E vetmja gjë e mirë e Kodit të ri të Etikës së nënshkruar  nga ministrat e qeverisë së re të zotit Rama është konsumuar tashmë (ose është në konsumim e sipër): Sali Berisha, zëri i të cilit ka ushtuar pa pushim për 23 vjet rresht në veshët e publikut të tromaksur shqiptar, ka lajmëruar fillimin e një greve heshtje 24-orëshe, në shenjë proteste ndaj një klauzole të këtij Kodi Etik që vendos rregulla dhe kufizime shumë të forta komunikimi për ministrat e rinj. Jashtë kësaj të mire Kodi i ri i komunikimit të qeverisë nuk sjell gjë të tjetër pozitive. Dhe, me siguri, pasi shqiptarët ta kenë shijuar heshtjen e shumëpritur të zotit Berisha, do fillojnë të shqetësohen për pasojat negative të tij. Dhe këto pasoja nuk duket se do të jenë të pakta, nëse ky Kod Etike qeverisjeje e ka vërtet atë klauzolë të publikuar nga gazeta “Panorama” dy ditë më parë dhe të papërgënjeshtruar ende nga qeveria, sipas së cilës “Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit, që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama”.

Ky akt është tregues jo vetëm për stilin e komunikimit të Kryeministrit të ri dhe marrëdhëniet që do të ketë ai me mediat, por edhe për modelin e ri qeverisës. Duket se zoti Rama e konsideron qeverinë si një bashki të madhe dhe ministrat si drejtorë të zyrave bashkiake. Është ende herët për të arritur në përfundime për marrëdhëniet që do të ketë ai me ministrat, por, nëse e përqendron komunikimin e tyre politik në zyrën e komunikimit të tij në Kryeministri, ka shumë gjasa që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me pushtetin e tyre.

Siç ka ndodhur rëndom në jetën politike shqiptare, do të kemi një kryeministër të fortë, me pushtet të pakufizuar dhe disa ministra figurina që sillen rreth tij pa pasur kurrfarë pushteti, e normalisht edhe kurrfarë përgjegjësie. Përqendrimi i komunikimit të ministrive në Kryeministri është shenja e parë e këtij përqendrimi. Sipas të gjitha praktikave të qeverisjes demokratike perëndimore, çdo ministri apo agjenci qeveritare ka zyrën e vet të marrëdhënieve me publikun, ka zyrën e vet të shtypit, ka zëdhënësin e vet dhe janë pikërisht këto zyra që marrin përsipër organizimin e komunikimit me publikun e me mediat, si edhe të komunikimit të brendshëm ndërinstitucional. Nuk ka kurrfarë arsye por edhe mundësi që një zyrë në Kryeministri t’i zëvendësojë të gjitha këto zyra. Një gjë e tillë ndodhte vetëm në regjimin komunist me Drejtorinë e Propagandës së Komitetit Qendror të PPSH-së. 

Vendosja e ministrave në një karantinë të tillë komunikimi është, përveç të tjerash, edhe një shenjë mosbesimi ndaj ministrave që po ai vetë i ka zgjedhur. Nuk ka kuptim që një ministri t’i besosh fatet e Mbrojtjes, Rendit, Shëndetësisë Arsimit dhe të mos i besosh komunikimin e vetvetes. Me sa dihet, Rama ka pasur rolin kryesor në zgjedhjen e këtij kabineti, kështu që nuk kuptohet pse ai ka aq pak besim te të preferuarit e tij. 

Një gjest i tillë është shqetësues edhe duke pasur parasysh përvojën qeverisëse të paraardhësit të tij Berisha. Nëse ka pasur një gjë që nuk ka funksionuar në qeverisjen e Berishës, ka qenë pikërisht marrëdhënia e tij më personazhet që vetë i zgjidhte si bashkëpunëtorë. Dihet tashmë se si e përqendronte pushtetin te vetja, se si ua shkatërronte pushtetin bashkëpunëtorëve të tij duke krijuar lidhje të shkurtra me vartësit e tyre, se si i shndërroi pjesën më të madhe të ministrave dhe deputetëve në përsëritës ordinerë sharjesh dhe llomotitjesh pa fund, se si ai e atrofizoi dhe zhduku çdo shkëndijë mendimi alternativ brenda formacionit të tij politik dhe qeverisë së tij. Kjo përvojë është e mjaftueshme për të kuptuar se një lider i zoti nuk e shpreh aftësinë duke e përqendruar pushtetin, por duke e shpërndarë atë. Përqendrimi i pushtetit të bën diktator të suksesshëm, por jo lider demokratik të suksesshëm.

Një klauzolë e tillë do të krijojë me domosdo probleme për lirinë e mediave dhe për transparencën e qeverisjes. Është paradoks ajo që deklaron zoti Rama për transparencën e qeverisjes, pasi nuk mundet që nga njëra anë të bllokosh dhënien e informacionit nga ana e agjencive shtetërore dhe, nga ana tjetër, të rrisësh transparencën e kësaj qeverisjeje para qytetarëve. Mediat, me siguri do të gjejnë te kjo klauzolë një pengesë të rëndësishme për marrjen e informacionit: t’u bllokosh atyre burimet, do të thotë t’ua minimizosh profesionalizmin dhe efikasitetin.

139 Komente

Sikur të kish heshtur SB-ja edhe për ndeshjen me Islandën, mbase edhe mund të kishim marrë një pikë. Sa e pashë dje që u uronte fitore, mendova humbjen. Nuk mund të ndodhë ndryshe po hyre në gojën ku nuk ka ngelur pa u ndotur asnjë, përfshi gratë, motrat dhe nënat e socialistëve..

Sjellja e tij mbi "heshtjen", nuk është tjetër përpos se një cinizëm i një ciniku të lig, që ndërkohë po mendon se si mund të organizojë destabilizimin sa më shpejt, përfshi këtu dhe ngritjen e strukturave paraushtarake lushjane. Po se bëri këtë, ai do sëmuret keq dhe fundi....o zot ndihmoje popullin shqiptar nga e keqja!

Rama eshte "control freak".

Ashtu ishte dhe Steve Jobsi

Edhe Zotin ashtu e përshkruajnë. Thonë se ka krijuar Tokën, qiellin e gjithçka tjetër në këtë botë. Krijimi ishte nën kontrollin e tij, totalisht.
Ja pra që Edi Rama, me këtë lloj arsyetimi, na rezulton Zot.

Le ta adhurojmë!

(komenti im i mësipërm ka doza të lehta ironie smiley )

te krahasosh edi ramen me steve jobsin eshte si te krahasosh kozma dushin me pavarottinsmiley

Artikull plere fare 

_

“Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit, që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama”.

Shume mire duhet te kete nje fare rregulli dhe disipline  edhe ne komunikim, me kete rast Edi Rama do te disiplinoje edhe median , gazetaret partiak, qe bredhin kot neper zyra me mikrofon, dhe kamera  ne zbatim te urdhreve te bosave te tyre politik per te mar marr ndonje llaf poshte e larte dhe pastaj ta tjeren ne publik, pa piken e profesionalizmit  ne dor, pa asnje rregull etik. 

Artikull plere? o.O? Mark Marku eshte profesor ne shkencat e komunikimit me shume se 5 universitete... me mire se ai s'e di tjeter kush kete aspekt t'komunikimit institucional qe ka ndryshuar Qeveria Rama! 
Me pjesen tjeter jam deri diku dakord... por mendo pak dhe kete... po Institucionet si do komunikojne me nj-tj? Do i drejtohen ksaj Drejtorie t'Kryeministrise si "gruaja e Qazim Mulletit centralinos"? Si do komunikoje dhe hetoje Prokuroria nje institicion per korrupsion ose shkelje detyre (ku ka akoma ceshtje si Gerdeci apo se fundmi ajo e koncensioneve minerare ne Bulqize)... Mark Marku e thote drejte, nje perqendrim i komunikimit ne nje Drejtori do te thote te pengosh informacionin!

Po ministri psh mund te jete duke pire vere ne nje lokal, jasht orarit te punes ose eshte duke punuar, ne orar te punes dhe fap nje " gazetar" del me mikrofon ne dor, ( pa asnje rregull) cfare duhet te bej ministri ne kete rast duhet te jap intervist, apo te mendohet nje here duke ndjekur nje fare rregulli?!! 

Po ministri psh mund te jete duke pire 

ore kaq eshte nur por ka dhe me keq smiley

jashte orarit te pine ore,  ai te bej cte doje, edhe duke q...mund te jete,.. nuk duhet me i mbajt pishen smiley se keta gazetaret veten kete pune kane " te mbajne pishen ndeszur" dhe te ngatrojne, gjykojne,  aftesine ne pune me aftesite e tjera, i bejne lemsh punet, psh. ti e di c`fare ndodhi  me hallatet e ketij kryeministrit ne Paralament?!

..dhe pse thua ti, sepse ky ja thoshte atij tjeterit te gjitha paaftesite ne pune, dhe ky tjeteri, pastaj kapej mbas boleve te dashit, dhe jo mbas fakteve, punes ect ..smiley

Ju ngatroni organizimin dhe disiplinen ne pune, me `diktature` po kane hirarki shkallezime edhe fjalet se pastaj behen corap, njeri i bie gozhdes dhe tjeteri patkoit-thote ne proverb popullor! Behen si kembe te dhise te gjithe! Do usta puna,  prisni njehere se ka kohe per ta quajtur `Diktator` Kryeministrin! smiley

“Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit, që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama”.

Censure...

......censure...

    si ne kohen e diktatures,

...ti marrin leje Rames,

.............dhe kur te bejne shurren!!!!

 

o ilir sikur te gjith ti shifnim gjerat me kete syrin tend se ke iden sa bote e bukur do ishte...un psh do thoja " Sa mire qe shperthu Gerdeci se gjith ato femije te vegjel shfrytezoheshin aty"

Përqendrimi i pushtetit të bën diktator të suksesshëm, por jo lider demokratik të suksesshëm.

Ku eshte ky perqendrim pushteti ? , rregulli dhe disiplina nuk quhen `perqendrim pushteti` por pushtet me rregulla dhe jo livallisje per te llap posh e per pjete qe te ti te mbulosh dallaveret qe mund te besh ne postin e qeverise per te abuzuar me detyren, sic kane bere paraardhesit! E keni kuptu keq disiplinen dhe rregullin ne pune  mor djal! 

Eshte nje shenje se Edi Rama do te kontrolloje cdo gje qe mund te dali nga ato zyra. Tani kete ca cupelina komentuese mund ta perceptojne si shenje rregulli, por duke pare pak Shqiperine eshte e qarte fare se do te sherbeje vetem per te fshehur dhe censuruar totalisht, pa pike shpetimi, cdo nje njeri qe mund te nxjerre qofte edhe ndonje te palare te kesaj qeverie mafjozesh...

Jo vetem kaq, por vendos edhe ne nje drite te keqe gjithe vartesit sepse i tregon keta si skllever te cilet nuk kane as lirine te shprehen mbi punen e bere prej tyre Madje i nxjerr edhe si inkopetente**. Ketu del ne pah edhe hipokrizia e Edi Rames kur thoshte "skuadra e rilindjes". Lere qe vetem ca injorante i besonin, kesaj...

**Jam shume shum kurioz se cdo te thote znj Mirela Kumbaro, qe me cme kane degjuar veshet eshte vendos Min. Kulture. smiley

Shqetesim me se legjitim ky i artikuluar mjeshterisht nga Mark Marku. Edhe pse cdo fjale do te dukej e tepert, duhet thene se eshte nje shenja mjaft e keqe. Diabolike.
Po nuk u reagua eshte njelloj sikur te kesh bere pakt me djallin. Disave u vjen komode nje gje e tille, ose ngaqe jane te indoktrinuar me monizmin deri ne palce ose ngaqe mund te kene ndonje perfitim vejtjak.
Dhe shkaku me ordiner: ngase "fitoret" ne fushen "politike", kuptuar keto si uzurpime, krime, shantazhe, shtypje lirish, centralizmie etj percptohen nga disa njerez si adrenalina e dites dhe komentet e tyre perbejne nder te tjera te vetmet emocione te dites.

Pra nje tjeter shenje monizmi, nje tjeter shenje e Neodiktatorit Edi Rama, pas grupeve te agjitpropagandes qe sulmuan si adoledhente, Kastriot Islamin poshte shtepise, me nje stil mirefilli diktatorial.

Big Brother is watching you!

Siç ka ndodhur rëndom në jetën politike shqiptare, do të kemi një kryeministër të fortë, me pushtet të pakufizuar dhe disa ministra figurina që sillen rreth tij pa pasur kurrfarë pushteti, e normalisht edhe kurrfarë përgjegjësie.

Normal... ne nje vend si i yni ku keto dite degjohen fraza te tipit: "Duhet nje dore e forte" apo "Eshte psikopat ai, do vendosi rregull." Duket sikur ky popull eshte i gatshem qe t'ja shesi shpirtin edhe djallit, vecse per t'i shpetuar pergjegjesive te tija komunitare qe ne fakt duhet te gjenerojne politiken dhe politikanet.

Ketu kerkojne te replikojne modelin e atit autoritar (jo me autoritet) edhe ne nivel lidershipi. Tregon nje mungese pjekurie. Komplekset familjare qe repikohen ne nivel komunitar.

Keta jemi (shumica jone kuptohet), keta meritojme/ prodhojme/ kerkojme.

disa ministra figurina që sillen rreth tij pa pasur kurrfarë pushteti

" qe sillen rreth tij`"- paske bredh me pish ne dore, po kush jane keto ministra qe sillen rreth e qark, "pa pushtet ?!!"  dmth ne duhet ta marrim me mend pa fillu akoma punen, qe keta `ministrat pa pushtet` do te jene ata qe do ta rrjepin Kryeministrin, e? smiley Ky eshte Paragjykim i semure!

Prit me daj prit te kaloj 6 mujshi i her! 

C'lidhje ka ky komenti yt me cfare kam shkruar une me lart?

.pervec frazes qe eshte e theksuar me te zeze, asnje lidhje! smiley

kete te big brother po mendoja edhe une.

Epoka e rrumpalles dhe llomotitjeve pa fund merr fund.Rregull ne kaosin tone tranzicional. Disipline dhe Ndeshkim.

Te ka bere fole felle ne tru lufta e klasave, s'ka tranzicion qe ja heq dot eren atyre faresoj glasave smiley

Disipline dhe Ndeshkim

Ne fakt eshte shume e sakte. Cdo shtet mbi keto shtylla mbahet. Dhe s'ka lidhje fare me lufte klasash, te vjen keq te shohesh sa e keni humb toruan, i dashur Xhibi.

nje shtet demokratik mbahet mbi ligje,nga kushtetuta e me radhe.Nenje shtet demokratik nuk ekziston fjala ndeshkim ,ekziston qe kush gabon sipas ligjit ,paguan sipas ligjit.pasoja irreversibile diktatoriale...smiley

Disiplina - Ligji

Ndeshkimi - denimi sipas Ligjit.

E njejta gje dmth. Por kur merzitesh veshtire me e kuptu drejt tjetrin smiley

jo nuk eshte e njeta gje.Merzia te ben konfuze i perzien termat,qetesia te ben te qarte esell,e me logjike hekuri.pa domethene.smiley

"Disipline dhe Ndeshkim" eshte titulli i nje libri te famshem te filozofit e kritikut francez Mishel Fuko. "Survejo dhe Ndeshko" ne origjinal.

Thua qe ky te kete qene frymezimi pas fjaleve te Spiritus? Thua te mos kete kuptuar qe Foucault mundohej te minonte konceptin e jo ta bente shembull??

Spiritusi eshte tall aty ne fakt. Sepse edhe pse e mira ashtu do e donte, Krim e Ndeshkim, ai e di mire fort qe shqipot jane njerez oportuniste e te ujdise. Por dhe njehere, kur je shuuume i merzitur nuk arrin te kapesh asnje nuance neper fjale. 

Edhe dicka, ky skrupuloziteti juaj ndaj nje terminologjie te sakte, stonon keq fare kur mendon sa cinike jeni treguar nje pjese e mire juaja para krimesh konkrete. Keshtu qe lereni me kaq, e kaloni tutje. 

ps, po shkruaj pas teje, por nuk te drejtohet vetem ty smiley

Ne fakt nuk kuptova mire se cfare doje te shkruaje... se me duket sikur ne nje ane thua qe Spiritus tallet me konceptin, e nga ana tjeter e mbrone, e ne kete mese kemi harruar the big elephant, pra ngjarjen, e mbejme metamuhabete do thoshnin post-modernistat.

Ps, me trego dhe cinizmin tim ndaj krimeve konkrete...

Muhametali, ju nuk duket të jeni artist. Dukeni tepër konçiz në ato që thoni. sepse ata që kanë shpirt artisti (e të cili ju nuk duket se e keni - që nuk do të thotë medoemos se është gjë e keqe, përkundrazi) përpiqen të gjejnë diçka të vlefshme kudo, kurdo... edhe atje ku nuk ka, ndonjëherë edhe duke ia futur kot fare.

smiley

@ Muhametali, ajo gjendja psh, kur tallesh ngapak me veten, por qe nuk do me thene se nuk e do veten...pune te thella keto, pune arti smiley...per me shume shih ket antarin e ri me lart smiley

 

Tani anëtari i ri është lartë dhe poshtë... Si ju duket, është në shijet tuaja? smiley

ja e the dhe ti batuten tende bajate. si gjithnje asgje e re nen diell.

Duket, pra, se as ju nuk paskeni shpirt artisti. Njëçik kolorit nevojitej në këtë rast...

Por mund të jetë edhe astinenca me efektet e veta.

quhet autoironi e eshte cilesi e njerezve te sigurte e inteligjentesmiley

smiley t'i kishe lene ca te mendoheshin.. 

M'raft pika...sa shume flassmiley

Eh ç'do i kercasi dacka ndonje ministri. smiley

Kush do ta haje i pari? Tahiri ka shance se flet shume.

Ndoshta ke te drejte. Ai ka eksperience ngaqe ka patur disa here konflikt me forcat e rendti - dhe pikerisht kjo eksperience e ben te afte te jete Minister i Rendit. Makes total sense.

Leqe kushedi sa sugjerime ka marre se si duhet te jete policia. Me pak fantazi mund ta beje ate shume efikase ...

Policia eshte me ne! (sygjerim)

Pak me egzotike, mbase ... 

mendova se mos ishte delitto e castigo e Dostojevskit,krim e ndeshkim me duket se eshte ne shqip

Ky kontekst, i kontrollit maksimal te cdo gjeje nga njeshi, dhe te fjales se lire se ministrave te vet, ky qenka shtylla ku mbahet cdo shtet? smiley

Po c'thua a derbardhe, jeni bere zombies, cdo pordhe qe del me ngjyre lejla jo vetem qe e perdorni per parfum, por dilni ta shisni ne pazar per norme demkratike qe egziston ne cdo shtet.

Peshku ka 2-3 kokrra qe benin pionierin e Enverit me Berishen, por ka goxha me shume nga juve #zombiengjalistat, ndaj keto vite premtojne gallata te garantuara, peshkestrade...le te fillojne te piqen kokoshkat lol

Ne fakt eshte shume e sakte. Cdo shtet mbi keto shtylla mbahet.

 

Ky kontekst, i kontrollit maksimal te cdo gjeje nga njeshi, dhe te fjales se lire se ministrave te vet, ky qenka shtylla ku mbahet cdo shtet? 

allah allah smiley, po kjo nga mbiu? E kishim llafin tek Ligji. Ligji eshte njeshi. Ose duhet te jete, por duke qene se mund te keqkuptohet si lufte kllasash, nuk po e leme te jete smiley Everyone happy?

relax, xhibi, se po merr kot. korrigjo por dhe mendo naj here.

 

Ti e lexove gje artikullin, te pakten titullin e tij, apo pe qe une i kisha replikuar Spiritus dhe e bere direkt ngjaleidhjen e shkurter qe duhet ta komentoje kundra meje dhe te mbroje cdo gje qe kishte thene Spiritus, meqe do kete te beje me qendrimin e Rames? lol

Me mire te kishe thene qe dhe ti e kishe me shaka, dhe ja, do e kishe lolokaluar me ngjalerrjedhshem.

P.S. Penar, vere pak kete ikonen e kokoshkave se do na duhet...

te drejten? jo, nuk e lexova, sme ka lene mendja te lexoj cdo budallik qe sillet ketu. Komenti i Spiritusit ishte fare normal... pastaj replika jote e trishtuar and the rest, you know it.

 Av-Dispiline dhe ndeshkim-e kam thene pikerisht ashtu sikurse e ke lexuar, me nje fije ironie perkunder  komentuesve qe shpejtuan te gjejne embrionet e diktatures tek Kodi Etikes qeveritare. Termat evokojne titullin e librit te Foucault qe ka permend Magus dhe jane korrekte ne kontekstin e asaj qe po diskutojme, pra te pritshmerive qe ka shoqeria per rregull, zbatim te ligjit dhe ndeshikm te paligjshmerise. Eshte nje refren i perseritur ne raportet e nderkombetareve "kultura e pandeshkueshmerise" e instaluar ne Shqiperine tranzicionale nga keqkuptimet e lirise (e kuptuar si anarki) dhe e yshtur nga banda e plackiteseve te Sali Berishes. Vetem trollat ndeshkushmerine ne emer te ligjit dhe shtetit ligjor e lexojne si lufte klasash. Shembujt e pandeshkueshmerise jane kaq te shumte sa qe vetem qorrat dhe fansat e Doktor Rrumpalles  nuk i shikojne. Verberia politike prodhon trishtim dhe trolla dhe nuk ja vlen te merresh me ta.Ne se ky Kod Etik kerkon te veri rregull ne marredheniet e qeverise me publikun apo synon dicka me shume, heshtjen totale, jotransparencen, sikurse po aludohet, kjo mbetet te shikohet gjate zbatimit ne praktike te tij. 

Po c'thua a ngjalezi, Rama dhe juve e ngritet kultin e aksionit mbarekombetar tek video e korrupsionit te Metes, e sot ate e keni arsyen e qeverisjes, apo e harrove kete kur e ktheve pllaken nga tema e censures te ministrave tek pandershkueshmeria ne forme te pergjithshme? Apo futi nje Foucault nga mbrapa muhabetit dhe dalen Meta & Rama moderne dhe te paster si kritali? lol

#Ngjalezombizem smiley

 Zotrote reagove ndaj termave qe une perdora dhe pas tyre lexove nostalgji per luften e klasave.Nqs do te flasesh per censure, per kontroll te kryeministrit te ri mbi gjithcka e kedo dhe meqe veten e shikon ne piedestalin e te paanshmit , si e shpjegon gjestin e Berishes sot qe la si top m...kryetarin e grupit parlamentar te PD dhe me nje shenje , pas meje, ne rresht , mblidhu !-e detyroi kopene e deputeteve te bojkotonte kuvendin? Cfare sjellje eshte kjo dhe per me teper kur deputeti Berisha harroi te respektonte formalisht kukullat ne pozicionet kryetar i PD dhe kryetar i g.parlamentar? A ke sy te shikosh repartin ushtarak dhe komandantin legjendar ne krye te tij?

Nuk ju mungon nje derrase, po gjithe dyshemeja e koherences.

Nqs do te flasesh per censure, per kontroll te kryeministrit te ri mbi gjithcka e kedo dhe meqe veten e shikon ne piedestalin e te paanshmit , si e shpjegon gjestin e Berishes

Akoma me Berishen do justifikosh dhe shpjegosh Ramen?

# Zombngjaleria smiley

mire o troll, vazhdo masturbimin me ngjalen.ne mbreterine e idioteve eshte absurde te arsyetosh .megjithate argumenti nuk eshte justifikimi rames me berishen.

Po ju spiritus, nuk kuptoni që po bëheni patetik? (p retorike)

Një koment më sipër kërcen nga tema (që është Rama) tek akuzat mbi Berishën; sikur po flisnit për të dhe jo për sjeljet centralizuese dhe kontrollin diktatorial që priret të sjellin këtu ndryshime regresive.

Pra kush eshte argumenti ketu?

Rama eshte diktator, po po ashtu eshte edhe Berisha? Po a nuk ishte kjo pikerisht teza qe ju kishit me shume inat kur e permendim?

Nah... mund ta mbroje Ramen ketu on much more limited ground... e do kishe pakez te drejte, por nga verberimi per te mbrojtur liderin me cdo kushte, ja fute a-la Assadce.

  Është ende herët për të arritur në përfundime për marrëdhëniet që do të ketë ai me ministrat, por, nëse e përqendron komunikimin e tyre politik në zyrën e komunikimit të tij në Kryeministri, ka shumë gjasa që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me pushtetin e tyre.

me sa kuptoj une behet fjal per komunikim politik,dhe bon shum mir.

per gjasat,presim e shofim.

Mire e ben,se ministrat ndonjehere (ose shumehere,varet nga kendveshtrimi) kepusin mufka. Ja,I shpetoi Kerit ajo deklarata,tani po tall bythen rusi me obamen. Megjithese Obama eshte tipiku I "as te q..., as te lesho"

Cikli eshte 50 vj Belul por nga padurimi populli i uritur per rregull, dore te forte dhe ligj, e shkurtoi perioden. 

Do vinte kjo dite , priste Shqiperia/Edi Ramen e ka thirrur Historia (njeri me shenje*) smiley

*e ka ne koke ate shenjen e leves nga levat e Berishes ne 96 

une shpresoj dhe nuk e paragjykoj Edin sepse me duket , te pakten idealist... dhe kete e them shume sinqerisht!

nderkaq, ka edhe nje shenje tjeter, meqense e permende shenjat.. kjo eshte e fresket fare  dhe goxha e trashe:  Ilir Meta!.smiley

 I.Meta eshte si breshkat qe mbante rama ne zyre, si hajmali smiley

Po ku do ta fsheh kete hajmali Edi Rama une se mor vesh! 

Por, për njerëzit, ai gjithmonë ka qenë fajtor dhe tashmë konsiderohet si politikani më i korruptuar në këtë vend.

I drejtë citimi i Tema. 

...e provuar shkencerisht qe xhelozia femerore (eshte me keq se luftat boterore) por edhe qe meshkujt kishin xhelozi mes tyre....ket se dijaaaa....O BLL pse je çeloz o burr...ke inat qe Meta o bo slimfit tani smiley qe pantallonat me kuadrata mbulese tavoline i rrine fiks.... smiley 

po pra  jam gjeloz se ky dreqi fiton gjithmone..smiley   tak-fak, i hoqi qillot e teperta  Liroja,  ndersa   une  ça nuk kam provuar deri me sot, po meazallah, me poshte nga 110 kg, nuk rashe asnjehere..smiley

edhe tjetra, une nuk i them dot  me  ''mishelin man''   Ilirit..smiley

Vendosja e ministrave në një karantinë të tillë komunikimi është, përveç të tjerash, edhe një shenjë mosbesimi ndaj ministrave që po ai vetë i ka zgjedhur.

Nëse ka pasur një gjë që nuk ka funksionuar në qeverisjen e Berishës, ka qenë pikërisht marrëdhënia e tij më personazhet që vetë i zgjidhte si bashkëpunëtorë. 

Përqendrimi i pushtetit të bën diktator të suksesshëm, por jo lider demokratik të suksesshëm.

Gjithsesi shpejt akoma për të prekur o parë ndonjë ndryshim për mirë. Unë uroj dhe shpresoj fort që të ndodhë në vazhdimësi! 

Nuk ka kurrfarë arsye por edhe mundësi që një zyrë në Kryeministri t’i zëvendësojë të gjitha këto zyra. Një gjë e tillë ndodhte vetëm në regjimin komunist me Drejtorinë e Propagandës së Komitetit Qendror të PPSH-së.

 ..asgje nuk ka ndryshu o Mark; "PS eshte sot po ajo parti që kishte rënë në një batak të shpifur, era e të cilit sot e kësaj dite s’ka ikur plotësisht”, nji partie që nuk pranoi asnjiherë me u shkëputë nga PKSH dhe PPSH, aq sa ruejti edhe thesarin e “Gënjeshtrës së Madhe”, gazetën Zëri i Popullit, nji parti politike që refuzon të dënojë satrapin aziatik që vuri popullin… me kurrizin e shtrirë për tokë, me shqelma në fyt, e gryken e pushkës pas koke”; thote prof Repishti...pa e ditur qe Ruci do zgjidhej prap me 99.99% te votave kryetar i grupit parlamentar. 

 

 

  

 

Per te ardhur keq, pervec vuajtjeve dhe dhimbjeve , nje drame e re po perjetohet prej atyre pasojave te vjetra politike.

Njeriu shqiptar pa vlera humane. Vlera te humbura gjate perpjekjeve per te mbijetuar.

I mencuri , Inteligjenti dhe i drejti quhet BUDALLA.

Krimineli eshte me i kerkuari, i kohes dhe shembullori ose modeli.

Ujku i ka hip kalit qerrja kerkon lepurin.

Njeriu shqiptar pa vlera humane. 

Elba, me kete qe thua,  i bie qe ti jesh pa vlere humane smiley ose qe i ke humbur, gjate perpjekejeve per te mbijetuar! smiley sic po thua vet! Apo nuk je shqiptare ? 

Ki pak parasysh se Elba ka 14 vjet larg atij ambjenti te ndotur smiley

dhe zgjidhjeve te mia nuk u jap forma korrupsioni, por me mbron ligji dhe te drejtat e njeriut.

me sa di ne Shqiperi funksionon ndryshe. nuk llogaritet vlera e njeriut me.

Elba e mjaft si ajo kane pase si antikorpe per çhumanizmin shqiptar familjen ,fene vlera te tyre...qytetarine e pakontestueshme...jane do gjana qe nuk i blen dot...me tane paret e Lazaratit

"ambient i ndotur!!! " - shume ekstremiste qeke zoje, po ka edhe atje ambiente shume te pastra dhe njerez me vlere, mos e mbivlerso shume veten se nuk je siper henes atje ku je! smiley 

Me mire "ekstremiste"  se sa e korruptuar

Nuk jam siper henes po ilace te skaduara, doktorre te korruptuar, mesues pa kulture, tregtare gjakpires, rrugace qe vrasin mes dites , njerez me dy koke dhe 100 fytyra, politikane kriminele , etj etj  nuk hyjne ne jeten e nje qytetari kanadez smiley

Me vjen keq qe po ta them Elba, po te gjithe keto hyjne qe c'ke me te ne jeten e qytetarit kanadez. Sigurisht ne porpocione me te vogla se ne Shqiperi, pa dyshim, po njerez te tille jane pjese e cdo shoqerie.

Atehere Shqiperia eshte ne nje nivel me Kanadane ? Asnjeher smiley

Ku thashe une qe eshte ne nje nivel me Kanadane? Ajo qe po te thoja eshte se njerez te tille jane prezente ne cdo vend dhe cdo shoqeri te botes. Madhesia e dukurise qe ato perfaqesojne dhe menyra se si ato luftohen nga ligji dhe shoqeri pastaj, eshte ajo qe tregon shkallen e qyteterimit te nje vendi.

Gjithashtu edhe fajin per gjendjen aktuale te Shqiperise nuk mund t'ia vesh kryeministrit qe e e mori pushteti dje, por make me shume sense qe t'ia vesh atyre qe e kane pasur kete pushtet pardje e tëhu. Pa dash te mbroj njeri a gje ketu, pervec llogjikes elementare.

ne kena halle qe s'po gjejm dot ku ka humb burri i ish-ministrit, ju vazhdoni me kto histori. Qenkeni shume mizore

Tipike Emigrante...gjithsesi para 14 vitesh edhe ti paske qen sic edhe vet e pershkruve me siper 

dy skaje te kunderta muhabeti jot

Ngjo ishte nje teme pak me poshte qe fliste per "njerez me bisht" mbase atje do ta ndjesh vetem me komode per komente me njerez me 2 koka smiley

 

ec mo u msum ne me akuza njof e pa njoft smiley

Shume mire ka thene Kristaqi.

Edhe ne nje korporate mediokre po te punesohesh nje nga gjerat e para qe te thone eshte mos jep interviste per qefin tend ne emrin tone. Ku e di Kristaqi cer trapash mund ti dalin ministrat.

Qeveria si nje organizate e emeruar duhet te dali me nje mesazh. Asgje per tu cuditur...

Hajde pirdhuni ju salistat e peshkut. Qekur humbet postet qeveritare nuk dini cte beni dhe lehni kot.

Ikni beni pushim dhe ju nja nje vit pastaj shohim se cbehet...

Kind of off mark, korporatat jane institucione me hierarkale nga cfare eshte shteti demokratik. Sidomos korporatat mediokre e te vogela, pa public float and independent BoD.

smiley O Marke, o NYT i Berishes per 21 Janarin, u kujtove ta ngacmosh kete te fundin me spond? smiley 

Ke konkurence te forte ne ket fushen e faqebytheve mediatike; pranej permende me dendur, me ze me te larte PPSH, bllokun etj

Eh sa do paguja ti shifsha te kenojshin ne kor keta kastratit e Berishes.

Vone....

Po s'ka nevoje per kod etike fare.  Ministrat i ka fut ne rrjesht duke i heq deputetllikun. Po gazetaret do ia gjejne anen.  

Teorikisht Rama ka pakez te drejte ketu... in that... ministrat jane sherbetoret e tij e ne pergjithesi ne punet publike duhen ti nenshtrohen gjerave qe thote kryeministri, ndryshe per shembull nga parliamenti, pjesetaret e partis, apo gjyqtaret.

Practically, zakonisht kjo nuk eshte metoda me e mire per tu sjellur me njerez te cilet punojne per ti, e duke e futur muhabetin on a greater context (fakti qe Rama nuk vuri asnje emer te njohur si minister) tregon, in my humble opinion, qe ai mundohet te mbylli kanalet te cilat mund te fuqizonje nje ze tjeter brenda partise.

duke cmuar shume opinionin e mesiperm, doja vetem te thoja that we are probably reading too much into it at the moment. Per mendimin tim kjo eshte dicka karakteristike dhe shume e lexueshme e kapaciteteve te Rames, keto levizjet administrative si psh formimi i struktures redaksionale te dokumentave zyrtare apo risi te tjera administrative te llojit low-hanging fruit. Ndonese pritshmerite tona ne te vertete jane qe energjite dhe talentet me te medhaja te thithen dhe perdoren per instalimin e demokracise se vertete dhe ezaurimin e sistemit te vjeter punisto-nepotiko-krahinor, clirimin tone si shoqeri nga kulti i individit,etj, nuk besoj se edhe ne si shoqeri duhet te harxhojme me shume energji duke i mare frymen ketij apo kujtdo tjeter ne cdo inisiative te tyren qe permiresojne formen por jo permbajtjen.

e drejtë.
por është një thikë me dy presa, sepse nga njëra anë ne e lëmë, hipotetikisht, të lirë të veprojë për njëfarë kohe (biem dakord për këtë?) dhe mëpastaj shohim e bëjmë në varësii të rezultateve.

nga ana tjetër, largimi i imponuar i njerzve me vlera nga PS, kujtoj rastin Malaj psh, i cili është më flagranti, është një shenjë e keqe. sepse vërteton pikërisht atë që thotë Muhametali më sipër; pra që Edi Rama kërkon rreth vetes individë që nga zona ime u themi edhe çerra (shembull ilustrues Tahiri dhe Veliaj që janë gati kurdoherë të lehin si çiuaua)..

muhametali, teorikisht ti po flet shume fare teorikisht ketu, ndaj po e keqfare analizon situaten per hir te teorise, nderkohe qe ketu s'po behet teori, po flitet per nje kontekst te caktuar shqiptar tranzicional autokratik i cili misherohet tek Rama po aq sa tek Berisha (deri tani) ne mos me shume.

ministrat nuk jane sherbetore (but I guess this has to do with your shqip-limitations), bile as nuk jane njesoj ekuivalente me antaret e kabinetit te Presidentit amerikan, sepse nuk kemi sistem presidencial por parlamentar.

po pertej kesaj, lexoje dhe nje here kete:

“Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit, që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama”

a nuk bie ere gestapo kjo? fundja, Rama (ashtu si Berisha) do ti censuronte ministrat e vet gjithsesi, i ka censuruar qe para se ti bente ministra, i ka kastruar dhe formalisht duke i lene pa mandat deputeti (po i hoqi nga puna dalin fishek nga politika dmth) pse duhet patjeter formalizuar me ligj kjo gje ne kete fare gestapo-feje?

nuk e di nese Enveri ka pasur nje zyre formale censure qeverie ku cdo komunikate duhej patjeter te kanalizohej dhe miratohej nga nje zyre censure para se te dilte ne media...e kjo eshte komplet ndryshe nga fryma e kohezionit qe duhet te tregojne ministrat me kryeministrin sa i perket prononcimeve publike per ceshtje te caktuara.

ki parasysh p.sh. nje minister ne nje konference shtypi ose ne nje emision televiziv...i ben nje pyetje nje gazetar, ky tashi duhet te shfletoje skedaret qe i ka aprovuar kryeministri paraprakisht qe te shikoje nese kjo pyetje eshte miratuar me pare nga ai? lol

po duke parë qtë që bëri Rama për njëfarë kohe, në mos gabohem para zgjedhjeve të 2009, kur nuk panonte të dilte në debate me kundërshtarin (apo ishte e kundërta, që nuk pranonte Berisha?) kam frikë se Edi Rama, pra, do t'i udhëzojë që të mos japin as edhe një intervistë apo konferencë shtypi pa u konfiirmuar ato që dohen thënë me struukturën propagandistike. Sepse edhe propaganda, sado e bazuar apo e pabazuar diku mbështetet në një skelet të vetin, i cili duhet të jetë i koordinuar që të qëndrojë në këmbë. Rama thjesht po ndërton skeletin e propagandës së vet, duke tentuar të vë në kotroll të rreptë lëvizjet apo rjedhjet e mundshme... që eventualisht do të dëmtonin, në gabimin më të vogël.
në këtë pikë është shumë më i rrezikshëm se Berisha, i cili limitohej vetëm ne fjalimet e veta në mbledhjet e KM.

Mund te kete dhe halle me te medha. Psh, kur i bie te shkoje me ndonje gazetar/e, duhet t'i bej nje zile zyres me pare. Duhet ta outsourcing zyren ne Indi qe te jete pronto 24/7.

I guess... presidenti ne shqiperi dekreton zyrtarisht ministrat (apo jo?) keshtu qe Rama dhe teorikisht duhet te jete me i limituar mbi kontrollin qe ka mbi ministrat.

Ideja qe kryeministri apo presidenti te kete kontroll te plot mbi ministrat ka nje baze tek ideja qe perseri ke "accountability," nje person qe mund te denosh ose te kontrollosh. I mean, kryeministri vendos llojet e ministrive, because at the end of the day, ministrite shihen si nje practical extension te zyres se keymenistrise ngaqe kryeminisitri ka vetem 24 ore ne dite.  Ministri per shembull besoj se mund te japi doreheqje, por nuk mund te beje direkt debat me kryeministrin, ose ka pakez llogjik mbas nje pozicioni te tille.

Do shtoja ketu, prandaj behet nje diferencim kaq gjigand midis ministrive dhe bankes qendrore...

Tani qe mban era gestapo, yes of course. Une nuk kisha dyshime per ate pune... thjesht, ndonjehere sa per hire te vertetes duhet te thuhet dhe ana tjeter, qe mbase teorekisht Rama mund te mos jete dhe aq gabim... ose qe dikush mund ti beje avokati pozicionit te tij.

këtu nuk po flasim për kontroll institucional. ai aty është. as nuk tentohet t'i hiqet Ramës e ti jepet kujt tjetër.

këtu flitet për kontroll të asaj që del jashtë ministrive. kjo tregon për centralizim të informacioneve. e përse u dashka, në një vend normal, me ministra që bëjnë një detyrë kushtetuese, për të mirën e vendit, që të koordinohen versionet? që të mos rrjedh ndonjë informacion apo që të gënjehet më mirë popuulli dhe elektorati? (p. retorike)

Argumenti im nuk eshte qe Rama ka te drejte, argumenti eshte qe mund te gjeshe llogjik pas pozicionit te tij. Rama e bene kete pune per arsye autokratike, sure I grant you that, Rama ne fakt nuk duhet te zgjedhi ministra qe nuk ju ka besim tek aftesia e tyre, but nevertheless, ne rast se Rama per shembull preferon nje zyre te centralizuar komunikimi, nuk besoj se shkel cdo lloje principi modern qeverisjeje.

kot e kane, se Fiks Fare te fut cimken mrena

Ministrat udhzohen nga shefi dhe koordinojne punen me njoni tjetrin po nuk mund tjau ndalosh shpjegimin e punes neper intervista a konference shtypi. Pse me ca osht qeveria, repart ushtarak?

Pse me duket icik si centralizim mua ky ??? 

interesante kjo, vërtet interesante. shpresojmë që PSistët të mos ta hapin dollapin, se do tremben nga maskat e veta.

Ne rregull, duke lene menjane qe jane ministrat ata, qe kryejne punet per dikasteret perkatese dhe si rrjedhim, duhet te jene pikerisht ata, qe komunikojne me publikun si pjese integrale e kesaj pune, por kush do ta filtroje gjithe ate informacion voluminoz, Edi Rama apo drejtoria perkatese? Sepse, nese do ta kryente vete Edi Rama, do te duhej te linte cdo gje tjeter menjane (nderkohe qe ai gjithsesi nuk shquhet per ndonje punetor i madh), kurse nderkohe nese do te filtrohej nga specialistet e zyres, do te kishim nje paradoks te madh, sepse do te dilnin me te besuar keta te fundit, se sa ministrat vete.

Era DIKTATURE. Diktatoret nuk kane besim as dhe tek njerezit e tyre:

1. Ju hoqi ministrave te drejten te jene dhe deputete.

2. Ju hoqi ministrave te drejten te komunikojne me publikun per punen qe bejne ata vete, pa u filtruar nga ai vete, informacioni.

3. Kerkon me nxitim te miratoje nje program, qe pavaresisht se eshte e sigurte qe do miratohet, duhet te kaloje per diskutim, ne filtrin e parlamentit, sidomos te deputeteve te opozites.

 

Shenja shume te keqija paranoje.

Jo se nuk ka besim e trembet se do ta tradhetojne, por Rama eshte maniak i pushtetit, kontrollit dhe propagandes. Nuk ka besim tek intelekti i atyre ministrave se jane te gjithe injorante e servile te Rames, por jo se ju trembet disidences e pavaresise se tyre. Rama pervec propagandes nuk di te beje gje tjeter, prandaj do ta kontrolloje mesazhin ose lajmet qe dalin nga qeveria qe te kete me efekt tek publiku. Sigurimsat qe mban afer e kane keshilluar qe menyra me e sukseshme per pushtetin eshte ajo komuniste qe kishim ne Shqiperi, centralizim i pushtetit dhe kontroll cdo gjeje.

Ta kishte bere Berisha kete ..... nomi nomi do ishte bere ne peshk. 

@xhib, muhametali: Per mua analogjia me e dobet qe perdoret ketu eshte ajo e korporates. Shteti eshte katerciperisht ndryshe, eshte prone publike e te gjitheve, e duhet te avancoje e mbroje interesin e te gjitheve e jo te pronareve, prandaj kemi nje burokraci qe i jep rendesi te madhe procesit te vendim marrjes edhe me koston e voneses se tij. Per te tjerat i keni thene te gjitha, nuk ja vlen me thene me shume. 

p.s me vjen gjynah vetem per Avokatin. Tha para 7-8 viteve qe nje kabinet normal i nje demokracie parlamentare (qe muhametali, sic e kemi thene, eshte icik me ndryshe nga sistemi presidencial USA ku kabineti eshte i presidentit po kongresit nuk i dihet) ka 3-4 kryeministra te tjere potencial, njerez qe e bejne ti dridhen kembet kryeministrit nese gabon. Nuk e di nese Avokati i nderuar do ishte dakort me idene qe asnje minister nuk mund te flase me pa marre aprovimin e kryeministrit. 

Lol, sikur ta kishte bere Berisha kete pune... Ne fakt une bie dakord qe ministrat duhet te jene njerez me shume potencial e te forte, kryeministra potencial. Dhe ne Amerike qe mbase i lejohet presidentit me shume diktature sesa ne shqiperi, perseri ministrat jane disa nga njerezi me te fuqishem te partise e potential presidents in themselves (Kerry, Clinton, Geithner(?))...

Gjithsesi prandaj e thashe, qe teorikisht ka pak me shume pushtet presidenti amerikan sepse mandatin e fiton vete dhe kabinetin e ka te tijin. Po se ca ben edhe partia e tij ne kongres, presidenti ka pushtet shume te vogel aq me teper gjate mandatit te dyte ku fillon e behet gjithmone e me shume "lame duck". 

Ndersa ketu, kryetari i partise ka pushtet absolut mbi listen e deputeteve, limitohet shume pak nga partite e vogla per qeverine, dhe ben dhe kabinetin si te doje. Shto qe nuk ka as limite mandatesh. Tani se si mund te formohen figura te tjera politike ne kete sistem hermetik une nuk e di. Nejse, kam thene qe nuk do shkruaj shume per nja 100 dite, benefit of the doubt si me thene. 

Era DIKTATURE.

Kush arrin te kuptoje se popullit shqiptare po i vihen prangat e diktatures, dhe nuk merr pushken te dale dhe te luftoj diktaturen nuk eshte patriot!

O Bame shife, shife se si nuk dune te cohen deputetet e PD-hit. Vreje pak Bumcin se sa i pikellum duket! Shife ne Jozin qe cohet ne kome ene shef sa majtas djathtas a po cohen te tjeret apo jo. 

smiley

"...ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka kritikuar veprimin e opozites që bojkotoi seancën. “Nuk ka pasur asnjë arsye që opozita të braktiste seancën ku po prezantohej programi qeverisës”, ka thënë Arvizu në një prononcim të shkurtër për mediat." 

Ndërkohë ish- kryetarja e Kuvendit, Topalli, ishte më agresivja në fjalor, duke e quajtur Ramën ‘bastard’.

smiley

“Rama sot mori përgjigje të qytetëruar, nesër dhe pasnesër cdo akt provokimi do të ketë përgjigjie proporcionale në sallën e Kuvendit, në cdo shesh në cdo rrugë…” deklaroi Basha.

smiley

"f*l me vete, f****l me veeeteee"

*Diku midis o-se dhe a-se...

 

Une nigjova qe mund te ket qene edhe gafe si e Kerrit ama... Berisha ish cu per te vajt ne banjo; Paloka sa e kish pa ne pasqyre qe Berishen ne keme, filloi tu u gerthid deputetve si me qene dhi "hajt, cohuni"....

Berisha ama, ndonese ja kish meshtet gabimin ket rradhe duke vazhdu lojen, kish thene se i ri eshte, me mire do beje ne te ardhmen, do mi mesoje oraret e eksitimit te prostates...

Amon mer a e vune re pikellimin e Bumcit???

 

ja la solitarin ne mes... smiley Hej po ai burri me floke te gjata, si te verdha anash kush ish? Si Kaci mu duk nga fytyra po mun te jem edhe gabim; Kacin sikur e pash ne kembe...

Kaci ne kome i pari.

Dash Shehi mora vesh nuk kish dale perjashte! 

Gojet e keqia po thone qe Dashi eshte kali i trojes i Topit. Shife po nuk ja mur dashi nja 8-9 deputet PD dhe te kalojne me FRD! Bubuja none, me duket se PD po met, Salia, Jozi, Paloka, Kaci, Strazimiri dhe Halimi!

Me vetmartirizimin e sotem priti kur te fillojne te kendojne te kapur dore per dore ne breg te lanes:

Ti o popull lamtumire

Me nje Shqiperi te lire

 

Hahaha e forte kjo.

U votua qeveria e re mo? Lan koqen e namit kan qe ne qershor qe kan fituar zgjedhjet e akoma s'jane ne qeveri... ca na can bythen kot me 23 qershorin? Prit sa te vij 23 qershori? Ua tregojme ne 23 qershor! Mbas 23 qershorit do kete drejtesi e au iu, vajti 23 shtator smiley

Nuk ka asigjo te re ketu djema, asnje ndryshim, i vetmi ndryshim eshte se Buall Mavria kontrrollonte gjithshka me njerzit e tij dhe nuk bezante, nuk deklaronte gje, çdo gje e bente ne fshehtesi dhe pa buje, ndersa Ed Palloshi ba filluar mire, bertet, deklaron seç do beje smiley

Te mbyllet parlamenti e te zevendesohet nga ppu. Ata atje paguhen e bejne palle, ketu robt pa pare, vec per tifozllik, bojne nomin. 

Sec jane Merqerit e kemi thene .Dhe nuk eshte cudi qe nje Mark tellafose me "jam qe jam "

Per aq sa merqerit nuk jane spekulator Termash duhet pranuar qe mund te kete nje Pamje Disipline te Forte .Ne vitin 2002 nano nxorri nje Kod ETIK .Ndermjet te tjerave parashihej edhe menyra e komunikimit me Median Mjaft Pozitiv qe si te gjitha Pozitivete eNanos i shkelen dhite katerthundrake q

Sec jane Merqerit e kemi thene .Dhe nuk eshte cudi qe nje Mark te llafose me "jam qe jam "

Per aq sa Merqerit nuk jane spekulator Termash( 100% kjo trajtese) duhet pranuar qe mund te kete nje Pamje Disipline te Forte .Ne vitin 2002 nano nxorri nje Kod ETIK .Ndermjet te tjerave parashihej edhe menyra e komunikimit me Median Mjaft Pozitiv qe si te gjitha Pozitive te e Nanos i shkelen dhite katerthundrake qe ricikloi po vete pas sqapit te Kopese ! Eshte nje Disipline teper e Arsyeshme dhe e domosdoshme qe nuk ka te beje me diktaturen .

Kush eshte pjestar i Ekipit ka pergjegjesi ndaj Ekipit .Askush nuk e ndalon te thote cfare te doje si Individ ,apo ne faredo Posti qe te kete ,  por duhet te pranoje edhe pasojat personale !

Po Merqerit si teori Xhibonjiste "jam qe jam pse te mos tjerr lesh " ne menyre teper spekullatore e ka shmangur Trajtesen nga Thelbi i saj duke ecur me Variantin;

Te gjithe u kenaqem me Lojen e Ariut ne Cirk 

Marku tha : E pate cfare bythesh kishte smiley

Ministrat punojne per popullin shqiptar Jo per edi ramen .

Edhe Ministrat e Zogut per popullin punonin po e kishin te shkruar "Mos i Hap zyret e berkut pa leje te NMadhnise " ymer paste me emer rruge Bust dhe Hero Kombetar qe dha jete  eshkriu pasurine etj ...etj 

Dhe po nuk u binde , lexo xha Abazin cfare thote per kete !

Edi nuk eshte EKIP . Me ministrat e ben Ate ..Epe cfare bythesh kishte Arusha smiley

E mor mark, kur flisje kunder censures se kryeministrit te djeshem ishe idealist, vlere e pazevendesueshme ne PD. Tashi qe fol e ve ne dukje te njetat simtoma per kryeministrin e sotem je provokator. 

Persa kohe qe ministrat paguhen nga taksapaguesit shqiptare dhe jo nga xhepi i edi rames kane te drejte dhe detyre te komunikojne me publikun dhe te shpjegojne se si po rruajne financat, mjedisin, rendin, si po arsimojne femijet etj.

+1

si po rruajne financat, mjedisin, rendin,

smiley Megjithse e kuptoj qe mund te jete gabim drejtshkrimor, me duket e drejte.

Shyqyr qe i shpetokan femijet fatit te financave, thuaj.smiley 

Nuk kane te drejte fare, pasi palloshi i ka emruar ministra dhe duhet Atij t`i rrefehen fillimisht.

Shif me zamete se kane te drejta edhe per pube dhe nuk mund te prishin parate e taksapgausve se nuk ua paguan Edi dhe ato .. .E pe cfare ...kishte  ariu smiley

Zamet e ke te levizesh here pas here nonje zamet se po te marrin frymen dhe mezi po e kupton qe "Mushkrite jane per te marre fryme " NN smiley

Ty s'te kemi as Opozitare moj Alba me 2265 zamete se nuk merret vesh se cfare ke poshte zaneteve , Balliste apo ish komunistesmiley.  Po ti si e e ke  , duhet te zbatojne Kodin ETIK apo jo .dhe pse jo sic thua , e leri rrefenjat e ministrave .Ku e sheh ti qe i ka ndaluar njeri per Rruajtjen ...smiley

Dhe sincero do thojte Zana ...Si e kupton , jo Merqerisht , qe Ministrat ndalohen sipas Kodit Etik ( cituar nga Marku i Arushes ) te flasin per ato probleme qe shqetesojne qytetaret shqiptare ?? Kush i ndalon ? 

Minister  ..se minister  rrjedh nga ..qe ne kohet e Lashta rrenjasijte kane vene re se ...

Nuk ju mungon nje derrase, po gjithe dyshemeja e koherences.

Fol me murin, xhibi!

Une habitem me ish deputetin Marku.Qe merr per te vertete nje te thene gazete e cila kurre nuk mund te jete e vertete pergjersa nuk mundet te jete e zbatushme, ashtu sikunder e interpreton Marku, per ti rirene ne sy Salihut.
Dhe po ashtu versulja e opinionisteve fanatike te gjithckaje qe po leshon " i ikuri" keto dite.Pse ore duhet ndjekur si qeni gurin, sa leshohet neper gazetat prane ish pozites? Te gjitha opinionet qe Marku ka tjerrur,kotsekoti, sepse edhe vete thote" neqoftese jane te verteta dhe se nuk i ka pergenjeshtruar pozita..", bazohen ne interpretimin e gazetes Kredinsit ... Prone edhe e familjes....
Kodi i etikes eshte krejt tjeter gje dhe lexojeni, ndersa kodi i " te rrezuarit prej fiku" ne interpretim te terbimit te tij pse e flaken ....eshte nje gje tjeter.Ne demokracine liberale, te cilen kurre nuk e mori vesh saliqeverrisesi, nuk mund te konkretizohen te tilla perceptime sepse gjithcka del prej sistemit.Dhe kur nje qeverrises del prej sistemit, sikunder doli saliefendiu, populli e ka gati shkelmin ...ne vendin ku i dhembi kaqe shume salihut! Ahere pse dogendiseni, ne se ashtu eshte, kur dihet si perfundon perceptimi i tille i funksionimit te demokracise, te shtetit? Duhet te gezoheni jo te vrejme kaqe shume dogendira!
Leni more njerez keto cim-cira pa bereqet se jane vrangalle e te rrezuarit, i cili eshte nden tmerr per ato, qe i di cka bere ! Marku kerkon rirreshtimin dhe ndaj prrallis se u prish dynjaja, nga nje kod etike i cili asnuk eshte " ligj"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).