Me sa duket, pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është vendi ku vepra e Kadaresë po botohet e plotë. Pas “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”, përkthyer nga Foqion Miçaço (1974), që nga viti 1983 një përkthyes tjetër, Marius Dobresku, ka përkthyer në rumanisht plot 23 romane dhe novela të shkrimtarit të shquar shqiptar, po të shtojmë këtu edhe botimin e këtyre ditëve të fundit romanin: “Darka e gabuar” nga shtëpia botuese “Humanitas”, ku janë botuar edhe pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë.

Ish-student në Universitetin e Tiranës në vitet 1971-1975, Dobresku përfitoi nga prania e Kadaresë në Fakultetin e Filologjisë si profesor i jashtëm, duke pasur si temë diplome shkrimet e Kadaresë mbi historinë e shqiptarëve, duke krijuar nga ajo kohë një lidhje të posaçme me veprën e Kadaresë.

Romani “Darka e gabuar” në rumanisht ka hyrë tashmë në tregun e librit dhe premton të jetë një sukses editorial. Me rastin e botimit të këtij romani shkrimtari dhe përkthyesi Marius Dobresku shprehet: “Kadare nuk është një shkrimtar që përtypet lehtë, i thjeshtë e që botohet me tirazhe të mëdha. Vepra e tij është e rëndë, hera-herës e errët, që të vë në mendime dhe të bën të meditosh mbi historinë dhe pasojat e saj shkatërruese ndaj individit. Për rrjedhojë, lexuesit e veprës së Kadaresë janë përgjithësisht njerëz të kultivuar, që mund të bëjnë vlerësime, pra është një kategori njerëzish, jo shumë e madhe në numër, por tepër e rëndësishme për çdo shoqëri. Për publikun rumun romani “Darka e gabuar” merr një domethënie të veçantë: ai sjell në skenën e letërsisë evenimente historike me një jehonë reale në historinë e Rumanisë: Luftën e Dytë Botërore, kurse vendosja e regjimit komunist, mbështetur nga Moska, do të përbënte një hakmarrje të frikshme kundër intelektualëve dhe klasës së pasur. Por jo vetëm kaq. Pastrimi politik, “i importuar” nga BRSS nga komunistët rumunë, përfshiu familjet fisnike, politikanët, borgjezinë si dhe klasën e pronarëve të tokave, por edhe intelektualët e thjeshtë, të dënuar për lirinë e shprehjes së opinionit si dhe për fajin e kundërvënies ndaj regjimit totalitar. Është një paralelizëm që shkon deri në mbivendosje me atë që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve ‘50. Ja përse ky roman i Kadaresë mund të zgjojë kujtime të dhimbshme tek ata që jetuan periudhën komuniste dhe të bëhet një mësim historie për të rinjtë e lindur në vitet e demokracisë”.

“Darka e gabuar” bën objekt të trillit artistik hyrjen e gjermanëve më 1943 në Gjirokastër, vendosjen e komunizmit, deri tek vdekja e Stalinit më 1953. Romani vendos dy njerëz dhe dy kohë në hipostaza të ndryshme: nga njëra anë doktor Gurameton dhe, nga ana tjetër, komandantin e divizionit gjerman, kolonelin Fritz von Schwabe, si dhe Shqipërinë e parë në tri momente: otomane, gjermane dhe atë komuniste. Ndërsa në “komplotin e bluzave të bardha”, të pasqyruar në roman, kashtosen legjendat, ngjarjet, me të gjitha ngjyresat lokale. Kadare u ofron kësisoj lëçitësve një variant tragjikomik të historisë, një version të historisë kundra diktaturave që Shqipëria ka njohur, gjegjësisht asaj: otomane, fashiste dhe komuniste. Një version i mbushur me ironi, humor, tragjizëm dhe çmenduri. Kjo do të ishte një formulë e reduktuar e subjektit, që mund të dilte nga një lundrim i parë mbi tekstin. Por, si për çdo vepër arti, do të ishte e pamjaftueshme për të ngërthyer në pak fjalë një roman që emeton më shumë izotope njëherazi dhe që përmban si përmasë vertikale: thellësinë.

Teksti i Kadaresë është i mbushur me dashuri, me ironi, me situata plot absurd, me komizëm tragjik, me detaje piktoreske, me çmenduri, me dhimbje e nostalgji, me humor, grotesk, hulumtime hamëndësirash dhe gjasimesh, me kalime nga përsiatje psikologjike në realitet, nga detaje të parëndësishme, në pamje të parë, në probleme ekzistenciale në jetën e një njeriu apo madje dhe të një kombi. Të gjitha këto nuanca psikologjike dhe gjuhësore jepen mjeshtërisht nga albanologu dhe përkthyesi i shquar, Marius Dobresku, në versionin rumanisht të këtij romani.

Është, sigurisht, një rast fatlum kur tek një përkthyes i huaj i letërsisë shqipe bashkohen njohja e hollë e gjuhës shqipe, transportimi mjeshtëror në gjuhën mëmë, rumanishten, me pasionin dhe dashurinë ndaj kulturës shqiptare e shqiptarëve si popull, çelësa që garantojnë suksesin tek publiku i huaj dhe jetëgjatësinë e veprës.

32 Komente

urime

iu lumte rumuneve!

i lane pas ceket dhe hungarezet.

Mire qe s'paska peshq ne Rumani, po as ndonje rumun/e qe flasem ship? smiley

E kam lexuar duke qenë se ma këshilluan; madje nga ana ime e këshillova për një mik, i cili më ta se e lexoi këtë fund-korriku.
Roman i mirë, më pëlqeu.

tesh:Eshte kjo ane vizionare,qeperben forcen madhorete nja njezet librave te Kadarese,romancierqe rrok Historine me nje fryme te fuqishme shekspiriane.

...Histori e letesise europiane

     Hachette Paris.

sikur kete roman ta kish shkruar dikush tjeter mbasi do thoja qe eshte shume i bukur ,qe ia vln ta lexojme....Kulmet artistike qe ka mbrritur Kadare ne veprat precedente e kane "denuar"me kete fat,te mos kenaqemi me nivele me te ul te tijat,per sa kohe qe te pranueshem.Per mua eshte shume perserites ne stil ,e ne figura letrare...e kam lexuar me padeshire..edhe subjekti...kostantini po e ndjek ne çdo liber.Nuk arrin te çlirohet prej tij....sado qe ka shkruar ,shkrimet nuk po bejne dot efektin ezorçist...te çlirimit nga kostantini....

Darken, s'e kam lexuar... Por kam lexuar te tjere libra te tij te fundit, dhe jam dakord me ate qe thua per pritshmerite. Aksidenti per shembull me eshte dukur nje tralala smiley... Cudi me ty Zane, sa kinge je kur nuk je e merzitur.

me duket se versioni se ti merzitesh kur lexon disa lloj komentesh te mia eshte me afer se vertetes.smiley

nji fije, po besa smiley

Eshte nje nga romanet dinjitoze qe Kadare ka botuar ne dhjetevjecarin e fundit. E kisha nisur me shume pertese: kur i njeh mekanizmin nje shkrimtari befasimi eshte pak i veshtire. Mirepo me ndodhi te pakten dy here mrekullia e harrimit te emrit te autorit. Gjirokastra e universit te mundesive romanzeske m'u duk po aq terheqese sa ajo e Kronikes.

Kur thua eshte nje nga romanet me dinjitoze (!) (c hyni dinjiteti ketu?) te Kadarese ne dhjetevjecarin efundit, apo pas 90-es, kjo do te thote se:

e ke lexuar te gjithe kolanen e botimeve/krijimeve te Kadarese pas 90-es

ke bere nje perqasje krahasuese mes kesaj krijimtarie me ate te para 90-es.

Duke i mare keto te mireqena , jam i interesuar te mesoj ku qendron epersia e ketij romani, ne stil, ne tematike, ne strukture? Une  kam lexuar nje pjese te romaneve te tij te shkruar pas 90-es dhe nder ato qe per tematike kane diktaturen, qasja dhe stili me duken te njejte. Ka nje diskutim te perhershem nese Kadareja ne liri ka tejkaluar Kadarene ne diktature. 

Me ka lene nje mbrese te mire romani Kongolit "Lekura e qenit"  i cili mund te mos kete ate stil te larte dhe gjuhe te perpunuar te Kadarese por qasja ndaj fatit te njeriut ne diktature dhe sidomos personazhi "devijant" qe ve ne qender te rrefimit, me suprizuan. Po keshtu stili i rrefimit dhe qasja ndaj diktatures nga B.Shehu ke "Loja, shembja e qiellit".

flm paraprakisht.

Nuk kishte siperore absolute ne fjaline time dhe s'kam thene asgjekundi qe sjell ndonje risi. Thashe qe Kadare me habiti te pakten dy here, mu si ata njerezit qe i njeh prej vitesh dhe sapo ti mendon qe "ja ky, akoma me keto" (ku "keto" s'eshte medoemos percmuese), ata pra e futin biseden ne nje hulli, a hedhin nje fjale diku, dhe ty te vjen mire qe i ke njohur dikur e vazhdon t'i frekuentosh.

Nje nga dy rastet, jane kater faqet me titull "Zi zonjash". Ja nje pjese:

' Si pulebardha qe u kishte ikur koha, zonjat e qytetit binin njera pas tjetres, aty ku i zinte hera, fill pas britmes fatale: "shoqe!".

Ishte e njejta skene qe perseritej, ngurosja ne vend, dora qe rrekej te kapej pas dickaje, si nje krah i pashprese, fjalet: zotni, me mbani, ju lutem, pastaj deshira per te pare nga i erdhi goditja, marrja e frymes, prerja e gjunjeve dhe, ne fund, renia.

Keshtu brenda nje dite rane zonja Nermin Fico e zonja Sabeko e Zekateve, e para tek nisej dhe e dyta tek kthehej nga nje vizite. Po ate jave ishte radha e zonjes Turtulli, tek kapercente Sheshin e Zinxhireve. Nje zonje nga Kokalaret, qe dilte per here te pare pas dy vitesh, pas thirrjes "shoqe!" deshi te rendte, por gjunjet iu prene dhe mbeti ne vend. Zonja Mukades Janina, per te cilen flitej se kishte qene ca kohe e fejuara e fshehte e mbretit, u keput mu te mesi i Ures se Vjeter, ne kohen qe atentatorja, e trembur befas, u largua me vrap. Nje zonje nga Cocolet arriti te thoshte "s'jam shoqe!", para se t'i binte te fiket, por te tjerat u rrezuan pa thene asgje. Keshtu dy Mariet, Marie Laboviti dhe Marie Kroi, kishin leshuar thjesht nga nje britme habie "ua!" e kishin zene gojen me dore, sic benin kur ngacmoheshin nga horrat e rruges, vec pa qeshur dot. '

Sipas meje ky s'eshte nje roman mbi diktaturen, eshte nje roman mbi fikcionin dhe menyren se si kohe te ndryshme dhe rende te ndryshme, sillen me te. Guramentoja i vogel, mbi te cilin autori ne fund na thote qe s'dime ne te vertete a kish qene, apo e kishte krijuar mendja e Guramentos se madh dhe njerezit e kishin bere te vetin ate projektim, eshte nje nga shembujt qe mund te jepen rreth kesaj. Pa folur per identitetin e Fritzit, apo hetuesin e bindur thellesisht qe nje fjale e Guramentos mund te shpetoje nga vdekja Stalinin...

Nuk e kam lexuar "Lekuren e qenit": meqe po e levdon po e marr. Librat e Shehut me pelqejne.

 

 

Sipas meje ky s'eshte nje roman mbi diktaturen, eshte nje roman mbi fikcionin dhe menyren se si kohe te ndryshme dhe rende te ndryshme, sillen me te.

po mbase janë edhe të dyja; e njëkohësisht ajo e para më shumë. varet se kë të kapin syçkat nën influencën e formimit personal.

gjithsesi nuk është vetëm roman mbi diktaturën. por është më shumë se kaq, mendoj. është një tentativë për analizë më të gjerë, që shkon përtej fiksionit mirëfilli. fiksioni thuhet se ka pikërisht një qëllim, një ilustrim më të thjeshtë të një koncepti.

dyshohet se G. i madh dhe ai i vogël është një tentativë për të përshkruar njeriun, madje guxohet të thuhet se është një tentativë për të përshruar fragmente të shoqërisë të cilat në varësi të shiut ndryshonin edhe ombrellën. duke ekzagjeruar edhe më, Gurametoja i madh dhe ai i vogël, u gjendn papritur nën një shi irracional, çmendarak. ombrellat nuk funksiononin më, pavarësisht faktit se në kohë normale, me njerëz normal, me qenie njerëzore, ishin të kundërtat e njëra tjetrës. plus infinit dhe minus infiniti. rrebeshi që po i godiste, i eliminoi praktikisht të dyja, duke lënë një zero me xhufkë.

Une them "sipas meje", ti me thua "varet ke te kapin syckat" smiley. Pikerisht pra pikerisht.

më falni, u tregova paksa ridondant. smiley

Spiritus, "Ka nje diskutim te perhershem nese Kadareja ne liri ka tejkaluar Kadarene ne diktature", sepse diskutimi per Kadarene si letrar perzjehet edhe me diskutimin politik sa majtas djathtas me Kadarene si person specifik nese ka tejkaluar veten ne liri. Diskutimi pastaj behet çorbe derri kur futet ne pilaf edhe diskutimi pa asnje kriter perveç frikes nga policia per tejkalimin e diktatures ne liri, sikur vlera e personit te varet nga sistemi ku jeton, ne liri apo ne domosdoshmeri.

Megjithate vazhdoni diskutoni. Diskutacia, diskutacia i thoshte shokeve te Byrose edhe Lenini ne Tetor (ajo drama e hershme e Teatrit Popullor), dhe hop dilte mas perdes (shkrap shkrup benin derrasat e skenes). Dmth diskutoni diskutoni ju me lloqe, pa veprat konkrete i bej une.

http://3.bp.blogspot.com/_OVXLr0-qGkY/TR...

 Jam dakort qe vleresimi shkrimtarit (vlerat letrare) eshte nakatosur me vleresimin e personit, Kadarese,(vleresimi politik) dhe te dyja vleresimet , bashke me vlerat e atribuara, pandashmerisht shikohen ne kontekstin e  sistemit ku jetoi e punoi.Me konkretisht, kritika sot ka  vleresuar talentin jo te zakonshem te Kadarese , dykuptimesine e krijimeve te tij si refuzim i estetikes socrealiste dhe njeherazi si disidence e terthorte ndaj atij sistemi.Kadreja ka qene perhere i dyshuar, me nje numur krijimesh te pezulluara , te ndaluara ose ripunuara.Ja pra qe vlerat e personit (kontributi ne letra) jane kondicionuar nga sistemi, nga (auto)censura dhe mungesa e lirise.Ne kete kuptim, ka patur nje pritshmeri per shkrimet e tij pas 90-es, duke supozuar se ne liri do arrinte maja te reja te krijimtarise. Nqs i referohemi stilit, vepra e tij ne te dy kohet konfirmon se talenti eshte nje e dhene e pakondicionuar nga sistemet politike.Liria mundeson nje shprehje me te lirshme, nje qasjen me te shpenguar ndaj te vertetes dhe realitetit por asesi nuk siguron automatikisht nje talent me te larte.

Keshtu qe gjithe ankimet e tipit "se diktatura zotnie na preu krahet e talentit" jane nje gjethe alibi per mediokritetin dhe talentin e kufizuar. Risite krijuese vijne prej talentit por edhe prej guximit qytetar, ndergjegjes qytetare.Ne kete kuptim, edhe shkrimtari me talentin me te spikatur, ne sistemin e lirise mund te jete nje konformist..sepse liria eshte varesi nga qesja me para thoshte tavarish Ljenin.

Ne çfar kuptimi e ke thene "eshte nakatosur"? Sikur le te nenkuptohet qe e kane nakatosur, sikur mund te ishin te ndara, dhe e kane nakatosur nakatosesisht. Me sakte eshte "eshte e nakatosur", dmth qe vlersimet jane natyrshem te nakatosura, me sakte ne kuptimin pozitiv qe jane te nderlidhura pandashem, dhe jo te shkelyshme si mundohen te bejne politikisht nakatosesisht, sikur nuk mjafton nakatosja e politikes postmoderne.

Konkretisht shiko nakatosjen qe i bejne me siper AV dhe Zana, dy personazhe politikisht "te kundert", por njemendje per pritshmerine e munguar te K. (pa ju nda sherrit). Nuk behet fjale per AV e Zanen, por eshte nakatosja e pergjithshme politike per Kadarene: te djathte he mer jau se ai takonte Nexhmijen, te majtet he mer jau se eshte reaksionar, mik i klerit (ne menyre te fshehte dhe i Berishes si i djathte), kunder Qoses e pro atij me shall si Robespjeri. Kam frike se mbas ankeses per pritshemi, tani pothuaj masive, fshihet nje pakenaqsi kolektive politike lidhur me ambiguitetin e Kadarese. E bukura eshte se kush ankohet ka rrezik te jete me keq se ai, te pakten edhe per faktin se nuk kupton hallin e tjetrit, dmth nuk kupton as veten (aq me teper veten). Dhe kjo vjen sepse njerzit jane zakonisht teper egoiste, dmth nakatosin veten me tjetrin, dhe te shkuaren me te tanishmen. Gjithnje problemi i kontestit ne kohe dhe hapesire.

Ka edhe nje moskuptim te çfare ka ndodh mbas 89-tes, paraqitur si thyerje edhe vazhdimsi, gje qe eshte e vertete per çdo revolucion ne histori, por kesaj rradhe jo, nuk ka rrjedhje si me pare, lumi ka arrit ne delte, nuk merret vesh ku lumi e ku deti, eshte nakatos keq puna. Nuk mund te besh dot krahasim me ate kohe kur nje kanoçe koka kola dukej si gur i çmuar, sot eshte nje gje per plehra. Pritshmeria e munguar e Kadarese eshte pritshmeri e munguar e letersise (per te mos thene me teper). Veprat e tij te sotme mund te jene me te mira, por lexuesi nuk arrin kurre majen: “Ho me e lexove librin e funit te Molit, i modh vallaj!”.

Rasti i Kadarese eshte tipik si shembell qe vepra nderlidhet me autorin, biles qe autori e kaperxen vepren e tij si aventure jete, vepra inferiore. Te gjitha ambiguitetet (ose si te duash intrigat) e Kadarese kane qene per te mbrojtur vepren e tij, dhe duke mbrojt vepren ka mbrojt njekohesisht jeten e tij. Ktheje nga te duash, ai ka rrezikuar rende ne aventura pa fund, me besim misionari, dhe ka shpetuar se ka pas nje engjell mbrojtes. Ne kete kuptim nuk krahasohet me Dritero, Nasi Leren, Hyske Borobojken. Tjeter pune vlersimi, gjykimi, justifikime ne emer te kesaj apo asaj ideje, ose qe engjelli ishte derguar prej qiellit apo prej ferrit.  

 Eshte nakatosur muhabeti, vleresimi , dmth edhe e kane nakatosur dikursin per shkrimtarin dhe personin por edhe vete Kadare, eshte i nakatosur  si intelektual dhe shkrimtar. Ne kete linje jam plotesisht dakort qe te majtet e shikojne si mik te te djathteve dhe te djathtet e shikojne si shkrimtar te oborrit komunist.Edhe pritshmerite te nakatosura jane.Pse Kadare heshti per x dhe y ngjarje?  Eshte e vertete se jeta e tij reflekton peripecite e vepres se tij, dafinat dhe rreziqet qe ato sillnin por pasi te shuhet brezi bashkekohes, te tjeret, ata qe vijne do lexojne tekstet dhe , me kuriozet, mund te lexojne per zbavitje edhe librin eKac Myftarit per dashnoret  esupozuara te Kadarese.

Perveç dogmes se vepra ka vlere me teper se autori, ti si i majte (dyfish, se kjo dogme nga e majta e ka origjinen) dhe nuk te le inati (pse heshti K. per x dhe y ngjarje) per me kuptu as keto qe po shkruaj une, e me nakatos me Kacin, Kacupin dhe Elenen per te me talle. Te thash qe jeten e ka me superiore se vepren, dhe meqe vepra nderlidhet pandashem me jeten, Kacupin Real e ke ne librat e tij, nuk ka nevoje fare per supozim Kaci dhe Elene. Eshte fakt qe tek librat e K. ekzistojne personazhe te jetes reale te autorit. Dhe kjo gje ne menyre te dukeshme. Konkretisht kur nje i njohuri im me propozoi te me njihte me Kadarene i thashe: "Jo mor vlla nuk me duhet mua pavdeksia si personazh ne letrat shqipe" (sot shtoj biles nuk me duhet as si autor, prandaj me pelqen shume anonimati, dmth nuk jam as i djathte).

Me tu zhduk brezi bashkohes, vepra eshte sfinks i pakuptuar (kot nje shembull, libri "Dasma" i K.). Lere se ç'thone njerzit (edhe shkrimtaret), jo po Dante, jo po Homeri, e kujt i plasi per ta, perveç ndonje rektori qe nga mundimi i studimit per t'i kontestualizuar hyn ne trans dhe i shijon si bashkekohes greket dhe fiorentinet. Sikur te me kthehej jeta mbrapa me makinen e kohes une vetem libra fantashkencore dhe policore do te kisha lexuar. Gjithe shija e vertete e letersise qendron aty.

Kadare tani nuk ka hesht vetem per x dhe y ngjarje, ka hesht edhe si shkrimtar, dmth e ka kuptuar mire qe erdhi koha vari leshte (sa nuk gjendet rrugedalje). Nuk jam i sigurte ne e ka kuptuar qe ka qene gjithnje mbrapa ne kohe, dhe pothuaj gjithnje me zgjedhje historike gabim, dmth nje shqiptar i vertete qe riparon si mekanik turni makinen e kohes. E shpresoj, edhe nese jo, mendoj se aty afer eshte. Mos shif çfar thote here pas here ne intervista sa me u gjet Kola ne pune, demokracia anej knej veshja si ti vije, eshte zanat i vjeter qe ja ka mare mire doren.  

 kesaj i thone mana per trahana, dmth pergjigjet e mija edhe kur te them se jam dakort me parashtrimet  e tua, te sherbejne si nxitje per te vazhduar monologun.Mund te shkruash, zone  e lire ketu, mos prit hostenin. Kur them ka heshtur per x, y ngjarje, nuk shpreha inatin tim por ate se si e perceptojne te tjeret shkrimtarin dhe intelektualin Kadare. Autori vdes, metaforikisht sapo vepra publikohet dhe fizikisht kur shkon pertej ose ne boten paralele zbukuruar me meridiane kanceroze. Per ate qe ke refuzuar te takoheshe me shkrimtarin them se ke bere nje gabim.Shkrimtari ka humbur nje personazh fantastik dhe tokesor. 

E si mund te jesh dakort me çfare thashe, kur çfare thashe te implikon edhe ty. Komentet (ne pergjithsi te turbullt) i kuptoj ne vazhdim. Nuk ma ha mendja se ti ja fal heshtjen Kadarese per gjera qe vazhdoni te ulerini pa pushim, e as Kacit te djathte pergojosjen per dashnoret. Kam te drejte te dyshoj ne qenien dakort, perveç se nuk mund te mohosh evidencen, por dakort me mua nuk je, pavarsisht vlersimit si personazh fantastik dhe tokesor, te cilin nuk ma ke bere te plote, sepse jam kryesisht (ne kete blog) personazh nentoksor. Jam duke imituar monoloqet e "Njeriut te nentokes", pare qe nuk merret njeri me kete roman absolutisht i rendesishem, perveç me variantin freng qe ka prure Stalkeri si filmi "Merde".

 Nuk me implikon ne ate mase sa te ndikohet leximi librave te tij nga qendrimeve te Kadarese ne ate apo kete sistem. Qendrimet e tij si intelektual, kur flet apo kur hesht, nuk ndikojne leximin. Ka nje kategori qe e shikojme te artikulohet shqip e shqeto ne hapsirat virtuale , duke nihiluar gjithe krijimtarine e tij ne komunizem, nisur nga paradigma se Kadare ishte pjese e nomenklatures se larte dhe shkrimtar oborri. Madje edhe rileximin qe i behet sot Kadarese dhe metimet  e sforcuara te vete autorit per te riinterpretuar cdo tekst romani si nenteks atakues te atij sistemi, i mar me rezerva. Si lexues i tij , natyrisht i ri, ne ate kohe, kam lexuar rreshtat dhe jo aq  midis e poshte tyre, kuptohet per shkak te moshes por edhe ideologjizimit.Dhe ne kete kuptim, me mahnitin adoleshentet e asj kohe qe e paskerkan lexuar ne thellesi dhe kane pikasur disidencen e tij te sofistikuar. Ne fakt dykuptimesia e shkrimeve te tij behej e dukshme kur vete zyrat e censures dhe Lidhja e Shkrimtareve kritikonte per devijime ose ndalonte libra te tij. Dhe behet e kapshme sot nga rileximi dhe orientimi kritikes.

Sa per dashnoret, hallall e paste nese jane te verteta hamendjet sepse pa muzat frymezuese  letersia do ishte shume e zymte dhe klithme deshperimi.Ja shiko Migjenin.

dhe të mendosh që nuk i kalon të 300 faqet.

E lexova romanin ne anglisht, pavaresisht perkthimif ne nje gjuhe te huaj, por ironia dhe situatat komike apo absurde nuk te linin te gaboheshe per autorin. Ndihej pena e Kadarese.

as une s'e kam lexuar.

hej kadare dhe ajo gjirokastra e vogel e gurte qe bene histori ne gjithe boten.smiley

 

lexuese e mirë Zana

tesh,une edhe Av paskena pritshmeri per Kadarene....ky ketu thote qenka problem i joni,qe ne nuk kuptokemi veten( ekush ka kete guxim pas Sokratit)e se qenkemi egoiste e i nakatosim me vete...ncncnc.Ka nje lloj higjiene edhe ne te lexuar,pa keto pippe mentale.Pra une them ,kam lexuar nepunesi i pallatit ,kronike ne gur,e gjeneralin....ka kulme artistike qe veshtire ti tejkaloje..kur lexoj Aksidenti,Darka e gabuar ,e penguara natyrshem i krahasoj me keto kulme e perdredh buzet.Humane.Jo se nuk jane romane me nivel,kaq.....

Po dhe Kadare nuk eshte mbinjerezor. Nuk mund te priten kryevepra si simite edhe prej tij. Besoj qe mjaft ka bere per te merituar skeptrin qe i kane dhene lexuesit.  

Per mua eshte shume perserites ne stil ,e ne figura letrare...e kam lexuar me padeshire.

 

këto kisha parasysh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).