Një emigrant kosovar në Gjermani ka udhëtuar drejt familjes së fëmijës 13-vjeçar tetraplegjik në Dukaj të Tepelenës. Enis Krasniqi ka dhuruar për familjen Hysi një lavatriçe që ka mbërritur në zonën e largët falë një transporti mjaft të vështirë.  Krasiniqi, që jeton prej vitesh në Gjermani udhëtoi drejt fshatit Dukaj bashkë me mikun e tij per t’i ndihmuar, pasi thotë se pati dëshirën ta vizitojë familjen sapo u njoh me rastin, raportuar disa herë prej “Top-Channel”. ”Ndihmat për familjet në Shqipëri”, thotë ai “janë mirënjohjeje edhe për atë që familjet shqiptare bënë gjate luftës së Kosovës”. 

Shadija, nëna e fëmijës tetraplegjik thotë se ndihet shumë e prekur nga ndihmat qe i kane mberitur per djalin e saj te mitur. 

Familja jeton në varfëri ekstreme, me të ardhura minimale në një zonë të thellë pranë fashtit Dukaj. Djali 13-vjeçar ka statusin e tetraplegjikut dhe trajtohet me fondin e caktuar për këtë kategori prej vitesh tashmë, por sa herë që rinovohen dokumentat gruaja detyrohet ta transportojë atë në krahë për kilometra të tërë për ta prezantuar para komisionit të KEMP-it. Familja Hysi jeton vetëm me të ardhurat prej pensionit të 13-vjeçarit. 

Më parë, Kryqi i Kuq e mbështeti këtë familje me një karrocë për persona me aftësi të kufizuar dhe një paketë të plotë ndihme, ndërsa 2 emigrantë të tjerë në Gjermani dhe Angli dhuran për familjen nje shume te hollash. “Në momentin që pamë kronikën, dhe nga lidhjet që kemi me televizionin tuaj, vendosëm që ta ndihmonim këtë fëmijë edhe për shkak të natyrës që ka shoqata jonë. Jemi të kënaqur që plotësuam një nga nevojat më emergjente që ka fëmijë, që është karroca. Kësaj ndihme i bashkëngjitem edhe një paketë ushqimore dhe produkte higjenike dhe shtëpiake. Ndihmës tonë iu bashkangjit edhe dega e Kryqit të Kuq të Tepelenës”, thotë Zhaneta Kala, përfaqësuese e Kryqit të Kuq. 

Ndihma per 13-vjeçarin janë dërguar edhe nga disa emigrantë. Gentian Xheko, që jeton në Gjermani shkruan: “Unë jam një emigrant shqiptar i larguar në moshë shumë të re për në Gjermani. Po e bëj këtë dhurim modest jo se jam i pasur, por sepse e di shume mirë cdo të thotë "të mos kesh". Mendoj që gjithkush që mendon kështu do ta gjejë gjithmonë mundësinë për të ndihmuar ata që gjenden sot mes problemeve, varfërisë dhe mjerimit si familja Hysi”. Besnik Qema një tjetër emigrant shqiptar në Angli tha se pamjet  ishin shumë të ndjeshme për familjen e tij në Londër. Ai mbështeti me para në vlerën e një karroce, ndërsa ka vendosur që ta vizitojë edhe vetë së afërmi familjen Hysi. 

Titulli i redaksisë

27 Komente

solidaritet ndershqiptar!   u lumte te  gjitheve qe kane ndihmuar!!

''S'mbahet shtëpia me miell hua''. Në çështje të tilla shumë të ndjeshme shoqëria duhet të sensibilizohet qoftë edhe deri aty sa të arrijë e '' të luftojë vetë shtetin''. Gjykatat dhe institucionet e drejtësisë s'janë vetëm për të dënuar kriminelët por edhe vetë shtetin kur ky bie në pozita ''kriminale'' . E kam ndjekur edhe disa ditë më parë rastin në fjalë dhe s'më ka pëlqyer fare mëshira e treguar për të. Përpara se të mëshirohen në media a ku di unë njerzve me të tilla sëmundje duhet ti ndihmojë ligji që në letër është por që nuk zbatohet dhe shpeshherë arrihet deri në tallje publike nga nëpunësit e drejtorive apo ministrive përkatëse që mbrojnë çështje të tilla të prekshme për qënjet humane.

.....dhe s'më ka pëlqyer fare mëshira e treguar për të. 

ku eshte pbmi ? smiley

Pastaj shko thuaja nje cik asaj nenes femijes, qe para se te dali ne TV, duhet te hedhi ne gjyq shtetin per mos zbati ligji...
 

ndaj te njejtin mendim vetem se fjala "ndihmoje" duhet te zevendesohet me "t'u jape ate qe u takon".

Gjykatat dhe institucionet e drejtësisë s'janë vetëm për të dënuar kriminelët por edhe vetë shtetin kur ky bie në pozita ''kriminale''

Pozicioni i paracaktuar per gjyqesorin, egzekutivin dhe legjislativin; Kontrolli = qellimi  ne trekendeshin  e "balance check"

Familja jeton në varfëri ekstreme, me të ardhura minimale në një zonë të thellë pranë fashtit Dukaj. Djali 13-vjeçar ka statusin e tetraplegjikut dhe trajtohet me fondin e caktuar për këtë kategori prej vitesh tashmë,

 

peshku i kuq,  mbase nuk eshte mjaftueshem, por e merr ndihmen e caktuar per kete kategori nga shteti thote..  por  sic duket pjestaret e tjere te familjes jane te papune, prandaj gjendja e tille.. tani ca te keqe ka ketu qe shoqeria ndihmon kete familje, qofte edhe nepermjet emisionit TV?

sado i pasur dhe i organizuar te jet nje shtet,  prape, ka plot raste  familjesh te varfra, per arsye nga me te ndryshmet, qe i shpetojne atij sistemit  te ndihmes sociale apo  kjo ndihme  eshte e pamjaftueshme..  keshtu pra ndodh edhe ketej, shpesh shikon programe te tilla ne tv per te ndihmuar keta njerez.

Belul, kot sa per diskutim, a nuk jane 2 gjera te ndara? njerezit ndihmojne njerezit e kjo eshte pjese e ligjesise se njerezimit. nuk ka asgje te keqe.

kurse shteti dhe ligji duhet t'u japin dinjitet dhe te drejtat atyre te cileve kjo gje u ka rene per hise. nje lavatrice, apo cdo lloj ndihme tjeter materiale pervecse lehteson disa veshtiresi ne menyre te perkohshme nuk i jep mundesine te kene pavaresine e tyre.

po mo,  patjeter  qe shteti duhet ta bej kete.  por eshte pak idealiste  ama  te mendosh qe shteti  do ti zgjidhi te gjitha..    p.sh shteti shqiptar nuk e ben dot!  shteti shqiptar me te ardhurat qe disponon, i jep nje pension, kete rastin qe kemi ketu, dhe e quan te ''mbyllur hesapin''.  

prandaj  thashe te komenti i mesiperm,  edhe ne shtete shume me te pasura,sociale etj,  prape eshte e pamundur te plotesohen te gjitha kushtet qe kane nevoje keto familje nga shteti.. p.sh jo shume larg, para nja 1 muaji pashe nje program per nje familje qe kishte nje femije te paralizuar diku ketu ne Hollande. Ok, nuk ishin ne dite te keqe si kjo familja ne Shqiperi.. por sidoqofte mema e femijes nuk punonte sepse duhej te rrinte 24 ore pas  femijes se semure ne karrige me rrota..  familja kishte edhe 2 femije te tjere.. nejse, ata kishin nevoje per ca pershtatje ne shtepi..  p.sh shkalla te bente te mundur transportimin e femijes nga kati i pare ne katin e dyte te shtepise.. apo dushi/WC e shtepise etj.. me nje llaf duheshin nja 4-5 mije euro per keto punime.. por u duhej edhe nje makine tip mikrobus, (rreth 8 mije euro)   per te transportuar femijen me karroc..  ja pra, nga TV e kerkuan ndihmen dhe e morren nga  disa qytetare qe i dhane keto leke, edhe nga nje biznes qe shiste makina qe i dhuruan nje makine tip MPV..smiley

E mira ska fund por cdo lloj ndihme ne keto raste eshte per tu pershendetur dhe per tu marre shembull .

Kultura e te dhenit ne shqiptaret eshte teper e ulet pavaresisht se mburren se jane populli i Nene Terezes.

Kultura e te dhenit ne shqiptaret eshte teper e ulet pavaresisht se mburren se jane populli i Nene Terezes.

te dhenit ne shqiperi eshte i ulet? nga c'familje rrjedh ti? se ata te mite den baba den vetem kane dhene. o japin shqipot o s'jep njeri. ja ashtu te varfer, e ndajne me tjetrin.

E pata fjalen ne pergjithesi jo per familjen tende qe eshte balli i kombit .

jo mi jo familja ime s'eshte fare fare balli i kombit. po atje kam jetuar; te varfer ishin shqiptaret po me shpirt te madh, e ndanin capen me te tjeret. po mohove dhe kete, s'di c'te them me per ty.

kemi plot te zeza, po kete jo ama. nuk e di nga i nxjerr keto xhevahire zotrote.

I nxjerr nga eksperienca.kam pas dikur ne vitet 90 lidhje me jetimoren.te gjithe donatoret ishin te huaj dhe asnje shqiptar.ne fakt ne 3 vjet  nuk pashe  asnje shqiptar te vinte te merrte ndonje jetim per dreke ne shtepi ne raste festash.Pastaj ke gjithe ato raste vetevrasjesh te prinderve ne sy te kalamajve ngaqe s'kane me se ti ushqejne .ku jane shqiptaret shpirtmire qe ekzistojne vetem ne mendjen tende qe ti ndihmojne?

...ti e ke per gjirokastritet ? smiley  (qe i pershendesim for free nese na lexojne )

sic duket per ata e ka. sic 'duket nuk i pelqen aksioma: ''cdo rregull ka perjashtimet e tij'' dhe ja fut katundit te nxirjes.

vitet '90 thote. vitet '90 ishin vitet e qametit per te gjithe.

Ke ca kohe moj xhan/e qe vjen ketu me palle ne dore dhe evringellin majtas e djathtas.

ke gjithe kohen moj xhane qe pallen e vringellin kundra shqiptareve per te gjitha gjerat. pse keshtu moj xhane? s'u lodhe???

Pse e konsideron antishqiptarizem te vesh ne dukje nje observim?ketu u soll nje shkrim qe krahasonte shqiperine me wild west.Nuk te pashe te hidheshe perpjete e te akuzoje admin per antishqiptarizem.

ishte i vertete ai shkrim.

kurse ketu tek kjo teme ti ja fut kot, po kot fare. e di, e kam jetuar shqiperine dhe njerzit e saj me zemer te madhe. te varfer po bujare. kete s'e mohon dot jo ti po edhe 1000 si ty.

c'te te them me.

e kam jetuar edhe une shqiperine e varfer po jo aq bujare.

Alba2265, keto lloje aktesh nuk jane futur akoma ne kulturen tone, ne jemi cik barbar (ne kuptimin jo aq te keq sa duket te fjales) ne attitude, por mua me duket sikur bejme qamet per njeri-tjetrin.....
Tani boten se shpeton dot njeri, dhe kur ke nje qerre me halle per vete dhe kalamojt e tu per te ushqyer, eshte e veshtire te merresh me ata te botes...

Nuk dua te them qe skemi pika te tjera negative (sa te dush biles) por ama nuk jemi te ftoht dhe indiferent si bota e civilizuar....
 

po qiviria ku eshte?????

Solidaritet nga assistenca sociale , nga shteti ka ?

Kam bindjen se trajtimi i sadakase, per solidaritet eshte ..padije.Per mendimin tim, qe njeheresh mbeshtet sa thote qysh ne krye te heres " peshku i kuq" , jemi para nje fenomeni shume te rende te Qeverrisjes se atyre qe duhet ta ndjejne ...se qeverrisen.Ne fakt kjo shtrese( se nuk jane nje e dy por me mijera) jo vetem nuk qeverriset por mbi te shteti, qeverrisesi i tij, kryen krim shtetror?Nuk i vret me plumb, qe edhe ate e ka bere, por i le te vdesin duke vuajtur..
C' hyn ne kete mes solidariteti, ju lutem shume, kur kemi rastin e paster se faqe shtetit kriminal i sehirxhi per mjerimin mbi te "qeverrisurit", here Fiksi e here Feksi dajne ca kashuna me rraqe apo ushqime te cilat me pare sosen, se arrijne tek fakiret? Daulle se ndahen ca ..SADAKARA.Turp!

 jemi para nje fenomeni shume te rende te Qeverrisjes se atyre qe duhet ta ndjejne ...se qeverrisen.Ne fakt kjo shtrese( se nuk jane nje e dy por me mijera) jo vetem nuk qeverriset por mbi te shteti, qeverrisesi i tij, kryen krim shtetror?Nuk i vret me plumb, qe edhe ate e ka bere, por i le te vdesin duke vuajtur..

 Po le te durojne edhe nje muaj mer burr sa te vij Rama.

Ti grave si paralli qe je ,me pallate e x6 (me c'kam lexuar komente ketu) ke bere ndonje donacion per keta te vobekte? apo vetem llafe blogu me ' qafthyer e me the te thashe'.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).