Drejtoria e Metrologjisë vijon të refuzojë të publikojë emrat e 14 kompanive të gjobitura për vjedhje të konsumatorit përmes manipulimit të pompës. Një ping-pong banal është zhvilluar këto ditë midis Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Metrologjisë. Po t'i besosh ato që thonë, të gjithë po mundohen fort të shpallin emrat për të mbrojtur kështu konsumatorin... por proceduara strikte nuk i lejon. Nuk po bien dakord mbi leximin e Ligjit, dhe asnjëra palë nuk guxon asesi ta shkelë atë. Mbrojtja e atyre që vjedhin në këtë mënyrë është sa revoltuese, aq edhe groteske në paturpësinë e saj. Papritmas një shtet pseudogjerman, më e shëmtuara monstër e mundshme, që tallet publikisht me detyrën dhe bëhet në më shumë se një mënyrë palë në vjedhje. Tani që qeveria nuk mblidhet më nuk mund të ketë "akt normativ", ndaj nuk ka sesi emrat e kompanive hajdute të bëhen publike.

14 Komente

"ne shkelje te punes se tyre te dhenies se karburantit ne sasine e duhur" 

drejtoresha thote:  'thjesht  ''shkelje administrative''  dhe  nuk do te beje asnje padi..

zonja drejtoreshe  jo vetem qe do ndjekur me shqelma nga puna,  po do paditur  ne prokurori  per mos kryerje te detyres  ne dem te publikut.

pa merak belul se se ka te gjate kjo, me gjithe ate te sherbimit social, ca te doganave  do ikin se u futen per nja 6 muaj nga PDIU per te bere nje traste me leke. pastaj kjo palaco duhet te bej kallezim penal, se ai nuk eshte problem administrativ por vjedhje masive hashiqare! 

Hajduti vodhi! dhe u kap me fakte qe ka vjedh..  Dhe kjo thote se mbron Interesat e Konsumatorit dhe te Kompanive.. Si e mbron Interesin e Konsumatorit???

skemi gazetari investigative ne jo

po tu kishit kerkuar emrat e komanive qe nuk e kane shkelur ligjin

edhe pronaret e mediave jane te lidhur me to, se varen nga reklamat e te tjera fije. Se nuk eshte problem i madh ti besh 'leak' nje informacioni ne shqiperi, nje mendere vend qe te gjithe i dine te gjitha!

ça eshte drejtoria e metrologjise?Prite Zot ,i paska gjyslyket e shprehjen krejt si une!!!!

Besoj se kjo Drejtoria nuk ndodhet ne Fushe Kruje...mblidhuni te gjithe neser ju qe ju kane vjedhur karburantin me makinat tuaja dhe bllokoni gjithe Tiranen. Dhe bjeruni fort borive. Me sa kam vene re ne Tirane te gjitha borite e makinave funksionojne me se miri. Mbase vetem ato funksionojne smiley ...nga c'kam kuptuar neper udhekryqe pa polic... perndryshe mos u qani kot...

 

ju po te jeni burra, i mbyllni makinat na garazhe dhe i hipni biçikletave apo autobusit per te shku ne pune deri kur karburantet qe skane bo faj (te cilat jane te shumta ne numer) te revoltohen e ti bojn pression ketyre pisave per ti publiku. Puna o se ju nuk jeni burra, po ca gra qe shajne njera-tjetren nga ballkonet e apartamenteve.... smiley

Nashti e gjeten vjedhjen e mashtrimin keta!smileyParti Enver, jemi gati kurdohere!smiley

A ka shoqata konsumatoresh ne Shqiperi?

Jo vetem qe konsumatoret nuk po kuptojne gje, por edhe ne lexuesit nuk po kuptojme gje.  

sa per informacion atij Blendit: jane nja 13 punonjes se drejtorise qe i jane diplomuar brenda nje muaji ne vitin 2011 nga universiteti kristal, te gjithe anetare partie te LSI-se, ndoshta te shkarkuar nga PD-ja ne muajt e fundit, por nuk e besoj. Do thote ky: c'lidhje ka me kerkesen per publikimin e kompanive? se shantazhi, miku im, eshte vegla qe e nakatos ate vend dhe mundeson "riciklimin e elitave" jo aq-demokratike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).