Sipas zbulimeve të fundit, shërbimi sekret amerikan NSA me pak klikime mund të informohet plotësisht mbi përdoruesit e internetit. Një proces i tillë nuk është aspak i vështirë.

Sërish e ka tronditur botën zbulimi i "whistleblower" Edward Snowden. Programi i spiunazhit, X-Keyscore i përdorur nga shërbimi sekret amerikan, NSA mund t'i përgjojë përdoruesit e internetit shumë më në detaj se sa dihej më parë. Postimet në twitter apo blerjet në supermarket - asgjë nuk i ka shpëtuar X-Keyscore. Një punonjës i thjeshtë i NSA, hap një dritare të thjeshtë kërkimi në internet dhe me këtë atij i krijohet mundësia e kontrollit në të gjithë internetin, duke pasur në dorë gjithçka, e-mailet privatë, dokumente të kodifikuar, rrjetet sociale, madje me një program transkriptimi edhe bisedat telefonike. Publikimet e gazetës britanine "The Guardian" tregojnë se një proces kaq i papërfytyrueshëm nuk është aspak i vështirë. Me pak klikime mund të kesh në dorë të gjithë komunikimin online të një përdoruesi.

Përmasa të reja të përgjimit

Që në momentin që Snowden e informoi botën për programin e spiunazhit Prism, u shtuan spekulimet, se në ç'mënyrë mund ta ndiqnin jetën e një përdoruesi punonjësit e NSA-së. Por se deri ku ka mundësi të arrijë X-Keyscore - kjo ka shokuar madje vetë ekspertët. Peter Schaar i ngarkuar për ruajtjen e të dhënave të qeverisë amerikane i tha programit gjerman të ARD-së, "Morgenmagazin", se "sigurisht gjithkush që merret me çështjet e ruajtjes së të dhënave, është i bindur për cënueshmërinë e internetit. Por detajet që po publikohen tani janë vërtet të habitshme."

New York Times: Snowden - Azil politik të përkohshëm në Rusi

Të enjten, me gjithë kërkesat dhe paralajmërimet nga presidenti Obama, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, Rusia, përkundër rrezikut te shkeljes së marrëdhenieve me SHBA-n, i dha Edward Snoden azil politik të përkohshëm dhe u lejua të dalë i lirë nga zona tranzit e aeroportit të Moskës.

88 Komente

ça ka të re ktu ?

ata qe thone,- m'ka fut cipin n'kaptine CIA,-i marrim per budallej ne!smiley Ja pra,te gjithe e paskeshim cipin n'bithe! smiley

Do zoti nuk na kane dekonspiruar identitetet ketu te peshku, do te ishte nje deformim i debatit konstruktivo demokratik te peshqeve.
ps. Rrofte Amerika....

Po varja le te na kontrollojne.jeta po njesoj kalonsmiley Dy grime jete eshte.

pastaj sikur kemi gje per te fshehur ne.. ne jemi te paster si qelibar!smiley   cka kemi, e nxjerrim vete ne mejdan... FB, MSN, Yahoo etc..smiley 

si tha ai  te filmi me Kananin  (me pak pershtatje):  ''po ju skeni nevoje te na pergjoni, ne ua themi vete..smiley

Kush na tut ne shqiptarve mor vlla. Ne kemi bere 45 vjet jete kolektive. Njehere gjitonia na kapi babin me breke dhe sikur U turperua cike. Mos, i tha babi, ne jemi si vlla e moter smiley muhabet eshte ai...

interesante do te ishte komenti i ''mamit'' per  incidentin  ''vella-moter''  me gjitonen...smiley

Hiç o, qeshi dhe ajo.familja jone e ka pasur gjithmone prioritet gjendjen shpirterore te personit perballesmiley

 

Hahaha kjo eshte batute qe te therrmon se qeshuri. Uh sa kam qesh. Paska humor babi yt.

Peshq shperndahuni se po na numerojne !

Sec ka qene nje  film me Mel Gibsonin qe i kishin futur nje cip ne koke dhe i jepnin urdhera dhe e kontrollonin. Tani s'eshte cudi qe te gjithe te degjojme zera ne koke, e s'do na quajne me as te cmendur. kjo eshte ana pozitive e teknologjise. lol

Ka nje ilac kjo pune. Po te behesh tape, efekti i cipit e humb vleren. Si rrjadhoje, vendimet e rendesishme merri mbas shishes se pare. smiley

Fillove te justifikohesh ti?!

Flluskë sapuni, vetëm shqiptarëve shto edhe nja dy a tre talibanë  s'ju a hedh dot njeri..smiley

Njerezit ndahen ne dy lloje: 1-Ata qe jetojne, 2- Ata qe pergjojne jeten e te tjereve. Une gjithmone kam zgjedhur te paren dhe s'me ka dale keq. smiley

Ti mendon se keto dy llojet i kane kufijte e ndare? Dmth keta qe pergjojne nuk kane asnje ndikim ne jeten e atyre qe pergjohen, thjesht e bejne per mani vezhgimi (voyeurism)?

Jo te gjithe marksistat jane si Obama; na besoni, please! smiley

Amerika eshte si shpirt.

Amerika eshte si shpirt.

 

Jam dakort Fiqo, por vendosi edhe nje mbiemer "shpirtit" se ka "shpirt te zi ose shpirtzi" ka shpirt te bardhe ose shpirtbardhe" por ka edhe shpirt katran me boje.

 

shpirt ylber

Une se di se si u mban amerike brenda mer!!!

Se jemi si shpirt, do thoshte Fiqo.

Haaaaa

Ose jo, do thoshte 'Bama. 

Jemi, jemi... Dmth, une njehere per vete e di se jam, per te tjeret sdi me thone. Breaking hearts kudo qe shkoj; para ca neteve mu hodh nje bjonde ne qafe (20th and fifth), dhe une isha me gru thanks god, se te kape femna pa pike turpit e te perdhunon ne 2 mbas mesnatet.

 

ok ok. Thats it folks, shows over, theres nothing to see here... smiley

Ska pse te mendojne peshqit ashtu, dihet qe jo te gjith komunistet jane te shkurter. smiley

Vec Ata te gurkusaritsmiley

Normal, ata te bahcallekut jane si qiparisa... smiley

Jo po ata te Bahçes Çakajve. smiley

sorry bro, na ka kaplue çensura bro. Kapish bro? Lol

Kanceri mu ne fytet gjith puntoreve pertac te dmv-ve. Vijoj leximin e prurjes...

pse mer, what happened? Mos me thuj se i ke dhone shoferit 15-ditshin dhe tashi je i detyrum me i dhone makines vete? Gabim i modh plako!

Erdha me marr patenten e pronarit... isha ne pushim sot...

Nje tjeter risi: Alaska eshte zevendesuar nga Alhunda

Pervoja e Sigurimit te Shtetit i dha rezultatet . Hapni Dosjet smiley Fshini emrin e te lyerve me vija vija qe te mos u njohin kaken !

Ah amerika. Ketu te nxjerr software qe shef cer brekesh ke vesh dhe ca ke ne koke, aty i refuzon vizen vjerres time se dyshon se mos ajo nuk kthehet me ne Shqiperi smiley. Kot nuk thone cdo gjeni e ka nji derrase mangut. 

Per tmiren tate jon munu smiley

E di mer lal, po duhet me u tregu ene zemergjon kajhere. 

Po ca tbojm; kto votun Rinashimenton.

Do ishin heq vizat perfare smiley

Po me vjen keq Dajosh...nuk eshte hera e pare qe e degjoj...absurditete

Eshte per te qesh Zana. Ime shoqe ka 10 vjet qytetare amerikane, si familje paguajme nje ton me taksa perket shtet dhe ambasada refuzon nje vize turisti nderkohe qe ime vjerre fare mire mund te vije ne usa me bashkin familje. Nuk kuptoj llogjiken, thjesht me i prish terezine robit ?!

tutkuneria nuk ka pashaporte Dajosh,ka qellu ne tutkunin e radhes.....me vjen keq per vjehrren imagjinoj qe ka ngele keq...Gjithe ketu eshte problemi

Fqinjesi e mire te nxjerr ne selamet . I  Tredhuri jo rralle ofrohet per Bamiresi ! Le ti beje nje ftese dhe nga Kanadaja bjere ne USA . Ka reputacion , bashkebisedon edhe me rrenjasij ,eshte i parrezikshem , plus qe eshte Shpirtmadh smiley

Kjo e fundit ne mbeshtetje edhe te Mondes per llojet e shpirtit !

" .... Të enjten, me gjithë kërkesat dhe paralajmërimet nga presidenti Obama, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, Rusia, përkundër rrezikut te shkeljes së marrëdhenieve me SHBA-n,..." 

 

Kush eshte ky torrollak qe i shkruan keto mor amani.  "Perkunder rrezikut te shkeljes..." , nderkoh qe eshte krejt e kunderta. Te gjitha shtetet i kane kerkuar Amerikes ta rishikoje kete skandal, kete palaçollek, perdryshe do ti nderpresin marrdheniet me te. Me dhjetra euro-parlamentare i kane kerkuar Amerikes te kete kujdes dhe shum syresh kane kerkuar deri ne ngrirjen/nderprerjen e marrdhenieve me Ameriken, gazetari amerikan shkruan se; "perkunder rrezikut te shkeljes se marrdhenieve me SHBA" , o pika qe s'iu bie o torrollaker.  Biles edhe marrveshja shekullore per tregtine e lire qe do realizohej ndermjet EU-s ene USA-s , u anullua nga Parlamenti Europian.  

Dojcevele, ka ikur koha e hardisqeve tani jemi tek reja e bute.

Re te zeza mbi Europe thuj smiley

Rain on their Love Parade

That Soft Parade has just begun smiley

y el cielo desembocaba por los puentes y los tejados
manadas de bisontes empujadas por el viento.

Pero ninguno se detenía,
ninguno quería ser nube

E mire eshte reja sa s'fillon shiu.  

ne hard disk apo soft cloud apo icloud. Na i dine te gjitha, cfare veshim, si i veshim, kur i veshim, ku shkojme, cfare bejme atje ku shkojme, me ke e bejme, si e bejme, dhe cfare jane pershtypjet me pas. Me ore, minuta, dhe sekonda te sakta. Oh well.... whatever. lol

..thone qe ti lexojne edhe mendimet.

tani ti po mendon dicka qe bibla e quan mekat smiley

Ne fakt une po mendoja kete: Ca duhet te bejme qe te pushoi shiu? Vajta bera dhe sultiash dhe gjer tani duke grryer tenxheren, se thone qe po grreve tenxheret bie shi, por une e kam zakon qe me ka ngelur nga femijeria ..smiley. Seriozisht tani jemi te ftuar per nje ditelindje sot dhe behemi mbi 50 vete..Ku do na fusi i zoti i shtepise???? Se ideja ishte ne backyard BBQ...po ku te le shiu se ne mes te veres!!!!!!!

shiu i veres te shenjteron.bejeni ne shi smiley

Nata e Kadrit sot apo jo? sot vertet qe te ngjit..smiley

po ti na e prishe kohen sot moj?!?! tsk tsk. Nuk kishte dyqani aka shop rite sultjash??!! smiley.

 

Sot e shtune, ata e dine qe cfare filmi do shoh, ku do e shoh, cinemane dhe me ke do e shoh. Pa shkuar une atje akoma, sepse lashe gjurme ne net, sapo pashe orarin kur jepet sot. Pershtypjet, mbase i marrin vesht neser. smiley

une e prisha me doren time..smiley Nuk e dua te gatshme sepse une nuk e ha, por vetem gerryej tenxheren..Edhe shalqinit vetem korat i gerryej, se zemren apo thelat nuk i dua..smiley

Ku do e shohesh filmin tek AMC ne Paramus?

 

po ti nuk di te hash, pjesen e duhur moj vajze. Zemra hahet gjithmone, gjithmone ne fillim. Po su ngope kalo dhe te lekurat dhe gerryej dhe ato. Thika shalqinit aty i ngulet, te zemra. smiley. ja e le gjurmen dhe ti tani, e lexuan ato se ku do shkoj. Fshije moj, se me erdhen aty ulur ngjit ne karrike me mua. lol

prandaj me thoshte gjyshja mua qe nuk di te ha ha mbrampsht smiley

perderisa le gjurme ngado qe shkon neper boten e pafundme te hologramave, patjeter qe "lexohen" dhe cfare po mendon ne kohen qe po click-click. 

te gjitha te dhenat shkojne ne BBD (Byroja Boterore e Djallit) dhe diten e gjykimit te madh do te viheni para fakteve. Nuk ka krim qe nuk le gjurme, nuk ka mekat qe nuk regjistrohet ne NET.smiley

Spiritus, I am going to Heaven per vete, e kam nda mendjen, top. Ska BBD qe me ndalon. smiley

sa shume red bull paske pire smiley 

mi pe krahet e? smiley

te qofte udha e lehte, krahet mbaji perpjete smiley

po rrobat ia pe?

te gjitha, cfare veshim, si i veshim, kur i veshim

sa per saktesim. Ajo gjoja (sja them dot emnin) i bie qe te jete poshte, prandaj si i mbajte perpjete, si i mbajte poshte, s'ka shume rendesi... perfundimi dihet dhe do jete i njejte ne çdo rast. Lol

spiroja ka fiksim shalet..smiley

mos na nxirr sekretet tani smiley

Moza, road to hell?

I thought you were looking for the summer... smiley

In any case, no matter what you do, THEY know it! They see aaaallllll!

 

 

Po shif facebook mos shko me gjate. Menyra me e thjeshte per te kontrollu njerezit jo vetem per te tashmen por edhe per te kaluaren e tyre, edhe me foto qe i ve me doren tate nga biblioteka jote ne rrjet ku kujton se ke kontrroll.

Kam frike se jena krejt afer te mendimi....Shyqyr qe them gjithnje ça mendoj smiley

qeveria amerikane permes ksaj iniciative te nsa i di te gjitha detajet e jetes se cdokujt qe ka gjurme ne internet. i din sa dashnore ke sa her ja dreth grus me ca merresh nga i e ber parat sa homo je etj...

Ne ndihme te Ushtrise ne Irak e Afganistan jane vene aparate qe "lexojne mendimin" e terroristeve . Por ne Postoblloqe ku mendojne Amrikanet smiley sidomos prane Bazave !  Me pak fjale keto zbulime ne fushen e Teknologjise kane te mira dhe dobi po ashtu sic mund te cfrytezohen \mbrapsht " nga Gazidede te cdo Vendi per te terrorizuar njerez te caktuar .Se fundi dhe Blerja e Imam Bajlldise per pergjim ne distance,  pavaresisht Idese se "mire " u perdor nga njerzit e Berishes per te kontrolluar Opoziten .

Mund tu rekomandohen edhe familjeve psh per te ndigjuar se cfare bisedojne nje kat me lart ose komshijte . Pasthirma ose zenka . Se fundi dolen paisjet e para per "perkthim" te cdo bisede ne gjuhen qe desheron qofsh edhe nga Vlora me pune ne Himalaj ! Vetevetiu kjo te le te mendosh se harxhimi Kohes per te mesuar Gjuhe te huaj , pa misione 'zbulimi " eshte Kohe e Humbur dhe karakteristike e Hidalgove !

Kjo pune eshte si puna e fjales se urte Shqiptare " Kush e ka mizen ne kesule " smiley Te lumte Zana !

U çane mediat per masat qe po merr USA dhe qeverite e ndryshme per te mbrojtur ambasadat amerikane, mirpo ketu tek Peshku s'ka asnje lajm. 

S'përbën lajm Pjer ..Kjo është një info e zakonshme për qytetarët amerikanë në disa vende të globit..

Kjo info e zakonshme, per çudi, ka vene ne levizje ter policite dhe ushtrite e vendeve te ndryshme, duke kontrrolluar me imtesi çdo kalimtar prane ambasadave amerikane, biles per çudi, disa rruge, rrugica pran tyre jane bllokuar fare per automjetet. 

Para nja nje jave, gabimisht Outlook mail me fshiu gjithe mesazhet qe kisha tek GoDaddy ku kam gjithe emailet e biznesit. Me iku gjaku dhe humba ore te tera duke u perpjekur te gjeja ku kishin shkuar. Me ne fund marr GoDaddy ne telefon dhe i tregoj historine me nje shprese te vaket se mund te kishin ndonje specialist qe te me ndihmonte. "Posi jo mor Sir," me thote sekretarja e rradhes. "Gjithe emailet tuaja i kemi edhe ne nje kopje ne arkiv. Per 10 minuta ti rikthen motra te gjitha". Dhe tak gjithe emailet prape aty une, sikur nuk ishin fshire kurre. E te morrsha te keqen e ketyne qe na pergjojne. Fija flokut nuk ju hum.

Tallesh????
Për çfarë i duan kopjet për njerzit e zakonshëm smiley(

Po ja pra, qe te ndihmojne ne rast rreziku. Ku di une mor vlla? Une hapa syte per vete!!! Po ngaqe tjetra me beri nder...smiley

Ky rasti jot PF, qenka per tu paraqitur para parlamenteve te ndryshme smiley per te zbutur ca kritiken qe shum politikane i kane bere Amerikes keto dy muajt e fundit. 

Megjithe qejf Pjero. Sa te lirohem pak andej nga vjeshta. Po te pagujne dhe dieta pastaj... smiley

Ka pase shume Naive sidomos me Ulurimat e Para te spekulanteve Politike te lloit Berisha mbi "mbajtjen ne kontroll te njerezve " nga "se diktatura zotrie " Kjo u transformua ne spiune te burrit ndaj -gruas , vellait ndaj vellait etj etj dhe u cfrytezua mjeshterisht nga Artificiale te prekjes se gjendrave te Lotit me of afe per te denoncuarte shkuaren.

Lexojme se vende te tilla te Perparuara si USA por dhe si keto qe "hedhin vickla ( gjermani etj ) bejne te njeten gje  nepermjet teknikave  me te  perhapura , Kamerave dhe Regjistruesve ne paisjet telefonike , qofte edhe te zyrave !!!!

Pra nuk qenka e njeaneshme Masa e Kontrollit . Mendoj se baza mbetet te Vendimi dhe Perdorja si Prove .Me FotoShTOPET dhe tekniken e perparuar te futur kudo per regjistrim te Jetes se Individt ne cdo HAP , Shoqerise i mbetet te percaktoje me Ligj :

Deri ne c'mase mund te pranohen si PROVA !...sepse eshte marrezi te mendosh te frenosh zhvillime te tilla !Nje prove e tille u shoqerua me nje ngjarje teper Kriminale te Reagimit te Pushtetit ndaj protestave te njerezve !Dhe ca me keq 'fsheja e provave " te serverit kryeministror thelloi mentalitetin Kriminal te perdoruesit te Provave !

Prekja e Privacise mund te pjelle deformime gjyqesore edhe te Lloit Pushti Pango ose "mbertheckave" te ministrave te PD-hit !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).