodhet përpara dy sfidave të mëdha: së pari, përpara sfidave për ta ruajtur këtë vlerë të madhe nacionale, dhe së dyti, përpara denigrimit të kësaj gjuhe që ia shkaktojnë vetë shqipfolësit, me gërryerjen e normave gjuhësore standarde, me përdorimin e kësaj gjuhe me fjalor të varfër e me gramatikë dhe sintaksë të zbërdhulët. Animozitetet, tundimet, bastardimet, huazimet, hibridizimet, mëtimet për rikthimin e standardit në dialekte, përbëjnë atë korpusin e problematikave me të cilat përballet gjuha shqipe sot.

Gjuha shkon gjithmonë “tue ba ndryshime” - thoshte gramatikani i shquar Justin Rrota. Pra, si të thuash "Gjuha ndryshon, por nuk ndryshohet" (Helena Grillo), që do të thotë se gjuha ka zhvillimin e saj të natyrshëm. Ndryshon me evolucion, por atë nuk mund ta ndryshojë askush me revolucion, me përdhunë.

Denotimet dhe konotimet gjuhë standarde - dialekt

Format shprehëse të gjuhës: standardi letrar e dialektet, kanë një marrëdhënie të ngushtë ndërmjet tyre, ngaqë standardi mbështetet mbi dialektet, por kanë dhe denotimet e konotimet specifike. Nocioni civilizues gjuhë standarde denoton diferencimin funksional, kurse konoton përdorimin e përgjithshëm në shoqëritë moderne dhe varietetin e prestigjit; termi dialekt, që tradicionalisht i takon rrafshit horizontal, d.m.th. e folura karakteristike e një regjioni ose lokaliteti, është i ngarkuar me konotacione negative të ambientit rural, të prapambeturisë – dhe kësisoj në mënyrë eksplicite ose implicite kontraston me varietetet standarde ose letrare që janë me prestigj të lartë (Ranko Bugarski, Evropa u jeziku, Beograd, 2009: 92). 

Në marrëdhënien gjuhë standarde – dialekt, identiteti gjuhësor krijon dhe identitetin shoqëror, tribal, nacional etj. Prandaj duhet të kihet parasysh gjithmonë ky fakt relevant: t’i jepet standardit atë që i takon standardit, dhe t’i jepet dialektit atë që i takon dialektit, e jo të bëhen këto kaçamak e kryelanë, të përfshfaqim identitetet tona tribale a krahinore edhe aty ku nuk do të duhej. 

“Ne të gjithë kemi një identitet tonin tribal, e secili është ndoshta po aq krenar për këtë identitet, e për rrjedhojë secili mund ta theksojë e demonstrojë si e sa të dojë këtë identitet. Asnjë e keqe nuk na vjen prej kësaj; përkundrazi. E keqja na vjen prej sublimimit të këtij identiteti në kurriz të një identiteti më të madh, atij nacional, të cilin kemi rënë dakord ta mbrojmë e ta zhvillojmë, pasi e shohim si një mënyrë për t’u bërë më të mbrothët e më të mbrojtur në botën ku jetojmë. Dhe përsëris e saktësoj, që e keqja nuk është theksimi e manifestimi i identitetit lokal; e keqja është sublimimi i tij në një kontekst nacional, dhe një nga mënyrat për ta sublimuar është dhe qëndrimi përçmues që mbahet ndaj gjuhës zyrtare, standardit pra, në majë të institucioneve nacionale”, – shprehet Mustafa Nano,- duke iu referuar normëshkelësve që janë madje në krye të institucioneve.

Si i bëhet me ata që, edhe pse janë zgjedhur në krye të institucioneve nacionale, nuk e flasin dot standardin? Në këtë rast nuk ke se çfarë të bësh. Duket pak e pamundur, në fakt, që dikush që ka një marrëdhënie gati zero me standardin të ngjitet deri lart në maja institucionesh, pasi standardi, duam s’duam, përbën një stekë që duhet kaluar prej të gjithë atyre që duan të marrin grada në hierarkinë shtetërore e nacionale. Secili prej nesh ka mbeturina të të folmeve tribale, të cilat i demonstrojmë gjatë ditës në të gjitha rrethanat e mundshme. 

Mendësia jonë gjuhësore tribale e pakundshoqe në botë

Në vendet e tjera me qytetërim të konsoliduar, qytetarë dhe zyrtarë nuk mund të sillen në këtë mënyrë e banalisht me gjuhën: standardin zyrtar domosdoshmërisht do ta përdorin aty ku e ka vendin, në institucionet publike e shtetërore, kurse mund t’ia dredhin në dialekt në ambiente private, familjare, miqësore e rurale. Albanologu gjerman Prof. Hermann Ölberg sjell si shembull rastin e Austriakëve e të Bavarezëve që flasin në shtëpi bavarishten, por në veprimtarinë shoqërore e shtetërore përdorin gjermanishten e lartë (standarde), pa kërkuar që "të bavarizojnë" ndonjë pjesë të sistemit të saj. Në kulturat e mëdha perëndimore, shtetari Zhak Shirak përmes mbrojtjes së gjuhës fitonte epitetin e liderit, që mbron interesat e kombit; ai aq shumë e mbronte gjuhën frënge, pa pyetur se mbi ç’bazë dialektore është formuar ajo, saqë asnjëherë, me një përjashtim të një interviste në BBC në vitin 1998, nuk ka pranuar të fliste publikisht anglisht, edhe pse thoshte se e fliste rrjedhshëm dhe një pjesë të studimeve i kishte bërë në Amerikë (Augustin Paloka, Shikim nga Brukseli: Agim Çeku më i moderuar se Jacques Chiracu!, Koha Ditore, 27. 3. 2006). Kurse ne, edhe në elementin gjuhë dallojmë nga Evropa e nga evropianët si nata me ditën e si delja e zezë, jemi shumë larg nga të qenit evropian kulturalisht e gjuhësisht; sado që gjithë ditën e lume shtiremi e gajasemi se jemi të orientuar nga Perëndimi, evropianisht, ne vazhdojmë sillemi lindorsisht, të rendim pas dialektit tonë krahinor e pas pseudofilologëve akademikë, që kanë marrë sot në dorë flamurin e krahinorizmit gjuhësor pandan shqipes standarde a zyrtares! Dhe të fërkojmë duart: kur do të bëhet kongresi i ri i drejtshkrimit, të krijojmë standarde të reja të shqipes, shqipen neostandarde, e marrëzira të ngjashme ordinere! Jemi të pakundshoq e veç dynjasë, siç thotë populli, sepse dhe në mendësinë tonë gjuhësore po profilizohen rryma a taborë që nuk i gjen te asnjë popull dhe te asnjë gjuhë e botës, si: “e majta gjuhësore” dhe “e djathta gjuhësore”! “enverizmi gjuhësor” etj. (M. Kraja, Enverizmi gjuhësor dhe të tjera marrëzi, Shekulli Online, 15 korrik 2012). 

Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar! Në kuptimin e asaj se gjuha u takon të gjithëve, një dallojë tjetër që na karakterizon është dhe kjo, se tek ne me gjuhën merren më shumë diletantët, pseudofilologët, njerëz jo të zanatit, të cilët nuk kanë asnjë vepër për të qenë. Kundër pseudofilologëve që kishin ngritur krye këtu e afro një shekull më parë, gjuhëtari i madh prof. Eqrem Çabej shprehej me zemëratë:

“Sot secili në Europën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft vjet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me exaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më exakte që mund të jetë në botë...! Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u pat marrë vjet me radhë me studimin e vërtetë të saj! Kurrkush! Se gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar!...Kush do të shkruajë mbi shqipen, më parë duhej të jetë marrë me studimin e gjuhëve indoevropiane përgjithësisht, e pastaj duhet të ketë studiuar gjithë shkrimtarët shqiptarë e gjithë albanologët e huaj, numri i të cilëve është aq i madh, sa studimi i tyre lyp vjet me radhë pune të pareshtur...” (Eqrem Çabej, Kundër pseudofilologëve, Graz, 1929, botuar në Bota shqiptare, 2008).

Ky do të duhej të ishte një mësim i mirë edhe për këta pseudofilologët tanë të sotëm, t’i rreken mirëfilli filologjisë, e të lënë anësh verbëritë krahinoriste. 

Edhe një albanist i klasit dhe personalitet shumë i veçantë, me erudicion të pashoq, Prof. Selman Riza, ishte një armik i përbetuar i diletantizmit, i gjysmëdijes që promovohej si dije, - i kësaj sëmundjeje foshnjore nga e cila shqiptarët nuk janë shëruar mjerisht as sot e kësaj dite. Për këtë ai qysh në vitin 1938 botoi te revista e famshme “Përpjekja shqiptare” artikullin programatik e me peshë “Dilletantismi dhe zanati”, për një dukuri të atillë kur gjithkush pretendonte se mund të merrej me punë gjuhësie pa e mësuar e pjekur mirë më parë këtë zanat. “Dilletantismin e gjejmë pa fjalë në çdo vend të botës së qytetëruar edhe në çdo lëmë të diturive e të mjeshtërive. Mirëpo mua s`më besohet që dilletantismi të lulëzojë gjëkundi gjetkë si ç`lulëzon përgjithësisht në Shqipëri edhe n`albanologji posaçërisht”. Kur merr e vështron edhe sot se kush merret e si merret me gjuhën, ky gjykim lapidar i Rizës vjen sikur ta kishte thënë sot. Thënia e intelektualit dhe shkrimtarit të madh gjerman Gëte: “Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe mbi gjuhën”, gjen shprehjen e vet sidomos tek ne shqiptarët.

Hebrenjtë sillen ndaj Izraelit vetëm si hebrenj, jo si ithtarë të ndonjë partie politike (Ilija Milçin, Jazikot na mediumite, Skopje, 2001, 53). Të sillemi dhe ne shqiptarët ndaj gjuhës standarde shqipe vetëm si shqiptarë, jo si “e majtë gjuhësore” a si “e djathtë gjuhësore”, si “enveristë” a si “antienveristë”, si “gegë” a si “toskë”, si “të jugut” a si “të veriut”, si “shqiptarë” a si “kosovarë”, sepse gjuha shqipe është një dhe e përbashkët dhe shumë e vogël që të mërgohet e të katandiset në kaq shumë ndarje e nënndarje. Kjo kohë të kujton ato vargjet e pavdekshme të poetit vlonjat Ali Asllani: “Koha është e maskarenjve/ Po Atdheu është i shqiptarëve!” Kjo kohë është kohë e shqipes standarde dhe nuk është kohë e standardofobëve, që kujtojnë se kanë fatet e gjuhës shqipe në dorë dhe mund të bëjnë ç’të duan me të! Problemi i standardit të shqipes është zgjidhur njëherë e mirë, njëjtë sikurse e kanë zgjidhur dhe gjuhët e tjera indoevropiane: në mënyrë të logjikshme, të suksesshme dhe përfundimtare.

 

Revista Shenja

50 Komente

Ajo qe me ngre nervat e s'arrij  ta shpie deri ne fund kete artikull jane keta qe shkruajne per gjuhen shqipe eshte se nga njera ane e mbushin me eksplicite dhe implicite, nga ana tjeter, gjoja ne emer te shqipes rremojne fjale te vjetra qe rrezik as vete s'ua dine kuptimin. Shkrimi akademik per shele! 

smiley

Nuk e di nga e ka marre Revista Shenja shkrimin, por vete Shenja nuk pretendon te jete platforme akademike. 

rremojne fjale te vjetra qe rrezik as vete s'ua dine kuptimin.

Une s'do kisha guximin ta thoja me siguri kete.  Qemal Murati pervec doktoratures, magjistratures si grada shkencore, eksperiences se punes ne Institutin e Albanologjise se Prishtines, nje sere botimesh etj, eshte apo ka qene kryeredaktor i revistes "Gjuha Shqipe" te Institutit Albanologjik te Prishtines, kryeredaktor i revistes "Studime Albanologjike" te Institutit te Trashegimise Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve ne Shkup. 

Mbase revista "Shenja" s'eshte platforme akademike, por vete autori po. E duke qene se paska kaq e kaq tituj, shkrimi humbet dhe me teper. Asgje e sakte, asnje mendim i perpunuar, pervec ca mendimesh te huazuara nga te tjeret dhe perfundimin si gjithnje "koha eshte e maskarenjve". 

shkurt, çamur, pavaresisht deshires per te mbeshtetur standardin. 

 

Qe koha eshte e maskarenjeve, s'duhen grada shkencore per ta vene re kete.  

Eshte opinion artikulli, s'eshte shkrim akademik.  Por per hir te nervave te tua, une mund t'i dergoj nje e-mail Qemal Muratit, qe nje perzgjedhje nga botimet a punimet shkencore qe ka bere te kete miresine te ma dergoje dhe e vleresojme perkatesisht.  

Nejse, secili/a mendimin e vet per artikullin, une desha vetem te sqaroja:

rremojne fjale te vjetra qe rrezik as vete s'ua dine kuptimin.

Nese ti nuk shikon asnje problem ne kete paragraf, atehere fajin e kam une.

 d.m.th. e folura karakteristike e një regjioni ose lokaliteti, është i ngarkuar me konotacione negative të ambientit rural, të prapambeturisë – dhe kësisoj në mënyrë eksplicite ose implicite kontraston me varietetet standarde ose letrare që janë me prestigj të lartë (Ranko Bugarski, Evropa u jeziku, Beograd, 2009: 92). 

Në marrëdhënien gjuhë standarde – dialekt, identiteti gjuhësor krijon dhe identitetin shoqëror, tribal, nacional etj. Prandaj duhet të kihet parasysh gjithmonë ky fakt relevant: t’i jepet standardit atë që i takon standardit, dhe t’i jepet dialektit atë që i takon dialektit, e jo të bëhen këto kaçamak e kryelanë, të përfshfaqim identitetet tona tribale a krahinore edhe aty ku nuk do të duhej. 

Une mund te kem problem edhe qe M. Nanon citohet ne nje artikull per gjuhen.  Por e sqarova me siper arsyen time te replikes.

Por meqe u ndodhem tek pj I qe ke vecuar, megjithese mungojne thonjezat, i eshte referuar Bugarskit.  Gjithesesi ne thelb qendron, per mendimin tim. 

Tek pj II, cili eshte problemi yt konkretisht?  Qe ka perdorur si metafore gatime lokale? 

Miredita. 

'...t'i jepet standardit atë që i takon standardit, dhe t’i jepet dialektit atë që i takon dialektit, e jo të bëhen këto kaçamak e kryelanë, të përfshfaqim identitetet tona tribale a krahinore edhe aty ku nuk do të duhej.'  Me duket tejet e trishtueshme qe dikush qe mban titullin doktor e magjistrat nuk arrin te perdore rasen e duhur te peremrit ne nje pjese te thjeshte fjalie: kallezore ne vend te emerore (jepet standardit ajo qe i takon). Ndersa, tek fjala 'perfshfaq', parashtesa perf me eshte e panjohur. 

Mendoj se kemi nevoje te menjehershme te braktisim cdo diskutim mbi ndryshimin e standardit, per t'i lene vendin nje plani mbarekombetar dhe ne cdo nivel per zhdukjen e analfabetizmit. 

te kto dy paragrafet vetem shqip qe ska fol ky zotnia.

Qemalit ja vura vizen qe kur lexova fjalen 'animozitete' (shqip- qejfmbetje, kundevenie, mosperputhje, idhnime- varet nga konteksti)

me mjaftoi komenti yt Ana,e kush po e lexon

Hic mos e lexo, se vetem te acaron nervat. 

Ne fakt fajin e marr persiper une, sepse jam une qe i acarova nervat Anes, dhe e hengri akademiku kot me kot.

Mos i var vetes ne qafe kembore qe s'i mban dot, o hero, se do te te keputet qafa.

Problemi i standardit të shqipes është zgjidhur njëherë e mirë, njëjtë sikurse e kanë zgjidhur dhe gjuhët e tjera indoevropiane: në mënyrë të logjikshme, të suksesshme dhe përfundimtare.

Kur na qenka zgjidh perfundimsht, atehere ç'kane maskarejte qe tjerrin lesh pafundesisht, bashke me te ndershmit ameshimisht?

Botime dhe punime te autorit (mundesisht te lexohen pa nerva ose dhe te anashkalohen per te miren e nervave.)

l. Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1990.

2. Konservacione dhe inovacione gjuhësore në fushë të shqipes, Shkup, 1991.

3. Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni, Fan Noli, Tiranë, 1993.

4. Probleme të gjuhës së sotme dhe historike të shqipes, Shkup, 1994.

5. Kërçova në traditat e saj të vjetra, Shkup, 1996.

6. Drejtpërdorimi i shqipes dhe kultura gjuhësore, Shkup, 1996.

7. Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetovë, 1998.

8. Shqiptarët dhe Ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve, Tetovë, 1999.

9. Gramatika e gabimeve – Kulla babilonike dhe përzierja e shqipes, Tetovë, 2000.

10. Këngë të moçme kërçovare, Tetovë, 2000.

11. Lirika gjylvetare e grave, Tetovë, 2001.

12. Kokrra urtësie për gjuhën, Tetovë, 2001.

13. Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë, Logos-A, Shkup, 2003.

14. Fjalor idiomatik shqip-maqedonisht, Çabej, Tetovë, 2003.

15. Fjalor i sllavizmave në të folmet shqiptare të Maqedonisë, Albas, 2004.

16. Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004.

17. Trajtesa albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2005.

18. Bashkëmarrëdhëniet gjuhësore shqiptare-maqedonase, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2007.

19. Fjalor toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2008.

20. Gjuha e medieve – Fjalor i gabimeve gjuhësore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008.

21. Kërçova – Hulumtime linguistike, etnografike dhe folklorike, Shkup, 2008.

22. Për shqipen standarde – përmasa komunikuese dhe kombëtare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009.

23. Manual i thënieve për gjuhën, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011.

24. Hetime e vjelje për gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012.

Monda..Unë mendoj se s'është problem autori. Të lexosh psh në pushime, apo me këtë vapë që është këtu do t'thotë të dënosh veten..Gjithkujt i dhimbset vetja, jo? smiley

ne fakt, une jam ne pune, vape s'kam, po artikulli nuk sjell asgje te re dhe konkrete ne ate debat qe merr persiper te trajtoje. 

"Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar!" Rrofte Partia!  

I vetmi problem qe pata nga leximi shkrimit eshte citimi ne paragrafe te gjata i autoreve te tjere ( si argument) dhe referencat e shumta.Kur autori, qe qenkerka me nje veprimtari kaq te dendur akademike, fare mire mund te shtjellonte problemet dhe opinionin e tij pa e renduar me citime dhe referenca te shumta.

Problemi madhor eshte se kush do t'i thote stop kesaj anarkie rrugacerore edhe ne ceshtjet e gjuhesise?Kush do ta disiplinoje kete kaos gjuhesor kur protagoniste periferish , ne e mer te lirise, me alibine  epersekucionit krahinor dhe dialektikor, i vene fitilat hedhjes ne ere te standartit gjuhesor?

 

Perderisa ekziston dallimi emocional toske-gege (pak rendesi ka real ose mitik, ne fak nje perzjerje si kudo tjeter), dhe per me teper dallimi reflektohet ne politike si sherr majte-djathte, aq me teper me preçedence histori alternimi te gjuhes zyrtare gegeZog - toskEnver jemi gati kurdohere (çeshtjen e islamistave dhe kopteve te Egjyptit po e leme menjeane se behet muti mullar), asnjehere nuk ka per tu zgjidh kjo pune, si edhe punet e tjera.

Eshte e kote per thirje me baze logjike "nje komb nje standard", plasa duke thene qe njerzit jane te angazhuar emocionalisht edhe ne nje laborator shkencor, jo me ne per çeshtjen e gjuhes se mamase. Kjo nuk do te thote se nuk eshte legjitim emocioni per çeshtje universale qe mund te arrije deri ne aplikimin e esperantos, problemi eshte se jane te dyja legjitime, dhe ne realitetin shqiptar paraqiten ne menyre te çakorduar dhe skizofrene, nga nje ekstrem ne tjetrin. Kjo situate sipas konjuktures se kohes e krahine dhe personit. Po ti kruash teorite akademike, fillon e kullon leng hormoni, pra ne thelb eshte çeshtje hormonale. Nuk u besohet njerzve, jo po bashkim, jo po vellezer, jo po kusherij te pare, brenda kane urrejtje per katundin tjeter, dhe dashuri vetem per katundin e vet. Qe ne plan te fundit eshte vetem dashuri per veten. Shif vetem shembullin e te dashurit tuaj, Gjirokasterliut qe bekoi Standardin, tere jeten nuk qe ne gjendje te shqiptonte "l"-ne e Burrelsit qe i ndali rrogen si agjent 007 sepse e shqiptonte si "ll" (kllasa) kur bisedonte me Nolin dhe Konicen per Marksin per çlirimin e servitoreve qe u shtine vere baballareve te kombit ne kafene vjeneze.

Ja psh ne Itali çfar nuk kane thene, shkruar, bere, vrare e prere piemonteze dhe siçiliane per la dolce stil nuovo, lesh asnje gje nuk arriten. Standardi u arrit prej televizionit dhe bumit ekonomik. Te gjithe linguistet ankohen se Standardi eshte banalizim televiziv me pastashiuta dhe shale grash.   

ajo shprehja nga Selman Riza, lapidar.

Hebrenjtë sillen ndaj Izraelit vetëm si hebrenj, jo si ithtarë të ndonjë partie politike (Ilija Milçin, Jazikot na mediumite, Skopje, 2001, 53). Të sillemi dhe ne shqiptarët ndaj gjuhës standarde shqipe vetëm si shqiptarë, jo si “e majtë gjuhësore” a si “e djathtë gjuhësore”, si “enveristë” a si “antienveristë”, si “gegë” a si “toskë”, si “të jugut” a si “të veriut”, si “shqiptarë” a si “kosovarë”, sepse gjuha shqipe është një dhe e përbashkët dhe shumë e vogël që të mërgohet e të katandiset në kaq shumë ndarje e nënndarje.

mjaft mire e ka thene kete. urrejtja ndaj komunizmit i ka bere ca e ca qe ta orientojne kete urrejtje ndaj te mires gjuhe shqipe. 

autori i ka kapur te tera ja ashtu mire dhe bukur. nuk eshte studim shkencor ky se s'ka si te jete. eshte vec per publikun e gjere se na eshte bere konflikti i gjuhes si buke e djathe.

ajo qe tergon ai eshte thjesht moralizem.

gjuha shqipe po ta duash, duhet lene e lire. dmth nje gjuhe zyrtare per tregtine vetem. (se nje shoku im berats, me shkolle te larte, fjalen ZHEG nuk e dinte çfare dmth e mori per frut ose perime) 

ndersa dy dialektet duhen zhvilluar paralelisht me gjuhen zyrtare. 

gegrishtja do te ishte krim po ta humbshim, sikur vetem nga pikepamja shkencore po ta kapnim muhabetin e asnje ane tjeter. se eshte varianti me i vjeter qe kane folur shqiptaret e qe lidhet me greken e vjeter dhe latinen, e bile eshte origjina e tyre (tregon pra qe ne jemi populli me i vjeter ne europe).

gegerisht kane pas folur te gjithe, por jugu e humbi rruges se historise, çuditerisht ai ruajti vetem veshjet.  

moralizim po ben ti me duket jo ai. ai flet per standartin, per standartin behet zhurma e jo per gje tjeter. gegnishtja te rroje sa malet- se eshte shqipe safi dhe aq e embel- ashtu sic ka rrojtur deri me sot. le ta shkruajne e ta perdorin sa t'ju doje e bardha e zemres. po sa merren me keto inate dhe mllefe, pse nuk studiojne dhe nxjerrin ca past-teza te shqipes me greqishten e lashte dhe latinishten?

energji e shpenzuar kot, vetem kundra standartit, kur vete gjuha shqipe eshte thesari nga ku mund te pastrohet pluhuri i se kaluares. po kush ta beje. ata qe merren me motren e gjergj elez alise e gjergjin vete dhe na e nxjerrin homo?

hap nje fjalor per fjalen Moralizim atehere. smiley

mire qe une lexoj si japonezet, nga poshte lart, se se pari lexova kete: (dhe ketu e mbylla leximin ne fakt) 

Thënia e intelektualit dhe shkrimtarit të madh gjerman Gëte: “Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe mbi gjuhën”, gjen shprehjen e vet sidomos tek ne shqiptarët.

Pyetja qe kam une per Monden qe e ka postuar eshte kjo (pa te keq, as always smiley )

Si mendon ti se mund te diskutohet ne nje blog jo-profesional nje teme per te cilen vete autori ta ka mbyll deren duke te cituar jashte kontekstit Geten? Thanks for your understanding smiley

edhe une ashtu e lexova neper te, nga fundi dhe ca pjese andej kendej. zoteria juaj duhet te kuptoni qe zoteria i tij, ne rastin e zoterise Gete, do qe t'ju bjere kembanave te alarmit per ata qe na hiqen studjues te medhenj kot fare.

ne te tjeret jemi vec ca ushtare te paperfillshem te perandorise se gjuhes.

 

mua s'me intereson asnje grime tema, po me beri pershtypje qe edhe ky njesoj si opinionistet te plas nje shprehje te tipit "sic ka thene linkolni" as "sic ka thene seneka .." dhe ta mbyllin gryken se ti duhet ti besh llogarite mire, qe kur te merresh me argumentin, mos te dalesh te linkolni apo seneka se ata te dhjesin numrat. po do ta komunikoje argumentin profesionalisht drejtuar profesionisteve, besoj se ka revista shkencore qe merren edhe me gjuhet, perfshire shqipen, jo te revista shija a gjella si e ka kjo

Diskutim i lire mendoj.  Me duket se me gjithe sqarimin u keqkuptua nderhyrja ime me siper.  

Ne aspektin e gjuhesise edhe citimi per hebrenjte me duket jashte kontekstit, kur fare mire paralelizmat apo krahasimet mund te ishin bere perbrenda linguistikes.

Thanks for your not-misunderstanding smiley.  

Tani une e kam takuar ne Prishtine autorin,por per t'i lexuar i kam lexuar vetem  "Gramatiken e gabimeve". Eshte vertet prodhimtar, po te ky libri i gjeta qyfyre te tilla si ai qe e kam permendur ketu ne Peshku, qe kryeqyteti i Suedise eshte Helsinki. Mire se kjo mund te jete lapsus, por kjo tjetra, qe "litaret e shiut" a "bie shiu litare-litare", nuk jane ne natyren e shqipes, kjo me beri vertet ta ve ne dyshim nivelin e tij ne profesion. Te thuash kete eshte as me pak e as me shume se te thuash qe metafora nuk eshte ne natyren e shqipes.

nga je ti argends? se shiu qe bie litare-litare, bie qe cke me te dhe e kemi thene e do ta themi. eshte nje shprehje aq e bukur. si p.sh. vjen deti tallaz tallaz ...

Nga jam me origjine me pyet Alba? Pyet autorin nga eshte (megjithese ta them une, eshte shqiptar nga Maqedonia), se une ate po them, qe ne e kemi thene dhe do ta themi. Por edhe po te mos e kemi thene, kjo s'do te thote se s'mund ta themi, gjuha eshte edhe potencial. 

sorry sorry, e lexova anapulla.

Ja te fala, prishur mos qofte  smiley 

shiu bie litare-litare, shiu bie me gjyma, por shiu bie edhe mbi qelq po deshe..smiley dhe kur bie shi je Vlore, ndodh nje dukuri e vecante, konstaton meteorologu i shquar N.N, laget toka por laget edhe deti!smiley

E di cfare i mungon ketij shkrimi? Pasioni jot alba1smiley

Shkrim akademik, ok, po shume i akullt dhe i sterzgjatur me citime e referenca. me duket se dhe vet autori qe argumenton me citime standartin e gjuhes del po vet shpesh jashte standarteve te lejuara te nje shkrimi akademik argumentues. kjo ndoshta e ben lodhes.  per permbajtjen nuk jam fare e kesaj fushe dhe nuk mund te them asgje. edhe keshtu rremuje sic eshte, me trung, dege e nendege, shqipja eshte gjuha ime dhe une e dua pa asnje kusht.

 

kjo tregon edhe njehere se ''gegnishtaxhinjte'' jane nje grusht katolikesh me frymezim antishqiptar dhe jo veriu shqiptar.shkimi ka te te beje me ndjeshmerine ndaj shqipes kombetare si elementi kryesor i identitetit shqiptar dhe aspak me teorira akademikesh. perpjekja per ''gegnishten'' nuk ka per qellim pasurimin e shqipes pasi kjo do te ishte e mirepritur,por pergatitjen e terrenit per ''jugosllavizimin'' e shqiptareve . tani qe antikomunizmit ''katolik'' i ka dale boja,po duket hapur antishqiptarizmi i tyre.

shkodra republik e 91-t dhe gegnishja katolike nuk jane pa lidhje

ça te keqe ke ti, sikur nje shqiptar i veriut te dialogoje me ty ne shqipen zyrtare, e me nenen e tij ne shtepi me shqipen e vet, pra ne dialekt ?

si dhe ky autori a e di pse i ngren keto probleme ? ngaqe ne kosove dhe maqedoni njerzit shprehen me shqipe te varfer, edhe pse ne dialekt ? mjafton te shohesh intervista te tyret ne TV. kjo nuk do te thote se ata nuk e kuptojne Fishten ta zeme. kjo vjen nga qe ata nuk kishin/kane vetem shqipen, por edhe gjuhe tjeter zyrtare qe u duhej per komunikim zyrtar.

edhe problemet qe kane lindur sot, nuk jane t'ja fusim gjuhes sone zyrtare ose letrare sepse na e rrasi enveri me zorr, por t'u japin nje gjuhe shqiptareve te veriut e pikerisht kosoves e maqedonise qe te pasurojne te shprehurit e perditshem. siç ka arritur ta kete pak a shume pjesa tjeter e shqiperise. 

tani ketu i rreh dhe ketij ky lloj diskuri. meç duket, ky eshte qe ata te perdorin gjuhen qe flasim ne te shqiperise. POR a ka gjasa, qe ta pervetesojne kete me mire se variantin shtepiak ?

a nuk do te kene nga kjo tre gjuhe e me shume tashme per te mesuar ? per rrjedhoje te pamundur permiresimin. plus pastaj (pyetje e karakterit shkencor) qe duke ndrruar variant gjuhe, a ngel njeriu po njesoj apo nderron dhe ky ne psikollogji, ne mentalitet ne qenie. dmth degradohet ne vend qe te permiresohet. te pakten me gjuhen e deri tanishme i ka shpetuar rrebeshit historik, po e reja a mundet t'ja forcoje kete imunitet apo t'ja zhvese. etj, etj.

pyetje qe ky rrypi shkencetar nuk i prek hiç, por flet vetem gjepura MORALE. pra veç moralizon. si me thene, ben politike ne vend te beje shkence, pra ate qe paguhet.

 

kjo tregon edhe njehere se ''gegnishtaxhinjte'' jane nje grusht katolikesh me frymezim antishqiptar dhe jo veriu shqiptar smiley po po nuk qene katoliket shqiptar athere shqitaret do ishin thjesht nji koncept teorik. nejse se sja vle me u marr me ty. tana t'mirat e kujdesu per veten.

tani pse ben sikur nuk kupton ku rreh cekani?

problemi nuk eshte se si te pasurohet shqipja nga dialektet, sepse ky eshte nje problem me teknik . ceshja eshte politike dhe kombetare.ka nje synim nga disa qe ta perdorin gegnishten per seperatizem .ky eshte problemi qe shtron zoteria.ka njerez qe duan nje ndarje fetare dhe meqe kjo heperhe eshte e veshtire perpiqen te ndjekin ndarjen krahinore.por kjo kerkon qe te kene gjuhen krahinore si element identifikimi dhe jo ate kombetare.  prandaj duke shfrytezuar gogolin komunist perpiqen te kushtet qe seperatizmi te kete ku te kapet.  gjuha e ofron kete mundesi per korsikanizim . meqe gjuha kombetare nuk le hapesira per ''republika serbska'' brenda shqiperise, atehere ajo konsiderohet pengese. kaq e thjeshte eshte dhe zoteria i nderuar kete po ve ne dukje .

ate me duket se e ke ti. 25 vjet jane boll, keto muhabete duhej tejkaluar nje dite. se lind pyetja qe te ndahen, çfare fitojne ? do t'i marrin per italiane ? pastaj do t'i detyrosh me ligje qe te rrime bashke ?

te ishte ashtu asnje nuk i pengonte ate te jugosllavise te ishin me kohe, bere jugosllave. dmth te asimiloheshin nga sllavet. 

dhe korsikanet jane popull tjeter, si basket si alzasianet etj, s'ka lidhje me ne, geget e tosket qe merremi vesh dhe pa gjuhen zyrtare, se nuk na mblodhi enveri nga kjo.

kur te behet franca aq e varfer sa ne, flasim prap bashke. ke per te pare si do fluturoje n'haradak, me keq se jugosllavia ose urss. se ata ne thelb kane me te perbashketa si sllave qe jane. jane te ruajtura gjuhet e ketyre popujve akoma ne france. shkendija mungon.

Ja te thash i nerumi Spiritus qe kerkon te besh uniformizimin hormonal te MegalloPellazgjise me sumsa frenge. Lexo komentet me lart, e shife si vlon hormoni katolik ilir te djathte ne tenxhere bythezeze komuniste bashke me hormonin ortodoks pellazgjik te majte, perzi me nje çike ynyre myslimane te gjitheshperndare dhe pak ereza bektashie te barazlarguar. Ku eshte ajo ereza e uniateve te prapalarguar, ka hum fare?

Mu duk shkrim bindes.

Huacionet qe perdorin ne media si psh: lukun, startoj, atakoj etj etj nuk mund t'i duroj.

Dhe a e keni vene re se sa shume refugjat Italie nuk flasin Shqip, por flasin Italisht ne plazhe dhe neper kafe? Per cudi, keto qe u dukej vetja me lart se njerezit perreth meqe flisnin ne gjuhe te huaj, dukeshin (nga veshja dhe sjellja) se ishin nga niveli me i dobet i rrefugjatllikut ne Itali. 

Me fal, cfare jane "huacionet"?

Jane si huazime po me cione per se prapthi.

E kishe gjete ne fjalor me shpejt se me pyet ketu! "Hua" me sa di Une, eshte Shqip, qe do te thote me marr borxh.
Apo te djegi muhabeti i perqirrshave qe flisnin Italisht neper Shqiperi?

Nuk eshte ne Fjalor, ndaj pyeta.

Ferragosto ne Itali... vetem per vetem... lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).