Kryetari i opozitës Lulzim Basha, nëse do të shkojë me detyra partiake e të tjera në udhëtime jashtë vendit, do të pritet me të njëjtin trajtim protokollar nga ambasadat shqiptare nëpër botë, ashtu sikurse pritet çdo ministër a zyrtar tjetër i lartë i qeverisë a parlamentit shqiptar. Ky ka qenë udhëzimi i parë i Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në mbledhjen e parë që realizoi dje me stafin e ministrisë që do drejtojë. “Nuk duhet të ketë më praktika si ato që kanë ndodhur deri dje”, tha dje ministri në linjë telefonike për “Shqiptarja.com”, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.

Në fakt, duket se kjo është risi në punën e diplomacisë shqiptare të paktën në 23 vitet e fundit që Shqipëria kalon në tranzicion. Askush s’është kujtuar gjatë këtyre viteve që të presë kryetarin e opozitës, nga stafet e ambasadave jashtë, aq më tepër, në shumicën e rasteve, sikurse ka ndodhur gjatë 4 viteve të kaluara, ka pasur edhe qarkore kundër.

“Një pikë tjetër që do kthehet shumë shpejt në rregulloren e brendshme të funksionimit të dikasterit, është fakti se nuk do të ketë më nga ambasadat apo shërbimi diplomatik qarkore anti-opozitë. Kjo praktikë që është aplikuar më parë, nuk do të ndodhë më”, tha një burim i rezervuar që ishte prezent në takimin që ministri zhvilloi me drejtorët e ministrisë që drejton. Një ndër rastet e qarkorit antiopozitë ka qenë pikërisht dokumenti për librin “Kurban” të Edi Ramës.

Ndërkohë që të njëjtat procedura janë përdorur edhe për grevën e urisë së opozitës në majin e vitit 2011, apo edhe për mosvotimin e tre ligjeve në kuvend. Duket se Bushati ka vendosur një tjetër standart për funksionimin e ministrisë së Jashtme dhe gjithë armatës së diplomatëve që funksionojnë në përfaqësitë shqiptare nëpër botë.

107 Komente

Po Malaj, Blushit dhe socialisteve te tjere ngjalekritike a do i rezervoje Rama te njejtat pritje te ngrohta si Bashes, apo vec kur te jene me udhetime jashte shtetit, me apo pa gratesmiley

Shpenzimet për bashkëshortin/bashkëjetuesin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, kur ata shoqërojnë ministrin për detyrat zyrtare të këtij të fundit, mund të mbulohen nga fondet publike, me kusht që të jetë e qartë se shoqërimi i ministrit nga ai/ajo është në interesin publik. Pëlqimi i Kryeministrit duhet të merret në çdo rast para udhëtimit”.

Dmth keta as nuk e bejne dot po nuk qe ne interesin publik. Nejse kjo anashkalohet lehte, me rendimentin ne pune etj. Sidoqofte per kete duhet t'i mbushin mendjen kryeministrit per cdo rast. Dmth ky i fundit mund tu jape dhe zgjidhje alternative.  

Problemi eshte pikerisht tek te qenit rrugice altenative me pllaka dhe jo bulevard i shtruar me asfalt. 

Per te mos folur per faktin qe drejtuesit e bordit "Idrizi Holding" ndihet sot me pak te palekundur dhe me shume te pafortmbeshtetur nga qeveria e re sesa i takon, gje e cila po nervozon investitoret dhe po sjell luhatje te cmimit te idrizaksioneve ne tregun nderkombetar, te cilat veshtire te kene zgjidhje nese nuk shikohet seriozisht ceshtja e burses me syzet e Pjerit.

Si zakonisht ke lene nje koment aty smiley

Po nuk je mjaftu me kaq po ke emru Ministra edhe Malajn Islamin Nanon e me vone ...ndoshta edhe ndonje ngjalkomentues si pjestare te Grupit te te lexuarit tip lefKOPEJE me syze Byth kavanozi !

Te del DERSTILA  Xhibole .Lufto per lesh Cilesor dhe mos zevendeso lefKOPENE ! Shif se shume pak lesh po tirret .Vetem me prurjet e Lubonjes do falimentosh !

Ne nuk i shohim të mirat që kemi përpara syve.

Merr për shembull faktin që një ministër i yni, jo një fjala vjen ministër mjedisi (shiko këtu vazhdimësinë Fatmir Mediu - Lefter Koka) por një ministër i madh shumë si ai i jashtmi, lidhet në linjë telefonike të drejtpërdrejtë "menjëherë pas përfundimit të mbledhjes" me një gazetë relativisht skandaloze si shqiptarja.com. Në vende me "demokraci" të konsoliduar, ministrat komunikojnë me shtypin nëpërmjet drejtorive përkatëse, zëdhënësve, etj, ndërkohë që sigurisht linjat e komunikimit të drejtëpërdrejtë me përcjellësit/bërësit e lajmit i kanë të hapura, por private, nën rrogoz, dhe publiku nuk është tërësisht i ndërgjegjshëm për bashkëpunimin e ngushtë pushtet-media.

Por me ç'duket, edhe shteti ynë po punon për ngritjen e "protokollit", pra fruti nuk do të jetë përherë në pemë.

lidhet në linjë telefonike të drejtpërdrejtë "menjëherë pas përfundimit të mbledhjes" me një gazetë relativisht skandaloze si shqiptarja.com.

Obobo! I bie qe Bushati do jete ministri i pare i hequr nga puna sepse ka thyer Kodin!

Po vë re që qenkam shprehur shtrëmbër për shqiptarja.com-in, doja të thoja "me një gazetë edhe relativisht skandaloze" sepse skandaloze në vetvete, por edhe në mënyrë të krahasuar me gazetat e tjera paçavure ajo mbetet skandaloze.

Sa shpejt ia paske marrë dorën Kodit o gjemb. Sidoqoftë, Bushati veç ka thënë "nuk duhet të ketë më praktika si ato që kanë ndodhur deri dje" dhe interpretimi shpëtimtar i kësaj shprehjeje nuk ka nevojë për ndonjë Porcia, gjithmonë nëse kuptimi i fjalës "rilindje" është përvetësuar nga agjentët zbatues të Kodit.

hallall!

epo shyqyr, se  u bene nja 2-3 dite, qe nga prishja e murit te kryeministrise,  pa ndonje haber te mire e po behesha merak..smiley

 

. “Nuk duhet të ketë më praktika si ato që kanë ndodhur deri dje”, tha dje ministri në linjë telefonike për “Shqiptarja.com”, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.

 

i morri leje Rames per kete ''komunikimin e  shkurter''  me gazetaren ky mo? smiley    se sikur  kryeministri ka vene disa rregulla te forta  per sa i perket kumunikimit te ministrave me mediat..

Ra dhe ky mur i Obskurantisteve berishiste ! Te tjere mure do bien .smiley

e vjetra shembet. nje jete e re lulezon germadhash.

kohet po ndryshojne...

Bushat shefi jot ta mori punen pa ta dhene mire duke thene ne nje intervju se sipas tij Shqiperia mund te hyje ne EU mbas nja 10 vjetesh ( ishte mendimi i tij personal apo ja thane Basorosit atje ne EU kete nuk e di ) si perhere shefi jot me nje gure vret dy zoq apo tre apo kater ku i dihet sepse na e beri te qarte se do te rrije mbi 8 vjet kryeminister dhe se nuk i pyet shume ata qe i ka gjasme si ndihmsa te tije ( keshilltare, ministra e zyrtare te larte ) !

hej bela tha !!!

"Kreu i opozites do pritet si qeveritar?!". Po ju shkeli ne dere ai mo zi ja bofshi. Nuk e ul ylefene ai te vije e te vizitoje ambasadat tuaja, kelyshe komunistesh.

Po pra, s'ka pse te shkoje me bujt neper ambasada kur ka mergaten e qyqeve qe e presin gjithandej neper bote, ja ti i pari pershembull.

''po me gjakftohte more Sheme, me gjakftohte''.smiley      nuk e paske kapur   sarkazmen e dajoshit, ë....  i ke humbur reflekset,  berber, i ke humbur..smiley

Haha Belulo, berberi si me pushtet si pa pushtet po i irrituar mbeti, shpuze e vertete. smiley

s'i del inati, aq te madh e ka sa i ka turbulluar mendjen. as ironine nuk kupton kuazua, aq inat ka perbrenda. do semuresh ore prandaj qetesohu.smiley

Po une i semure jam. Kam gati 20 vjet qe vuaj nga semundja salmahamune. Eshte semundje nervore qe nuk sherohet nese krimineli sali vazhdon te jete frymor i lire.

Nisma e ministrit te Jashtem, me duket vertet nje risi, nje fillim i mbare.

Mire o mire, se s'eshte aty problemi, se Sula di ti dale zot vetes. Por thuani atij fyellit, ti therrase mendjes. Gafa e dyte brenda javes. I quajti shqiptaret e Maqedonise pakice etnike baraz me pakicen maqedonase ne Shqiperi. 40% e popullsise pakice etnike. Mire se ofendon kosovaret duke injoruar Ibrahim Rugoven, po qysh kur 40% e popullsise quhen "pakice etnike"?!

Pse keqinformon? 

 

Hunter ne se nuk e ke degjuar ju them degjojeni, ne te kunderten mos genjeni.E kam degjuar me shume vemendje pasi degjova Aldon.Por ishte mashtrim kryekeput i Aldos.Mos e ndiqni verberisht nje karagjoz si Aldo i cili nuk la TV pa keruar, ... " te degjohej".Nuk ka asnje gafe, perkundrazi, ... lexo Mendu Thacin !

http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/9631-i...

Edi Rama :
.....Nga ana tjetër zoti President (Maqedonise) më shprehu shqetësimin e tij, që të këtë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh, jo thjesht si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve, atë që ne vetë nuk jemi gjendje ta plotësojmë për të tjerët”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

edhe njehere perse keqinformon? Ai bile ka thene qe presim nga shteti maqedonas te arrije implementimin e mareveshjes se negociuar nga partneret evropjane...

Kete e kam lexu sa dhe Ju por ku pikerisht shqiptaret e Maqedonise citohen pakice? Apo me qe qafethyeri e shkroi ne fb dhe Aldo me vrap u versul TV me TV per te vjelle brockulla.Sipas meje fjala e Kryeministrit eshte ne vendin e duhur dhe gjuhen e diplomacise e te mirkuptimit, ndersa permendi marrveshjen....
Duhen gjetur e gjurmuar jo gafa te sajuara por cedime te poltikave, te programit, te qeverisjes, te normave demokratike...Kjo u takon te shkolluarve, inteektualeve.Te tjerat leri se e ben " mjaft mire" Aldo dhe te tjere derdimene...qe bejne fajtor popullin i cili " besoi " Ramen...Qe as qe kane ndetmend te nxjerrin arresyet e thella pse u katandisen ne ...shoqate ne mbrojtje te nje qe ...theu qafen...Nje grup debiles qe ne parlament, ulur te memderosur bertisnin " bastarde, hajdut kusar, " rreth qafethyerit...Keta jane ata qe na " u provokuan...
Rrini ore se nuk doni ndryshimin e gjendjes por sedentimin e plehut...

Lum si ti qe ke gjetur "Zotin" tend ku te falesh, po ne te tj qe se kemi gjet akoma ca te bejme smiley

Nuk besoj se perfshihesh, tek ata qe ..." u ka humbur" ZOTI.Pa shiko se mos ndoshta, ndoshta tek ata qe u ka humbur VULA!

hek hek un hy ke njerzit e lire edhe pa idhuj.. dhe ne 1 bote ku asnjeri s'eshte perfekt,

Bukur, as vula nuk ju ka humbur, por ja qe permasat e dioptrise nuk besoj se te lejojne te shofish aqe larg idhujt e te tjereve....Sepse qe ta dishe mire, dua te thom ,Per kulture, une nuk jam i idhujve?Keshtu mik!

po bej sikur po te besoj edhe pse komentet tuaja flasin ndryshe.. kshu qe kerkoj ndjese

Nuk ke per tu zhgenjy.Qofshim....

o Ron!! Ça të thashë? Hajde lexoji thagmat, hajt. 

Respekte per Ditmir Bushatin smiley

Prap Sequi ne shqip: " Muret qe na ndajne, do ti bejme URA" 

Gjith kjo sevda...

nje ere e re fryn ne shqiperi, era e qyteterimit. 

hej shqiperi, shpetove nga shpellaret moj zonje!!!smiley

Lajm i mire, po nga njera ane eshte thjesht progres i natyrshem. 

Nano u arrestua dhe u burgos pa pike prove nga Berisha. Me pas Berisha u la i lire te bente opozite. Rama shoqerohej nga policia/garda ne fushata elektorale. Tani keta do respektojne Bashen edhe jashte. 

Progres i ngadalte, po te pakten tregon se kur qeverite qarkullojne gjithmone e me rregullisht e te gjithe e kuptojne se pushtetin nje dite edhe do e humbin, i ben te sillet me mire edhe pushtetarin e ardhshem. 

Shume i sakte ! Do vije nje dite ku kjo te jete nje norme qe nuk do te perbeje asnje habi.Jane kapacitetet intekektuae, mundesite dhe sidomos shtrengimet e jashtme, qe kjo tevije shume shpejt.

Lajm i mire, po nga njera ane eshte thjesht progres i natyrshem

po ja pra ky progres i natyrshem na mungonte dhe na duket gje e madhe. vec normalitet duam se rrota eshte shpikur me kohe, s'do dalin shqipot te shpikin gjera po vec t'i zbaojne.

shpellaret na cuan ne kohen e shpellave me zjarr dhe hekur, dhembe per dhembe.

Alba njera nga gjerat qe kam thene eshte qe de facto Rama ishte me i privilegjuar se Berisha i para 2005, pra jo dhembe per dhembe sic thua ti. 

nuk te marr vesh mire se ku e ke fjalen me kete ''i privilegjuar''. 

berisha  dhe shpura e tij shkelen ligjet dhe rregullat me te dyja kemben, na kthyen ne mesjete. 

keta qe kane ardhur bien ere qyteterim. shpresoj qe meta ka nxene nga gabimet dhe per kete arsye nuk mori post shteteror por honorifik. te pakten ndihet era e normalitetit qe po vjen,  se nuk presim qe te kene shkopin magjik. te sillen si njerez jo si shpellare, dhe me duket se po e bejne.

Le te themi qe une e shoh shume ndryshe kete punen e shkeljes se ligjeve, eres qyterim, Metes etj. Po duke qene se jane thene e sterthene si tema nuk po e rihap dhe njehere. 

Perse eshte lajm i mire? Pser cfare po respektohet me keto temenara Basha, pse eshte kryetar i PD-se apo pse eshte kryebashkiak? Nese pse eshte kryebashkiak, e kuptoj. Nese per te paren: te gjithe kryetaret e partive ne Shqiperi do trajtohen keshtu?

E vertete qe formalisht ka nje lloj vakumi mbase, sepse ne nuk kemi nje koncept te legalizuar te "opozites" ne menyre qe Basha te njihet formalisht si kryetari i opozites. De facto ama eshte kryetari i partise me te madhe ne parlament opozitare. 

Lideri i opozites thoshte ai.. edhe opozita 1 lider ka ska 1000 apo te gjith kryetaret e partive

Nuk ka te beje gje me humbje pushteti e qarkullim qeverish, keto arsye biles do ti benin me te eger me kundershtarin, sic dhe ishin ne te kaluaren. E vetma gje qe ka ndryshuar vitet e fundit eshte se jane konsoliduar pasurite dhe grupet e interesit. Ne fillim nuk kishin gje per te humbur dhe shume per te fituar; tani kane shume per te humbur.

 

Nuk mund te konsiderohet " lajm i mire" , ashtu si kurre "lajm i keq" dhe Ju gjembi keni shume te drejte.Ky eshte nje lajm i thjeshte, por me qe gjer sot kurre nuk perbente as lajm pa le te zbatushem, pikerisht per kete perben thjesht nje lajm.Te tilla besoj se do kemi shume.Sasia e tyre do te perbeje ndryshime risite...

nuk do të ketë më nga ambasadat apo shërbimi diplomatik qarkore anti-opozitë.

Pse ka patur qarkore ?  smiley 

.. llogariteni pak ju, te pakten opozita e sotme.  mereni si koniderate qytetarie Projekti  `rilindja` eshte edhe per ju! smiley 

Qytet vjen ere,qytetsmiley

Pa asnje medyshje ...vjen era qytetari...! Dhe ky eshte hapi i pare drejt ndryshimeve per mbare...

Thagma jane bere ne diplomaci,thagma. Shpresoj qe gjithandej ne administrate mos te fusin po sidomos jo ne diplomaci militante!

Pikerisht per kete arsye e postova Grav. Mund ta paragjykojme sa te duam... Levizje marketingu, etj, por eshte me te vertete qytetare. Konsideruar edhe disa levizje te tjera, mendoj se Rama po e nis me kembe te mbare. Gjithsesi mbetem skeptik. Uroj te mos jete vetem forme boshe!

asëll asëll, olso, mikpritja është zakon fshatar, aty ku shtëpitë janë të rralla dhe njeriun e merr malli për njeriun. tjetër gjë se qyteti ia mori fshatit dhe "i crossed the river të dhjefsha kanunin".

Haklisin vallasmiley

E po ky duhet te jete nje nga ato zakonet qe fshataret e harrojne, si pasoje e alienimit besoj, kur zbresin ne qytet. Duhet te kalojne vite qe te rifitojne kete karakterisitke ne formen qytetare tashme.

Qe te shpjegohem me mire: parku i Toptaneve ne Tirane eshte nje veper e rendesishme pasi eshte shprehja e pare e vemendjes per jeshillekun brenda qytetit, rrjedhimisht shprehje e qytetarise e nje popullesie ish-fshatare qe me pare ndoshta nuk e vleresonte prezencen e natyres nga ky kendveshtrim.

Mire jo keq, ishalla e mira vazhdon edhe ne te ardhmen..

Keshtu si e kane nisur kjo qeveri Lul Basha nga "qejfi" do qendroje ne opozite gjithe jeten. smiley

Kodi Etik Ministror i Rames paska thagma vertet, vec duhet pak durim per tu lexuar deri ne fund:

Neni 5: Shfaqja e mendimit, konfidencialiteti dhe solidariteti

 

1. Për çështje të rëndësishme, ku gjen zbatim parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë, çdo anëtar i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe pikëpamjet e veta dhe të ushtrojë të drejtën e votës për projektaktet, objekt shqyrtimi.
 

2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, pas marrjes së vendimit duhet të shmangë në publik çdo shprehje mospajtimi dhe të mbrojë ose të përkrahë vendimet e arritura, si dhe duhet të ruajë konfidencialitetin e mendimeve, vlerësimeve të debateve e të raportimeve, të shprehura në Këshillin e Ministrave dhe komitetet ndërministrore, si dhe nëpërmjet korrespondencës.

 

o xhibo, po ti je i squt o burre i dheut, pse i sjell keto? keshtu e ka e gjithe bota. klintoni e pushoi njeren ( zezake) qe drejtonte ( nuk e mbaj mend cfare pasi e kam lexuar ne liber) , pasi bente pjese ne qeveri dhe kritikonte qeverine. a-ja e gjerave. asgje per te na habitur s'na the.

Alba, pa dash me ju rikthy ketyre temave qe jane diskutu pa fund ne peshk, qeveria e USAs eshte shume me ndryshe nga sistemi parlamentar qe ndodhet ne shumicen e vendeve Europiane. 

Nje qeveri ne USA de fact eshte nje lloj kabineti personal i presidentit, tjeter gje se ka jo pak qe marrin persona me peshe politike. Ne Europen e sistemeve parlamentare, shumica e kabineteve teorikisht perfaqesojne edhe balancat politike te partise apo koalicionit qeverises. Evente si psh Venizelosi qe si nr.2 i partise po dhe minister financash rrezon qeverine dhe merr partine nga Papandreu, apo dicka e ngjashme me Brownin dhe Blairin, ne USA nuk ka as hapesira legale per te ndodhur. 

Gjeja tjeter qe me beri pershtypje Xhib ishte se pertej ketyre gjerave te daljeve apo komunikimit publik, shumica absolute e pikave te tjera te Kodit te Etikes jane te mbuluara already nga ligjet. Probleme te tipit konflikte interesi, meritokracia ne rekrutime ejt. Dmth per keto gjera as nuk ka pse te ekzistoj formalisht Kodi. 

 

perseritja eshte mema e dijesh, do thosha une, dhe baba merzitjes, do thoshe ti... epo le tja perserisim qe ti dine keto gjera gjer ne merzi... 

Ose mungese besimi total ndaj njerezve qe ka marr ne kabinet. Ose sjellje prej mikromenaxheri/autokrati qe eshte i fiksuar per te kontrolluar detajet me te vogla. Nejse, e kam thene qe eshte heret per ti bere kritika tamam qeverise. 

Mbreti luan vendosi te mblidhte pyllin nje here ne muaj per te degjuar e adresuar ankesat... Fillojne lepujt, arinjte e derrat na dhjesin mu te dera, vend e pa vend, na eshte bere pylli hale, ndohere na perdorin edhe si leter higjenike etj etj... cer tju boj thote luani, ligja thote qe nuk duhet ta bejne po duket harrojne... Urdheron te ngrihen qenefe publike, ne nder te Berishes kuptohet, dhe ngul njoftime gjithandej per ti kujtu arinjve e derrave se ca gjona nuk bohen e ca te tjera duhen bo te vendi vet. Kalo muji e lepujt prap te paret ne kuvend, te hiqen sa me shpjet njoftimet publike, na prishen bukurine e pyllit etj etj...

Kshu ne puna juj me kodin e etikes, te japi efektin o mik, pa kush po e vret menjen sa here recitohet nga fatosat e partise...

Hmmmm, kur ministrat shkelin nje ligj nuk ka nevoje me ua rikujtu qe kane gabuar, ka plot mjete ligjore per te reaguar ne fakt. Biles kjo eshte menyra me e mire qe te mesojne te mos ta bejne me. 

po spo do te kuptosh ti e pra, eshte me mire qe tja kujtosh qe mos ti shkelin ligjet, se mos tja kujtosh, qe ti shkelin ligjet. Benefitet e mos shkeljes se ligjit jane me te medha me masat e mara per shkelje ligje. 

Shkurt, N.N, do thosh e mira o mo e mire se e keqja. 

Ok Bame ashtu qofte, keto rikujtimet e shpeshta ishalla e luajne nje rol parandalues pra. 

Kot me te pyet, per kete pjesen e komunikimit me publikun te ministrave ke ndonje koment?

mu me duket e teprume, po jo se eshte detyrimisht e keqe ose e denueshme me ligj.

Atje me posht kishe permen se nga ca vute qeveria Berisha... Edhe atje me shkarje ledhi, me vjen keq... ata nuk vunin ngaqe gjithshka duhej bere thjesh Berishisht; ata vunin nga vet esenca e berishizmit qe eshte vidh, dhuno e perca. 

Nese Ramizmi na del te jete dicka e natyres puno, sherbe e ndero, une nuk do kisha problem me implementimin e tij; e kunderta tjeter pune...shkurt me pra, shiko se cer aplikohet e jo formen e aplikimit...

Ok, do kemi kater ose mbase dhe tete vjet per ta gjyku me thelle. 

Po une besoj qe ato sisteme politike qe e bejne kaq te pacenueshem kryetarin jane pikerisht ato sisteme qe incentivojne vjedhjen e abuzimet, pra kete te dyten e shof si pasoje te pares e jo anasjelltas. Keto vlerat "vidh e dhuno", "puno e sherbe" une nuk besoj se jane te lindura te njeriu po te kultivuara nga presioni i ligjeve dhe institucioneve politike. 

Te dyja. Po Rama eshte mikromanaxher/autokrat, kjo u be e dukshme gjate kohes qe udhehoqi PS, ama se ndaloi gje te fitonte zgjedhjet.

Po Rama nuk i beson nje pjese te njerezve qe ka ne kabinet, sepse ata kane shef tjeter. Ministrja e Integrimit p.sh shprehej ne nje interviste qe telefonaten/oferten e punes per ministre e kishte marre nga Meta dhe se me Ramen nuk ishte takuar ende. Dmth ka njerez ne kabinet qe as nuk i ka intervistu nje gjys oresh para se ti kishte pjese te ekipit.

 

 

Nuk e ke keq, sinqerisht.

. Për çështje të rëndësishme, ku gjen zbatim parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë, çdo anëtar i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe pikëpamjet e vetadhe të ushtrojë të drejtën e votës për projektaktet, objekt shqyrtimi.

Po ja ta zeme se antaret  u shprehen , jane te lire ne pikpamjet e tyre, pyetja eshte a te heq Kry,Min, nga puna po u shprehve kundra ?! smiley

Në fillim mund të duket si paradoks pika 1, thënë ndryshe "nëse je dakort, shprehu lirshëm", por Rama nuk i sheh gjërat nga pikëpamja dualistike, ndaj, për të, dakordësia dhe kundërshtia nuk ekzistojnë, ekziston vetëm njësimi, pra solidariteti, i cili si i tillë e bën sa të vështirë aq edhe të artistike punën e ministrave për të shprehur lirisht mendimin e tyre të njëjtë pa u bërë të mërzitshëm.

Pikerisht, pra. Ministri i sukseshem duhet minimalisht te kete aftesite e te shprehurit te mendimeve te tij krejt te pavarura sa kohe qe ato nuk jane ne kundershtim me mendimet e Kryeministrit (ose te ndonje organi tjeter te tij, sic shprehet vete Neni 8) dhe njeheresh nuk jane mendime qe shprehen me ze te larte, sidomos ne publik. 

Neni 8: Deklaratat publike dhe dokumentet politike 

Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të bëjë publike mendimet në lidhje me çështje, të cilat paraprakisht janë ose mund të jenë objekt i shqyrtimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e një komiteti ndërministror ose nga ndonjë organ tjetër në varësi të Këshillit të Ministrave.

po si thua ti, ta beje rremuje. po pra, te jep te drejte qe te flasesh ate qe mendon ne mbledhjen e qeverise, pastaj je i detyruar qe te zbatosh ato qe vendosen. nuk te pelqen, perseri ke zgjidhje, jep doreheqjen se nuk je dakort me qeverine dhe llap sa te duash ne publik. po ke fuqi rrezo dhe qeverine, asgje te keqe s'ka.

une se marr vesh ku do te dalesh ti dhe endriti bashke, se keto jane aq gjera minore sa dhe bufi i di. jeni naive a si...?smiley

 + 1

Po te ishte per pune naivi alba.... leje s'po e them se do jem cun i mire. 

Puna pak a shume alba eshte qe nuk lejohen njerezit te ngrejne nje karriere politike te tyre, nje identitet politik, ashtu sic pati vete Rama, dhe eventualisht te kene ambicie per pushtet politik me te madh. Tani edhe kjo teme, kur eshte fol per demokracine brenda partise psh, eshte diskutuar to death ketu.

Me pak fjale kryeministri/kryetari i partise kontrollohet ne pushtet edhe nga anetare te partise apo qeverise se tij qe te mos jete i gjithepushtetshem. Asgje me pak se c'ndodh ne demokracite e tjera te suksesshme. Kjo lloj submissivness qe permend ti pak a shume nuk ekziston ne  asnje nga keto demokraci. Kshuqe nqs nuk e di se per ca po flasim une ose xhibi mbase je ti ajo qe duhet te kerkosh pak me shume?

fjale imzot fjale!!!smiley

smiley

Nje paragjykim i cili nuk mund te sherbeje per argument.Dihet qe majat e larta arrihen nepermjet rruges se njehesuar.( njesimi nuk eshte solidariteti) Te cilen nuk e hapi te re,por e mori te gatshme.Cila do te na nervozonte me shume?Ajo qe na lejon te themi cdo gje kur nuk e dime " gjene", apo ajo qe nuk lejon " asgje" , bilez as paditurine?
Ps, per Tropizmen

 Disiplinimi, rregulli, koordinimi, etika, respektimi hierarkise   edhe fushen e komunikimit  jane te mirepritura ne kontekstin e kaosit, rrumpalles, coroditjes totale qe ka mbizoteruar keto 20 e ca vjet. Ne kete rrumpalle ka kontribuar edhe Ps dhe njekohesisht edhe ajo vete eshte demtuar jo pak nga kakofonia e zerave dhe deshira qe fle tek cdo shqiptar per t'u bere gjeli solist. Frika nga autoritarizmi, centralizmi, hermetizimi nuk duhet te ngrihet ne kurriz te kultures se  shtetit serioz edhe ne kete fueshe. Dyshimi arsyeshem, i cili  verifikon  hap pas hapi praktiken e zbatimit te parimeve, kodeve, premtimeve ka nje diference nga nihilizmi , paragjykimi dhe  cinzimi per ta shpallur te vdekur nje gje ende nuk ka lindur, te deshtuar nje gje qe ende nuk eshte aplikuar. 

O profesor, ti mendon se qeveria Berisha vuante nga kaosi e moskoordinimi i kabinetit me mesazhin e kryeministrit apo nga varesia totale ndaj tij? Se une tani po e degjoj qe ne vuakemi nga mosdisiplimi ndaj njeshit, duke qene se vete socialistet i akuzonin si mumje te Berishes anetaret e tjere te PD-se. 

Ne kaosin e kemi patur ne vendimmarrje po jo ne moskoordinimin e njeshit me vartesit e tij, perkundrazi. 

 

 Socialistet ne opozite, por edhe ne pushtet kane abuzuar me demokracine  e brendshme, qe nga Kpd-ja e famshme e deri tek solistet e mendimit ndryshe. Eshte rregull nr. 1 , demokracia konsumohet sapo merret nje vendim.Nje vendim-nje qendrim, nuk ka nje gozhdes e tjetri patkoit.Ky eshte rregulli shoqerise korporative. Pjesa tjeter e raporteve te ministrave me KM ne procesin e vendimarrjes, komunikimit te brendshem, etj, eshte ceshtje e personalitetit dhe integridetit te tyre. E vetmja menyre per te hequr qafe kete "bezdi" korporative te respektimit te bosit dhe zbatimit te vendimarrjes kolegjiale, eshte vetpunesimi.Une psh i kam zili berberet, rrobaqepsit, shitesin e kioskes ku blej gazeten. Nuk kane nje bos mbi koke. Bosi eshte klienti.

Nje vendim, nje qendrim edhe pranohet vetem e vetem kur mundesia per te menduar ndryshe, e per te tentuar te krijosh mbeshtetjen ndaj atij mendimi, ekziston. Kjo hapesire ne Shqiperi eshte realisht inekzsitente. 

Por ne fakt ideja nje vendim nje qendrim ne fakt nuk pranohet fare ne shume nga demokracite e zhvilluara, pikerisht sepse i mohon te drejten nje individi apo grupimi te ngreje karrieren e tij politike. 

Se fundmi eshte gabimi madh kjo analogjia shteti=koproratat ku bosi ka pushtet absolut. Korporatat jane private, u sherbejne interesave private. Shteti dhe partite jane teorikisht publike, duhet ti sherbejne te tereve, prandaj ngrihet nje piramide e tere burokracish qe askush te mos kete pushtet absolut e per rrjedhoje ta perdore vetem per interesat e tij personale. 

Jo , mos e deformo ne drejtimin e fuqizimit te njeshit per interesa personale.Ketu po flasim duke u nisur nga vullneti mire i njeshit dhe marrja ne mirebesim e asaj qe synon.Nqs synimi eshte fuqizimi dhe diktati i tij absolut, eshte tjeter gje pastaj. Ideja eshte se vete shoqeria eshte ndertuar ne menyre te tille qe normaliteti saj dhe zhvillimi , kerkojne medoemos organizimin dhe cdo organizim/organizate ka ne themel rregullin, hierarkine dhe disiplinen.Pertej dallimeve te nje qeveri me nje sipermarrje private, principet e organizimit korporatist jane te njejta.

Jo nuk jane, ndryshojne qe ne themelet me bazike te tyre, dhe pikerisht per kete ndarje (po edhe per te tjera) amerikanet debatuan per gati nje vit perpara hartimit te kushtetutes se tyre, te pares te nje republike demokratike ne boten moderne.

Dhe njehere dhe nuk e them me: nuk niset kush nga supozimi se lideri ka vullnet e deshire te mire. Lideret e mire nuk bien nga qielli. Lideret detyrohen te sillen mire duke ua limituar e kontrolluar sa me shume pushtetin, perndryshe ata do mesojne si cdokush tjeterte abuzojne me ate pushtet. 

Keto (sa e leshoi perin e balones se debatit , sa ka demokraci, sa ka autoritrizem ne nje Kod Etik etj.) jane diskutime te holla per andrallat e qytetarit  te thjeshte i cili qeverisjen e mire e mat me tregues te tjere, se pari qe lidhen mireqenien e tij te prekshme ne familjen e tij (te ardhura, punesim, sherbime pa korrupsion etj.) dhe me gjera me pak te prekshme prej tij por te perceptueshme ne nivel komuniteti apo shoqerie. Nqs Rama me qeverisjen e tij arrin keto rezultate, nje lloj autoritarizmi qe fshihet pas Kodit, simbolikat, fasadat, paketimet e bukura etj. do te ishin ceshtje stili por jo vete permbajtja e gjese. Tani mos e vazhdo duke u hedhur ne degen se edhe diktatoret arrijne te kene disa rezultate por keto behen ne kurriz te lirise.

Socialistet ne opozite, por edhe ne pushtet kane abuzuar me demokracine  e brendshme

Me fal se nuk e kuptova tamam kete: po thua qe ka patur me shume demokraci se c'duhet?

Eh more spiritus, mjaft qarte i ke thene por nuk duan te degjojne....Lexoje ate me bold pake me larte dhe mendo pastaj qe na qenka ligesht, antidemokratike sikunder e kane formuluar( jo Rama) ...anglezet....
Nuk thone kot devollinjte: " Te keshe dy......"
Jo kordinim me njeshin , por me RREGULLIN, rendin e gjerave...Per kete vuajme gjene..

Puna pak a shume alba eshte qe nuk lejohen njerezit te ngrejne nje karriere politike te tyre, nje identitet politik, ashtu sic pati vete Rama, dhe eventualisht te kene ambicie per pushtet politik me te madh. 

Krietari/Krieministri ka bere nene te posacme per te rruajtur dhe garantuar staturat e veta dhe tek Kodi Etik mer, duke folur ne emer shumes "antaret e KM qe kane dhe mandatin e deputetit" lol

Neni 23: Anëtarësia në grupet parlamentare 

Anëtari i Këshillit të Ministrave, që gëzon njëkohësisht edhe mandatin e deputetit, duhet të heqë dorë nga anëtarësimi apo kryesimi i grupeve parlamentare, për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi procesin parlamentar dhe që mund të krijojë përshtypjen e një konflikti (në dukje) të interesit.

 

Neni 27: Ushtrimi i veprimtarive të tjera 

1. Anëtari i Këshillit të Ministrave, i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike, e ruan të drejtën e ushtrimit të funksionit në parti, nëse me ligj të veçantë nuk parashikohet ndryshe.

Grava, duke qenë se njësimi i plotë ngelet i pamundur për gjendjen tonë tokësore, ne i afrohemi atij nëpërmjet solidaritetit.

Kur kemi kode të këtilla që rregullojnë fjalën, bëhet fjalë ose për paranojë, ose për mundësi reale kundërshtish dhe peshë reale të tyre. Rasti i dytë është sigurisht më mirë se i pari por nuk kam mundësi të mas gjasat.

Ndoshta ky kod përbën zhvillim pozitiv nga epoka totemike.

Kujtoj ndërkohë se edhe neni 55 i shkruar ishte, edhe pse dikujt dikur mund t'i jetë dukur vërtet i tejkaluar për nga nevoja (mos vallë hija e tij rregulloi magjishëm PD-në?) Mos kemi të bëjmë me zhvillime ciklike ku kalohet nga tabuja në ligj, nga ligji në tabu e kështu me radhë pa fund?

Ju dhimbskan 200 milion eurot e Lul Bashes kshu Qeverise ?

Shume pak paska bo dreqi, kaq ka per te pas vetem Ahmetaj e Haxhinasto pas kater vjetesh. 

Kush ka me i ndalu me i pas ?

(Endrit, kodi etik teknikisht është akt nënligjor që rregullon funksionimin e institucionit, dhe si i tillë nuk përbën aspak përsëritje të ligjeve, megjithëse sigurisht duhet të jetë në zbatim të tyre. Ankesat t'i përmbahen ligjit nr. 1 të Parsimonit.)

Ashtu qofte, nuk jam ekspert ligjor e mbase ke te drejte. 

Praap gapim Peshku, pupupu prap na flliqet me Kryemistrin.

"Cdo qytetar do te pritet si minister neper ambasada" ka thene. Jakshu.

une se marr vesh ku do te dalesh ti dhe endriti bashke, se keto jane aq gjera minore sa dhe bufi i di. jeni naive a si.....smiley 

Perla e komenteve .Po ta dini ata te dy qe permend ti se ku duan te dalin nuk benin komente smiley Vecanerisht e nderuara Drejtoreshe qe asnjehere nuk e di se ku do dale dhe nuk pse i duhet ta dije .Del derstila dhe mjaftonsmiley  .... Thagma !

Me qe ra llafi , Xhibi e di kuptimin e Thagme smiley perse dhe kur perdoret , apo ja kane thene si babasqapit qe e mesonin te kendonte kenge Korcare "O vemi o s'vemi "...pas se ku do vinte vetem LefKOPEJA e gjeti !

Vendim era Qyteterim , era pasterti komunikimi me Opoziten duke e vleresuar  ne rradhe te pare si Aset i Vlere i ketij sistemi . Kodi ..nje tjeter qyteterim .Bjereni nje teme te tille ti lexojme se "ku do dalin "smiley

Alba me nje zamet 10 me smiley ....e mbylle per kete VIT

Besoja qe ky lajm do kalonte me 5-6 komente, edhe ato te tipit "ok, u rikthye normaliteti ne kete ceshtje, s'eshte ndonje cudi". Por jo, nentedhjete e kusur komente, dhe pa lexuar asnje besoj se rreth gjysma shajne bushatin dhe qeverine "pse bojne kta klysha kurvash sikur ju hap barku per opoziten". Vallai hallall, edhe te qenit kondrapedal fulltime eshte aftesi

besoje dhe cfare s'besoje, po ja qe nuk duhet besuar. ka dhe keshtu si me siper.smiley

Cudi e madhe e? Seriozisht, po ta kishte bo sala kete une per vete (megjithe alergjine qe me shkakton ai) do thoja "hajt shyqyr qe beri dhe ai nje gje te mire ne jeten e vet". 

Numri i komenteve eshte treguesi me i mire i permbajtjes se komenteve - N.N.

Swed ç'kemi, uroj punët të të shkojnë mirë. Meqë mua më kishte kapur qejfi me vallzu me temën, jam kurioze të di a t'i shkela këmbët se Bushati më tha që ishte në rregull.

Per ate Zot o Trop nuk te lexova ca ke thene, s'lexova asnje koment te kjo teme. Po duke u nis nga numri i komenteve mendova " ok, si perhere, idrizi kunder katallaneve" dhe duke qene pothuajse i sigurte qe idrizi s'ka gje kunder kesaj historie, supozova ate qe mund te kete thene katallani

Kom qene ne nje mendje me Tropin po qe se dhe une kam dash me dale diku smiley

Dmth Urime .Era Qytetatri ! Thjeshte Fare . Muret po BIEN , diku edhe Shemben .Po fryn fllad per te gjithe !.....Dhe me kryesorja ....LefKOPEJA me batutaxhijte dyleksha te katunit  ( thashetheme  e kam ) po ha thonjt smiley 

mo na hap pune te kota idriz! Muret i kemi pas kaq te larta e te forta sa Sequi ka vendos ti ktheje ne URA!!!!

xha Loni  ti se c'fsheh nje mendim , thuaju hapur  smiley

mendjen ne mesime moj Elb, se nuk ka pse te flase 2 here Etorja.

Shkoj shkoj dhe prape kthehem tek ky VENDIM.Eshte pasuri e pafund per analiza jo jargavitje si te xhibonjizmit per musteke Dordolecesh !

Freski ...Qytetari .Jam ne Shtet NORMAL .Europe je e detyruar te na Hapesh Dyert !

Cfare dallimi Rrenjesor me vandalet e stanit te Dhive qe u shporren . Dhe perseri te perpiqesh ti Rikthesh ne Normalitet !!!!!! Jane Shqiptare ....

Vendim qe e merr nje mendje e Cliruar nga Hakmarrja dhe e paminipuluar nga Politika Karieriste Klanore e Hajduteve qe shporrem !

Vendim Shqiptaresh tamam sic  i kemi njohur neper Balada e rrefenja  Shekullore .Nje paralajmerim i Fuqishem Krimit Nderkombetar .Nuk na percani DOT .Kryepercarsin e kaluam ne Muzeun e Vjetersirave !

Rruge te mbare Bushati smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).