Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë, të cilet ishin të dielën në Himarë.

Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himara deri ne çlirimin e saj. 

"Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!" tha Tsankas.

Ne ceremoni u kendua edhe himni grek. Ky përvjetor i trete për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit te Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë.  
 

PDIU-policisë: Ndal Agimit të Artë në trojet tona etnike

Partia e çamëve, PDIU ka kritikuar atë që e quan indiferencë të policisë shqiptare ndaj dhunimit të mediave vendase nga fashistët e Agimit të Artë në Himarë, ku u zhvillua ceremonia përkujtimore për 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës.

Përmes një deklarate për shtyp PDIU thekson se policia shqiptare nuk mundet të heshtë përballë pretendimeve territoriale të një organizate fashiste në truallin tonë

“Nuk ka asnjë pretekst legal në këtë vetëpërmbajtje të policisë sonë. Këta njerëz, që ishin në pozitën e veprimtarit politik siç e tregonin veten me veshjen e tyre të zezë, nuk po kryenin ndonjë shërbesë fetare, por po zhvillonin veprimtari antishtetërore në një mjedis të shenjtë si varreza. Autoritetet policore duhet t’i përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur non grata kryetarin e kësaj Lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik”, thekson PDIU.

Nga ana tjetër, PDIU ka vlerësuar faktin që prifti i Himarë Fshat nuk e bëri kishën pjesë e lojërave të kësaj organizate që synon të armiqësojë shqiptarët me grekët, shqiptarët e krahinave të ndryshme me njëri-tjetrin.

Top Channel

28 Komente

Na nxitë jetën me tema të tilla, më duket se kjo sikur u ezaurua orë më parë..Himara dihet se e kujt është dhe e kujt do jetë, kush do e trashëgojë në jetë të jetëve, Himara është jona..S'e kuptoj se si ka mundësi që në kohët tona mos të kapërcehen tendencat nacionaliste. Mua më duket se po ju japim shumë rëndësi, më tepër se ç'duhet një grupimi dhjeramanësh të ashtuquajtur Gimi i artë..

e forta eshte se ai qerosi ne foto eshte emigrant shqiptar. i kemi fut t'infiltruarin ne mes, don't worry!

ore me ben pershtypje, mire keta agimsat greke qe shtetit shqiptar i shkojne pordhet kur degjon "greke", po ate kokerrocken, qerosin me syze te zeza, qe eshte shqiptar, skane ci bejne??!! ai ka pasaporte shqiptare dhe ne Greqi jeton me leje qendrimi... le pastaj qe eshte dhe biznesmen legjitim ne Shqiperi.. se cka nje hotel ne Ksamil a Sarande me duket... topestarfullah o shtet i 10re qe ske guxim te besh zap 4-5 palaco cirku..

e ka ne Lukove trapi smiley

dhe bluzen ma ne fund e paska ndrru, paska heq dore nga Armani smiley

po ca ti bejme o belul, nuk e di ti qe shteti yne e perkrah biznesin e fasoneve smiley ky shoku ben corape, po pa tjerre lesh nuk behen  ato te shkretat smiley

E kam thënë unë o Belul, një duzinë djelmoshash vlonjatë me shkopinj bejsbolli dhe mirupafshim andej në muzg o gimo..

ça bejzbolli mer? Po nuk u shpraz kallashi, nuk quhet...

Nuk jam kundra gjithsesi !

  Jane kontrolluar pasaportat ketyre, ne dogane?!! Pse i kane lejuar?,   dihet qe ata vetem per remuje vijne, te krijojne konflikte midis shqiptareve dhe grekeve! 

`Ne emer te komandantit tone-..thane ushtaret e ushtrise se Agimit te art` dhe e kthyen cermonine fetare ne nje ribetim, per `luftra te reja` per Vorio  Epirin` e bashkuar me Gerrqine! smiley

Po provojeni tamam se po nuk ua shkaperdhyem motrat smiley

Shume rendesi i jepet ketyre. Keta jane nje grup i vogel qe nuk rrezikon asgje. Nuk perfaqesojne politiken e qeverise greke keta. Po kur ske lajme me keto do merresh.

dokord, nuk perfaqesojne qeverine greke, e dime!  po kush po merret me qeverine greke ketu  njeher?!  po merremi  vetem me keta!  dhe nese jane te rrezikshem apo jo,  nuk e percakton dot ti.

Kane marre 7% te votes dhe kane 18 deputete ne parlamentin grek.  Qe ti nenvleftesosh si nje grup i vogel e i parezikshem esktremistesh butaforike eshte naivitet.  Keta jane politika greke ndaj shqiptareve e dale ne siperfaqe dhe e ekstremizuar.  Te njejta qendrime mban dhe shteti grek ndaj shqiptareve edhe pse sigurisht duke i ambalazhuar me vello diplomatike e te korrektesise politike.

Une kam mendimin tim. Qe keta jane te parrezikshem. Me nje fjale nuk i vjen ndonje e keqe shqiperise prej bufonatava te tyre. Ti smund te me thuash qe un nuk bej dot percaktim sipas mendjes sime rreth rrezikut te nje fenomeni. Rreziku me i madh shqiperise i vjen nga fokusimi i pamase tek ngjarje si kjo dhe paaftesia per te ndrequr problemet e saj te brendshme (fut ketu, papunesi, kriminalitet, drejtesi e dobet, aksidente te panumerta rrugore, institucione ineficente, shendetesi/arsim berrnut, etj etj etje. Agimi arte eshte vetem folklor, valvul zbrazese e pezmit te grumbulluar perbrenda nga prapesite tona.

Romak, ata nuk jane te parrezikshem edhe keshtu si jane, sepse provokojne dhune dhe incidente. Nuk jane si ai budalla e lagjes qe vetem keput brockulla por nuk i bie ne qafe njeriu. They're bullies, dhe c'eshte me e keqja, neser pasneser ata mund te marrin mandatin per te qeverisur. Eshte me mire ta trajtosh me seriozitet nje bufon sa nuk ka pushtet ekzekutiv, se ta nenvleftesosh deri ne diten kur mund ta marri kete pushtet. 

Deklarata eshte serioze dhe provokuese, pavaresisht ne jane karagjoza apo jo ata qe e kane bere, sepse e kane bere ne emer te nje force parlamentare te shtetit fqinj. 

Ashtu tallnin dhe Hitlerin dikur...

Keta  plehrat e  Agimit  te  Arte sigurisht  jane te parrezikshem, por  indiferenca  dhe mosveprimi LIGJOR NE KUSHTET E FLAGRANCES  i shtetit  shqiptar  kundrejt  nje shtetasi grek apo emigranti  shqiptar  qe  ne territor shqiptar ben thirrje ANTIKUSHTETUESE publike  per clirim  te  Himares(???) i ben ata  psikologjikisht te rrezikshem. Me  shume keqardhje konstatojme se akoma  kemi nje shtet/qeverisje te peshtire  dhe nje popull pa pike dinjiteti.

Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma.

Po po tamam ate kishte ne mendje, fjale per fjale.  

Po ca lesh, gjuha greke asnjehere nuk eshte ndaluar, gjuha shqiptare PO!

Erdhen me date 11 ...

Një “Shtet i Artë” për Agimin e Artë

Disa badigardë të krerëve të Agimit të Artë në Greqi kanë trazuar opinionin me deklaratat e tyre në Himarë. Rëndësia e tyre është mediatizuar pasi kanë sulmuar një ekip të televizionit Top Channel, kanë zbuar priftin e kishës nga mesha, dhe më pas kanë mbajtur një fjalim idiot, për gjëra që nuk i hyjnë në punë askujt.

Natyrisht në raste të tilla ka dhe një histeri reagimesh kundër tyre nga opinioni publik dhe media. Por ka diçka që duhet të marrë fund çdo gusht, dhe ajo është faktorizimi i disa idiotëve që vijnë nga Greqia, flasin para varrit të një qytetari, që është viktimë e dhunës tradicionale shqiptare, dhe ikin si heronj.

Së pari, kur flasim për Agimin e Artë dhe pikëpamjet e tij, duhet të jemi seriozë që mos t’i kthejmë në ekuivalente të qëndrimeve greke ndaj Shqipërisë. Pesha që u jepet atyre në media, dhe përpjekja për t’u faktorizuar me qëndrime ekstreme, është në disproporcion me rëndësinë që vetë ata kanë në Greqi. Nëse flitet për mbështetës të tyre tek pakica greke në Shqipëri, flitet vetëm për disa individë, të cilët duan të faktorizohen në pakicën greke përmes qëndrimeve të skajshme. Zgjedhjet e sapopërfunduara tregojnë se të dyja partitë e minoritetit grek së bashku kanë një mbështetje prej 20 mijë votash, që reflekton realisht dhe fuqinë politike të pakicës greke në vend. Mes dy partive mund të ketë ndonjë element që ka qejf të jetë më grek se grekët, por ky nuk është ndonjë problem që meriton vëmendje.

vazhdimi... http://www.gazetatema.net/web/2013/08/12...

Policia shqiptare ka ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës, Robert Hajdhin, eksponent i Agimit të Artë, i cili ishte pjesë e provokimeve në ceremoninë me rastin e tre vjetorit të Aristotel Gumës.

Në Lukovë ai ka në pronësi një Hotel dhe njihet mirë si pjestar aktiv i Agimit të Artë. Roberti është shtetas nga Lukova e Sarandës dhe është larguar në Greqi pas vitit 1992.

Bukuroshet e Shqipërisë në foto me bosin e “Agimit të Artë”

Anëtari i organizatës ekstremiste greke “Agimi i Artë”, Robert Hajdhi, ka disa ditë që në Shqipëri është bërë i njohur. I ndaluar dy ditë më parë në Qafë-Botë është lënë i lirë pasi marrjes në pyetje nga policia. Është pyetur për incidentin e së dielës së kaluar në Himarë. Kjo ngjarje dhe të tjera e kanë bërë atë tashmë një nga figurat më të njohura të medias shqiptare. Thirrjet e tij dhe të miqve të tjerë të tij kanë qenë aq antishqiptare sa që cenonin rendin kushtetues. Hajdhi ama ka arritur të lirohet nga policia shqiptare. Vetëm sot “Shekulli” ka mundur të zbulojë një fotografi të këtij personi, që për shkak të një varseje të trashë, ai njihet si bosi i “Agimit të Artë”. Nuk dihet ende se, çfarë ka deklaruar Hajdhi në polici që i ka mbushur mendjen policëve që ta lirojnë, po aq sa nuk e dimë ende se si ai i ka bindur bukuroshet shqiptare të dalin në fotografi me të. Është një foto jo shumë cilësore, jo profesionale dhe aspak mediatike. Arsyeja e realizimit të kësaj fotografie mbetet po aq mister sa edhe fakti se kush i ka çuar këto vajza të veshura me të kuqe, pranë një antishqiptari. Mendohet që kjo fotografi të jetë realizuar në një hotel në Lukovë, hotelin me “pesë yjet” e Robert Hajdhit. E nëse vajzat po pozojnë hotelin e tij me pesë yje, atëherë si ka mundësi që pllakat në të cilat është ulur ai janë të prishura. Një hotel me pesë yje, siç e quan antishqiptari Hajdhi hotelin e tij nuk mund të jetë me pllaka të thyera. 

http://www.shekulli.com.al/website/image...

Shekulli.com

Sikundër bëhet e ditur nga shtypi grek qeveria ka vendosur që në mënyrë graduale të ... “çarmatosë” partinë neonaziste të Agimit të Artë.

Nuk bëhet fjalë për mbledhjen e armatimeve që disponojnë në mbarë territorin e Greqisë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, por për çarmatosjen fillimisht të deputetëve të saj, të cilët qarkullojnë brenda parlamentit grek me armë të mbushura, por edhe kërcënojnë e i përdorin ato në publik.

Ministri i Rendit Publik dhe i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dendias, i është përgjigjur pyetjes së 26 deputetëve të SYRIZA. Pyetjet kishin të bënin  me përdorimin e rrezikshëm të armëve nga ana e deputetëve dhe lëshimin e pakontrolluar të lejeve të armëmbajtjes.

Ai tha se i eshtë hequr leja e armëmbajtjes së deputetit neonazist A. Gregu dhe po procedohet edhe për deputetin tjetër të kësaj partie, J. Germeni.

Në maj të 2013 deputeti Grego në aerodromin e Athinës, për pak sa nuk shkaktoi viktima, kur pistoleta e tij e mbushur u “shkrep”, në kohën kur po e “dorëzonte” për të kaluar kontrollin,

Po ashtu po hetohet edhe për agresionin e deputetit tjetër neonazist J. Germeni kundër kryebashkiakut të Athinës, J. Kaminis, i cili e denoncoi deputetin në fjalë, për të cilin po shqyrtohet vendimi për heqjen e lejes së armëmbajtjes.

Gjithashtu ministria e Rendit të Greqisë po shqyrton edhe mundësinë e një dekreti, dispozite ligjore në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë dikush, qoftë ky edhe deputet, për të nxjerrë një leje për mbajtje arme.

Sipas këtij ligji do të ketë kushte edhe më të rrepta për dhënien e lejeve të armëmbajtjes, të cilat kanë të bëjnë edhe me evolucionin e proceseve penale të personit që kërkon të mbajë armë, njohuritë në lidhje me posedimin, transportin, përdorimin dhe ruajtjen e armëve të zjarrit.

Po ashtu bëhet e ditur se ministria greke e Rendit duket se ka marrë seriozisht edhe çarmatosjen e pasuesve dhe anëtarëve të partisë naziste të Agimit të Artë, të cilët janë përgjegjës edhe për akte të ndryshme agresioni, kryesisht kundër emigrantëve, por edhe kërcënim e përdorim të armëve të zjarrit në publik.

 

shqiptarja.com 

KRISTO PAPA ME ARME NE SHQIPERI
Bëhet gjithashtu e ditur se deputeti neonazist grek, Kristo Papas, ka qarkulluar me armë edhe në Shqipëri, të cilën e ka vizituar disa herë, së bashku me badigardët e tij.

Gjithashtu shumë anëtarë dhe eksponentë të Agimit të Artë kalojnë kufirin me Shqipërinë pa iu nënshtruar kontrolleve për posedimin e armëve.

Rasti i fundit i kërcënimit të neonazistëve në Himarë, në përvjetorin e A. Gumës, kur neonazistët greko-shqiptarë të Agimit të Artë lëshuan kërcënime jo vetëm me fjalë e deklarata, por edhe duke ekspozuar armët, ka sjellë shqetësim dhe pyetjen në parlamentin grek

shqiptarja.com 

së bashku me badigardët e tij.

Qeka i rendesishem fare ky !!!

 

Nese keni vene re me s'shumti badigarde mbajne perveç personaliteteve ata persona qe kane frike edhe nga hija e tyre e flene me kobure nen jastek..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).