Lëvizja Socialiste për Integrim, partnerja kryesore e socialistëve në qeverisjen e ardhshme, nuk ia fal Partisë Demokratike largimet e njerëzve të saj nga puna, që sipas saj shoqëruan daljen nga qeverisja e djathtë që nga 1 prilli i shkuar. Nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili, duke folur dje për mediat ka nënvizuar se gjatë qeverisjes së socialistëve do të zbatohen po ato ligje me anë të të cilave të djathtët hoqën nga puna me qindra simpatizantë të LSI-së që ishin punësuar në administratën shtetërore, në atë ekzekutive dhe lokale.

“Nuk besoj se ka frikë këtu të paktën për administratën, nuk ka pse të ketë frikë. Të paktën ne në LSI nuk kemi ndonjë frikë të caktuar. Besoj të njëjtat ligje do veprojnë edhe kur ne do duhet të bëjmë ndryshime, ato ligje që zbatoi qeverisja aktuale kur largoi me qindra njerëz të LSI-së nga puna të nesërmen e prishjes së aleancës sonë. Nuk besoj se e kanë memorien kaq të shkurtër, as kryeministri dhe as kryetari i ri i PD-së, që të mbajnë mend se sa qindra njerëz ikën nga ministritë, sa njerëz ikën nga Bashkia e Tiranës etj”, – shprehet Vasili.

Një deklaratë kjo që bie në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur deri më tani nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, kur ka deklaruar se përsa i përket administratës shtetërore, për të do zbatohet ligji i ‘Nëpunësit Civil’. Më tej Vasili mbështeti nismën e kryesocialistit për krijimin me anë të aplikimeve vullnetare të një kontingjenti njerëzish të gatshëm për t’u thirrur që të marrin pjesë në konkurse sa herë që në administratën publike do të hapen vende të lira pune. Sipas tij, është e drejtë e çdo force politike që qeveris vendin që të përzgjedhë mënyrën e saj të rekrutimit të burimeve njerëzore. “Çështja e administrimit të burimeve njerëzore është një atribut krejtësisht legjitim i çdo force politike sipas mënyrës dhe formës që ajo zgjedh. Dhe Rama ka zgjedhur krejtësisht në të drejtën e tij dhe në logjikën e konceptimit të gjërave të tij këtë formë. Dikush tjetër mund të kishte aplikim të një forme tjetër”, – tha Vasili. Sa i përket sfidave të qeverisë, ai vlerëson se ato më kryesoret janë dy: rritja e ekonomisë familjare dhe favorizimi i biznesit. “Sigurisht, konkretizimi i këtyre dy linjave kryesore, pra sesi në këto dy drejtime nuk do mund t’i quajmë përfituese shtesat sociale, pasi këtë do ta ndjejë në radhë të parë biznesi, i cili do ketë motivime për të ecur më shpejt në punët e veta”, – shtoi Vasili. Ai ka përshëndetur edhe vendimin e Ramës për të ngritur në Kryeministri Byronë e Hetimit, që prioritet të sajin do ketë luftën kundër korrupsionit. Kjo sipas tij i jep mundësi Ramës që çështjet më të mprehta që dëmtojnë qeverisjen, siç është korrupsioni, t’i ketë vetë nën kontroll. “Rama ka menduar ta fuqizojë, ta perfeksionojë, ta ketë situatën në dorë në çdo moment lidhur me problemet delikate të korrupsionit dhe çështjet e tjera që gërryejnë sistemin e qeverisjes. Dhe besoj se këtu s’ka asnjë dramë”, – shtoi më tej Vasili. Ndërkohë nga ana tjetër, ai ka vlerësuar si tepër pozitiv faktin që në krye të parlamentit të ardhshëm do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Kjo sipas tij do t’i japë vlerën që i takon parlamentarizmit në Shqipëri, pasi ligjet që do të dalin dhe që do të jenë detyruese për qeverinë do të jenë më cilësore.

“Prania e Ilir Metës më në fund e riktheu shpresën e rikthimit të një republike parlamentare në parlamentarizëm. Ky është një kryelajm për mendimin tim, sepse përfundimisht produkti i prodhuar nga parlamenti do jetë i një cilësie të lartë dhe qeveria do ketë mundësi të punojë me legjislacionin e duhur, i cili është europian dhe efikas”, – tha Vasili.

131 Komente

Implementimi i strukturës së re të qeverisjes së drejtuar nga mazhoranca e re, menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator, pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në emërtesën e drejtorive dhe konkretisht të vetë ministrive.

Pikërisht kjo do sjellë për pasojë dhe daljen jashtë loje, sidomos në ato ministri në të cilat janë bërë ndarje apo bashkime, dhe të drejtuesve të tyre të lartë, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë drejtorie dhe nivele të tjera të drejtimit të institucioneve të varësisë. Për shkak se ndryshon tërë emërtesa e emërimit sipas statusit të nëpunësit civil, të marrë në kohën e qeverisjes së djathtë të drejtuar nga Berisha.

Madje ky është një element që nëse përdoret do të jetë i marrë ‘mot a mot’ nga qeveria Berisha e cila erdhi në pushtet në shtator të 2005 dhe përmes të cilës pastroi tërë administratën duke sjellë në njerëzit e saj më të besuar, shpeshherë dhe në kurriz të profesionalizmit. Më konkretisht janë disa ministri, si Ministria e Ekomomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e cila ndahet në dy ministri, atë të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes dhe ministrinë e Energjisë e Industrisë. Ministrisë së Arsimit i shtohet Sporti, ministria e Punës bëhet e Mirëqenies dhe Rinisë, ndahet ministria e Punëve Publike, Transportit, në ministri të Transporteve e zhvillimin e Infrastrukturës dhe në Ministri të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke lënë njëherësh dhe Ministrinë e Kulturës neto pa asnjë shtesë, mbetet thjeshtë Mjedisi, ndërsa Bujqësisë i shtohet dhe Zhvillimi Rural e Administrimi i Ujërave.

Pra të gjitha këto me emërtesa të reja, duke sjellë në këtë mënyrë bërjen nga e para të tërë “piramidës” së administratës, dhe për pasojë duke nxjerrë jashtë loje kryesisht të gjithë drejtuesit e mëparshëm, të cilët në bazë të ligjit do të mbahen ose lirohen nga detyra në bazë të meritës dhe profesionalizmit. Pikërisht kjo do të bëjë dhe fazën e parë të reformimit dhe të pastrimit të administratës nga militantët partiakë, për t’i hapur rrugë profesionalizmit, duke mos prekur asnjë nga nëpunësit civilë të cilitdo niveli qoftshin, që plotësojnë parametrat për të punuar në administratë sipas ligjit.

 

 

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që referuar programit të qeverisë së re që parashikon një reformë të thellë në administratë, të aplikohen dhe kërkesat për dorëheqje. Ndonëse, është shumë e vështirë që drejtuesit e lartë të administratës të pranojnë largimin përmes dorëheqjeve, për shkak se me ligjin e vjetër s’përfitojnë listën e pritjes dhe pagesën për një vit, ndërsa me ligjin e ri humbasin përfundimisht të drejtën për të qënë në administratën publike. Por mund të ketë dhe lëvizje brenda dikasterit, me ulje në detyrë që mund të mos pranohet dhe të refuzohet, ose përmes aplikimit të përshkrimit të punës nga drejtuesit e rinj, që për gjashtë muaj sjell dhe largimin e tyre nga administrata, nëse kanë performancë të ulët

Shkruante për këtë temë edhe Shqiptarja.com 

Hera e pare qe me pelqen Tit Vasili. 

“Nuk besoj se ka frikë këtu të paktën për administratën, nuk ka pse të ketë frikë. Të paktën ne në LSI nuk kemi ndonjë frikë të caktuar. Besoj të njëjtat ligje do veprojnë edhe kur ne do duhet të bëjmë ndryshime, ato ligje që zbatoi qeverisja aktuale kur largoi me qindra njerëz të LSI-së nga puna të nesërmen e prishjes së aleancës sonë. Nuk besoj se e kanë memorien kaq të shkurtër, as kryeministri dhe as kryetari i ri i PD-së, që të mbajnë mend se sa qindra njerëz ikën nga ministritë, sa njerëz ikën nga Bashkia e Tiranës etj”, – shprehet Vasili.

Nëse kjo punë do vazhdojë në mënyrën hidh e prit është faqja e zezë e politikës dhe shtetit shqiptar. Vasili dhe të tijët s'kanë përse shqetësohen për sa kohë buallica me emrin Shqipëri i ka cicat të enjtura nga qumështi..

Besoj se kjo do te jete hera e fundit qe ndodh, pasi pozita do te kete te gjithe kohen e mjaftueshme (te pakten rreth 16 vjet) per ta stabilizuar kete problem perfundimisht.

Çdo gjë bën vaki..Ka Tepelena çobenë sa të duash për administratën e re..

lol, nuk e besoj so do te duan te punojne neper zyra. Ata/ato i mbyt mungesa e oksigjenit sidhe nuk kane genin e kapedanit si maloket.

Me e pa oksigjen i dashur, qeverisën për pesëdhjetë vjet me radhë...Ata malokë që thua ti sollën qytetërimin perendimor në vendin tonë,  ndryshe do ishe në ndonjë bashçarshi duke gjerbur kafe Jemeni a çaj Anadolli..

C'qyteterim te sollen mor i njeri se po le kokren e namit me keto qe po thua?..Kush ta solli ai "i veteshpalluri mbret" qe mblodhi leckat,arrin dhe u largua si frikacak nga vend pa i nisur ende anijet ata miqte e vet Italiane pertej detit...Jo se ne kohen e tij ishim 98% analfabete smiley

O Nordik? Po prapë o burrë me enverohistorinë? 

E di qe e keni ca pike te dobet nalmadhnine po cti bejme faktit qe tjetri iku naten me fustan grash nga vendi sa mor vesh qe do pushtohej... smiley .Ato shifrat e analfabetizmit pastaj zhduku tjeterkush..dhe ne kohe rekord smiley

Nejse kjo puna e historise se Enverit..ju per inerci dhe inat te "atij" gjirokastritit do nxirrni edhe Haxhi Qamilin si Hero dhe vizjonar

Lol
Zogu ishte rob*** si Enveri dhe Haxhiu që donte babën ishte po ashtu...Keqkuptimi i madh ishte me Timin që s'mori vesh se për ç'malokë ishte llafi..Nejse, njerëzia s'po meren vesh ballas e jo më në internet..

Ata te #Trustiti te Geshtenjave Te Tropojes ne rradhe te pare.. Duke filluar nga Ministria e Brendeshme qe e kishin bere dhe funksinonte si grup paramilitar i PD-h it.

pa he na ndrico or ti... si na e sullen perendimin? 

shko tek guglli dhe gjej libra te kohes se bajrorit (jane falas), ose revolucionit grek, se nuk ka shkuajtuar vetem ai per shqiptaret ne ate kohe dhe kupton vete po pate mend.

shqiptaret e fushes, as shqiptare jo vetem nuk kane qene por as jane, ose si me thene vetite e mira qe gjenin tek ne, dhe qe mendonin se gjendeshin vetem tek greket e vjeter, ishin vetite qe shfaqnin ne ate kohe vetem maloket dhe jo popullsia fushore e shqiperise. duke nis qe nga gjuha.

zogu ta solli perendimin, hoxha te solli lindjen, ndersa prej skraparllinjve u qeverise ne komunizem dhe do qeverisesh deri sa te vdesesh. ata qenkan taman si çifutet e amerikes, klani me i forte.

Vasil, Vasil... du-am gol!!smiley

"he me te pifsha dolline, me te pifsha..........".smiley

S'është nga ata kompetentë ky o Belul smiley

...vjen era spekullim smiley

Prania e Ilir Metës më në fund e riktheu shpresën e rikthimit të një republike parlamentare në parlamentarizëm. Ky është një kryelajm 

te lumte, Vaso! te lumte! 

Vasil + Ilir deadly combination. Si Tostao dhe Rivelino. 

smiley

looool

mire, tani kush i bi me qen xhairsinjo? smiley

ps. pelja osht i xanun

.Ata malokë që thua ti sollën qytetërimin perendimor në vendin tonë,

Ok u dorezova, thanks per bashkebisedimin.

Ça të t'bëj unë se je rrot mullini në histori o djalë..

hahaha rrota e mullinin te pakten e ka nje dobi, po ky ka dobica (politik)

timo po po qe se qeverija e ardhshme sillet njelloj si qeveria qe po iken a mendon se e ka merituar voten popullore qe e mori si nga maloket dhe nga lalucet?

...dhe historia perseritet, perseritet, perseritet..ne fund fare nje vrime ne uje te gjithe..

Well e vetmja gje qe s'kishte shans ne bote te behej me keq ishte kryesia e Parlamentit. Mbas Jozit, edhe nje kale nga rruga te marrin, me mire do duket...

We miss you already. smiley

Cdo gje sipas ligjit; ka lezet...

ehe e paska hanger fjalen sot

“Unë refuzoj të përdor termin spastrim pasi s’ka lidhje me filozofinë tonë. Gjithçka që do të vijojë në muajt në vijim do të jetë në zbatim të legjislacionit shqiptar. Hakmarrja nuk është misioni ynë por vënia në eficentë e administratës është misioni ynë. Ne nuk do të pranojmë një administratë që fle. Asnjë nuk do të jetë i rrezikuar nga hakmarrjet politike. Koha e spastrimeve ka mbaruar ne jemi për të ndërtuar një administratë europiane dhe eficente” tha Vasili.

Tani, c'faj ka petrit vasili qe gjithe keta te pd-se flene smiley

shif ca kane me ba ne shtator e metej smiley , zhive zhive kane me kene smiley

gjith gabimi eshte qe do godasin votuesit e vet, te gjithe ata qe kam takuar une pas 23 qershorit qe punojne ne administrate me kane thene pa i pyet fare qe kane votuar per opoziten se nuk shtyhej me me kete qeveri te paafte smiley 

sa here qe shoh surratin e tit vasilit me kujtohet humori i vjeter me met begen e mariana kondin, "45 numrin e kembes o Esmeralda"!

sot i shkoka shume me per shtat Titit se do filloka pune spastrues administrate!

u tu keqen re gaxhio, me ligjin ne njeren dore dhe fshesen ne doren tjeter, xixe do ta besh funksionin publiksmiley

kta te LSI me kto qe thone vertetojne "dyshimin" se rilindja vlen vetem per Ramen e socialistet e shkrete. likja do vazhdoje ta dredhi triken sipas menyres se vjeter. koke qypismiley

një administratë europiane dhe eficente

Jo po "deficente". 

O Cabej, po s'ka faj Profili qe te thote qe s'ke bere gje per shqipen.  

"administrate shqiptare dhe te afte" o t'u mbyllte e mendjes, o t'u mbyllte e shqipes, t'u mbyllte.

si ishte ajo sms-ja qe kish arrit ne shtabin elektoral te PS-se ee 

"Jam Nexhi, militante e PS-se.

Kam gjithe jeten tu punu, tani du i pune qe te mos punoj me.. "

smiley

ti pse na ngaterron , ketu po flitet per LSI jo per PS , secilit hakun e vet smiley

Kto jane trillime. Me lejoni t'i drejtohem nje ambasade mike.

"leri keto Sami Ameni..."

kompensim i shqisave...

"Ndërkohë nga ana tjetër, ai ka vlerësuar si tepër pozitiv faktin që në krye të parlamentit të ardhshëm do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Kjo sipas tij do t’i japë vlerën që i takon parlamentarizmit në Shqipëri, "pasi ligjet që do të dalin dhe që do të jenë detyruese për qeverinë do të jenë më "cilësore".

Meta LSI= garanci cilesi!.smiley

A ka naj te re? Se qi do gjymisej ardministrata u dijte.

vertet? mos ore... smiley

Le t;ja mbaje Bytha Jozefines te kaperceje tavolinat si Meta ...ketu do duket burrerria e Opozitareve te lefGOPESE .

Administrata ? U duhet thene troc njerezve . Harroni Kohen e babasqapit . Do ti priten Duart kush Vjedh .

Mendojeni mire ....dhe besoj nuk jane aq te trashe sac i paraqit LefKOPEJA  Maloket e babsqapit qe sollen perendimin e Shtetit Shqiptar , te qendrojne perseri ne pune . Per kujtim nga zyrat do marrin ato miniakuariumet me Peshq te Kuq kinez qe i mbanin neper tavolina " me tu knaq shpirti e me kalu njat tet orarsh qi po i thojne pune , ma mire se Kola ne Socializem "smiley

Me falni juve zonja dhe zoterinj por ketu jam me mazhorancen.

Kur nderrohet pushteti egzekutiv duhet te nderrohet edhe administrata,jo te vegjetojne PS-ista kur eshte PD-ja ne pushtet apo te vegjetojne PD-ista kur eshte PS ne pushtet.

Une personalisht jam per doreheqje te detyruar te te gjithe administrates pas krijimit te qeverise te re dhe me pas titullari mund te vendose se sa doreheqje te pranoje dhe sa jo.

Ne fund te fundit titullari duhet te zgjedhe ekipin qe te punoje vete dhe jo ta trashegoje nga qeveria e kaluar.

 

po jo mor zotri se eshte shtet nuk eshte ciflig, nderrohet drejtoret te cilet kan tagen me drejtu punen e administrates. pastaj shikohet kush eshte i afte ti permbushi detyrat e caktuara rri, te tjeret te delet, po te behet si thua ti, po profesjonistet e afte qe nuk jane militant i asnje partije ca te bejne, te lajne pjata ne gjermani?

Po te jene aq te afte ,perse te kene frike?

Do tja u kene nevojen dhe nuk do tja u pranojne doreheqjet.

Te japesh doreheqje nuk do te thote te te pranohet kjo doreheqje.

po pse te japin dorheqjen? me ca te drejte qeveria u kerkon administrates te jape dorheqje? te vlersohen, te ndahet shapi nga sheqeri. po nuk qe e afte qeveria te beje kte kot sa eshte aty, te iki me mire. votat i kan marre nga 70% ? 75%? e shqiptareve per ti bere gjerat ndryshe e jo per tu sjell si ata te meparshmit.

po qe se ndodh kjo jo vetem qe sdo kete rilindje, por shpresa e shqiptareve te demokracia dhe vlerat europiane do goditen fort. 

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru
.

e mer Nol mer Nol

Nuk eshte mire te stigmatizosh nje popullsi te tere.

Dhe mos e sill Nolin per te justifikuar veten,se edhe Noli ne deshperim e siper e ka shkruajtur ate poezi.

ore edhe nolit te shkrete duhet ti kete dal para ndonje situate si kjo e sotmja, se sma merr menja te kete ndonje inate me skraparllite. megjithse ktu i ka marr me rradhe te gjith, me pukjane, krutane, muzeqar gjirokastrit, etj etj.

shife shife se kjo eshte i cik me e bukur:

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane ( aka # Trusti i Geshtenjave )

 

yes, edhe pikes i ka ra me te dyja. apo jo?

kete se kisha lexu asnjehere...me duket se e ka vu ne korrnize Meta ne zyre..

Po qe ske byth o Vasil a e di ?

I themi dhespotit te mallkuar, koha e te cilit iku, se me skraparllinjte nuk ka halle, por vetem prosperitet, punesim dhe mbrothesi per kete popull te shumevuajtur.

Noli nuk dinte nga permirrte pula, po na tregon Noli skrapallinjte. Po me ka pelqyer peshku sot. Skrapallinjte si cifutet e Amerikes, u tha. Fjale me vend. Fiks si cifutet: te zgjuar, te urte, nacionaliste dhe me nje dashuri te vecante per ar(t)in. E imagjinon pas dy-tri vjetesh: Shqiperia si Izraeli. 

do benete Shqiperia

Rendesi ka te zhduken njehere e pergjithmone mentaliteti bathorist dhe i Koder Kamzes , qe e vetmja gje e re qe sollen ishte nga Fjala " Shok " ne " a nin mor Zotnie ,nuk jena ne kamunizem " Ku te vene ? Atje ku i lindi dhe ushqeu Natyra me shekuj .Qendrat Urbane jane Thithese Cilesore nuk jane NRGJ ! Ai qe i pruri le te mbaje pergjegjesi per ta . Dhe le ta kuptojne njehere e mire se te duash Shqiperine eshte ti sherbesh me ate qe te ka dhene Natyra dhe shkollimi jo dhuratat e Hajduteve te Malokut Sali Berisha me Garde e Polici mbrapa si "sejmene " me i sherby per Vota e per me rrah kush a kunder N ma te Dhjerit Berisha !

do na mbysin skraparllinjte e inatosur. fshataret e vlores, tepelensit, katunaret e pilorit e me rradhe. qaheshit nga maloket e veriut, keta maloket e jugut jane me te hidhur motra! turli do ta bejne administraten, do kthejne kohet e arta te rrumpalles nanoiste. gramoz ruçi bashke me shpuren e vet kriminale te drejtuar nga gjolek malaj i ka bere planet e ndertimit te republikes autonome te jugut. do kenaqemi!

do na mbysin skraparllinjte e inatosur

jo. mos e ki ate frike, Left. mos e ki ate frike. skraparllinjte jane artiste, dhe artistet kane bere zogjte te kendojne, druret te qeshin... Left!!!

Keta pilollaret (ata nga Pilori dmth) nuk i njeh mire ti. Dmth i njeh nga ana e mire. Por kur t'i njohesh nga ana e keqe, ke per ta pare.

ka mendime qe "ate te Pilorit" e bejne ate pune ne kembe, si kuajt. smiley

Dhe pa t'i xathur fare!!!

e kjo qenka nje ane shume negativesmiley,barbare...

kam rastisur me nje polic ne sarande qe frynte gjoksin dhe thoshte, uere jam nga pilori une! pilori eshte nje fshat ne te arushes i mbuluar nga rete ku ha pula guresmiley imagjino kete soj maloku ta kesh drejtor policie..mon dieu!

Kafsheri Left, kafsheri. Mjere ne, mjere Shqiperia. Po mire t'u behet kur e votuan. Kur t'u veje ky pilollari t'u ngrefoset si kacagjel ne Shkoder, atehere do u bjere ne mend ca i kane bere vetes. 

Kavir bej, nje here po shkonim me atopus permes Bregut, dhe ne nje nga kthesat na dolli perpara nje grup nxenesish te tetevjecares, me koka te qethura me shkalle, mu si ai qe thote "ma jep te shtie nje here, se ndryshe do te hap koken me gur". Sic morem vesh me vone, qene nga "pilori". "shofer-ziu" beri gabimin qe nuk i mori, u tha madje me arroganc prej klase punetore qytetese "hy, pirdhuni". Ato te shkreta kthesa i ka bere austriaku si gjarper, dhe me vrap del ne nivelin tjeter me shpejt se autobuzi, qe atje ecen si breshke. kete gje bene edhe trimat "piloriot" te xha Jahos. Zinin prite dhe ia sellonin me gure, te cilet binin mbi ijet e autobuzit me nje zhurme te frikshme. Sapo vinte kthesa, dikush therriste "Ajri!". Dikur, nje oficer qe kishim brenda, u be trim dhe nxorri pistoleten, e cila nuk beri gje tjeter, vecse tmerroi edhe me shume grate e telendisura, qe i kish zene edhe makina, e qe tani nuk e nxirrnin dot koken jashte nga penxherete...

Ne andej nga anet tona i themi "palce" ketyre. Dmth "palca e trashesise". Nuk hane pyke hic. Arusha mali. C'jane pillollare e vunjollare e me radhe. Edhe ne histori keshtu shquhen, te hurit e te litarit. U dergonte Zogu mesues qe t'i bente njerez. Te shkretet mesues, perfunduan si misionaret e krishtere ne fiset kanibale. I hengren me gjithe lecka.

per vunone s'e di. po ai cike pilur, ashtu mes malesh, strukur si foshnja ne gji, me ben te kem dhembshuri e t'i kuptoj me gjithe egersine proverbiale. sa e shkrete do ish ajo faqe mali pa pilur.

ndersa ne kengen popullore, humnera nuk do mbushej kurre.

palce, xhanan, palce!

Sir Emigrant, mos na e kthe muhabetin se prapthi, se e kishim mire. 

Kenga popullore thote. Po c'kenge a u zente kenga gryken. E merr vesh ti, ngrihet tjetri nga fundi i dynjase e te flet per "malokerine e Pilorit". E mire o mire. Qe andej jane ca te serte jane ore, se atje edhe guri eshte si granate difensive, por kur keta "pilollaret" te flisnin greqisht, italisht e (andej nga '30) ta permblidhnin frengçe...ne ca vende degjonin Edit Piafin, lexonin Nicen dhe u linin amanet djemve lirine e Kuvajtit.

Jo jo, nga sa kam njohur, mos i ngaterro vunjotasit kot se nuk jane nga ai soj.

Dhe ka lezet kur Muallit ti .Ndigjohet ndonje mecerim i ketij profilit ,acdc me dhe pa 1 , po te pakten ikin ata injorantet qe po dun me te marre Xhupin e ..dieu-se .Kishe leshuar ca Bunkere ca sigurimsa e ku di une . Nje dhe vetem Nje mund te mbaje Blogu si Lef -KOPE -GOPE ose - ti . Desparattamente Lefteria smiley alias Left me ...yyyyyyy ne fund , qe e shndroi me ..iiiiiii ne fund smiley

Flet po zë vend Llafi nga Pilori ne Sarandapor ....O marrte nga ditet tua Sali Berisha , ku vë ai këmbën vënç kokën smiley

Zotni Idris, me lejoni t'Ju bej nje ndreqje te vogel: ndersa per mendesine bathoriste mund qe keni te drejte, ajo e koder-kamzes duhet vecuar per arsye historike, qe nisin me Daket e lashte (Dako's Old School).

Nderimet e mia.

Keta duan kohen e Zogut qe te marrin vesh se cdo me thene Qytet . Ate kohen e "a don qymyr zotni " ose "falna buken zot " shegerte e sherbetore , te rrahur e te poshteruar , te peshtyre e te percmuar , se u mesuan keq me shtetin e Enverit dhe u duket se " Tirana asht e Jona " U mesuan keq me shkollat e maternitet ne qenderat me te Humbura dhe me doktor 'servil " te tyre , duke menduar se shteti jemi NE .U mesuan keq me police e keshilla qe ndanin sherret e hakmarrjet  .Dhe i mesuna letyrat e Sqapit se Polic po don me thane me rrah e Grabit naten Popllin  e kur mujtesh edhe me e vra me urdher te Bajraktarit !

Po c'ti besh kur ka kapitalisto - komuniste , nje hibrid LefGOPESHE ne krye , qe s'vlejne as per sherbetore e jo me per "agallare" Punesh !

Dhe i nerum Emi , bathorist ka po aq ne mos me shume vjetersi pasi rrjedh nga bima Ushqyese monokoqse e dakeve ...BATH

ore a kemi ndonje peshk qe ka qene pjese e administrates te bashkis kur rama ishte kryetar e te na thote nga ishin shumica e te punsuarve aty? 

ka me u lemeris timi me idrizin smiley

shume keq ky Noli,te ish burre rrinte ketu e perballej ,po shkoi me i  ra fagottit ne amerike...sa te kete shqiopnia skrapar mbrothesia do mbretroje,sidomos me perfaqesues si Meten.e ju male me debore ,pse s'qani hallet e mia.Veçoj emigrantin per dashurine epakrahasueshme e ndjenjen idiliake qe ka per skrapar...ça ke me ba,dasnia tìxen edhe n'breshke kena pas thane na ne Shkoder smiley

Kur ka Coban mbi koke nuk ka shume rendesi nga je sepse te shpie ne KULOTE te ve dhe Murro .Enveri psh mblodhi te gjithe Salijte me Bashkshkurter e Bashkegjate ,  te Pare e te mbrapem te Bucpapajve dhe i fuste ne rresht . Kuptohet pa frekuencen e perhereshme te Pse !... sterio e ke kuptu me ke ka te beje !

po enveri sngjallet ma. enveri prehu shpaten, po per ket toni po them un.

ka bjen djelli e ka merr hana

enver hoxh nuk ban ma nana smiley

+1 smiley

Ore zoterinj,une jam i djathte,por kur nje parti merr pushtetin mos prisni qe drejtoret te jene te opozites.

PS mori 83 mandate dhe do te qeverise si mendon me mire ajo.nese mendon qe administrata eshte e paafte duhet ta zevendesoje me nje te afte.Ajo eshte puna e tyre,prandaj morren pushtetin.
Ah po nese nderhyjne atje ku i ndalon kushtetuta pra tek Presidenti apo sistemi gjyqesor dhe bejne nderrime para mbarimit te mandateve,ndryshon puna.
Por administraten kane 100% te drejte ta ndryshojne si ju do qefi atyre.
Mire apo keq pastaj ne 2017 behet prape hesapi.

Ti tani, me kete qendrimin tend gjasme pro-mazhorances, do te justifikosh fshirjen e administrates qe ka bere Berisha? smiley

Vetem drejtoret mund te ndryshohen, sepse pak a shume kane nje pozicion politik (nuk para i ve njeri sepse dine te bejne punen, madje shpesh nuk kane lidhje me punen fare), ndersa specialistet dhe te tjeret nuk duhet! As e majta as e djathta nuk eshte e justifikuar ne nje vendim te tille.

Leqe njehere keshtu sic e beri Vasili eshte krejt e papranueshme. Mqn ju na hoqet atehere, ne do ju heqim tani. Edhe nese nisesh nga ky qellim, duhet ta mbante perbrenda. Nese ke ndermend me bere spastrim, qellimin e vertete mbaje perbrenda dhe nxirr variantin e "nepunesit civil" qe ka nxjerre Rama. Se jo per gje por kane per t'u grire nga leket e demshperblimit qe do ju duhet t'u japin pasi gjykatat t'i nxjerrin pushimet te paligjshme.

ata qe punojne ne administrate, do jo shofin te miren, kur qeveria mos kete me pare (dmth ku te mare para borxh) per t'u dhene rrogen. 

shyqyr thuj, qe nuk jane fut akoma n'europe, e mund te presin akoma para vete. por nga kjo nuk besoj se u del, te shlyejne borxhet e sotme, te mara botes.

kur administra shteterore mos garantoje me rroge te sigurte, atehere vetem do te fillojne zgjedhje vertet te pavarura ne shqiperi. 

Saliu nuk ka qene kurre politikan! Ka qene njeriu i kulisave te vogla, ka qene njeriu qe di te nxjerri dhelpren nga strofkulla, rrethon ujkun, kap peshkun neper perrenjte e Alpeve.  

Spartak Ngjela

sliu kap peshkun, nxerr dhelpren, rrethon ujkun, kurse taku edhe nje ngjele qe pati i rreshkiti nga dora. mire ka thene politika nuk eshte deshire smiley

Ata (PD) nuk e kuptuan qe armiqte e vjeter kishin hikur. Populli nuk kishte me armiqesi te vjeter ma ata qe thonin keta, me bllokmenet.Kishte dale "armiku" i ri i popullit, ishin vete keta (PD)!

Spartak Ngjela

idrizi me duket sikur tha qe do i shate nga shtepia, ata qe pas zgjedhjeve merreshin akoma me saliun dhe pd. 

nuk o mo n'pushtet saliu, a e di ti ? ere e re, fillon. ne shtator shkoj ne shqiperi te punoj per ramen une. se e kam mbajt me buke kur ishte ne paris.

per ed ramen kenge kendoj githe jeten

se me doren time e ushqeva me kruasane

ne mengjeset parisiene qe me mbeten

si brilante e bizhu neper gjerdhane...

e kisha me ironi lal

ou?

O profil i vjeter !

 Kam thone per Ed Ramen qe ne se vazhdon me shume se nje JAVE deri nje Muaj , pasi te behet K/Minister te mbaj neper Goje Saliun jo vetem eshte i share , por eshte ne pragune e Marrezise njesoj si  AI .Dhe kam thane gjithashtue me kene mjaft Tolerant DERI NE SHTATOR me keto deklaratat e ( emertoje vete acdc1 ) une jam i djathte smiley Ju nuk ka Uje Perroi te thare qe u ben daramet edhe ne Dimer  smiley .Po kur ta kuptoni kete do kujtoheni se pse dy rrotacionsit e Portogalise jane PS dhe PK ....smiley

Ngushellohuni qe keni LefKOPENE xhupkuqe dhe aty mbajuni pa keshtu si ty ne Njemije Postime nje do e kesh dhe ti me mend smiley

Rono, e forta eshte se  Ngjela ben goxha analize keshtu,  bile nuk ngurron  te jap mende, te orjentoje te sugjeroj se çfare duhet te beje Basha  qe te kete sukses ne PD dhe ne politike... nderkaq  do ishte e  bukur sikur ta pyeste kjo gazetarja,  mire o Taku,  qe e ditke  se si behesh i sukseshem ne politike,  pa na thuaj njeher, ti vet, cfare suksesi ke arritur ne politike?smiley

Belulo, ne amerika ka nje shprehje te bukur qe thote "Those who cant do, teach."

ah, e kuptova...  qenka  si puna e kritikeve letrar.  keta  meqense deshtojne  si shkrimtar e poete, behen kritike.  tamam si vera e keqe (e Pjeritsmiley), e cila behet uthull shume e mire ne fakt..smiley

Belulo, amerkinonet nuk thone "those who cant do, cant teach"

Roni, edhe pa e thene avokati, dihet ajo qe Buall Mavria ka qene politikan i kulisave dhe me vizion te ngushte. 

O dit e Lume ..zana midis nesh smiley Po ku ke kene moj burneshe ? Me leje apo ne vaj te Giate per Jozefainen .Ti kjaj se te ban mire , te shkrifton , por dhe shoqnise hidhi nji sinjal .Thone ishe pa ke Lenkat e Teftat e hershme te  Enverit ke prurja me Musine ( rp ) , po nuk i xuna bese thashethemeve se kishte pas nji Desperattamente perpara .Thashe Zana e trishtume ? A je a shtihesh ?  Mos ta nije kush se ajo kjan por di per ke kjan ...Njat Jozefine te marrueme prej mrekullise se hapjes se kodrave mes per mes nga Babasqapi , ka zera se po dun skrapalijte me e lane pa pune ? E kush asht njaj qi si rreken Lotet ...Gjaret Burrneshe dhe mirseerdhe .

Mujsh me na kallxu , cilat qene arsynat ( tm Leka Z) qe hupe kaq gjate ?

erdh skraparlia ,m'tha ne emen te popullit te sekuestroj niqin.Shkova te Jozi ,i kjava hall ,i thaç Joz njikshtu njikshtu...ma mori me gaz,po hajt maj Zane m'tha ,kane mbete k'ta tvoccrit qe sekuestrojne niqe,,,ti duhesh me kene optimiste se si kane evolu gjanat ne njikta 20 vjet,dikur te sekuestrohesh shpia e dugaja ,tesh niqe e tane nji ky evulim ,prej najtij e kena...ja marrsha t'ligat si krajl smileyPo lirine nuk ma solli kush ,e fitova me djersee dipolmaci.Lobova me miqte e mi komuniste qe i ruj per dite t'keqe e niqin ma dhane prep...

Po kshtu ishte qa dhe nje devolli per musandrën ne Kapshtice ke Bideja ."Po ce o përkaqe gjë qahesh ti o ? Nuk u ngopët o 25 vjet ? Po na lame hangare bre dhe ti qahesh per musandra " Po kam thane une o Zonje grua , qe i zoti din me shkitë si ngjala  . Dhe une ruajta do miq antikomuniste dhe ja shkova LefGOPESE dhe nje Idoti nga nenbishtjet e babasqapit , me qe na qujti se u tulatet smiley e na xuni frika smiley Nuk e njoftin diplomacine keta Zane .Gabim po ban dhe ajo LefGOPEJA,  po i leshon ne kohe marrazi e zije te madhe ( pas kafes se Madhe e vetmja e Madhe Historike &nbspsmiley si qej te terbum . Foli Jozefainit me e kshillue me i lidh zagaret se po i djersit e lodh pa gjah , e kane me ju Ju ftof shpejt e ka per tu hup nuhatja e lefja .As gam -gam stili s'ka per tu shkue smiley E ti e din qe prej zagareve te ftoft vetem njato zhurma te keqija munesh me nigju .

Po nuk ma hoqe merakun ku kene .Se per muj mjalti nuk je smiley

spartak ngjeles i duhet mesuar, se politika eshte VOCATION nuk eshte zanat. qe kur u be zanat u dhi, nuk ka me politikane.

Qe nga viti 1924 per here te pare fitoi qyteti ne politike!

Spartak Ngjela

nuk e kuptova se ku e ka fjalen. 

aha, ai po thote qe per here te pare ne qeverisje nuk ka katundare. mendoj se prape gabon. 

ne 24, ishin ne qeveri te vetmit qe kishin shkolle, ose si me thene me te miret, shkolla ne ate kohe ishte po vocation. nuk ndroje gje status social, nuk fitoje me shume leke si i shkollum.

sot me shkolle jane pothuaj te gjithe. kjo e ngaterron formulen e tij.

ne qeveri duhen me te miret, ne pike. problemi eshte se eshte veshtire te njihet me i miri, me i talentuari. varet gjithçka nga ai qe formon ndermarrjen ose qeverine.

si me thene ne kohe te zogut, propobaliteti te gaboje ne zgjedhjen e me te mireve ishte shume me i vogel se sot. pasi ata me shkolle, ose te interesuar nga politika, ishin vetem nje grusht njerez.

kujtoja se ne 1924 u bo me grusht shteti (aka revolucion)

po ta kete per kete, eshte tamam toç, nuk ka kuptu gje pre gjeje.

ok, definicioni mund t'jete gabim mgjse un nuk thashe puc ushtarak. Po me thuaj, ca revolucionarizoi revolucioni? nderroi gje sistem? republike e gjeti, republike e la

Ron, ne betejat e pergjakshme "Setra" vs. "Xhoke", ky esht i vetmi rast efemer, ku "Setra" fitoi. Perndryshe, xhokja ka qen gjithnje ne hyqem.

Ligji eshte nje shpate qe ka nje paralele te caktuar, kush ngre koken e pret. Ky eshte ligji!

Spartak Ngjela

Avokat me halle, thuaj. Spartak bukuria...

Une nuk i kam fyer dhe nuk i kam share asnjehere shqiptaret se shqiptare jam vet. Po te tere ata qe kan thene jo vlejne jo svlejne, e pane se cbene shqiptaret. U ngriten si nje trup i vetem e goditen, bam, i thane ik, knock out! 

Spartak Ngjela

patriotizem par excellence, i ngritur ne niveje te reja me NJOHJE dhe dije.

te pelcasin ata qe duan lavdi me kombetarizma fallco apo primitive.

Pse nuk e thua? Thuaje! Patriotizem qytetare par exellance!

 

e them, mor e them, por do na e mbajne vjege, si komunistet kanalin e Korfuzit.

prit thuj ngjeles se per kater vjet vetem ta kane dhene ate fuqine. dardha e ka bishtin mbrapa thone. 

po ai se ka per gje, qe te shkruj po te njejten gje per sovranin po kater-vjeçar tjeter. me ate pune ha buke si duket.

"arsynat" haha , ja vetem per kaq ja vlen komenti.

- In church they say TO FORGIVE !

-Forgivness is between them and God. My job is to arrange the meeting.

- JOHN CREASY.

Me i fjale merre me long se mishi u maru' . ( Me). Shtet ne bote !!!

Shka ke i nerum Spirtus .A s'po nin se te tane jane me shkolle sot ? Kretjt UniversitetA asht mush an e kand Atdheja . Asht dhe argumenti i sekretarit te pare te KQ te Saliut z.Çili " Tash kena mundesi si PD-hi me zgjedh tete kuvende Kombetare me te shkolluem ,sipas diplomave qe kam nda .  Pergjegjës e administrator landfillash që po çojnë Për Para Shkypnien  e Industrializume ma shumë se Gjela Deti   "

përgjigju

Ke kujtu Gabim bredho.. ne 1924 ishte Revolucin : http://dictionary.reference.com/browse/r...

Grushtet e shtetit behen nga njerez Brenda Shtetit.pergjithesisht Ushtarake.

Rev i 1924 u be nga ushtaraket dhe Noli u zgjodh KM me short,kandidati tjeter ishte nje oficer sja mbaj mend emrin qe kishte udhehequr revolicionin.Nolin me teper ja ofruan postin se sa e kerkoi.

 

Kot nje pyetje po bej.

Sa vete u vrane ne Revolucionin e 1924 dhe sa vete u vrane ne kunderrevolucionin e 1924?

Me duket se ne te dyja Levizjet numuri i viktimave eshte zero.

ai kandidati tjeter duhet te kete qene maqo lakrori, ose kol olldashi smiley .

 

E shef ti sa cun i mire u bo Vasili tani ne darke ?

Cilet njerez do heqe nga puna ky Vasili, ata qe mbrohen nga Statusi i nepunesit civil, apo ata qe kane poste politike? Thjeshte kurjoz, sepse dhe ne ate kohe dhe ne ate qe do te vije, keta te LSI-se, trajtohen si te nenes.

Oh Zane ...Te paska shku llafi ne vesh te perendise .LefGOPEJA i hoqi  priftnat .Ka fillu me pru Dervish Teqje smiley ...Zonje grua keke . Me ke shti ne ngas dhe jam tuj u lavjersu  per Jozefainin se po t 'respektoka boll ! Hajri PPU ishalla , me e forcu Opoziten me nji kyt soj smiley

Nji merak e kam ta marsha .Njat lefKOPENE mos me ma lujt !

Kjo Mira po ma heq trurin keto kohe... 

Taku ama is hiting her hard with some logic. 

Kjo s'duhet humb! Taku tek min 28.00 deri tek 29 e ca... 

Mira behet gati qe pas reklamave ta gozhdoje Takun, ndersa ai ia ben te qarta sinoret qe ne fillim te pjeses se dyte te lojes - "kalove sensin e mases". http://www.youtube.com/watch?feature=pla... shifeni nje cike poziten mbrojtese te trupit, duart e kryqezuara qe deklarojne "heshturazi" se he wont give sht! dhe buzet e mbledhura "jam i zhgenjyer". 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).