Ky ishte slogan që menduam të përdorim për aktivitetin tonë të 11.

Rrugët e Tiranës janë në një kaos të vërtetë dhe të gjithë e dimë, pavarësisht se të gjithë ne e dimë këtë gjë situate vazhdon prej vitesh të jetë e tillë. Duke parë se përse ndodh kjo situatë dhe duke pyetur njëri tjetrin dhe miqtë tanë ne kuptuam problemin. Të gjithë i hedhin fajin të tjerëve për këtë situatë, disa shajnë qeverinë, disa shajnë bashkinë, disa shajnë shoferët e makinave dhe disa shajnë këmbësorët. Të gjithë kalojnë fajin, ndërkohë problemi në rrugët e qytetit tonë nuk lind vetvetiu, por e shkaktojmë ne. Ne jemi ata që nuk hapim rrugën tek vijat e bardha, ne jemi ata që nuk ecim tek vijat e bardha. Ne jemi të gjithë fajtorë dhe në vend që të kalojmë fajin duhet të nisim të japim shembuj të mirë, duhet që qytetaret e tjerë të shikojnë që ne ecim sipas rregullave dhe njësoj siç ndjekin shembujt e këqij të nisin të ndjekin shembujt e mirë që ne do japim. Nuk mund të pretendojmë tek të tjerët apo tek qeveritë kur ne nuk kuptojmë as minimumin e rregullit të jetesës në një metropol. Asnjërit nga ne nuk i humbet koha, nuk rrezikon, nuk humbet asnjë nëse ecën tek vijat e bardha apo i hapën rrugën të tjerëve kur janë në to. Nuk mund të pretendoni që të vinë policët dhe të vendosin gjoba çdo qytetari të Tiranës. Secili nga ne duhet të japë shembullin e tij të mirë, duhet të nisë këtë zinxhir për të influencuar sa më shumë qytetarë.

Për këtë arsye qe pjesëtaret e UMP vendosëm të bëjmë një aktivitet për vijat e bardha, ky koncept komplet jashtë mentalitetit të qytetarëve të Tiranës. Ky koncept që thjesht përmirëson jetën tonë është lënë në haresë dhe asnjeri nuk merr iniciativën të nisë i pari të veprojë siç duhet, por influencohet nga shumica dhe vazhdon bën si ta. Me vetëm 200 lek shpenzime dhe ndihmën e shumë njerëzve të tjerë pozitivë ne arritëm të bëjmë 28 tabela “Unë kam frikë të kaloj këtu” këto tabela u vendosëm më pas nga vetëm dy veta në 8 rrugë kalimi vijash të bardha. U zgjodhën rrugë që kanë të shënuara vijat e bardha sepse shumë prej nesh nxjerrin justifikim që nuk ka vija të bardha por harron që edhe kur janë sillet njësoj si të mos ishin.

Impakti te njerëzit ishte fantastike, të gjithë na përgëzonin dhe të gjithë shprehnin indinjimin e tyre për këtë situatë. Pothuajse të gjithë u shprehën që edhe ata kishin frikë të kalonin aty.

Aktiviteti për vijat e bardha është vetëm fillimi i aktiviteteve që ne do bëjmë për rregullat në Shqipëri. Ju presim edhe juve në aktivitetet e ardhshme. 

Marrë nga www.MendoPozitiv.com

102 Komente

Bravo! (Me theks te forte te o-ja)

ca lesh mentaliteti

ket pune e zgjidh ligji dhe polici, aty eshte e keqja

ata qe shkelin rregullat, skane frike nga ndeshkimi, e jo mo tju behet vone per ca letra.

plus, a lejohet njehere te vendosesh gjera te tilla ne tabelat publike te qarkullimit rrugor. 

i pashe sot, kam frike se kane per ti hutuar me keq shoferet.

Polici nuk zgjidhë asgjë, sepse polici po më ulërinte ti jepja makinës, kur mbi vijat e bardha po kalonin njerzë. Këtë gjë e zgjidhë vetëm shteti ligjorë, ku shkelsi të përgjigjet për shkeljet që ka kryer. Unë shpesh them këtu "maso më godet ndonjë jo shumë fortë, kur kaloj vijat e bardha" smiley. Frenat gozhdë, kur këmbësori hedh hapin e parë mbi vijat e bardha.

ej me keta policat rrugore ne Shqiperi, ka gallate kur  ndodh ndonje bllokim rrugesh, trafik  dhe as e kane idene se cduhet te bejne.. vetem i  fryjne bilbilit, ose  bejne ate shenjen me dore e krah, sa fuqi kane, para e prapa..  dmth ec, jepi, vazhdo... dhe duke e bere  keshtu  fuqishem me dore,  kujtojne sikur makinat do levizin  me shpejt..smiley
 

Shume mire e keni menduar.

Une se kuptoj kete mentalitetin dhe idene - qe kush shkel rregullat me minimale nuk paskerka frike nga ndershkimi?! Po pse gjithe bota qe zbaton ligjet dhe rregullat e qarkullimit qe eshte jetike per cdo njeri, paskan frike nga ndershkimi? Po ne rradhe te pare eshte njerezore, ndergjegja, koshienca e cdo kujt, se ke te besh me jete njerezish. Shume inisiative pozitive. Keep it up. Te pakten ky brezi i ri qe po edukohet sot, te edukohet me frymen pozitive dhe produktive dhe jo ate mentalitet shpellar- une kam pare, mua sme kap ligji, se i ngjesh nje 10 ne xhep atij kokeshtremberit qe ka zbrit prej mali. Dhe ku hyn paraja e qelbur sme kap as ligji as maliqi.

Shpresoj keto parrulla dhe pankarta tu bien ne sy, qeveritareve, dhe te bejne dicka ne kete drejtim. Aq e thjeshte po dhe aq e nderlikuar ne ate vend xhungel me njerez te papergjegjshem dhe injorante. 

po mi po ndergjegjja

ligji , ligji , dhe frika nga ligji !

ligjet,rregullat kur iu bijne ndesh menyrave te jeteses,zakoneve ,eshte veshtire te behen shprehi.Duhet "ndeshkimi".Pse ketu eci nder vija te bardha.Sepse mund te ndodhe qe une nuk marr vijat e bardha qe jane 20 meter me andej ,e pershkoj rrugen ,vjen nje makine e me bie ndesh ,nuk merr kokerr gjeje,as semundje e as sigurim....rri me muaj e kurohesh e ndofta duhet edhe te pGUash nga xhepi...pra vetem kjo perespektive me ben te mendohem mire para se te kalojne anebn tejter te rruges.

ti po flet ne emer te kembesores kshu? ti ke prioritet kudo qe te ndodhesh, larg vijave te bardha apo kudo. Sigurisht do kontrollosh rrugen kur te kalosh, jo si pate qorre (lol) se ka dhe kshu njerez ketej psh qe as denjojne te kthejne koken fare dhe ecin gjithe serbes, por duke qene se kembesorit i jepet gjithmone prioritet makina duhet te ndaloje, e te kete kujdes. Ku ka qendra me njerez dhe kembesore shume, makinat duhet te jete super alert dhe te respektojne rregullat. (eshte me shume edukate, sepse ska polic ne cdo qoshe qe te mban me frike) Kaq kisha une. Over. 

Vetem sa ngaterrojne pune te tabelat e qarkullimit. 

Pastaj, me ç'te drejte prekin tabelat? 

duhet që qytetaret e tjerë të shikojnë që ne ecim sipas rregullave dhe njësoj siç ndjekin shembujt e këqij të nisin të ndjekin shembujt e mirë që ne do japim.

 

po nuk eshte njesoj se shembulli i keq ndiqet se eshte me konvenient.

une ngordh per keta!!! Me te terezishem se keta nuk gje... smiley 

frike apo jo, behuni trima dhe kaloni!! jeni apo s'jeni "pozitiv" ju?!smiley ne mos, harram ai goxha llagap qe mbani!!

Buuukur. Me pelqen shume! Bravo qe te pakten merrni mundimin te angazhoheni per gjera qe ju shqetesojne.smiley

p.s. Po mi Rruzhe si s` te pelqen asgje? smiley

po ja shtrige plake une smiley

me nis xhibi para 3 ditesh linkun e nji video ne youtube ku nji 4x4 kalonte Lanen mes permes. Dhe me thote: shif ca kam bo heren e fundit qe isha aty.

E kritikova, nuk i lash gjo pa thon

Po kjo vajza me bluze te bardhe, po ben pajen me bize..smiley. bravo! duket kjo, tamam vajze per shtepi, i kane dale syte te varfres...smiley

"Kete gocen do ta nxjerrim Partizone" smiley

me nje kuti me deodorant me vete...

po kandidohet.....smileye di qe beqaret e ppu jane ne pegjim smiley

A ndaloi ndonje makine mer?

Tirona s'është për fryksat! smiley

 

 

Fryksat shkojne ne kurbet.smiley

Eshte pozitiv fakti qe ka te rinj qe duan te bejne ndryshim real.  Bravo -- keshtu vazhdoni!

Fryme pozitive packa se levizjen kryesore duhet ta beje bashkia ne bashkepunim me policine rrugore, te implementohen ligjet per kedo qe nuk zbaton rregullat e qarkullimit.

Heren  e fundit ne Albanie; perfundova ne nje lemsh makinash. I them nje polici aty - po ver rregull mer. Po pse ku jemi ketu ne Amerike qe dashke rregull ti.   smiley

Mire te ka thene. Ti e ke te shkrujtur ne balle qe s'je per Albanie smiley

Me le dhe pa atdhe. Ki nje pike meshire. smiley

Jo une, xhaxhi polici qe te tha, "ku jemi ktu ne Amerike" smiley

Kjo ka rendesi, se atij ia bej hallall. Se si ka thene i lashti, ruaju nga i ... peshku.smiley 

ruju prej policit s'e peshku ka met pa uje. pajk.

Aty e ka vleren, ai peshku, se peshk ne uje ka sa te dush. 

Ide e mire po e zeza te vret syte. Duhen me shume ngjyra, me shume hare.

Eshte e çuditshme se sa te (pa)edukuar jane njekohesisht kembesoret dhe automjetet atje,merren vesh aq mire me njeri tjetrin,sa s'kane nevoj per rregullasmiley, sa keq qe jane aq pak njerez te ndjeshem atje qe duan te respektojne ligjet,tek rinia eshte shpresa...

ore pse nuk e zgjidhen me menyren e tyre te njohur dhe  efiçente kesaj radhe keta  Unitetit..,   dmth  ti   ngjyrosnin tabelat me ngjyra te ndryshme...?

Sa desha me e shkrujr Belul. Sa mire qe nuk i qekan fut furces.

sic  duket Patrioto, keshillat tona miqesore hera heres, nuk kane kaluar pa u vene re nga  djemte dhe vajzat e UMP..smiley

nuk eshte pune ndergjegjie kjo. shoferet ecin si kafshe dhe kjo eshte arsyeja kryesore e trafikut, por dhe kembesoret si bageti, madje me keq se makinat ndonje here. Ne kete mes duhet te kete me shume kujdes kembesori se makina, llogjike e thjeshete kjo them une qe ska nevoj per sqarim. 

Por une do te propozoja nje rregull tjeter per kete kafsherine ne trafik: Po u shtyp kembesor jasht vijave te bardha athere shoferi nuk mban pergjegjesi, ne te kundert shoferi i ha te gjitha!

Te arrestohen menjehere ata qe i kane ngjitur nen shenjat e qarkullimit kto mesazhe, me akuzen e venies ne rrezik te sigurise se njerezve. Shoferet ne vend qe te perqendrojne vemendjen e tyre ne dinamiken e trafikut rrugor, do e kene mendjen te lexojne mesazhet tuaja te kafeneve. smiley

Ligji nuk funksionon

Egoja e shoferave injorante qe bredhin si zagar me shpejtesi ne nivel te larte

Qytetari i ndershem rri e pret ne rruge , sidomos gjate veres ne 40 grade e lart , per t'ja fut vrapit se mos haje ndonje rrote nga trotuari tjeter

Ketyre te rinjve bravo u qofte

Edi Rama besoj se ka per te bere dicka , ka ber dhe premtime

A nuk do ishte me mire tabela siç i vejne kendej shkollat apo komunat, ku shkruhet; Faleminderit, Kujdes femijet,  perveç tabelave qe vendos policia, (specialistet e qarkullimit rrugor) si psh ato te shenjave konvecionale apo dhe tabela Shkolle, çerdhe, etj. 

Me ate tabele aty, kam pershtypjen se shoferet ne Shqiperi, thjesht qeshin, se aq ua pret. 

Pa u ulur ne tavoline sindikata e kembesoreve me sindikaten e shofereve me zor me u zgjidh gje.

po sindikata e policeve rrugor?   a nuk duhet te jene edhe keta ne  kete tubim qe te bejne arbitrin?smiley

kush i pj....ata mo vlla smiley

Good job UMP. 

Aksionin per ndergjegjesimin ndaj STDs me moton "Une kam frike ta fus ketu" kur do e beni? smiley

Po ku do ta varin tabelen?smiley

ca horri qe eshte ky xhibi!
Nuk di ca i pelqen gjembi ktij

Thone qe eshte beqar prandaj.

s'e ke keq berber. Se horr je dhe ti psh, po gjembi nuk ka shfaq interes per ty. Vecse nqse e ka bo ne privat, larg syve kureshtare

jo, jo ke te drejte, Gjembi nuk ka shfaqur asnje here interes mbi mua per ato qe aludoni ju. Ne privat kam pasur chat vetem me Zanen, por tani nuk jemi me miq si dikur. Politika na ndau smiley. Ndoshta tani qe dhe une jam ndare me bashkeshorten mbase terhiqemi ndopak dhe sakrifikojme politiken. Sidoqofte, Gjembi eshte shume larg pertej oqeanit, ndersa Italia ja ku eshte, po te nisem tani mbas 2 oresh jam atje.

`Une kam frike te kaloj ketu.`- Mos kalo! smiley 

 

Perpara se te vendoseshin tabelat u filmuan keto video Video 1  Video 2 se shpejti edhe shume video te tjera. 

Makinat nuk ndalojne me te kuqe ne Semafor dhe jo te ndolojne me nje tabele te shtrember! smiley

Video 1 ai qe eshte me biciklete eshte kundravajte tek vijat e bardha dhe kalon mes per mes rrugen duke nderprere levizjen e automjeteve qe ecin ne korrsite e veta! Kam mendimin se sinjalistikat, tabelat, dhe shenjat e tjera te qarkullimit rrugor, nuk jane te organizuara mire! Prandaj ka dhe shkelje te rregullave nga te dy palet, kembesoret dhe  shoferet! 

mos i respektni as ju

 

Te menduarit pozitiv ne kete rast do ishte nje tabele: "Po! Edhe ketu mund te kalohet pa pike frike".

Po ne Shqiperi nuk eshte problemi se skalojne dot kembesoret. A u denua nai here nai kembesor ee? Thjesht ska shtet ta boje zap. Jane gjynah, si kembesori, si shoferi. Ne tentojme perhere fajin ta cojme ke shoferi. Ja burgu te pret dhe kaq ! Por harrojme qe ne Shqiperi qarkulllohet keshtu  :

Kembesori gjithashtu se respekton as semaforin, as nuk kalon ke vijat e bardha. Ne mes te autostrades, madje dhe poshte mbikalimeve njerezit kalojne guximshem me vrap.

Sinjalistika eshte skandal, semafore te c'orientuar. Sense levizjeje pa sens. Mungese vijash te bardha. Police trafiku komplet c'orientues dhe injorante. Tabela qe kundershtojne rregullat e qarkullimit ne vetvete.

Ne rruge nuk dalin vetem mjetet qe lejohen. Ne rruge del qeni dhe macja. Dalin ne mes te autostrades motorre qe nuk lejohen te ecin ne ate rruge, e po ashtu dhe tricikla. Kalojne rimorkio te ngarkuara me bar, kashte dhe hekurishte te pasiguruara mire, nganjehere ka dhe autmojete normale me ndonje derr divani tresh te vene siper. Bicikletat dhe motorrat nuk denjojne as te rrine ne ane te rruges, por futen pilaf, duan te ecin ne mes te rruges, ku normalisht duhet te rrine makinat. Ne rruge dalin dhe mjete te klonuara, pa frena, tip motorrash me nje rimorkio perpara qe i perdorin gabelt brenda qyteteve per furnizim dyqanesh, etj. Keto te marrin ne qafe, skane as FRENA dhe ecin ne mes te rruges. Ata qe i ngasin motorrave, shpesh ja pa patente dhe 90% te rasteve pa kaske ne koke. Ato me biciklete as qe behet llaf te kene ndonjehere kaske.

Patenat merren sipas qejfit

Makinat e kalojne kontrollin teknik sipas qejfit

Pikat e karburantit mashtrojne me sasite

Parkimi eshte i pamundur gati. Me qellim ska sinjalistike te mire per parkimin. Duan te rrujne leke dy pale policish per parkim te gabuar, qe ti as e di qe eshte i gabuar.

Pastaj kto me te medhate : polici rrugore e korruptuar, polici rrugore frikacake, polici rrugore pa dinjitet, polici rrugore qe nuk njeh kodin, polici rrugore e dhjere.

Ne rruge, levizin me mjete motorrike minorene qe skane as patente e as shoqerues

Ne rruget tona qarkullojne nje mal me makina qe kane timonin ne sens te kundert

Makinat e titullareve dhe institucioneve jane shkeles pararoje te te gjithe rregullave te qarkullimit.

PATENTAT akoma sjane me PIKE ! Siguracioni i makinave nuk varet nga demet qe ka bo shoferi apo nga piket qe ka ne patente.Kompanite e sigurimit jane plehra.

Doni me ?

mnjllf rreshket bentley në bajgë smiley

Ah se harrova, dhe nje tufe lypsash me foshnje neper duar, ose kalamaj qe duan te te lajne xhamin e makines neper semafore. Tmerr fare.

Sidomos ne nje nga kryqezimet e laprakes ku e kane vendos ket shiritin kta. Vallai ne at kryqzim, me ngushte nga te gjithe gjinden drejtuesit e mjeteve. Shume me teper se kalimtaret qe te futen si diversantet e qemotit, tre hapa para, dy prape, hajde merre vesh, a do kaloje a jo.

Se ktu, te jesh ne autostrade,me ndonje mjet te rende psh, e te te futet nai rob mu ne mes te rruges kur ti je tu ec mrena normave por te themi me 90 ne ore, more veten ne qafe, bashke me ate qe te hyn ne rruge.

Se te gjithe te perceptojne fajtor, e jo qe ste sjellin ndonje psikolog, por te rrasin mrena, dhe te rrujne e te qethin mire e mire prokuroret, sa mos ta marresh veten financiarisht as ti as fisi jot per ca vite te mira, edhe te dalesh nga burgu kushedi, edhe pse ske piken e fajit.

Se di Fiqo, une se kuptoj naihere ca kemi ne koke neve, a tru, apo ca ??  Ka qellu qe kaloj  4 here ne dite ne autostrade. Jo vetem qe cdo here shof rob qe kalojne, por me e bukra eshte qe kalojne ne ate zone te autostrades ku mbikalimet (sidomos gjer ne Vore) jane shume te shpeshta, gati per cdo katund, plus ka dhe rruge dytesore. Dhe me e bukra fare eshte qe kalojne fiks aty bre, mu poshte mbikalimit. Ne vend qe te ngjisin e zbresin nga nje pale shkalle e te kalojne si njerez, presin e presin sa rrallohet pak trafiku dhe kalojne me vrap. Pra as kohe nuk kursejne.

E vras menjen si ka mundesi, po si ka mundesi mer, ca kemi ne vend te trunit ?? !!

Ja mer ky eshte mileti, si kembesor , si me maqine. Ket lloj menje kane te gjithe ata qe qarkullojne ne rruge.

A e dine ato katnaret qe ato mbikalimet jane aty per ato qe te kalojne autostraden?! Se katnar hesapi, u never know, mbase kujtojne se eshte per delet aty. smiley . Keta mendo pozitive duhet te pergatisin parrulla/ pankarta dhe per autostraden, mbikalimet. - kalo, ec aty ku te takon se ndryshe jeten rrezikon. hyp se te vrava, zbrit se te vrava jeni atje. Nje balance mezi spo e gjeni dot. 

Ti ndoshta ke te drejte, po mua sa here qe vij ne Shqiperi me duket sikur kane shpallur gare kush do me shkele i pari. 

kush do  qe  të të shkeli?smiley

p.s  meqe jam po bej edhe nje pyetje gjuhesore..  nuk me eshte e qarte, duhej me nje ''të''  apo me dy, dmth ''të të'',  ajo qe thashe me siper..?    mua ne fakt  me dubel ''të''  me pelqen me shume se duket sikur e perforcon aksionin..smiley
 

kur behet fjale per makinat nuk thuhet:kush do me shkele i pari.  por kush do me shtype i pari. smiley

Ne fakt thuhet kush do me perplase e hedh tutje I pari, e pastaj kalojme te shtypja. dhiz iz not fani! E lashe. 

JK.  end is not fani is lana baj dhe uej.smiley 

dole nga dole, ke kembesoret e hudhe fajin....

jo mer jo

po meqe tema ishte per kembesoret

po thoja qe po i njejti milet eshte, dhe ne kembe, dhe ne timon

>> po thoja qe po i njejti milet eshte, dhe ne kembe, dhe ne timon

e drejte. dun patente dhe kembesoret smiley

ooo....po edhe tashti qe kan ik emigrantat jeni bo lemsh juve

smileyky po qe osht spektakel.n'çer veni osht tafe?smiley

o cer trafiku qeka ky me t'shplaft mortja t'shplaft smiley

S'e thote po ma ha menja andej nga bangladeshi a filipinet duhet te jete alke. smiley

jalla shofer jalla do thoshte bradismiley

si ka qen ajo konga  se smajm mo men asigjosmiley

Aty qenka per te thone jalla Piloto jalla .....smiley

kisha pa trafik n'stamoll po kjo qeka e papamesmileyqeka me mor dhom hoteli aty ke kryqzimi ene me e kalu diten tu pa si ngasin robtsmileyaty ene mu do m'dukej vetja si ata shkenctaret qe rujn folet e milingonavesmiley

Vjet isha n'Shqipri edhe rrija prisja te me hapnin rrugen - aty rri m'tha vllai mos luj se deri neser aty do jesh , luj me ma turru smiley

smiley

dy minuta  asnji i plagos , perfekt...

2min e 09 seksmiley llahtar faresmiley

.smiley

 

nje gje skuptova une, ata perballe nga e majta prisnin me durim  driten jeshile  te semaforit  mbi 1 minute..smiley  po pse prisnin xhanem, atje te gjithe kishin avantazh ne qarkullim...smiley

un se rruj hic.

Une se kom kuptu asihere kete pune, kur jam ne makine fajin e kane kembesoret , kur jam ne kembe fajin e kane shoferet .

hap syte mo na shtypesh noi goc t'bukur smiley

Ndalo vete ajo kur kalojne goca t'bukura smiley

vdes peshku per muabet shoferash.

t'gjithe me "te naftes".

Se mos na ke bo noj konge te re ose vjersha sic i quani ju artistet dhe si pame ne.

kishe qen per sherr mora vesh...

gjithmone  kur duhet.

tip qe s'ta perto medemek? smiley

Jo , me pelqen rregulli dhe korrektesia smiley

kshu tha edhe Skenderi: si ushtarak me pelqen rregulli. Kam Belulin deshmitar po qe ala qut.

nuk paska thone keq.

.smiley

po klipi sikur nuk ishte bere ne Shqiperi...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).