Sot është 30-vjetori i vdekjes së intelektuales së dënuar nga diktatura Musine Kokalari. Shqiptarja.com publikon rrëfimin e mbesës, Linda Kokalarit, për peripecitë gjatë kohës së burgut dhe internimit politik...

Jam mbesa e Vesim Kokalarit, njërit prej dy vëllezërve të Musine Kokalarit, që u pushkatuan pa gjyq nga komunistët gjatë luftës së Tiranës. Vëllai tjetër që u pushkatua quhej Mumtaz Kokalari. Musine Kokalari lindi dhe u rrit në një familje të pasur, ku nuk i kishte munguar kurrë asgjë. Mbi të gjitha nuk i kishte munguar kurrë dashuria e prindërve e vëllezërve. Ajo kishte lindur në Adana të Turqisë në një kohë kur 3 vëllezërit e saj ishin tashmë të rritur. U rrit, pra, mes dashurisë e përkëdheljeve të babait, nënës dhe vëllezërve të saj, si dhe mes librave. Stërgjyshi im ishte jurist dhe në atë kohë punonte si kryetar i gjykatës së Adanasë. Për këtë arsye dy djemtë e mëdhenj Vesimi dhe Mumtazi i mbaruan universitetet në Turqi. Mumtaz Kokalari u bë dhe ai jurist si i ati. Pasi u kthyen në Shqipëri, vëllai më i vogël Hamiti do të shkonte të studionte në Paris për diplomaci e Musineja do të studionte në Romë për letërsi dhe arte të bukura. Do të studionte për letërsi (kjo ishte ëndrra e saj) se asaj i pëlqente shumë të shkruante dhe të lexonte. Musineja humbiste në lexim për orë të tëra dhe vetëm kur dëgjonte anenë që  e thërret, kujtohet që ka shkuar në dhomën e saj për të rregulluar krevatin dhe jo për të lexuar. Musineja do të kalonte katër vjet të jetës së saj në Rome, katër vjet që do t’i përshkruajë në librin e saj “La mia vita universitaria”. Do të diplomohet shkëlqyeshëm në vitin 1943. 

Kur kthehet në Shqipëri pas studimeve, vëllai i saj, gjyshi im Vesimi, ndër të tjera i propozoi të drejtonte botimin e librave në shtëpinë botuese që ai kishte themeluar “Mesagjeritë Shqiptare”, që ishte shtëpia e pare botuese në Shqipëri. Vesimi ishte një burrë inteligjent me një kulturë të gjerë dhe një sipërmarrës shumë i suksesshëm. Ai e dinte që askush nuk e njihte librin më mirë se e motra, po nga ana tjetër e dinte mirë sa pak rëndësi kishte paraja për të, prandaj e kishte porositur - do të drejtosh përzgjedhjen dhe botimin e librave. Nuk pres ndonjë fitim prej teje, por ama nuk dua të dëgjoj për humbje. Musineja ishte e kënaqur. “- Do Zoti e bënte” – shkruante ajo në ditarin e saj.

SI U MBROJT NË GJYQIN PARA POPULLIT
Për të kuptuar më mirë çfarë i ndodhi Musine Kokalarit, mjafton të shikojmë këtë foto që është bërë nga vete xhelatët e saj gjatë procesit gjyqësor. Publiku pas saj është i përberë komplet nga njerëz me uniforma dhe jashtë sallës së gjyqit turma bërtet “me vdekje në litar”. E megjithatë ajo i shikon ata drejt në sy pa frikë. Kur gjykatësi i thotë: “E dëgjon popullin se çfarë thotë për ty?” - ajo me qetësi dhe në mënyrë shumë profetike përgjigjet – “ajo është turmë, e turma sot bërtet për mua, ndërsa nesër mund të bërtasë për ty”. 

E dinte fare mirë që mund ta vrisnin, sepse përballë kishte po ato mostra që vetëm para 1 viti i kishin pushkatuar pa gjyq e pa shkak dy vëllezërit. Ishte vetëm 27 vjeç, e bukur, e shkolluar, e edukuar, e emancipuar, kishte bindjet e saj politike të ndryshme nga ato komuniste. 
Në fjalën e mbrojtjes që ajo kishte shkruar, po që nuk e lejuan ta lexonte, deri të tjera thotë: Unë nuk jam komuniste, por ky nuk është faj dhe ju nuk keni të drejtë të më dënoni për këtë. Pas këtij gjyqi kjo vajze e re do ta kalonte jetën e saj në burg e internim mes torturash e vuajtjesh, pa u përkulur asnjëherë, pa kërkuar falje apo mëshirë. Në vizitat që i kanë bërë herë pas here hierarkët komunistë i është thënë: “-E shikon Musine sesi e kemi bërë ne Shqipërinë, si thua tani kush kishte të drejtë, ti apo ne? Ajo përgjigjet: “- Nuk di të them, unë jam këtu brenda dhe nuk e kam parë se çfarë keni bërë ju. I nxehur ai përgjigjet: “- Ti je një armike e betuar, ti do vrarë. Duhet të të kishim vrarë që në fillim!”. Ajo përgjigjet: “-Ju në dorë e keni, mund të më vrisni dhe tani”.

Ne letrën që  i çon Ministrisë se Brendshme ku kërkon lirimin me kusht, pasi ka kaluar gjysmën e dënimit, ajo nuk lutet, po thjesht iu referohet ligjeve që janë në fuqi. Nuk lirohet nga burgu sigurisht, me pretekstin se nuk ka pasur sjellje të mirë në burg (ka bërë propagandë antikomuniste). U shkroi përsëri, për të thënë që ju nuk mund të thoni që unë jam sjellë keq në burg, pasi “unë nuk kam marrë asnjëherë vërejtje nga drejtoria e burgut”. 
 

KUR DEL NGA BURGU E NDALOJNË TË  KTHEHET TE FAMILJA

Kur Musineja del nga burgu, nuk e lejojnë të kthehet tek familja në Tiranë, por internohet direkt  në Rrëshen. Aneja shkon të jetojë me të në internim. Ajo plakë e vogël që  duket kaq e brishtë në fotografi e mbajti gjithë atë goditje: i pushkatuan dy djemtë, i burgosën vajzën e vetme dhe për 16 vjet e pa atë vetëm përmes hekurave të burgut. Pa nuset, nipin, mbesat, të shkonin nga një bodrum në tjetrin me plaçka në krahë e megjithatë duroi e priti derisa të shikonte e të jetonte edhe njëherë me të bijën. Ndoshta forca e Mulinesë trashëgohet pak edhe nga e ëma. Aneja vdiq në Tirane, kur kishte ardhur nga Rrësheni të takonte pjesën tjetër të familjes. Musineja erdhi të varroste të ëmen dhe kur hyri në dhomë, pa derdhur asnjë pike loti i tha: “- Ti moj Ane sot nuk ke hidhëruar vetëm këto zonja që po qajnë rreth teje, ti sot do të hidhërosh dhe baltën ku do futesh - e bija e dinte se sa e madhe ishte dhimbja që kjo plakë po merrte me vete.

Unë e kam takuar Musinene pak. E kam takuar kur isha fëmijë dhe ajo vinte në bodrumin në të cilin kemi jetuar deri në moshën 10 vjeç. Më kujtohet që kur vinte dikush që  nuk duhet ta shikonte, ajo futej në juk. Juk, gjirokastritët i thonë qoshes në të cilën radhiten jorganët dhe dyshekët. Aty ishte vendi ku unë dhe im vëlla fshiheshim kur luanim dhe na dukej çudi që një i rritur fshihej si ne. Një herë kur e pyeta gjyshen, pse halla fshihet, ajo m’u përgjigj se: “Njerëzit nuk duhet ta marrin vesh që halla ka ardhur dhe ti nuk duhet t’i thuash njeriut, se pastaj e marrin hallën dhe e fusin prapë në burg”. Dhe për ta përforcuar shtoi: “- Edhe babin”. Ideja që një fjale e imja mund të shkaktonte një tmerr të tillë më bëri të ulesha dhe të rrija pa lëvizur nga vendi për një kohë të gjatë, duke menduar se mos vallë më kishte shpëtuar ndonjë fjalë më përpara, se që nuk do ta thosha më mbrapa, kjo nuk diskutohej. Me kujtohet kur na shikonte librat dhe fletoret. Ato të tim vëllai shkëlqenin nga dhjetat, ndërsa të mijat kishin dhe ndonjë notë tjetër. Ajo me pyet pse ke marrë 9 dhe 8. Une i përgjigjem që notat e fletores nuk vihen në regjistër. Po pse 9, pyet përsëri ajo. Në regjistër i kam të gjitha 10-ta i them. “-E kuptova që  me regjistrin je në rregull, -qeshi, -po nuk me the pse këtu ke marrë 9?”.

Por nga ana tjetër e kam njohur shumë si atë dhe gjyshin tim që s’e kam parë kurrë. I kam njohur nëpërmjet kujtimeve të gjyshes time. Pothuajse përditë ajo më tregonte për familjen tonë, për jetën e saj me gjyshin, me babanë, me anenë, me hallën e me xhaxhanë. I përsëriste kaq shumë saqë unë nganjëherë i thosha: “Ma ke thënë nënë. Ma ke thënë 100 herë.

Tani mendoj që kam qene me fat që kam qenë pranë saj dhe kam mundur t’i njoh sadopak këta njerëz të rrallë. Por ama nuk mund të mos mendoj atë që kam humbur. Kushedi sesa gjëra të tjera kanë bërë ose kanë shkruar dhe unë nuk i di, kushedi sesa gjëra të tjera do të kishin bërë e do të kishin shkruar, po të kishin jetuar. Kushedi sa do të kisha përfituar unë, po t’i kisha pasur pranë, kushedi sa shumë gjëra të tjera do të kisha mësuar prej tyre - kushedi sesa më e mirë do të isha. Dhe në anën tjetër duke qenë grua, jam e sigurt se nëse Musineja do kishte vazhduar rrugën që kishte nisur, veçanërisht emancipimi i gruas në Shqipëri do kishte përfituar shumë prej saj.

137 Komente

Pjesë nga ditari i pabotuar i Musine Kokalarit në ditët e fundit të jetës:
U shtrova në spital. Tek stacioni më priti Bibika. Më shoqëroi deri në fund. 16 Prill. Bëra radioskopi. Më ka zënë prapë ujë. 18 Prill. Doktori më bëri punksjon, më hoqi 1 litër ujë. Më tha, po do që të shpëtosh përfunidimisht nga ujët, duhet të bësh 4-5 herë punksjon. –Dr-i thashë: sëmundjet janë të pa dëshirueshme por çdo moshë. Ama në moshën time gjithë këto telashe dhe përse kur je nga fundi i jetës. -Pra ti je nga fundi i jetës?-më pyeti. -Po doktor. Dhe pak shpresë kam. Unë nuk besoj se është ftohje po diçka më e rëndë. Sa kam menduar, kam lexuar dhe e kuptoj se që të mjekohesh me indoksan nuk është plevit e zakonshme. -Jo nuk është ashtu më tha ai. Ç’far shkolle ke? -Të lartën për letërsi. Folëm pak frëngjisht dhe më tha që nesër do të dal. Se di do më vejë halli, nuk e di... 

Musine Kokalari nuk do të stepej përpara xhelatëve të saj komunistë, më

shumë se një gjysmë shekulli më parë. Thëniet e saj ishin akuza e një

shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. “Unë s´jam fajtore.

S´jam komuniste dhe ky s´mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në

burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni

të dënoni Rilindjen”.

eshte sjelle thujse cdo vit tema e Musinese ketu ne ppu. Shoket arriten ne perfundimin se askush nuk denonte kot ne ato kohe se kishte shtet ligjor. 

hajde flasim per saliun tani

smiley i madh smiley

Dikush ta fuse ne kornize kete ju lutem qe ta veme ne krye te cdo teme te ngjashme!

Do evitoje shume debate te kota, pavaresisht se disa tipa si sheme kuazi berberi jane te paepur ne kundershtimin e regjimit te kaluar dhe do bejne cmos te hedhen hije dyshimi per vendimet e tij.

Brilliant!

hahhahahah, o shejtan,po leri bijt e Hoxhes(tm heretik) rehat smiley

a sticky note

Po Musinia per letersine e saj eshte denuar? A mund te konsiderohet shkrimtare njehere? Po sikur valle te kete qene terroriste?

Me gjej nje varg poetik ne vendimin e gjykatesit. A nuk eshte shkruar i gjithe vendimi ne prize, kshu ne proze desha te them? Atehere?

Plus qe, jetet e viktimave pa shkolle nuk vlekan?! I bej apel Idrizit qe ti apeloje administrates se Peshkut per te sjelle artikuj te perndjekurish injorante.

nuk kishte respekt per xhaxhin. pse do bente perjashtim?

ka studiu jashte, eshte kthy, eshte fut ne parti, partia ja ka fut. cer ngjashmerie tragjike me grid rrojin smiley

e, po keto tema duhen mer ti, se mbas 4 vjetesh do marrim pushtetin prap ne! (flitet prej lulistave per 6 muaj)  Nuk lem komunistat te mbajne pushtetin! Ketu jemi! smiley

Blerim Çela:

Po vazhdoi me modelin e Berishës, PD e ka shumë të gjatë rrugën në opozitë

 

Sinqerisht nuk e mora vesh ca kishte komenti im per tu fshi. 

Nejse, kam pas nji shok ne NY, Avi Greenberg. E kishim lene nje nate per te dale vec kur merr ne tel dhe thote nuk vi dot se e dashura ka mar bileta per kinema. E lejme here tjeter i them, po ca filmi je i tu pa? I dont know, thote Avi, I think its another holocaust movie. (Me duket se qe The Pianist)

Rono, me kete shokun tend, ebre supozoj apo jo?  me kujtove  nje kolegun tim hollandes, gjithashtu me origjine ebre...

nejse,  tip hokatari ky, na tregoi njehere nje histori gazmore, nje reng qe ky bashke me vellane e tij, adoleshnte keta, dikur ia kishin punuar gjyshes se tyre.. kuptohet  me origjine ebre dhe kjo, qe per fatin e saj te mire kur ishte vajze e re i kish shpetuar holokaustit, babai i  saj, jo...  nejse,  tregonte kolegu: gjyshja ishte shume strikte, dhe nuk para na i plotesonte tekat..  ishim  merzitur njehere me te,  tha, dhe bashke me vellane  gjetem nje moment qe ajo  nuk e kish mendjen, ishte  duke pare tv..  dhe paprtitur,  u versulem  te dera e sallonit dike i rene me grushta  deres, e duke bertitur ne gjermanisht:  öffnen machen,  öffnen machen... ajo e varfra, tha, u hodh perpjete dhe pastaj menjeher u fut poshte tavolines..smiley   ndersa une me vellane  gallate, mbanin barkun me dore nga te qeshurat..smiley

 

nejse,  puna eshte se holokausti u sanksionua ne histori si krim kunder ebrenjeve dhe kunder njerezimit!  sikurse  edhe nazistet  gjermane u sanksionuan  ne histori si kriminele dhe autoret e holokaustit!!   gjithashtu, ata qe kishin pozita te larta ne hierarkine naziste por edhe kriminele te tjere qe u kapen,   u gjykuan dhe morren deninim  perkates nga drejtesia.   ndersa populli gjerman,  bijte dhe niprit  e nazisteve, kane kerkuar disa here falje publike per kete krim.  ndersa faturat financiare po i leme menjane, sepse po flasim per pergjegjesite morale kryesisht.  e pra,  prandaj ebrenjte sot jane ca si me te lehtesuar dhe rilaks, sepse  krimi i holokaustit u vendos ne vendin e duhur  ne histori!smiley    dicka te tille, kam pershtypjen,  kerkojne edhe viktimat e  persekutimit  te regjimit komunist ne Shqiperi, te njihet me plot gojen ky krim,  por edhe nje: Me fal!   po kush do ta thote thuaj..... ne nuk jemi gjermane..smiley

po kush do ta thote thuaj

tani me bone kurioz me ter mend.

e zeme se do thone me fal. si e imagjinon ti te kerkuarite faljes? kush do e thote, eshte me kryesorja, se kujt eshte kollaj fare, nje "gjithe viktimave te komunizmit shqiptar" mbaron pune (dhe lan gojen).

pra vertet, kush?

nuk e di nese mbaron pune o emo, se plaget e renda i sherron  vetem koha...  (jo me kot, edhe pas kaq kohesh,  vazhdojne te behen filma me holokaust  meqe e kujtoi Roni me siper)..   megjithate,    une e mendoj keshtu:  politika   ne radhe te pare  duhet te thote me fal.  te gjitha krahet e saj... te majte, te djathte, te qendres e pertej...  kjo behet kollaj me nje rezolute parlamentare  e miratuar  nga te gjithe!!    te caktuarit e nje date perkujtimore kombetare  per te denuarit dhe persekutuarit e diktatures, (mbase dhe eshte bere kjo  ne fakt),  me duket ide e mire.

nderkaq,  do te ishte e ndershme sikur zyrtare te larte te ish diktatures, ata qe jane gjalle kuptohet,   te kerkonin gjithashtu personalisht falje.. pse jo, edhe familjaret  e afert te tyre..   ky veprim do ti nderonte ata!   p.sh, nder te paktet qe e ka bere kete eshte  Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut.. veprim qe eshte vleresuar!  

ja keto si fillim..smiley

 

p.s   se mu kujtua,  p.sh le te hedhin nje sy nga vendet ish komuniste te Evropes.. qe nga DDR, Cekia, Hungaria , Polonia, Rumania  etj..  si e kane zgjidhur ata .. mbase eshte pervoje e vlefshme..

u mbaron pune atyre qe kerkojne te falur. smiley

nuk di pse s'e kane bere. fallso do ishte, po te pakten do kursente shume frustrime.

falje pa pendim nuk ka. nje fare pendimi nje pjese e aparatit shtypes mund qe e ka pasur, se njerez jane, por ne total NUK besoj qe pendimi te jete i atille sa te gjeneroje kerkim faljeje.

dhe nuk ka pse kerkohet nje gje qe nuk e ndjen tjetri.

pse nuk jane penduar, kjo do 400 komente te tjera mbi ato te Havziut.

me mire se falja ne fakt do punonte ndeshkimi kur duhej per ke e meritonte. por edhe kjo me mire qe nuk u be, sepse ne nuk dime te bejme gje me mase.

pune dreqi dmth ngado qe ta kapesh.

po po, falje me pendim!   per ata qe e ndjejne  te pakten..   se shiko, mire qe skerkojne falje, por keta kur flasin neper intervista, bie llafi,  ja fusin kot mor vlla... bejne sikur pendohen, por jo tamam..  e tepruam cik me luften e klasave, tha Nexhmija  dikur  ne nje interviste..  pastaj shtoi.. po ja, ashtu ishin ligjet atehere, cte benim....   kjo, ''ashtu ishin ligjet atehere'', e kam degjuar shepsh,  e kane si tip  pergjigje  relativuese qe i nxjerr nga situata, medemek..

..po cdomethene: ''ashtu ishin ligjet atehere''??   keto ligjet nuk i beri Zoti dhe keta skishin zgjidhje, vec  duhet ti zbatonin.. jo, keta i bene keto ligje  ne funksjon te diktatures qe vendosen ne Shqiperi.  me sakt me keto ligje  keta mbajten vehten ne pushtet, sepse u sollen si uzurpatore, nuk shkuleshin o vlla..smiley

Belulo,

Mbase e kam gabim por nga komentet e tua me le te kuptoj sikur ti mendon se une jam ne princip dhe ne praktike kunder njohjes se krimeve te sistemit komuniste dhe rrjedhimisht dhe marrjes apo dhenies se pergjegjesise te atyre qe i kryen ato.  

Nuk e di a e ke lexuar por kur po diskutohej per temen e Ramazanit thashe qe "agjerimi ne pergjithesi kur perdoret ne funksion te faljes se mekateve (krimeve) eshte mekanizmi me i ndyre i shpikur nga njeriu, pasi mundeson pastrimin e ndergjegjes duke anashkaluar ndeshkimin." E pra te njejtin qendrim mbaj dhe per rastin e Shqiperise: gjeja me e ndryre qe ndodhi (dhe vazhdon te ndodhe) pas renies se diktatures qe pikerisht mosballafaqimi ne menyre serioze me krimet e kryera pergjate viteve te regjimit komunist. Madje sot mungon qofte dhe nje botim i vetem serioz qe te hedhi drite se cili qe mekanizmi represeiv dhe se si punonte ai. E vetmja gje qe kemi eshte ajo qe ne histori quhet "lende e pare": deshmite e viktimave. Dhe ceshte e verteta "lenda e pare" ka qene me bollek pas viteve 90. Kush pas renies se diktatures e kishte tagrin moral-politik-ligjore per ta bere nje ballafaqim te tille? Dhe pse nuk e beri? Sa pergjegjesi mbajne vete viktimat e diktatures (ata qe u mbijetuan krimeve) per deshtimin ne fjale? 

Ti kerkon pendim prej xhelateve! Dakort, kerkese e drejte por krejtesisht e pavlevshme. Pse e pavlevshme? Sepse pendimi eshte proces kretesisht i brendshem i pa-matshem me mjete nga jashte. Une mund te te them jam penuar 100 here ne dite dhe mbase dhe ti bie vetes me kamzhik perpara teje ama ti nuk e ke mundeisne kurre ta dish nese une thjesht po luaj rrolin e konformistit me nje rrethane te re apo jam i penduar me te vertete.     

Mos ma mer per keq por mua me duket se menyra se si ti e shtron kerkimin e faljes karakterizohet nga nje qasje romantike qe shkon deri diku ne kufijte e naives. Ti merr si shmbull Gjermanine. Por a do kish kerkuar falje Gjermania viktimave te holokaustit nese nuk do e kish humbur luften? A ka kerkuar falje Izraeli per krimet ne Palestine? A kane kerkuar falje Amerikanet dhe Englezet per bombardimin e Dresdenit? A ke pare ti ndonje film per kampet e perqendrimit ne Arizona ku u mbajten te ngujuar per 4 vjet, ne shkelje flagrante te kushtetutes, qytetare amerikane me prejardhje Japoneze? (Vijon) 

 

" .... A ke pare ti ndonje film per kampet e perqendrimit ne Arizona ku u mbajten te ngujuar per 4 vjet, ne shkelje flagrante te kushtetutes, qytetare amerikane me prejardhje Japoneze?..." 

 

Roni, pak me shume drite per ne te Europes, per kete çeshtje, qe po e ndigjoj per here te pare. 

Gjenrali LeMay pas kapitullimit te Japonise pat thene se "had the U.S. lost the war, he fully expected to be tried for war crimes." E pra, LeMay nuk u gjykua kurre per krime lufte dhe nuk kerkoi kurre falje per krimet e luftes. Kerkimi i faljes shpesh here lidhet me rrethana qe qendrojne jashte faktit se kryerjes apo moskryerjes se krimit. 

Ne momentin qe dikush i ve gishtin dikujt dhe thote "kriminel", ai merr mbi vete pergjegjesine e ndeshkimit te kriminelit dhe shpagimin e viktimes. Aq me e madhe behet pergjegjesia kur duke i vene gishtin dikujt si kriminel, personi ne fjale (akuzuesi) merr perfitime politike, sociale apo ekonomike. Po cfare ndodhi ne shqiperi? Mos valle nje pjese e viktimave dhe e xhelateve rane dakort per nje bashkpunim me qellim prokurimin e perfitimeve politike, sociale dhe ekonomike por me kushtin qe te anashkalohej ndeshkimi i xhelateve? Nese po, athere viktima e ka humbur te drejten morale. Rasti proverbial i luges me corbe te prishur!     

Po ajo pjese e viktimave qe nuk ka pranuar te bashkpunoje me xhelatet? Ajo pjese - por jo vetem - ka per detyre te nxjerri ne drite bashkpunimin ne fjale. Drejtesia hyjnore na pret ne qiell, drejtesia ne toke do pune! 

ishte konflik midis racave te ndryshme, edhe ai i gjermaneve me çifutet, edhe ai i japonezeve me amerikanet.

s'ka lidhje me tonin, qe ishte midis shqiptaresh. e para kjo.

te dytat, te tretat, e te katertat kane aq me pak lidhje.

konfliktin midis gjermanve dhe cifuteve nuk mund ta quash tamam konflikt  te racave te ndryshme, sepse ne pjesen me te madhe,  gjermanet perndoqen dhe persekutuan hebrenj te natyralizuar  bile  te asimiluar  ne gjermane, hollandez, polake, francez, hungarez etj etj...

jo Rono, e ke gabim  sepse nuk e kam te qarte se çmendon..smiley

ne fakt u pergjigja strikt per komentin qe bere me siper,  por duke shtjelluar edhe mendimin tim aty per shembullin qe solli me siper..

megjithate, nuk mendojse jam naiv, pasi e di shume mire;  cdo lloj  kerkese falje apo  pendim, i sinqerte apo jo, nuk e zhben dot kurre demin qe  i eshte shkaktuar ketij grupi!!  as te pushkatuarit nuk i sjell me ne jete, por as  rinene e atyre qe u kalben burgjeve.. apo enderrat familjeve  te internuara..  sidoqofte,  po flasim per disa kode dhe norma morale  qe shoqeria  dhe individet (kryesisht fajtoret)  jane te  ''detyruar'' dhe ua kane ''borxh'' viktimave..  eshte nje njohje e vuajtjeve te tyre qe sherben  sado pak ne lehtesimin  dhimbjes..

ndersa shembujt qe sjell me siper, Rono, jane ne pjesen me te madhe irrelevante..  nese do te kish kerkuar falje Gjermania nese do te kish humbur luften, mbase jo...   por meqe flasim me nese,  ndofta nuk do tu kish kerkuar falje ne 45-en,  por mbase do ti kerkonte falje ebrenjeve  pas 200 vjetesh...  ashtu sic shume shtete evropiane qe skllaveruan vendet afrikane para 300 vjetesh, po kerkoje falje apo  pritet te kerkojne  sot..    ndersa shembulli Izrael-Palesitne, nje konflikt  i lashte, qe vazhdon te jete ne zhvillim.. sot eshte Izraeli ne pozita te forta, por dikur ishin arabet. konflikti  vazhdon...   megjithate, ne e kishim fjalen per rastin tone.. konflikt i perfunduar. kemi viktima dhe persekutore. prandaj edhe shembulli i holokaustit, eshte me pershtatshmi  per tu marre si shembull..

ndersa shembujt qe sjell me siper, Rono, jane ne pjesen me te madhe irrelevante..

Dakort...agree to disagree!

Ndonje gje per bashkpunimin politik viktim-xhelat ne Shqiperine e post 90-ve ke?

Nuk po te pys me bo si pisome, por sinqerisht qe bashkpunimi ne fjale me duket tejet interesant si fenomen dhe me duket se eshte lemshi nevrastelgjike ku pershtillet pjesa me e madhe e problemit.  

po une thashe dicka me siper,  per kete '''bashkpunim'' , po ti e quajte romantike..smiley    sidoqfte, une them se duhet bere nje fillim.  qe ne fakt duhej te ishte bere me kohe...

rast familjar, Ron, se nuk e quj dot personal.
Gjyshi im boni nja 10 vjet e gjys ne Spac. Kur fillun me ju dash dokumentat per te provu kte, filloi t'u bredh ne cdo zyre qe i thoshin. Si perfundim, e di kush e ndihmoi me i plotsu dosjen? nji ish hetusi i tij. Dhe qe thu ti, sa here vinte gjyshi im n'Tiron, ky robi do vinte ne shpi, do pinin dhe naj gote raki me naj meze (se dreqi ta haje, robi qe t'vjen ne shpi, nuk del pa gjo, plus qe ky po i bonte "nder")

Minor details...

Kush eshte ai qe nuk do te donte ta blete turpin me dollare? Se edhe indianeve u kan dhene te drejte te ndertojne kazino dhe te shesin pa takse, problemi eshte se indianet deri ne 1820 mendohet se kan qene diku midis 10 dhe 30 milion popull. Kur eshte hera e fundit qe nje native American ju ka pyt per oren ose per shkrepse?

Pervec "Dancing with Wolves" keni pare ndonje film tjeter mainstream qe merret me temen e shfarrosjes se indianeve? Po ndonje film per kampet e perqendrimit ne Arizona keni pare? Keanu Reves per shembull do kish qene aktori perfekt per nje film te tille!

Rono, nuk kuptoj pse ke harxhuar kaq shume kohe te flasesh per pendimin personal, apo per pamundesine e kesaj. Gjermanet post-L2B nuk mirret si shembull nga qe ka prova te pakundershtuara se te gjithe administratoret, oficerat etc...  u bene pishman. Por, mirret si shembull se gjermania e re, ne vepra e fjale, preu cdo lloje lidhjeje me te kaluaren, e beri te qarte qe sjellja e tyre qe e pajustifikueshme dhe e zeze, e margjinalizojti cdo lloji zeri apo simpatie per nazistet. Pjeserisht kjo ndodhi nga kerkimi i faljes por dhe midis nje ser aktesh te tjera. Pendimi personal, apo pamundesia, eshte pakez si straw man.

Gjithashtu, shembujt e tu jane pakez pa-lidhje dhe absurde. Eshte tjeter pune ajo qe ndodhi ne komunizem ne shqiperi e tjeter pune kur nje lufte kthehet ne lufte totale. Ne rast se krimet e vetme te gjermaneve ishin bombardimi i Rotterdamit e i Londres, sic perendimoret bombarduan Dresden-in, atehere nuk do bente besoj kaq pershtypje.

Gjithashtu, shembulli jote me japonezet eshte simply historically innaccurate. Vendimi u morre nga gjykata kushtetuese per izolimin e tyre, ne llogjiken se ne kohe lufteje qeveria ka disa te drejta me shume dhe kjo gje qe kerkonin eshte dicka racionale. Nevertheless, ai moment mbahet si momenti me i erret i gjykates se kushtetutes amerikane. Titulli i me i erret, nuk ttregon ndonje simpati per ngjarjen besoj. Plus, linku qe solli gjembi. Gjithashtu, mund te flisje dhe per skllavermin i cili ne amerike trajtohet si nazizmi ne gjermani.

Pastaj, nuk kuptpoj sesi pjesa e bashkpunimit luan nje rol kaq te rendesishem, e si kjo i kthen "xhelatet" ne te pafajshem apo i bene viktimat pa te drejta morale. Domethene, meqenese ne Kosove ka patur bashkepunetor, dhe meqenese ne Kosove (apo Kroaci e Bosnje) disa njerez perdoren titullin e heroit te luftes per fitime personale, kjo i nxjerre Serbet te lare? Per mua kjo nxjerre kriminal si Serbet si ate qe bashkepunuan per fitime te ngushta e tradhetuan te tjeret.

Nejse, mua me shume nuk me pelqejti "the spirit" (shpirti?) i argumentit. Pak a shume eshte qe kjo pune duhet te miret me seriozitet, une jame dakord qe te mirret me seriozitet, por shiko tani, viktimat as nuk morren hakmarrje (kjo eshte thene me perpara nga dikush ne peshk) e as nuk beren gje, keshtu qe xhelatet jane te lare. Well, ne boten e civilizuar gabimi kuptohet, ose duhet kuptuar, dhe pa i thyer turinjt ndonjerit.

Pastaj, nuk kuptpoj sesi pjesa e bashkpunimit luan nje rol kaq te rendesishem, e si kjo i kthen "xhelatet" ne te pafajshem 

Kjo qe ben ti eshte dicka e felliqur! 

Une te sfidoj te sjellesh nje citim timin ku une e them ne menyre te drejteperdrejte apo te terthorte se bashkpunimi viktime-xhelat i kthen xhelatit pafajsine!

Edhe njehere po ta them, kjo qe ti ben eshte dicka e felliqur! 

Pastaj, nuk kuptpoj sesi pjesa e bashkpunimit luan nje rol kaq te rendesishem, e si kjo i kthen "xhelatet" ne te parendesishem, e si e heq vemendjen nga ata?

E korigjova...

Xhelatet e parendesishem?????

Une po ngre problematiken pse nuk ka studime serioze per xhelatet kurse ti me thua qe une po mundohem ti ul rendesine xhelateve!

 Madje sot mungon qofte dhe nje botim i vetem serioz qe te hedhi drite se cili qe mekanizmi represeiv dhe se si punonte ai. 

Ne momentin qe dikush i ve gishtin dikujt dhe thote "kriminel", ai merr mbi vete pergjegjesine e ndeshkimit te kriminelit dhe shpagimin e viktimes. Aq me e madhe behet pergjegjesia kur duke i vene gishtin dikujt si kriminel, personi ne fjale (akuzuesi) merr perfitime politike, sociale apo ekonomike. Po cfare ndodhi ne shqiperi? Mos valle nje pjese e viktimave dhe e xhelateve rane dakort per nje bashkpunim me qellim prokurimin e perfitimeve politike, sociale dhe ekonomike por me kushtin qe te anashkalohej ndeshkimi i xhelateve? Nese po, athere viktima e ka humbur te drejten morale. Rasti proverbial i luges me corbe te prishur!   

 

Kush pas renies se diktatures e kishte tagrin moral-politik-ligjore per ta bere nje ballafaqim te tille? Dhe pse nuk e beri? Sa pergjegjesi mbajne vete viktimat e diktatures (ata qe u mbijetuan krimeve) per deshtimin ne fjale? 

E kupton qe kjo qe bene ketu eshte ti hedhesh fajin viktimes e te heqesh vemendjen nga abuzuesi? E kutpon qe kjo justifikon te keqen meqenese eshte status quo? Une nuk jame budalla te shpenzoj gjithe kohen duke u munduar te argumentoj me nje qe perdor stilin e karkalecit duke u hedhur nga dege ne dege. The big picture speaks volumes...

Meqenese ti te pelqen te sjellesh argumenta nga gjithe bota, kjo qe bene ti eshte sikur te thuashe, po mire, pse zezaket nuk morren hakmarrje kundra te bardheve pas luftes (ose pas 1960's), e pastaj te thuashe fakti qe nuk morren hakmarje tregon qe kane humbur te drejten morale.

Ps, si nuk te vajti njehere ne mendje qe grupi i persekutuareve, pra grupi me i rraskapitur e i dobet te shoqerise shqiptare, thjesht nuk kishte mundesine per nje ballafaqim me direkt me nje nga grupet me te forta te shoqerise shqiptare? Prandaj nuk morri hakmarrje... prandaj shpresat i ka tek nje fare drejtesie qe vende te tjera te zhvilluara ju kane dhene grupe te cilat kane persekutuar.

 

Une nuk jame budalla te shpenzoj gjithe kohen duke u munduar te argumentoj me nje qe perdor stilin e karkalecit duke u hedhur nga dege ne dege. 

Kush mer po te detyron te harxhosh kohen me nje qe perdor stlin e karkalecit???

Vazhdo vlla, qarkullo shoke qytetare!!!

Muhametal, duhet te kuptosh dicka qe dhe une e morra vesh nja dy vjet mbasi beja postime te gjata. Roni eshte basically nje troll, qe kerkon gjithmone te prishi tema sidomos ato qe i "djegin" pak. Intelligent conversation me te harroje se do ndodhe. Pa thene me shume, te siguroj qe Ronit as nuk i behet vone per te persekutuarit ne mos mendon se mire ua kane bere nje pjese, se ishin vertet kriminel etj. 

ti do me iu thane kacekeve te fryre komuniste se ç'bene gjermanet!!Nuremberg bene...iu shtruan punes e ulen koken.Paguan aq sa mund te paguhejdhe u bene ata qe jane sot...ti do me u thane komunisteve kriminelebanu njiri!!Prite zot...pop corn,coca cola,majoneze e hajt ah o Sali Berisha...

Me pak imagjinate e gjithe "gjeja" Kokalari mund te marre nje qasje makabre perballe atyre qe sot derdhin lot per Kokalarin: Nese imagjinojme qe Kokalari do qe gjalle dhe si e perndjekur do ishte zhgenjyer nga Saliu, ajo fare mire mund ti kishte derguar nje sms Rames dhe sot te vazhdonte te ishte rilindase.

P.S. Roni, as une s'e kuptoj cfare nuk kupton Peshku qe ta fshin komentin "Musina dukej seksi me ate bluzen me vija". Akoma s'e di Peshku qe ti specializohesh ne 10rjen e temave, dhe qe kur behet fjale per viktima e krime monizmi ti ke PhD, apo te jete thjesht kunder bluzave me vija?

Nuk po e gjej dot ate temen e shkuar per Musinen ku per foto kishte foton ne fjale. Po ta gjesh do shohesh se foto ne fjale eshte komentuar jashte mase. Pastaj komenti im ne lidhje me sex appeal-in e Musines i nxjerr komunistet shtaze fare: vrasin gra te bukura dhe te pafajshme.

Mbase po ta kishe bere te qarte qellimin bashke me komentin s'do qe keqkuptuar nga administrata. Po keqkuptime ndodhen gjithandej ne Peshk. Idrizi p.sh. , kohe para berberit, ka dashur te zbardhe vendimin e denimit te Kokalarit, por sic e shikon, eshte keqkuptuar njesoj.

E marr mbrapsh!

Ajo me bluzen me viza paska qene Sabiha Kasimati!

opo sa te kete tyja peshku, viktimave te monizmit do t'u ngrihen obelisqe dhe piramida pa fund.

Zizeku do thoshte se, po te kishin qene vertet komuniste kamunistat, do e kishin denuar  social-demokraten Kokalari me vdekje qe ne 1946-en, dhe keshtu do te evitonin ironite dy-lekeeshe te xhibit me ato te ronit. Do kish shpetuar edhe Musineja vete nga ato qe hoqi ne jete e ne peshk

 

Valle c'do thoshte Mandela i shqiptareve (zoti Namik Dokle) po te lexonte spekullimet e tua qe komunistet e vertete vrakshin njerez dhe qe komunistet tane s'qene komuniste te vertete? smiley

Mandela nuk na intereson më; ne tani duam "ta tejkalojme Mandelen, pa kaluar nga Mugabe" (prap zizek)

shkaterroni banjot qe kryeni nevojat ne shtepi, jane pjese e ideologjise.

Slavoj Zizek.

Xhibole po c'ne shembuj me mua kur ti ke deklaruar Boterisht dhe Solemnisht "le ta dije Idrizeria se te shkruarat e tij si Lexoj .Ftoj dhe njerezit normale te PPU ta braktisin Idrizin " smiley

Une vdes kur te lexoj ty .Kur thone ka shkrujte Xhibolja ose "ka lene nje koment aty " them me vete "si me iku ky Rast te mos lexosh nje handikapat mendor nga me te kendshmit ne PPU si te barazlarguar " ? Dhe jo per gje po e gjeja veten gjithnje fajtor Xhibole smiley E verteta qeka ndryshe , me lexon duke mbuluar faqen te mos te te shikoje zysha ku kopjon .Dhe nga ky cast une deklaroj me solemnitet e kenaqesizbulimin " Xhibolja me lexon mua dhe me referohet "  smiley

Hajt tek KT se atje e gjen veten tamam ! Gjen dhe per Musinene ( rp ) qe e paske fshire ketu smiley

Xake, nuk eshte se s'te lexoj per inat a gjesend, thjesht s'e kuptoj cfare do te thuash ne shumicen e rasteve (provoje ne anglisht njehere, ose vetem me shenja, besoj do kesh me shume lexueshmeri).

Ne kete rast, e kerkova temen e Kokalarit ne Peshk dhe hasa kete pyetjen tende per vendimin e denimit te saj. E solla ketu se ja vlen te nenvizohet fakti qe ne Peshk juve enversitet keni kerkuar me shume sesa gjithe ne te tjeret bashke qe te zbardhen vendimet e nomeklatures per burgosje e vrasje. Kerkesa e berberit per zbardhjen jo thjesht vendimet e gjyqit, por dhe akuzat, perben nje hop cilesor ne perpjekjet monumentale tuaja per lustracion. Saliu pat deklaruar qe ne '92 qe dosjet s'do te hapen (ndaj thote Bredhi qe duhet te flasem per Saliun tek keto tema), por perpjekja e tij do deshtoje nje dite, fale jush. 

po ta vesh re ne Peshk juve enversitet..smileyJa hajt te mos kesh respekt per Hitlerianet e Peshkut smiley Po te pakten une jam pasonjes i nje Shqiptari. .Dmth ti mua do te me paragjykosh sic dhe ke mundur te arrish dicka ne pjesen qe mua me vjen ndot ti quaj Normal si Xhella Agai , e lefKOPEJA .Ok .

Atehere perse ti nuk i gjen vendimet e Plota te Enevristeve ? Une nuk di kushi ka pas Gjykatat ne dore ate kohe dhe ti mund ti dish me mire .Por nje gje ama ...Bjere Vendimin dhe pastaj hajt te themi ishet i eger , i drejte , tejlkalim etj.

Per te ndieren Kokalari .

Je nje Hipokrit i pashembellt .Jo vetem qe eshte trajtuar por te kam thene e kete shkruar tek Veprat e Enverit ( qe paske fshire ) ku i drjetohet ( nuk e di se kujt ) .".Thuaj S.M ti lene ato englendisjet me Musinene per Partine SD dhe te kthehet se kemi mjaft pune " qe ti me ate mendjen e Leshit duhet ta kesh kuptuar qe eshte manover e ish Komunisteve ne ate kohe per Pluralizem .

Te kam permendur mos ha molle shume ne sinore qe ti i ke me thashetheme dhe af ofesh ...Kokalaret jane fis me Enverin !

Mos ha molle shume kur nuk ke asnje info se cfare ka qene " Instituti nena Mbretereshe " ku kane qene bashkeshoqet e Fiqiretit ( rp ) Nexhmijes , Blloshmet , Gjyzepina etj etj . Po une nuk kam ç'ti bej megalomanise tende , qe me vjen keq kur te klexoj nivelin , te katandiset ne burime ujra te zezash te ketij lefKOPE alias  Sigurimsit .

Ti hajde njehere pa ngjalshijeeksperience dhe llafosem pastaj .Po pse si tu duk ty , zbulimi im per  qe je dhe Mbajtse dosjesh per idrisin ...Une e du Xhibolen smiley

Dhe keto mos i fut te theniet e Qyrrasheve " Y sa shume komente per Musinene " Brilant smiley

Dhe kisha harruar te shtoj .Mos huazo nga i Tredhuri se ai do e ben ) .Ai ka të metat e tij , po mua më bëhet qejfi që dikush nga kryesorët e PPU si ndozot vetë drejtoresha e Dërstilës , huazon prej tij për moskuptim të anëtarëve të Partisë " I Tredhuri me të tijët " Më zbulove para kohe dhe emrin e Partisë dhe për këtë i kërkar ndjesë K/arit smiley

Sigurisht, jemi në muajin Gusht 

Gjergji bir, ti je?smiley. (batute e njohur e Gjekes kjo qe sapo the).smiley

Ngushëllime për princin o Belul..smiley

 

Në komitetin qendror, që flitej se ishte formuar, qëndronte figura e Lumo Skëndos, i biri i Abdyl Frashërit, që përfaqësonte atë trashëgimi taktike si në luftën me hope, se për Shqipërinë demokratike frymëzonte manifesti politik i Sami Frashërit. Respekti për Lumo Skëndon ishte i pakufishëm. Ishte një figurë e njohur. Dekallogu i ballit ishte demokratik. Pengesat e luftës paraqiteshin nga goditjet komuniste, kurse pala tjetër ishin ato për oportunitetin me okupatorin. Qe krijuar një psikozë e gjerë dhe një dëshirë e madhe bashkimi midis dy organizatave. 

Më kujtohet një herë të vetme që pata rast të bisedoja drejtpërdrejt me Lumo Skëndon në librarinë e tij. Akoma nuk qe hedhur në ilegalitet. Ai u ankua se në Shqipëri kishin hyrë agjentë jugosllavë e do merrnin kalanë nga brenda.

-Komunistët e mbajnë me premtime fshatarësinë dhe punëtorët e thjeshtë, Musine, më tha. Këtu jemi përpara një rreziku të jashtëm që gjithçka do të shkojë në dobi të të tjerëve, gjithë ky gjak. Unë jam kundër komunistëve që mbrojnë idetë e tyre, po flas për komunistët shqiptarë dhe ja (më dëftoi një të ri). Ai është komunist, po e shikon me tjetër sy. Ai më parë mendon për Mëmëdhenë dhe nuk është aspak dakord me këta që udhëheqin dhe nuk dihet se kush fshihet pas tyre.

-I nderuari Mitat Bej, - i thashë unë, ju diskutoni një çështje thjesht nacionale.

-Po kjo është sot për sot kryesorja, më tha. Vërtet në qoftë se luftohet, ose presim momentin e goditjes për të mos u dëmtuar shumë është një çështje nacionale. Mirëpo, komunistët, bashkë me nacionalizmin, japin premtimin se çdo fitojnë nesër kur të çlirohet Shqipëria. Se mos do t’i mbajnë premtimet.

-Atë do ta dëftojë koha, u përgjegja unë. Po vetëm fjala nacionalizëm nuk e mbush zemrën e fshatarit dhe të punëtorit, qoftë dhe me shpresë të rrema. Fjala nacionalizëm, e zhveshur i përket të kaluarës, kurse e ardhmja kërkon ndryshimet shoqërore ekonomike që duhen gërshetuar me fjalën nacionalizëm.

-Kur të çlirohet Shqipëria, më tha, unë vetë do të vishem me opinga dhe do të shkojë fshat më fshat për të shpëtuar fshatarin nga varfëria dhe padituria. 

-Mirë, po këtë duhet ta thoni sot bashkë me luftën, me dyfekun dhe me pendën që të ndjekë nga prapa për atë që ke në zemër.

 

 

Rreziku komunist është më kryesor, më tha ai. Unë vetë, ti e di që s’kam kurrgjë se humbas si pasuri se s’kam kurrgjë, veç librarisë, që sheh dhe atë personale që do të lë trashëgim pas vdekjes, shtetit dhe brezave të ardhshme. Po diktatura e kuqe është mizore dhe derdh lumenj gjaku. Ndodhemi përpara një kasaphane. 

-Po as unë s’jam komuniste dhe as që e kuptoj atë, si çdo gjë dhe vetë s’kam se ç’të humbas si pasuri veçse botëkuptimin e mësonjësve tonë të nderuar, të sakrifikuar që na kanë rritur. Këtu është tragjedia tonë, e demokratit që e pret diçka që ai nuk e kupton dhe arrin ta marri vesh dhe ndodhet përpara një udhëkryqi. Po një gjë është e qartë, ata luftojnë dhe organizohen. Japin prova dhe sakrifikohen. 

-Dhe ne nuk duhet t’i lëmë ata të kenë supremacinë, tha Mitat Beu. 

-Atë e fitojnë duke luftuar. S’ia u ndalon dot. Ju i rrihni çështjet dhe qëndroni në vend. Ata organizohen dhe vrasin italianët.

Kështu u ndamë. Unë s’pata rast ta takoja më gjer në fund.

Fragmente nga shkrimet e Kokalarit 

Kisha idene qe per Musinene problemet dolen qe ne prurjen e meparshme. smiley

nxitohesh, PF. nxitohesh...

une besoj se pas ketij requiemi cdo koment do ishte i tepert dhe pa shije, si uji pas kafes.

Po ne qe se njohim Requiemin po vetem Eminemin ...smiley me ne cdo behet valle ? Apo do presim ndonje Dimer del behar te zbulloje surealizmin tene smiley  Behu gjithperfshires rob i PPU .Mos perjashto smiley Melodi e vjeter ne fyell te ri ky avazi Trebeshin-Kokalarit! .

 

ajo është turmë, e turma sot bërtet për mua, ndërsa nesër mund të bërtasë për ty”. 

Imagjinoni kuqon major a kolonel i veshur me uniforme sovietike para Musinese qe e sheh ne sy pa frike dhe i thote kete gje.  Imagjinoni shprehine e fytyres se kuqos qe kalon nga arroganca dhe perbuzja, tek furia e mbrujtur me tmerr qe nje grua e vogel dhe e brishte po e sfidon ne gjyqin qe po i behet vete asaj.

Stine e avashte lajmesh, ska lajme, riciklohen batuta te rendomta qe ne fillim dhe qesh me zor peshkeria.

as xhibi s na ben me qesh.eshte vjeteruar qe kur ka kaluar nenpunes ne pallatin e endrrave te nje nate me vere. ndonje info Pjeri per aksionet e leshit ne burse.

spiritus, aksionet e mia ngjiten, por me vjen keq per shqiptaret qe jo vetem nuk respektojne njeri-tjetrin, por nuk respektojne as viktimat e nje lufte ideollogjike e politike te kote, siç eshte e ndiera dhe e respektuara Musine Kokalari. 

si ore nuk respektohet? po gjithe ky lesh qe tirret pse e ben hasha ti?

Ja kane bere mendjen "dosje" njerezve. Po c'lidhje kane dosjet me denimin e krimeve te komunizmit? Ujku para ju kerkoni gjurmet. Emrat e administrates (gjykates, hetues, drejtore burgu) jane te njohur. C'pune kane dosjet?

Une di rast psh, qe fuksi qe u tregonte gjermaneve shtepite e partizaneve (cuditerisht ishte ballist!), pas '45 nuk e preku njeri, se prape fuks mbeti. Fuksat vriten vetem gjate luftes, asnjehere ne kohe paqeje, sepse prape te hyjne ne pune.

Dhe sa per dosjet konkretisht, me mire mos i biem shume cyles. Le qe eshte avaz pa buke, se nuk kane per t'u hapur ndonjehere, po cfare prisni nga "dosjet" ju? Qe do zbuloni krimet e Byrose? 

Do zbuloni qe xhaja/tezja/burri i halles, apo me keq akoma babai/nena/motra/vellai juaj ka qene fuks, ka marre me qafe ke ka mundur. Dhe te gjithe kemi ndonje te aferm ne ate mocal, se nje b.... vend jemi. Dhe kushedi sa te burgosur pasi kane ngrene dru mire e mire, kane ngrene edhe nje luge corbe te prishur... 

Nuk ndahet shqeri nga shapi me doreza boksi. Po thuaj me cfare do e shtyjme edhe 20 vjet te tjera? Mire qe kemi kutite e votimit nje here ne dy vjetper variacion hapjesh.

ps. Ja ta shtoj nje +1 vete une, se nuk kujtohet asnje nga keta te "grupit", sikur i kane me leke te shkretet.

Puna  ehapjes se dosjeve u mbyll si muhabet qe ne 93, ne mos gaboj, kur u be ai diskutimi famshem ne parlament per lustracionin. u be lista se kush nga ish nomenklatura do perjashtohej nga pjesmarja ne jeten politike dhe publike.erdhi puna tek fuksat. aty debati ngeci ne gozhden: po c'faj kishin fakiret, kur nen presion dhe kercenim u rekrutuan.e keshtu, duke qene se miza rrinte ne kesulen e ish spiuneve te bere deputete dhe hierarke te rinj, ceshtja u byll. Nje fantazem u vjen verdalle dosjeve.

Pyet Paskal Stafa: Ç’të mos bëjmë

Pasi më të shumtën bëhet ajo që nuk duhej bërë e jo e kundërta. Flitet kur duhej heshtur e heshtet për çka duhej thënë. Është e turpshme që heshtet lig për të kaluarën, kur duhej të qenë hapur me kohë dosjet, e në të njëjtën kohë dërdëllitet për të po aq turpshëm, në formë sensacionesh të paqena, me të cilat ndillet publiku për të blerë lëtyrat kinse gazeta. Relativizimi i krimit në kureshti, nihilizmi i kundërvënies të keqes së shkuar të keqen e sodit, rritin dita-ditës zhguallin e pandjeshëm, nën të cilin kotet në letargji breshka e drejtësisë. Ne jemi vendi i vetëm në ish-bllokun komunist që nuk jemi përballur ende me të kaluarën tonë: ligji për lustracionin nuk u miratua sërish. E si mëtojmë të vemë drejtësi në të tashmen e në të ardhmen, pa qenë të drejtë me të shkuarën tonë?

Ja vlen te lexohet i plote, por po vecoj vec nja dy fjali te tjera, te cilat packa se hane diskutim, ne varesi te kendveshtrimit, jane padyshim food for thought:

Ku janë Gandhi-t, Havel-ët, Mandela-t, Nënë Tereza-t, Luther King-ët tanë?

Ngjan se banorët e atij ish-burgu të hapur të mbiquajtur atdhe vijojnë të presin gardianët që u sjellin për të ngrënë edhe kur janë liruar, ngjan që ata e vuajnë ende sindromën e Stokholmit.

he mer Xhib pak rendesi ka se ne teresi barazlarhimi Jot ne emer te principeve eshte Bajat , me se fundi e Gjete !

Ja ku e paske kuptuar veten me se fundi se ku Qendron klasa e kryehipokriteve qe duan te spekullojne me prralla nga e kaluara , pa ditur Asgje konkretisht pervec hartimeve te mitingasheve "se diktatura zotrie " Ka plot qe lengezohen me histori Burgu pervec Halimit te supes qe i di Burgjet kampe pushimi

Vare mbi koke kete pasazhin e atij qe ke referuar dhe duket se u Ben OPERACION  kategorise se Ham -Humseve qe ju leshuan berberit tek Nela dhe qe ham -ham -ham-humizojne  si Qurrashe me olele gjyshi , pa prure asnje FAKT Real nga Vendimet Gjyqesure apo DOSJET e Fameshme . Ndryshe ne duhet te kemi perdite kujtimet ose nga Gezimi e Hareja " sam mire ne burg " nga zan caushet ose " of af mijte na vijne verdalle " dhe kujtime baritore "ai plumbi kur e pushkatuan i kaloj tejpertej " pa le me te kujtosh dhimbjet e Hurit kur Zogu ua fuste "kembet ne rrip te kepuceve "

Te hidhta dhe me dhembje Llajo , por ketu te shpije Logjika e Xhiboleve kur lengezohen , por mbase te mbetet ne Arkiv te trurit kjo menyre te perceptuari te ketyre prurjeve te paragjykuariame politiken e Kurverise se Kohes "per nje kembe karrikje "

T'i kujtojme over and over keto viktima qe nuk munden ta gezonin dot jeten dhe jetuan cdo dite ne ferr, eshte me e pakta qe mund te bejme. Nderim dhe respekt!

ja ka lezet, vjen njeriu emancipuar dhe nuk kerkon as vendimin e gjyqit, as kontekstin por thesht, njerzisht shpreh nderim dhe respekt. 

ja ta sollem dhe vendimin e gjyqit, edhe kontekstin, po pastaj?

Mire ketij  gardianit te burgut qe nuk i del narkoza as me  "food stamps"  e Ju E Se Vei, dhe flet percart gjithe diten,  po edhe ti ish-mesuesi i historise se partise ne bujqesoren e lazaratit? Ju mesuesit e fshatit sikur keni qene me zemer me te bute.

Atehere, ne fillim te viteve '90, u tulatet te gjithe nga frika e hakmarrjes. Tani, te cliruar, talleni me fisnikerine e atyre qe ju dhe baballaret tuaj iu a shkaterruat jeten.

 

Jo mor bir ne nuk tallemi me viktimat e sistemit komunist. ne tallemi pak me antikomunizmin tuaj donkishotesk kur fajin e gjeni tek bashkebisedues ketu ne ppu dhe buzagazemi kur ironine e merrni si deshmi te talljes me ata /ato qe i fyen perdorja qe ju u beni per te kuruar frustacionet dhe peripecite personale. Ky frustim eshte akoma me i thekshem per ndonje qe ka gelltit corben e prishur te servirur nga i plotfuqishmi lagjes dikur. Duhet vjellur ajo corbe dhe rrofte hapsira e ppu.

o presor, leri keto brockullat me corba te prishura dhe frutracione se nuk i shkojne nje plaku si ty. Si beson njeri me keto. Jane topa muti qe hedhin idrizat se aq tru kane. 

E mban veten per intelektual, fol si intelektual jo si idriz.

Se harrova, s'me the se perse e doje vendimin e gjyqit dhe kontekstin.

i ke lemsh dosjet roland, sistemoji. dhe ndiq temat te kuptosh kontekstin.

Nje fenomen i cuditshem ne shqiperi ne keto 20 vjet.ndersa shqipot nuk kane pertuar te vrasin njeri tjetrin per sherre te filluara qe ne kohen e skenderbeut apo per nje cope toke gardh  , nuk kam pare e degjuar te vrasin ndonje te plotfuqishem hetues , prokuror apo gjykates te kohes se monizmit.

e ka thene fatos lubonja aq mire. shumica e te burgosurve politike ishin llumi i shoqerise, dhe s'ishin fare politike, fare fare. e dine vete ata prandaj s'kane sy e faqe te marrin hak. tregon lubonja qe kur u bene gati ta lironin ate dhe ca te tjere, u mblodh llumi i burgut, te ashtuquajturit te burgosur politike dhe i mbajten peng duke kercenuar me vrasjen e pengjeve po te mos i lironin edhe ata. tmerr!!!!

lubonja eshte per vete te tij familje komunisti. pra hyn dhe vete tek ai llumi qe flet.

kjo s'ka rendesi fare fare. cdo njeri pergjigjet per veten e tij, apo jo? lubonja pergjigjet vec per koken e tij dhe te askujt tjeter, si ti dhe une per shembull. kjo qe thua ti s'hyn fare ketu. dihet mire, por s'na pelqen ta themi. shumica e te burgosurve politike, as nuk ishin fare te tille.

ate po te them dhe une, qe lubonja vet nuk ka si te kishte pikepamje kapitaliste me baben komunist. ndersa e kunderta eshte me e mundur.

ai kur shante pushtetin ose ishte i pire, ose hiqej. te pakten per babain e tij ishte llumi. imagjino nje babe komunist ne ide, qe i del çuni kapitalist i pare, çfare mund te mendoj per te ?

 

babai llapte vete me shoke dhe miq. nuk te marr vesh c'shkruan.

paska qene dhe babi tij llumi atehere. komunist sa per sy e faqe, me marre rrogen.

çfare nenkupton me fjalen llum ti ? ne kete rast dmth.

ti ja fut kot. ishin te burgosur ordinere ore, hajdute, vrases  etc etc qe me pas kishin llapur kot fare dhe na ishin bere te burgosur politike. e more vesh nashti?

(thuj lubonjes atehere) kur flitet per te burgosur politik, nuk duhet te nenkuptohen keta fallcot, se ndryshe nuk merremi vesh kurre. 

flitet vetem per ata qe kane rene ne burg per opinion te tyre. ose ata qe i rrasnin se donin te arratiseshin, pra nuk e donin regjimin komunist. 

tani per keta te vertetet çfare ka thene lubonja di te na thuash ? mendon se te gjithe jane fallco ? dmth ai ishte i vetmi prej verteti keshtu ?

tani per keto do te te pyes ty si filozof qe je. pa na  i trego keto o profo.

une vete se kam idene, se nuk e kam lexu kurre lubonjen. po ti qe e njeh po na the diçka. 

vete ne ate kohe e kisha merakun si me gjujt komshien. kjo s'do te thote se nuk e shaja sistemin. buka me tallon, si mos ta shash tjetrin. por me t'thon te drejten dhe tani e shaj kapilizmin ketu ku jam, se jo çdo gje eshte perfekte.

po ti e shan ndopak imperializmi amerikan atje ku je, apo je bo kapitaliste e pare ?

ja ashtu dhe une, here e shaj e here jo. kur bej para me shume me duket  i embel, ne rast te kundert sikur hidherohet ca.

po pse s'thua qe na paske qene dhe ti politik?smiley

dhe kete lubonja e ka thene ne nje interviste ne televizor.

po a eshte ndonje çik i bukur si burre, ti mund te te ngallte ndjenja nje burre si ai, i zoti fjales dhe disident ? kot per muhabet keto. 

s'te marr vesh c'thua?

per embelsine dhe hidhesine, e kisha fjalen per kapitalizmin, duke u pergjigjur pyetjes tende.

100% me ti ketu Alba, dhe meqenese ti nuk me do. E ka thene Bredharaku me lart, pasi ky muhabeti eshte bere me mijera here, vetem ai sistemi nuk te denonte kote pasi ne ate kohe shteti ligjor mbizoteronte.

jo une ty te dua, se ti e ke zemren aq te madhe sa fut 7 ... ne te. 

Muhamet ne ate kohe njerezit futeshin me plan ne burg.Njeish  kryetar dege ne pension me defteu njehere se i duhej te fabrikonte prova ngaqe partia i kishte terhequr vemendjen se nuk kishte zbuluar asnje armik.

pra me pas kishin llapur(folja eshte folur jo llapur)kot fare e i kishin denuar..!!!Pra ne nje menyre krejt direkte thua qe i denuan pse folen?po si u denuaka per te folur,po liria e fjales?pra u jane shkelur lirite themelore...pra jane qe ç'ke me te te denuar politike...

ok jane...  dhe prandaj moren dhe pengjet.  dhe homot ne rusi jane homo politike se po llapen automatikisht futen ne burg dhe behen poltike te medhenj ....smiley

kjo e ruseve quhet diskriminacion Alba....e askush nuk duhet te futet ne burg i diskriminuar...qarte,nje keshtu ne amerike me siguri merr status...po ta kerkoje.Ndersa ne Rusi statusin e merr Snowden....me duket se ruset ua futen...si gjithmone xhanem hahahah

ajo do me thene se vetem llapja nuk te ben kundershtar te denje per sistemin. si me thene dimitrovi ne kohe te hitlerit, qe ky e fali se iu duk komunist i denje.

sistemi i vriste pa meshire se pikerisht ishin njerez fallc pa asnje merite. bile prandaj nuk i linte dhe te shkonin jashte, te flliqnin figuren morale te shqiptarit fisnik.

po c'ti thuash zanes? na ben dhe spjegime me diskriminim, sikur si dime keto. edhe atehere u futen ne burg se ndiqnin moden p.sh.( njesoj si ne rusi po te reklamosh gejllekun, ata reklamonin moden) dhe automatikisht na u bene politike te medhenj ...smiley

sikur si dime keto...sa veta jeni Alba?Pse flet ne numrin shumes smileyMe vjen keq per ty se edhe pse jeton ne vendin me te lire ne bote je krejt e roberuar.Te mos lejosh dike te vishet si i pelqen e ti imponosh nje stil qe nuk e do eshte dhune.Po me sa duket je prej atyre si te ta them..nje qe e rrahin dite nate nuk eshte ne gjendje ose me mire i duket shume mire po ta rrahin nje ore...ta krahasosh me dite naten?Ky eshte demi ii komunizmit Alba...si mendon ti

profili dhe une jemi dy antare, apo jo? dhe shumesi eshte i nevojshem. 

''Te mos lejosh dike te vishet si i pelqen e ti imponosh nje stil qe nuk e do eshte dhune.''

sigurisht qe eshte dhune, po kjo s'te ben politike, apo te ben, si thua ti?

mire

çdo regjim eshte i dhunshem ne nje fare menyre. se udhehiqet nga ligje. ligjet e shumices ndaj pakices, edhe ne shtetet me demokratike.

problemi eshte mos ti detyrosh, mos t'i mbash pakicat nen thunder me forcen e pushkes. ata pedet e rusise, mos ti rrethosh me tela me gjemba e qen kufiri (siç bene komunistet shqiptare apo nazistet gjermane me çifutet). por ti lejosh te ikin po te duan, pra po te mos iu pelqejne ligjet qe shumica atje i vendos pakices. 

ne na mbanin te lidhur me dhune, edhe kur ne kufijte e botes na lutnin ne ate kohe, sapo tregonim pasaporten shqiptare. ky eshte nje ndryshim jo i vogel. 

Sa ish te burgosur politike ke njohur ti vete Alba?

none

w mandej Lubonja eshte ungjilli?Apo kur ua do qejfi lubonja ok

ungjill s'eshte por eshte mjaft i sakte ne ato qe thote. dhe i vertete se i ka jetuar. ti do te besh ungjillin tani, po s'e ben dot se fatmiresisht s'ke qene ne burg. po te kishe qene s'kam me te voglin dyshim se si lubonja do flisje.

dhe sigurisht qe disa here lubonja me pelqen dhe ne te tjera raste, jo. c'te keqe ka ketu? apo  per ty njerezit jane vec bardhe e zi. ka ngjyra plot ne kete jete o zana.

e njejta gje vlen edhe per ty po te nisemi nga aresyetimi qe ben.As ti fatmiresisht nuk ke qene ne burg.dhe duke mos qene flet megjithate si Lubonja...!!Pa dyshim qe ka ngjyra ...po kjo e kuqja e peshkut eshte e rende smiley

e besoj se e di dhe nga burime te tjera qe eshte e vertete cfare ka thene. 

Krimet e komunizmit jane si skleveria e zezakeve ne amerike.nje njolle qe s'ka per tu shlyer kurre.

keq me vjen per ata qe i kane perjetuar, per familjaret dhe trashegimtaret e tyre. ndihet edhe ne kete blog qe vuajne shume shpirterisht dhe i ngaterrojne gjerat. nuk di s'e c'duhet bere per t'i qetesuar keta njerez. 

Replika e Musine Kokalarit me Mehmet Shehun në burgun e Tiranës.

Çdo ditë pas punës së rëndë në ndërtim, dilte në qytetin e vogël të Rrëshenit ku e kishin internuar. Vishej ndryshe nga banorët e tjerë. Mbante gjithmonë doreza të bardha dhe një libër në dorë. Libri ishte shoqëruesi i përhershëm. Me të bënte të gjitha bisedat sepse në qytet nuk i fliste njeri, madje as fëmijët. Këta të fundit gjithmonë bëheshin kuriozë për gruan e bukur, por as vetë nuk e kuptonin pse e shihnin me sy të frikësuar. Kështu i kaloi ditët e fundit të jetës në Rrëshen Musine Kokalari. Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta, Ministria e Kulturës organizoi dje një aktivitet përkujtimor. Ministri Visar Zhiti u ndal dhe këtë herë në fjalën tij në rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit në fushën e letërsisë, politikës etj. Për figurën e Musine Kokalarit folën edhe studiuesit Agim Musta dhe Novruz Shehu, të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik, si dhe të afërm e familjarë të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit. Ky rrëfim sot, përmes kujtimeve të të afërmeve, miqve dhe meshkujve që e deshën, është për Musine Kokalarin. Eglantina Mandia në librin “Sonata e hënës” sjell historinë e dhimbshme të jetës së disidentes së burgosur e të internuar nga diktatura.

Disa prej personazheve në librin e Eglantina Mandias janë me iniciale. Në rrëfimin e tij Sh.T. tregon: “Kam qenë me Musinenë, kur e riizoluan në burgun e Tiranës 1947-1948. Një ditë u bë një kontroll në burg. Vetëm atë ditë ia kam dëgjuar zërin, që e ngriti lart Musinea. Kishte ardhur në burg Mehmet Shehu. -Hë moj ti e apazitës, – u tall me Musinenë. -Nuk jam e apazitës, po e opozitës zotëri, – tha Musinea. -Këtu do të kalbesh, moj e opozitës. Në burg do të kalbet opozita. -Për këtë s’kam asnjë dyshim,- u përgjigj Musinea.

ajo qe eshte me interes sot eshte, per shembull, te kuptohet pse Mehmet Shehu (kryeminister) e linte te kalbej ne burg opoziten (dmth Musine Kokalarin), nderkohe qe e shkonte ne plumb "armikun e popullit Beqir Balluku" (minister i Mbrojtjes, dmth vartersin e tij nr 1)

sepse diktatoret Stalker, konstaton Eskili ketu e disa mije vjet perpara, nje nga prioritet kryesore qe kane kur hipin ne fuqi, eshte te vrasin dhe eleminojne shoket apo bashkpunetoret e tyre te afert..smiley pra diktatoret e te gjitha ngjyrave, si 3000 vjet me pare, si sot, jane te gjithe njesoj, you see..smiley

nderkaq, shembulli i Musinese qe jep ti tani, nuk ka ndonje vecanti kushedi...... sepse Mehmet Shehu, ndofta la ne burg Musinene e ndonje tjeter anetar te opozites, por te tjeret i shkoi ne sater ama..

ti je vertet "l'homme qui a réponse à tout" ! smiley

dhe ktu fshijne komente te tjera por lejne kte fyerjen tende per nji njeri te edukuar qe u denua sepse mendonte ndryshe. Kurse ti hedh dyshime te ulta se pse u la te kalbej burgjeve e internimeve dhe pse nuk u ekzekutua. Me kte llogjike, te burgosurit politike nuk kane ekzistuar sepse cdo kundershtar politik ekzekutohej dhe per kte ti sjell si shembull Beqir Ballukun...per t'ardh keq qe nji njeri i artit si ty mendon keshtu ne 2013!

e te memdosh qe ka shqiptare qe shkojne e i çojne lule ke varri ndyresirave

Musine Kokalari: Ferexhea 

Brënda në shtëpi… atje ku i ka hije një vajze të mirë… atje e mbrujtur me udhëzimet e verbëta të prindërve… atje ku zvarrisesha si unë dhe shoqet e mia prej zakoneve të mykura. Ja një shpirt i shtypur dhe i vdekur së gjalli.

Ditët e njëllojta njëra me tjetrën, kalonin me shpejtësi. Një nga një na i shkëputte koha motrat nga gjiri familjar. Unë e vetme, krejt e vetme… e zonja e punës, krahu i djathtë i mëmës, e rritur pa ardhur koha, i kthehesha shtëpisë. Gjatësia e trupit i shtrënguan më të mbëdhejtë të mendonin sa më parë për mbulesë…

Nuk vonoi dita, arriti ajo kohë kur unë e pashë vehten t’ime të mbërthyer, të burgosur dhe kur dilja jashtë… në rrugë. Me dhëmbje e vesha fundin e ferexhesë që ma kishte pregatitur nënua, me gjishtre të pa sigurta lidha mbulesën mbasi kisha vënë peçen e rëndë në fytyrë…

Në këtë gjendje, gjysmë e shahtisur, gjysmë e pa ditur zbrita shkallët e shtëpisë dhe në këtë mënyrë dolla jashtë, në krahun e mëmës për tek një kushërirë… M’u penguan këmbët nëpër gurë, duart nuk dinja t’i mbaja nga mbrenda, nga sytë as që shikonja dhe njëkohësisht isha e detyruar të dënonja përsa më pëshpëritte ndënë buzë… javash çapet, mos i hidh të mbëdha… duart brenda se të duket mishtë… ule kokën… mos ecë si e shahtisur.

Disa herë kur e ndjenja se më zihej fryma, fshehura e ngrija cepin e peçes dhe shikonja nga pak. Pa pandehur pashë një nga shoqet e mia dhe në kohën kur me gjisht zura t’a tregonja dhe duke qeshur të thoshje se ajo ishte. Shësh-t ma bëri kjo që kisha në krahë… Kallogre më thotë, më nxive faqen, çbën kështu… mos bën me gisht, mos folë, mos i zbardh dhëmbët, turp nga bota… dhe unë e turpëruar nuk fola më se ashtu më urdhëronte ajo që kisha në krah.

Arritëm në shtëpin e caktuar, disa filluan të qeshin kur më panë të mbuluar dhe të tjerat t’i thoshin mëmës… U… u e ç’qe kjo që bëre, vajzën e ke foshnjë. E pse u vjase që tani, shoqet e saja janë akoma nëpër udhë… por ajo kish vendosur as njeri të mos dëgjonte mbasi nuk më quante të vogël duke qënë se në moshën t’ime ajo vetë ishte martuar…

Ja ferexhea e peçea… ajo që na rruante nderin në kohën t’onë, ajo që na pengonte mos shikimin e fytyrës s’onë prej burrave… ajo ne na ndalonte dritën jetëdhënëse. Ajo më mbajti krejt brenda dhe të vetëmuar, ndonëse më vonë u mësova prej asaj veshjeje dhe nuk e kisha për gjë që të më bënte përshtypje.

Ferexhea ishte një mërzi e madhe, një burg i dytë dhe ajo më shtrëngoi të mos ndjenja as kënaqësinë e ditëve të kaluara me kushërira… nuk venja tek ato… dhe ato as vinin tek mua…

Ajo më mbajti thellë në shtëpi, më varrosi në ditët më të bukura, më grabiti disa vjetë lirije se shkakun e kishte gjatësia e trupit… dhe unë viktimë e saj…

Musine Kokalari: Këngë varfërie

Ja unë…

U linda një ditë, u ndodha pa dashur në këtë tokë. Çela sytë për herën e parë në kasollen e vogël, shikova, por asgjë nuk kupëtova… ishte vetëm qenia t’ime.

U rrita dal-nga-dalë, u bëra një foshnjë e vogëlë. Gëzonja për çdo gjë që kisha për rreth, qeshnja për sendet e të tjerëve, më dukeshin si të mijat… ishte moskuptimi.

U lëkunda në djep prej një dore të zbetë, u kapita në gjumë prej një zëri t’ëmbël. Fjalë të bukura dhe plot dhëmbje… ishte fryma e dashurisë.

Fola fjalët e para, i shqypëtova përgjysëm. Qeshnë me mua dhe kënaqej ajo që më lëkundte… ishte shpresa e nënës. Fillova e qanja, kur ndenja dhembje; më dilnin lotët si çurgë kur vritesha…. gjat s’pushonja… ishte fillimi i dëshpërimit.

Hodha çapin e parë, më dridheshin këmbët. U pengova prej gjërave që gjenja përpara por, përsëri u ngrita… ishte guximi i parë.

U rrita më tepër, qumështi i nënës nuk më mjaftonte, buka e zezë nuk më pëlqente… ishte varfëria e padukur.

Rendja jashtë, shikova diellin e ndritur, renda pas fluturave dhe me këmbën e paditur shkela mizat e dheut… ishte trimëria e ime.

U mërzita vetëm, dhe një ditë u rrethova prej shokësh të moshës s’ime. Qeshmë, kënduam dhe mësova shumë fjalë që nuk i dinja. Kaluan kohë dhe një ditë nuk u muarmë vesh. U rahmë midis nesh. U shtri në tokë m’i dobti, nënëqeshi m’i forti… ishte shoqëria e parë.

Më shpunë në shkollë, më dhanë një pllakë përpara dhe, mëso më thanë. Dëgjova zërin e msonjsit, habitesha. Mendova me vehte si lum ay që është i madh dhe i di të gjitha… ishte padituria e ime.

Kështu u rrita në varfëri, kështu kalova fëmijërinë t’ime me mundimet e nënës. Un nuk i dinja, akoma, nuk e kisha kupëtuarë barrën e rëndë të jetës.

Fillova më vonë rrugën e mbarësis, më lanë në duart të njerëzve “të ditur” dhe ata më edukuan, më shpunë në rrugën e drejtë…

Rrofsh Monda!

Sempre zana -Sa ish te burgosur politike ke njohur ti vete Alba?

alba1 - none

ha ha ha

Eshte kenaqesi te besh debat me shume ketu edhe pse me mendime diametralisht te kunderta. 

Por kur hyn ne debat ndonje adoleshent, pirdhet muhabeti. Ta dije Tos Lubonja se cfare thone keta ne emer te tij, i shkul edhe ato fije floku qe i kane mbetur.

 

ti te shkrin ti. lubonja e ka thene ate qe permenda une ne interviste me fevziun . kerkoje se do ta gjesh. apo do qe ta njofesh personalisht lubonjen dhe te tjere ti qe te shprehesh. ju jeni ku therret qameti.

ja dhe intervista e vajzes se abas kupit. ate qe u bene komunistet kundershtareve do benin kundershtaret kur te vinin ne pushtet, sic duken bathet ne kete interviste:

 

''Ju sa vjeç ishit? 
Isha 7-8 vjeçe. Më kujtohet atë se natë që kemi vajtur në kala të Gjirokastrës ishte errësirë. Në kala krijova përfytyrimin e një shpelle. Sa shkuam aty filluam të qanim duke thënë që “ne nuk rrimë këtu se kemi frikë”. Mirëpo nëna dinte diçka italisht se siç ju thashë ne sa kishim ardhur nga Italia. 
Për fat kishte ca karabinierë dhe nëna i tha një shqiptari që nëse ka mundësi të na ndihmonte të takonim një karabinier. 
Dhe? 
Pas bisedës me karabinierin, ai u përgjigj: 
“Shiko zonjë, më vjen shumë keq. Unë kur kam dëgjuar me veshët e mi fëmijët tuaj që thonin ‘ne nuk rrimë këtu se kemi frikë nga minjtë’, jam prekur jashtë mase, por duhet të më besoni se nuk e keni nga ne italianët, por nga shqiptarët. Prandaj kërkojani shqiptarëve, se ne fëmijët nuk i burgosim. Pastaj nëna kërkoi një takim me prefektin. 
Kush ka qenë prefekt? 

Prefekt i Gjirokastrës në atë kohë ka qenë Tahir Kongjini. Kuestor ka qenë Koço Muka. 
Dhe? 
Pas kërkesës së nënës, ata erdhën të dy. Mirëpo baba ishte me Luftën Nacionalçlirimtare dhe ishte në mal, kështu që pak flitej për mbështetje nga autoritetet.''

Musine Kokalari - pjese nga eseja "Letërsia dhe Shkrimtari" 

(rreth viteve '40)   

Prodhimi letrar që në fillim kur zuri të hidhte çapet e para është lidhur ngushtë me ndjenjën kombëtare. Liria e Shqipërisë është burimi i kulluar i dellit poetik, si gruaja e bukur për poetin e dashurisë. Pra është pasqyra e vërtetë dhe besnike jo të ngjarjeve të kohës historike e të lëvizjes kombëtare, po vetë ndjenja e atdhedashurisë që qe qëllimi kryesor i lëvizjes.

Historia e Shqipërisë është pak e njohur, e errët. Para shekullit 15, ka formën e një legjende. Çdo gjë me hamendje. Pas këtij shekulli, më tepër se njoftime dhe burime historike është mungesa e një studimi serioz, e një punimi siç duket, gjë që mungon ende tek ne, se deri më sot kemi pasur jo vetëm bashibozukë të luftës, edhe bashibozukë të kulturës.

Sa e errët është historia, aq më shumë mungon zhvillimi i letërsisë ose më mirë përveç këngëve popullore, s’ka pasur gjë tjetër.

Lëvizjet kombëtare tronditën shoqërinë. U trondit shoqëria, u zgjuan shpirtrat. U-zgjuan shpirtrat, u-ndie nevoja e buçimit të ndjenjës, të vuajtjes, të dhimbjes, të shpresës- lindi letërsia.

Letërsia shqiptare nuk mund të ndahet dhe as që mund të kuptohet e vetëm mund të çmohet po ta lidhësh ngushtë me ngjarjet politike edhe me shkallën e shoqërisë që përfaqësonte.

Njëra pa tjetrën janë të cekëta.

Historia e popullit shqiptar, kur pushoi të ishte histori politike, pasqyron një shoqëri individësh anonimë, që s’mendonin për gjë tjetër, veçse për bukën e gojës, për shtëpinë e tij brenda. Mungonte ideali, e pra mungonte ndjenja. Mungonte letërsia

Çdo ngjarje historike, çdo lëvizje kombëtare kundër zaptonjësit të mëmëdheut ka qenë vetvetiu një lëvizje shoqërore, një kryengritje ku gjendja ekonomike, po e ndërgjegjësonte. Gjendja ekonomike e varfër si pasuri në vetvete, e varfër nga mjetet që ta shtojnë atë, kanë qenë shkaqet e para të politikës shqiptare; mbështetja te një - tek një shtet m’i madh - robëri si përfundim.

Mungesa e vetëbesimit kombëtar. Por, kjo e metë është edhe në letërsinë që s’kemi bërë gjë tjetër, veçse ta marrim nga të huajt, ta kopjojmë nga të huajt, ta përshtatim si të huajt.

Mungon me të vërtetë, si në prozë, po edhe në poezi psikologjia kombëtare. Ndjenja kombëtare e poezisë së lehtë ose më mirë të vjershës, që ka mbushur revista të shumta nuk pasqyron shoqërinë shqiptare, po ndjenjën, nuk është fryti i psikologjisë ngjarjeve e tronditjeve të shpirtit të shqiptarit, po ëndrra që ushqente. Kjo varfëri duket më tepër në prozë. Novela e varfër nuk pasqyron tipin shqiptar. Romanci mungon fare. Ende nuk është formuar kultura shqiptare.

Shqiptari jashtë atdheut të tij ka bërë shumë punë, ka arritur në shkallë të lartë, kurse në vendin e tij aspak. Horizonti i vogël, i varfër, lufta e jetës, e punës, melankolia e madhe. Nerva të dobëta që bie në gjumë. Shpirti oriental. Mungon shpirti i kritikës me vend. Mjerë ay shqiptar që do të bëj diçka, në çdo lëmë. Kush pyet për Shqipërinë? E kush e mësonin në gjuhën shqip? Kush e përkrahnin Shqipërinë politikisht? Asnjeri. Jeta e jonë: ngjan pellgut me ujëra të kulluar në fillim e pak nga pak zë një cipëz dhe fle. Qelbet më në fund. Kështu ne vdesim për së gjalli.

Në temën e mbrojtjes së diplomës së saj, Romë 1938, temë studimore mbi poetin kombëtar Naim Frashëri, Musineja i kushton një vend të rëndësishëm dy problemeve:
- problemit të doktrinës bektashiane,
- çështjes së ndikimit të kësaj doktrine tek Naimi.

Kapitulli i I, pjesa II, e këtij punimi mban titullin “Storia e dottrina dei bectashi”.
Që në krye autorja thekson faktin se e ndien të nevojshme që për të paraqitur mendimin e Naim Frashërit të bëjë një historik të shkurtër, në rreth 7 faqe të daktilografuara rreth bektashizmit që frymëzoi shumë nga veprat e poetit.Këtë kapitull, Musine Kokalari e trajton sa në rrafshin e përgjithshëm, - atë të historisë së bektashizmit botëror, - aq edhe në përfaqësimin e tij në Shqipëri.

Musine Kokalari bën një panoramim dhe sistemim të drejtë të njohurive duke na dhënë herë - herë edhe të dhëna interesante mbi figura të shquara të besimit bektashian, që nga Haxhi Bektashi, Baba Ballëmi, Ali Pasha Tepelena, Baba Shemimi, Baba Nasibi, Baba Alushin, etj., si dhe të ndodhive madhore që e kanë shoqëruar këtë besim që kulmon me Qerbelanë.

Autorja na bën të ditur të dhëna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve të tij që nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri në Jeruzalem, ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu në këtë punim gjejmë edhe shënime mbi misionin e dishepullit më të zgjedhur të bektashizmit, Sari Salltëkut në Ballkan ku ai përhapi këtë besim të ri dhe ngriti teqetë e para në Budapest, Bosnjë, Shkup, Ohër, Janinë, Edené dhe Krujë, ku, siç shkruan Musineja, “gjer dhe sot besohet se është varrosur ky shenjt.”

Gjithashu në këtë punim gjejmë të dhëna edhe për përkatësinë bektashiane të besimit të Skënderbeut si dhe disa nga vlerat e çmuara të këtij besimi që nga misticizma, toleranca, mirësia e gjer tek të drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes këtyre rreshtave gjejmë edhe një herë rastin të konfirmojmë të dhënën e Konicës rreth mbështejes që bektashianët i bënë Abdyl Frashërit në përpjekjeve të tij për ta bërë Shqipërinë. “Më 1877, pas traktatit të Sh. Stefanit... vëllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri në Frashër krerët ë bektashizmit shqiptar për të mbrojtur idenë kombëtre”, shkruan autorja.

Në fund, Musine Kokalari e mbyll këtë historik të shkurtër duke veshur doktrinën bektashiane me vargjet dhe prozën e Naimit rreth dritës, vallazërisë, mirësisë, mbrothtësisë, dashurisë njerëzore, - pika mjaft të rëndësishme këto të themelit të besimit bektashian, i cili dikur, sot, dhe gjithmonë ka qenë dhe do jetë, po në ato pozita siç i pohon Musine Kokalari në fund të punimit: “Për nga këndvështrimi social, bektashizmi mbron barazinë mes burrit dhe gruas, kundër dogmave të vjetra të besimeve të tjera. Nga kënvështrimi politik bektashizmi është shprehur për një nacionalizëm të zjarrtë që vë mbi çdo gjë idenë sublime të atdheut.”

Arian Leka

Musine Kokalari (pjesë nga teza)

... Nga të gjitha konceptet e shprehura deri tani, natyra e Naimit na është manifestuar gjithmonë në përputhje me personalitetin e tij shpirtëror, duke mos shprehur kurrë kontraste të mprehta apo dyzime, të papajtueshme. E megjithatë, do të ilustroj tani një poezi “Uji i bekuar” (Lulet e verës), që është në kontrast të hapur me atë që është vetë esenca e filozofisë mistike transcendentale, të poetit. Në këtë poezi, ai duket sikur mundet nga një trullosje e pashpjegueshme, bëhet papritur skeptik dhe flet për jetën si për diçka të kotë, e sheh si lojë, një iluzion e asgjë tjetër.

Kjo pa dyshim është një “shaka” e keqe e letërsisë persiane, ndikimin tiran të së cilës, Naimi e ndien deri në atë pikë, sa nganjëherë, i kopjon konceptet e shprehje të tëra. Në poezinë në fjalë, ai është ndikuar sigurisht nga një autor të cilin e lexon me shumë dëshirë, gjurma letrare të cilit, është pikërisht pesimizmi këmbëngulës në vlerat e jetës, në nevojën e vazhdueshme për të harruar dhimbjet në gotat e mbushura në ndonjë tavernë të largët.

Ky poet është Omar Khajam.

Tamam si ai, Naimi do t’i këndojë verës tek “Uji i bekuar” - si të vetmit burim, të çdo kënaqësie dhe harrese: “Ejani këtu, o shokë”, - do të bërtasë ai, - “Mblidhuni kokë për kokë/ pini të bëhemi trokë…/ Këtej e tutje s’gënjehem/ Me të rreme më s’rrëmbehem../ Gjithë jetën nukë rrojmë,/ Shpirtnë pse t’e mundojmë? Pa qasuni të këndojmë/.

Unë besoj se Naimi e ka shkruar këtë poezi në një moment dëshpërimi e pakënaqësie dhe se ajo duhet t’i atribuohet një vlerë episodike, rastësore, që nuk ia gërvisht aspak figurën thelbësisht të pastër”.

 “Më duket e tepërt të zgjatem akoma në paraqitjen e përbërësve të tjerë poetikë. Por, përpara se ta mbyll këtë pjesë që u kushtohet veprave të poetit, nuk mund të lë në heshtje një zbulim interesant që kam bërë, duke lexuar disa poezi të poetit të madh persian Rumi (1207-1273), të përkthyera në italisht nga profesor Italo Pizzi e të publikuara prej tij në volumin e parë të “Historia e poezisë persiane”.

Më duhet ta pranoj, që çudia ime qe e madhe kur konstatova se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian.

Do të citoj disa pjesë të dy kompozimeve karakteristike të të parit: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”.

Kur krahasoj pjesët e ngjashme të dy poetëve, nuk do të bëj asnjë koment të veçantë, duke e shtyrë për në fund.

Do të flas në fillim për “Fyellin”. Naimi e fillon poezinë e vet duke thënë: “Pa dëgjo fyellin ç’thotë/ tregon mërgimet e shkretë/ Qahet nga e zeza botë/ me fjalëze të vërtetë” dhe vazhdon “Qëkurse më kanë ndarë/ Nga shok’ e nga miqësia/ Gra e burra kanë qarë/ nga ngashërimet e mija!”

Përkthimi i Pizzi-t thotë: “Dëgjo flautin si flet/ e qan largimin e tij” dhe më pas “që kur nga kallamishtja/ më kanë prerë, burra e gra/ rënkojnë nga e qara ime”. Naimi vazhdon më pas me një seri vargjesh që ndjekin gjithmonë modelin e Rumit, derisa në një përkthim fjalë për fjalë, do të thotë: “Gjithë bota më dëgjojnë/ Po së jashtësmi më shohin,/ Dëshirën s’ma kupëtojnë,/ Zjarr’ e brendshmë s’ma njohin”.

Pizzi e përkthen kështu të njëjtën pjesë: “…dhe të gjithë pranë meje janë mbledhur, secili sipas mendimit të vet/ por zemrës time/ askush s’ia gjeti misterin”.

Naimi vazhdon: “O rrëmet’ i njerëzisë!/ Zër i fyellit s’është erë”.

Dhe vargjet e Pizzit thonë: “aty është i gjallë/ zjarr i rënkimit/ jo puhiza e lehtë”.

Paralelizmi do të vazhdojë në të gjithë poezinë. Vargjet e Naimit, megjithëse ndryshojnë shpesh nga ana letrare, nga ato të Rumiut, nuk shkëputen kurrë për sa i përket kuptimit.

Por, le të kalojmë në poezinë e dytë. Teksti në shqip i Naimit ka ndryshuar titullin origjinal persian “Tregtari dhe papagalli”, në një tjetër më poetik “Turtullesha” – ndryshim që riprovon edhe një herë, mendësinë e poetit i cili preferonte që ndjenjat delikate të shprehura në poezi, të ishin të një turtulleshe dhe jo të një papagalli prozaik.

Drama e dy poezive është pothuajse e njëjtë: Një tregtar i pasur kishte një papagall (për Naimin, një turtulleshë). Kur po nisej për në Indi u kërkoi gjithë shërbëtorëve të tij të shprehnin një dëshirë që t’ua plotësonte. E njëjta pyetje i drejtohet dhe papagallit, i cili i etur për liri, i kërkon që t’u çojë përshëndetjen e tij prej të burgosuri, miqve të tij të lirë. Tregtari mbërrin në Indi dhe plotëson dëshirën e zogut, por sapo flet, një nga zogjtë bie i vdekur përtokë. I turbulluar, tregtari kthehet në atdhe dhe i tregon ngjarjen të burgosurit të tij e ky sapo e dëgjon, bie i vdekur. Tregtari që e kujton të vdekur, e hedh tutje, por ai ngrihet e fluturon drejt lirisë.

Tregimi i Rumiut mbaron këtu, ndërsa ai i Naimit vazhdon me turtulleshën që burgoset për herë të dytë, por kjo shtesë nuk është veçse një shtojcë e tregimit të vërtetë dhe nga ana tjetër edhe ajo frymëzohet drejtpërsëdrejti, megjithëse jo në mënyrë pasive, nga një tjetër poezi e Rumiut “Tri këshillat e zogut”, që tek “Kolba shpirtërore” ndjek menjëherë “Tregtarin dhe papagallin”.

Të bëjmë tani analizën e të dy teksteve. Naimi e fillon kështu “Turtulleshën” e tij: “Një burrë i pasur, kishte një turtulleshë të cilën e kishte mbyllur në kafaz”. Dhe Pizzi: “Na ishte një tregtar dhe kishte një papagall, një papagall të hijshëm, të cilin e kishte mbyllur në kafaz”. Tregimi vazhdon: “... Padroni mori rrugën e shkoi e pa turtujt dhe foletë e tyre... ngriti zërin për t’i përshëndetur... e njëra prej tyre, u shkëput e ra e vdekur për tokë”.

Më pas Naimi do të vazhdojë tregimin me kthimin e padronit në atdhe dhe vdekjen e shtirur të zogut dhe do të shtojë: “... E mori nga kafazi, e hodhi tutje, por turtullesha e ngjall dhe fluturoi”. Dhe ja, përkthimi i Pizzi-t: “Ai sapo arriti në kufi, pa papagaj në një fushë të shkretë... Ngriti zërin e tha mesazhin” dhe në fund: “... E nxori nga kafazi dhe ai në degët e larta të një peme, fluturoi”. Edhe për pjesën e mbetur të dy teksteve, vlen e njëjta gjë që kam thënë për “Fyellin”.

I vetmi shpjegim që mund të japim për këtë “kopjim” të Naimit është se në to, ai ka gjetur sigurisht përputhje, jo vetëm me idealet dhe ndjeshmërinë e vet, por sidomos në të dytën, një ndërthurje me jetën e vet prej mërgimtari, prej të burgosuri – i larguar me forcë nga toka e vet e nga gjërat e tij të dashura. Ai sheh veten tek fyelli i larguar nga kallamishtja e që qan nga larg, duke moduluar misterin e mendimit me shpirtin e zjarrtë harmonioz. E sheh veten edhe tek turtullesha që ëndërron kthimin tek shoqet e veta e që më në fund, arrin të realizojë ëndrrën e lirisë; por për Naimin, kjo do të mbetet vetëm ëndërr e ai do të vdesë i mërguar në dhe të huaj. Njohja e veprave me karakter të ndryshëm e kompleton figurën e Naim Frashërit, duke na treguar aspektet më të fshehta e nganjëherë më të pamenduara. Koncepti themelor i poetit mbetet ai që shpërthen nga veprat e tij më të mëdha. Do të shtoj vetëm që, nga pikëpamja estetike, shumë nga këto poezi të fundit janë pa dyshim nga më të bukurat që ka ditur të krijojë muza frashëriane”.

uo monda nxirri me vete keto derman

ye, paskesh kaluar goxha kohe qe s'e kisha degjuar/lexuar kete uo smiley

sa per me vete, c'i do, mire jane ketu, plus, ki meshire per Ronin etal qe do eksitoheshin prap lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).