Bashkia e Tiranës do të organizojë ceremoninë e rivarrosjes së Liderit të Dhjetorit në 15-vjetorin e vrasjes.

Bashkia e Tiranës do të organizojë të enjten e ardhshme ceremoninë shtetërore për zhvarrosjen e eshtrave të Azem Hajdarit nga Varrezat e Sharrës dhe varrosjen te “Dëshmorët e Atdheut”. 

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së themeluesit të Partisë Demokratike, është parashikuar zhvillimi i një ceremonie të detajuar për nderimin e figurës së tij. Kështu, 12 shtatori këtë vit nuk do të kujtohet si vitet e tjera, vetëm me vendosjen e kurorave me lule në monumentin e tij fare pranë selisë së vjetër të Partisë Demokratike dhe me vizitat e rastit në familjen e Azemit, por me një protokoll shtetëror, i cili po detajohet gjatë këtyre ditëve. Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljet e tij publike ka vlerësuar rolin dhe figurën e Azem Hajdarit gjatë lëvizjes studentore të vitit 1990 dhe krijimit të Partisë Demokratike. Gjatë fushatës elektorale brenda PD-së dhe në fjalimin e fitores së garës për kryetar të kësaj force politike, ai deklaroi se për të drejtuar demokratët do të mbështetet në vizionin, kurajën dhe qëndresën historike të themeluesve si Azem Hajdari. “Në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri, unë do të jap gjithçka me përkushtimin më të madh, me vendosmërinë më absolute dhe me përgjegjësinë më të lartë ndaj jush, anëtarëve të Partisë Demokratike. Për këtë do të mbështetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, e Azem Hajdarit dhe qëndrestarëve të tjerë, do të mbështetem tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve të paepur”, deklaroi Basha.

Sipas protokollit shtetëror, eshtrat e Azem Hajdarit do të vendosen në një nga ndërtesat publike (Pallatin e Kongreseve ose Muzeun Historik Kombëtar), ku do të kryhen homazhet nga familjarët, miqtë dhe qytetarët e thjeshtë. Pranë eshtrave të tij do të krijohet një vend i posaçëm për familjarët dhe në hyrje do të vendoset libri i ngushëllimeve, portreti i Hajdarit dhe flamuri kombëtar. “Lëvizja e kortezhit bëhet në orën 10:00. Arkivoli i vendosur në shtrat topi, i mbuluar me flamur kombëtar, niset nga vendndodhja, i shoqëruar nga gjashtë truproja nderi, tri në çdo anë. Përpara kortezhit ecën truproja e nderit e Gardës së Republikës dhe truprojat me jastëkët e kuq të dekoratave. Pas tyre vendoset banda, që ekzekuton marshe funebër. Familjarët dhe personalitetet ecin pas shtratit të topit. Kortezhi mbyllet nga populli i thjeshtë”, detajohet më tej në protokollin shtetëror. Të enjten e ardhshme, kortezhi do të ecë në këmbë deri te ura e Lanës dhe më pas do të drejtohet nga Varrezat e Dëshmorëve. Ulja e arkivolit në varr do të shoqërohet me të shtënat e nderit nga skuadra e përbërë nga 5-7 ushtarë dhe që komandohet nga një oficer. 

Protokolli
. Trupi i të ndjerit vendoset në hollin e Pallatit të Kongreseve ose në ndonjë rezidencë tjetër qeveritare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (në objektin e kultit, nëse familja kërkon ceremoni fetare), ku fillojnë edhe homazhet zyrtare dhe publike për përcjelljen e tij për aq ditë sa është zia e shpallur.

. Lëvizja e kortezhit bëhet në orën 10:00. Arkivoli i vendosur në shtrat topi, i mbuluar me flamur kombëtar, niset nga vendndodhja, i shoqëruar nga gjashtë truproja nderi, tri në çdo anë. Përpara kortezhit ecën truproja e nderit e Gardës së Republikës dhe truprojat me jastëkët e kuq të dekoratave.

. Kortezhi ecën në këmbë deri tek ura e Lanës dhe prej këtej drejtohet i motorizuar te Varrezat e Kombit. Pranë varrit janë përcaktuar vende të veçanta për familjarët, personalitetet e larta të ftuar dhe për truprojën e nderit.

. Ulja në varr e arkivolit paraprihet nga të shtënat e nderit. Skuadra përbëhet nga 5-7 ushtarë dhe komandohet nga një oficer. Armët mbahen 45-gradë nga horizontalja, me drejtim mbi varr. Të shtënat komandohen nga oficeri i truprojës. Mbas të shtënave, skuadra merr drejtqëndrim “për nder armë”.

Ceremonia: Shpenzimet i paguan qeveria
Protokolli shtetëror parashikon gjithashtu edhe institucionin që do të marrë përsipër shpenzimet për ceremoninë, që do të zhvillohet për rivarrosjen e eshtrave të Azem Hajdarit. “Shpenzimet e funeralit shtetëror përballohen nga Këshilli i Ministrave. Ceremonia përmbledh këto momente kryesore: lista e pjesëmarrësve, personalitete, të huaj, miq, familjarë; njoftimi i trupit diplomatik; ceremonia fetare, nëse është e nevojshme dhe mënyra e vendosjes së pjesëmarrësve; rregullimi i shtratit të topit dhe flamurit që do të mbulojë arkivolin; rrugëkalimi i kortezhit të përmortshëm; oficeri drejtues; truproja e nderit; banda e Republikës; motoçikletat e shoqërimit; bërja gati e vendvarrimit në Varrezat e Kombit; mbajtësit e arkivolit”, thuhet në aktin e qeverisë.

Rivarrimi Mbretit Zog me protokoll shtetëror
Për herë të fundit, protokolli shtetëror është përdorur për rivarrosjen e eshtrave të Mbretit Ahmet Zog. Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, nga Franca mbërritën në Tiranë eshtrat e Ahmet Zogut, të cilat u rivarrosën në Mauzoleun e Familjes Mbretërore. E gjithë ceremonia u organizua nga Protokolli i Shtetit, i cili kishte detajuar të gjitha lëvizjet nga mbërritja e eshtrave në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit deri në rivarrosjen e tyre. Ceremonia në Mauzoleun e Familjes Mbretërore u shoqërua nga të shtënat e topave të ushtrisë. Më herët, më 17 nëntor, njerëz të shumtë pritën në radhë përpara Pallatit të Brigadave për t’i bërë nderimet e rastit. Në homazhe kanë marrë pjesë Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiaku Lulzim Basha. Gjatë kësaj ceremonie mbajtën një fjalim Presidenti i vendit, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Princi Leka dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. 

“Vrasja e shekullit”
Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri. Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “vrasja e shekullit”. Presidenti i Shqipërisë, 
Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Gjithashtu ai është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. 

Fatmira Hajdari 
Në 50-vjetorin e lindjes, Presidenti Bujar Nishani nderoi Azem Hajdarin me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Përmes një ceremonie zyrtare në Presidencë, ku merrnin pjesë edhe Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, kreu i shtetit e përkufizoi Azemin si një individ të rrallë. Pasi mori dekoratën, bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, u shpreh se themeluesin e PD-së e vranë njerëz me pushtet. “Skuadra e pushkatimit që pushkatoi Azem Hajdarin para selisë së Partisë Demokratike, përbëhej nga 145 persona, ku të gjithë ishin persona me pushtet”, theksoi bashkëshortja e tij. Pas ceremonive në Presidencë, pasditen e djeshme, lideri i dhjetorit ‘90 u përkujtua edhe në Qytetin Studenti. Sipas kreut të qeverisë, burrat si Azemi shënohen me germa të arta në memorien e në muret e historisë së kohës dhe nuk vdesin kurrë. 

70 Komente

Sa poshte paska rene te qenit deshmor.

Deshmoret nuk jane vetem komuniste, shumica te vrare ne luften kunder nacionalisteve. Ai e meriton i pari te jete atje, sepse ishte nder te paret qe u ngrit kunder diktatures dhe nder te paret qe vdiq, kur neodiktatura mafioze vrau, sapo u riinstalua.

Shume e rende te lexosh fjalet e tua  Vlonjat

Elba, Azemi mund te jete njeriu me i mire ne kete bote dhe une nuk kam as me te voglin problem. E respektoj edhe per kontributin e tij pavaresisht se shume here ka ndikuar dhe negativisht ne formezimin e demokracise shqiptare. Por ti them deshmor, e kam te veshtire. Po te kishte rene ne ball te demostratave apo per arsye te nje çeshtje madhore(politike, atdhetare etj) vendi i tij ne gjirin e deshmoreve as nuk do te diskutohej. Ai u vra nga bandite te cilet i luftonte banditçe. Dhe te merreme vesh mire, ne asnje rast nuk kemi degjuar apo mesuar edhe sot pas 15 vjetesh se shkaku i vrasjes se tij ishte politik apo per arsye kombetare.
Edhe njehere te kuptohemi:asgje me Azemin si njeri apo aktor i proçeseve demokratike por shume me Azemin deshmor.

kur nuk ke problem me azemin, vari lesht le te jete dhe ai deshmor, se nuk do shembet dajti. pastaj gruja dhe femija po mori ndonje lek, ose ndonje bilete trasporti falas, pa per te tjeret, do ta harrojne azemin edhe sikur te duan mos ta harrojne. se memorja njerezore nuk mban mend me shume se nja 10 emra te pervetshem. 

Hem, ç'me kujtove me kete qe the ate barsoleten: po me te ç'pate! Ai pershesh me qumesht po ha.

Se perse ra deshmor ky, nuk e kuptoj!smiley

Xhibo, 

E ke fut te kategoria e gabume; duhet te 24-karat. 

 

ore me tere mend si qendron e vertata? Kush e vrau Azemin dhe pse? E shoqja thote se ate e vrane njerzit e pushtetit te asaj kohe, pra Fatos Nano, ndersa mesa me kujtohet Sali-u e ka hedhur poshte kete version. Tani ke te besojme? Faktet treguan se ate e vrane ca tropojane per pazare te prishura apo per cubllik ku di une. A thu ta pranojne ata/ato qe prehen atje tek varezat e deshmoreve Azemin me ket motiv vrasje? Po ai ca nuk ka thone per ata/ato te shkrete qe dhane jeten per lirine e vendit te tyre.  

Vrasesit ishin oficere te policise.Qeveria s'kishte dore ne vrasjen e tij por vrasesit shfrytezuan poziten e tyre per te kryer hakmarrje personale.disa veprime qe kompromentuan keqaz qeverine ishin psh emerimi i fatmir haklaj si shef i krimeve te renda 6 muaj pasi kishte grabitur kasaforten e bankes se bajram currit me 600 milione leke brenda duke perdorur vincin  diten per diell.Miranda vickers nxjerr ne dukje nje detaj teper te dyshimte.faksi i derguar nga PD ambasadave te huaja 30 minuta pas vrasjes ishte hartuar mjaft mire  duke marre parasysh faktin se ndertesa e PD ishte bosh.

vrasja e tij u be ne nje kohe kur zhvillohej lufta ne kosove.ne lufte kunder serbeve ne kosove u vrane 35-40 shqiptare nga shqiperia.ne tropoje nga plumbat e njeri tjetrit humben jeten mbi 250 tropojane.

Dhe deshmoret po rrotullohen ne varr.   Paturpesi nuk paska kufij.

Hmm, juve rilindasit e partise se Gramoz Rucit, i cili para 2.5 minutash nderoi figuren e Mehmet Shehut, qenkeni adhnuar me deshmorezimin e Azemit? smiley

Fatmira Hajdari fton te gjithe ne ceremoni pavaresisht perkatesive politike, thote se kjo ceremoni s'ka lidhje me inagurimin e qeverise se Piktorit dhe ndaj s'duhet politizuar. Njeheresh, edhe pse e kishte kerkuar kete si veprim, thote qe para dy ditesh e morri vesh qe eshtrat e te shoqit do te shpernguleshin.

Po edhe Kiri sikur kishte thene ca fjale te mencura.

Kur mendoj qe levizjen e studenteve e drejtonte nje qe ja kishte vene djalit emrin Kiri!!!

Cili Kir? Ai i Semiramides e?

(seriozisht qe s'po marr vesh!)

Duke pare kriteret qe ke ti per heronjte, s'kishte se si te mos ishe ngjaliste. Por, levizja e studenteve s'qe vec ne dore te Azemit. Aty ishte #rilindasi juaj origjinal, Ramizi.  

Kur mendoj qe levizjen e studenteve e drejtonte nje qe ja kishte vene djalit emrin Kiri!!!

Sa qef kam kur ndahen njerzit ne ngjaliste a berishiste.   Thjeshtezim gjenial i botes.

 Xhibo e ke njof Azemin ti ?  e kam fjalen keshtu personalisht, Ta kesh takuar, Biseduar, Nqs Po na sill nje cik kete eksperience, Nqs Te ka Tregu "Gjyshi "  se  Azemi "ka kene trim i madh fort" atehere ke te drejte.smiley

Qenka kriter njohja personale? Ramen sa e ke njof personalisht ti p.sh.? Ishalla jo gjate atyre akuzave me deshinj se aq do mileti dhe hap llafe... ne qi ket pike, me mire te te hapen llafe qe ke njohur Enverin sesa Ramen lol

Xhibo ta bera kete Pyetje sepse : Ekzistonte Mundesia Reale per te pas nje njohje te tille.. Se Azemi ka pak a shume te njetem moshe., dhe ka jetuar ne te njeten kohe.. 

 Ta thashe kete sepse nqs nuk ke jetuar ne te njejten kohe me te pastaj fillon dhe ngre personazhe ne koken tende bazuar nga Tregimet e "Gjyshit" 

 P.S : Kur Te vdese Ed Rama  dhe te varrosin te Varrezat e Deshmoreve atehre do flasim per te.smiley

pse si do ja vinte djalit Marenglen??Kiri eshte lum malor,i rrembyeshem ,i kthjellet....

Mos e dhente zoti.  Ai ka qene antikomunist i vendosur dhe me prejardhje aristokrate.  Diten punonte te dyqani i kepuceve kurse naten studionte Adam Smith.  Po une po thoja pse Kiri Hajdari e jo Caknoris Hajdari.

tI do jesh marengleni....smiley

Jo une jam Melstena.   Kur prinderit zbriten nga Gurkusari i zune shtepine nje borgjezi.  Mirpo mamaja megjithe origjinen proletare i kishte shume zili keta borgjzet e shkolluar dhe donte te ma vinte emrin Olimbi.  Babai qe nuk i duronte dot keta borgjezet nguli kembe dhe i tha: Zgjidh ose Melstena ose Proletare.  E keshtu perfundoi Melstena.

hahaha mire qe nuk ta paska vu Lepabrena

Nuk shikonim jugosllavin ne.   Merak me ka mbetur emri Izaura, po une kisha lindur para se te dilte ky filmi.

Kiri lum malor i rrmbyeshem dhe i kthjellet smiley Ku e ke msu ket? N'zall t'Kirit? 

Zana sa shkodran njef ti qe ja kane vene emrin cunit Kiri, nga dashuria per lumin. Perfshi ktu dhe shkodranet prej Tropojet.

Po si me le vete deri tani?

Asnje shkodran smileyzalli I kIrIT quhej keshtu ne pjesen e Shkodres,po Kiri lind ne Malesi....smiley

Ti po flet tash per Kirin, apo per p* e s'ames te Kirit. smiley

Tesh ,Kiri eshte lum e nuk ka asgje te keqe...eshte emermbase redneck po nja njqind here me mire se sa snob e kot si Greg...a i vihet djelit emri greg?prite Zot..Keta jane ku Kir e ku Shkelzen adhurues te natyres,bukurise se saj,,,,,,

Zana, une thashe se po talleshe me emrin e lumit. Jo moj moter, Azemi ja ka vene emrin cunit Kiri prej "Kiri mos e pi..." te filmit. Mos ki as me te voglin dyshim per kete. Sa per Greg, shkurtim nga Gregor nuk me duket ndonje cudi e madh se emer shume i njohur fetar eshte. Sa Gregora ke ne Itali.

sant Gregorio eshte santo i armeneve.Ne itali e ne amerike ka sa te duash,madje ka pas edhe pape....tesh ku e di ti se ia ka vene per Kirin e filmit e jo per Kirin e lumit?smiley

Ma ka thone e shoqja.

P.S. Mos me pyt tani nga e njof te shoqen.

jo nuk po te pyes...si poet qe je ma do mendja qe grate i ke pae romantike smiley

 Me shume mundesi, ai e ka huajtur emrin nga lumi me te njejtin emer ne Shkoder.

Sarkastiko, kurseji cinizmat e tua te pakten per hir te gjithe atyre qe paten guximin dhe burrerine te sakrifikonin jeten per ate vend.

Fundi I marrezise

Made in Albania kinda thing smiley

Yep!

Kjo fjala deshmor dashka me u ba dashunor, po hajt mo, ecsmiley

Po c'keni ore, sikur ju ha buken titulli i Azemit juve? 

po mire me, po te gjitha per ne kohen shtese i paska lene ky, apo mukajeti thuaj. 

I ka hy puneve me themeli.

Besoj, i dukej shume e larget dita e qametit, le qe punet kane radhe, me pare rehatohen te gjallet. 

apo mukajeti thuaj 

Mukajeti te le pa martuar, ose pa zhvarrosur deshmoret, kane pas thene plakat. 

Padyshim bie ere politike. Per tju kunderpergjigjur me te njejten monedhe, pritet qe Ilir Meta te kerkoje zhvarrosjen e 4 te vrareve te 21 janarit dhe zhvendosjen e tyre tek Deshmoret, por diagonalisht larg nga Azemi.

Po ja pra, eshte aksioni i pare opozitar i kryetarit te ri. Kurse çeveria, e sidomos Likja, kane te tjera kumrie qe i kenojne te koka.

Nuk ka vend te varrezat e cubave dhe te forteve te tranzicionit?

azem hajdari njish me ato policat qe jane vra me uniforme ne trup dhe me per shkak te asaj uniforme. 

dhe jetimat e atynve fatkeqve njish me kirin. 

perdite m'bderret atdheu jem allah, perdite. smiley

 E admiroja per guximin qe kishte,lexonte zemrat e popullit te shumvuajtur...pse me vone e vrane dhe kush nje Zot e di!
 

Dhuhet te jemi pake realiste, dmth njerezore, zemergjere ose si i thone nga ana ime zemer bahce.Sepse ne fund te fundit, duhet te na dalloje arresyeja.Eshte ajo qe na meson se vertet rruget e fatit jane te ndryshme, por fundi eshte njelloj.Sipas mendimit tim teksa rri e sjell ndermend Azemin, rregun e fatit te tij, mendoj se shume pak rendesi ka se nga u nis, ku u degdis dhe ku po ja shpien tani imazhin e tij.?.." Mbritja", per gjykimin tim, behet ne te njejten pike. Fati i ketij njeriu eshte nje mesim i madh per brezin e ri tonin.Per nje ndarje prej " ftesave", per te vdekur martire, si me i miri " fat".Duke krijuar rrethana te pazgjidhshme, si detyrim vetem drejt ketij lloj " Fati".Une kete pergjigje gjej, per gjith ata qe pyesin: " Kush e vrau Azem Hajdarin...?"
Dhe mbase eshte me e udhes te pohojme se eshte turp i madh te jetohet duke vjedhur, ndersa qenka " mrekullia vete" ...kur te vjedhkane jeten..! Nje vend per te tille fat ...gjendet kudo.Edhe atje midis martireve qe nuk vdesin kurre....

Arsyeja ime thote qe ne raste si ky heshtja eshte flori.

kush ja mori jeten Azem Hajdarit. diktatura ja mori jeten Azem Hajdarit. ne kulmin e jetes.smiley

Mundohu te mesoshe pesepare haber nga kjo" Jallane "jete moj laura! Per juve e kam!

nuk du me i thartu trut me shkoll si puna jote un jom veç per qef

Jo moj xhane mbai te pathartu, por jo krejt kserikua.Se nuk qelloi diktatura mbi Azemin.Ke degjuar gje qe te qelloje i vdekmi.Azemi i shkrete pati thene mijera here..."Vdiq, u varros diktatura.." !
Tani si te duket gjendja e truve? Ndaj te thashe; per Juve e kam...

vertet u varros diktatura?! po pse atehere zotrote vazhdon akoma te na çash koken me diktaturen e Berishes.degjo nje keshille miqesore studimet e shumta nuk te bejne mire me mire ta kishe mbyllur me nje fakultet

 

Laura rrofsh, qe me keshillon.E marr per te mire! Por gjene une miqesisht te them mundohu te depertoshe tek thelbi.Dmth vraje pake mendjenkur jep opinion, qe te mos qelloshe per araska, kur gjahu ecen ne toke.Si te dush por dije se nuk te vjen gje e keqe nga keshilla miqesore imja.Ja kaqe dhe mbetemi seicili ne te veten.Une te citoj Azemin ju mi reflektoni mu?.!

jo moj zemer un nuk ta var fare tu sepse vetem niku jot grave  me sjell ters sepse italisht grave do te thote keq keq fare 

flm per keshillen dashamirese por ta thash i her nuk du me i thartu trut

Eh moj laura...njeshke! Njeh plot e perplot gjera te italise dhe nuk njeh hic fare vendin tend.Zamet e ke te hapesh harten dhe shife ca lartesie ka mali Grava i ALBANISE.Ndaj te them mos u vjas ! Ama ruaji fort trute nga thartimi, gje qe tregon se une krejt ndryshe prej teje...ta var !

Vendosja e emrit KIr, nuk ka asnje lidhje me lum Shkodre apo prrua Dukagjini. Eshte marre emri i nje mbreti te lashtesise....prej filmit....
Ndersa Gregori Pape....nga e dine ca prej italianeve tona?

Kir-i ka qene mbret i Dardanise..  edhe ai  emri Kir, te  Semiramida e Babilonise, eshte kuptimplote!smiley   njelloj si Bardhyl,  Agron,  Teuta etj..

Rrofsh more Belul se e bene telef per ca prrenj dhe lume qe i bie andej prej Shkodre...

Tesh ,ndjese paste Azemi i shkrete,vdiq i ri .Per nje periudhe ,te fill pas 90 -es ishtenje gja e papame ne jeten shqiptare...Plot me jete ,intuitiv,shpirt i lire ,inteligjent..Ishte direkte prej atyne qe nuk ta çojne per kerkend...Bujar e nga sa me thone dinte me ba mirePadyshim ka nje kontribut te madh ne renien e komunizmit ,organizimin e protestave studentore,luften parlamentare me mostrat komuniste qe uleshin ende ne parlamnet.i kujtoj m eshume deshire e me kenaqesi fjalimet e tij e batutat.Ishte shpirt i lire,mbase pagoi per kete.Erendesishme eshte qe vrasesi i eshte dhene drejtesise e po vuan denimin e ti,Jaho Salihi.Mandej Kiri ,Fatmira ,jane me kalu kohen.

Zana, leji romanticizma tani. Azemi ka qene thjesht nje cope idioti qe u ngaterru me politiken ne ato vite dhe i ngeli ne dere derisa banditet e seres se tij dhe klubit te tij e hoqen qafe. Azemi nuk kishte askerkun ndonji fije brum politikani. Sa per Fatmiren vertet e kam taku se me ka lidh puna dhe ka qene (atehete) zonje grua. Thjesht e zuri aty ku nuk mbante dhe kapi rrugen e kompromisit dhe mbylljes se gojes, perballe alternatives qe ta hiqnin qafe ate me gjithe kalamaj. Dhe nuk i ve faj se s'kishte pse te paguante ajo dhe femija traplliqet e Azemit. Aq me shume po ta dish edhe historine se si e ka rrembyer Azemi. Nejse mo. Le ta zhvarrosi edhe njehere partia po qe se i duhet. Kjo e shkreta e mora lajmin vesh nga gazeta. smiley

PF,gjithkush ka mendimin e idene e tij.E qetesisht ne diskutim une ta respektoj...po kur ka ndodhur ,ne cilen kohe qe permbysjet,revolucionet,"trazirat",ndryshimet i kane bere politikanet ,ata te vertetit?Nje si Azemi u desh dhe qe' ,u gjet.Kaq,e nuk besoj se ishte idiot ,hiç.une nuk isha ne Shqiperi as ne 90-en.Kujtimet i kam sporadike e nga gazeate tvpo ne asnje menyre nuk besoj se ishte budalla.mandej me varrime e zhvarrime eshte mjerim ne te gjitha anet....

E vertete kjo puna e tribuneve te vegjelise. Ja dhe Zani qe gjoja udhehoqi levizjen e 97, ku eshte? Ne burg. Dihet pse e ftojne gomarin ne dasem, thone nga anet tona.

PF, 

At pardesyne e ka akoma? 

popull llapazan smiley

Kortezhi ecën në këmbë deri tek ura e Lanës dhe prej këtej drejtohet i motorizuar te Varrezat e Kombit. 

Por nga mesi i rruges, kortezhi nderron mendje dhe ja vesh andej nga Kryeministria, duke ja fut me arkivol deres se Kryeministrit.

O Edi Rama, o vrasesi i Azemit, dil urgjentisht nga ku je futur.

 

Gjate kortezhit banda e ushtrise do luaje kenget "Azem... Azem, ti je i gjalle" dhe "Fatos Nanja ka maru"

P.S. Cdo ironi ne lidhje me titujt e kenges eshte rastesi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).