Që pas ngritjes së spitalit të ri urgjenca polivalente u ka hequr qytetarëve sikletin që duhet të kalonin duke u sorollatur nga një shërbim te tjetri, të përcjellë me shprehjen “Nuk je për te kjo urgjencë, shko tek ajo e shërbimit tjetër”. Prisnim që dyndja paradite të ishte tepër e lartë, ngase shërbimi për ndihmën e parë është i përqendruar tashmë. Por, nuk ndodhi kështu. Që në hyrje dukej qartë një fluks normal të sëmurësh që silleshin me barela. Madje, grumbullin e njerëzve e shtonin më shumë familjarët, të cilët, siç është zakon në spitalet tona, shoqërojnë të gjithë të sëmurin deri në dhomën e mjekut. Në korridor shiheshin lehtas dyert e hapura të dhomave, një pjesë e të cilave të zëna nga pacientët, ndërsa tek-tuk gjeje edhe ndonjë të boshatisur. Deri këtu gjithçka në rregull. 

Por, në kthesën e parë të korridorit të urgjencës na doli përpara një tjetër pamje. Tre të sëmurë po merrnin serumet në korridor. Në një situatë kur shërbimi do të ishte i mbipopulluar, nuk do të përbënte ndonjë çudi të madhe ky transferim. Shumë pranë dy shtretërve të parë, edhe një tavolinë e vogël dhe dy infermiere, të cilat plotësonin regjistrin e të sëmurëve. Pasi bëjmë fotot, tentojmë të flasim me ta, por kërkesa e vetme që kanë është të fshijmë fotografitë. Për pyetjen se pse pacientëve u jepet serum në korridor, kur shërbimi ka edhe dhoma bosh, nuk duan të japin asnjë përgjigje. 

Shtretërit e kollajllëkut 

Janë vetë pacientët ata që na sqarojnë se pse po mjekohen në korridor. “Unë kam ardhur disa herë në urgjencë se jam me tension. Zakonisht këtu shtrohen pacientët gjatë natës, ose kur ka shumë të sëmurë. Nëse vjen ditën, është më kollaj të marrësh serumin këtu”, na thotë një prej të moshuarve, i shtruar në urgjencë. Ai nuk nguron të shpjegojë se personeli nuk është se e vë shumë ujin në zjarr nëse je në dhomë apo korridor, rëndësi ka të merret ilaçi. “Një herë tjetër unë e kam marrë në karrige moj çupë, nuk është çudi asgjë këtu. Po ti fol më mirë për ilaçet që me pension dhe detyrohemi t’i blejmë vetë”, thotë i moshuari që nuk do të japë emrin. Në dalje një infermiere na urdhëron të dalim menjëherë që aty e në ecje e sipër nuk harron të thotë se nuk ka asgjë të keqe të qëndrojnë në korridor të sëmurët. “Me kondicioner janë, në shërbimet e tjera pëlcasin vape”, thotë ajo.

 

Reportazhi i plotë: Panorama

11 Komente

Pa lidhje shkrimi, jemi në verë dhe ka problematika të stinës e detyrimisht spitali s'ka dhoma sa një hotel psh..

Ketu ne perendim, dhomat e spitalit jane me para, kuptohet qe nje pjese e paguan siguracioni shendetesor e nje pjese vete, dhe kostoja e tyre shkon 50 euro per dhoma dyshe apo treshe (pra 50 euro krevarti pa shpenzimet e tjera) dhe 80-100 euro dhomat teke (me 1 krevart) , qe per rastin e Shqiperise mund te perktheheshin 10 here me pak, pra dhoma me 5 euro (krevarti per 1 nate) dhe dhoma me 10 euro (ato vetem me 1 krevart qe ne Shqiperi quhen pakez si lluks) . Kjo gje behet qe pacientet, shum prej te cileve duan sa me gjate te rrijne ne spital, te nxiten (financiarisht) te dalin sa me shpejt, kuptohet brenda nje norme keshilluese mjeksore nga ana e mjekut. 

Dikur edhe ketu ne perendim, spitalet ishin si ne Shqiperi, njerzit nuk paguanin asigje, dhe kur mjeku i thonte pacientit se mbaroi pune, e se nuk eshte me nevoja te rrinte me ne spital, pacienti i thonte se kish edhe kete apo ate, me pretendimin qe te rrinte sa me gjate rehat. Tani mjeksia punon mbi bazen e sigurimeve shendetesore dhe obligacioneve shendetesore, nga ku pregatiten njerez, mjete, medikamente, etj, per X sektor. 

eh mer pjer, edhe ketej, dikur, dhomat ishin si andej, nga 50 euro dhoma... mbase nuk duhet me ta then ket, mbase do te te prish humorin, por mendoj se duhet... ketej dhomat e spitalit variojne nga 2-4 mije dhoma per nate... nje pacient terminal do bote me mire te shkonte me i strip klab e ta myllte naten me alkol, puro e mish te bardh a te zi, sipas oreksit final... kjo eshte e ardhmja juj Pjer, kjo eshte...

Bama, mos e ke ngatarruar me ndonje hotel ku shkojne sheiket, se spitalet (fjetja, pa shpenzimet e tjera) ketu ne perendim, luhaten nga 50 euro ne 100 dhe ka dhe 200 euro nata ne ca spitale (klinika me sakte) private te specializuara per semundje te veçanta. Mos e ngatarro, ter shpenzimin ditor (24 ore) qe i behet nje pacienti, me fjetjen/krevartin, qe eshte shpenzimi i pare qe te regjistrojne.

O Pjer, 

Perendimi yt per mu eshte lindje!!! Merrni masa perpara se ta gjeni veten ketu ku jemi ne!!!!

Ca kishte ketu per tu habis?

Po po, urgjenca kshu esh edhe ktu. Ne mos me keq, se nuk lejn me shum se dy familjar. Plus pret nja gjashte shtat ore ashtu ne korridor me ate ne dor. 

Plus qi mezi ta gjejne damarin megjithse ty te ka dale si rrenj lisi ne balle.

Plus qi perpara se te pysi doktorri te pyt llogaritarja. 

Plus qi.. eh varja mos u bofsh per spital thuj. 

ma le pulen e skuqme ne fyt...

mos bame se u bone per urgjence.

 A i ke do te vogla per parkimin se o veshtire me parku ne kete ore

Gjatesi peshe i ma men qe ta kalojme shpejt ate gjys-orshin e pare

 

Aman kur do behet nje reforme e mire ne shendetesi te zhdukin monstrat e infermiereve dhe mjekeve qe kane humbur cdo dhembshuri e miresjellje!

Me te vertete qe eshte bere keq per pare, po keto jane kafshe e shkuar kafshes. Kur ndermerr ti hysh nje profili te tille pune, duhet humanizem, zemer e madhe. E pastaj shohim paret. Popull I keq shume! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).