Dhoma e Ulët e Parlamentit të Uruguait ka miratuar ditën e sotme ligjin për shitjen e kontrolluar të marijuanës, një lëvizje kjo në luftën e saj anti-drogë.

Dhoma e deputetëve ka votuar 50 me 46 këtë ligj, pas 13 orëve debat, me të cilin legjislacion tani iu lejon njerëzve mbi moshën 18 vjeçe që regjistrohen në bazën e të dhënave të përdoruesve, që të blejnë 40 gramë marijuanë në muaj në farmaci, ose të rrisin vet deri në gjashtë bimë kanabis.

Nisma e qeverisë së presidentit Jose Mujica tani do të dërgohet në senat për votim. Nëse ky legjislacion kalon, atëherë shteti do të ketë “kontrollin dhe do të rregullojë aktivitetet e importit dhe eksportit, mbjelljes, kultivimin, vjeljen, prodhimin, dhe përvetësimin e çdo kapaciteti, magazinimin, marketingun dhe distribucionin e kanabisit dhe derivateve të saj”, thuhet në këtë ligj.

Opozita e prirë nga Partia Kollorado ka kundërshtuar legalizimin e marijuanës, duke thënë se rezultatet kanë treguar se nisma të tilla nuk kanë ulur konsumimin në asnjë shtet.

23 Komente

Uruguai is high!smiley

Vend i bekuar. 

Ne shumicen e Amerikes Jugore marijuana o eshte legalizuar, o dekreminalizuar ose nuk zbatohet ligji kur vjen puna te sasi te vogla per konsum personal.

Në mbledhjen që vendet e Amerikës Latine bën para disa kohësh ju kërkua edhe Obamës që të ndërrmerrte hapa drejt legalizimit mbasi të gjitha pasojat e luftës për kontroll të narkotikëve e paguajn vendet e Amerikës Latine. Free Maria Now! smiley

ose të rrisin vet deri në gjashtë bimë kanabis.

..u arrestua Sheme Bali, 46 vjeç, banues në Karbunarë të Lushnjes për kultivimin e bimëve narkotike, pasi në pronën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 8 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

http://www.shqiptarja.com/home/1/fier-4-...

 

krimineli !

Te shofim mbase qeveria e re ben te njejten gje dhe e legalizon edhe aty, se me thene te drejten dhe vete rama e ka icik qejf.

Amerika latine on the right path smiley

 

Jo keq!

Ja me ne fund edhe nje lajm i mire nga bota.

Edhe kjo eshte nje menyre per ti dhën një hov te papare letersise ne veçanti dhe arteve ne pergjithsi.

Asnje here nuk me ka pelqyer... gje koti per mua... por ne rast se i pelqen te tjereve, eshte me shume se ok me mua.

po ky, djathtas me bluze te kuqe, Ronaldo (de Lima) eshte?smiley

meqe jan tu i honger mutin luftes kunder drograve, te paket ti japin me recete dhe te kontrolluara, vari trapin, po ske ca ti besh. 

Hazbon s'deshet ta degjonit ju smiley   Si nuk morem njehere ne nje iniciative Shembullore? Ngelem duke u drejtuar nga kopuke.

Te shohim, se si do shkoje kjo pune aty smiley rast i mire per studim. 

that's some big fuck off spliff

dhe ktu duhet ta legalizojn se e pin 80% e rinise smiley

edhe kete kishin manget keta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).