I dashur Barack Obama,

Ju jeni presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Shteteve të Bashkuara.

Më i fuqishëm se Jul Cezari, më i fuqishëm se Aleksandri i Madh.

Historia nuk e ka njohur akoma një sundimtar të pafuqishëm të botës.

Ju, Barack Obama, qëndroni ulur në Zyrën Ovale dhe shikoni barin e sapokositur.

Por atje jashtë në botë ka një djall të vërtetë.

Ne i shohim punët e tij.

Fëmijë të vrarë me gaz.

I dashur Barack Obama, Ju jeni njeriu më i fuqishëm në botë.

Përse nuk i jepni fund në çast?

Një shtypje butoni. Avionë pa pilotë.

Njeriu më i fuqishëm në botë mund të shkatërrojë të keqen.

Ajo që më irriton mua është se Ju nuk i dilni kundër të keqes.

Vija e kuqe- kjo ishte fjala që përdorët. Por vija e kuqe e juaja është dobësuar.

Po e them në mënyrë të përmbledhur: Ju jeni frikacak!

Ju jeni një njeri shumë i mirë, simpatik. Flisni si Gandi.

Keni lindur në Havai. Nëna juaj, një hipi, babai, një i zi.

Keni qenë punonjës social. Miliona ju kanë admiruar me shprehjen: Po, ne mundemi.

Amerika është polici i planetit. Amerika mbron vlerat e planetit tonë.

Barack Obama është një polic i dobët.

Ju jeni i këndshëm, një familjar i mirë.

Problemi juaj është që nuk e nxirrni shkopin e bejsbollit kundër të këqijve.

 

Përzemërsisht,

Franz Josef Wagner

93 Komente

dhe une kujtoja qe keto "letrat e hapura" jane specialitet, vetem, i shqiptareve..smiley

ky i drejtohet Obames, sikur i drejtohet vet. Zotit.

Kjo poezia e Wagnerit per tu shiju tamam duhet shoqeru me kavalkaten e Valkirieve. Tatatatata tatatatata .... Götterdämmerung.

Amon mer, pash Zotin, ky Wagneri osht Ypi i Gjermanise, vetem pa mallkime edhe thirrje per te vrare.

Ktij i kan lon nji cep tek faqja 2 e BILD me nje nr te caktuar rrjeshtash (nja 10 rrjeshta me duket) dhe i kan thon"qe ku i ke kto rrjeshtat, mer e shkruj çar te dush, vetem selloja".

Ktij Wagnerit nuk ja fershellen mo njeri, osht bo si ai qeni, qe sa me shum ta injorosh, aq me teper fillon e lef, vetem per te kerku vemendje.

budalliqe

Josef Franz Wagner (1856 – 1908) smiley

smiley

Lol, paska akoma njerëz (pa tru) që lexojnë Temën?

@The Usual Suspects ..S'ka gjë të keqe, për të luftuar armikun duhet lexuar edhe shtypi i tij..smiley

red bull,
për herë të fundit e kam hapur Temën para disa muajsh. u tmerrova, thjeshtë u tmerrova... sidomos nga komentet.

Mbase ,mbase keto qe thoni per Wagner edhe edhe...po edhe krejt keq nuk e ka.Ja te nisemi nga te verteta te pakontestuara,nena hipi,babai i zi ,familja multiraziale ,multietnike ,multireligiose e multi e multi...punonjes socialhmmm e deri ketu bukuri atu ku nuk eshte bukuri eshe se ky eshte president iUSA,idea e don qe edhe une ketu te ndihem e qete deri sa ne planet ka USA,e kam frike me obamen nuk eshte keshtu...mandej a thu e mendon se ku asht ule ai jan ule Roozvelt ,kenedi ,nikson ,klinton Bush 1,2 e me radhe(pa kronologji)them xhanem se wagner nuk e ka krejt keq nena hipi ,baba i zi...ban edhe rrime

ps.para kesaj prurje nuk e dija ne ekzistonte ky Wagner

 

 

nana hipi,

me baba te zi, 

humbe o Barack,
luften ne Siri 

..dhe sigurishte qe Josef Wagner-it ta shkuaj kete ,ideja i lindi nje pasdite me shi duke e shijuar nje schwarze tee dhe shikuar poshte dritareve rruget e lagura dhe gri te asfaltit europian .

 thene shkurt ,broqkulla kalamanjesh dhe ky reflektim qasti i tij.

broçkulla ,e çasti....

idiotesia gjermane eshte me e keqe se idiotesia shqiptare. me e eger, me e serte. edhe gazeta ka me shume.

Derr Spiegel  smiley

smiley po tema nga ku e paska marre? Se mos bani gabim dhe jepni referenca smiley 

referencat i japin vetëm akademikët; nuk janë për populline thjeshtë, i cili do vetëm të hajë. smiley

Kohe te cuditshme kane ardhur: demokratet dhe fituesi i Cmimit Nobel per paqe do qe te filloje lufte, republikanet nuk duan.
 

Kush tha qe republikanet nuk duan? John mccain eshte nga me aktivet per te sulmu sirine.

"Ne siri gjithe palet qe luftojne jane te keqija." -NN, Analist i Politikave te Jashtme

Mos eshte Keshilltar per Politikat e Jashtme nga Brenda?

Do ja ket shkrujte letren Babasqapi po e ka kshillue jo ne forme Urdheri sic Urdheroi Shtepine e Bardhe " Me sulmue or tie . E c'ka asht njajo O Ke Be " ?

Fjala qe i garantoi Celsin e suksesit ne te Ardhmen Amerikes ishte thenia e OBAMES ...

"Amerika nuk eshte Polic NDERKOMBETAR "  Fjale e thenie qe shpreh nje Mentalitet te Ri qe i kalon Kufijte e Amerikes  , Azise dhe Europes . Me kete Ai cliroi vete Amerikanet dhe krijoin nje hapsire qe shume shpejt do ti beje Shtetet qe te Kuptojne se :

Amerika nuk te dhuron PESHK ( pa uje smiley .Por te meson si te kapesh Peshkun !

Fatet e Popujve jane ne duart e tyre dhe Amerika nuk i mbeshtet ne cdo Rast me BOMBA .Letra e ketij karafilit te jep te kuptosh perse Zaparozhasit i shkruajten Sulltanit :

E c'Sulltan je ti qe me bythen tende lakuriq , nuk shtyp dot as nje Iriq "

Hahahahahaaaa

Mbyte Obama mbyteee.....

Cjane keto letra pacavure more qe mesa shikoj perfaqesojne disa syresh....

"Me nje te shtypur te butonit" E di sa eshte shpenzimi i asaj shtypjes se butonit? Nga cili xhep do dalin ato shpenzime? Me siguri jo nga ai joti qe shkruan letra...

"Amerika eshte polici i planetit" Jo or jo nuk eshte polici i planetit por shembulli i Demokracise

Nese do ishte polici i planetit Toka do quhej USA dhe jo e ndare ne shtete te tjera me kufinj, me monedhe ne nrdyshme, me kushtetuta te ndryshme, me gjuhe te ndryshme etj...

Vendet si Siria apo ndonje vend tjeter duhet ti zgjidhin vete ato probleme sepse Amerikes pastaj i mbetet fatura e costove te lufterave pastaj o z. Franc....

Nje pytetje ketij Francit: I ke shkrojtur ndonje leter Putinit????

 

po po, le t'i shkruj putinit, kur sekretari i trete i letrave nga jashte ta marri, ta fusi ne nje zarf edhe me te madh, e t'ia coje mbrapsht me vulen e gatshme per te tilla raste: nonen ne gop, Franco! ne gjermanishte jo zyrtare smiley

Die russen kommen!!!! kshu i venin ne gjume kalamojt ne gjermani, idriso, si ne me gogolin... erdhen ruset, po fli!

Der Russe kommt! Çimo, kshu vajti kjo pune, gjermoni kishte fryk rusin, çeku kishte fryk gjermonin, rusi kishte fryk tartarin ene tartari kishte fryk kinezin, kurse kinezi kishte fryk japonezin.

Vetem birmanezet e bonin gjumin rehat, se s´e rrunte njeri per ta. smiley

Po ktij Francit s´ja fershellen as gruja vet, thuaj, pa nje e dy e shkruan letra te hapura ne BILD-Zeitung.

Ti si gjermanofil a e mban mend akoma se cfare eshte BILD - Zeitung?

ahahahaha...

Ore tradhtar po ne qe kemi qene shkemb graniti pse na harrove?

 

O Guçe, po ne shkemb graniti jemi akoma, te dytet pas Gjermanise, tha njoni qe s´po du me e prish gojen me i permen emrin!

Ja, si me thon, qe Gjermania eshte motorri i ekonomise europiane, kurse Shqiperia i bje me qen skapamento e ekonomise europiane. smiley
 

Cim i nerum .Vetem Divizione te kembesorise se Motorizuar ishin 22 ne ish Gjermnine Lindore para se ai oficeri Rojes te"habitej " se po ndodhte dicka ke Muri Berlinit smiley. Ti hiqje ato pervec Firmave duheshin dhe ca Miljarda Marka dhe nje BESE aq e Madhe sa mos me e shty me Ariun Rus me pa "si shkojne punet ne Raihtag "

Pranej i shkrujne Obames keta , nuk i shkrujne Putinit smiley

Obama eshte Lideri i dyte ne Bote pas Gandit qe HAPI Epoke te RE . Kuptohet jo sipas mentalitetit tone qe "C'ka asht ajo O Ke Be or tie .Na kem dhe Rregullore Bulevardi or tie "

Kuptohet edhe pas Bitellsave  ..smiley Mos u nxef se nuk bej fjale per te te ul Rrollsat smiley

Cfare epoke hapi Obama?

Ti ke kohe qe fle me xhandar ne Gji dhe "se diktatura zotrie ne 2013 " nuk kupton dot C'do me thene " Amerika nuk eshte Polic Nderkombetar i Botes ".  Ti i di Epokat se fillojne e mbarojne per nje Jave . Plus qe sa te marresh vesh ti qe nuk shtypet iriqi me bythen lakuriq te Amerikes do dhe Ca .

Plus  "hane hane" qe te dalesh me vete me pyetje pa ardhe Kryetari te te shpjegoje se c'do me thene Epoke do fillosh si Alba me zamette te numurosh parate qe la Komunizmi smiley

Dmth + shume ...dhe qete flesh rehat smiley nje te embel per Juve !

Xake, pe gje te komenti im te them "ti, ti ti?" Se me ke e si fle une nuk eshte puna e jote. Po ti si geostrateg dhe njohesh i felle i politikes se Obames dhe Epokave, pse s'merr mundimin te na shpjegosh dhe neve se c'jane? Ndoshta ai bosi Amerikan miljoner qe ke mik te ka shpjeguar ndonje gje qe mund te na e tregosh edhe neve?

Po qe e ke te dre3jte smiley ja e heqim ate TI dhe zevendesije me Yve U...

Haberi ketu nuk o se o cu nje klluf ne Gjermani me shajt Obamen. Kllufa ka gjithanej. Haberi ketu o se lubonjistat (si ushtari i tij shvejk) na qekon bo anti-obamista. 

Hajt per hajer ju qofte klluflliku i rradhes!

T'i bish m'qafe Obames per Sirine osht muaaaaaahhhhhh! smiley

Po ti pse bo sikur nuk e ma men qe kur u fut Shqipnia ne NATO, Ljubo doli dhe tha nuk e kuptoj ceshte gjith ky entuziazem?

 

Jo me une ate e maj men po ai reagim me kte me dalin pak kontradiktore!

He thuj tani : "po ti pse bo sikur nuk e ma men qe Ljubo o vecse kontradiktor"

Nuk esht pun frike. Thjesht butoni eshte staku e sben kontakt se ia niu qonen xhorxhi tu i ra bababum bababum.

Do xhetona birooó!

Xhorxho, hajde o burre se me rrafi Putin, me vje turp dhe nga Michelle tashti. 

Ne fakt djema, letra eshte shkruar ne menyre ngacmuese smiley per ta nxitur, por siç e thane dhe parafolsit, Prit Beg se ka hendek smiley jane disa shtete tani qe kane dale kundra, plus shum kongresmene amerikane, dhe Obama ka ngel si peshku pa uje smiley

Pjero,  ti je mjeshter i ''letrave'',  e kupton menjeher   stilin,  ''natyren'' e tyre si kerkush tjeter..smiley

O Guce, obamaizmin ja kena lene Vilajetit. 

Ky paska qene dhe "ghost writter" autobiografise se Benkenbauerit smiley

Qafshatgjith une te isha karikaturist do kisha bo nje vizatim me Obamen me pantallona kaubojs dhe favorite te gjata dhe duke pi cigare ke parvazi i dyqonit te Meremes. Ndersa perballe, mu ke buza e gropes se gelqeres qe e la si per xhenaze komunalja kur maroi pallatin, Siria qe digjet flake. Dhe Obama qe ncuk e rru.

PF, me kete pershkrim qe i bere Obames, tregon se nuk mirrke vesh nga gjeo-politika. Ai jo vetem e rru, jo vetem qe eshte ne tension, por gati sa nuk morri flake. Ja si do ta pershkruaja une ne forme vizatimi; 

çohet nje i forti i lagjes tone ( H ) dhe tregon muskujt duke u indinjuar per skenen e gropes se gelqeres, i cili bertet; - ç'a osht kjo menxyre, une nuk do ta lejoj.  Ne kete kohe, e kapin emocionet edhe te fortin e lagjes tuj ( O ) i cili merr zjarr nga i forti i lagjes tone, dhe qe deklaron se do i jap fund menxyres tek gropa e gelqeres. Mirpo i forti i lagjes tone, terhiqet pak dhe ia le topin te fortit tuj, i cili turfullon dhe habitet se ne loje eshte i vetem. Eh, sa ka gjeo-politika, sheh skenen, por nuk kupton prapaskenen. 

Eh, sa ka gjeo-politika

!!!

Thjeshte, qarte,dhe bukur, mendon se je ti me i forti i thote H-ja O-se? urdhero topin gjuje ti atehere? i madh pjer,

smiley

O Pjero. Ik e mso anglisht njehere, pastaj hajde fol me mu qe kam punu 12 vjet per Associated Press per prapaskenat e politikes amerikane.

Per mos me perserit citimin e Ronit, fakti qe te ka djeg, vizatimi i Pjerit ngrihet si fenix mbi mungesen e njohjes se anglishtes...

o PF, shko mso me lujt me kanoçe me karbid po deshe me kuptu pjerin

Nejse ky me shum se gjysmen e poemit e paska gati per kur ti shkrepet me pyt: Po pse e shtype butonin? Çpate?

Ee, po tre here shkela jashte rrethit. 

frikacak nuk eshte termi i duhur. Nuk i jep deklarates force.
"lI dashur Barack Obama, ju jeni llic!" - kjo po, kishte per te provoku nji reagim te Obames. Negativ apo jo, kjo do ishte per t'u pa po qe kish per te reagu, kjo nuk diskutohet

 

 President me kurve se ky ska pas ndonjehere Amerika besoj. Te kujton gjithmone ate Bep Shiroken me "Iii, si e dredh fjalen ky, si me ken tel". Kur e mori vesh qe Amerika nuk eshte xhandari i botes, pasi vendosi "vijen  e kuqe"? Gjate mandatit te pare u botua nje analize ne shtypin nderkombetar me belane qe i ka gjetur udheheqesit kineze me Obamen, nuk ia deshifronin dot mesazhet. Se Bushi ishte Bush me ato te vetat, po dihej se c'perfaqesonte, kurse ky hidhet e sperdridhet nga dega ne dege. Ai analisti ia hidhte fajin keshilltareve te Obams, po ky vete eshte njeri pa shtylle kurrizore. Nejse, ky artikullshkruesi, para se t'i kerkoje Obames ate qe i kerkon, le t'i shkruaje Merkelit me pare nese nuk e kane bere. Se europianet jane te mire per t'i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e amerikaneve.

Still a fan and still a believer of Obi... well, e verteta eshte qe ne fillim nuk isha nje nga ata te "Hope-it" but sonte mendoj se ka ditur ne shume raste sesi te manovroj ashtu sic duhet. Ne rast se healthcare-i funksionon, (huge if, nje nga rregullat me te veshtira), atehere do mbahet shume mire mend nga historia...

lufta eshte vendim i veshtire per nje president.behet fjale te cosh drejt rrezikut djem e vajza qe jane femija e tjetrit.

Ai pra eshte marifeti, pa lufte. Si tha njoni, I don't like blood it's too costly. Por kur s'ta kane me friken ... behet puna e shtrenjte. Mesa duket dhe ato dreq hafijesh s'e kane menjen ke puna. Leqe kjo gjendje terhiqe mos e keput, mund te jete ajo qe duhet. Dhe me kryesorja, se mos ka dhe  ndonje pike nafte aty.  

Hafijet do i kene thene se eshte fole grenxash jane te gjithe njesoj e leri te vriten deri sa te lodhen .ne kosove ishte me i kollajte problemi.kishin serbet qe masakronin shqiptaret.boll te perzije serbet e mbaronte muhabeti.ketu jane te gjithe kunder te gjitheve.

Atehere pse e krujti. Ha dhe dackat e Putinit ... kishte dhene men dhe ke nytimes. Kishte te drejte Clinton kur thoshte se ky nuk di ç'te beje kur ti bjeri telefoni ne mes te nates; ky s'di as ne mes te dites.  

Epo tani ai nuk eshte ti dhe une qe flasim berihaj,burre shteti i biri i botes burre me karakter do te thote ca fjale sa me la gojen se gjoja i dhimbset siria.rusia ishte kondra edhe ne rastin e kosoves edhe s'pyeten .po te kishin megjithemend interes do kishin sulmuar pa pyetur se c'thote putini.

+1

E po aty eshte puna, nuk thuhen fjale kot. Po e nxorre mbaje, se i bie vlera. Rusia po i ben sfida te njepasnjeshme. Duhet ta gjente menyren mos te dilte i dh... nga ky muhabet. Mesa duket, specialiteti i ketij jane llafet kot, gjynah qe s'vjen tek peshku. Mbase ka problem gjuhen.  

Mbase priste dhe qeverine e re Albaneze per suport. smiley

Moj po ate thuaj,shyqyr qe s'ishte ky ne kohen e luftes se Kosoves,se do ishte bere si me Camerine,Kosova Serbise,kosovaret Shqiperise. C'te shtyn te mendosh se Amerika ka me shume interesa ne Ballkan sesa ne Lindjen e Mesme,aq me teper kur eshte fjala per aleatin e ruseve dhe te iranit

Ketij dreqi ia ka mbledhur keq Michelle. Se atehere ruset Monikes i çuan leter. smiley

Cfare I thane,qe t'I jepte gojore Billit,apo qe ta publikonte qe I kishte dhene?smiley

Duma ruse iu lut t'i thoshte nje fjale ustait. E vertete kjo, pavaresishte qe duket si joke. 

Shpesh politika eshte shume me tokesore sesa e mendojme ne.

Kjo po. Shume me pelqej.( per te mos thene komenti me i menqur deri tash rreth temes )

se pse kane merak njerzit gjerat qe nuk i  kuptojne ti abstrakt-sojne , kete nuk e kujptoj?

Edhe me kosoven amerikanet u maten shume para se te futeshin ne lufte.arsyeja qe e toleruan berishen e pare ishte qe ai ti mbante kosovaret urte.vetem me vone nderruan mendje , edhe atehere ne fillim thane se nuk do fusnin trupa kembesore, pastaj autonomi per 3 vjet.pastaj read my lips no independence , me vone pavaresi.arsyeja sipas meje qendron se serbia shihet si zone ruse duke iu hequr kosoven i shtyn me tutje nga adriatiku.

Mos e thuaj fjalen atehere. Ose vere vijen e kuqe dhe ndeshkoje ate qe e shkel, ose thuaj ate qe thote PF-ja, le te hane koken me njeri-tjetrin, s'eshte puna ime. Rri gjithe diten e dites duke folur per moral, se si Amerika s'mund te shohe femije qe vdesin te asfiksuar, por tani po thote: S'ka ndeshkim per Asadin per ate qe beri, por le ta provoje prape po deshi. Asadi e ben prape, e Obama prape te njejten gje do thote: Le ta provoje heren tjeter po ia mbajti. "Si ve keto armet nen kontroll nderkombetar nga frika e Amerikes, tha Asadi dje, po se ma kerkoi Rusia". Dhe nuk e thote per sfide, por se ashtu eshte e verteta. 

po pra, ka frike Rusia me i fjale

problemet komplekse kerkojne edhe zgjidhje komplekse... nese qellimi eshte minimizimi i humbjes se jeteve te te pafajshmeve, ne vazhdim, jetet e humbura gjer tani quhen "sunk cost"... 

vete te qenit i pafajshem eshte nje kosto obliterale sic quhet ne ekonomine moderne

Ok... e para e punes ne lidhje me "frikacarllekun" apo mos-mbajtjes se fjales se Obames. Mbase ky eshte vetem opinioni im, por per mua nuk ka asgje te keqe ne rast se nje lider di kur te back down, e kur te beje dicka. Preferoj ate gje me shume sesa nje lider qe ka nje axhend te cilen nuk e leviz dhe kur faktet ndryshojne...

Disa ketu e kthejne muhabetin qe meqenese Obama nuk mbajti fjalen ne Siri, neser ushtaret kinez do zbarkojne ne Californi, Ruset ne Alask, Kubanezet ne Miami etc. Sure... disa thone qe aseti kryesor i amerikes eshte ushtria, e kur Amerika back down, armiket behen me guximtar...

Well, aseti kryesor i amerikes ka qene gjithnje its soft power. Amerika ka influencen qe ka ne bote se cdo vend demokratik e i zhvilluar eshte aleat i saje. Sa me demokratik e i zhvilluar nje vend, aq me shume i afrohet Amerikes. Kjo i jepe mundesi te kete influence kudo.

Krahasohe kete sjellje per shembull me Rusine. Fuqia e saje gjithnje ka qene gjysem territoriale, Ukraina eshte zona jone per shembull, ose Evropa Lindore qe toke e "zaptuar." Amerikanet ishin me shume, we are good Japoni, as long as you do not do it again. Ose krahasoje me Kinen sonte... flitet per depozita nafteje ne detet pereth e gjeja e pare qe beri eshte te fillonte naze me te gjithe gjitonet. Do qe pothuajse e paimagjinueshme qe Amerika te bente naze me Meksiken, Kuben apo Kanadane per gjera te tilla... unthinkable...

To conclude my argument, nuk mendoj se bota do behet me e rezikshme, apo armiket me guximtar se nuk u bombardua Assad-i.

To continue beyond that though, shembulli i shqiperise e i Libise nuk mund te krahasohet me Sirine. Yugosllavia apo Libia qe low-hanging fruit... an exception to the rule sic tregojti mos-futja ne luften e eger civile qe ndodhte ne te njejten kohe ne Algjeri... Amerika e dinte se c'ndodhte ne rast se humbte Milosevici apo Gaddafi. Kishin mundesi ta matnin alternativen... ne Siri nuk kane mundesi ta masin. Ok, e bombardove Assad, por per sa kohe? Sa te humbi luften? Sa te vritet? Vetem dy dite? Dhe cfare ndodhe ne rast se Assad-i humbet luften dhe rebelet fillojne te marrin hakmarrje. Duhet Amerika te dergoj trupa ti ndaloj, duhet te behet pishmane, te pranoj qe e kishte gabim, ti bombardoj... oh well? Dhe si do duket kjo pune ne rast se Amerika futet si ne Irak pa aleat. Eshte one thing kur e tere bota te mbeshtet, e tjeter pune si eshte situata tani....

 

 

Ps... arsyeja pse me ka pelqyer Obama eshte se ka treguar nje balance te rralle midis idealizmit dhe pragmatizmit. Gjithnje fillon me good intentions, mendon se pala tjeter ka positive intent, por kur gjerat nuk shkojne ashtu sic duhet, hidhet me nje here ne pragmatizem. E tregojti idealizmin me speech-in ne Cairo, ose me healthcare ne Amerike. E ka treguar pragmatizmin ne mbajtjen e Guantanamos dhe meqenese eshte munduar te rregulloje, ne sulmet ne Pakistan, ne lidhje me healthcare-in, apo ne lidhje me krizen financiare qe nuk e la vendin te shkonte per lesh vetem sa per te mbrojtur ndonje political point tek tuk.

E para kujdes me kete admirimin per healthcare-in, Muhamet, se po i largohesh shume baraslargimit. E dyta, aseti i Amerikes jane si softi, ashtu edhe hardi, kur s'ben pune e para, futet ne loje e dyta. Mbase Amerika s'eshte gerricur per naften me fqinjet, po dihet se c'ben Amerika per naften pertej fqinjve. Keto pyetjet qe ben ti ne fund nje udheheqes ua jep pergjigjen perpara se te kepuse mufka.    

Nuk kam shume admirim per healthcare-in, jo se kam problem konceptin; thjesht menyra eshte pakez hit or miss.

Nuk di te kete bere gje amerika pertej fqinjeve per naften... correct me if I am wrong, por jo me "conspiracy theories." Per shembull, Gaddafi qe pro-perendimoreve ne lidhje me naften perpara se te sulmohej. Kompanite amerikane nuk dominojne fare Irakun... Amerika nuk importon fare nafte nga lindja e mesme... e gjithashtu, shteti Amerikan nuk kontrollon as naften ne amerike. Eshte ne vendet e rralla te botes ku pronari i tokes ka te drejtat minerale te tokes e jo shteti...

Ato pyetjet ne fund jane pyetje pa pergjigje. Ne rast se Obama e dinte alternativen sikur Assad-i te rrezohej, e sikur te pelqente ajo alternativ, Assad-i nuk do qe me ne ate pozicion...

 

 Po te them tani nje gje qe e di edhe bufi, lufta ne Irak per cfare u be? Pse mban keta Saudet e Salafet ne pushtet, ndonese shumica e atyre te 11 shtatorit ishin nga Arabia Saudite, perfshi edhe Binin? Te keshilloj te lexosh edhe "Confessions of an economic hitman" per punen e American Empire, vendit ne demokratik ne bote, dhe jo thjesht per naften. Aspak konspiraci, se nuk i besoj as vete ato teori, megjithese sigurisht ne nuk shohim gjithcka. 

Ok...  specifically kerkova te mos sillje si shembull conspiracy theories, dhe me solle nje nga shembujt me te famshem....

Cilin? Luften ne Irak? Po me dhe nje shpjegim me te mire, ti kam falur te gjitha teorite konspirative.

Well, mendoj se lufta ne Irak qe kapricioze dhe e shtyre nga nje adrenalin post 9/11... keshtu qe nuk kishte dhe ka arsye te mira. Por jo, sinqerisht nuk besoj se qe nafta ajo qe i shtyu vendet ne lufte. Cmimi i naftes ka vajtur me lart pas luftes, u rrite gjate luftes, dhe pritej te rritej nga lufta. Gjithashtu, Amerika nuk importon nafte nga lindja e mesme. Keshtu qe nuk i interesonte shume nafta e Irakut per sa kohe ajo nafte prodhohej dhe eksportohej diku...

Mendoj ama se truri i njeriut eshte ndertuar ne menyre te tille qe gjithnje kerkon nje aryse, apo nje linje llogjikeje dhe atje ku mund te kete vetem pasiguri, rastesi apo gabim. Prandaj disa njerez besojne se eshte e pamundur qe 19 vreta te vrasin 3000, e disa te tjere besojne se eshte e pamundur te sulmohet Iraku apo Libia ne rast se nafta nuk eshte motivim.

PS... keshtu pa-dashje jemi larguar shume dhe nga tema kryesore.

Po cfare thua mo Muhamet, pse behesh kaq naiv. Adrenalina i shtyu t'i binin nje vendi qe s'kishte te bente fare me 11 shtatorin dhe jo atij qe kishte te bente me shume, duke sajuar edhe prova per arme te shkaterrimit ne mase. Po ajo qe me cudit me shume me ty eshte se nga e gjete kete qe Amerikan nuk importon nafte nga Lindja e Mesme. Check a little  http://www.ft.com/intl/cms/s/0/d792c648-...  

Nuk e shikoj dote artikullin e Ft... plus vajti vone... nejse amerika importon me shume nga lindja e mesme nga cfare mendoja. http://www.eia.gov/pub/oil_gas/petroleum/data_publications/company_level_imports/current/import.html

Perseri, nuk mendoj se roli qe Iraku luan ne kete importim justifikonte ate qe ndodhi... hidhi nje sy dhe kesaj:

http://www.eia.gov/dnav/pet/hist/LeafHandler.ashx?n=PET&s=MTTIMIZ1&f=M

Shiko sesi importimi nga Iraku nuk u rrite pas luftes... e nuk duket sikur do rritet...

Naten...
 

Dihet qe Iraku nuk u doli sic e pritnin, por kjo s'do te thote gje. Naten.

Mbas rrezimit te komunizmit nuk ka me armik, qe do te thote se armiku jemi ne (i pari e ka thene Muhameti - jo KasysKlei i Peshkut - mbasi fitoi perfundimisht luften mbi paganet). Meqe kjo nuk pranohet, perveçse rralle ne ndonje krize mistike 5 sekondeshe, dhe historia duhet te "shkoje perpara", levizjet jane te detyruara, me vrap drejt matit ose me sakte çil e myll si ne lojen "nonç". Pak ka te beje, jo po Klintoni me hunde ngjyre te kuqe, jo po Bushi ngjyre kaki, jo po Obama me ngjyre llustra-boja-gati.

Tani nuk ka asgje logjike, gjithçka eshte absurde, bashke me llogjikerat me nafte, gjeopolitike, interesa, demokraci, diktature, ideologji marksizem-kapitalizem. Logjika me e pranueshme qe duhet energji per mbajtur popullsine me hamburger, patate te skuqme dhe koka-kola (plus internet me video kundra priftit dhe hoxhes si maje e kultures moderne).

Per te kuptuar disi situaten ja vlen me teper leximi i fundit te historise te perandorise romake (mbas ardhjes se Krishtit). Po pertuat jua shpjegon shkurt Finisterra qe e njef mire romapertomen.

muhametali, dakort me c'far ke shkruar, por e mira eshte qe te kujdesesh pak ne te shkruarin shqip,

armiket behen me guximtar.??

Sa me shume kohe kaloj tek peshku aq me shume dembel behem... eshte gjithashtu dhe pakez vone. Plus, sic thote Xhibi, kam disa shqip-limitations.  Do shkruaj me me kujdes heres tjeter...

 

i pytje, si arkitekt qe je, cer meno per menyren se si firun 3 kullat? thjesht nga ana teknike e? 

 

Asihere s'jam marre me to, por mbaj mend qe ne nje klase apo seminar per teknollogjine e inovacionin ne materiale (embajtur ne Milano), nje professor plak te cilin e mbanin si te njohur, por qe une as sot se di se kush ishte, filloi te fliste per kullat.

Tashi duhet te kuptojme nje gje, qe kodi ligjor i ndertimit, kudo ne bote, parashikon qe struktura dhe muret qe mbajne peshe, dmth qe jane pjese e struktures te jene fire separating deri ne nje pike te caktuar. Dmth, ketu ne amerike ligji kerkon qe cdo mure te jete i tille, por perseri disa duhet te durojne me teper; prsh struktura duhet te duroje deri ne fund (deri kur fire department te jete ne gjendje te kontrolloje situaten), por qe pergjithsisht varen nga kohzgjatja se sa do e perballojne zjarrin. Fillojne ne 30min, 45min, 1hr, 1.5hr, 2hr dhe 3hr, apo dhe 4hr. Muri apo vete struktura (kolonat apo taret) veshen me materiale te ndryshme qe i rezistojne zjarrit, dhe qe kohzgjatja varet nga trashesia apo shtresat e ketij materiali. Back in the day, ashtu sikurse dhe sot (ne shume raste), jane perdore gypsum, bojra risiliante apo dhe plaster. Pershembull ne itali, 1cm gypsum apo allçi rreth kollones, ben qe zjarri te vonoje 45min qe te arrije tek kolona (per 2cm, koha gati dyfishohet), kuptohet qe temperaturat mos te jene te shkaktuara nga shperthime atomike. Lol

Ky professori plak, i kishte pa construction documents te struktures (dmth vizatimet teknike qe i jepen contractorit per te zbatu punimin), dhe po thoshte se shkaku i deshtimit te struktures nuk ka qene direkte nga shperthimi, por nga nxehtesia e madhe qe shkaktohej nga djegia e landes djegse qe ve ne pune motoret e avioneve, dhe nga kursimi qe ishte bere ne veshjen e struktures me keto materialet e me siperme. Dmth, ishte bo sa me thone, per t'ja hudhe inspektimit nga departamenti i ndertimtarise. Veshje minimale e pranuar nga kodi. Duhet te kuptojme qe, kur dizenjojne nje ndertese, nuk mendojme per ufo apo pterosaure qe doperplasen me ndertesen duke fshire direkt ne momentin e impaktit, plot 6-7kate te nderteses- ne mendojme per 1-2kate e shumta te zene nga flaket.

Pastaj, pjesa tjeter kuptohet. Imagjino sikur ne nje ndertese 100kateshe, te zhdukeshin nja 6-7kate nga kati 73 ne 80, prsh., dmth qe katet me siper (20kate) do bien poshte duke shkaktu momentum te perqendrum, qe e bon strukturen me fail eventually.

Paska ik dhe USA per Lesh .... Kenga e rabaxhiut kenduar nga Endrit.....Y e Poliitkes ....

Apo bashke me rabaxhine / Cope cope ja ben melcine .

Pash zotin e madhenueshem i ke me gjith mend Muamet smileysmiley

Se deri tani vetem AI smiley nje i vetem e i pa shoq Endrit me nje .....Y ne fund , merrte persiper te shkartiste krizat ne Ballkan , Europe , Rajon e me Gjeresmiley Dhe i digjohej llafja !  Po s'keni faj JU !  Sa kohe qe kryetari nuk ben nderhyrje asgjesuese se eshte i zene me parashikimin e peremrave vetore , shini Ju pse mos te shini !

Na bene armik dhe me USA-n , na bene Kryetar .Ja xbuluan sekretet qe keshte  e qe na i kishte dhene ne mirebesim .Ti qofsh qe ben sehir dhe nuk nderhyn !

Per Franzin e Wagnereve, e ndoshta ndonje tjeter.   (kujdes me fotot, jane te tmerrshme)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).