Një nga gjërat për t’ardhur çudi dhe keq në Shqipëri të sotme, është numër i math i njerëzve që shkojnë kohën, duke shkruar vjersha të gjata, pa frymë dhe pa shie. Është vërtet se s’i bëjnë njeriu dëm; po munt t’a përdorjin kohën e tyre më mirë. Për një Gjergj Fishtë dhe për një Andon Chako, që dinë ç’është forma, ç’është ritmi, sa qindëra të terë që nxijnë kartë më kot! Mbaj mënt në kohë të luftës, në Vjenë, një Sulo Be’ Resuli më pruri një vjershë nj’a tetë-qint radhësh ku vajtonte tërmetin e Shkodrës. M’u lut t’a këndoj dhe t’a ndreq. E mbajta një javë: dhe duke shkurtuar këtu, duke shuar atje, duke prerë e duke arnuar, e përmblodha vjershën në nj’a gjashtë dhjet radhë vetëm. Kisha bërë fjalë me vjershëtorin piqeshim n’odën t’ime një ditë të shënuar. Dr. Omeri dhe Milto Gurra, të cilët kishin vazhduar gjithë ndryshimet, kur panë fytyrën e re të vjershës qeshnë dhe thanë se auktori nuk do t’a njihte si të tijnë. Dëshërojin të ndodheshin në atë kohë që të shikojin si do t’a gëlltitë hapin vjershëtori. Po pijm ccaj që të tre, “kur namëta”! u-hap dera dhe hyri Sulo Be’ Resuli. Pas komplimentave të zakonëshme, pyeti për vjershën, dhe unë i dhashë “veprën” e tij dhe shkurtimin që kisha bërë nga ajo. E këndoj me habi, u –verdh, u-skuq, kërkoj shpjegime- “shikoni këtu” i thashë: “një fjalë në shkurtimin t’im që nuk ish në vjershën t’uaj; nuk shtova gjësendi, vetëm hoqa ca radhë, u ndrrova vëndin ca të tjerave.
Me një fjalë e shoshita vjershën, bëra atë punë të mërzitur potë nevojshme të shoshitjes që e bën ccdo vjershëtor i mirë po që juve nuk ju pëlqeu t’a bëni”
-“S’di, munt të jetë më mirë kështu”, tha Sulo Beu; “po unë nuk i vë dot fre enthuasiasmës: kur mar zjarr, më dalin vjershat posi tym, shkëndija dhe flagë, dhe s’e kam në dorë të qëndroi, t’i zgjedh e t’i gdhënt fjalët”- “Kuptoj” i thashë; “ju zënë ethet poetike, ju ndizet gjaku, dhe nuk munt të ftoheni para se të mbushni disa fletë kartë me vjersha”- “Tamam ashtu” tha Sulo Beu.
- “Mirë”i thashë unë “po ca ditë pasi i keni shkruar, pse mos i mirrni një nga një radhët.Këtë e bën ccdo vjershëtor. Dini frengjishten, dhe munt të marrim për shëmbëll La Fontaine-n, satë lehta, sa natyrale duken vjershat e tij! Rrjedhin si nonjë vijë uji në mes të lëndinave. Duket sikur vjershëtori i ka shkrojtur pa pengim e pa mundim. Po në vafshim në bibliotekën e Parisit ku ruhen dorëshkrimet e La Fontaine-it, do t’i gjejmë të mbushura me të shuara, me shtime, me ndreqje nga dora e vjershëtorit dhe do të kuptojmë se ato vjersha që na pëlqejnë më tepër për gjuhën e ëmblë të tyre, e kanë vënë vjershëtorin në shumë punë”.
Vjershat, që të quhen me të vërtetë, vjersha, duhet të përmbajnë nonjë mendim të bukur, nonjë ndienjë të thellë ose të hollë, - dhe ky mendim, kjo ndjenjë duhet të çfaqet në një formë të mbaruar. Më zuri njëditëzaj syri një vjershë gjermane me titullin “Das Herz”- “Zëmëra”:

Zwei Kammern hath das Herz,
Drin wohen
Die Freud end der Schmerz.
Wacht Freude in der einen,
So schlummert
Der Schmerz still in der seinen.
O Freude, habe Acht!
Sprich leise,
Das nicht der Schmerz erwacht.

Zëmëra ka dy të ndara.
Atje rinë
Gëzimi dhe Dhëmbja.
Kur gëzimi ri zgjuar në njerën,
Ahere dremit
Dhëmbja e qetë në tjatrën.
O Gëzim, ki mëndjen!
Fol ngadalë;
Se mos zgjohet Dhëmbja!

Herman Neumann

Ja një vjershë e vërtetë; dhe ndonëse përkthimi do t’a dobtojë shumë, prap bukurija e saj nuk ë çduket fare. Nër Shqiptarët nukë gjenden vjersha me frymë t’atillë.
Mue vjershat shqip që mëduken mëtë mbaruara, flas për të rinjtë, janë vjershat satirike, si ato të Ramiz Harxhit që u-kthyen në Shqipëri, të Merko Koronit që rron n’Amerikë, e të disa të tjerëve. Ato vjeresha kanë një kripë, një shie të veçantë, se janë thjesht kombëtare duke patur rrënjë të vjetëra në Shqipëri.
Nga student shqipëtarë jashtë, dua të thom nga ata që kuptojnë mirë vjershëtorët e gjuhëve të huaja, munt të presim me kohë lulzimin e nonjë vjershëzie me frymë të ndryshme. Një student n’ Universitet të Graz-it, n’ Austri, më dërgoj ca kohë më parë vjershën që vazhdon:

Melankolisë

Kur unj kryet mi tryezë,
Del ngadal nga det’ i zëmrës;
Madhështore
Mbretëreshë, në të zezë,
Sy prej sfinxi, shpirt-lëngore,
O Melankoli!-
E me buzët të përhirë,
E të ngurëtën fytyrë
Cc’thua? Cc’thua?....
Ah, dhe mua
Ngjeth Drithdire:
Sapo mezi vien gëzimi.
E ndiek ti si hij e tij,
Aq’e qetë,
Aq’ e shkretë,
O Melankoli!

Eqerem Ccabej

 

Kjo vjershë ka disa njolla; po ccfaq një dëshirë dhe një kërkim për rithmë të ri që është për të lëvduar.

 

Gazeta “Dielli”, 1926

51 Komente

Zwei Kammern hat das Herz,
Drin wohnen
Die Freude und der Schmerz.
Wacht Freude in der einen,
So schlummert
Der Schmerz still in der seinen.
O Freude, habe Acht!
Sprich leise,
Das nicht der Schmerz erwacht.

 

Konica si Konica, por mua me mbeti mendja tek fjala "drithdire" e Ccabej.  Nuk jam e shume e sigurt, por me duket fjaleformim i drithërimë + dirë.  

lere. lere. nuk u shkulte syri qe aty. 

mbase "drithëtirë", qe sot eshte "drithërimë". te dyja fjale te mrekullueshme. mbase them, se kushedi c'ka patur ne mend Cabej. Cfare gjuhe!!! (poezia OK, dmth radhiko, por gjuha... gjuha!!!)

..." dridherime" dhe jo dritherime sepse rrjedh prej foljes me u dridh dhe jo prej emrit drithe...Eshte e hedhur gabim edhe ne fjalorin shqip shqip ndaj po e citoj

Mos, te lutem mos.  Mos me ndal arratisjen e fantazise se procesit te fjaleformimit te Cabej, qe pata kur lexova poezine smiley.   Fillimisht e bera timen e thashe, epo Konica e ka shkrujt e gabim, pastaj meqe s'ishte shpjegim dhe aq interesant, iu futa shperberjes se fjales.  Zbulova me kete rast fjalen "dirë" (Cabejt i qofsha fale) edhe yyyy dhenë.  Shto ketu edhe efektin gjerman gjuhesor Cabej - Austri - fjaleformime dhe erdhi natyrshem perfundimi qe ti e shemb me shpjegimin me te thjeshte te mundshem smiley.

Pale po mendoja sikur Cabej te kishte vazhduar krijimtarine poetike (ka disa soneta deri nga vitet 49-50) dhe me njohurine e tij per gjuhen, kush e di c'mund te kishte krijuar.  Te pershendes me nje nga sonatat:

U jam ai lis i lashtë degëtharë,
Që fryn veriu e flett i hedh përdhé:
E blera urdhe degënjoma je
Që m’i pështille trungut e pandarë.
U jam ai qiparisi i kohës parë,
Ti je e bardha, je erdhi e re,
Me gjeth të plotë që më vesh me hije,
Me lëng të dlirë posi lot i qarë.
O urdh’e njomë, o erdhi e bardhë,
Pështillmu rreth e rreth me degët tote
Të ndihem një me ty e ti me mua.
Mos të më thajë më thëllim a mardhë,
Të ndjej se jeta edhe nuk m’u shua:
Po m’u përhap si ëndërr magjiplote.

E kam lexuar permbledhjen me sonete te Cabejt, mirepo kam frike qe ajo eshte prova me e qarte sesi s'mjafton te njohesh gjuhen sic Cabej e njihte per te shkruar poezi qe mbeten. Duhet te jete kenaqur kur i ka shkruar, kam pershtypje, por them se jane modeste per nga kumti.

Kumti modest nuk eshte detyrimisht poezi e keqe, per mendimin tim.  Por nuk dime se c'mund te kishte shkruar Cabej apo kushdo nqs do kishte nje hapesire me te gjere kumti.  Hapesire lirie krijimtarie e kam fjalen.

Nuk fola per "poezi te keqe". Hapesira e lirise pastaj eshte nje term tejet i abuzuar, per mendimin tim gjithnje. Nuk eshte e drejte t'u kerkosh poeteve te jene Mandelshtamer, por edhe te supozosh qe mund te ishin ne mungese te restrikcionit me duket po aq e padrejte. Ndaj Mandelshtamit sidomos.

Nuk di ne te ka rene rasti te lexosh Zef Zorben.

Mbase "euforia" ime le vend per keqkuptim, por ka te beje vetem me "wishful thinking".  Ne fund te fundit, kontributi i Cabej per gjuhen shqipe eshte ku e ku me i rendesishem se hamendesimet per Cabej-poet. Qe edhe sikur, sikur (thjesht per hir te levrimit te gjuhes nga Cabej) te ishin cuar me tej, e te kishin qene me pasoja, humbja e Cabej si studiues do kishte shume me e demshme.  

Zef Zorben e kam lexuar nga prurjet e tua ketu smiley.  

as si studiues, nuk beri ndonje çudi. ai vetem sa mbrojti mendimin europian (ose si me thene te disa ish proferesorve te tij qe i beri miq) "qe shqiptaret jane ilire", dhe kaq. bile nguli kembe, megjithese terrenin per megalomani ne kete fushe e kishte me pash te hapur, te mos kerkohej me gjere e larg se kaq. 

imagjino nje person qe i thote vetes shkencetar te vendose limite kerkimi, per me teper pa e detyruar njeri. besoj se nga frika mos zhgenjente, nga pazotesia. nga ajo qe e beri te heqe me sa duket dore edhe nga poezia.

Si fillim i detyrohemi te parin fjalor permbledhes etimologjik te shqipes dhe se dyti, ajo puna "e shoqerise proilire" kish nje pasoje shume te rendesishme per kulturen shqipe, qe ishte nxitja e njohjes dhe e interesit per te. Cka s'eshte hic pakogje po te vesh re sasine e parave qe derdhin shtete ku e ku me te fuqishme se ne per te shperhapur gjuhen dhe kulturen e tyre.

famem e pati se ish diplomuar ne austri. si dhe kthimin ne shqiperi pas studimeve ja morren (ose e shiti) per patriotizem.

fjalorin nuk ja kam lexuar, por per shqipen mendonte se ishte gjuhe qe kish huazuar fjale, nga t'gjitha gjuhet e tjera europiane rrotull saj (si shkencetar mund edhe te mendonte te kunderten). Nermin Vlora (mbesa e Ismail Qemalit), mendonte shume negativisht per te.

dhe ne fund, llogjika ta thote, te ishte i zoti, rrinte ne europe pas dipllomes. 

Me hir a me pahir, Cabej ka bere me shume per shqipen nga znj. Nermin Vlora Falaschi.

p.s. Cabej ka qene mes te tjerash edhe nje nder hartuesit e te parit fjalor shpjegues te shqipes (1954).

varet se çfare quajme me ate SHUME. 

Po si te them? Po te hysh tek kataloget e Bibliotekes Kombetare, them se e merr nje ide per punen qe ka bere Cabej per historine, levrimin dhe fiksimin e shqipes.

Naten e mire!

vepra dhe faqe mund te kete shkruar me SHUME (se akademik hesapi per ate paguhej), por kur i lexon asgje nuk kupton. me te shumten, jane gjera te thene e sterthena nga t'gjitha rrethet shkencore te botes, gjona qe dihen dmth. e qe gjuha shqipe nuk ka ç'perfiton.

ndersa ajo tjetra ka shkruar vetem dy rreshta ndoshta, por vizionin e asaj qe ka thene, e ka SHUME me te qarte et le thelle. qe u hap rruge per kerkim qindra kekruesve te tjere te kesaj fushe.

 

C'me flet si fatorino fushkruje or qyqar pa-profil. 

por kur i lexon asgje nuk kupton- thote , po doemos se mos mbeti Cabej ta kuptosh ti, boll e ke Nerminin ti, te del e te tepron...

po ik o llosh se nuk te foli njeri ti.

nuk thuhet "..nuk te foli njeri ti" por  'nuk te foli njeri ty'. 

Mba shenim aty, o injorant gramatikor.

Guxon te flasesh edhe per Cabejin zotrote, do te dukesh intelektual pale.

Cabejt i heq kapelen gjithe bota. Dhe eshte krenari e shquar kombetare. Merr vesh,nuk te le njeri ty te hedhesh balte.

Shko or gris bythen gjekundi

po mire, per mendimet qe nuk te pershtaten, pse agreson te tjeret ? ç'pune e keqe te behet ty, sikur mua te me duket vetja me e zgjuar se Çabej ? 

per respekt te temes dhe figures se E. Cabej,

nese nuk merret pjese ne menyre konstruktive, perse duhet medoemos dikush te marre pjese, aq me teper kur te thuhet (sic po te them une tani ty) se po sillesh teper destruktiv ketu.

Ti agreson Cabejn dhe ankohesh pse te agresokam une ty?  Mbush ti , apo si e ke hallin..?

Po ik tani , se qenke edhe goce dhe nuk shkojne fjalet e renda. 

Bej nje pune me mend: shko lexo Cabejn, te pakten lexo Sh.Demiraj per Cabejn, ose fundja Kadarene per te dhe ke per t'u ndjere krenare . Pastaj eja se flasim prape.

 

jeni vellezer binjake te dy ?

 

ps: shiko po me shpjegove se per çfare e ka fjalen Konica, tek rreshti i tij i fundit, kur thote : Kjo vjershe ka disa njolla, .....

per njolla ne biografi e ka fjalen ? po ma shpjegove, te betohem se do e lexoj Çabejin me rrenje, e bile mesoj permendesh.

smiley M'u kujtua ngaqe e rilexova kete here kur isha ne Tirane dhe me erdh' aq mire qe dikush ka shkruar ne ate menyre ne ato vite.

Ne fakt " shpirt-lengore"

 Është vërtet se s’i bëjnë njeriu dëm; po munt t’a përdorjin kohën e tyre më mirë. Për një Gjergj Fishtë dhe për një Andon Chako, që dinë ç’është forma, ç’është ritmi, sa qindëra të terë që nxijnë kartë më kot! 

OK, Faik be, po ia ke futur pak pordhes, me fal frengjishten. Po pse, do thuac ti. Sepse ky perfundim, eshte pas pilafit, pas festes a pas c'te duac ti. Me castin qe vergjet (tm NJONI)  shkruhen, askush, as Fishta, as Cajupi, as Neim beu, nuk e di nese ato jane vargje qe do mbesin apo jo. Kur shkruhen, ata jane te gjithe te barabarte, dhe presin me "drithedire" c'tot thone e molloisen te ndercmit lexonjes per to. Dhe - se ka ca pune puna - jo vetem lexonjesi kontemporan, po ndonjehere edhe ai i pas nja ca dyqint vjetesh, merr vesh, ja pyet Shekspirne po s'besove.

E di qe letersi e dobet (ose dhe e keqe n'dac) vjen me nje besdi e rokan te math, por eshte e domosdoshme, tamem si rere e lumit per ata kerkonjesit e arit neper ethen e amerikes, kupton, ata te zinjte s'bejne ze, po ashtu pa pushim me site ne duar, sit e sit kumin e erret, gjersa "nameta", pa pritur e papandyer iu mbetet ajo copa e arit permbi rrjete. E ja ashtu, edhe kendonjesi, e ka per detyre, edhe ata qe shkruajne e kane per detyre... detyre po e them per delikatese, dhe per te shmagur fjalen e rende "taksirat". Po gjene mire, qe na kujton qe krahas Cajupit e Neim beut, ka pasur qindra shkronjes te tjere qe e bjerren kohen kot (apo jo krejt "ashtu kot, qe thua ti" ... - eshte nje film qe ka dale pas teje ky, mo u perpiq ta kuptoc, per kete me merr vesh Beluli me Kavir beun mua)... jo, se ne kujtojem qe vetem keta te perndritshmit kane qene... e themi kur ata e bene, po ne pse jo? Lopa na ka bere ne? smiley

respekte nga kjo bota ketej, qe s'eshte hic me e bukur se ajo jotja pa telefone te zgjuar.

Cke mor zoteri qe i bie ne qafe botes me telefona te zgjuar? 

Gati e kam takimin me punonjesit e zyres telefonike te rrethit Puke!

smiley

mos me thuj qe ka taku edhe ata.

Me castin qe vergjet (tm NJONI)  shkruhen, askush, as Fishta, as Cajupi, as Neim beu, nuk e di nese ato jane vargje qe do mbesin apo jo.

Virgjili qe thua ti, kur mbaroi Eneiden nuk i pelqyen hic vargjet e veta dhe kerkoi ti digjte. Tashti i bie qe ose Virgjili nuk ja ka thene hic ne vleresimin e vargut ose kritiket letrare kane 2000 vjet qe ja fusin kot. Pak pune e ngatarrume kjo e vleresimit te kryeveprave, me kujton pak qeverine e rigonit qe me kohe u rrit dhe u be e celikut.   

si ne sport, vlereson me mire ai qe ndodhet ne pozicionin me te mire per te gjykuar. neqoftese jemi perballe atleteve ose ne bisht te tyre, nuk mund ta verrejme se kush nga ata e prek i pari finishin, pra eshte me i shpejte. duhet te jemi pike, me linjen. vetem atehere e marrim vesh se ça behet, kush del i pari. 

nganjehere bile duhet photofinish, ose tjeter here megjithese rralle, ka dy fitues njeheresh.

vleresuesi me i sigurte, eshte koha. vetem atij qe i ngel emri ne ndergjegjen popullore (histori mnjf), eshte me i miri ose me i madhi. 

psh fan noli u mor jo vetem me shkrim por edhe me muzike, bile beri dhe nje operete a opera per skenderbeun. ai ka shkruar edhe per disa kompozitore qe e frymezonin ne ate kohe dh i vleresonte. po ashtu siç ka folur edhe per shkrimtare te tille. 

nga kompozitoret e tij, asnje nuk eshte me i degjuar sot, nuk i njeh me njeri (perveç Wikipedias ndoshta), ndersa nga shkrimtaret, shume syresh, njihen akoma. mund te themi pra me siguri qe ai ishte njohes me i madh i shkrimit sesa i muzikes, por po ashtu edhe vete, ai shkruajti me bukur sesa kompozoi melodi.

 

ne sport...

koha

fan noli

opera per skenderbeun

me duket mu apo ke tendenca te haperdaesh icik ti? 

Nje keshille miqesore, fokusohu ne nje subjekt edhe aty masnej leshoi gjithe njohurite e tuja. 

keshillat mbaji per vete, se mund te te duhen. gjithashtu dhe shkrimet po nuk deshe pergjigje poshte.

Një nga gjërat për t’ardhur çudi dhe keq në Shqipëri të sotme, është numër i math i njerëzve që shkojnë kohën, duke shkruar vjersha të gjata, pa frymë dhe pa shie.

 ..Nër Shqiptarët nukë gjenden vjersha me frymë t’atillë.

...o boy o boy asgjo ska ndryshu fare.Duket sikur  Konica e ka pas pas fjalen ene per disa  vjershetoret peshkiste komsomolas   si roni me shoke  ...

jeni bo shume ktu qe te thekni ne letersi. ju kena ron me qafe shume ne shokt e ronit, qe thu ti kapo. ju kena lendu shijet artistike.

o bobe, e ke parasysh gjellen kur i hedh shum krip... aaa ashtu jane edhe "poezite" e tua, pervecse turokoshake, nga mbingopja me fjale pothuaj te vdekura, qe veshtir se i gjen edhe ne fjalor....

Bobo, ho me, c'thot letersia? smiley

kjo teoria e veljes na veleriti fare smiley

meno si ka thon Qazo per letersine, nji hallv me shum shiqer, edhe jepi drejtim. 

Ua keni bere plage ua keni bere.Qelb u rrjedh nga poetlleqet .Po Kapo eshte i vecante se vjen e iken papretendime .Ne forme citatesh antikomuniste ..ja jep ndonje me gjysemrime, i fut dhe nje te rame ne vrime ...dhe ben komente pupla pa qime smiley  Kapo ishte kur qe ne mes te Rrekese ...po tani aha keq puna . E zbulun Italianet dhe qe atehere eshte lenduar rendshem ne shijet poetike dhe nuk po di se ku te referohet smiley po do e gjeje dhe ky nje Kombetar ose Martir ...mos u Murzit .Priti zot (tm Zana )  ...se sikur kane ardhe  smiley Do dhe nja dy tre ore , pone Kanada nuk e i si ehte Ora ne raport me USa .Po qeme njesoj ...erdhen smiley

te lenduar shoke e te merzitur / qe poezine na e kane coroditur / e trazuar me vergje komsomoli / njaj armiki i popullit Roni .... smiley

jo mer, kapo eshte pa zarar. smiley

ne fakt te gjith pa zarar jon. them per kto qe meazalla se i shef te bojn naj koment ndertues ne tema letersie. ama ilaqim, po pikasen qe s'para e ke shum qejf salen edhe do me shkrujt naj send, aty i ke, bojn edhe si capkena kshu, i bin rreth e rreth kalase, si me qen kumurija.

shume groteske kjo, po hej, bota pa groteskun do ishte shum e shplame. 

 

Ene me teme letersie antikumunistat po hudhin long jeshil tomthi?

 

Çabeji ka qen i zgjut, qe nuk lujti poetin, se do kishte ngel pa njoft, sot. 

Boll po qe se  ke njefare bezdije nga vetja  , kur bezdis te tjeret me olelellleqe Sidomos kur komenton per Cabein si per Poetin Kombetar te PPU smiley  .Ke plot ketu per tu marre se qeke dhe Topi BAM e Mucua tutje smiley

Si e ke mendimin ne se Konica do te lexonte krijimtarine sot te Poetit Kombetar te PPU ?

celen pemet dolen sythet /gjitha grigja shqyhet bythet ...ose si i thone baritorce jo dhe shume letrare   ...Ryri prilli dolli Marsi / fillon e zbardhet tasi smiley ose ose dhe stil Bunkeri edhe si krijues edhe si kritik letersie te nivelit Bobole  ......Vijme nga Vlora cipe mbi cipe / hame buke , po e  hame me kripe ..

.Po me stilin e Mucos ama , dmth stil te krahasueshem poetik me rrenje  nga Bunkeret , si bima qe harliset nga vrima ne mes !

legjende! i paepur! vlere!

vetem keshilltaret e hekalit di kshu une.

Profil-im, po me terheq vemendjen opinioni Juaj.Eshte vertet interesant.Cabeu eshte i madh dhe mendimi im as nuk shton as nuk pakeson gje.Por duhet te mos harrojme se ndoshta per kohen e kufizuar, ndoshta per nje mori arresyesht te tjera, ai personalitet u vertit vetem rreth 13 fjaleve baze te shqipes.Shume shume pake per nje gjuhe nder bazat e idoevropianes( ne se ashtu eshte vertete) Kam patur rastin te bisedoja me Nerminin sepse kisha komshi Ismailin, nipin e Ismail Qemalit.Ajo, jo me vehten qe e radhiti mes levruesve te shqipes duke bredhur gjer ...ne Palestineprej ku zbuloi plot fjale te shqipes se vjeter , por edhe Renxon ...e beri ti dedikohej historise se etij vendi.

E thu dot me shqip Grave .Me fal po ku e ka interesanten KY Kurrua ?

Pse per cilen gjuhe di  ndonje shkencetar Gjuhesor ne Bote , dmth njeh ti , qe argumenton me shume se... u vertit vetem rreth 13 fjaleve baze te shqipes...

Une them se kushdo qe desheron te futet ne keto UJRA te kete pak respekt kur leshon fjale "interesante " si te kurro -profilit ,jo ndaj Cabejt se nuk eshte as Pike sh... e tij , por pak me shume ndaj Dijetareve me ze , jo bllofiste qofshin dhe dashamires . Sepse thjesht po thjesht Fare nje Anglez me 90 % te Popullsise ne fshat ne vitin 1860 nuk dinte me shume se 300 (treqind ) Fjale dhe sot eshte gjuhe Boterore . Ndersa nje Kinez nukfliste  me shume se 20 fjale . Dakord !

Pastaj Kocaqer e pocaqi Blogu sot qe dine me shume origjine Fjalesh deri dhe tek Formimi  e shpjegimi i shume gjuheve te BOTES nga Shqipja , as kane mbaruar dhe as do Mbarojne Biles me i shqyeri i tyre , Fari Balliu ka gjetur se edhe emri Dumre , vjen nga deshira e banoreve se , nuk ka pasur reshje te mjaftueshme dhe Luteshin ose i kerkonin Zotit ...Duam RE ! Interesante apo JO ???

ç'pune e keqe te behet ty, sikur mua te me duket vetja me e zgjuar se Çabej ? .. pyet njoni qe ka llaf me te embel se Bunkeri 

E kupton tani qe kur linden kjo kategoria e shembjes se M..teve dolen dhe keta qe e kalojne kufirin e Miraklliut te Fridomiut ! Po them se ty mbase me shume ndalese ne "gjithperfshirje "

Ekush eshte Kurrua more  xake?

I nderuar Oidriso ,

     jam i shtrenguar t’ju saktesoj ne nje pike : ka kohe qe ne Shqiperi nuk thuhet me Fahri Balliu , por Balli Fahriu, medemek i pari i fahrinje, koka, kryet , kaptina, huri ku lidhet gjithe soj e sorrollopi i tij tipologjik.

  Ky filoqylist  pe  verteti duhej ta dinte se « dumre » eshte nje nga huazimet e rralla me te vjetra nga sllavishtja, se aq jane nja tre a kater gjithsej. Po me sa duket kur prof. Cabej shpjegonte ky miku merrte nje sy gjume. Pastaj , nga t’ia mbante dhe fët, nxirrte ndonje shpjegim nga xhepi i pasem i poturreve, duke ‘çare rruge te reja’.  Dhe,do s’do, e beri zakon t’ia fuste si kau peles sa here i nevojitej ..

Keshtu ky domuzballiu.

 

Sa per kete Kurron qe thua ti,ka degjuar lart e poshte kafeneve te blogjeve se njefare Cabej ishte per autoktonine ilire po s’paskish thene nje gjysme llafi per pellazget. Qysh ore ? Po ja ku i kishte , as 10 shekuj larg…Dhe ketu i paska mbetur qejfi. Qefmbetja e pare dmth. Pastaj me pas, paska marre vesh se zotni Cabeu edhe fjalen ‘macok’ e paska nxjerre prej serbishtes. Ketu qe terbuar fare, po ce ore s’paskemi pasur macoket tane ne po duhej te na i sillte serbi. Mortja,mortja,thuaj. Dhe i kishte prere marredheniet fare, divorc i parevokueshem, njatjeta per fare.  Te dhjefsha mu ne shkence. Ik ore..

 

Doemos qe vetem nuk shtyhet . E meqe Balli Fahriu nuk ishte bere akoma aq i famshem sa duhej me ‘dum-re’-të e tija, u pështet tek vlonjatja e famshme, zonja e nderuar, familje fisnike, por qe t’i kemi sahanet pa kapak, per hir te patriotizmes , qe e kishte ne gjak, i kishte vene brrylin shkences.

Keshtu ajo kishte zbuluar psh. se fjalen turke me origjine persiane “çesme” , turqit e kishin huazuar nga shqipja. Turqit keshtu, qe s’kishin as 500 vjet ne Ballkan, te  rripnin ne mes te dites, fut doren ne thesin tone ,merr fjale turçe e ik, nje kembe ketu, nje atje, kapto nje mal, e dy, e tre , brekushet qull ne djerse, edhe i fshinin ne llageme nenedhe ne Istambul, allah, allah..

( vazhdimi me poshte)

Mendo c’a kerdie mund te kene bere helenet e llatinet , me lopate do i kene marre greqizmat e latinizmat nga fjalori yne. Po dalu bek se ka hendek, te tera zbulohen. Ja , psh nje mik i Nerminkes, mekanik me shkolle te larte, nga Mati a me emrin Mati, nuk me vjen mire ne islla tani, duke bredhur neper Itali kishte pare gdhendur ne nje gur te lashte “ kal i k”. Ja , tha , prova, kalin nga ne e kane mesuar keta. Beri gati dhe nje teori per kaloresine ilire po sekush i tha qe Cabej paska thene se kali i shqipes vjen nga caballus i latinishtes, sipas rregullave te fonetikes shqipe  me reduktimin e rrokjes se patheksuar, si psh Drisht nga Drivastum,Ishem nga Isamnus.  Eh, Eqerem Cabe, c’na bere, na mbeti theoria batall..

 

Mirepo kjo pune u be rruge,vox popoli vox dei, kur i thone. Njeri ,goxha burre, nje dite na thoshte se greqkerit deri ne Elbasan kishin vajtur, per te blere fustan ,po s’kish pasur ate dite, as basme blu me vija te bardha,dhe qe te mos dilnin bosh si emigrante kokpalare qe ishin,kishin rrembyer nje skile , e kishin maskuar si skylos dhe e kishin futur meshyerazi ne fjalorin tyre ,andej nga germat e fundit, qe te mos ua gjenin dot ne dogane. Kishin dashur te rrembenin edhe nje dac, po u kishte dale huq se ky qerratai ishte maskuar si macok.

Mirepo gjak pa marre e hak pa lare s’ka ! Ca kohe me vone njeri nga Godoleshi, a Kurveleshi apo persheshi fare vate ne Athine. Hypi ne nje koder atje, si Napoleoni ne Waterloo, dhe po vrojtonte lart e poshte me sy shqiponje alpesh.

-Hajdeni ketu, u tha grekerve, e dini pse i thoni ketij vendi tuaj  Athina’ ?

-Jo, i thone keta te varferit, s’dime gje. Dhe e shikonin ne kokerdhok te syrit kete kokpalarin tone, se ky çoç do kish ne mendje.

-Se ketu o qorra ,ka qene pyll me thana, prandaj. Athina, thana , toidhio eshte.

Dhe u kishte tundur gishtin ne surrat: Edhe thanat nga ne i keni marre,malakas.

 

Me tutje njeri vajti ne Marseje…,po lere me mire.

 

Keshtu o Oidriso vellai. Nga gjithe ky zell pa dogane, Cabeut i humbi vula fare, e kujt i duhej, vec ndonje te fandaksuri qe dinte shkrim e kendim. Populli me te marre ne dore demokracine, nje shqelm bytheve shkences, Cabeut e kush e ka bere Cabeun. Qeveria po s’ia kishte ngene se po reformonte Akademine, Gudari po me ngritje peshash, Marashit ,po dihet , expert per organizim konferencash, i kishte mbetur mendja tek / ë/-ja.

Keshtu qe te kthehemi ku e nisem. S’ka faj Kurrua , pas berihajt si gjithe bota..

 

Mire. Seriozisht tani.

Eqerem Cabej eshte nje figure e madhe shkencore. Vepra e tij ( vetem duke llogaritur kompletin e botuar nga Prishtina) shkon ne mbi 3000 faqe. Vepra baze e tij ‘Studime etimologjike’ eshte veper gjeniu e titanike njekohesisht. Pothuaj cdo zë i saj eshte nje studim me vete , qe jo cdo gjuhetar mund ta bente. Kur lexon vepren e Cabejt, ndjen nje ngazellim mendor per shkak te thellesise te mendimit, saktesise se argumentit, rigorozitetit shkencor, intuites e te papritures. Provo te lexosh , qofte edhe nje nga me te parat, botuar me 1962, ‘Hyrje ne historine e gjuhes shqipe’, pa le me te mepastajmet. Ose te lexosh debatet me shkencetaret e huaj te shquar C. de Simone, V.Georgiev, A.Katiçiç, V.Pizani, G.Bonfante ne Kuvendin e studimeve ilire, Tirane ,1972, per te kuptuar se cfare autoriteti shkencor nderkombetar kishte Eqrem Cabej. Nuk ka studim mbi gjuhen shqipe te autoreve vendas apo te huaj qe te mos i referohet qofte dhe njehere Cabejt. Ai studjoi dhe dha zgjidhjen me te mbeshtetur shkencerisht per problemet kapitale te gjuhes shqipe. ( Lere c’thone ca Matzingera , qe i qemton Lubonja andej ketej.) 

Shkurt Cabej eshte ne themelet e shqipes moderne. Pa vepren e tij gjuhesia shqipe do ishte akoma ne nje stad primitiv. Me kontributin e dhene atij duhej t’i ishte ngritur me kohe permendorja ne zemer te kombit, ne sheshin Skenderbej. Cabej eshte Lavdi. Krenari per cdo shqiptar.

 

Sa per ate qe akuzohet edhe ketu se ka reduktuar leksikun burimor te shqipes ( e paska lene vetem me 13 fjale????) eshte absolutisht e kunderta . Ai i ka rikthyer shqipes me dhjetra e dhjetra fjale qe para tij konsideroheshin huazime dhe ne nje menyre shkencore te pakundershtueshme. Ka dhene edhe kriteret shkencore se si duhet vazhduar ky process rehabilitimi . Eshte e paimagjinushme se si mund te kritikohet ne nje pune ku vec duhet t’i perkulemi me respekt te thelle.

Eshte padituri e rende te guxosh te flasesh per Eqrem Cabejn pa u ngritur ne kembe.

Ja , kaq e pata. Nashti fjala jote.

 

 

Një kohë zhbërjeje e harrese ku kontribute të shkallës akademike, megjithqë supozohet ta kenë vendin të konsoliduar tashmë, i nxjerrin që s’është ashtu!!(?) Është elementar niveli, por ndoshta megjithë progresin, qenka nevojë e madhe të ripërsëritet e ritheksohet abc-ja. Madje aq më shumë për shkak të të shumë supozuarit “progres”.

Faik Konica  ne Boston  me veshje popullore.  thone qe Faiku shetiste vazhdimisht me veshje popullore shqiptare ne rruget e Bostonit..

Flm Loloto per respektin dhe megjithse jo ne te njeten shkalle pergatitje si Ju ne kete fushe ndaj te njejtin mendim me Ju .

Shpesh kjo "mani " e Kohes pa Kohe te InteliDjences se Madhe , ne nje teren bosh dhe pa Interes Kombetar serioz per te tilla ceshtje dominohet ,ne rastin me te mire nga Diletante dashamires si Kocaqja , dhe ne   Turpe perfaqesimi si nje qe kishte zbuluar se Tirane vjen nga "tjerr anes" ose ..o kuje o kuje smiley ne rastin e Bari Falliut me Dumrene , per turp edhe te shqiptareve pasi Bota i merr per Injorante  , e me dhjetra "te ditur" buzequmesht  qe rishkruajne Historine .

Eshte ne kuadrin e Xhuxherve qe duan ti rregullojne Kostumin Gjigandeve ! E pranueshme kur ka fjale paraprirje modeste si Perpjekje dhe Antishqiptare kur ka perfundime si te Shm..terve mbi Skenderbeun , me aksiomen "gjuha rrashta s'ka e rrashta thyen " Dava Plehrash   Historiane i quajne ! Mbase dhe ky e ka pa filmin se c'behet ne Oborr te Sulltanit ose kushedi ka digjuar per Motivet e mbreterve kur ka Lexuar ( ne se )" Mbretin Lir " nga gjinia Femrore pa le me Hamletin ...Te rrjedhur dhe pa Kulture ! Te vjen keq per keta tanet qe i japin Propogande nje Idioti Profesionist ! E njeta ndodh edhe me Anti Cabejt , e njeta me "zbulimet "  per Arbereshet ..e c'te te them se je aktiv ne PPU !

Rasti i Kurro -Profilit eshte bajat dhe me shume per te llafosur ne Blogje se sa ka ndonje Interes se ne c'shkalle eshte ai per te permendur Qofte dhe emerin e Cabejt smiley Une per vete e kuptoj autoironine e tij , po e kisha me shume me Graven se nuk e njohu kush eshte Kurreshtari i prroit psikik smiley

Edhe njehere flm !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).