Universitetet shqiptare vazhdojnë të mos pozicionohen mirë në klasifikimin botëror sa i përket cilësisë. Web Ranking, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.
 
Ajo që vihet re është fakti se edhe krahasuar me një vit më parë shkollat e larta shqiptare kanë humbur rreth 800 vende në renditjen botërore. Nga 21.248 shkolla të larta në mbarë botën, universiteti më i mirë shqiptar renditet në vendin e 8.012, ndërkohë që një vit më parë, universiteti i parë shqiptar mbante vendin e 7.299. Ndërsa universiteti më i dobët shqiptar, mban vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga vendin e 38-të në Shqipëri. Lista e re e klasifikimit botëror është publikuar me datë 2 gusht. Nëse do të hedhim një sy kësaj liste, vihet re që universitetet shqiptare, janë shumë larg cilësisë që premtojnë.

Ata fillojnë e duken pas vendit të 8 mijtë, ndërkohë që lista e 38 universiteteve shqiptare, e përfshirë në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti “Medikadent” që pozicionohet në vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga 21.248 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie.

Nëse e krahasojmë me listën e publikuar një vit më parë, universitetin e parë shqiptar do ta gjejmë pothuajse 800 vende më poshtë se sa 2012-a. Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga Universiteti i Tiranës në vendin e 8012, ndërsa një vit më parë, ai ishte universiteti i dytë më cilësor në vendin tonë dhe renditej në vendin e 8.735 në klasifikimin botëror. Ndërkohë që një vit më parë, ky klasifikim botëror kryesohej nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, në vendin e 7.299, por që këtë vit ai renditet në vendin e dytë të universiteteve shqiptare, dhe në vendin e 9.874 në klasifikimin botëror.

Në vendin e tretë të universiteteve më cilësore shqiptare renditet universiteti Politeknik i Tiranës, i cili pozicionohet në vendin e 10.049 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë ai renditej në vendin e 10.738.

Në vendin e katërt për Shqipërinë pozicionohet universiteti i “New Yorkut” në Tiranë, i cili në klasifikimin botëror renditet në vendin e 10.460, ndërsa në të pestin për Shqipërinë renditet Universiteti Bujqësor i Kamzës, i cili mban vendin e 10.855 në klasifikimin botëror. Ndërkohë vendet e para të klasifikimit botëror i mbajnë shkollat amerikane dhe ata angleze. Për renditjen e detajuar për të gjithë universitetet shqiptare për vitin 2013 klikoni këtu.

10 universitetet më të mira në botë

  • 1. Harvard University
  • 2. Massachusetts Institute of Technology
  • 3. Stanford University
  • 4. University of California Berkeley
  • 5. University of California Los Angeles UCLA
  • 6. University of Washington
  • 7. University of Michigan
  • 8. Cornell University
  • 9. University of Minnesota
  • 10. University of Pennsylvania 

 

Shënim i redaksisë: Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë. Që nga viti 2004 çdo gjashtë muaj kryhet një ushtrim shkencor i pavarur, objektiv, i lirë,dhe i hapur nga Lab Cybermetrics (Këshilli Kombëtar Spanjoll i Shkencës, CSIS) për informacion të besueshëm, shumëdimensional, të përditësuar dhe të dobishëm në lidhje me performancën e universiteteve nga e gjithë bota bazuar mbi praninë dhe ndikimin e tyre në internet. 

Objektivi nuk është të vlerësohen faqet e internetit, dizajni ose përdorshmëria ,ose popullariteti i përmbajtjes së tyre në bazë të numrit të vizitave apo vizitorëve. Treguesit e Rrjetit konsiderohen si "proxies" në vlerësimin e saktë, gjithëpërfshirës, serioz të performancës globale të universitetit, duke marrë parasysh aktivitetet e tyre, rezultatet, rëndësia e tyre dhe ndikimi.

65 Komente

Çpo ndodh kshu me universitetet angleze ?

what happened to IIT india smileysmiley

do jete ngatrru,ka vene 10 univ amerikane...

money for nothing and degrees for free.

sonila meco raportonte nga vila verore e metajve. nuk e vendos dot nese eshte me i madh perversioni i shoqerise apo i gazetarise, cili ushqen cilin, cili *** cilin me fort, cili *** çilin, çili *** cilin.

nga deputetet tane aktuale 5 prej tyre ose kishin mbaruar ose po vazhdonin studimet per juridik ne universitetin kristal (fakultet i dyte ama).

si familje  e vetdeklaruar socialiste,  jete modeste (veroresmiley)  bejne  Meta-jt,  ske cthua..

Damn vetem mobiljet kushtojne sa gjithe rroga vjetore e Metes.Megjithate hallall se prej tyre i kemi te gjithe keto dite bukura qe gezojme sot.

Dhe ajo eshte vetem pjesa modeste e shtepis verore te metes. But what can one say, 700k per deal, goes very far in Albania 

Kurse shume nga ministrat qe trajtohen si te edukuar jashte ne shqiperi e Kane mbarur shkollimin ne kristalet e amerikes

Kush ja gatuan kujt ngjalat.

ku universitetet Angleze ????

ku universitetet kanadeze smiley
p.s. thash se tema ishte per universitetet shqiptare

po nosh.. edhe kanadezet ku.. nxjerrin Universitetin e michiganit dhe lene jasht ate te Torontos. apo Mc Gill te montrealit

shife ket listen me poshte

S'ka mundsi!

Universitetet amerikane !!!! me te mirat ne bote smiley

.smiley

jo me kot  Pjeri i ka refuzuar vazhdimisht ftesat nga universitet amerikane, apo jo Pjero?smiley

smiley

po pra, a nuk ke thene qe edhe sikur gjithcka te ofrojne amerikanet,  ti nuk do shkelesh ne Amerike.. (dicka e tille dmth)   une keshtu e kam kuptuar.. refuzim total ndaj cdo gjeje amerikane..smiley

smiley

vetem per racist smkishte shku menja per pjerin smiley

Ca ka per te qeshur Pjer? Eshte fakt i ditur tashme qe Amerika ka sistemin me te mire te botes kur vjen te shkollimi i larte.  Cdokush ne bote krenohet me nje dipllome nga nje universitet Amerikan.

I Pakapshem, eshte jo vetem per te qeshur por edhe per te qare me vetlavderimin qe ata i bejne shkollave te tyre. 

Gabohesh rende.  Lavderimin ja u jep gjithe bota se pari dhe me plote te drejte.  Shom cmirre tek komentet e tua mbi Ameriken.

Po nuk eshte cmire o i Pakapshem, po te kishe lexuar VQ do e kuptoje me mire. 

Nuk me duhet VQ-ja mua.  Une shoh cmirre dhe zili tek komentet e tua mbi sistemit e arsimit te larte amerikan, qe eshte pa as me te voglin dyshim kampion i pakontestueshem.

that's the knockout punch bra.. yes sir.. !! U SA UUSA A USAA!!! CHUCK NORRIS FO LIFE smileysmiley

Pakapo ,nuk besoj se pjer ka cmire .nuk ka si te kete se nuk ka bere asnje universitet as ne albanie e as askund...pra nuk eshte i komplesuar se nje univers.esht me i mire se nje tjeter

Ka cmirre kundrejt Amerikes dhe eshte shume paragjykues ndaj saj.

plako, si mendon ti, do botonte liber qe te mesojne shqiptaret dikush qe ka cmire?

Pse jo.  Paragykimin kunder Amerikes dhe amerikaneve Pjer e ka bazament doktrinor.

Kot po I bie ne qafe Pakapshem. Vetem cmirezi nuk eshte Pjeri! 

jam i sigurt se pasi te kesh shfletuar faqet e para te VQ, do nderrosh mendim kryekeput

Eshte ne Ibooks VQ-ja?

ah jo, nuk eshte dhe eshte ca i madh per ta lexuar rruges, ke te drejte ktu. E gjen te shtepia e librit, Tirane

Rilindja s'eshte e para sivjet? Ka hile, te hapen kutite.

Kjo faqe nuk eshte serioze. Dhe 10 amerikanet I ka nxjerre ne menyre te gabuar. Uminessota plus ucla ne top 10: sure when pigs fly. Columbia e uchicago pas tyre, well now it is not even funny...

tashti, perderisa amerika ka 10,000 universitete dhe kolegje...uni kamzes i ka vu perfun ca te amerikes.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është diplomuar vetë Bamkë Topi smiley

Natyrisht qe amerikanet do ti kene universitet me te mira megjithate para qe derdhet ne to.Vetem MIT ka nje buxhet per R&D $300 milione ne vit.

Closer to two billion actually. 

Ndoshta shifra ime eshte e vjeteruar.;po kur nje qytet qe s'ia ka degjuar njeri emrin ka nje universitet rajonal me nje buxhet $50 milione ne vit per R&D eshte shembll se arsimi cilesor do para te madhe.

lol gati 10% i gdp te gjithe shqiperise

Ky eshte buxheti vetem kerkimet shkencore dhe jo per mesimdhenien.Kjo kosto transeferohet ne tuition cost .Ne amerike takon plot njerez qe vetem aty nga fundi i te dyzetave kane qene ne gjendje te paguajne student loans.

The Economist kishte nje grafik, nga nje reportazh i gjate mbi shkollimin e larte. Ne grafik kishte dy diagrame. Njeri ishte rroga mesatare dhe tjetri tarifat mesatare ne universitet ne Amerike. Te dyja diagrame te pjerret, por ai i tarifes ishte dy here me i pjerret se ai i rrogave. 

Sidoqofte, mendoj qe njerezit jo detyrimisht duhet te zgjedhin universitetet me te shtrenjta. Dmth duhet te kene edhe zgjidhje tjera apo jo?

Universitetet me te shtrenjta presupozojne profesore me te mire.eshte tjeter gje te marresh leksione biznesi nga nje pedagog qe e ka mesuar prej librave dhe tjeter gje nga nje qe ka qene CEO i nje kompanie ku ka komanduar mijera punonjes apo dikush qe ka qene ne poste te larta qeveritare e ka marre vendime te politikes ekonomike  prej verteti qe kane ndikuar ne fatin e kombit.Dicka tjeter te marresh leksion diplomacie nga nje qe e ka me te lexuar i e tjeter gje nga henry kissinger me shoke.po keshtu ne shkencat teknike .universitetet me te shtrenjta kane laboratore te fjales se fundit , te cilat terheqin shkencetaret me te mire te punojne aty.nje pjese e mire e ekzekutiveve qe kane themeluar kompani si yahoo, google e te tjera ne silicon valley kane qene studente te inxhinierise elektrike te stanfordit ne california.duke qene prane disa nga mendjeve me te ndritura qe benin kerkime ne cutting edge iu kane lindur idete per te themeluar kompanite te cilat i bene miliardere.

Eh, eshte e vertete qe disa shkolla kane bere emer ne fusha te caktuara, por nga ana tjeter nuk eshte tamam e sakte qe shkollat me te mire kane profesoret me te mire. Per profesoret, ku japin mesim nuk ka te njejten prestigj e rendesi qe ka per studentet ku marrin mesim.

Ne nje fare menyra shkolla eshte me shume si nje shenj, shiko jame aq i zgjuar sa u futa ne Harvard; nuk eshte shiko se nga qe vajta ne Harvard, ato qe me tha mua ish-CEO-ja nuk ti tha ti. Ndryshimi ne karieren eshte qe kompani mendojn se marrin "talent" te mire ne shkolla si Harvard, nga qe ishin aq te zgjuar sa te futeshin ne Harvard e te dilnin mire. Pra ne nje fare menyre shkolla eshte nje "filtering process," kerkoj ata qe mund te shkonin ne shkollat me te mira e dolen mire ne ato shkolla, me shume sec kerkoj ata qe shkuan ne shkolla te dobeta. Por nuk mendoj se ato qe te mesojne ne Harvard, nuk ti mesojne dote ne vende te tjera nga qe mesuesi eshte kusheriri i dyte i Kissinger-it.

@Hunter, si shendetesia, sistemi i shkolles ne Amerike eshte pakez i thyer. Si ne shendetesi spitalet me te mira gjenden ne Amerike, ashtu dhe per shkollat, por nuk eshte e thene se nje njeri mesatar ne amerike ka sherbim me te mire mjekesor, apo shkollim me te mire, se nje ne Evrope.

Shume interesant kendveshtrimi yt, dmth qe univ. me te mira shikohen me shume si filter i studenteve me te mire se sa si pergatitje per studentet. Po mund te tregosh pak me shume? Si funksionon aksesi, hyrja? Sa variojne taksat (fee)? Ka bursa? Bejne ulje per studentet me te mire ose me pak te ardhura? Ka diference te madhe mes universiteteve? Ndikon shume ne karriere universiteti qe kryen?
P.s. Ne Europe, me gjithe perjashtimet e rastit, pak a shume tarifat jane te perballueshme dhe duke qene publike mund te futen pavaresisht te ardhurave familjare.

Yeah, pervec se ne fusha shume te specializuara, PhD level shkence ose inxhinieri te vecante, ne pergjithesi universitetet jane filtering mechanisms.

Tani vetekuptohet, qe nje profesor mund te eci shume me perpara, e ne gjera shume me komplekse me studentet e Harvardit, sesa me studentet e nje shkolleje te dobet, por ne pergjithesi baza qe mesohet eshte e njejte. Nuk eshte se tek Harvard, apo U Pennsylvania kane sekrete qe shkollat e tjera nuk i dine/kuptojne etc.

Aksesi eshte ne pergjithesi meritocratic, i bazuar ne notat e provimeve standarde (SAT,ACT, MCAT, LSAT, GMAT, GRE) dhe GPA. Eksepsione ne kete meritokraci jane minoritete (standarde pakez me te uleta) dhe sidomos, ndryshe nga c'mendojne shume racista qe per cdo gje i hedhin fajin minoriteteve, legacy admissions. Keto te fundit kane te bejne me advantazhe nga qe prinderi jote vajti apo punon tek i njejti universitet.

Fee-ja eshte e shtrenjte, por ne kolegje level (BA, BS), ka ndihme financiare ne baze te veshtirsive financiare, si dhe ndihme meritokratike ne rast se ne pergjithesi ke dal me mire (SAT/GPA) se studentet mesatar te asaj shkolleje. Per shkollat profesionale si mjekesia, juridiku, MBA, pastaj eshte pakez me e komplikuar se nuk para ka ndihme financiare ne baze te veshtirsive financiare. Mjekesia eshte relativisht e mbrojtur nga ekonomia, por jo dy te tjerat.

Diferenca midis universiteteve eshte gjigande, dhe kjo luan nje rol te madhe ne karrieren e nje personi. "Recruitment," qe eshte kur kompani marrin student direkt nga universiteti ndodhe vetem ne shkollat me te mira, e aq me e mire shkolla, aq me e lart numri i kompanive si dhe prestigji i tyre.

 

Kuptoj. Flm.
Sipas teje investimi ne univ. shtrenjte (duke marre borxhe) ne long term leverdis?
Nje gje tjeter. Kam lexuar qe Gjykata Supreme ka shfuqizuar disa norma ligji kunder diskriminimit te zezakeve, qe i favorizonte ne aksesin ne universitete. Argumentimi, qe sistemi nuk krijon diskriminime me, prandaj nuk duhen me. Disa te tjere thonin, qe diskriminimi racial nuk ekziston me, por mqs zezaket jane pergjithesisht me te varfer, de facto diskrimimi vazhdon te ekzistoje prandaj nuk duheshin shfuqizuar.

Muhametali eshte sinqerisht komentuesi me njish i blogut, mbi te gjitha shume nga keto konceptet di me i thene me fjale te thjeshta, nje aftesi qe une psh nuk e kam.

Nuk e di ne rast se ja vlen te shkoshe tek universitet me i shtrenjte... Ja vlente me perpara ne dege te caktuara, do t'ja vleje neser? Eshte e veshtire. Per BA, mendoj se nuk ja vlen pa ndihme financiare ose pa patur prinder te pasur. Ne pergjithesi rezultatet jane me te mira per ata qe shkojne ne shkolla me te mira, por ka student dhe ne shkollat me te mira qe kane patur veshtirsira.

Ne lidhje me diskriminin e kundert, ose "affirmative action," e para vendimet e gjykates supreme kishin te benin me shkolla publike dhe jo me shkolla private. E dyta, gjykata ka thene dicka ne mes. Nuk mund te perdoresh quota, te tipt 10% te studenteve do jene minoritete, ose nuk mund te japesh pike, per shembull shkolla qe i matin aplikantet ne baze te pikave, nuk mund te thone +10 per minoritetet. Por, gjykata ka pranuar idene se pranimi ne shkolle mund te jete "holistic" dhe gjera si diversiteti mund te mirren parasysh. Nejse, eshte fushe goxha teknike te cilen nuk e di mire.

Ehhhh shkollat amerikane...me te mirat ne bote!

Faleminderit Amerike!

...pbmi ktyre eshte qe e kan gjithmon pusullen e rende ne fund...
...apo vt se e fillon jeten (e vetme) me i hale kredish, qe do kalosh 2-3 vitete e para (ku paguhesh si fillestar dhe trajtohesh si m...) per te lare kredin e bankes..hmmm...te jep shume deshire... smiley

tani sikur te benin nje klasifikim te bazuar ne "cilesi-cmim" do ishte me e drejte....

Ranking me serioz mbahet ai i Times Higher Education. Ranking nuk koincidon me kete, por edhe aty dominojne univ. amerikane. Jo se po diskutonim te nje teme tjeter mbi fuqine, te ardhmen e Kines. 

Sdq eshte e diskutueshme si cdo gje, sepse psh krah i punes  ne Gjermani konsiderohet nder me te specializuarit e produktiv ne bote dhe univ. i pare gjerman aty eshte ne vendin e 48.

Te bofsha naften e Harvardit , 1 vit ne Universitetin me prestigjoz Shqiptar te te gjitha koherave " LSI & META -oi "  dhe mbaroi ,lesh ...lesh...

Nëse me "shqiptare" nënkuptohet gjuha në të cilën zhvillohet mësimi, universiteti më i mirë shqiptar del Universiteti i Prishtinës (Albanian), në vendin 4416. Megjithatë, kjo nuk i zhvendos nga fundi i botës universitetet shqiptare.

Me i miri shqiptar i rankuar ishte i Vlores ne kohen e Shaskes. Po Shasken e zuri ministria Arsimit me gure, sidomos ajo zvencministrja e LSIs dhe vuni kete kunotin e vet qe e covi UV ne identitet.

Edhe Universiteti Torontos eshte shume i mire .

klasifikimet e universiteteve jane kot fare. nuk ka klasifikim zyrtar e te njohur nga te gjithe. kriteret e analizes se cilesise variojne nga nje klasifikim ne tjetrin. rezultati eshte nje mish mash i mire organizuar ne dizinformimin e publikut. universitete amerikane si kritere cilesie fusin dhe pavaresine buxhetore, ndersa dihet boterisht se ato jane lavatriçe parash. 

keto nuk po i them per te justifikuar universitet shqiptare qe jane vite drite larg qofte dhe ndaj universiteteve publike amerikane, qe jane cope cope, por per te vendosur pak pikat mbi i ndaj kesaj dhjetsheje 100% USA.

para disa kohesh pash nje emision ketu ne oksident, per sistemin universitar amerikan. pasi e pash nje fjale mi rezumoi te gjitha, "wild west"! sistemi bazohet ne nje rreth vicioz qe e zhyt studentin e shkrete ne nje spirale borxhesh e veshtiresish financiare danteske.

per te hyre ne "college" te "mire", duhet te paguash shume para ne vit, rreth 20 mije dollare vetem per regjistrim. te gjithe atje preferojne te shkojne por jo te gjithe i kane mundesite per te paguar apo per te marre burse. (universitet publike i shmangin si kolera). per tja dale, marrin kredi. kredite jepen shume kollaj, pa pike kolaterali. mjafton te thuash qe je student. e provuan gazetaret direkt me nje banke ne telefon, nuk i kerkuan asnje lloj garancie, as me te voglen, dhe ishin te gatshem ti financonin tere studimet hipotetike me interes shume te "favorshem"!

shumica kte bejne, zhyten me qindra mijera dollare qe ne fillim te jetes se tyre. ne rastin me te mire, arrijne ta mbarojne shkollen. i duhet te punojne nja 15 vjet per te shlyer interesat e kredise. po kur nuk gjejne pune? morren shembullin e nje arkitekti i cili kishte mbaruar ne kto shkollat e mira. nuk kishte gjetur dot pune nga kriza, punonte kamarier prej disa vitesh dhe kur shlyente kredine, restoja mezi i dilte per te jetuar.

rasti me i keq: njera kishte mare kredine por skishte mbaruar dot shkollen. pa diplome e me borxhe kolosale. punonte ne macdonalds dhe tere rrogen ja merrte banka. ishte kthyer te jetonte te prinderit. wtf!

Kam degjuar qe universiteti i kamzes ka qene shume cilesor ne kohen e komunizmit

Ky konstatim nuk me cudit fare !

Kjo e gjitha eshte vetem dicka fiktive !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).