Reportazhi në “Panorama” : Një ditë me ankesat e vlonjatëve për deputetin.

 

Duket se edhe mirësjellja po përjeton periudhën e krizës. Të paktën në Vlorë, ku shumë qytetarë e dëshirojnë kortezinë, po aq sa edhe një vend pune. Ndodhemi në zyrën e deputetit Edi Rama, që ndodhet në katin e dytë të të ashtuquajturave “Kullat”, në hyrje të Skelës, në Vlorë. Më saktë, te dera e zyrës, pasi media nuk lejohet të kalojë pragun. Në korridorin e ngushtë ndodhen tri karrige, ku qytetarët mund të ulen në pritje për t’u takuar me njërin nga menaxherët që ka vendosur Rama për të administruar zyrën, një djalë dhe dy vajza. Megjithatë, karriget s’duken të nevojshme, pasi takimet janë të paracaktuara me telefon ose e-mail; një organizim i mirë që nuk lejon krijimin e radhës për qytetarët. Ata nuk lihen të presin më shumë sesa 5 minuta, kohë e mjaftueshme kjo për të zhvilluar biseda të ndryshme për arsyen e vizitave në zyrën e Kryeministrit-deputet…

DUAM PUNË !

Është 10:30 e paradites të së premtes, 13 shtator. Zyra është hapur që në orën 09:00 dhe do të mbyllet në orën 14:00. Almira Hajrullai shfaqet e dyzuar, të trokasë apo jo në zyrën e Ramës. E ëma e nxit dhe i thotë që ta provojë dhe të flasë me menaxherët, ndërsa vajza e saj rreth 5-6 vjeçe e Almirës i lutet që të ikin andej. “Mua më hoqën nga puna para dy vitesh pse jemi si familje e majtë. Tani mua më vjen zor që t’u kërkoj të rikthehem në detyrë, pasi Rama e tha qartë që kjo nuk është zyrë pune”, na thotë Almira, me profesion infermiere. E ëma e saj nuk e lë të flasë gjatë, por shtyn derën e zyrës. Brenda janë 3 qytetarë të tjerë që po regjistrojnë ankesat, ndaj menaxherët i kërkojnë që ta mbyllë derën, deri në lirimin e njërit prej tyre. Almira e tërheq prej krahësh si me ndjenjë faji dhe merr rrugën e kthimit duke zbritur shkallët, por nëna e saj i thotë që do të flasë ajo për të bijën. “Pikë e zezë, nuk është e zonja të kërkojë atë që i takon”, ankohet e ëma e Almirës, ndërsa kundërshtohet nga një tjetër vizitore.

“E para, paska sedër ajo vajzë, mos i bjer më qafë! E dyta, mos u fut ashtu te dera se ne të tjerët kemi lënë takim dhe ka radhë këtu”, thotë gruaja rreth të 50- ave me emrin Shpresa, agronome me përvojë, ish-zyrtare në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në rrethin e Vlorës. Pavarësisht përvojës profesionale, edhe Shpresa kishte rreth 3 vite si e papunë. Kishte fituar gjyqin për shkarkim të padrejtë dhe vendimin për kthimin në vendin e punës, por sërish nuk ka mundur të riemërohet.

“Gjatë këtyre 3 viteve kam punuar në kompani private, por unë dua të rikthehem në shtet, sepse aty kam investuar që kur kam mbaruar universitetin dhe më pas jam diplomuar me dy mastera. Aktualisht po bëj doktoraturën”, shprehet Shpresa. E pyetur se për çfarë do të ankohet në zyrën e Ramës, ajo përgjigjet: “Do të ankohem për të gjitha padrejtësitë që më kanë bërë deri më sot. Mbase Rama nuk do të më rikthejë dot në punë, por të paktën të nisin hetimet për zëvendësuesit e mi, pasi janë me diploma false”. “Sigurisht që do të këmbëngul edhe për rikthimin tim në punë aty ku isha, ëëë”, shton Shpresa.

“Po të gjithë për punë kemi ardhur”, ndërhyn edhe një herë e ëma e Almirës, e cila rri në këmbë gjatë gjithë kohës dhe që mund ta ngatërrosh lehtësisht me rojën e zyrës. Në bisedë përfshihet edhe një burrë, i treti në radhë, i ulur në karrigen e korridorit. Është rreth të 80- ave, ndaj rrëfimi i tij, se edhe ai për punë kishte ardhur, ngjante mjaft çuditshëm. “Jo për vete, jo, por për nipin”, nxiton të shpjegojë i moshuari, pasi sheh fytyrat tona të çuditura. Ai tregon se nipi i tij në emigracion ka përfunduar universitetin në Itali, në degën Inxhinieri Elektronike dhe se ka dëshirë të kthehet të punojë në Vlorë. “Nipi nuk vjen dot vetë tani se ishte gjatë verës dhe i kushton udhëtimi, ndaj thashë ta provoj të kërkoj unë punën për atë. I takon, se është shumë i zoti në profesion. Për zgjedhjet e 23 qershorit erdhi me lekët e veta nga Italia dhe ia dha votën Ramës, se ka besim që vetëm ai do të bëjë diçka për Shqipërinë dhe Vlorën”, thotë 80-vjeçari, ndërsa vijon të lavdërojë Ramën, derisa menaxherët e thërrasin për takim brenda në zyrë.

(Reportazhin e plote nga Elisabeta Ilnica e lexoni sot ne Panorama)

40 Komente

Unë kam bindjen se në vazhdoftë kështu fluksi vlonjat por edhe ai sarandiot e fierak, Rama do detyrohet ta mbyllë zyrën, ai jo treqind mijë por në haptë vetëm tridhjetë mijë të tilla në gjithë vendin unë publikisht do dorëzoja teseren që mbaj për të marr atë t'mavijosuren smiley

sic mbylli Berisha nr , normale, smiley

Ore si s'i tha njeri "Turqeta o kryeminister, urime per detyren, ja ku ke nje tas me grosh, ta gezosh" po vec "Duam Pune!" qe diten e pare...

“Gjatë këtyre 3 viteve kam punuar në kompani private, por unë dua të rikthehem në shtet, sepse aty kam investuar që kur kam mbaruar universitetin dhe më pas jam diplomuar me dy mastera. Aktualisht po bëj doktoraturën”, shprehet Shpresa...agronome me përvojë, ish-zyrtare në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në rrethin e Vlorës

ku do motra , zgjidh e merr :ne dogane , kadaster apo drejtorine tatimore?smiley

vallaj, vec me nji doktorature veshtire do e kete...

Une e dija se te kishe 2 mastera qe dicka negative... tani mesoj dicka te re.

Ky eshte efekti i personalizimit te vetedijshem te fushates politike. 

Rama trumbeton perdite, me cdo mjet te mundshem dhe te imagjinueshem, se zgjidhja e halleve, cilatdo qofshin keto, eshte ai vete! Ai, individi i iluminuar qe do tu jape drejtim problemeve te popullit. 

Dhe keshtu, me te drejte, njerezit e shkrete dynden kot se koti dyerve te zyres. 

Keto jane vecse disa prej efekteve anesore te ketij lloj komunikimi manipulativ me publikun, fatkeqesisht ka plot te tjere edhe me te demshem. 

 Cdo popull meriton qeverine qe ka; cdo qeveri meriton popullin qe e votoi.

Po  me po , popull pa koke e mbyt edhe ne lume

Pse i rren mendja keta njerez se brenda nates Rama do fluturoje me fshese me korent ( s'po them gje tjeter ) dhe me mjes jo vetem qe do gjeni punen gati po edhe kafen mbi tavoline

bakshish dac lini dac mos lini smiley

 

Po ketu te peshku do hapi ndonje zyre? smiley

Pa pa , kshu nigjova , vetem qerresteja mungon , sa t'a gjejne smiley

Eh, te kishim ca qerreste.  Do thoshte Beluli. 

Ah more djema , sikur te kishim ca qerreste jau tregoja une si behej kjo pune - do thoshte punedhenesi smiley

kto cunat apo gocat e x-it, nipat ose mbesat e y-it qe kane perfundu neper ambasada apo t'u dredh zinxhirin, t'mos i shof as nji minute me teper! Keq m'vjen per Belulin po kjo s'ka bythe ku te rrije njehere

Mos ia vej gishtin ne plage Leftit edhe ti...

Gjatë këtyre 3 viteve kam punuar në kompani private, por unë dua të rikthehem në shtet, sepse aty kam investuar që kur kam mbaruar universitetin dhe më pas jam diplomuar me dy mastera. Aktualisht po bëj doktoraturën”, shprehet Shpresa.

Normal, kur investon ne dicka ke te drejte te pretendosh edhe per nje Return on Investment!

#Rilindje!

 “Sigurisht që do të këmbëngul edhe për rikthimin tim në punë aty ku isha, ëëë”, shton Shpresa.

Oh yes! Go Shpresa, go, (theksi tek "ëëë")!

Pse mer Ols tregohesh kaq cinik me "the pursuit of happines" te Shpreses!

Cinik?! Une po i qaja hallin!

ma nisi gjembi linkun e ksaj videos. Dita e pare e Rames

Bi era shtet - kish me thon Roni.
Dhe ai cuni delikat me doren te beli, te krijon pershtypjen e nji perqasje me te drejte ndaj komunitetit LGBT - kish me thon xhibi.
Ajo bjondina nuk eshte kompensate - do thosh Pjeri. Kjo eshte shenje e mire...

sa teater i bukur qe qenka. bjondina desh u rrezua. 

shume keq ishin te tere. duhej nje klinton atje, qe ta qante situaten.

Bi era *ordh e modhe!

Uroj qe ky robi te mos jete vecse forme! Jo se kam ndonje gje kundra formes, por nga ana tjeter uroj te mos jete vecse ajo!

"Firmitas, Utilitas, Venustas", thoshte Vitruvi!

 it must be solid, useful, beautiful!

E mjera shqiperi!

Zakonisht mbas asaj eres vjen gjeneral ... smiley

Nje nga gjerat me "awkward" (si thuhet kjo ne shqip?) qe kam pare.

Get out of the way bitch!

Te lutem mos e perdor me emrin tend per mashtrimet e tua te perditshme.

Kjo skene si me qen nga Charlie and the Chocolate Factory

Kam pershtypjen, se hallet e atyre njerzeve, nuk shkojne me tek veshi i Edi Rames, sidomos tani.

Pjer, nuk e kuptova kte, shtjelloje pak te lutem. Flm

i dëgjon pjer, i dëgjon dhe jo vetëm hallet e shqipëtarëve

Jashte evropinët, po na marrin punet tona !

 

 

Evropiankat le te rrijne.

Ne nje blog tjeter lexova nje koment ku thoshte qe te gjithe keta njerez me kerku pune i dergonte pd -ja smiley

Brado a je taku me Pjerin?

kam pas shume pune Rono , nga java besoj, por pa merak nuk rrime pa ju informuar smiley

Bone cbone Brad e dogje Pjerin si figure politike!

pse e thu kte Ron? si e dogji Bradi Pjerin? 

Pse nuk i fute ne pune vullnetare si fillim smiley

U hap thesi !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).