Pasi ka humbur funksionin e para viteve '90, stacioni i trenit në kryeqytet pushon përfundimisht së ekzistuari duke u zhvendosur në zonën e Vorës. Për shkak të nisjes së punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, duke filluar nga dita e hënë, qytetarët që do të duan të përdorin trenin për të shkuar në qytete të tjera, do të duhet të nisen nga Vora. E njëjta gjë edhe për linjat nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit, të cilat do të përfundojnë në Vorë. 

Për pjesën tjetër të udhëtimit, nga Vora në Tiranë dhe e anasjellta, Bashkia e Tiranës njofton se ka vënë në dispozicion autobusë që do të bëjnë transportin e udhëtarëve falas. Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orarit të nisjes së trenit dhe anasjelltas. 

Për të përdorur shërbimin falas, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonene, që i identifikon si përdorues të linjës.  Paralelisht me zhvendosjen e shinave të trenit, Bashkia e Tiranës nisi punimet edhe për zhvendosjen nën tokë të linjës së tensionit të lartë në bulevardin “Zogu i Parë”. 

136 Komente

o Kavir,   ''treni niset ne shtate pa pesë...''     po kesaj rradhe iku,  vate  per fare..

Jo treni Belul, oksidenti i thote tçrejn. E di ti Belul qe njerezit ne Paris njihen se c'te sere jane nga  tçrejni qe perdorin per te shkuar ne plazh? Tirana jone se shpejti pervec tçrejnit do kete edhe metrou, tçrolejbas, omnibas, dhe tçremvaj.  

Sipas fjaleve te Edvin Kristaq Rames dhe Ne-jemi-Lulezimi-i-Sales-dhe-i-mamit, ish-stejsheni i tçrejnit do behet park. Ajo qe me mbetet ne pyetje eshte a do behet park me peme, apo park nga ai i tipit SMT, ku parkohen autobusat Tirane-Kamez e me gjere. Ose nuk eshte cudi te behet edhe park pallatesh, ku te lulezojne apartamentet e reja plot drite ku do rriten te lumtur brezat e ardhshem te atdheut tone, qe do cojne perpara arritjet e baballareve te tyre. 

asnje nga keto Kavo..  do ta bejne keshtu Park, thone..

e po kjo ishte e bukur. pikes i ke rene .

Eee, si tha Redon Makashi dikur: "jaaaa, ja afron stacioni..." smiley

Pasi ka humbur funksionin e para viteve '90,....

Shprehje e aresyeshme qe mund te shoqerohet edhe me shprehje te tjera

..Psh pasi gjetem nje vend Qyl prej te cilit vendosem te shisnim Gjithshka qe kishin bere parardhesit , na ja mujtem me pasuru disa nga familjet tona.

Ose mundet edhe me e specifikuar ...pasi ne Vucidol nuk ka Stacion Treni bame pyetjen ..E shkafja i duhet nje i tille ketyre kodrave te Bathores !​

Hajt ishalla kane ndonje plan te hajrit me e ba ma te bukur funksional e modern....nostalgia canaglia.....

Pershendes STALKER me Treni i Jetes.  (Ca cofin per batuta filmash, ca per kolone zanore, kshu u ndane smiley.) 

Ngushellime stacionit.  

 

tesh ai nuk ishte stacion ...ishin dy binare te ndare nga nje platforme e nje kolibe ku shiteshin bileta...Tash ishalla bajne nje stacione linja ma shume...p.sh Vore -plazh 10 minuta,Vorelezhe 25 e me radhe

Per ata qe nuk e dine se ku do zhvendoset stacioni i trenit, mund te pyesin edhe ne gjuhen katunare smiley Plliz, ç'ven ish shtaishejn trrein smiley

Pjero,   me kujtohet  kur ishe ne Albanie heren e fundit, pate nje takim   ''tete a tete'' , (beheshit  nja 16 veta dmth) ,  me drejtorin e hekurudhave shqiptare..    a   mos ka te beje heqja e trenit nga Tirana me projektin tend  per te lidhur Shkupin me Durresin  me tren elektrik?smiley

ça paska qene!!!

Tete a tete smiley dmth koke me koke. Ky projekt i dashur, ka vite qe eshte diskutuar ne rrethet intelektuale, arkitekture dhe inxhienerike. Ka pas idera qe stacioni i Vores te behej nje fare qendre, nga ku te lidheshin trenat e jugut me te veriut, por u la, dhe pasagjeret e nje linje zbritshin ne Vore dhe pritshin 10-15 minuta trenin tjeter, per te vazhduar me tutje. Doli projekt-ideja tjeter qe stacioni i trenit te Tiranes te zhvendosej pak me tutje, por s'kish fonde. Kemi disa ide-projekte per trenin, te hedhura jo nga mua por edhe nga te tjere, por jane lene/harruar sirtareve, per arsye financiare, ndersa ideja ime ishte te lidheshim me Malin e zi (ne fakt eshte e lidhur qysh ne kohe te socializmit) me trenin elektrik, pra te elektrifikohej kjo pjese, per te thithur/terhequr sa me shume pasagjere nga vendet siper saj, elektrifikim qe do te ishte me interes te shkonte Shkoder-Vore-Shkozet (Durres)-Kavaje-Rrogozhine-Elbasan-Prrenjas-Maqedoni per te terhequr edhe turista nga ky vend, e nga Bullgaria perendimore, qe eshte me afer plazheve tona se plazheve te tyre. 

 ideja ime -thua ti -te lidhej treni me Malin e zi!!! smiley po per ide asnjehere nuk kemi qene keq ne, ide japin te gjithe.. po kjo ideja jote me Malin e zi, ka qene e realizume, deri aty ku cuan shinat ne Hot tShkodres.. por sic dihet e gjithe ajo pune kolosale shkoi per lesh (skrap) se u vodhen shinat.. nejse, nuk eshte aq e lehte te ndertosh traset, hekurudhat, ne shqiperi...gjithe ajo pune qe u be prej vitit 1947 e deri andjej nga vite 70-80 ka qene kolosale, me pune vullnetare, sot hekurudhat kushtojne shume, nuk eshte nje fjal goje dhe nuk eshte thejsht vetem transporti publik,  duhet nje organizim shume i madh kompleks sepse vlera e trenit eshte me shume industriale! Socializmi nuk i ndertoi kot kishte ide sepse kishte korm, nikel, baker, hekur ect...qe i exportonte.. sot cfare mund te exportojme ne ?! P 

ilir-jani, treni me Malin e Zi  fuksionon edhe sot qe po flasim, por ka nje diçka te çuditeshme. Vagonat e Malit te Zi, shkojne deri ne afer kufirit sisa km larg, se nuk ka linj te elektrifikuar per kufi, dhe shon lokomotiva shqiptare dhe i terheq, dhe po keshtu po kjo lokomotive, çon vagonat shqiptare deri tek stacioni e trenit ne Mal te Zi. 

 Erdhi ora te ndertohet i riu,atje tashti eshte vetem merkate..

Dikur kur skishte makina private treni Tiran -Durres ( Shkozet ) ishte 3 lek vajtje ardhje quhej treni special - te shtune - te djele! Njerzit kenaqeshin shume me plazhin e Durrsit ishte lire fare, sherbimi i trebave ishte ne rregull, modest per kohen, cdo tren kishte nga nje polic, dhe 2-3 konduktore faturino treni. Sot me mire ti heqin fare se as ne Indi nuk gjen trena si ato ne Shqiperi. pale, jemi dhe ne Nato! smiley

ça lesh sherbimi i rregullut..ishte pickeri e zeze te shtunen e te dielen ,hyeje nga driataret ,si sardelet ne kuti...

sigurisht, kishte mbi ngarkese, kishte raste qe hypnin edhe ciper trenit, sidomos kur kishte ndeshje ne Durres nga tre ekipet kryesore te Tiranes, por kur bileta eshte 3 lek vajtje ardhje, kush do te ishte ai budall qe do te rinte ne shtepi, dhe te linte Golemin, ose Ilirine pa pa shiju ronen e nxet dhe jodin e adriatikut ?!! Ka pas lezet kur ulej me der hap dhe freskoje komet prej freskut te trenit..smiley fusnin ca vagona extra nga ato te mallrave ndonjehere smiley

Eh c'kohe ato. Rregull, sedilje lekure, ajer i kondicionuar, profum trendafili, stjuardesa qe sherbenin uje tonik, revista falas per te shtyre kohen. Ehhh Nostalgia, nostalgia canaglia. smiley

po polict ,  per cfare duheshin ?

Ju qe jeni jashte dhe jeni te bredhur, a me thoni.... ku i kane stacionet e trenave qytetet evropiane...??? Te pakten Roma dhe Stambolli, qe i kam shetitur, i kane diku ne mes te qytetit. Pse ne e nxoorrrem stacionin qendror ne Kashar...??? 

Se dyti, a mos do te ishte me mire te ndertohej me pare stacioni i trenit e me pas bulevardi i ri...??? Ose te behej nje zgjidhje e pjesshme pasi keshtu siç e kane nisur, jo vetem qe do ti bejne gropen hekurudhes, por do tallin menderen edhe me udhetaret e trenit.....

ne mes te qytetit...se cu pa

Po me linjen  Elbasan - Pogradec-  pse jo dhe Korce do behet ndonje gje apo jo ?

Do ma kishte qefi te provoja edhe njeher ate kenaqsine e trenit kur shkoja ne Pogradec me familjen dhe rrija veshtroja ne dritare mrekullite e natyres , edhe pse e vogel ato kujtime me kan mbetur ne mendje si thesar

hehe, barbaret, vetem me prish e kane mendjen. 

i bezdis, i ha, dicka qe eshte aty per me shume kohe se nje cader fushimi. 

prishe, rrxoje digje, merre. perserite nga fillimi

- Po  Ndertojne " Gaza city"

E c'na duhet Treni, kur kemi Gomeret. smiley
 

dun me hap toka te reja ndertimi....fluksi modh ne tiron

sa keq.. une po shpresoja qe nje dite, kushedi se kur... te rikonstruktohej dhe treni te fillonte te perdorej me shume ne Shqiperi...

Me duket si nje hape mbrapa. Ne 2004, plani qe per elekrifikimin e trenit, e kjo per mua do qe rruga e duhur. Tirana me Durres eshte rreth 30 km, pra ne tren elektrik diku tek 30-35 minuta, e dy qytetet do intregoheshin shume mire ne nje menyre te tille.

po t'ja hypesh metro north - se 30km ne trenat e evropes behet per 15 minuta e shumta

I discounted per faktin qe ne shqiperi nuk do mirnin trenat e fundit, plus do benin dhe nje ndalese diku nga Vora... Still a good deal dhe tek 30-35 minuta kur mendon se hiqet stresi i parkimit, plus lirohet me shume autostrada...

PS: dhe dicka tjeter, gjithnje kam mbetur i shokuar qe nuk ka linje autobuz ekspres nga Rinas ne Tirane (mbase ne te ardhmen ideally me tren). Kur konsiderson se mbi 1,000,000 njerez perdorin Rinasin (plus kur shton familjen qe i pret ose i largon mbase behen mbi 2,000,000), it seems like a no brainer. Nevermind, sapo lexova qe ka autobuz...

edhe ne evrope trenat nuk jane brand spanking new ne cdo linje...ka plot qe jane 10+ vjec

megjithate, mua me pelqejne trenat ....dhe nje tren tirane - rinas - durres duhet bere patjeter. kosto e paperfillshme ...

80 milione euro qe kostoja... hajde meqenese gjithnje keto gjera shkojne mbi cmimin e caktuar, 120 milion.

 ne fakt, per te qene korrekt, sa nje nga dy vrimat e kombit 

tani ceshtja eshte tek shinat qe nderthureshin, route-et si me thene.

Cdo behet me to. si do nderlidhet qyteti me shina ? Do prishet shinat, apo do zhvendosen dhe se per ku do zhvendosen ?  Me sa kam lexu, nuk do jete ne Kashar stacioni i ri, ai eshte i perkohshem sa kohe te spostohen linjat.  Tani, nqs do ndertohet terminal i ri, si per autobuse, si per trena, mire do ishte.

se sa per stacionin, ai lesh ishte, vec stacion treni central qe smund te ishte, kishte vec nje platforme dhe poshte kullosnin, dhe shurronin lopet e katunareve rrotull.

Se di, me fol pa pare planin se cdo behet nuk ja vlen.

Di qe ajo zone eshte nje tmerr, kjo eshte e sigurt, e paperballueshme me zhurmen, pluhurin, trafikun, pisllekun. Tmerr tmerr, duhet patjter te pastrohet e ti behet derman patjeter.  Aty infrastrukture per stacion qendror nuk ka me, me ndertimet e bera prej kohesh. kshu qe nje plan i ri do ishte mire.

kaq di une si rob i mehalles. e me mire se une se di njeri

 

 

Nuk di cte theme Ruzhdije. Me te vertete ti e njeh me mire ate zonen, por dhe nga ana tjeter stacion treni larg qendres se qytetit humbet kuptimin. Sidomos kur konsideron qe linja te lidhte me Durresin, e jo me nje qytet 200 km larg. Me duket e habitshme te mos kishte atje vend per nje stacion, kur konsideron faktin qe flasim per nje linje te vetme.

se diskutoj,

po shif se ka nje mal me probleme.

Por me drejte do ishte me fol urbanistat. une smarr vesh nga keto pune. Ajo qe di une, eshte qe Tirana ka ik per lesh, dhe hekurudha vende vende duke ju afruar qendres ju kalon njerezve ke rruga ku lujne kalamajt, ke bacja e shpise, ke kryqzimi lagjes.

Se ka fajin hekurudha normal, e ka fajin Paskuqani kaotik. krijesa e tranzicionit.

Dmth, ashtu sic eshte nuk shkon, njefare ndreqje e do, e do ajo zone me te vertete nje rivleresim.

Tani, koncepti i qendres duhet te ndryshoje i cike dhe me kohen, se duke ju sul asaj cike qendre te gjithe ne te shkretet, u mbytem. Tani qendra mund te mos jete vetem ajo qe eshte 7 mins walk nga kali skenderbeut sic eshte stacioni aktual.  Nuk besoj se behet qameti po te shtyhet psh gjer ke zogu zi stacioni (po ja fus kot tani, se as e kam idene se ku do e bejne)

Une jam dashuruese e madhe e hekurudhave, per zotin mendoj qe me terrenin qe ka shqiperia do ishin fantastike, aq me teper per tu nderlidhur me greqine dhe ish-jugosllavine.

Mendoj se nje qeveri atdhedashese do ti ringrinte me pak mund ato te shkreta udhe te hekurta

 

Problemi eshte qe hekurudha te jete e sukseshme, duhet te ofroj dicka me shume nga cfare ofron makina apo autobuzi. Hekurudha ka shpejtesine, hiqjen e stresit te parkingut e disa gjera te ngjashme, cmimin mbase. Ne rast se ama dikush niset nga Durresi, ndalon ne Kashar apo Vore, e pastaj duhet te mendoj te marri taksi/autobuz per ne qender, ajo 35 minuta kthehet ne 1 ore e gjysem, e behet me mire te marresh thjeshte autobuzin nga Durresi kur ndodhe ashtu. E ardhmja ne shqiperi do jete nje Durres e Tirane tmeresishte e integruar, pothuajse si nje qytet, e me kete punen qe i bejne hekurudhes eshte sikur po qellon veten ne kemb.

 

hmm shiko se spo me duket dhe aq rastesi qe po tentojne ta pozicionojne diku ne fund te laprakes, aty ku nderlidhet me unazen e re, mbikalimin e kamzes etj.

ne qender thua ti, po qendra sic te kam thene eshte bere bela e madhe, aq sa po e shmangin te gjithe.

psh, nje pjese e madhe e punedhenesve shqiptare i kane spostu godinat qendrore te kompanise pertej ktheses se kamzes. Me qindra njerez ne dite, i largohen qendres se tiranes, ose dhe durrsit noshta per te shku ne pune ne autostraden tirane - durres.

Sherbimet po i largohen qendres. Dogana e tiranes u spostua me ne fund ne Vore. Pallati i drejtesise (gjykatat dmth) do behet me sa duket diku pertej stacioni te tanishem te trenit. Shume institucione po i spostojne pikat e tyre te sherbimit dhe kontaktit me qytetaret jashte qendres.  Gjobat e makinave, pikat e grumbullimit,  e plot sherbime kane ik pertej unazes. Pazaret dhe zbavitja tani behet kryesisht jashte qytetit. Tirana, Durrsi, Elbasani, Kruja, Fushekruja, Laci, Lezha bejne shopping ne City Park, QTU, TEG, CasaItalia dhe nuk hyjne hic ne qender. Aty jane dhe parqet me te medha te zbavitjes per kalamajte. Pishinat jane jashte qyteti, nje sere e restoranteve te mira etj.  Shumica e universiteteve private i kane godinat gjithashtu ne atutostade (Vitrina, Polis, Logos, Kristal, Universiteti Amerikan, Epoka me nje derr kampusi, etj).  Po jo universteitet por dhe shkollat e mesme dhe 8vjecare private jane ne kampuse jashte qytetit.

Ej, po realisht, nuk ka shume aryse pse nji Durrsak me hy ne qender, qofte per hall, qofte per qejf.

A me kupto ?

Mbase... meqenese une mendoj se qendra eshte akoma zona me e rendesishme, dhe do mbetet zona me e rendesishme, dhe ne rast se tani ka nje levizje per larg qendres, ne te ardhmen do kete nje levizje per brenda qendres. Nuk eshte koincidenc qe qiraja me e shtrenjte eshte ne qender, apo ku i vetmi vend qe ndertohen gradacela jane ne qender. Qiraja e lart ne qender tregon qe akoma atje ka mbetur deshira kryesore e njerezve apo bizense per te levizur.

Por qendra nuk ka vlere vetem nga gjerat qe ndodhen atje... ka gjithashtu dhe nje vlere "inherent" nga qe nga qendra mund ti afrohesh cdo pjese te Tiranes. Mund ti afrohesh autostrades per ne Durres, por dhe gjithashtu spitaleve ne veri-lindje, apo TEG-ut ne jug-lindje.

Nejse, une theme mbase e me duket si hape i gabuar, nuk theme qe e di per fakt qe ky eshte hape i gabuar.

jo mo jo

ti e ke sh mire.

por noshta qendra sduhet koncpetu vetem rrotullamja ke kali skenderbeut de

si ne gjithe boten, kur thua qender, nuk nenkupton nje shesh e cka ai shesh rrotull.

ska nevoje hic me shku ne qender per tu transferu nga juglindja per veri. Per ket pune eshte unaza madhe. Per ket pune jane unazat.

Qendra normal shume e shtrenjte ka me ngel, ka me ngel e lezetshme, terheqese, me plot gjera per te bere. Por sbesoj se njerezine do ta shpjere halli ne qender. Do ta shpjere qejfi.

Sa kohe shkollat e medha, spitalet, qendrat e punes, pazaret dhe zbavitja jane tutje tehu, qendra ishalla te pastrohet, e te kete qejf robi te ece ne kembe.

Thjesht kshu si i bejme ne punet, sdi a do e shofim per se gjalli smiley

Hajt mo smiley

Naten e mire, se ne pa tren u rritem e u beme kaq, e pa tren do bejme si do bejme smiley

Nuk eshte hekurudha qe i eshte afruar shtepive, por shtepite qe jane afruar hekurudhes. Dhe larg qofte te ndodhe ndonje aksident, sic edhe mund te ndodhin, te nesermen i sheh pronaret e shtepise duke protestuar prane ministrise, qe ti rindertoje shtepine abuzive, pa leje, ne token qe ka zene po ashtu pa leje.

mos ja fut kot ruzhe...shume mire eshte vendi atje. pastaj behet nje tunel nga atje direkt ne qender te tiranes ku mund te behet patjeter nje stacion gjigand - gjysem mbi toke dhe gjysem nentoke - sepse tuneli kalon poshte rruges keshtu qe nuk ka impakt as ne ndertesa e ne asnje gje

Nah, per 350 metra rruge nuk mendoj se ja vlente per tunel... atje ku eshte mire do qe. Sidomos ne rast se qyteti rritet drejt veriut, zona e vetme ku nuk ka patur rritje. Plus, stacioni vete mbase i jipte nje stimulus asaj zoneje aq informale te rregullohej, sic rruga per ne Elbasan solli gjithe ato ndertime ne jug te Tiranes.

po qendra e tiranes kot ekziston - atje nje stacion multi-funksional do e bente nyjen kryesore te qytetit. njerezit hyjne ne mes te tiranes me ane te trenit / apo autobuzave. s'ka pse lihen njerezit 400 - 500 metra larg qendres.

Ketu jemi ne shume hypothetical, por nuk me duket e arsyeshme te ndertohet tunel e infrastrukture gjigande poshte tokes per benefitin e 400-500 metrave. Ne rast se kostoja me perpara qe 80 milione, tani vete tek disa qindra. Plus, ideja eshte qe rritja e qytetit ketej e tutje, sipas Bashes, duhet te jete drejt veriut.

degjo, qendra eshte ne vend ideal per nje nyje kryesore transporti - sepse tunelet ndertohen poshte rrugeve dhe ne qender kryqezohen gjithe rruget kryesore. zhvillimi i tiranes ne veri nuk ka per tu bere me frymen e shenjte - investimet jane bere te medhaja tashme ne zona te tjera - veriu i tiranes do 20 vjet te zhvillohet, nderkohe pjeset e tjera te qytetit do vazhdojne te zhvillohen. 

dhe degjo, tunelet nuk jane aq te shtrenjta keto dite - i fut nje TBM qe ben tunel me 50 metra ne dite...

Agree to disagree... ketu

Po qe ndoshta ne nje vend me 3 milion banore, treni mund te mos jete i rentabel? Sa shpenzonte ne vit Greqia per hekurudhat? 300 apo 500 milion Euro me duket.
Ndoshta dikur, kur s'kishte makina private, autobuz, furgona, ne ate kohe treni ishte i vetmi mjet levizje.

po ato vrimat e kombit, ca rentabiliteti kane? nderkohe qe nje tren qe vete nga qendra e tiranes, ne rinas, e pastaj ne durres, do kete gjithmone pasagjere...dhe ashtu zhvillohet dhe zona ne veri te tiranes

Mbase, asnjeri nuk mund te pergjigjet nga interneti ne lidhje me kete pune, por ne rast se ne gjithe ate shqiperi kishte nje vend ku treni mund te qe rentabel, nje vend te vetem, qe tek harku Tirane-Durres-Rinas. Me spostimin ne Kashar apo Vore, kjo mundesi rentabiliteti ulet akoma me shume. At the end of the day, keta nuk thone qe nuk do kete me trene, keta thone qe do kete tren te spostuar, pra me mundesi me te ulet rentabiliteti.

Nga aeroporti ka autobus. Pastaj ne Rinas, udhetaret nuk jane te tipit biznes, por familjare pergjithesi dhe udhetojne me valixhe. Prandaj i duhet dhe kryen pune vetem makina.
Tirane - Durres, nuk e di. Bileta Tr - Dr eshte pak a shume 1 Euro. I mbulon treni shpenzimet me 1 Euro bileta?

Nuk e di ne rast se e mbulon me 1 Euro. Di qe ne rast se shqiperie kishte nje mundesi per hekurudha pasagjeresh e kishte pikerisht tek aksi Tirane-Durres. Pastaj, valixhet nga rinasi nuk perbejne problem per trenin.

Valixhet nisen nga shtepia. Nuk nisen nga stacioni trenit.

Fair point per valixhet but.... Rinasi sapo i hodha nje sy ka rreth 1,700,000 pasagjere ne vite. Kur shton familiaret, e punonjesit mbase numri vete tek 5-6 milione njerez ne vite. Punonjesit e bejne kete rruge cdo dite, keshtu qe sa punonjes ka Rinasi e shumezohe me 365. Mendoj se ne kete grup njerezish, ka nje mundesi, nuk di numrat e sakte, qe linja e trenit te jete me sukses. Punonjesit nuk mbajne valixhe, familjaret kur presin dike nuk shkojne me valixhe, ose kur i thone dikujt mirupafshim, nuk kthehen me valixhe.

Gjithashtu Basha flet per rritjen e Tiranes ne veri. Well, what better thing te stimuloj rritjen, e hyrjen e formalitetit nga nje stacion i sukseshem. Punonjes tek Rinasi do interesoheshin te jetonin afer stacionit. Ne rast se do ndertoje nje qender per panaire, do kishte kuptim afer stacionit. Hotele gjithashtu...

keto ekzistojne te gjitha (qendrat multifunksionale, hotelet, ndertesat qeveritare)- dhe jane te gjitha ne jug te qendres. ti po entuziasmohesh shume me zhvillimin ne veri te tiranes, por ai s'ka per te ndodhur per shume e shume vite, nqs ndodh at all

I just do not like pushing more nga e kemi jorganin...

Ndersa per rrugen Tr - Dr, duke llogaritur qe redukton trafikun e makinave, ndoshta mund t'ja vleje qofte edhe me subvencionim nga shteti, sepse mendoj qe me te ardhura nga biletat nuk ja del dot. Dhe po u fut subvencionimi, i sigurte futet shperdorimi dhe korrupsioni.

Une zakonisht besoj se ne rast se nuk e nderton dote privati me fitim, nuk ka kuptim ta ndertoj shteti. Por, ka nje ndryshim ketu, ne faktin qe linja e trenit mund te krijoj pozitive externalities qe njerezit nuk i paguajne. Per shembull, ne rast se veriu i Tiranes rritet, ajo nuk paguhet nga pasagjeret, por eshte dicka e mire per qytetin.

Eshte i mirepritur nese lehteson trafikun dhe zgjidh problemin e parkingut. Po perseri, mendoj qe mungon masa kritike per ta bere te perballueshem nje investim te tille si treni elektrik. Ndonjehere mendoj, shyqyr qe jemi vetem 3 milion, se perndrysheme kete mendje qe kemi do te ishim shnderruar si favelat e Amerikes Latine.

Nese perdoren per pasagjere nuk jane rentabel nese perdoren per transport mallrash po.

Ti dakord je besoj , qe te ngrihet Ura , vetem nuk je e qarte ne drejtim te rrjedhjes apo kunder rrjedhjes se Lumit .Leviz ca zamete se te kane zene syte dhe po flet  me dialekt me keq se Xhibolja   " na mbiti timi site " smiley

Kot te debatosh me ty se ti e ke mendjen te mbushur, po amtrak ne amerike psh del me humbje, hekurudhat greke kishin te ardhura nja 100 meleone euro dhe shpenzime 700 meleone.shqiperia eshte vend i vogel ku te gjitha qytetet jane te bashkuara dore per dore s'merret vesh ku fillon njeri e ku mbaron tjetri.qe te jete perfitues ne kohe hekurudha duhet te modernizohet te shtohet nje trase tjater alitriku etj.tani nuk eshte koha e dulles ku toka e krahu i punes jane falas.kur i ve keto ne kandar me popullsine hesapi del eksiq.e vetmja menyre eshte po ta marre dikush me koncesion si zone tranziti e nje rrjeti me te madh kryesiht i orientuar per transport mallrash nese ndonjehere ekonomia rritet dhe shqiperia ka dicka per te eksportuar plus vendet e tjera qe dergojne mallra tranzit nepermjet shqiperise.

Kujt po i trego Amtrak ti mer jahu (TM Vlera)

Ja ra dakort dhe ky poshte teje ...ne drejtim te Rrjedhjes smiley

Po cfare di ti moj me zamete kur nuk njeh as nje Plan rregullus te Teritorit , kur nuk di nje kosto , kur nuk ke nje te dhene te raportit ne mjete e vellimit te transportit te mallrave e udhetareve , kur nuk njeh as nje kapacitet Transporti pervec " se amtraku Greqise Zotrie " Po sikur na urove dhe rrugen e  Kombit eeeee , tunelin e GeRrabeS eeee smiley

Deri tani ishe shquar me veprat e xha Abazit , dhe mire qe e kuptove me se fundi se kishin te njejtin kuptim si te E.Hoxhes smiley  , po keshtu me nje me nje po nje ......Y e ka ne fund "se USA zotrie " nuk kishe ardhur !!!

Po keshtu qe ka detyrime  nder ca vende qe quhen Shtete e jetojne njerez qe paguajne taksa  di gje ti ? Po qe na mba fjalime gjith diten e perendise duke rrotulluar zametet :" se transparenca zotrie " qe keta dinjitare kane detyrim ti thone atij mileti se c'behet me leket e tij Jo vetem SOT ,di gje ti ? Po qe Transporti eshte Strategji dhe nuk eshte i Luldashkurbanit as Olldeles dhe ca me pak e Babasqapit me Ramen di gje ti ? ...apo jam qe jam njoh dhe amtrakun smiley  pse mos te them dhe une nje llaf kur kam nje nga ata ( poshte kesaj rradhe ) qe si zakonisht duartroket !

Leviz ca zametet dhe hidhi anash , se "te mbiti timi site "  e lere kohen e Dulles se  i ruajtet Mullen atij JU . Late  nam me @oqelleqe . Keni qe ne Mukje  qe u rreshket e se hiqni dot nga Mbrapa ! Po nje avaz kini 

 do ndertojme Vendin  de more de / si lum ti Popull qe mezi na ke / Pa kur ti shoc derven derven / tutje e tehu ,  ca vine e ca vene smiley

sikur ka qen me gota dhe ene, mer Ziko smiley

ke ra, ke ra... smiley

 

Ka qene dhe me pushke , po ke ra me duket smiley O kohe trenash o lali ! Atehere vetem karroca kishte dhe mushka e gomere qe mbanin malle e gje deri ne tapize smiley kishte dhe deftere qe mbante kronikani shenimet per xha Abazin !

Paska hupe vigjilenca nder na smiley

kane qene kohera te lavdishme ato o idriz.8 ore e gjysme mbante distanca tirane vlore me tren.dhe kjo kur nisej treni ne orar e nuk kishte asnje defekt rruges.

A te keqen e Llogarive .Po nga fshati jot , pa dale Treni , ne qytetin me te afert donte tre dite pa Gomar e pa mushke moj smiley Le me oraret qe si njihje fare .Le me torbat ngarkuar per ndonje dhoros smiley se keshe Hall e doje miq .Hiq po ato zamete qe te tundeshin Udhes e herei hidhje mbi supe e here i leshoje zvarre ...E ke pare filmin me Ndrion .Dy mushka kishte dhe donte dy dite te vente ne kasaba smiley U ngjiten per nje Jave gjith ata baballar Kombi ne Mukje se s'kish Tren smiley

Po shyqyr thuaj qe nuk je shine treni se kushedi ku do te kishte shitur Babasqapi smiley

nga ora 12:30 deri ne 21:00 ishin plot 8 sahate e gjysem  per 140 km.

Shko tek TCh se ka bere llogarite e nje Polakje dhe e ka nxjerre genjeshtare smiley Po pse cfare i di km ti Alba ? Mos i di si e matje diellin me Hostene smiley ..apo ne fshat tuaj keni Kutin me te madh smiley Po fjalimin e shokut Hekuran e digjove ti se cfare vlere i dha Krypes  smiley

Lem po deshe se kam nja 20 minuta qe qesh dhe po me dhembin muskujt e Barkut me dervishlleqet . Edhe e leshte dhe Dervish Teqeje edhe do ti dish sektet Armirit  ... ooooooo O...digjove smiley

Naten dhe pafsh endra te bukura me Abu Bakirirn dhe si e kish ai tjetri smiley ....oooooooo O .Kush u marrosi keshtu  a u marrofte me far e fis ne jete te jeteve ! Po vete e kini fain .Vajtet i dhate voten ne 92 dhe akoma se hiqni dot nga Trute !

e kam bere disa here me tren ate rruge keshtu qe s'ka nevoje te pyes polaketsmileyKot per kuriozitet pyeta se cfare sekti jane islamiket tane.sunite jane ndjeks te abu bakirit vjeherrit te pejgamberit.shiite jane ndjekes te aliut dhenderrit  njehkohesisht edhe kusheririt te tij.prej shiite doli edhe sekti i bektashinjve i sjelle ne shqiperi nga sari sallteku i derguar i haxhi bektashit.

e ekzagjeron  ca ti Alba2265.  Vlore-Tirane  ose e kunderta, ka pas qene 5 ore e gjysem me tren aso kohe.. e shumta 6 ore.    por prape, shume eshte per 140 km distance.

Kujt ja priste mendja qe dhe stacioni i trenit paska qene prone e Janullatosit...smiley

po Toptani  ka  gje aty?smiley

Tiranes i duhen me sesben linja te dedikume per tren mallrash.

Qofteedhesikur vetem per kafen dhe sheqerin.

Not really mendoj. Ne pergjithesi hekurudha mallrash funksionojne kur bashkojne qytete shume larg njera tjetrit, pa mundesi lidhje nga deti. Per shembull, NYC-Chicago a dicka te tille.

Tren mallrash per Tirane-Durres ne shqiperi do qe sikur ne Boston te kishte nje tren te dedikuar mallrash nga porti ne downtown... a little meaningless... mallrat mund te shperndahen shume mire nga Durresi, nuk ka pse te ri-paketohen ne tren, e te ri-shperndahen me maune nga qendra e Tiranes.

Duket sikur ke te drejte smiley

Ke te drejte dmthn smiley

Qofteedhesikur vetem per kafen dhe sheqerin.

smiley e saktë mallrat më të harxhueshëm në Tiranë  etj. 

Them se nuk eshte studjuar mire largimi i trenit prej Kyeqyteti ne Vore.Trenat duhet te mbrijne ne Tirane qe nga cdo cep i vendit dhe nga ..Prishtina, pse jo dhe nga Parisi, Berlini e Vjena....
Ndalesa ne Vore dhe pastaj autobuzi per 23 km...Nuk e di por sme vjen per mbare kjo zgjidhje...

nuk do jete ne Vora pra, eshte e perkoheshme.

Por me sa duket sdo jete dhe aq afer. Por varet si do e zgjidhin transportin Stacion Treni - Qender

ja ku eshte demek dhe ideja  smiley

http://tirana.gov.al/repository/images/p...

Pse lamtumire i themi tjetrit, qe niset te mbushi matarane me uje, gjer tek burimi?

Dhe shyqyr po i heqin telat siper kokes te atij nenstacionit horror prapa 15 katshit, po i fusin ne toke.

Amin

Kjo eshte nje pune per tu lavderuar e Bashkise.Bravo per kete!

Lexon Ruzhdijen dhe vetevetiu te vjen nje pyetje

A e don ti Ruzhdije Skanderbeun ? Po ! Po pse don me ja hjek vizitoreve dashnine per Skanderbegin e me i pamun vetem psonises ? Zana e ka mire se trekatshen e Jozefperckes ne Pedonale e ka !

 Liria e te menduarit ...te shikosh Trenin lidhur me Rinasin , ta kalosh neper Det dhe bash ne Pedonale  , t'ja cash Kodrat Jozefpercjes e te dalesh ne Kosove ..e ku ku . Lumsja ti shqiperi ku arrite .

Tirana Qender , nuk duhet imagjinuar pa stacion treni ; ne lartesi  si gjetke e gjetke apo e lloit Metro ...se  kemi nigju prej  Lulashdashkurbanit te Bashkise  .Ceshtja eshte se keta jane Klienteliste , Matrapaze dhe Hajdute .Kane njemije nje "argumente" per te maskuar Vjedhjet e shperdorimet  si me rrugen e Kombit . Jane te njejte Autore mos Harroni .Dhe ca me keq kur mendon se ne krah te Lulashit qendron i Marri , njeriu me Injorant e pakulture ne ato troje ,qe asht tu i ba thirrje USA me sulmu pa O-ke- Be !

Lulashi as qe ka ne mend te zgjeroje Tiranen  me "miniqendra " Ndryshe gjeja e pare qe duhet te kishte bere ishte krijimi i kushteve per Jetese ne "miniqendrat " ekzistuese , Koder kamze , Bathore ,  Koder e Priftit , 'fusha e Aviacionit ' 

Ata jane thjesht matrapaze , ne cdo gje ,ne vendime e tendera  etj , ata Shperblejne "pistolerosit " dhe mbushin xhepat per vete .

Projekt me Debil se ky nuk mund te imagjinosh per hekurudhat ! 

kur t'bohen gati me rindertu hekurudhen kto, do jete von ne zbatim loopholi i E. Muskut.
600-6,000 km/h per 1/10 e kostos aktuale!
 

Ej megjithmen ca u bo me metron qe do ndertote Luli?

 

Ne se ka shtet me Debile Ministra ku shijne pastaj Debile inteliDjente , zor se gjen si Shqiperia Ka minister nje Olldash qe ja marrin kopetencat dhe drejtori Investimeve ne Bashki dhe Leh tere diten per koferencat e Edvin Kriminel Kristaq Rames pa thene nje Fjale cfare eshte kjo Mutsihane e Luldashkurbanit .Po ja gjeti mire Rama ...Olldelja !.

Ne se ka K/Minister qe te doje Gjithshka te Shkaterrohet , boll ti jape urdher USA e Frances  " Sulmonie njat Sirine " , kete fat mund ta kesh vetem ne Shqiperi.

Nje Shtet qe besoj as nuk e di se kujt i Thone Transport Mallrash e Njerzish le me te dije Volum i tij dhe le me te Dije Sttrategji me prioritete per to  .Si duket te ardhur nga Koha e Gomereve jane cudite or tie "e shka po na duhen ne kto hekra ne Tirane " Po njaj or tie bash prej Hollande ka zbulu Kalorsin Skanderbeg smiley....po ku ka Popull ne Bote qe te afishoje Talljet e cdo Lloj debili me K/Ministrin etij !

Kur do shporren kjo fare e ndyre ,  se nuk ka me as Site qe ti vecoje keta .Jane nje Prerje e nje Mentalitet Yrrja -Byrrja , qe nga i pari deri tek vuvuzeli me i fundit !

Gjatë vitit 2012, Shqipëria u vizitua nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila mori dhurata nga liderë të shtetit shqiptar. Klinton gjatë vizitës së saj në tetor, mori dhurata nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Kryeministrin Sali Berisha, raporton “Shekulli”.

Presidenti i dhuroi Klintonit një stoli të punuar me filigran ari, që kap një vlerë prej 450 dollarë. Ndërsa Kryeministri, Sali Berisha i ka dhuruar Sekretares Amerikane, një kuti argjenti, me vlerë 400 dollarë. Dhuratë nuk mori vetëm Klinton, pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vendosi t’i bëjë dhuratë zëdhënëses së Klintonit, Viktoria Nuland.

Bëhet fjalë për një gjerdan me perlë që ka një vlerë prej 390 dollarë. Në listën e dhuratave nga Shqipëria për zyrtarët amerikanë bën pjesë dhe një dhuratë për gjeneralin e ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, dhuratë të cilën e ka marrë nga gjenerali, Xhemal Gjunkshi.

Ajo është një shpatë me vlerë 460 dollarë. Të gjithë këto dhurata bujare të zyrtarëve shqiptarë për zyrtarët amerikanë nuk janë pranuar. Kjo pasi ato janë cilësuar të papranueshme nga Shërbimi i Administratës, për shkak se vënë në vështirësi qeverinë amerikane.

 

Puuuuuu cfare delenxhish!!!!!!!!!!!!

Rono keta ,Te kuterbojne Era " Mubarak" , "Ben Ali","Gadaf" Era "Orient" era "Otoman" , Keta edhe kur mendon se nuk cudisin me me plehrlliqet e rradhes  te provojne qe je gabim me cudine e rradhes.. Nuk paskan thene kote E keqja nuk ka fund.
 

Faleminderit, gjithashtu, edhe për emblemën e bukur prej filigrani ari me dy koka shqiponjash. Ky simbol i rëndësishme për Shqipërinë do të jetë një kujtim i mrekullueshëm për vizitën time në Tiranë”, përfundon letrën Klinton.

Si i paska shpetuar Shekulli-it ky detajsmiley

Edhe hajde thuj pastaj qe Rama nuk ka mbeshtetjen e Amerikaneve. Dhuratat e Berishes & Co nuk i pranojne kurse dhuratat e Rames (filigram ari) i pranojne me kenaqesi!!!

100 here i pata thone Bradit kini kujdes me Amerikonet se jane allasoj njerez. Nuke ndigjoj, mos ki merak me thosh, ja kemi more doren amerikonve. Urdhero tashti, bej opozite me 40 deputet!

kot e ke se nuk e lexojn mo peshkun smiley

kemi met pa kundershtar Rono. Duhet me i ron kanadase. smiley

 

46-ta once again, Shqipnia pa opozite. 

 

Me duket se ia futen ata te Podestes.e bene te besonte se ata e kishin qeverine amerikane ne xhep.edhe parate ia moren edhe pune si mbaruan.

sec ka nji tavan ne vlere monetare per dhuratat, Rono, siper te cilit zyrtari amerikon nuk duhet ta pranoje dhuraten, se perndryshe e ha ate te Symes; i quhet si ryshfet. Dhe e dija qe ishte i ulet si tavon, po mos me pranu dot edhe nji dhurat 300 dollarshe? Eh mer Daj Sam, si i gdhend robt ti, nuse me tel i bon... a e di ti Ron qe jon prish mardhenie prej dhuratave "jo reprezentuese" dhe "te pakualifikume" per shume me teper $ se kaq? Kujt i bo dhurat 750 dollarshe ti, me cin kujton se ke te besh... etj etj. Ndersa zyrtari amerikon, skuqet edhe per nji maj pene.

Tani linja ne studio me historine e tri pisqollave filigranse qe Komandanti i beri dhurate Titos (mund ta tregoje Njeri, po qe ne humor te mire smiley )

Dy dhe i zgjodhi Steriua . Babai  ish drejtorit te Saliut ...smiley Dhe ishte Koha e Burrave  nuk ishte Koha e Sevileve spurdhiake me buste Skaderbegi , qe shkriu talentin prej Hollande or tie , per te shkri  cilesit me te  mira te filigramit te Sqeperve nga bjeshket smiley

Praktika tregon qe duhet me Lexu gjithmone mes rreshtash  dhe jo Sqeprit . Edhe Babasqapit i thane "Burre Muti Shteti " , po pastaj i cun nji nga ata te armeve qe i tha "'boll mut bure i mire je , po Pirdhu tani se nuk kemi nge te merremi gjithe jeten  me bajraktare injorante , servile e hipokrite " 

me tre e maj men une. edhe ia cuntitos, medemek zgjidh njeren nga keto, cilen do. Si pune multiple choice, me i bo nder. edhe Titua tha te mira qekan te treja, dhe i perlau te treja, biri i kurves.

sa drejt e drejt kena qen, o Ziko, te merr te qaret kur e mendon.

Se ti je dhe i kendum ...

Koha e mullirit thote , ai I madhi Letrave , kishte dhe Babazotin .Kush e kishte lexu e dite qe Koha e Mullirit kishte vdek me kohe .Po gjind pa shkolle Emo . Dikur me the se Po ka Pika Reference tek dera e Fisit .

Te jesh i Bindur Em dhe gradualisht do bindemi me tej ,se vajtem 25 vjet dhe mezi zbuluam   se Dhite e Vucidolit jane te ardhura nga Dhite e Skocise smiley . Koha e pas 45 pruri per here te Pare ne Historine e Shqiperise ( per aq sa mund te thithnin robt ) Njerez me Kulture .

Solli Trenin !

Po te kishte pas Emo , nuk do thonin ne fund te Frazes ...efendem ...smiley Copeza PO por jo Unike Em i nerum , se keshtu qe "kishte ", jo vetem qe Hedh kokeposhte Torine e Praktiken po ne se do ishte me te vertet , pervec Migjenit qe eshte ZE i barabart ne Bote me Kohen , mos shume e shume here me Lart se te vendevete tjera ( vend i vogel ) dhe vetem ne nje fushe ,  ne kishim Kokrra qe Halldupi i pas 92 i ktheu ne Objekt te te marreve me shemb M...te e dava Vuvuzelerish si per ndonjecke NOl e siper ndonjecke Konic .

Per Halldup me thes i ke . Shiko Jozefpercken qe mbahet dere Fisi , dhe mos kujto se shtihet !!!!

Dhe le te mbetemi dakort , ne dac Jo smiley Hekurudhe nuk do te kete ! Ato nuk shkojne ne te njejten Linje me Buste Mbreterish Halldupe. As me kthim Pronash si Pallat Mbreteror nga nje Republike Parlamentare .Jam plotesiht dakort qe te mos kete Hekurudhe !

Hajdut dhe Injorante po vazhdoi keshtu , suficit Ballkani!

Naten !

Posi jo ,solli trenin ,hekurusdhe me aksione rinore .me pjesmarrej te Cucave te maleve....lene mos e pyet...

"ke parasysh Amtrak"

na keputet me kto referencat amerikane...pa kuptim.

Nuk e di perse por kam pershtypjen si dhe per shume arsye teknike sikur bulevardi i ri nje hic ne uje do te behet  ... te jene me verte kaq te paafte politikanis albanzei !!!

 

Pse, paskesh punuar akoma treni?

Prisni dhe njecik, sa te behet transporti ne Internet. Atehere dhe peshku do ishte me interesant.smiley

nuk ka per mu udhetim me optimal se me tren.I sigurte ,i rehatshem ..ne tren lexon ,fle,ben muhabet,nuk ka trafik,ajri kondicionuar,ç'lodhes,romantik.Sa bukur do ishte te niseshe nga Tirana e te perfundoje ne Bosfor ,nje tip orient ekspres....pamjet marramendese qe ndrrohen ne sekonde,peisazhe e klima po aq....nje restoranth i vogel .ndoj shishe e vogel vere......se ke pare Jalen e Dhermiun ti Zane ,prandej flet keshtu.....................................smiley

Aq gjate ka problem ta marrsha .Ka nga ato historite e tuneleve pa drite " S'me duhet gja se c'bajne nierit prapa shpinet " smiley Por po thojna me pas njat TRAP e me i ca njato kodra e male tej pertej per me dale ne Kotore te Reja , ah cfare kenaqsiet per Jozefpercken , se si po ja dalim e mbrrijma njatyre ditve me e zgjeru Shkodren me miniqendra te tjera nenujore ...

Shka po e dum Dhermien ? Kur te bajme tunelin e Majkos tash po ja nijme Lezetin bash si Trapit te Shkodres ! Hajt diten e mire shtojzovalle .Po iki me gezim se dhe Kryetari ka dhane shenja Njeriu ...smiley E paska kalu smundjen e hardallosjes .Eh sa do sheroheni nga JU kur ta marre zyrtarisht Rama smiley Mezi po pres tu lexoj !

ajo asht pune me bereqet ,Me ça male tejpertej e del matane.......jo si Themiame rendimente te nalta te karabushit......ketu ,tunel drite ,(ma mire pa drite se pele ça del smiley  )ajr i kondicionum .katunde e vendthe te panjoftun ,gjindje e papame,drita ,det Dardanele ,istanbul...Pamuk,Costandini i madhi,....milion adrita mbi bosfor,nje kam ne evrope enje ne Azi,djath e kos i pagjetshem kudo tjeter....keto do ishin tunelet e Jozit...themia e shkrete mbet nder karabusha me rendimet,tufeza ,areza ,puleza drtheçka...e me the e te thashe

Pak a shume jashte teme, por mqs. me zuri syri dicka mbi oret e udhetimeve me siper...

Po beja nje llogari nje dite te tipit: distanca ne vije ajrore Shkoder-Gjirokaster, dy qytetet tona me te medhaja ne ekstremet respektivisht veriore dhe jugore, eshte pak a shume sa distanca midis Milanos dhe Bolonjas ne Itali qe me makine dhe me autostraden aktuale behet per me pak se dy ore.

Do ishte enderr sikur nje dite kjo te realizohej edhe ne Shqiperi.

tani, nqse kto pushtetaret e rinj e mbajne llafin, i bie qe t'fokusohen ne reforma te tjera me paresore se kte punen e rrugve e bon terbjet

Per rruget eshte folur shume, por fakt eshte qe edhe sot ne 2013-en akset kryesore jane te paperfunduara. Ende pas 23 vjetesh nuk eshte mbaruar aksi veri-jug. Me nje llogaritje te thjeshte qe bera me siper i bie qe Shkoder-Gjirokaster te behet teorikisht ne me pak se dy ore, nderkohe qe sot vecse segmenti Gjirokaster-Tirane, naten pa trafik (dhe duke kaluar shpejtesite e lejuara) behet per 3 ore, ose Shkoder-Tirane per 2 ore (gjithmone duke kaluar shpejtesite e lejuara) dhe pa llogaritur kohen qe humb ne Tirane (Kamez me sakte).

Ta besh normalisht Shkoder-Gjirokaster sot, (ku normalisht perfshin patjeter edhe tejkalimin e shpejtesive te lejuara se ndryshe eshte cmenduri) besoj se merr diku tek 7-8 ore, me nje-dy ndalesa ne mes dhe kuptohet pa siguri, sepse kjo rruge sot per sot ofron zero siguri.

Eshte e pamundur. Maksimumi qe une kam arritur ka qene Gjirokaster-Tirane (dalje-hyrje e qyteteve) ne 2 ore e gjysem, por duke ecur me 120-130/ore (edhe 140-160 ne disa segmente) ne rruge qe maks e shpejtesise se lejuar e kishin 80-90 dhe duke ja shtruar edhe tek segmenti i Ballshit qe eshte kantjer. Pas kesaj kuptohet, m'u desh te nderroja stabilizatoret e pare sepse, si me thene... ishin lodhur... smiley (2000x2=4000 Leka te reja)

Hidhu më poshtë o Gjenomadh..

e paske vene me poshte, tani e pashe..smiley      nja  3 muaj para me duket,  e kam  pas vene te tralalaja kete kengen...

Unë i rikthehem hera pas here, më ka pëlqyer gjithmone, por jo fakti që Iliret e Kosovës e masakruan muziken e këtij..smiley

Si dhe mos harroni qe hekurudhat dhe kenetat i ka ndertuar dhe thare shoku Enver. Berisha me Bashen s'kane ndertuar as nje hekurudhe (apo kenete) te vetme ne jeten e tyre, vec te prishen dine.

http://youtu.be/EYVcGoo3Eko

If you missed the train I'm on, you will know that I am gone 
You can hear the whistle blow a hundred miles 
 

Turp me thene por kam mbi 20 vjet qe nuk kam hipur ne tren dhe eshte dicka qe me pelqen shume qe te udhetoj me tren.. Na i ka marr trute Amerika..shume shpejt ne NY me tren..

S'ke humbur gjë s'paku tek trenat në Shqipëri..20 vjet? Kam përshtypjen se sa blemë makinat e para të gjithë ne s'e kemi parë trenin me ''sy''..Besoj se gati të gjithve këtu kështu ju ka ndodhur..

Pa sheleg e?

Po pse nuk ndërtojnë  stacionin e ri një herë e pastaj të prishin të vjetrin që do ndërtohet një i ri do ndërtohet por kur si dihet prandaj: o burra të prishim një herësi tha konfuci a mao "pa turbulluar s'ka sqarim"

Mendjen veç tek prishja e shkatrrimi me "të dali ku të dali" - mjafton që ka fitim për shkatruesin.

Kur lexoj keto komentet ketu pyes veten e them se cfare njerzish jemi ????

E kishin Stacionin gjithe ato vite aty dhe slujti njeri doren qe te hiqte qofte dhe nje cope shkurre prej andej  pra me nje fjale nje vrime ne uje ....kurse tani qe do te shembet po marin te gjithe kot sepse gjasme ju dhimska?????????

Nuk e di si ta kuptoj kete sjellje ???

 

Pse nuk ishte ky ministër i transportit për 1a 2 vjet e në qeveri nja 8 vjet dhe stacioni është pronë e hekurrudhës që varet nga ministria e transportit e qeveria. Askujt si dhimbet ai far stacioni por ndërkohë ai i shërben udhëtarve të trenit deri sa të ndërtohet një i ri. 

kur them te gjithe dmth dhe ky qe eshte tani dhe dicka me pare ishte ne nje posicion qe mund te bente shume pra personalisht nuk perjashtoj asnjerin !

shume mire, edhe ketu ne amerike keshtu funksionon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).