Tri partitë që konsiderohen rivale për kreun e Prishtinës, LDK, PDK e “Vetëvendosje”, akoma po i mbajnë të fshehur "xhokerët" që do t’i përdorin për kryeqytetin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kjo fshehtësi megjithatë nuk e ka penguar organizatën e sondazheve "Index Kosova" që të publikojë një anketë për fituesit e Prishtinës.

Sipas këtij hulumtimi beteja për Prishtinën, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur Isa Mustafa e fitoi garën pa balotazh, kësaj radhe do të shkonte në balotazh në mes të LDK-së dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”. Megjithatë, ky sondazh ka ngjallur reagimet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe nga Aleanca Kosova e Re. (Artikulli i plotë: Zëri)

Më poshtë një intervistë e Albin Kurtit, ku ai u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të Kosovës:

Unë Pyes: Albin Kurti

73 Komente

Ftoj peshqit, sidomos ata qe kane pikepyetje ndaj VV-se, ose qe kane qene kritike ndaj ngjarjeve te fundit, kur te kene mundesi, kohe e deshire, t'i hedhin nje sy intervistes se Kurtit.  

Pyetjet nga qytetaret (shqiptare e serbe) jane te natyrave dhe shqetesimeve te ndryshme.  Pergjigjet, imazhi shume pozitiv. 

Thnx Monda, do e shof me shume qef. 

Nuk para arrij te ndjek intervista politikanesh shqiptar per me shume se 5 minuta por kete interviste e degjova me shume interes. Mbase pyetjet i kishte degjuar perpara por eshte i vetmi politikan qe degjoj ti argumentoje pikpamjet e tija dhe te jete koherent ne pergjigje, pamvarsisht se je apo sje dakort me te gjitha ato qe thote . Bravo!

Aty ku thot qe islami tradicional i ardhur nga perandoria Osmane eshte i integrueshem dhe i integruar ne kulturen tone kombetare ose nuk e njeh islamin tradicional ose e njeh por genjen.

Mendimi im Pako eshte qe feja is what you make of it. Te krishteret e kryqezatave nuk ishin me pak dogmatik e fanatik, e megjithate ata sot jetojne ne shtetet me te zhvilluara te botes megjithese ajo Dhjata e Vjeter eshte po aq gjakatare sot sa c'ishte para 1000 vjetesh. Po ashtu ka plot mysliman qe jetojne ne vende te zhvilluara e jane komplet te integruara.

Kshuqe as a principle gjithmone, nuk eshte e thene qe meqe nje fe ka nje histori fanaticizmi nga mbrapa ajo nuk mund te integrohet ne shoqerite moderne. Koha e ka provuar qe kjo ndodh. Sa eshte e mundshme te ndodhe ne mase te gjere me Islamin? Well I guess we'll find out. Po ama eshte e qarte qe deri diku Albini ca fije populiste do ti kete te partia e vet se thjesht me nacionalizmin nuk shtyheshka dot me sa duket. 

 

Jo, feja percaktohet qarte nga doktrinat e saja nga libri i saj i shenjte e libra te tjere.  Nuk eshte cfare e ben ti, sepse athere s'eshte me ajo fe qe ti pretendon se praktikon dhe i perket.

Qartesisht njerez te ndryshem e praktikojne ndryshe edhe te njejten fe. Biles a nuk jane bere per kete luftrat e ndryshme neper shekuj? 

ne kete boten tone te vogel ka vend jo vetem per te gjitha fete por dhe per variante te ndryshme te se njejtes fe. cifut konservator, liberal, ortodoks e keshtu me rradhe dhe per fete e tjera. pakapua do te kapet atje ku askush s'kapet dot.

 

Doktrinat jane te qarta ne pjesen me te madhe te tyre.  Nqftse devijon nga doktrina athere spo praktikon me te njejten fe me ata qe s'devijojne.

pse orodoksi cifut eshte ne nje linje me liberalin? pako lere se s'ja del dot kesaj teme. je out.

Kuku, si je mire?

kuku si po ja con?  c'thone fete o kuku? a po t'mbushet kaptina nga pak a jo?

I kam inat fete se kane gra te bukura.

Po shitet dhe sunit atehere per ca zihen? A nuk zihen pikerisht per ato dogmat e pandryshueshme?

Jo, zihen per trashegimine e fese mbas vdekjes se Muhamedit.  Ne dogmat qe perbejne fene kane ndryshime shume te vogla dhe te parendesishme.

Mua e ty normal qe na duken te parendesishme se fese ne teresi i kushtojme pak rendesi, po per ata ashtu si dhe per te krishteret me heret, keto "mosmareveshjet" kane krijuar skizma te medha, kane ndare perandori ne dysh e kane hedhur njerezit ne luftra me shekuj te tere. 

Endrit ndarja eshte per ceshtje trashegimie e jo per ceshtje teologjie.  Pak rendesi ka se cfare ka sjell ndarja.

Ok meqe nga islami nuk marr vesh shume, po protestantet me katoliket a nuk jane ndare pikerisht per ceshtje teologjike? Nese marrdhenien me Jezu Krishtin mund ta kishe personale apo jo?

A ka dale ndonje nga keto sekte te thoshte Jezu ishte thjesht nje revolucionar hebre dhe jo i biri i zotit i lindur prej mbarsjes te nje femre te virgjer nga zoti, i shenjte, i sakrifikuar per mekatet e njerzimit dhe i ringjallur mbas tre ditesh?

Po tani nuk do vendosim ne per ca zihen ata, aq me teper te thone ate qe mendojme ne. 

i forte je endrito.

Zihen per budalleqe me pak fjale.  Zihen per seksin e engjejve.  Problemi eshte se eshte shkaktuar dhe shkaktohet kaq shume vuajte per hir te mitologjise semite.  Eshte njesoj sikur robt te vriteshin per Zeusin e Mujin e Halilin.

Po mua dhe ty ashtu na duket, atyre jo. Po pastaj kjo eshte teme tjeter. Ti po thoje se nuk mund te adaptohet e ndryshoje feja me kalimin e kohes se eshte dogmatike, e shkruar e bardha ne te zeze. Nderkohe qe fakti qe ka rryma te ndryshme, sado idiote te na duken ne, tregon se njerez te ndryshem e praktikojne  ndryshe te njejten sot e nuk ka pse te mos ta praktikojne ndryshe dhe neser. 

Endrit mos dredho.  Shikoje ate pyetjen qe te bera me siper.  Ndryshohet ajo gje apo jo?

Dhe mos relativizo.  Feja eshte nje semundje mendore sic cdo deluzion tjeter dhe ti nuk thua qe he mo se ashtu i duket nje psikotiku realiteti.

Po po te mos besonin ate histori nuk do ishin me fare te krishtere mo pako. Po ata krishteret qe vazhdojne e besojne ate perrallen sot a jane problem per shoqerine, te pakten ne ate nivel qe jane myslimanet per shoqerine e tyre ose vete te krishteret ne te shkuaren?Qartesisht jo. Pra megjithese e besojne ate histori, kjo nuk i ka ndaluar te evolojne me kohe, te pranojne edhe seksin paramartesor, edhe gayt se fundmi nga Papa, edhe idene qe qeverite jane sekulare etj etj. 

Po pse mos valle Marksi konsiderohet i shenjte dhe i lindur prej nje virgjereshe qe ka Marksiste sot e kesaj dite?

Qartesisht krishterimi ne pjesen me te madhe (jo teresisht he, se ketej ne Amerike e djathta ungjillore po ben kerdine) eshte tredhur me shume mundim keto dy shekujt e fundit por Islami qartesisht jo.

Pikerisht! Eshte tredhur krishterimi, dhe nuk ka pse te mos besojme se mund te tredhet edhe islami, aq me teper qe ka plot mysliman qe jetojne ne shoqerite perendimore te mireintegruar. 

Sigurisht qe dhe islami tridhet por mos e be aq te lehte.   Tjeter epoke jetojme tashme.  Ka bomba hidrogjeni qe shfarosin boten.  Gjithesesi synimi duhet te jete asgjesimi i besimit fetar si i tille.

Mos u shqetsoni per kete punen e tredhjes. Si e thate edhe vete te krishteret u vetetrodhen nga nazistet dhe komunistet, nazistet (qe erdhen si turiste ne Shqypni) dhe kolaboracionistet u trodhen nga partizanet, partizanet u trodhen nga demokratet. Kush ka ngel tani? Kane ngel vetem myslimanet pa u tredhur. Te vetetridhen edhe ata, keshtu planetin e trashegojne te tredhurit dhe feministet qe nuk ka kush t'i tredhe, dhe nuk ka se si te tridhen sepse jane pa bole.

Si e thate edhe vete

Jo nuk thame gje nga keto qe thua ti.

Tani je duke bere hasha edhe evidencen e tredhjes:

 

[AL]  Endrity - 9 Gusht 2013 - 00:25 Permalink

përgjigju

Pikerisht! Eshte tredhur krishterimi, dhe nuk ka pse te mos besojme se mund te tredhet edhe islami, aq me teper qe ka plot mysliman qe jetojne ne shoqerite perendimore te mireintegruar. 

[US]  I_Pakapshem - 9 Gusht 2013 - 00:31 Permalink

përgjigju

Sigurisht qe dhe islami tridhet por mos e be aq te lehte.   Tjeter epoke jetojme tashme.  Ka bomba hidrogjeni qe shfarosin boten.  Gjithesesi synimi duhet te jete asgjesimi i besimit fetar si i tille.

Për pasurin u zun . Sa e lanë si kërm pa varrosur edhe Muhon për tre ditë.

Cudi qe nga gjithe intervista e Albinit fokalizohemi tek kjo pyetje. Apo nga qe eshte Bajramsmiley? Mua nuk me duket qe ai kerkon te mbroje asnje teze fetare por vec shpreh ate qe cdo leader me mend do thoshte per fene qe perfaqson nje pjese e madhe e popullsise. Per me teper mendoj se me kete perjigjje ai me shume kerkon te distancohet nga akuzat qe i beheshin VV per afrim me fene islame se sa te mbroje islamin tradicional.

Cudi qe nga gjithe intervista e Albinit fokalizohemi tek kjo pyetje

Te krijohet pershtypja se Albin Kurti ka hedhur kandidaturen a per hoxhe, a per rektor ne medrese.  

Me te thene te drejten per mua ishte pergjigje ok ajo per fene. Do kisha dashur te ishte pak me i rrepte po whatever. Do doja te flitej me shume per anti-neoliberalizmin e tij, qendrimet ndaj te huajve, demokracine e levizjes etj etj. 

Po cdo teme per Kosoven ketu perfundo te islami. Fajin e ka Roni. 

Une per vete po se me ben pershtypje qe nje intelektual liberal dhe majtist si Kurti te kete nje qendrim kaq relativ ndaj fese dhe mos ti shohi rreziqet e saja.  Ose ka te bej naiviteti dhe korrektesia e tepruar liberale qe i karakterizon ndonjehere majtistet ose Albini genjen.  

Ai thote une jam per lirine e besimit dhe mos diskriminimim ndaj feve. Ky eshte thelbi i laicitetit. Nuk kam degjuar asnje leader ne nje vend demokratik qe te shprehet kunder (ose pro) nje feje te caktuar te ciles nje pjese e madhe e popullsise i perket edhe ne qofte se me bindje eshte ateist.

Eshte politikan thuaj, pa pjesa me e madhe e popullsise mendon se i perket po i perket lesh.

Ne fakt politikan eshte po dikush sic thote Monda me siper kerkon ta nxjerre me zor "hoxhe".

Kush po e nxjerrka me zor hoxhe?

Per shembull kush e akuzonte per mbrojtje te fanarizmit ne rastin e debatit mbi shamine. Nejse per mua si politikan eshte shume me i pergatitur se shumica e politikaneve shqiptar.

Nuk pashe ndokush ta cilesonte hoxhe pervec ndonje shtremberuesi apo dogmatiku.

Po per ata e kisha fjalen. Duke u lidhur me komentin tend me siper,  mendoj se anatemizimi i fese islame vec favorizon radikalizimin. Domethene po ta prezentosh ate si rrezik ndaj shoqerise dhe ta luftosh do te thote te forcosh nga ana tjeter ekstremizmin si kunder reaksion. Prandaj Albini thote qe islamismi tradicional eshte dicka qe ka ekzistuar prej shekujsh dhe harmonisht ne trevat shqiptare prandaj s'eshte dicka qe a priori rrezikon shoqerine, ashtu si cdo fe tjeter. Keshtu ne menyre subtile mbyll debatin mbi fene. Per mua nuk eshte korrektesi e tepruar por inteligjence politike. Per me teper qe ne shume pika te tjera si per shembull kur flet per mardhenjet me nderkombetaret ose per marrdhenjet me Serbine nuk me duket aspak "politically correct".

Jo mos kritika e islamit forcon te ashtequajturin ekstremizem (islami i vertete eshte ai i ekstremisteve).  Moskritika dhe moskonfrontimi mbulon keta te ashtequajturit esktremiste.

Shko re pirdhu! Kungull! S'mushe qe s'mushe nga kjo ane.

Lulian argumentoje furine tende e leri pjerdhjet.  Behu civil.  Une mbaj nje qendrim ti mban qendrim tjeter.  Une e argumentoj qendrimin tim kurse ti thua shko pirdhu se nuk mbush.

Pse, islamizmi tradicional na ka ardhur nga misionet e SOE* te Mbretereshes ne LIIB? A u sh-ftofsh ti.

Por, pse duhej permendur Perandoria Osmane nuk e kuptova po ec mo. Gjithsesi Monda, atij muhabetit te laicizmit i ra shkurt. Se ai laicizmi ka shkallezime te ndryshme, dhe ajo barazia eshte ca relative se ndonjehere disa jane me te barabarte se te tjeret.

Kurti, po ta gjykosh nga emrat qe merr si shembull per t'u ndjekur, hyn tek te majtet radikale (sidomos sot kur e majta ne Europe si figuren me te shquar ka Blerin me shprehjen "pertej se majtes dhe te djathtes"), dhe si rrjedhim logjik duhej te mbronte laicizmin e rrepte. Prandaj sikur nuk i shkon qendrimi laik i lejimit te shamive ne institucionet publike.

Nejse, keto jane detaje. Kryesorja eshte qe as Kosova as Shqiperia nuk kane takat te kene vizion e le me te kene platforma te sakta.

 

Por une vetem nje pyetje do i kisha bere z. Kurti:

-Meqenese veprat e z. Hysamedin Ferraj jane promovuar nga Levizja Vetevendosja, ne cilen pike perputhet platforma kombetare e Vetevendosjes me "platformen" e z.Ferraj per "krijimin e popullit te ri shqiptar" dhe hedhjen ne plehra te figurave "pseudokombetare" si Skenderbeu, N.Frasheri etj, etj?

*se e ngaterrova Mbretereshen me Donovanin.

ka fat kosova qe ka nje politikan si kurti. edhe kosovaret e thjeshte jane ndryshe nga ne te tokes ame. pyetjet i bejne te qete dhe si njerez normale. ne shqiperi edhe pyetjet i bejne tere nerv, nervat ne maje.

albini flet shume shume mire. eshte mjaft i mencur dhe duket i drejte. me habit.

kam takuar shqiptare te tille po fatkeqesisht nuk merren me politike.

 

Pse kosovaret jane me fetare se shqiptaret? Nga komunizmi?

po jane, dhe c'te keqe ka? ajo fe, ja ashtu e mire e keqe i ruajti nga serbet.

Sthashe qe ka te keqe. Pyeta pse jane me fetare. Un mendoja se nga serbi i ruajti atdhedashuria e patriotizmi po ja sa te rroc do mesoc. 

meso meso se mire te ben.

Thuj dhe endrit te mesoje se edhe ai nje mendje paska sinjorina alba. 

besa jo! 

I ruajti nga serbet dhe jo vetem pas Luftes II por ka qene element dallues nga serbet historikisht. Te ishe ortodoks ne Kosovene e Perandorise Osmane do te thonte te ishe, ti perkisje kishes ortodokse serbe. Noel Malcolm e shpjegon qarte. Sipas tij biles normat, ndeshkimet, rregullat, ligjet per banoret e Kosoves ishin shume me liberale dhe te drejte nen hyqmin e turqve se sa nen hyqmin e despotit serb. Sipas rregullave serbe nje bujkrob qe largohej pa leje nga prona e te zotit, damkosej fizikisht. Nen P. Osmane paguani vetem nje gjobe. Nga ketu thote ai, nje nga arsyet e leverdise se konvertimit dhe fenomenet e kriptokatolikeve.

Yep, nje arritje e kushtueshme po arritje gjithsesi. Mbase e vetmja e atij regjimi. Qe nuk do te thote se ajo qe beri komunizmi duhet perdorur perseri ne te ardhmen. 

ne vuajme nga mungesa e atdhetarizmit,prandaj duhet mbeshtetur cdo force politike qe ka si pjese te veprimtarise se saj kombetarizmin.  vv-ja deri me sot eshte e vetmja ne trojet shqiptare qe ka nje linje kombetariste ne progrmin e saj. vetem per kete i takon respekt dhe mbeshtetje.

gjithe te tjeret flene poshte shtepise se lubonjes

Ta siguroj qe Lubonja me Albinin bashkohen ne shuuuume gjera e ndahen ne shume pak. Edhe ne ate kritiken neo-liberale me te cilen une nuk bie dakort, jane gati identik ne menyren si mendojne. 

minutat 18-20 smiley

Pakorruptueshmeria e Albinit eshte ana me e forte e tij. 

E pashe te gjithe videon, dhe habitem edhe vete se sa pak (ne fakt, aspak!) me ben pershtypje Albini (dmth VV-ja) si force politike, dmth si pjese e establishmentit (ata jane ne parlament, ok?). Te pretendosh nga njera ane te marresh pushtetin dhe nga ana tjeter te thuash (andej nga fillimi i intervistes) se "ne do ti vazhdojme gjithmone protestat" , une kete nuk e kuptoj smiley 
Ashtu sikunder asnjehere nuk kam kuptuar e nuk do te kuptoj se kush i mbushi mendjen VV te beje lojen e demokracise parlamentare. Roli i saj "thjesht" si force e asaj qe quhet rendom 'shoqeri civile' me dukej mese i mjaftueshem dhe i pakushtezuar.
enigme...

S'ka gje se ti kupton qe mund te behet rilindje dhe lufte antikorrupsion me Meten...

smiley me gjej nje mesazh te vetem timin ku kam permendur fjalen rilindje !!!

Nuk do rri te skanoje mesazhet e tua.  Mbeshtetja jote per ngjalerilindjen eshte e qarte ama.

mire, vazhdo te besh ngjalefushate

Ajo eshte puna jote e jo e imja.

Te pretendosh nga njera ane te marresh pushtetin dhe nga ana tjeter te thuash (andej nga fillimi i intervistes) se "ne do ti vazhdojme gjithmone protestat" , une kete nuk e kuptoj 

Po PS-ja a nuk beri te njejten gje per gati nje vit, 2010-11, edhe ne rruge edhe ne parlament? Ata i kuptove ti?

 Roli i saj "thjesht" si force e asaj qe quhet rendom 'shoqeri civile' me dukej mese i mjaftueshem dhe i pakushtezuar.
enigme...

Kushedi sa me nerva qenke me cunat e Mjaftit qe ne fillim e provuan me G99 e pastaj u katapultuan ne PS!

Pertej debatit se sa te vlefshme jane keto taktikat, qe per mua nuk asgje te enigmatike sic thua ti, ky standarti i dyfishte eshte per ne kornize. 

Protestat e PS qe ti citon kane qene te natyres parlamentare (vjedhja e votave).
VV ka udhehequr protesta te natyres sociale, ekonomike, gjeopolitike... etj etj; nuk di une te kete bere VV ndonje proteste per vjedhje votash (parlamentarizem).

 

ps: me 'mjaftin' nuk jam fare me nerva, persa kohe 'Mjaft' nuk ishte force parlamentare. Se ku shkuan çunat e saj me pas, nuk me intereson, sepse ata nuk prezantohen më "si te Mjaftit"

Ti ke nje aftesi te rralle militanteske per te gje detaje te parendesishme e per ti bere ato thelbin e argumentit, sic ishte ajo e "kryetarit historik" per zgjedhjet e partise. 

Tani po thua qe protestat e PS-se paskan qene ndryshe. Pra nuk qenka problemi se pse proteston, sic e the ne fillim, po per cfare protestoke. Po ok, na bej nje liste per arsyet per te cilat mund te protestosh e te futesh ne parlament e per cilat jo. Besoj qe do jesh i pari ne histori qe e ben nje diferencim te tille, po ok, provoje njehere. Biles po ta mendosh i bie qe nqs proteston per voten atehere nuk njeh parlamentin, e prandaj nuk duhet te futesh aty. 

Ndersa per Mjaftin tani nuk qenka me puna se pse futen ne politike, po pse mbakan te njejtin emer. Psh nese Vetevendosja ndryshon emrin ne Partia Vendos Vete per ty eshte ok, meqe paska ndryshuar emrin.

patejeter qe thelbi i argumentit lidhet se per ç'fare proteston (ne France, protestoi e djathta ekstreme para pak muajsh kunder Ligjit te ri per martesen, por personalisht nuk i mbeshtesja. Eshte e drejta ime te kem opinion mbi protesten, si mjet shprehes). Ose nje shembull shqiptar, une kam qene totalisht dakort me Berishen kur perplaste kemben ne 2001 neper BE dhe kembengulte qe ja vodhen votat. E kam thene kete ketu disa here.

Natyra e protestave te VV, e perseris, nuk eshte parlamentare, eshte sociale, ekonomike, gjoepolitike (kjo e fundit lidhet edhe me statusin e vecante te shtetit te Kosoves). Une jam deri diku skeptik per prezencen e tyre ne Parlament (dmth ne establishment) por kete zgjedhje nga ana e VV, pjeserisht edhe e kuptoj (perseri kjo lidhet me statusin e veçante te Kosoves) por qe nga momenti qe kjo e fundit behet anetare e OKB, VV duhet marre ne konsiderate, as me pak e as me shume se cilado tjeter parti ne shqiperi, kosove apo... finlande

"Besoj qe ne kete makinerine e pazareve te Serbise nenjeren ane, dhe ate te neoliberalizmit ne anen tjeter, dhe nese ne hyrje te sistemit i vendos engjejt, djajte do di kesh ne dalje te sistemit.."

Stalker si te duket kjo? Engjej dhe djaj po thot Albini! 

intervista e konceptume bukur. Pergjigjet si gjithmone te prera, pa lene shteg per keqinterpretim. Pergjigjia se VV eshte e pakorruptueshme ishte shabllon qe shpresova se do e anashkalonte duke vene theksin te vlera e institucioneve qe VV do promovonte nese vinte ne pushtet per t'i bere balle korrupsionit dhe per ta denu pa hezitim. Flm kujt e solli!

Si per fillim po prish 69-n; per ta nigju, me vone.

tashi, 

asnji parti nuk ka qit kandidat akoma. 

kjo organizata bon sondazh kush do e fitoje prishtinen.

ky fanatiku del e i pergjigjet pyetjeve, qe me c'pashe nuk kane te bojne shume me zgjedhjet lokale ne prishtine

kjo pastaj vjen ke peshku, na propozohet me e pa dhe me e ndi, dhe robt bojne komente.

vi dhe une ne fund dhe hudh peselekshin tim ironik. 

dicka nuk shkon ne rregull. 

baj baj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).