Shume parashikojnë, jeta pak përzgjedh

Duke shfletuar ca e-faqe, hasa ne kete artikullin, se si e parashikonte Isak Asimovi vitin 2014, pesedhjete vjet me pare, pra me 1964. 

Isak Asimov ishte jo vetem nje shkrimtar i njohur fantashkencor, por edhe nje shkencetar (njehere u futa ne nje librari dhe kerkova nje liber te Asimovit, librashitesja me la ne dore nja dy alamet volumesh mbi biokimine, dhe atehere m`u desh ta specifikoja kerkesen). Dhe si shkencetar qe ishte ndoshta nuk eshte aq cudi qe parashikimet e tij mbi teknologjine te jene me saktesi pothuajse precize.

Nder parashikimet e sakta te tij artikulli rendit:

Autorobotet, apo makinerite vetlevizese. Sot psh aeroplanet por edhe makinat kane autopilot.

Automatizimin e kuzhines (makinen e kafese, thekesen e bukes etj)

Komunikimin "satelitor" dhe skype, dmth komunikimin me ze e me figure nga cdo cep ne  cilindo cep te botes. Kete tashme nuk e ka vetem Gjermania dhe Shqiperia, por edhe vendet me modeste. 

Aparaturat pa kabell. Celulare, ipad e ipod, madje edhe "miu" apo tastiera e kompjuterit sot jane pa kabell.

Gjithashtu ndricimin elektroluminishent, (LED). etj, me tavane e dritare qe ndryshojne ngjyra me telekomande.

Parashikonte ekranet 3D.

Sipas Asimovit, njeriu ne 2014 do vazhdonte t'a nenshtronte natyren sipas tekave te tij.

Paralajmeronte edhe qe "semundja" me e perhapur do ishte merzija. (Dmth njerezit duke patur robote, do merziteshin duke vrare miza).

Isak Asimov, bente pjese ne ate grup te fantashkences qe mund te quhen "pozitive", dmth qe te ardhmen e shoqerise njerezore dhe vete robotet i shikonin ne nje drite pozitive, ku njerezimi permiresohej dhe perfeksionohej vazhdimisht (ndryshe nga disa shkrimtare te cilet e shihnin teknologjine si nje te ardhme me te erret per njerezimin). 

Sigurisht parashikimet e Asimovit nuk shkojne deri ne 2014, po shume me larg.. Dhe nuk jane vetem parashikime te teknologjise por edhe te karakterit social e madje edhe politiko-ekonomik. Por keto jane parashikime per te cilat ndoshta do te flasin njerezit qe do jetojne pas 2000 vjetesh (nese dalin te sakta sigurisht).

33 Komente

smiley

Paralajmeronte edhe qe "semundja" me e perhapur do ishte merzija. (Dmth njerezit duke patur robote, do merziteshin duke vrare miza). i madh smiley

Kavir i madh je. Me leje nga qeveria e botove artikullin tek pjesa me Gjermanine dhe neve? Apo ke filluar ta marresh iniciativen ne ditet/diten e fundit te qeverise smiley

Ne fakt per semundjen me te perhapur ka te drejte kryesisht ne vendet e zhvilluara njerzit vrasin veten nga merzija 

Kaviro, po sensoret i kishte parashikuar ky mo? p.sh  te ndizet drita vet  kur je ne rrezen e sensorit, dhe te fiket vet gjithashtu, apo te rredh uje nga çezma vetem  kur zgjat duart prane, pa pasur nevoje per rubinet etj..smiley

 

p.s   me pelqeu shume: ''thekesia e bukes''.smiley   po kjo nuk eshte ndonje modernizim apo dicka futuriste kushedi..  sepse nje fet buke per tu thekur,  si ta vesh mbi sobe apo si ta vesh te thekesia,  prape duhet dora e njeriut  ta beje kete pune..smiley

Si ky shkencari-shkrimtar smiley ka patur dhe te tjere qe kane bere parashikime te peraferta. Biles mbi bazen e teknollogjise, parashikohen nga shum njerez se si do jete shoqeria ne te ardhmen. 

Njerezit me vizione te qarta nuk i kane munguar kurre keti planeti, mer jo!

o PF, po Pjeri  eshte modest  dhe  shprehet i nuancuar...   pse,  ça doje ti,  tja  cope  thoshte : O Kavir o mendjelehte, pse e kerkon parashikuesin dhe vizionarin ne fund te botes, kur e ke  ketu, ne shtepi..

C'ne kaviri me nje shpi me Pjerin! Qeka trash miqesia me duket.

me shpi nenkuptoj ''peshkun''...

Po qe nga koha e spitalit, apo nuk e mban mend zotrote?

E cfare ka ky Asimovi me shume se Pjeri yne?

Teza Asimovi, teza dhe Pjeri. Vizione Asimovi, vizione dhe Pjeri.

Aman o Kavir ngele duke shkrujt per vizionaret e botes dhe nderkohe nuk shkruan dy rreshta per vizionaret tane. 

Eh kshu ka qene gjithmone ky muahabet Rono. Sa shifshim qimen e shoqes se bankes, e harronim traun tone qe dukej qe nga fundi i koridorit. 

Per me teper.....smiley

Kavir. Azimovi nuk eshte si Zhyl Verni qe pershkruante nendetset e se ardhmes. Azimovi eshte me shume psikologjik. Se s'kam dhe kohe tani... smiley

PF, jam mese dakort me ate qe thua. Eshte me shume psikologjik, pjesa teknologjike eshte me shume garniture per te krijuar ambientin futuristik. Madje te them te drejten, artikulli ishte me shume si sebep, per te hapur temen e Asimovit (kur te kesh kohe, je i mirepritur). Sepse po te jete per parashikime, Pjeri ka te drejte, mbi bazen e teknologjise parashikohen shume gjera, nga ata qe kane nuhatje sigurisht.

Belulo, pse ne '64 ne Vlore thekesja e bukes ishte demode, e? (nesje kjo e bukes dhe e kafese ishin te artikullit, jo te miat). E imja eshte pjesa e "Gjermanise dhe Shqiperise" smiley

Vdes per Asimovin. Po per tregimet e shkurtra, se ate romanin me 6 vellime smiley megjithese ia nisa, nuk ia lexova dot. Ray Bradbury me pelqen shume gjithashtu. Ndersa 1 jave me pare mbarova se lexuari "Odisea 2001" Tani, filmi eshte thagme, po dhe libri ne mos...

Ray Bradbury ka nje tregim te bukur per njerezit ne mars. po nuk ia mbaj mend titullin se e ka te ngaterruar.

Asimov i cilesuar si Zhyl Verni  kohes ka dallim thelbesor me te . Ai eshte HUMAN . Ne asnje rast nuk parashikon teknologji qe do shfrytezojne njerzit  , por  shfaq Pezm qe njerzit ne kete kohe teknologjike Humbasin Njerzillekun . Psh cfrytezimi Teknologjive per te vrare Humanizmin eshte pjese e shume tregimeve te tij ! Ai nuk eshte thjesht parashikues si Zhyl Vern !

Psh nje nga shkencetaret me ne ze te Kozmosit ( ANSA Sot ) nxit ...Shkeputjen nga Toka meme sa me shpejt , se nuk Ka Kohe me shume se disa qindra vjecare Tokesore .... smiley

Ja dy tipe shkrimtaresh   me dallesen ....Pershkrime Teknologjike te kapercimit kozmosit ( zh.Vern ) apo ruajtjen e qenies Humane ne gjetjen e jetes se re duke shfrytezuar Teknologjite ( Asimov )

Ka shume fallxhore qe parashohin se c'do sjelle bota e Teknologjise se Avancuar !!! Nje nga ato eshte dhe e pernderta Jozefpercke me diQItalizimin ( sipas Erles ) e salles Kuvendit smiley

smiley Idrizo i modh je! Vetem ti mund ta nxjerresh mrena nje paragrafi muhabetin nga Asimove tek jozefpercka, pa ia hum lezetin.

ky shkenctari qe thu ti xake nuk e ka ANSA por ITAR TASS

Bababa, sa ve re ne ti mo!

un jo, ma tha gjembi me sms

Me thuj me ke rri, te te them se kush je.

Thenks kryetar smiley Nuk e di kishe mendim te me falenderoje apo ja kam fut kot smiley

Asimov eshte amator para Lem-it te madh, per psikologji sci-fi. 

I morrsh t'keqen gabelit tim, ti!

Ke lexu gjo nga Lemi ti apo jo? Po qe qefli sci-fi mos hum kohen kot. Ate tjetrin do me fut te pakicat per sevap?

Ta nigjova llafin. Sapo bleva 2 libra te Lem.

Thash se po lexoj noi parashikim rreth shqiptarve si  te paparashikuar qe jane

Nga Lemi kam lexuar Solarisin. Psikologjik, i bukur. Por duke krahasuar Solarisin, Asimov merret me psikologjine e njerezimit, jo vetem te individit.

I,robot eshte nje kryeveper. Kurse Saga e Second Foundation eshte perle me vete, megjithese me vjen keq qe PF nuk e paska kapercyer dot.

Asimovi eshte shume linear, dmth shto uje e shto miell. Lemi eshte tjete klas, ka dhe shume te tjera te asaj kategorie. 

Ndersa Saga e Foundation eshte e gabuar qe ne recete, keshtu qe shkojne kot dhe thaset e miellit bashke me botin e ujit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).