Historia 1925-1939

Historia e ndërhyrjes financiare të qeverisë fashiste italiane në shtetin shqiptar gjatë periudhës së Republikës presidenciale të Zogut, si dhe dekadës së sundimit të tij si mbret absolut, ka qenë deri tani fragmentare, e kufizuar te disa dokumente të pjesshme. Por një kërkim i ri mbi arkivat e Italisë nga ana e një historiani ekonomik të universitetit të Napolit “Federico II”, japin për herë të parë një panoramë të plotë dhe të detajuar. Lorenzo Iaselli e publikoi studimin e tij si temë diplome, ai bazohet te mbledhja e qindra dokumenteve nga arkivat e Italisë.

Rëndësi strategjike

Italia, sipas Iasellit, pati një interes strategjik në kontrollin e Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1921 i dha një “mandat” Italisë mbi republikën e re shqiptare, pasi një marrëveshje mes Romës dhe Athinës që synonte ndarjen e vendit tonë, dështoi të materializohet. Pas dështimit të marrëveshjes Tittoni-Venizelos, Italia u bë mbrojtësja më e flaktë e Shqipërisë dhe territorit të saj të dalë nga Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1913. Pakti Tittoni–Venizelos synonte njohjen e pretendimeve të Greqisë në Shqipërinë e Jugut, me kushtin që Greqia të njihte sovranitetin e Italisë mbi Vlorën. Ai dështoi kur shqiptarët arritën të bëjnë një luftë të suksesshme (Lufta e Vlorës) gjatë vitit 1920, e cila përfundoi me detyrimin e Italisë për t’u tërhequr nga Shqipëria.

Synimi i Italisë ishte kundërreagimi ndaj fuqisë diplomatike të Francës në rajonin e Ballkanit dhe ndërprerja e kontrollit të brigjeve të Adriatikut nga Serbia dhe Greqia, gjë që kapitalizohej në kontrollin e ngushticës së Otrantos. Njësoj si edhe sot, italianët i jepnin rëndësi të veçantë pozicionit transit të Shqipërisë si portë për Rajonin e Ballkanit. Ata kishin bërë plane dhe studime më herët për ndërtimin e një hekurudhe në linjën Durrës-Selanik-Stamboll, (që sot njihet si korridori paneuropian numër 8), pra Shqipëria shihej si një portë për ekspansion në Orient.

Ndërhyrja e kapitalit italian në Shqipëri, thotë Iaselli, u lehtësua nga qeveritë e Anglisë dhe SHBA-së, të cilat në këtë kohë kishin interes të bashkonin Italinë në paktin e sigurisë për rajonin industrial gjerman të Rinit dhe më në përgjithësi, të kundërreagonin ndaj hegjemonisë në rritje të Francës në Europën Orientale.

Dy instrumentet

Italia krijoi për qëllimet e veta dy instrumente financiare: Banka Kombëtare e Shqypnis, e cila u themelua me një marrëveshje mes dy vendeve në vitin 1925 dhe “Societa per Lo Sviluppo Economico dell’ Albania”, (SVEA).

Përmes krijimit të Bankës Qendrore, Italia mori sovranitetin monetar të Shqipërisë, gjë që i lejoi të mbajë nën tutelë ekonominë e Shqipërisë dhe të mbajë nën varësinë e vendimeve të bankës buxhetin e shtetit, rrjedhimisht kapacitetin e Shqipërisë për t’u zhvilluar. Nga ana tjetër, SVEA ishte një instrument që synoi të mbingarkojë me borxhe Shqipërinë, borxhe që vendi nuk kishte mundësi t’i shlyente, gjë që i hapte rrugën kontrollit të gjithanshëm të administratës publike nga ana e kredidhënësve italianë. Zogu, nga ana e tij, e pranoi këtë paketë nga Italia, me qëllimin që të përdorte paratë për të konsoliduar pushtetin e vet brenda vendit.

Iaselli bën të ditur se synimi i programit të kreditimit të ndërtimit të shtetit shqiptar nga ana e Italisë nuk lidhej fare me investimin dhe kthimin e kredisë. SVEA dha kredi të stërmëdha dhe të paimagjinueshme për buxhetin e shtetit të një vendi të varfër dhe të ri. Ndërsa buxheti i shtetit shqiptar siguronte 20 milionë franga ar të ardhura, kontrata u firmos për 50 milionë franga. Kjo është njësoj sikur sot Shqipëria të nënshkruante një marrëveshje për kredi me vlerë mbi 10 miliardë dollarë njëherësh. Natyrisht që shanset për ta ripaguar qenë minimale.

Projekte të pavlera

Përmasat e mëdha të kredisë qenë njëra anë e problemit. Destinacioni i përdorimit të saj ishte një anë tjetër. Shqipëria në atë kohë dukshëm kishte nevojë për të përmirësuar tokën në përdorim për bujqësi dhe blegtori, si dhe për shtimin e tokës nën sistem shfrytëzimi. Kjo nënkuptonte nevojën për investime në projekte të tharjes së kënetave, programeve të kullimit e vaditjes, transferim teknikash bujqësore, agroindustri, e natyrisht, manifakturë. Ekonomia shqiptare e kohës, në mënyrë të thjeshtëzuar ishte ajo e një vendi që kishte nivel të ulët popullimi, dhe për shkak të densitetit shumë të ulët, ishte një vend gjerësisht blegtoral. Eksportet kryesore të vendit qenë prodhimet blegtorale dhe lëndët drusore. Pra formati ekonomik i shqiptarit ishte shitja e blegtorisë në këmbim të drithit dhe mallrave të gatshme. Hapi logjik ishte zhvillimi i bujqësisë dhe manifakturës elementare si veshje e këpucë. (Këtë hap logjik Shqipëria e hodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me ndihmat sovjetike në vitet 1950). Por fondet e SVEA-s u derdhën në fusha krejt të tjera.

Të dhënat e mbledhura nga Iaselli tregojnë se mes viteve 1925-1938, kreditë e Italisë qenë 217 milionë lireta, nga të cilat, 34 për qind i morën rrugët, 25 për qind urat, afro 15 për qind u shpenzuan për Portin e Durrësit. Mbi 20 për qind e kredive u hodhën për ngritjen e zyrave publike. Natyrisht, siç ndodh rëndom edhe tani, mbi 6 për qind e të gjitha kredive u përdorën për studime. Këto investime u përqendruan në pjesën dërrmuese në vitet 1930-1932, ndërsa ranë në nivele minimale në vitet që pasuan.

Italia pati një përqasje krejt tjetër, pasi pushtoi Shqipërinë. Fondet e hedhura pas vitit 1939 nuk kishin më për synim robërimin e vendit, përkundrazi, synonin zhvillimin.

Për këtë arsye, bujqësia, industria minerare e industria energjetike qenë objektivat kryesore. Në vend të rrugëve, filluan të ndërtohen hekurudha. Hekurudha mund të përdoret nga pjesa dërrmuese e popullsisë, ndryshe nga rrugët, të cilat mund të përdoren ekskluzivisht vetëm nga ajo pjesë e popullsisë që disponon mjete transporti, një makinë apo një karrocë.

Edhe vetë kreditë e dhëna nga Italia nuk është se u përfituan shumë nga Shqipëria. Bilanci i pagesave të vendit tregon se pjesa dërrmuese e kredive që Shqipëria mori, përfunduan pothuajse menjëherë në Itali për të paguar importe mallrash të lidhura me punët publike të financuara nga këto kredi. Nuk duhet të habisë askënd pra fakti që punët publike të financuara me para grant apo me kredi nga Italia gjatë dy dekadave të fundit përfunduan gjithashtu në Itali, nga ku vinin kompanitë që fituan tenderët.

Sabotim i hapur

Ndërsa investonte për të robëruar shtetin e ri shqiptar, Italia u përball si të gjitha vendet e botës me krizën e vitit 1929, pastaj me rrënimin e vlerës së liretës më 1936-n etj. Banka Qendrore e Shqipërisë e kishte zyrën qendrore në Romë. Atje mbahej rezerva valutore e vendit, si dhe të gjitha paratë. Niveli i kreditit ishte shumë më i vogël sesa niveli i depozitave.

Në vitet 1931-1933, bota pësoi një ndryshim të madh. Pothuajse të gjitha vendet u detyruan të kalojnë nga regjimi i standardit të këmbimit të arit në regjimin e standardit të këmbimit të bullionit, ose në braktisjen totale të paritetit. Standardi i këmbimit të arit nënkuptonte detyrimin e Bankës Qendrore për të këmbyer me flori ose me monedha të këmbyeshme në flori paranë në qarkullim që kishte emetuar. Standardi i bullionit nuk e bënte këtë gjë me monedha të zakonshme ari, por me lingota, pra respektimi i së drejtës së shkëmbimit kryhej vetëm për arsye tregtare në shuma të mëdha. Natyrisht, kjo bëri që shumica dërrmuese e popullsisë të kishte në dorë letra pa vlerë reale, sepse shumica dërrmuese nuk kishte sasi të mjaftueshme për të blerë një lingotë.

Ndërkohë, Banka Kombëtare e Shqypnis i mbante rezervat e veta valutore pjesërisht në ar, pjesërisht në monedha të tjera të këmbyeshme si sterlina angleze dhe në një sasi të vogël, në lireta italiane. Më 1931-shin, banka kishte 20 milionë franga rezervë valutore, e barasvlefshme me të ardhurat buxhetore të një viti, (pak a shumë aq sa ka edhe sot). Në masën 70 për qind, kjo mbahej në valuta të forta dhe në masën 25 për qind në flori. Gjatë vitit 1931 filloi tronditja e liretës. Si pasojë e krizës botërore, kjo monedhë, ashtu si edhe monedhat e tjera, përfshirë sterlinën, filloi të humbiste vlerë. Hapi logjik për çdo bankë qendrore në një situatë të tillë ishte që të shiste rezervat e veta në monedhat që shkëputeshin nga standardi i arit dhe të blinte drejtpërsëdrejti flori, argjend apo mjete me vlerë më të qëndrueshme. Lireta ishte një nga ato monedha që u godit më fort dhe rrjedhimisht, logjika ta donte që banka të mos blinte lireta.

Shqipëria u përball me një situatë të tillë, por në përmasa shumë më të vogla, rreth vitit 2001. Rezerva valutore e Shqipërisë në atë kohë ishte në shumicën dërrmuese në dollarë, në një kohë kur dollari po humbiste vlerë përballë euros. Një masë spekulante do të ishte që Shqipëria ta këmbente të gjithë sasinë e rezervës së vet valutore në euro menjëherë dhe të priste që kjo monedhë të rritej duke fituar qindra milionë. Por një hap më i logjikshëm ishte diversifikimi. Kjo qe çfarë Banka e Shqipërisë bëri. E ndau rezervën valutore pjesërisht në euro dhe pjesërisht në dollarë. Kur ulet vlera e dollarit, rritet vlera e euros dhe anasjelltas. Në këtë kohë bëhej fjalë që dollari të humbiste 10 deri në 20 për qind të vlerës së vet përballë euros.

Në vitin 1930, 10 apo 20 për qind qenë shifra të vogla. Monedhat e vendeve të ndryshme përballeshin me zhvlerësime të tilla një herë në disa vjet ose një herë në disa muaj. Kjo nuk duket se shqetësoi drejtuesit italianë të Bankës Qendrore të Shqipërisë në atë kohë. Në vend që të shisnin valutat e veta në këmbim të arit dhe të qëndronin sa më larg të ishte e mundur nga lireta, ato vendosën pikërisht të shesin valuta të forta dhe të blejnë lireta. Ndërsa lireta zhvlerësohej, banka vijonte ta blinte. Ajo kishte për synim të ndihmonte përpjekjet e Bankës së Italisë për mbrojtjen e vlerës së lirës në treg dhe jo për të mbrojtur interesat e Shqipërisë. Ministri shqiptar i Financave, një personazh sot jo shumë i njohur me mbiemrin Gera, propozoi konvertimin e menjëhershëm të të gjithë rezervës valutore, por kjo nuk u dëgjua.

Italia kishte edhe një detyrim teorik. Ajo duhej të garantonte vlerën e monedhës shqiptare dhe kursit fiks të këmbimit me arin. Më 1936-n, lireta u zhvlerësua dhe banka e Italisë hoqi dorë nga mbrojtja e saj në tregun valutor. Aventurieri Musolini e pati vendosur këtë vend në armiqësi me botën, pasi pushtoi Etiopinë dhe Anglia e vende të tjera i vunë embargo. Si pasojë e detyrimit për të mbrojtur këmbyeshmërinë e frangut shqiptar, Italia pranoi të derdhë kapital shtesë te Banka Kombëtare e Shtypnis për të kompensuar humbjet nga zhvlerësimi. Në total, 28.5 milionë lireta u shtuan në rezervën valutore të Shqipërisë, të cilat kishin një barasvlerë teorike prej 3,260 kilogramësh ar. “Në çdo rast, siç nënvijëzon Roselli, ‘asnjë gram ar nuk doli realisht nga Italia’”, shkruan studiuesi Iaselli. (A. Roselli ishte një studiues tjetër që publikoi në vitin 1986 një studim mbi marrëdhëniet financiare gjatë sundimit fashist mes Shqipërisë dhe Italisë.)

Ne kemi dëgjuar shumë për “frangun e fortë”, monedha që gabimisht i referohemi si “monedha e kohës së Zogut”, me të cilën mund të blije çdo valutë tjetër pa kurrfarë problemi edhe në Itali, Greqi apo vende të tjera. Kjo ishte shumë e vërtetë. Ndërsa e gjithë bota braktiste standardin e arit, Banka Qendrore e Shqipërisë vijoi ta mbante. Ajo e mbajti edhe ndërsa Italia vetë e braktisi. Arsyeja ishte e thjeshtë: banka e ruante standardin e arit duke mos hedhur kartëmonedhë në qarkullim në Shqipëri. Për rrjedhojë, buxheti i shtetit dhe e gjithë ekonomia e Shqipërisë paralizohej. Rezerva valutore nuk shërbente për të ndihmuar ekonominë e Shqipërisë së varfër, por përdorej si pjesë e rezervës valutore të Italisë.

Në Shqipëri kjo politikë u konvertua me të shpejtë në katastrofë. Mitrush Kuteli raporton se, si për shkak të mungesës së monedhës, vendi u reduktua në stadin e shkëmbimit të mallit me mall. Një restorant jepte një shënim krediti, pra restoranti u detyrua të emetojë një monedhë hipotetike në mungesë të monedhave reale. Nga viti 1936, vendi mbeti pa mjetet monetare më minimale për të paguar drithin e nevojshëm për mbijetesë. Eksportet u rrënuan. Një krizë buke raportohet se vrau një pjesë të konsiderueshme të foshnjave që lindën në vitet 1935 e ’36. Ndërkohë, Banka Kombëtare e Shqypnis, në raportin e vet vjetor, shkruante: “Rimkambja e shqueme në vjetin 1935 ndër disa sektore t’ekonomis shqiptare asht vërtetue e zgjanue edhe në vjetin 1936. Sikurse asht përmende në relacjonin e maparshëm elementat e favorshëm të nji të tillë rimkambje janë bazue veçanërisht në vleftësimin e disa eksportimeve themelore të Shqipnies n’arritjen e t’ardhunave të reja financjare nga jashtë”.

Nuk e di pse me përjashtim të faktit që ky raport është shkruar në gegnisht, nuk ka asnjë dallim tjetër nga shumë raporte të Bankës Qendrore të shkruara gjatë viteve të fundit.

Së shpejti: “Si e zhvilloi Italia Shqipërinë 1939-1943” dhe “Fati final i parave të shqiptarëve në Bankën e Shtetit, 1945-1957”.

91 Komente

Pakti Tittoni–Venizelos synonte njohjen e pretendimeve të Greqisë në Shqipërinë e Jugut, me kushtin që Greqia të njihte sovranitetin e Italisë mbi Vlorën. Ai dështoi kur shqiptarët arritën të bëjnë një luftë të suksesshme (Lufta e Vlorës) gjatë vitit 1920, e cila përfundoi me detyrimin e Italisë për t’u tërhequr nga Shqipëria.

!!!  smileysmileysmiley

Ske nevoje ta lyesh me te zeze o Belul, qe Vlora eshte balli i Shqiperise e di i madh dhe i vogel.

 

 

Rono, nuk ishte me shume theksi te Vlora, sesa te  lufta  e Vlores.. e kam thene edhe nje here tjeter.. kjo lufte ka inspiruar shqiptaret kudo.. sidomos ne Kosove troje te tjera.   po ta beja nje lloj krahasimi, mund te ishte lufta e familjes  se Adem Jasharit..   ku me pas luftaret e UCK  ''e hoqen friken''  dhe dolen hapur pa maska, plus qe UCK se iu bashkuan menjeher mijera luftetare te rinj..

nderkaq, per luften e Vlores duhet te jemi krenare si shqiptare  sepse eshte nga te pakta  luftera qe kemi bere si komb,  ku beteja u luftua   burrerisht  sipas rregullave te luftes...  jo  stil  ilegal,  kris dy here armen dhe terhiqu, JO!   lufte balle per balle dite e nate deri sa njera pale humbi,  talanet..smiley  italjanet, ne historine e tyre, e kane vuajtur shume humbjen e  Luftes se Vlores.

Belulo e ke vene re qe Luftes se Vlores nuk i afrohen ta dekonstruktojne Lubonja & Co?

 

Mos! MOOOSSSSS!!!!!! Nuk eshte se ka ndonje projekt madhor ne duar tani per tani... Fshije perpara se te ta lexoje Shvejku!!!!

Shume ironike dhe komplet jasht konteksti ajo qe ke nxjerre. Mussolini flet per socialistet italian, ne fakt ai bene akuza shume te ngjashme drejt tyre me ato qe ju beni drejt Lubonjes e CO. Mussolini akuzon socialistet se bertasin "Long live Albania!" dhe sepse nuk marrin anen e Italise ne betejat e saja.

Vlora, krenaria jone e madhe. Vlora, shpirti shqiptar qe bashke me Kosoven ( sic ka shkruar hamid kokalari) i japin Shqiperise sharmin e burrerise se harruar. Vlora, e bukura si Ajo, e lavdishmja e rralle!smiley

Kanan Mazeja nga Shkoza

me nje nofull copa-copa

Kanan tu prish bukuria

le te rroje Shqiperia

Shqiperia le te rroje

cka se mbeta une pa goje

 

Vlora !!!!!!!

smileysmileysmileysmileysmiley

lol, si ne kohe te xhaxhit keto fjalet

per ju te squllurit qe te gjitha u duken si ne kohen e Tij:

poezia eshte per luften e Vlores kur Ai ishte femije.

Kokalari  ka shkruar per kosoven, para luftes se dyte, perseri s'ka lidhje me Te. s'ka lidhje, fare fare, po ju ka helmuar saliu dhe nuk e di kush tjeter ...

e kisha fjalen te menyra e fjaleve. tingellon patetike, si kalama kopshti ne kohen e xhaxhit

per Vloren dhe Kosoven gjithmone do mbetem nje femije ...

Lira , Lira smiley

O Belulo, Selam Salaria ne luften e 1920-tes i vuri gjoksin topit? Vlonjat ishte ky trim apo nga Tepelena? 

 

nga Salaria e Tepelenes, ndryshe laberia e Tepelenes, ishte.  pse  pyet, cdoje te thoje berbero?

Kur italia u largua nga vlora ne 1920.. Ducja kete gje e cilesoi si Turpi i madh i Vlores edhe kjo gjihet shume mire nga te gjith italjanet... eshte 1 fakt historik qe ducja e permendte her pas here

ne fakt ishte: turpi i madh i Italise,  jo i Vlores..smiley  se tingellon ndryshe keshtu si e thua..    mjafton ti hedhesh nje sy shtypit Evropian te kohes, por edhe enciklopedive historike,  dhe do shohesh sa shume e kane tallur Italine evropianet pas disfates se Vlores ne 20-en..  kishte te drejte Ducja qe e quante turp i Italise..smiley

Belul po ku ishte Vlora kur zbarkuan pipinot ne 39 ne Albanie,?edhe na pushtun pa zbrazur pothujse asnje dyfek smiley .Jo se dua te zvleresoj Vloren si çerdhe te nacionalizemes ,he. kapish?

p.s O selam i pire ishe

tu duk topi gryke shishe

shiko, me gjithe respektin e madh per  kontributin e Selamit dhe gjithe laberise se Tepelenes,  se   sikur eshte  eshte  perhapur   si shume kjo teoria ''e Selamit te pire'',  nderkaq  ishte nje darke e madhe per te gjithe luftetaret e asaj ane me mish te pjekur e patjeter raki, sic e do  zakoni, ne fushen e Qishbardhes.  shume prane forteseve  italjane te Qafes se Topit ne Babice  nga njera ane, dhe  Kanine nga ana tjeter..

sidoqofte, ke qene ndonjeher ne varrezat e deshmoreve te luftes se 20-es?     atje do shikosh  tamam se nga jane e cilat zona e fashtra vijne, deshmoret e kesaj lufte..smiley

nderkaq,  lufta e 39-es eshte tjeter  histori... italjanet iashin  prej shume vitesh te pranishem ne Shqiperi dhe  punuan gjate   dhe e kryen pushtimin e Shqiperise me dinakeri..  mos harro, presupozohet qe Shqiperia kishte ushtrine e saj qe duhet ta mbronte..smiley  sidoqofte, ato dy pushke  qe u hodhen  dhe ajo pak rezitence qe u be ndaj pushtuesve italjane ne 7 Prill te 39-es,  u be pra  nga nje toge e vogel ushtaresh me Mujo Ulqinakun ne Durres,  dhe  natyrisht  nga vlonjate qe vetorganizuan spontanisht  dhe i priten me pushke  italjanet fillimisht   ne Skele, e me pas  ne  Qafe te Bestroves..smiley

Ne Beun kur u mblodhne

dymbedhejte komisjone

Selam Labin e kerkojne

Ti Selam do vish ne Vlore...

http://www.youtube.com/watch?v=on5J8R3esEg

kenge qe kendohej ne shtepin time ,nga kusherinjet Vlonjat te gjyshit .

 

ps. ko puna e Selami te pire eshte thashethem konviktoresh(te deshperuar ne prag provimesh)

"La vergogna di Valona"... ky eshte emertimi qe i dha Ducja... ndersa turpet per italine skan te sosur... lufta e fundit qe kan fituar ka qen ne kohen e Romes smiley

Lufta e Vlores ishte nje nga arsyet (ne mos arsyeja e propaganduar kryesore) e ardhjes te Duces ne pushtet. Nje nga gjerat qe beri Ducja me pushtimin e Shqiperise (kete here me pabesi) ishte hakmarrja kunder figurave kryesore te luftes. 

Vlora heroike smiley

jo  stil  ilegal,  kris dy here armen dhe terhiqu, JO!.....

Nenteksti eshte i qarte por keshtu shoqerisht me qe je i nivelit te pelqyshem jo vetem ne thurjen e frazes ...mos perdor me keshtu Koqelleqesh qe jane karakteristike e ketyre Berihajve me sikur te sikareve !

Po per Luften pa front qe bejne Amerikanet me DrAnet cfare do te thuash qe eshte Komb frikacak ? smiley

Jo te njejtat menyra Luftimi aplikohen ne cdo Variant e ne cdo lloj armatimi ! Cdo kohe e situate ka menyrat e Luftimit te saj ... Ja dhe nje variant per rrenjasij ...Qe nga Koha kur D'Artanjani flakte dorezen ...ajo ishte Burrerri o llajo smiley

Prurja nuk pasqyron asgje te re nga Domethenia e "sa mire kur erdhen Italianet per te zhvilluar Shqiperine " smiley  pervecse vendos akoma me shume mjete perforcuese ne Vlerat Morale te Popullit tone ...

Lufte Kunder Pushtuesit Italian qe Zogistet u shiten Shqiperine  me "buke kripe e zemer "

O'Idris, nuk e thashe me ironi.. sepse edhe lufta guerrile,  menyre luftimi eshte.. poooor, Lufta e Vlores, per menyren si u zhvillua, eshte epike qe te kujton lufterat me shpata  ne kohet antike.. nje fushe/koder, dy ushtri  perballe njera tjetres.. jepet kushtrimi, fillon  beteja derisa njera pale humbet dhe tjetra triumfon.. epike!!

 

meqe kujtove D'Artanjanin...  nje nga heronjte e femijerise time pikerisht per  ate punen e ''dorashkes''.smiley,  derisa mesova  se si  eshte vrare D'Artanjani..   pra eshte vrare ketu ne Hollande, ekzaktesisht ne qytetin e Maastrichtit, aso kohe nen hyqmin e francezeve...   por menyra e vrasjes se  tij, pak e trishte per nje hero te  formatit  D'Artanjan..  duke  u goditur  ndersjellatasi  me  pushke e artileri , D'Artanjani, qe ishte komandat i keshtjelles,  u vra prapa bedenave te keshtjelles nga nje gjyle topi derguar me shume dashuri nga pala kundershtare..smiley     kur e mora vesh kete histori, zhgenjimi im per heroin tim, ishte gati traumatik..smiley

nga ai moment,  heronjte  e mi  kane qene jane dhe do te jene vetem Selam Musai dhe Mic Sokoli, qe nuk priten  te fshehur prapa bedenave te keshtjelles tu vente gjylja,  por  i vajten keta gjyles   dhe topciut  bashke..smiley

po mir ti, po ne ca kusuri kemi, qe na prish imazhin e D'Artanjanit, mor burre. herio im eshte Bekim Berisha. luftoi te gjitha luftrat e ballkanit, e u vra per Kosoven. smiley

na mo  pse sterio,  statuja  per nder te  D'Aartanjanit   (emri i plote i tij Charles de Batz de Castelmore)  ne qytetin e Maastrichtit, para murit rrethues (mbrojtes) te qytetit..   D'Artanjani   bashke me ushtrine e tij luftonte prapa ketij muri ne mbrojtje te qytetit..smiley

Medet...si nuk vazhdoi qysh ateher me na "roberu"Italia...çohen do me nofulla e do Selame te bere gdhe nga koçimarja e na e hoqen fatin dursh...Fat  i zi...

ashtu e kuptonin moj Zana dhe ne duhet t'i nderojme per sakrificen qe bene. Italia per aq vjet sa ndenji, beri shume shume por kish mundesi qe dhe ta ndante shqiperine me greket. 

nuk mund te gjykosh heronjte se e duan token e tyre te lire!!!

Po ca lufte mer amon, mos degjo historine komuniste. Italjont do jen terheq vete se ska mu desi i cop katunari me i pushke 100 vjecare si selami te  luftonte italjont qe vinin me aeroplane e anije. Si i hani te gjitha mo vlla se o turp. Populli thot qe selami ja hypi gardhit se e kishte zene rakija. 

i got it. ti kokolepsi, duhet te jesh ajo alba5746 (nr jan sa per ilustrim)

Ok Belul dhe une nuk ve ne dyshim Inteligjencen tuaj por me shume e thash per te ngacmu ..Me fal per ate oqelleqesh po kurre nuk e kam per ty .te adresuar si NIK ! Du me thone qe me Raki Hitleri pushtoi Europen , Stalini me Vodka mori Berlinin ,Aleatet me Wiski hapen frontin e dyte dhe rruga e Malesise se Veriut u hap me Konjak smiley Konjaku cante dhe Bllokaden !

Po qe kane qen KOQE kane qene .Pse te luftohej Gjermani kur kudo sillte perparim ? Po Italiani pse ? Shkoi dhe ky Joni prishi dhe ky joni  parate e Zanes dhe beri Qendra zjarri ?? Me Goca o llajo Pushtum Europen dhe Gjermanine tha Babasqapi ...10 mije per kampionat Boteror dhe imazhi Shqiperise ndryshoi .Per Para !...Edhe Berluskoni i tha Berishes ...Per vajza te bukura bojme perjashtime .Na nja dymbedhjete kullaro te Kuqe smiley si Musolini Mustaf Krujes , atij Bamallarit te Kombit qe bote fjalore !

Zane ta marrsha si gjithnje sheh Larg dhe ne vlera te Puseve te thella smiley Po kesaj rradhe ke gabue e qua .Ke harru seksin mashkull qe nuk po konkuron keq me Turistet Italiane te 20 es !! Flori je me ate thellesi veshtrimi !

Nga nje ane eshte ngjarje frymezuese se shqiptaret vendosen ti dalin zot vendit pa marre parasyh pasojat.Ago agaj pershkruan se si kryengritesit shkonin ne beteje komplet koshiente se mund te mos ktheheshin gjalle.Nga ana tjeter pas 100 vjet nen hyqmin shqiptar lumi i vlores ka mbetur ende me ato rruge te ndertuara nga italia qe ne 1914, tregon se gjaku qe derdhi Selami me shoke ka shkuar dem.Por per kete ai s'ka faj .

eh...andrra e hershme e do robve ka qene me kalu nga qamil ne mario. Ma ne fund erdh dita e arberit dhe po nderrojme fene e turkut me ate te kaurrit

Radio ime lokale (real exess) ka si tip gallatash 1 fjalishe qi i fut ne mes te kongve.

1 prej tyne: "Ne kemi nji kompleks inferioriteti te forte por na vjen keq se dhe ai nuk osht shume i mire!!!!", 

Kshu ene puna e juve, gjeneroni pafundsisht steriotipin e rrafjes se gjokjes derisatiudhemi.

S'do kisha as1 kundershtim te ishit ka ato gocat e Amsterdamit ne penxhere, po juve cunave me thone te drejten s'iu ka pike lezeti.  

Me vjen mire qe tashme (ndonse me pak vonese) edhe Gjergj Erebara, mesoi diçka mbi marrdheniet financiare ndermjet Shqiperise dhe Italise se asaj kohe. Do ti kishe rene me shkurt (jo vetem ai) te bisedonte me mua rreth kesaj çeshtje, dhe nuk do ishte habitur nga studimi i Lorenzo Lasellit. 

italia ska pas asiher n'histori piken e reciprocitetit me shqiperine.kta derra kur skan kujt me ja fut gishtin fillojn ja fusin njoni tjetrit.flas gjithmon per qeverite e ktyne.kur ulen n'ato karrige,pun dreqi ju duket vetja caesar.shyqyr qe skan fuqi dhe gjeopolitika ka qendra te tjera se me kta do na kishte pjell belaja.ene mos m'thot asnjoni qe na priten e na majten se nuk e bon per humanitet pritjen,tjeter muhabet. 

Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!
 

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
 

Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
 

Artikulli thote roberim po me ca lexova del vetem qe na paskan ndihmuar. 

Lufta e Vlores eshte nga te paktat ngjarje ku shqiptaret kane qene te bashkuar si komb, dhe si rrjedhoje shpetuan Vloren e gjithe Shqiperine. Roli i Vlores dhe krahinave perreth ka qene themelor, por ka patur kontribute nga gjithe Shqiperia. Grekeve iu morr fjala qe shqiptaret nuk do sulmoheshin nga prapa, fjale qe dhe u mbajt. Jugosllavet premtuan arme por nuk dhane gje. Qeveria e Tiranes ndihmoi me sa pat mundesi. Vertet histori per te qene krenare. Historigrafia shqiptare duhet t'i jape vendin qe meriton. 

A Ermenji

".... Në një kohë kur horizonti shqiptar ishte mbuluar me re të zeza, kur copëtimi i Shqipërisë mbahej si gjë e sigurtë, kur nuk kishte asnjë shpresë, asnjë ndihmë të jashtëme, Shqiptarët çohen në këmbë kundër gjithë botës dhe vendosin në Kongresin e Lushnjës se zotër t'atij trualli ishin ata vetë, se s'lejonin t'ua prekte kurrkush dhe se do t'a mpronin kundër kujtdo gjer në pikën e fundit të gjakut. Nuk pranojnë "të shiten si bagëti nëpër tregjet e Evropës". Hedhin poshtë vendimet e fuqivet të mëdha, mtesat e fqinjëvet, ngrehin një qeveri kombëtare pa "mprojtjen" e kurrkujt, e shpallin të rrëzuar qeverinë trathëtare të Durrësit, vënë administratën, rregullin, vetëm me mjetet e tyre, detyrojnë ushtërinë greke të përmbahet në kufi, përzënë me luftë ushtërinë italiane përtej detit, gjersa Italia shtrëngohet t'i njohi shtet të pavarur, vrasin Esad Toptanin, iu bjenë Jugosllavëvet, dhe me në fund e bëjnë Shqipërinë antare të Lidhjes së Kombevet! Dhe të gjitha këto punë të pabesuarshme, brenda një viti! A ka provë më të qartë se ç'mund të bëjë vullneti i një kombi, sado i vogël të jetë ky, kur është i lidhur çelnik drejt një qëllimi? A ka vërtetim më bindës se Shqipërinë e kanë humbur vetë Shqiptarët me përçarjet e tyre gjatë shekujvet, sado që mundohen t'u hedhin fajin të huajvet? Kurse më 1920, duket sikur e kanë kapërcyer atë ndjenjë inferioriteti kombëtar për të cilën kemi folur më sipër, duket se kanë marrë besim në vetvehte, ashtu si kombet e pjekur, dhe i dalin përballë furtunës me forcat e tyre. ...... Kanë vepëruar me urtësi edhe gjatë vitit 1919. Por më 1920 marrin vendime të guximshme, dhe jo vetëm i marrin po edhe i zbatojnë, me anë vepërimesh të lidhura mirë, me anën e një bashkëpunimi vëllazëror prej një çipi t'atdheut në tjetrin, duke treguar një ndërgjegje kombëtare të pamohuarshme.

Mjerisht, në vjetët e pastajmë kombi shqiptar nuk u mbajt dot në këtë lartësi. Dhe arësyet janë të kuptuarshme. Më 1920, lufta e tij ishte kombëtare kundër shkelësve të huaj, për të cilën ai ishte rysur e pregatitur nga ngjarjet e mëparshme. Kurse pastaj filloi lufta politike e brendëshme, për të cilën Shqiptarët nuk ishin të pregatitur. Plagët e vjetra shoqërore, vijat e përçarjevet dhe mendësitë e ndryshme të krijuara gjatë shekujvet hynë përsëri në lodër, duke i sjellë atij populli të mjerë vuajtje të papërshkruarshme..."

A u merzit zana qe i keni qujt italianet pushtus? smiley

Zana ka te drejte ca te jete merzit, se eshte me madre italiana. Si Caruzo Paskoski. 

Zanes i mbushen syte me lot kur degjon kenget italjane ne gramafonin "la voce del padrone". E ka idene kjo cuca ca dmth te jesh i pushtuar apo vk. E kishte mire ai me ate teorine skllavi, ja mentaliteti i skllavit te na beje padroni njerez po te rrinim me te. Popull budalla!!!!

Laberise ti vine anes, n'dac tape n'dac esell ne te vime hakut. Po ky pordhaci i gjate sa fryk i ka lebrit asnji sma afer bytheci.

sikur ke thene qe palestra te ka vertetuar se ke moshe fizike 29 vjeç,(ne mos gaboj)po keshtu nga trute je i ri krejt ,apo je me fermità mentale ,pra te eshte ndalur zhvillimi mendor ne paraadoloshence ? se si shume i trashe dukesh hahahaha

Pervec asaj zones ne tru qe ta eshte demtu, pale per ca arsye gjate regjimit, per te tjerat e kam deklaru dhe e deklaroj qe je rob zoti. Me pak fjale me Zanen evito muhabetet politike se kalo ne ca algoritma pa llogjike qe jalla jalla, per te tjerat eshte goce garipe, perfaqsuse e denje e qytetarise Shkodrane smiley.

jane ca gjana qe o i ke o s'i ke...nuk eshte se tu shku ne palester te zhvillohen...aq ngelin,nder to edhe neuronet..hahahaha

taman taman e ke thene!! edhe un s'po kerkaj me t'rregullu neuronet tuja!! E pranova ma lart se njat problemin e neuroneve po ta marr si t'mirqene dhe po t'evitoj kalimin ne loop.

Mu m'pelqen fart me debatu me ty per ceshtje tjera pervec komunizmes e invazjonit.

Pervec se tek pjesa ku flitet per sabotim te hapur, e qe nuk kuptova mire, nuk e di ku qe roberimi...

Kush na e gjen vidion kur makinat nga Vlora u nisen per ne Sarande me flamuj shqiptare - ne shenje proteste kur u hoq flamuri shqiptar dhe u vu ai grek

Vlora eshte shembulli i Shqiperise per qendrim total patriotik.I gjej edhe shume njerez te zgjuar vlonjatet , fjala ne toke nuk u bie smiley

Ka nje tendence te qarte prej disa opinionisteve me bindje(kuturu) te djathta, per ta devijuar sensin nga objektivi qe jep tema.Mund te jepeshin opinione rreth kombinacioneve te shumta te politikes fashiste italiane( bilez qysh para asaj) per ta pushtuar Shqiperine dhe besoj se a plot arresye e argumente per tu fole, gje qe mund ta bente blogun terheqes per lexues te ndryshem.
Mirpo gjithkush lexon se si prej nje zjerjeje te brendeshme te koshiences, prej nje merci ne shpirtra te mbrujtur me urrejtje shperthen llava antivlore, qe ne fakt eshte llava me balte antilaba.Sepse edhe keto mendje, kaq shume te skurdhjasura, e kane mesuar prej inspiruesave te tyre, qe zemra e Vlores ka qene qe tejt'hu e gjer ne keto dite...Laberia
Burrat e asaj treve, te udhehequr prej Tribuneve popullore, te kalibrit te Gjergj Arianitit vune perpara hordhi te shumta te Sulltanve te tmerrshem pikerisht ne zemer te Laberise,ne Kurvelesh(Beteja e madhe e 1432 ne fushe Golem)Dhe duhet ta dine historine e popullit te tyre keta mjerane te paditur, se kur e gjithe Shqiperia ishte e pushtuar, ne ate treve u luftua me Turqi plot 20 vjet. Gjer diten kur dhe u be Kuvendi i madh i Lezhes
Eshte Laberia ajo qe i vuri gjoksin hordhise te mbreterise greke gjat viteve 1912-1914.Po ne mungese te shtetit, e vetorganizuar, me tribune popullore ne krye, me dyfeqe me gjalme( e paguret me raki mareje neper trastat qe ja kish pare ajo kucka italiane) luftuan dhe fituan perballe ushtruse greke e armatosur me armet me moderne prodhuar nga uzinat e Krupit.E mbrojten, e cliruan krejt jugun nga pushtimi grek.Ishin po te kesaj treve qe e kthyen Vloren ne Verdun, dhe te prire prej atyre tribuneve popullore si Selam Salaria, Zigur Lelua, Sali Vranishti e plot burra te vertete te kombit, me buke e qepe ne trastat, e dyfeqet me gjalme, i vune perpara si lopet ushtrite e general Piacientinit, mbushur tere gjoksin me dekorata luftrash.I hodhen ne det.
Ishin po te kesaj treve, po populli i laberise, i krejt jugut qe i priti po me arme ushtrite e Duces dhe po ky popull i futi neper shtepia djemte e ushtrise italiane, te shpartalluar dhe te kerkuar vrime me vrime prej gjermaneve, per ti vrare, ne kapercim te 1942.Ku ka te krahesuar nderi dhe krenaria e Laberis e Vlores, qe vet historia e ka bere HEROIKE! HIstoria e ketij kombit tone te vogel ka nisur me Vloren dhe plot here ka bitisur po me Vlore

o derman, po bjeri dhe pak gjoksit kur e thua kte se ndryshe nuk quhet vecse

Derman, e ke gjoksin neper tere ate histori, por varet nga ...dioptria

Une nuk kuptoj dica ketu grava. Te theme te verteten, nuk i lexova te gjitha komentet, por me nje shikim te shpejt, pervec se mbase Altini (qe nuk me duke sikur fliste me shume seriozitet), nuk pashe ndonje te shkruaje dicka te keqe rreth Vlores.

Une jame me shume i habitur pse flitet kaq shume per Luften e Vlores, dhe Vloren ne pergjithesi, ne nje artikull qe nuk ka asgje, mesa lexova une, te beje me Vloren ose me luften e saje (luften tone ne fakt).

Besoj se shumica e gjerave u shkruajten me shaka, por te mos ishin me shaka mua ky krahinarizmi, fshati im eshte me i mire se joti, me duket pakez primitiv.... kur mirret seriozisht.

Pakti Tittoni–Venizelos synonte njohjen e pretendimeve të Greqisë në Shqipërinë e Jugut, me kushtin që Greqia të njihte sovranitetin e Italisë mbi Vlorën. Ai dështoi kur shqiptarët arritën të bëjnë një luftë të suksesshme (Lufta e Vlorës) gjatë vitit 1920, e cila përfundoi me detyrimin e Italisë për t’u tërhequr nga Shqipëria....

E lexova, por ai eshte nje paragraf i vogel, e nuk eshte "thrust"-i (excuse the pun) kryesor i shkrimit...

muhameto, kemi te drejte te kalojme nga muzika klasike tek ajo popullore, rok etc etc. pra kalojme nga shkrimi ne fjale, ne vlore, luften e '20 e ku te duam. eshte nje persiatje qe na pelqen dhe s'jemi ne akademine e shkencave ketu, ku duhet t'i permbahesh protokollit.

ja olsi p.sh. fap kaloi edhe ne plazhin e vlores, qe askush s'e kish permendur deri tani.

Juve kaloni, une nuk ju ndaloj. Po juve jo vetem kaloni, por pastaj ja fusni dhe nje "si guxoni juve te ofendoni Vloren" & "llava anti-vlore" kur me aq sa shikoj une asnjeri nuk ka ofenduar Vloren... nejse.

Lol, shyqyr qe qe Kukesi, e jo Flamurtari ne Evrope, se pastaj kush degjonte lavderimet.

po po ashtu eshte sic e ke lexuar ti. me ate me xham e lexove apo ate pa xham (sigurisht qe me kete te fundit)?!

Cfare thua? Nuk te kuptova?

Po ate them ore,Muhametali, qe tema eshte krejt tjeter e disa i versulen Vlores, historise saj, burrave te saj dhe figurave, tribuneve popullore qe dhane jeten pa marre asnje gje prej ketij kombi.Se nuk kerkuan asgje, nga qe e dhane jeten vetem per liri e pavarsi.Kurse vjen nje dite dhe mu thone luftuan se ishin dehur ...me mare..!Prandaj lexoi te gjitha more muhamet sepse shiko nje dhe gjyko dy ...nuk para vete

Po kush u versul? Une ketu nuk kuptoj. Peshqit jane sikur i kane fytyr te gjythe ne nje qyp te erret, ku te gjithe bertasin ne te njejten kohe Vlora, Vlora, e pastaj zgjohet njeri e thote kush nga juve shajti Vloren?

Ti per shembull ku e pe llaven anti-vlore?

Muhamet nuk flas kot dhe jo me kot fola ne fund fare.Lexo edhe ashtu ...neper gjethet!

Ok, in soviet russia eshte tradhti po nuk bertite aq forte sa gjitoni... nejse e lash me kaq.

Grava, tashi pa dasht me i ul vlerat vlores, se nuk jam Vlorofob, po shume nga keto qe thu ti nuk qendrojne. 

Dhe duhet ta dine historine e popullit te tyre keta mjerane te paditur, se kur e gjithe Shqiperia ishte e pushtuar, ne ate treve u luftua me Turqi plot 20 vjet. 

kur ben thirrje "mjeraneve te paditur" pe te mesu historine, mesoje edhe vete,se ka pas krahina qe jo 20 vjet po kane ndejt 500 pa u pushtu nga turku.

Ishin po te kesaj treve, po populli i laberise, i krejt jugut qe i priti po me arme ushtrite e Duces

prap qe te libri i historise se klases se 5 mesohet qe italianet u priten me arme ne dore ne durres, dhe u be nje beteje e vogel ne mat. pastaj iu bashkun luftes te tjeret.

 

Po çke moj gjitone, pse na ben me turp.

Faleminderit Gjergj. Po e lej qe ta lexoj neser ne plazh, (te Vlores, detaj i rastesishem ky). Pres me interes plotesimin e trilogjise. smiley

Po e lej qe ta lexoj neser ne plazh, (te Vlores, detaj i rastesishem ky)

je trim me flete ti, s'ta kemi merakun.

Edhe vetë kreditë e dhëna nga Italia nuk është se u përfituan shumë nga Shqipëria. Bilanci i pagesave të vendit tregon se pjesa dërrmuese e kredive që Shqipëria mori, përfunduan pothuajse menjëherë në Itali për të paguar importe mallrash të lidhura me punët publike të financuara nga këto kredi. Nuk duhet të habisë askënd pra fakti që punët publike të financuara me para grant apo me kredi nga Italia gjatë dy dekadave të fundit përfunduan gjithashtu në Itali, nga ku vinin kompanitë që fituan tenderët....

Mire mo shoku gazetar po ato ndertime te tenderave te kompanive italiane jane ne funksion edhe sot.Shqiperia ishte pocaqi edhe te doje te vidhje prej s'kishte se cfare.

Eshte pakez qesharake. Ai shkruan qe rruget nuk ishin investim i goditur... ok, that is a big, big ok, big leap of faith, ralle degjon qe rruget nuk jane investim i goditur, shume rralle, po nejse...

 Por problemi i dyte eshte qe ne rast se une neser vete tek GM Capital, marre borxhe per te blere nje Cadillac, meqenese parate e mia kthehen tek GM Capital, kjo nuk do te thote qe une nuk kam fituar. Ka marre Cadillac-un, sic shqiperia morri rruget, ndertesat ne Tirane, tunelin e vlores (?) etc... jo se Italiani beri ndere, perseri u pagua, pra kjo situate nuk eshte as dhurate, e as roberim, por dicka ne mes.

Une nuk dua te mbroje Italianet tek kjo ceshtje, eshte e qarte qe ishin gjysem kolonialist, por menyra e arsyetimit eshte pakez e dobet...

shqiperia 90% analfabete s'kishte ne ate kohe potenciale njerezore ti bente vete .edhe sot firma te huaja i ndertojne rruget tona.Pastaj vetem fitimi kthehet pas ne vendin e origjines.edhe sikur keto te ndertohen nga shqiptaret kush te garanton se me keto para kapitalisti shqiptar nuk do bleje nje vile ne france apo te depozitoje ne nje banke te huaj.

Italia pati një përqasje krejt tjetër, pasi pushtoi Shqipërinë. Fondet e hedhura pas vitit 1939 nuk kishin më për synim robërimin e vendit, përkundrazi, synonin zhvillimin....

Eeeeeee menyra eeeeeee pak e dobet , .. une si rrenjasi kam mendimin se prej  koheve te lashta , kur Deti Adriatik ishte nje lume ne kemi qene e njejta popullsi e lidhur me rruge eeeeee.....Dhe te thuash qe rruget eeeeee ..Treti shikimin thelle ...duhet pare si anes e anes , lart poshte dhe ndoshta ...nga mesi ..Vijon ..Ec aty !

Desha ta paraprija z.Erebara ne se ka nje pjese tjeter. Mbase dhe e mba ne konsiderate ! Pas '39 e deri ne 29 Nendor 1944 nuk flitet me per Shqiperine por Ligjerisht per nje cope toke te Perandorise se Viktor Emanuelit nen kurorene tij dhe Luftetare Shqiptare qe Luftonin per Clirim edhe kunder Kermave e Felliqsirave qe shiten Vendin !  zhvillimi i ketyre trojeve ???asgje pervec strategjise Ushtarake per te na perdorur si Placdarm , ne pushtime te tjera per Mare Nostrum !!!!! Investim...eeeee...te mohosh investimet eeeeeee..Treti veshtrimin thelle  renjasiu !

-Vilat e Kont Chianos ,Tale -ishull Lezhe , dopo lavorot , per qejf te Bunga Bungave .

-Rruge malore per transport Topash  ne drejtim te Greqise e Jugosllavise te shoqeruar me nje Jete plot me Makarona ,per Bajoneta me shumice !

Përmes krijimit të Bankës Qendrore, Italia mori sovranitetin monetar të Shqipërisë......

Banka Qendrore e Shqipërisë e kishte zyrën qendrore në Romë...

smiley qesh se nuk qaj dot me eee duhet pare pak mesi ...

Meqe jemi ne teme lufte, 2 gusht 1943 - 2 gusht 2013. Perkujtohet sot 70 vjetori i Marreveshjes se Mukjes
" Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike."

...vendosën:
Neni 1: Të formohet një komitet i përbashkët lufte me emrin "Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë". Neni 2: Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë ka për qëllim realizimin e këtij programi: 1- Luftë imediate kundër armikut okupator për çlirimin e Shqipërisë. 2- Indipendencën e plotë të Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar të viseve të banuara prej shqiptarësh, në virtut të parimit të përgjithshëm të vetëvendosjes së popujve, të njohur universalisht dhe garantuar prej Kartës së Atlantikut. 3- Një Shqipëri të lirë independente, demokratike të vërtetë. 4-Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal. 5- Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë pushon të ekzistojë me formimin e një qeverie provizore.

Marreveshja u denua si kunderevolucionare nga Partia Komuniste Jugosllave.
Komunistet shqiptare shkelen marreveshjen dhe tradhetuan vendin per hir te sllavo-komunisteve.
Poshte tradhetaret. Poshte komunistet. Rrofte Shqiperia e lire. Rrofte USA dhe aleatet perendimor ne NATO. Poshte te kuqte (e dyta here kjo smiley )

o LOQE te babasqapi ora!!! 70 vjet vk aty cekici, po te kishte halla koqe. A ju jeni te fandaksur te gjithe.

 smiley ncnc nuk jane fyerjet dhe ofendimet personale qe mbulojne tradhetine e atdheut nga komunistet shqiptare ne favor te interesave sllavo-komuniste. Dielli nuk mbulohet me shoshe. Poshte te kuqte! Rrofte Shqiperia smiley

ja u shporren te kuqt me te kuqin e funit ne gjithe Europen, Sali Ram Berishen burrin e sllavo serbes Liri Berisha, po tani ca?? Akoma ste ka hik sakelldia??? 

Jeni bo si ajo barcaleta me Ariun e Ujkun, prape me kapele ti??!! edhe juve sa ju mungojne argumentat i ktheheni sllovo komunistave. Boll o hunderr, late koqen e nomit, gjithe ai mllef e ai stres s'te bo mir as per shnetin do ju shpifet nai kancer.

Car sekelldie mo? Top forme, diell, det, disko, fruta deti, shetitje neper mesdhe, yll menjefjale. S'ka me mire jarebi, na i solli demokracia, se te ishte per te kuqte aha 15ditshin ne Durres maksimumi. 

p.s. po ti c'ke qe hidhesh kur ti shankush komunistet si bq e tradhetar?

Yll Hunter qe solle kete koment...I bashkohem thirrjeve te tua....smiley

"... asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal..."
Sufrazh universal. Sufrazh Universal! smiley Po merrte vesh katundari injorant Birçe nga Zona Pare se cfare eshte sufrazhi universal?! Pffff

po jo mo hunter, se ca Nesti, ca Dhori, ca Kico,  ca Spiro, ca Todi  etj qe ishin  ideatore e komisare poltike te PKSH, nga Korca ishin te gjithe.   te shkolluar keta, kupton ti...smiley

e cuditshme, menjehere  pas clirimit,  keta Kicot dhe Nestit korcare u bene te gjithe prokurore dhe gjykates.. dmth nga ata   te hidhurit fare qe te denonin me vdekje, jo shaka..smiley

Nuk jam i sigurte, por s'ma do mendja te jene bere prokuror/gjykates, sepse miqte e shoket e luftes Enveri i hoqi qafe me kohe qe ne fillim.

jo jo, leri  ata shkoket e Enverit ti, dhe pyet cik per Nestet  qe vinin nga zona e Korces..  te gjithe hetues pas luftes. dhe nga ata qe torturonin keq fare.. pyet cik se do te thone...

kam pare nje interviste te piktorit  dhe arkitektit nga Dardha e Korces, Maks Velo ,  qe  hengri burg ca kohe.....  nejse, tha  midis te tjerave:    vras mendjen, vetem nga fshati im Dardha  goxha i civilizuar, i kulturuar..  ka nxjerre kaq e aq  burra te shquar qe i kane dhene kombit,  si ka mundesi   qe nxori dhe kaq shume hetuesa qe i sherbyen diktatures??   ne fakt  dha shifer ekzakte qe ishte goxha e madhe per  vetem nje fshat si Dardha..  sidoqofte,  ai nuk i jepte dot dum se pse  vetem nga Dardha,  padiskutim, per nga shkollimi dhe kultura, fshat  superior per mesataren shqiptare, kishin dale kaq shume njerez qe i kishin sherbyer dikatures,  dhe bile ne organe dhunuese..

apo Kanani ,nga e njejta zone,apo injoranti vellavrases Enver?

Të dhënat e mbledhura nga Iaselli tregojnë se mes viteve 1925-1938, kreditë e Italisë qenë 217 milionë lireta, nga të cilat, 34 për qind i morën rrugët, 25 për qind urat, afro 15 për qind u shpenzuan për Portin e Durrësit. Mbi 20 për qind e kredive u hodhën për ngritjen e zyrave publike.

Hajde roberim hajde.

Eshte bere nje liber per mardheniet e Zogut me Italine;   Ndihmesi i Musolinit; Si firmoste Zogu ne kembim te parave,  ku tregohet per kufizimin qe u kishin vene italianet, dhe se si Zogu ish i detyruar t'u bente leshime per hir te parave. 

Pas '39 e deri ne 29 Nendor 1944 nuk flitet me per Shqiperine por Ligjerisht per nje cope toke te Perandorise se Viktor Emanuelit nen kurorene tij dhe Luftetare Shqiptare qe Luftonin per Clirim edhe kunder Kermave e Felliqsirave qe shiten Vendin 

 

"Nuk ka as dyshimin më të vogël se duke u nisur nga ndershmëria e personazheve politike shqiptare që bashkëpunuan me fashizmin, qëllimi i veprimtarisë së tyre ka qenë i mirë: moslejimi i komunistëve për të marrë pushtetin, krijimi i hapësirave për zhvillim në një vend tmerrësisht të varfër e të prapambetur, krijimi i urave orientuese perëndimore për një zhvendosje shpirtërore përfundimtare të Shqipërisë drejt Europës etj."

Albert Nikolla

Qene trima ata Kapo , Hanin nga nje Derr per shoq or tie ,  dhe Hundet ( fechkat )  i linin ferrave .Kishin nuhatje se ndonje Gjyetar leprash , pas shume vjeteve do gjente ndonje dhe do e vinte ne fytyre .Largpames paskan qene !

Biles Krijimi jo vetem i Urave perendimore po dhe ne drejtimet Juglindore e Perendim -Veriore e Veri Perendmimore , qe nga Tokio e deri ne Berlin krijuan Ura te medha me Boshte ku ecnin Mukistet e Hundderrit . Bile bile me te vjera se Urat e Urave nga kalon Albert Nikolla . Kjo Histori orientimesh me Ura neper Ujra ka entuziasmuar edhe Komunistet e sotem me Koco Danen ne krye , te dalin Balliste te Mukjes , ndersa Ballistet e Vertete , Hundderri me Grande Kaka harxhojne diskure te nivelit te Larte ne Bloqe smiley Do jene Balliste moderne keta !

Pa kur ti shohesh dervene dervene /ne vend te pushkeve gota dhe ene .....Pacet Fashizmit dhe Vinceremos / se iku Koha e babaqemos smiley

Ore njente Kapo - Grande Kaka ...kaq mendim kalamajsh duhet ta kesh edhe ti .Historia shkruhet  kur ka Vaktin dhe atyre Ju kendua KENGA . Kenga mbeti !!

Ndersa ky Nikolla me duket si race karagjozesh .E them me paragjykim se , vetem Niko Nikolla te revistes Hosteni kam digjuar . Apo eshte tjeter ky smiley

Mukja mund te kujtohet si perpjekje e Atdhetareve  te Kohes per thirjet e Fundit baba..reve te Kombit per Lufte per Clirim. Merite e Partizaneve  dhe Dinakeri e Fashisteve per t'ju shmangur Luftes ! Komunistet parashikuan dhe u rreshtuan nga Fitimtaret .Fund meseleje ne jete te Jeteve , me Hundderra e Njente Kapo !

Zana e amel asht gjithnji garnitYra smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).