"Në një sistem të pastër proporcional kombëtar, humbësit më të mëdhenj nga mandatet e fituara aktuale do të ishin partitë e mëdha politike PS dhe PD, secila me të paktën 4-7 deputetë më pak sesa fituan me 23 qershor".

Sistemi proporcional rajonal ofron kalkulime të tjera elektorale nga ai kombëtar. Çdo votë në një qark që nuk përkthehet në mandat nuk ka vlerë kombëtare, ndaj suksesin kryesor varet nga forca lokale e partive. Në gjuhën politike raporti midis një mandati dhe mesatares së votës përcakton ndershmërinë e votimit. Le të shohim rastin aktual të zgjedhjeve 2013.

Vlera e një mandati tek PS arrin 10.9 mijë vota nga 9.5 mijë vota që ishte më 2009. Vlera e një mandati tek PD (2013) shkon në 10.5 mijë vota rreth 400 vota më pak sesa një mandat i PS, nga 8.9 mijë vota më 2009. Pra vlera e një mandati tek PD ka lëvizur plus 1.6 mijë vota nga 2009 në 2013. Vlera e një mandati tek LSI më 2009 ishte 18.4 mijë vota, më 2013 u bë 11.2 mijë vota. Siç shihet, i njëjti sistem zgjedhor e favorizoi shumë më tepër LSI në koalicion (me PS më 2013) në krahasim me daljen më vete më 2009. Mandati për LSI më 2013 shkon 700 vota më shumë sesa një mandat për PD dhe 300 vota më shumë sesa një mandat i siguruar nga PS.

Për partitë e tjera politike mandatet luhaten sipas koalicioneve: për PR një mandat ka vlerën e 17.3 mijë votave, për PDIU një mandat merr mesatarisht 11.2 mijë vota, për PBDNJ 14.7 mijë vota, si dhe për PKD 7.9 mijë vota. Mesatarja kombëtare e votave për një mandat parlamentar ishte 12.319 mijë vota, e përafërt vetëm në rastin e PDIU, dukshëm më e lartë sesa mesatarja e votave për mandat të PD, PS, LSI, etj, dhe dukshëm më pak sesa në rastin e PR-së dhe PBDNJ-së.

Në një sistem të pastër proporcional kombëtar, humbësit më të mëdhenj nga mandatet e fituara aktuale do të ishin partitë e mëdha politike PS dhe PD, secila me të paktën 4-7 deputetë më pak sesa fituan me 23 qershor. Votat e partive nën kufirin llogaritës do të shkonin përsëri për partitë më lart, duke minimizuar mandatet e humbura siç tregon tabela, numrat në kllapa. Në total do të kishim 17-25 deputetë që do të ndryshonin nga përbërja aktuale e parlamentit. Përfituese e sistemit proporcional lokal rezulton edhe LSI dhe PBDNJ, ndërkohë që më e dëmtuara rezulton FRD si dhe tri partitë e tjera, PDS, PSD, PDK të cilat do të siguronin mandat parlamentar. Duke krahasuar tabela të tilla, del më në pah arsyeja strategjike sesi partitë e mëdha mbajnë me konsensus një sistem votimi që u jep atyre më shumë mandate sesa vota popullore.

Në fushatën elektorale dy partitë e mëdha janë angazhuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kanë premtuar (PS) pjesëmarrjen e votës së emigrantëve, balancimin e përfaqësimit kombëtar të votës për çdo parti, siç ka pasur edhe premtime (PD) për rikthim në sistem mazhoritar. Në çdo rast do të duhet të ketë ndërhyrje në kushtetutë, gjë që kërkon konsensus, – kërkesë që e bën edhe më të vështirë realizimin e saj. Sepse kanë ndryshuar balancat dhe interesat: PD nuk ka më interes për sistem mazhoritar, PS nuk ka më interes për sistem proporcional dhe LSI ka interes të mbetet ky sistem që është tani. Dhe kur ndryshojnë interesat…. sipas traditës, distanca midis premtimeve dhe realizimeve bëhet gjithnjë e më e madhe!

 

7 Komente

Mendimi im Xhibi që sidoqoftë ndoshta s'ka fort lidhje me tabelat e lartparaqitura është se sistemi aktual është nga më të ''papërgjegjshmit'' . Të votosh për partinë dhe kjo e fundit të nxjerrë në listë emra fare të panjohur dhe pa asnjë lloj identiteti vetëm këtu bën vaki, kujto spostimet që priten të bëhen dhe s'do mendje për të kuptuar se individë fare të panjohur do na përfaqsojnë në Kuvendin Popullor. Nuk dua të përmend ndonjë syresh pasi nuk ja vlen fare, ky Kuvend do jetë një asamble kooperativiste e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar. E vetmja zgjidhje është një sistem i pastër mazhoritar ku forcat politike nëpërmjet emrave të tyre me një background të pasur mund të rivalizojnë pastër dhe në fund të fundit me një domethënje të qartë në objektivat e tyre..Dalja e forcave politike si LSI, PR e ndonjë force tjetër anonime e përforcoi këtë mendoj unë. Ky sistem është një regres i madh për të ardhmen politike shqiptare, një gjepur  e tërë..

Po, por mekati s'eshte vec tek votimi per Partine. Djalli fshihet tek detajet, te cilat s'jane hic te veshtira per tu kuptuar (Krasniqi i ka shkoqitur bukur fort shifrat tek kjo tabela e thjeshte).

Kur hapen temat e monizmit ankohemi se po flasem akoma sot per gjera qe kane ndodhur ohu vite me pare (mgjths viktimat jane akoma gjalle), ndersa kur flasem per gjerat e politikes aktuale, diskutojme per cdo gje me pathos, perpos ketyre temave qe preken thelbet e problemeve, si fjala vjen kjo teme (proporcional vs mazhoritar) apo depolitizimin e sistemit zgjedhor etj.

Ja p.sh. nje koment tek Tema mbi kete artikull te Kranisqit, ku vihet re dylekshesia e diversionit qe behet shpesh ketu per te larguar vemendjen nga tema 1 per te cilen flet nje artikull tek tema 2 (e tek artikulli qe flet per temen 2 permendet tema 3, e keshtu me radhe):

Nuk e marr vesh se kujt lexues te Temes do ti sherbeje ky artikull i politologut Krasniqi.Me e shumta do kishte vlera ne ndonje seminar me tipa si E.Zaloshnja qe jane te fiksuar pas numrave.Habitem si nuk i bejne pershtypje Krasniqit akte thellesisht antikombetare qe kane ndodhur ditet e fundit ne Shqiperi si veprimet mafjoze me Armon dhe Albetrolin,pranimi i qindra mijra toneve plehrave te rrezikeshme si dhe maskarraleku me shtepine qendrore te MMP.
A i keni syte ne balle mor zotni mender politolog qe te shikosh superposhtersine me greket e “agimit te arte” ne Himare qe perdhosen diten per diell kombin shqiptar dhe qeveria,opozita,mediat dhe shoqeria civile hesht ?
Po kujt i plasi trapi ne Shqiperi per keto tabela dhe keto budallakijet tuaja qe i keni bere copy-paste diku ..
Ky zotni kish bere nje artikull te forte per nje disident poet qe u denua pse qelloi policin e shtetit dhe ky i bente ditirambe heroi.
Pse nuk te vjen zeri Afrim Karsniqi por po na i neverit me keto iditizma qe nuk i kupton as vete ?

Dukshem as per adminat e Peshkut ky diskutim per sistemin zgjedhor s'eshte me aq i rendesishem tani qe zgjedhjet i fitoi Rama...tashi tunde po mos e trazo me nje llaf lol

eshte 99% e sigurt qe ky i komenti dhe gjithe sharlatanet qe shkruajne sharlatanizma tek Tema e gjekundi tjeter neper internet i ke edhe tek peshku... smiley veçse ketu e kane me te veshtire sepse duhet regjistrimi...

Nga kjo kuptohet se ligji per zgjedhjet duhet te ndryshohet, duhet te behet ne interes edhe te partive te vogla. 

Pse nuk behet ashtu si ka qene dikur individuale ku votuesi e di per cilin voton?

KQZ akoma s'i ka perditesuar ne faqen e saj rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve 2013, por sipas Krasniqit mbi 1 milion njerez kane votuar per te rrezuar Berishen (perfshi votat e FRD, AKZ etj), i cili ne keto zgjedhje ka marre me pak vota sesa ne zgjedhjet e humbura te 1991.

Nderkohe, Muci dhe Baze jane te shqetesuar nga artikulli i gazetes se Metes sipas te cilit artikull Blushi s'ka pranuar oferten e Rames per te drejtuar grupin parlamentar te PS-se ne Kuvend. Kane filluar spekullimet se mos valle Blushi ka dashur ta drejtoje kete grup jashte Kuvendit.

Lol, me pelqen qe artikulli i Krasniqirt eshte nje artikull teknik...

Ps, ky muhabeti eshte bere shume here tek peshku. Une mendoj se dhe ky sistemi qe kemi mund te funksionoj, kur nje system akoma me "duopolic" funskionon me sukses ne amerike. Por ne Amerike, njerezit mund te thone/vendosin shume gjera mbi dy partite, sic e ka sqaruar ne forum me mijera here Endrity.

Ne rast se ne do levizim per nje sistem qe eshte me "duopolic" atehere behet me e rendesishme "demokratizmi" i partive, e ne rast se leviznim me nje proporcional te paster ku ka shume parti, atehere "demokratizimi" nuk ka shume rendesi se cdo njeri i pa-kenaqur me Ramen/Berishen mund te krijoj partine e tij e te fitoj pasi nuk ka penallti nga i qenit i vogel.

Ne rast se behej rregull per shembull qe kandidatet e partive ne cdo rajon duhen te zgjidheshin nga njerezit e atij rajoni (per shembull socialistet e Vlores, dhe te pavarurit?, votonin per kandidatet socialist, e ata 12 me me shume vota vehen ne listen socialite ne baze te kush kishte me shume vota) per mua ky sistem do funksiononte shume mire. Kjo gjithashtu do kthente dhe karakteristiken reprezantuese, ku nje deputet reprezenton nje grup njerezish/locality, e ku sjellja e tij kontrollohet nga ai grup njerezish/votuesish e jo nga lideri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).