Studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë zhvendosën protestën e tyre para dyerve të Bashkisë së Tiranës ku i dorëzuan kryebashkiakut Lulëzim Basha një letër të hapur përmes së cilës i kërkojnë çlirimin e hapësirave akademike nga ndërtimet pa leje. 

Studentët vendosën para Bashkisë kuti kartoni, të cilat simbolizojnë godinat që sipas tyre kanë uzurpuar hapësirat që duhet t'u përkisnin studentëve.

"Pika e parë është prishja e dy ndërtimeve që janë në ndërtim e sipër në këtë moment që ne flasim, njëra është në ambientet e kampusit dhe është totalisht pa leje dhe ndërtimi i tjetër që është pranë fakultetit tonë. Kërkesa e dytë është marrja e masave, bërja e një plani urbanistik për ndërtesat që janë në anën tjetër të fakultetit, të cilat kanë përdunduar ndërtimin kohë më parë dhe kanë rrethuar komplet edhe magazinën, madje disa nga ato ndërtesa kanë prishur edhe murin e magazinës së Fakultetit", thotë Armir Roko, kryetar i Këshillit Studentor.

Lidhur me godinën që po ndërtohet në oborrin e Fakultetit ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila sqaron se nuk është kërkuar sigurimi i padisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë çka do të thotë se punimet në këtë godinë janë konform ligjit.

"Fakulteti Ekonomik duhet të bëjë sigurimin e padisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullimin e vendimit të përmbarimit", thotë administratori i Bashkisë, Eltion Kapedani.

Top Channel

10 Komente

Dhe kjo çështja e ktyre ''studentëve'' duket mjaft besdisëse, s'e kuptoj përse një student që për tre a katër vjet shkollim aty duhet të bëjë veprime të tilla, mos vallë i ha meraku për brezat smiley

Duket që tutje se aty ka klane kundër Bashes si lider i opozitës!

O lum miku, para se te flasesh traplliqe ben mire te informohesh. Protesta nisi e pedagogeve, por per hir te piskamave si kjo qe ke shkruar ti ben nje tranzicion te mire organizuar per te studentet. Pse te duket e bezdisshme ty se te tjeret protestojne? Te kerkoj njeri para, mbeshtetje apo dhe cader per te protestuar ne shi? Pse te duket e habitshme qe ka njerez qe i ha meraku per brezat e tjere? Po pse ti mendon se pedagogeve e studenteve u plasi kambana per Bashen? Jo me taurine jo! Basha eshte bere si barcalete ne tirane per kete e ka fajin vet, ndersa keta hallexhinjte qe protestojne i ka zene vertet halli. Se nje ane e ekonomikut nuk perdoret se degjohet karaoke ne mesim, parkingu i institucionit nga lavazh u transformua prap se erdhi gjermani tjeter, hyrjet ky trimi nga veriu qe po ben kete i bllokoi, dhe mbetet qe ne godine te hyjne vetem me katapulte. Ta them me 99% siguri qe aty asnjerit nuk ju pre barku per bashen, por i ka zene halli vertet. (Ndoshta eshte njeri...po qe crendesi ka...)

Keshtu thane edhe ne Dhjetor 1990

Mëllenjat bëjnë glasa për të zezën e tyre..Njëherë e njëkohë ishte kahja ndryshe..

Sa kam qesh me kete te fundit!!  Kam nje xhaxha une qe thua ti, po ne moshe te thyer, dhe ka curufjasur icik. Nuk po te them qe eshte komunist nga ata tipiket, por ka ate qe ka pothuajse cdo i vjeter shqiptar. Ti thuaj ca te duash ai prap me ate te veten do vazhdoje... Tani pyetja ime pa pike rendesie eshte mire ai qe i ka bere ditet po ti?!

S'më keni kuptuar (ne mos jeni trap)..Fjala ishte për Ramen,  dikur ai sulmohej pikërisht nga këta të sulmuarit e sotëm, unë kujtonja se po shkruaja shqip, gjithsesi varja..Shëndoshë me kë ke për xhajën tënd!

Une kam bere vete mesim aty para nje viti dhe me te vertete ishte e pamundur te perqendroheshe ne disa prej klasave, ku muzika e lokaleve perreth degjohej me teper. Dhe madje dhe lavazhieret e godines qe perfundoi per 2 muaj ishin shume te dhene pas muzikes, dhe ngrihej zeri ne maksimum. Dhe po mos isha ne pune do kisha dale me gjithe qejf ne keto protesta, megjithese nuk studioj me aty. Sepse e ndiej nje kauze shume legjitime dhe pa ane politike. Sic neser pasneser mund te dilja ne proteste, per ndonje veprim ose mosveprim me pasoja negative te Rames. Mesa me kane thene kane bllokuar dhe rrugicen qe lidh godinen e vjeter, me ate te rene. Turp!

E dyta, kjo godine filloi te lulezonte gjate zgjedhjeve dhe me pas, si shume godina perreth. Pse Bashkia nuk beri asgje? Deri tani mesa di une eshte prishur vetem nje godine ne Sauk, dhe u trumbetua ne media, sikur kushedi c'u be. Me godinat dhe shtesat pa leje qe u ndertuan me pas, c'u be?

Si mor vesh keta une , ndertesa eshte me leje , e ka dhene Rama qe ne 2004 -en  lejen.

Une di qe e ka pas njeri i LSI...

Ç'rendesi ka kush e ka dhene? Tashme duhen hequr te gjithe uzurpatorët!!! Boll masmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).