“Gjenerata tjetër në Shqipëri: Ndërtimi i një modeli të ri për rritjen ekonomike”, ishte konferenca e organizuar nga qeveria e re. Modeli i rritjes ekonomike është një temë shumë me vlerë, së cilës një ushtri ekonomistësh i kanë dedikuar jetën për të kuptuar arsyet se përse, për shembull, një shtet si SHBA-ja është i pasur dhe një shtet tjetër si Egjipti jo. “E me të vërtetë, – shkruan Laureati i Çmimit “Nobel”, Robert Lucas, – kur fillon dhe mendon për rritjen ekonomike, është vështirë të mendosh për ndonjë çështje tjetër”. Në vijim të kësaj, duke qenë se edhe mandati i ri është i qartë për qeverinë e re, konferenca së bashku me pjesëmarrësit e nderuar nga e gjithë bota duhej të ofronte një strategji të qartë të modelit të ri ekonomik, por faktikisht kjo mungoi. Mungoi, pasi pjesëmarrësit dhe kryeministri i ardhshëm ranë dakord për një gjë: shteti nuk duhet të ndërhyjë në ekonomi dhe tregjet duhen ndihmuar, sidomos tregjet financiare.

Modelin e rritjes ekonomike Shqipëria faktikisht e ka zgjedhur prej vitesh. Ai është një model i thjeshtë dhe shumë efikas. Një model që është sugjeruar nga organizmat ndërkombëtarë. Një model i cili është i bazuar në teori ekonomike, politike dhe filozofike. Është një model me të cilin Shqipëria ka patur sukses. Është një model që nuk duhet ndryshuar. Është modeli neoliberal i rritjes ekonomike, ku liria e tregut dhe mungesa e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi garanton akumulimin e kapitalit privat, investimet dhe përmirësimet në burimet njerëzore, lehtësinë e normës së interesit dhe pavarësinë e Bankës Qendrore apo konkurrueshmërinë e eksporteve vendase përmes përfshirjes në organizma ndërkombëtarë, si Organizata Botërore e Tregtisë. Teksa të ftuarit shprehnin mendimet se çfarë duhej të bënte Shqipëria, shumë pak përmendnin çfarë ka shkuar mirë këto njëzet vite në Shqipëri apo të ofrohej një platformë për ekonomistët shqiptarë, të cilët e njohin mirë realitetin, apo të përmendin gjetjet e Konferencës së Universitetit të Oksfordit dhe Bankës së Shqipërisë disa vite më parë për të njëjtën temë…

Stabiliteti makroekonomik, i cili matet me nivelin e inflacionit në vend, ka qenë stabël në 3% përgjatë dhjetë viteve të fundit, falë politikave konservatore monetare, në një kohë kur në shtetin e ish-guvernatorit të Bankës Qendrore turke inflacioni ka qenë mesatarisht 10% për këtë periudhë kohe. Nga ana tjetër, ish-ministri i Financave rumune nuk tregoi se si TVSH-ja në shtetin e tij është 25% dhe është rritur gjatë krizës, ndërkohë që në Shqipëri mbetet 20%, pavarësisht krizës. As për faktin që iu desh të merrte 20 miliardë euro borxh në vitin 2009, për shkak të keqmenaxhimit të ekonomisë. As për faktin që, kur në Shqipëri administrata publike përjetonte rritje të pagës, në Rumani atyre iu desh të shkurtonin pagat me 25%; apo kur ekonomia në vitin 2009 ra me 7% brenda vitit, ndërkohë që në Shqipëri pati rritje ekonomike.   Ndërkohë, nuk besoj se ia vlen të argumentosh mbi ç’mund të ketë thënë ish-ministri grek i Financave!

Modeli i rritjes ekonomike ka nevojë për ekspertë ndërkombëtarë dhe dy institucione që ishin prezente, konkretisht Banka Botërore dhe BERZH-i, theksuan në mënyrë konstante arritjet e ekonomisë shqiptare këto njëzet vite. Ellen Goldstein, drejtoresha e Europës Juglindore dhe Azisë Qendrore, shprehu se si në fillim të viteve 1990 nuk kishte më shumë se dy-tri ore energji elektrike në ditë dhe ishte shume ftohtë në hotelin më luksoz të Tiranës. “Ndërkohë, – shprehet ajo, – në Pogradec këtë verë unë pata mundësi të përdorja wi-fi falas, në një benzinatë shumë larg qytetit. Shqipëria, – tha ajo, – ka mundur të kapërcejë nga një shtet me të ardhura të ulëta, konkretisht nga 1065 dollarë për frymë në vitin 1991m në 3521 dollarë në vitin 2012 (këto me kursin fiks të dollarit të vitit 2005), në një vend me të ardhura të mesme”. Sipas saj, “mund të vuani pikërisht nga arritjet e këtyre viteve, pasi jeni bërë aq të pasur, sa të mos doni të bëni punë që do t’i bënin vendet e varfra dhe jo aq të pasur, sa të keni mundësi të zhvilloni punë me produktivitet dhe njohuri të larta”, Sipas kryeekonomistit të BERZH-it, Eric Berglof, sfidat e Shqipërisë janë të ngjashme me shtetet e tjera me të ardhura të mesme dhe, sipas tij, shumë pak shtete ia kanë dalë që në njëzet vite të arrijnë të kapërcejnë pikërisht në nivelin e shteteve me të ardhura të larta. Shqipëria, sipas tij, me nivelin e rritjes ekonomike aktuale, nuk do t’ia arrijë dot. Faktikisht, pavarësisht se nuk u përmend në këtë konferencë rregulli i ’70-ës, i cili thotë se, nëse Shqipëria do të dyfishojë të ardhurat për dhjetë vitet e ardhshme, atëherë duhet të rritet me 7% në vit. Ndërkohë që të gjitha gjasat janë që, për të paktën dy-tri vitet e ardhshme, rritja ekonomike të mos jetë kaq e lartë. Shqipëria, sipas ekonomistit të BERZH-it, ishte një vend me shumë pak kapital në fillim të viteve 1990 dhe tashmë nga një vend në tranzicion, është një vend në zhvillim dhe për këtë arsye, sfidat janë shumë të ndryshme nga sfidat e deritanishme.

Ndërkohë, në konferencë nuk u përmendën aspak projektet e mëdha të ndryshimit, si: shëndetësia falas, taksa progresive, heqja e taksave për bizneset e vogla, ulja e taksave për 95% të shqiptarëve, legalizimet falas etj. Këto ndoshta do të adresohen në një konferencë të dytë, por do të ishte interesante të shpreheshin ekspertët e huaj për këto alternativa qeverisëse. Sido që të jetë, të tre ministrat e qeverisë së re, i Financës, i Ekonomisë dhe i Energjetikës, ishin të një mendimi, që shteti nuk mundet të jetë ofruesi i shërbimeve apo aktori që do të përzgjidhet për të garantuar rritje ekonomike. Përkundrazi, roli i shtetit do të jetë partneriteti me biznesin, respektuesi i kontratave private, lufta ndaj korrupsionit etj. Në fund të fundit, konferenca nuk dha ndonjë model të ri për rritjen ekonomike, por premtoi një shtet partner të tregut, duke dhënë siguri se idetë neoliberale, pavarësisht retorikës, nuk do të zëvendësohen dot dhe duhet t’i shërbejnë edhe gjeneratës tjetër në Shqipëri.

EKONAL

127 Komente

Ketu ska fare vend per te gjykuar per ide te majta apo te djathta. 

Kush tha qe vendi eshte udhehequr nga ide te djathta?

Nese idiotizmat elektorale te Rames me premtime ekstremisht te majta do te ishin nje argument i mjaftueshem per ta quajtur qeverisjen e Berishes si nje qeverisje te djathte, atehere po. 

Mendoj se ne fakt kemi patur nje zhvillim ekonomik kaotik duke sjelle ne treg dhe keqperdorur ne menyre te tejskajshme cdo burim te mireqes pa patur kurrfare projekti te zhvillimit te qendrueshem. Keto qendrime ndaj ekonomise do ti paguajme shtrenjte ne te ardhmen e afert dhe me gjate. Ketu nuk eshte fjala per ngadalsim te renies ekonomike por per ulje te burimeve, keqperdorim te tyre deri ne shkaterrim.

Banka Boterore, BERZH apo te tjera organizma burokratike jane te fundit qe nje vend serioz i drejtohet sot per tu keshilluar, ne mos po jane organe qe vazhdojne ti zhysin vendet si Shqiperia ne borxhe. Sot Bankes Boterore i detyrohemi mbi 600 milion $, pjesa me madhe e te cilave per "konsulence". 

Kemi nevoje urgjente per te pasur SHTET qe perpiqet te barazoje te drejtat e qytetareve dhe vetem kjo do te na coje tek "ekonomia e tregut" te vertete dhe jo tek kaosi qe mbizoteron sot. 

Kemi nevoje urgjente per te qene racionale ku tregu i ideve te jete mbizoterues dhe jo urrejtja apo mohimi.

Krejt dakort...

Problemi i shperdorimit, grabitjes dhe abuzimit me burimet tona natyrore eshte madhor dhe jashtezakonisht i qenesishem, per fat te keq! Por nuk mendoj se faji mund ti atribuohet edhe aq modelit te zhvillimit ekonomik, sesa keqfunksionimit (dhe here-here mosfunksionimit!) te shtetit.

Modeli ekonomik, qe perkthehet ne arkitekture ligjore dhe institucionale, i njeh shtetit pushtet te pakufizuar persa i perket kontrollit dhe planifikimit te territorit, burimeve natyrore nentokesore dhe detare, te gjitha ceshtjet mjedisore, etj.

Ceshtja eshte se shteti, apo me sakte, ata qe e kane perfaqesuar deri me sot, nuk e ka bere punen e vet, pasi eshte blere me para ne dore nga biznesi kriminal per te mbyllur syte perballe shkeljeve!

 

Mendoj se ne fakt kemi patur nje zhvillim ekonomik kaotik duke sjelle ne treg dhe keqperdorur ne menyre te tejskajshme cdo burim te mireqes pa patur kurrfare projekti te zhvillimit te qendrueshem. Keto qendrime ndaj ekonomise do ti paguajme shtrenjte ne te ardhmen e afert dhe me gjate. Ketu nuk eshte fjala per ngadalsim te renies ekonomike por per ulje te burimeve, keqperdorim te tyre deri ne shkaterrim.

Egzakt!

Mjafton te konsiderosh si e kemi keqperdorur dhe si ja kemi ulur vleren nje prej aseteve tona kryesore, territorit.

Mjaft interesant!

Batuta e znj. Goldstein me kujtoi nje tjeter, te ngjashme, te nje mikut tim italjan, qe thote vazhdimisht: 'kush e ka njohur Shqiperine ne fillim te viteve '90-te dhe e viziton sot nuk mund te mos besoje ne domethenien e fjales progres!'

Personalisht do te shtoja qe nga qeveria nuk duhet te presim vetem partneritet me biznesin, natyrisht i domosdoshem, por edhe partneritet me qytetarin, interesat e te cilit nuk perkojne perhere me ato te biznesit dhe i takon shtetit te gjeje nje ekuiliber. 

 

Modelin e rritjes ekonomike Shqipëria faktikisht e ka zgjedhur prej vitesh.

s'do mend që e ka zgjedhur modelin e rrumpallës shkatrimit dhe vjedhjes së pronës publike, korrupsoni, monopolin klientelist politik, etj.

Autorie tregon qartë s'ka haberin nga ekonomia prandaj ka guximin e shkruan për ide të djathta e të majta.

Të tjerat i ka thënë "econom" më lart.

 

 

Titulli duhej korrigjuar pak, se ne Shqiperi nuk kane udhehequr as idete e djathta e as ato te majta. Mund, mundet te thuhash me rezerva se disa nisma te qeverise, per uljen e taksave, taksen e sheshte, etj, ishin ide te majta, por kjo s'do te thote se qeveria ka udhehequr me idete e majta, se sa per idete e djathta as qe behet fjale. Keshtu qe autori, me gjith entuziazmin qe shpreh, eshte mire te ulet me kembe ne toke.  Gjendja euforike qe shprehin bankieret dhe artikulli, eshte nje hi syve, dhe kjo gje s'do te thote se qeveria dhe BQ kan punuar keq, ato kane punuar disi mire, çka  per te qene me te sakte, por jo dhe aq mire sa do te duhej sipas ideve te majta apo te djathta. Se nese do te pretendonim se qeveria ka drejtuar me idete e djathta, i bie te pyesim me te drejte se ku jane pronaret e vertete, dhe pse ata po vuajne, dhe ketu qeveria ka deshtuar, siç ka deshtuar edhe ne disa idera e projekte.  Kjo qeveri dhe BQ, nuk eshte se ka punuar keq, por jo dhe aq shkelqyeshem sa e bejne disa personazhe te artikullit. 

ulja e taksave dhe taksa e sheshte ide te majta? pjer me makine angleze udheton ne belgjike ti?

Bejini nje monument emigranteve dhe nje Lazaratit + ... se e shihnit modelin.

...smiley

 I tere problemi,  sipas meje, eshte se  ne gjer sot nuk kemi patur nje model zhvillimor.Ndersa artikulli  flet per modelin, me bind se Besarti  i eshte referuar rastit .."sikur te kishim patur nje model".Vendi  kercenohet nga kolapsi ndersa ky  zotnia, prrallis, per nje ..vend ne  zhvillim.....

   Ky ka synuar  te na tregoje, se mund dhe te ngjallet ..." i vdekuri"..., salibolleku

Ellen Goldstein, drejtoresha e Europës Juglindore dhe Azisë Qendrore, shprehu se si në fillim të viteve 1990 nuk kishte më shumë se dy-tri ore energji elektrike në ditë

Drejtoresha te na rruaje trapin do beje me mire sesa te na tregoje Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet. Ne fund te viteve 80, pra para fillimit te viteve 90, ne Shqiperi energjia elektrike ishte e siguruar si per banoret per sherbimet te cilat mund te realizoheshin vetem me energji elektrike, por edhe per industrine. Nxjerrja e hidrokarbureve arrinte 2.000.000 ton ne vit, drute e zjarrit perdoreshin per ngrohje dhe gatim ne menyren me sustainable te mundshme duke ruajtur pyjet, etj etj. Fale kolegeve te zonjes ne fjale qe vine me zgjidhje te gatshme nga Washingtoni, sektori i energjise eshte dhe sot e kesaj dite mizerje, me nje privatizim te deshtuar, me model tregu dizfunksional etj etj etj etj. Keshtuqe, meqe kam akoma dhe 1484 germa per te perdorur, po citoj veten dhe njehere, drjetoresha ne fjale do beje mire te na rruaje trapin.

Yet ne vitet 80 shqiperia qe vendi me i varfer ne Evrope... dhe kjo me diference te madhe....

    Olsi, seriozisht e kane qe degjojme perfaqesues  nge nje "vend i vogel dhe ..i ngjajshme me neve.." Izraeli?!!!!E te fillojme te xhvillojme teknologjine e larte, per  ç`fare xhanem?

 Mos ...!..Le ta vazhdoje "mesimin",  kjo,  ketej poshte..se te pren !

Uroj ta degjojne ata qe me te vertete kane vendimmarrjen ne dore.

jo krejt..shtepiat kishin nga nje llampe 40w e asnje elektroshpiak.Nje frigorifer Obodin per mahalle,drute vetem per ne kuzhine e pjeste etjera te shtepise akull e furre ....gatimi me furrnela me vajguri edhe dushet atizanale qe shpesh u bene burim tragjedishe.As kalorifere e as ventilatore....jo rralle megjithe kete sasi te pakten qe nevojitej sistemi shkonte ne tilt.Mandej hap e mbyll portat mbi drin   vuuu permbytjet e ndersa keshtu shpesh pa drita...Cmimi ne raport me te ardhurat ishte mjaft i kripur...Nje punetor qe merrte 6000 lek te vjetra paguante nje fature 200 lek...(nje punetor nuk merrte 6000 lek ,kete e merrte nje ing)

e ke gabim zana  Nje inxhinier i sapo dale nga bankat e shkolles merrte 7 600 leke fiks.smiley 

si shume po me duken ,mbase nga ata qe i çonin neper vepra te pesevjeçarit,megjithate ta besoj.....

u prishem me Hua Kuo Fenin ne, per pune te Ten Hsiao Pinit, pa do e shikonim edhe ate punen e energjise.

shqiptaret jane ngrohur me dru, dhe e shifnin zjarrin organik me sy, qe sot vetem "peco-grossot" munden me e perballu...

Keqmenaxhimi është gjë tjetër nga shkatrimi dhe gjurulldia e sotme dhe ath fiksimi ishte me ide majtas por në fakt ishte një ekonomi kapitaliste monopoliste shtetrore me llafollogji komuniste ku vendoste dikush që s'merrte vesh nga ekonomia socialiste a kapitaliste(majtas apo djathtas) ashtu si dhe kta 23 vjet pas.

jo jo, nuk behet keshtu ky lloj diskutimi, se s'kishe lavatrice po sa per gjithe lavatricet e frigoriferet e ballkanit harxhonte energji metalurgjiku. po nuk eshte kjo pika kyce, eshte fakti qe ti sot ke me pak fuqi te instaluar sesa kishe ne 80, ke nje tec te bere me asistencen teknike dhe financiare te bankes boterore qe nuk ka punuar asnje dite, nje sistem energjitik te kalbur si teknikisht, si institucionalisht, si ekonomikisht, dhe te gjitha te bera kryesisht me asistencen e bankes boterore. varja, muhabet i stergjate ky

Ato dushet me vajguri qe bubullonin sikur po leshoje raketen kozmikesmiley

Alba2265, dushet me vajguri bubullonin jo tamam si raketa kozmike, qe thua ti, por fill 12 vjet para atyre lloj " raketave " zonat rurale jo dhe shume shume larg .." urbuseve" te mbreterise, " llamurisej "me bishtuk! Mire eshte te thuhen te tera mi xhane.Se na degjojne " amishet" dhe na shajne

13 euro nje kuintal e blej per oxhak ketu ,eshte dushk e shqope ..smiley.Ullinjte nuk preken me dore,ben me shtrenjte ulliri dru se ne kavanoza i perpunuar per kg...

A e njihnim letren higjenike ne ne momentin e renies se regjimit te lavdishem? Rroga fill mbas diplomimit ka qene 6950leke dhe mbas dy vjetesh shkonte ne 7700.

Italianeve mund tu beje pershtypje diferenca midis viteve 90 dhe sot sepse Italia eshte vendi me i prapambetur ne bote persa i perket diferences midis potencialitetit dhe performance. Italia ka nje indeks transparence prej 4,2 (dmth 58% e veprimeve kryhen nendhe nderkohe qe uleritet"Leadership, qualità totale, creatività, innovazione...".

Nje vendi te perparuar si Finlanda (indeksi i transparences rreth 9,2) vendi yne i duket akoma ne fund te gropes. maksimumi qe mund te kesh si business ne Shqiperi eshte nje dyqan i vockel. Ndermarrjet "e lavdishme2 jane ne dore vetem te njerezve te lidhur me pushtetin. 

smiley

ps. jo vetem letren higjenike, Gjon. Nga kto kishte vetem neper hotel turizmet, por ne rrethet e kategorise se dyte, kishte vetem nje banje per kat, e vendosur si rregull ne fund te koridorit. me korrigjo po qe se gaboj.

  E megjithate,   une per vehte, nuk kam degju se dikush ahere e pati be ..ne breke

Gjoni di c'flet...
 

Z.grava e kuptoj nostalgjine,por jo deri ketu ,dhe per ta kthier ne gjirokastritshe se bente ne breke se "e leshonte mu ati"smiley

Xheni, nga " aroma", qe mbart hazineja mi xhane, sikur nuk me kuvalis per ...nostalgji, mi !

Te tera jane pordhe me rigon...... Shqiperia si nje boothe vend dhe qe ka resurse te shumta si ne hidrokarbure, si ne energji elektrike, si ne bujqesi (tashme te perdhosura por qe me pak vemendjje mmund te kthehen ne nje aset shume te rendesishem) si ne minerale e se fundmi edhe ne ujra (pa permendur ketu turizmin) mund te behet shpejt, bile me shpejt nga sa mund te mendohet.... Po per kete ne na duhen ca "trapa" idealiste qe te na udheheqiin, por para se gjithash na duhet nje sistem drejtesie, tek i ciili te kesh besim..... pra e theksoj....por para se gjithash dhe mbi te gjitha  na duhet  NJE SISTEM DREJJTESIE... i cili te jete gardian i te gjitha abuzimeve dhe keqperdorimeve. Vetem keshtu ne mund te gjejme paqe dhe prosperitet.... te tjerat jane bathe bathe po nje kokerr....

Mir o mire po nuk na thuhet qe shqiperia ka nje ndihme te jashtezakonshme nga emigrantet qe subvencionojne nje numer te madh familjesh shqiptare. Nderkohe qe gjysma e ekonomise shqiptare eshte ne te zeze, taksat mblidhen ne nivele qesharake, papunesia eshte e larte dhe pabarazia ne shperndarjen e te ardhurave po rritet ne menre te frikshme. Pa folur pastaj per masakren ne shfrytezimin e burimeve natyrore, keqmenaxhimin e naftes, zhberjen e territorit (lumenj, pyje, erozion).

 romaku, he me ta lumsha! E gjithe tokza e muhabetit, te cilen, ekonomistet tane te medhenj fare nuk po dine  ta thone

Shiko kur krijon hapsira te tilla ne artikuj nga Himalajet ne Gropen e Paqsorit kushdo mund te thote "se Peshtevari zotrie . Do me argumentu "Politika te Djathta " dhe "Politia Neoliberale"  , qe perfaqeson , "mosnderhyrjen e shtetit ne ekonomi " ?

Beje pra e leri idiotizmat me Usa e me Egjipt !!!!

Duhet gjet  dhe fjala e duhur per "mosnderhyrjen e shtetit " sepse eshte Pikerisht baza per cdo Korrupsion e Shkelje Ligji , term me te cilin  spekulloi jo vetem teorikisht Qeveria e Injoranteve Berishiste dhe "kopuket " e Krimit te Organizuar ose "ekonomistet europiane "!

Ne Shqip duhet me patjeter te gjendet fjale e Pershtateshme sepse eshte Injorance e Hajduteve "Mosnderhyrja e Shtetit " Ai nderhyn ne Extremin e nderhyrjes  "Ne Vjeljen e Taksave te Individit "e jo me te "mos nderhyje ne Ekonomi" ? Po perse duhet ky shtet ? Derstilist ! 

Dhe jemi qe jemi Hedhim dhe nje sy nga Finlanda , nga Skocia , o main Gosh Suedia me indekse ..Ne Shqiperi eshte shitur per 25 Vjet pasuria e akumuluar per 45 vjet . Kush ka perfituar eshte tjeter Pune. Shqiperia eshte nje vend qe nuk prodhon , vetem shfrytezon pasurite e krijuara nga ishet .Per cfare Krizash e ka fjalen ky Birbo !!!! Shqiperise i shesin Byk dhe Pula qafrrjepura nga cdo shtet  mish bizoni e djath pizzash , dhe me e qarta  i japin Rroga qe nuk vlejne as per letra Higjenike , pensionisteve dhe nepunesve. Per cfare te Djathtash e ka fjalen ky Birbo !

Dengeliste derstile .... boll ka pjelle ky vend !

Strehe me te mire per te mcef paaftesine per te bere shtet sesa "neo-liberalizmi" nuk ka, dmth s'ke bythe per te bere me mire, por e justifikon me modelin qe ke zgjedhur. Modeli sugjerohet fort nga institucionet financiare nderkombetare per republika bananesh si kjo jona. 

qekur u qeveriska shqipria me ide kshu, tobestafkurllah

Me ide? Me mide mi!

Mbi ngazellimin e znj Goldstein per free Wi-fi, nga Ervin Qafmolla:

Progresi që vjen nga kumari

Një pjesë e madhe edhe e fshatrave të konsideruara si “të humbura”, sot kanë çuditërisht akses në internet. Për diçka të tillë nuk ka ndikuar asnjë qeveri, e sidomos ajo e fundit, e cila ndonëse shpalli nismën “Shqipëria në moshën e internetit” nuk rezulton të ketë bërë shumë në këtë drejtim. 

Megjithatë, shpëtimi erdhi në një masë të konsiderueshme nga një sektor tjetër, ndonëse me logjikë, më pak i parashikueshmi për një ndikim në dobi të popullsisë. Pikat e basteve kanë nevojë për internet që të funksionojnë, ndaj në çdo cep të Shqipërisë ku ka bastore, është shtruar për këtë qëllim edhe infrastruktura e internetit. Si rrjedhojë, çdokush që ka mundësi dhe dëshirë, e ka po aq të thjeshtë sa në qendër të Tiranës që të arrijë të lidhet direkt me pjesën tjetër të botës.

 

Jo more! Po interneti ne cdo shkolle si shkoi? Po 1250 pika interneti falas ne gjithe Shqiperine kush i coi? Lojrat e fatit? Po rritja e aksesit ne internet si u rrit ne telefonine e levizshme?

Ja urdhero dhe tregoja edhe Qafmollesh po te duash: http://postashqiptare.al/Portals/0/Gazet...

ne fakt si pamje e pergjithshme eshte kjo qe idete e djathta do qeverisin Shqiperine dhe kjo eshte shume mire, por ne realitet do na qeverise klientela, korrupsioni dhe allishverishet qe i pervertojne idete e djathta. Edi Rama i bashkise qe 70% te lejeve te ndertimit ja u jepte 3 firmave te njerezve te tij apo Koco Kokedhima qe ka ndertuar pallat edhe ne rere ne Himare, sigurisht qe me socializmen nuk eshte se kane ndonje lidhje (ideore) por as me te djathten jo. Modeli i tyre eshte klientela dhe korrupsioni, venie ne sherbim e qeverisjes per kete klientele. Por, votat u moren me premtime ekstra te majta dhe "konferenca" (konferenca e klienteve te Rames qe edhe sot nuk di gje kush se me cfare shpenzimesh kane ardhur dhe jane mbajtur ne Shqiperi keta kliente) perpara se te flase gjera qesharake (si ajo per rreshqitjen nga lart poshte), te na tregoje se si do hape Rama 300 mije vende pune, kur do behet shendetesia pa sigurime shendetesore per ata qe punojne, kur do behen legalizimet falas, heqja e tvsh, taksa progresive, ulja e taksave per 95 te njerezve e perralla si keto more Pjeter. Klika neobllokmene per nga premtimet piramidale ja u ka kaluar edhe eterve te tyre me lugen e floririt, por ka per ta katandisur Shqiperine me keq se baballaret e tyre qe duke filluar nga vitet 80, fundi i eksperimentit te kushtueshem komunist ne Shqiperi, nuk kishte as gjerat me elementare per njerezit. Mungonin te gjitha, buka, djathi, mishi, rrobat dhe ne ate kohe qe pervec nje llambe dhe ndonje televizori te qelbur me pakice nuk kishte gje tjeter, filloi nderprerja e dritave.

Qeverisja e Berishes as nuk mund te kapet nga Rama per nga punet, reformat dhe zhvillimi ekonomik. Po merr vleresime edhe nga Banka Boterore per keto gjera Berisha.

Qeverisje dhe ide te djathta: ja kesaj i thone cinizem oksimori.

jo idese se autorit, por idese se Rames. Autori vetem ka paraqitur ato qe jane thene ne "konference".

Shume e Vertete, pelqen apo jo. Por jo sepse politikanet tone ishin vecanerisht te ndritur, perkundrazi injorante si 99% e popullsise, por sepse modeli liberal eshte deri me sot modeli dominues. Qe ne vitet '70 me politikanet Thatcher dhe Reagan, duke ndjekur mesimet e F. Hayek, M. Friedman e shkollen e Chicago. FMN, Banka Boterore rekomandojne kete model.
Ne Shqiperi, deshtimi kryesor eshte mangesia ne instalimin e Shtetit te se Drejtes, (Rule of Law) kusht i domosdoshem per nje ekonomi te lire.

jo vetem e rekomandojne po eshte edhe model qe funksionon por me nje mesatare qe shteti te marre pergjegjesite e tij. E di ti qe shume nga reformat e qeverise Berisha jane bere pa pyetur fmn dhe bb? Psh. keto dy institucione nuk rekomandojne rritjen e pagave dhe pensioneve (vetem ate rritjen qe korrespondon me inflacionin), ndersa qeveria i ka rritur rregullisht keto 8 vite duke i dyfishuar dhe trefishuar. Keta nuk rekomandapjne as uljen e taksave per bizneset e vola psh. por kjo perseri eshte bere etj.

Po ashtu eshte. Mqs FMN dhe BB kane lekun, perpara se te hapin qesen, thone, - privatizo kete, hiq monopolin, rrit transparencen etj etj. Shembulli eshte Greqia.
Nqs sot me Ryan Air fluturon nga Milano ne Barcelone me 40 Euro, i detyrohemi liberalizimit te trafikut ajror dhe renies te monopolit te kompanive kombetare te udhetimit.

greqine nuk e futi ne bela modeli, por keqmenaxhimi. Ata shpenzonin shume here me teper se sa mblidhnin, eshte e thjeshte kjo pune dhe perfunduan aty ku jane sot. Bile modeli mund te jete i kundert me kete qe diskutojme.

Shume dakort per liberalizimin dhe shembullin qe jep dhe mund te merren edhe shembuj te tjere.

Ne fakt, financimi i ekonomise me borxh publik, monopolet ekonomike si ishte Greqia nuk jane model liberal, pavaresisht se ishin ne BE (me hile).

jo sot por ka kohe qe idete e djathta jane me te mirat dhe me funksionale per progres ne çdo fushe te jetes ne mbare boten. Idete e majta jane vetem demagogji llafe blablabla dhe regres i siguruar. Per kete arsye do te jem gjithmone e djathte.

Idetë e djathta do të vazhdojnë të qeverisin Shqipërinë

Lum si keta qe mbushin xhepat me rroga te majme dhe tallen me shqipot. sic e kemi koken na e vene festen. s'ka as te djathte dhe as te majtene shqiperi. ka vec dy parti hajdute pa vizion, pa ideale. 

askush s'dha pronat per 23 vjet, pra te djathte s'ka dhe s'ka sy per qabe qe do kete se shpejti.

shqiperi rrumpalla beri si beri deri tani me ndihmat e emigranteve, drogen dhe pislleqe te tjera. shteti i bukur i nanos dhe berishes vec shtet s'mund te quhet. nje rrumpalle, vec nje rrumpalle.

Ekonomia e tregu i lire funksionon kur ka rregulla loje, lexo shtet te se drejtes. Pardje eshte vrare nje tjeter ne Bulqize, shkak konfliktet mbi galerite e kromit. Zevendeso galerite e kromit me konfliktet mbi pronesine dhe eshte i njejti skenar. Pa ligj, shtet se drejtes, tregu i lire eshte nje Far West, xhungel.
Mungesa e shtetit te se drejtes eshte deshtimi me i madh i politikes dhe vete shoqerise shqiptare. Perse, qysh, eshte diskutim i gjate.

E drejte Alba. Tani qe Dr Berisha, qe shkemben akuza te felliqura me kundershtaret e tij, po e humb pushtetin, femijet e tij, nese jane te verteta akuzat shume te renda, nuk e kane me pushtetin e te jatit ne ndihme te tyre. Ata duhet te dalin ne treg dhe do te jene krejt te paafte te mbrojne pasurite pa perkrahjen e pushtetit.

Djali im nuk do te punoje kurre ne ndermarrjen time pa shkuar te punoje per nje ndermarrje tjeter per tre a kater vjet duke bredhur boten dhe pa treguar qe ka nje aftesi fort kompetitive ne nje nga specialitetet e kerkuara nga ndermarrja

o Gjon, pash Zotin ti leme keto lubonjizmat me banda se keto jane ne kuader te propagandes se felliqur qe Lubonjat kane per shqiptaret, qe duan ti paraqesin si njerez te deshtuar, si shtet te deshtuar, si kriminele, si drogaxhi e trafikante bile te na e faktojne kete qe nga historia. Une skam ndonje shprese per Ramen, megjithese nuk dua qe ky ta lere me keq se cfare e gjeti. Ne nje vend normal punet keshtu duhet te ecin, dikush ve nje tulle dhe tjetri qe vjen pas e shton dhe ketu duhet te jete kritika per Ramen qe kujton se si baballaret e tij historia fillon me te dhe sdo beje asgje.

Sa per pronat po cmund te behej ne keto kushte? Ti liheshin pa financuar shkollat dhe spitalet qe te demshperbleheshin pronat? Apo te ktheheshim ne feudalizem. E djathta aq sa mundi beri, tani te ja kerkojne Rames dhe ta shohin se cfare do u japi.

E djathta aq sa mundi beri

ja, kjo po qe eshte thenia e dites. E DJATHTA, E DJATHTA DHE PERSERI E DJATHTA. se ku eshte kjo e djathta, zoti e di. te djathte i quan ti  o zoteri, ata qe rrembyen pronat e tjetrit? ti qofsh qe i merr per te djathte, ca rrugace hajdute qe e ben shqiperine rrumpalle.smiley

Berisha ka vite qe jeton ne boten e tij te endrrave. Te pakten ne debate ne distance, ka ngel rob i nji retorike pabukse dhe perverse, sidomos kur krijon probleme te paqena per te terheq vemendjen nga problemet reale. Per fat te keq, duket se nuk ka per te heq dore as tani qe zyrtarisht dhe moralisht, duhet ta mbante gojen qep.

Berisha ka vite qe jeton ne boten e tij te endrrave.

berisha eshte gjysem i semure psiqik. kurohej shume kohe me pare. nuk e di c'ben tani po ndoshta ca kura o i merr vete o ja hedhin ne ushqim. eshte anormal.smiley

po kur u bone ti mi aman me fol per Berishen qe ka nje jete ne krye te nje shteti dhe eshte i respektuar nga nje bote e tere... po normal se ne shqiptaret jemi te paret te shajme e te gjykojme te tjeret

idete e djathta,,,ha ha ha!

njerezit nuk jane ne rregull.  qe kur, kaosi dhe banditizmi na u quakan te djathte?   nje shtet qe shet vetem skrap dhe predha e mbahet nga emigracioni dhe ''pislleqet'' ka guximin te mendoje per ideologji dhe programe!! nje shtet pa ekonomi,pa ushtri,pa institucione,pa breke,kerkon ti mbushe mendjen vetes se ka ideologji.

shteti shqiptar eshte lsi.

o shqiptar i vjeter,pse e prishe me ate fjaline e funditsmiley apo deshe me thone qe ate meritojme ?

perspektiva eshte e zymte dhe mjere per shqiptaret. Rama, si Enveri, ka vene ne krye te oxhakut edhe kllasen punetore. "Diplomacine kulturore" do e drejtoje Fatmir (Fate) Velaj, nje elektricist qe ne vitin 11 eshte diplomuar ne universitetin e famshem Kristal. Po, po, ate universitetin qe shiste diploma edhe per nje lyerje me boje te godines.

a nuk ju jane merzit kto krahasimet me Enverin? i keni bo aq bajat sa jo pa te drejte, robt kane per t'ju kthy Enverit. M'kujton Bashkim Alibalin anej nga '86-'87 kur i tha Zef Dedes se ky ngeli tu e imitu ne cdo emision humori, "o Zef, nuk hahet buka vec me mu!". Kshu dhe puna juj, shifni per naj gjo te re, lejini kto prrallat me krahasime Rama-Enver se i pate sa efektive ishin te zgjedhjet e funit. Ju as nuk msoni prej gabimeve mer vlla; t'pakten ky Rame-Enveri mson. E pa qe nuk fitonte dot pa Lirin dhe boni-cboni, e ndrroi mendjen, edhe pse nuk prano qe ka qene gabim kur thoshte qe nuk kish per t'i zgjat doren

o dhenderrush ate Fate Velaj per here te pare e ka dekoru Berisha tani Rama po i jep post me te larte siçduket eshte elsktriçist po di mir me i lepi pjatat

sdi gje per dekoratat por sdq. keto skane lidhje me postet. Dekorata mund te marre cilido per nje pune qe mund te kete bere, ndersa te jesh keshilltar i kryeministrit per diplomacine kulturore dhe si kualifikim te njohur te kesh ate te elektricistit, kjo vetem ne qeverine e Edi Rames ndodh. Dikur xhaxhi vinte mjeleset dhe traktoristet ministra se kshu nuk i vinte e keqe prej tyre, edhe Rama kete po ben si babai i tij shpirteror.

po normal

eshte diplomuar ne universitetin e famshem Kristal. Po, po, ate universitetin qe shiste diploma edhe per nje lyerje me boje te godines.

Unversiteti qe ka per pedagoge te jashtme ne Shkencat Politike Argita Malltezin, dhe per pegadog te brendshem ne arkitekture, Jamarber Malltezin, ti thua qe s'ben? 

Minor details smiley

Ho mer admin? 

Kur te thashe me mire tna kishe sjelle nji teme me krime kumunizmi, ma fshive komentin!!!

Urdhno, shife si po mushet tema me "Enveri, Enveri", "Masakra Tivarit" vetem "Shitja e Kosoves" mungo dhe plotesohet Triniteti Antikumunist i oreve te para. 

Idete, ne se jane ose jo te te tilla, do te thote se jane as te djathta e as te majta, por vetem ....se progresive, perparimtare.Qendrimi, reagimi, veprimi ndaj tyre eshte ose revolucionar ose reaksionar.Traditcionalisht, e djathta, duke qene konservatore,ka reaguar ne me te shumten e hereve, pervec rasteve te perfitimit te provuar ekonomikisht, skeptikisht dhe negativisht.Progresi eshte arritje e vizionareve kembengules ne kerkim, prove, shkence.

Artikulli nga titulli (po edhe nga burimi), qenka shkruar nga Cikago-bojsat shqiponeze. Cjapin ta shesin per kale, dhe te lene edhe numrin e telefonit ne rast se do te blesh edhe lope qe kakarit.

Metodat klasike te shkaterrimit te ekonomive te vendeve "te botes se trete" nuk kane ndryshuar shume qe nga koha e Augusto Berishes deri tek Sali Pinoceti. Pse ta ndryshosh, kur vazhdon te jete efikase?

Eshte pikerisht ky model qe te lejon ty te shkruash komente ne blog me internet me 2 megabyte shpejtesi, per 10 mije leke te qelbur ne muaj nga nje laptop Sony Vaio. Po nuk merrni vesh ju majtistet e shthurur me floke te gjata pakrehur e bluze me Che Guevara te dalur boje. smiley Ju me telefon me disk, as me butona, duhet t'ju mbash smiley
Peace

Pa merak, megabytet nuk transportojne plumba. Jane produkt i djathte pacifist.  Nuk e shpikem dot ne cheguevaristet, ja martofsha t'emen, se do e shihnit po te mos e benim internetin te transportonte fisheket e kallashnikovit nga kasollja e Galigatit drejt e ne zyrat Uoll Stritit dhe ne kuzhinat e te djathteve.

P.s. Ti kur lexon/shkruan per te "djathten" ke parasysh versionin 1.0, Shqiperi '92 apo jo? E djathta, fermentim i sharjeve kunder Enverit, dhe "fara e djathte" Ajatollahi Birisha, apo jo? 

Vetem te dhuna e keni mendjen smiley ah pervecse armet jane per perdorim vetembrojtje nga keqberesit dhe qeverite tiranike qe nderhyjne dhe dhunojne lirine individuale, atehere eshte komplet tjeter diskutim smiley

Armet i shpiku e djathta per vetembrojtje, dhe i shfrytezuan komunistet si mjete vrasese.

Dihet qe Nobeli ishte i djathte, po ec e shiko sot se cfare bejne komunistet siriane?

Te majtet sot e kane humbur shpirtin revolucionar, agresiv. Ndoshta ka ndikuar humbja e thelle morale e renies te murit Berlinit. Jane zbutur. Ose derrmuar. smiley

I ka 10 parja thuj, shpikje e te djathteve. smiley

smiley Hahaha leku eshte i embel

Edhe dollaro e evro nuk jane keq. smiley

Me BMW X6 e ke graven, qe ndonjehere flet me aq pasion per kohet e lavdishme.
Kurse Kaviri, ve bast qe iPhone 4s e ka blere ne ebay, nje tjeter shpikje e djallezuar per tu marre mendjen rinise konsumatore. smiley

Rendesi ka zemra te rrahe majtas, pune e madhe se portofoli shkon djathtas. Si tha Migjeni ...smiley

Zemra do beje te sajen - thoshte Roland Trebicka, ndjese paste.

Per ate pune e kemi ppu. 

Tirona, se kur behen shakarate litar, ne vend qe te hollohen, trashen. Ti, besoj, e di qe tek kategoria "cikago-bojsat" une bashke me Berishen, fus edhe ate te shkurtrin qe ishte, edhe kete te gjatin qe eshte, apo jo? Se, ari huntertari, ari peshkatari, e di mire, po thjesht i pelqen te luaje ca thjatro (prandaj dhe une i dhashe nje batute thjatroje). Dmth, nuk besoj se edhe ti mendon qe ka realisht "te majte" e "te djathte" ne Kalane buze Adriatikut, apo jo?

Ate thashe dhe une qe thiatro eshte. Te majte e te djathte nuk ka fare, per ate pune. Por ja qe skenaristi i ka futur si personazhe. Shume i ke graduar liderat albaneze, ata jane thjesht pashallare, vec me sulltan te ri.smiley

Ishte nje shok i nje shoku ngushte. Ky tipi kshu alternativ, ekologjist, pak marksist (mgjs nuk jam i sigurte a kuptonte gje marksin), floket dread etj. Por shoping e jeans te gjere marke dhe kepucet Converse 140 Euro i blinte me credit card te atit avokat.

Hunter, po mua nuk m'u skuq faqja kur na sollen ketu ate tregimin e Bukovskit per hipite filovietkonge, do me skuqet faqja kur me permend ti karten e kreditit te babes? 

me permend ti karten e kreditit te babes? 

Edhe nji ne dosje: Kaviri perdor karten e kreditit te te jatit!

Oh e kisha me Tironen siper, nuk ishte pergj. pas komentit tend.
P.S. Nuk e kam lexuar ketu tregimin e Bukovskit, por shume mire. Ka shkruar disa per hippie ai. smiley

he more Hunter se keta bejne kshu si marksiste interneti se ne te vertete jane me kapitaliste se te gjithe. E ti shikosh ti se si shkarravisin per "cikago-bojsat" habitesh. Aty jane yes-men-a te shperfytyruar. Nuk ta merr mendja se jane te njejtet qe shkruajne ketu per Marksin e kunder Berishes. Dikur merreshin me reportazhe nga fshati, tani e kane perzier pak tematiken.

Radical Chic smiley
.... describe the adoption and promotion of radical political causes by celebrities, socialites, and high society. The concept has been described as "an exercise in double-tracking one's public image: on the one hand, defining oneself through committed allegiance to a radical cause, but on the other, vitally, demonstrating this allegiance because it is the fashionable, au courant way to be seen in moneyed, name-conscious Society."

Unlike dedicated activists, revolutionaries, or dissenters, those who engage in radical chic remain frivolous political agitators..... "

Frivolous political agitators smiley

Hunter, si i " djathte" qe kujton se je, po ja kalon ne ide edhe " hoxhe kavajes".Une nuk flas ..." per kohe te lavdishme ", por nuk jam me mendje cung, te flas per ate qe me kohe i ka ..."Fole Hoxha"E di kujt i " flet hoxha" ...mo hunter ? Te vdekurit

Interesante qe shumica e shkrimtareve "neoliberal" rralle e perdorin ate fjale per te shpjeguar veten... yet, eshte kaq popullore nga njerez te tjere. Nejse meqenese nuk ka stjudiuar ekonomi, ajo qe me pelqen ne lidhje me "shkollen" e tyre eshte qe i afrohen problemeve ne menyre shume racionale e me shume evidenca empirike. Elemente qe pothuajse mungojne tek "kundershtaret" e tyre...

Yep, "neoliberale" eshte me shume si sharje qe perdorin te tjeret ndaj te djathteve se sa ndonje doktrine e vertete ekonomike. 

Besi ka te drejte nese me te djathta kuptojme idete pro tregut te lire, taksave te ulta, heqjes se barrierave tregtare, privatizime te metejshme. Keto kane vazhduar e do te vazhdojne edhe me tej, sepse megjithese ka akoma romantik te viteve para-90 ne Shqiperi, sic thote dhe muhametali me siper, me gjithe ate industri te "suksesshme" ne ishim by far nje nga vendet me te varfra ne Europe me dy dekada gati stanjacion total. 

Ama, me e rendesishme akoma, dhe ketu jam dakort me komentin e pare te econom ngelen institucionet. Sic e kemi thene me perpara, mund te jesh Suedi e majte apo USA e djathte dhe te jesh e zhvilluar, po edhe Kili i djathte e Venezuele e majte e prape i prapmbetur. Institucionet politike, dhe rrjedhimisht drejtesia, jane faktori kryesor i rritjes ekonomike. E keto jane mjaft te veshtira te krijohen, sepse kerkojne qe elitat ekzistuese te heqin dore nga pushteti ne menyre te vazhdueshme, gje qe ne Shqiperi nuk po ndodh gati fare - zgjedhjet jane nje rrotacion i vogel i pushtetit mes dy-tre individeve e vetem kaq. 

Yep... meqenese Kilianet qe kam takuar e kane per krenari qe jane vend i zhvilluar, te pakten per rajonin. Kolombia mbase do qe shembull me i mire...

si te kemi qarkullim elitash more ti shoq, kur Rames i tremben te gjithe. Edhe ata qe i ka flakur si limone te shtrydhur nuk celin goje mer burre. Nuk ju del nje llaf.

Eshte super i pushtetshem mor ti shoq, kontrollon gati gjithcka tashme ne kete vend, media, ojq-fondacione, biznesin, e kuptohet dhe pushtetin qendror. 

Normal qe do i frikesohen. 

Ke biznes kontrollon?

Ke nuk kontrollon do ishte pyetja me e sakte. Po fillojme njehere me ndertimin dhe cdo gje qe lidhet me te. 

Dje s'me zuri gjumi, dhe u ngula e pashe 3 ore te Opinion (desh me zuri e vjella) ku Rama qe ftuar per te shpjeguar programin (emisioni u transmetua para zgjedhjeve).

 

Programi i PS qe i qarte: modeli i zgjedhur nga PD-ja eshte nje fjasko totale, ne mos jo-ekzistent. Ka programe ekonometrike ku mund te futen inputet, dhe te dilet me nje parashikim mbi rritjen e GDP-se. Te inputet e PD-se paskeshin qene 'remitancat' dhe 'ndertimi'. Nuk ishte parashikuar fare qe remitancat do binin pasi emigrantet shkepusin lidhjet me Shqiperine, apo se ndertimi spekulativ (30% e apartamenteve qenkan bosh) ngrin kapital ne llac e tulla kur ky kapital duhet te jete i lengshem qe ekonomia te rritet. Nderkohe, legalizmi as qe ishte fare si input, ne nje kohe qe Hernan de Soto e ka provuar qarte qe kapitali ne llac e tulla ilegale del komplet jashte perdorimit. De Soton e kishin marre madje si konsulent, por ky kishte ikur se nuk ia degjuan fjalen.

Pyetja eshte: keto jane 'idete e djathta'?

Pozitivja e vetme eshte qe me se fundi PS dhe PD po diferencohen nga njera tjetra mbi platforma te qarta te majta dhe te djadhta.

 

 

Per makroekonomi flasin te gjithe. dhe kete ia detyrojme demokracise dhe zhvillimit te teknologjise.

Titulli premton; edhe shoket e kane vlersuar. Nderkohe, miami herald sot i kish kushtuar nje artikull lavde plote nismes shteterore te uruguajit per te menaxhuar marixhuanen, ashtu sic menaxhon suksesshem edhe industrine e alkolit, nga me te medhajat ne bote. Lavde pa fun menaxhimit, dhe vlersimit te drejte te vleres se punes te cdo niveli.

Po eshte thene me kohe, qe ne shqiperi nuk ka te djathte, si ka mundesi te kete, kur ata qe quhen sot te djathte (PD-ja) nuk kane asnje lidhje, asnje fije me te djathten!! Pervec  retorikes se "djathte" anti komuniste, bla-bla -bla .. pa pushim, qe ish majtistet perdoren prej 1990 kur moren pushtetin dhe u quajten `Demokrate` nuk kishte asgje te djathte konkrete, ne reformat mbi pronen ose kthimin e tyre ish pronareve! 

 Prona e perbashket, qe u krijua nga reformat e kolektivizimit komunist, nuk u nda ne menyre te drjete simbas nje reforme te caktuar privatizmi, ku ne vend qe te mbeshteteshin ne dokumentacionet e arshivave komuniste,  mbi pronat e konfiskuara te cilat per fat te mire, kane qene  ruajtura, shume te rregullta, dhe te sherbeni si baze e mire per rikthimin e tyre ish-pronareve, ata u grabiten! E per cfare te djathte mund te flitet ne keto 23 vjet pas kominizmit ?!!! smiley

Tokat nuk jane privatizuar, por leshuar ne perdorim sipas ligjit 7501 atyre qe rezultonin anetare te kooperativave bujqesore. Ne rregull, jane anashkaluar ish pronaret e vjeter, por nqs pranon zgjidhjen toka i rikthehet pronarit te vjeter, atehere duhet ti gjesh zgjidhje fshatareve te kooperativave. Ku do te shkonin ato? Si e zgjidh kete problem?

e di si eshte puna. Ne shqiptaret kujtojme se problemet zgjidhen boll te shtypesh tastin enter

jo te lutmi, tani eshte Rama ne pushtet e ka premtuar luge floriri, buton me zgjidhje hallesh tak-fak. Ne ketu jemi, nuk e kemi ndermend te shkojme gjekundi dhe Rama o do na jape lugen e floririt ose do pirdhet nga qeveria.

Banda e Metes iken e para.

 Ne shqiptaret kujtojme se problemet zgjidhen boll te shtypesh tastin enter

Po pse mos te zgjidhen, a thu kemi nje siperfaqe sa Kina apo India ?!!smiley  i byth ven jemi! smiley

e harrove lemshin e ngaterruar qe te la trashegim diktatura?!

 thashe per reformat per privatizm,  ai ligji 7501 simbas te dhenave te shumta ka krijuar pikerisht probleme dhe konfliket me prona per shkak te korrupsionit, prap ne disa zona fshatra  pronat jane ndare me marveshje nga vet banoret, qe i njohin pronat e tyre, te baballareve gjysheve, dhe nuk ka patur probleme por ne disa zona nuk jane marr vesh dhe ka kercit pushka, sepse nga komunat, bashkite, qeveria qendrore, ka patur falllsifikime dokumetash , korrupsion, ect , kur nje prone delilte me 3- 4 pronar!! Per kete e kisha fjalen! Refomat mbi pronen nuk kane qene serioze! Apo jo?!! 

Lemsh lemsh. Reforma per privatizim, 7501, reformat per pronesine. Fjale ne ajer aka petulla ne uje.
Meqe permende nje ceshtje konkrete, te bera nje pyetje konkrete. Cila eshte alternativa e ndarjes se tokave sipas 7501? Nese propozimi yt eshte toka pronareve te vjeter, si zgjidh ceshtjen e disa mijra fshatareve pa toke qe punonin ne ferma, mqs token duhet ta merrte pronari vjeter?

Une nuk bera propozim, une thashe qe reformat per privatizimin, dmth dhenien e prones simbas ligjit atyre qe u takon, nuk jane kryer sic duhet, tani une nuk jam expert ne kete fush, qe te shpjegoj me detaje "propozimin tim"por nga shtypi meson se ky ligji 7501 nuk eshte zbatuar sic duhet, sepse shteti, i te "djatheteve", gjykatat, prokurorite, sitemi i drejtesise nuk ka funksionuar sic duhet, me kupton? Propozime mund te themi sate duam, ketu tek ppu por nuk mendoj se do te biem daktort, me propozimet smiley do ti biem njeri gozhdes dhe tjeteri patoit! Pra te biem dakord, a kane funksionuar sic duhet gjykatat, prokurorite, sitemi i drejtesise me nje fjale ne Shqiperi, sic duhet ? 

Ju hunter, nuk e keni hic te qarte ligjin 7501.Sepse une te siguroj qe edhe ju, aqe elifimatrak ne problematiken qe solli 7501, po tju kishin vene ne krye te punes per hartimin e ndarjes se tokes ne ate perjudhe, vetem ate ligj do te kishit bere.Prandaj mos e pergojo kot, ate qe nuk di pse pikerisht ashtu u be.

Ok bukur performanca. Tani ku rezulton qe pergojova ligjin 7501?
P.S. Lutemi, jo histori mbi kontributet personale ne hartimin e ketij ligji. Kurrfare interesi rreth kesaj. Faleminderit

por nqs pranon zgjidhjen toka i rikthehet pronarit te vjeter, atehere duhet ti gjesh zgjidhje fshatareve te kooperativave. Ku do te shkonin ato? Si e zgjidh kete problem?

Ndoshta te punojne per pronarin e tokes? Sic punojne njerezit ne fabrike apo ndertim?

Rama lugen e floririt do na e fusi ke ai veni....

Po, kjo menyrete diskutuari dhe te shprehuri, si qytetar i nje vendi perendimor, .... eshte krejt ...intelektuale.

Pra ti kerkon te ndrosh vendet: lugen tek ai veni dhe veglen e atij veni ne goje. smiley

Me kane ardh ne vesh nja 2-3 emerime qe Rama do bej ditet e para, le te themi qe Besi nuk i quante shume te "djathta" smiley

 ...ja njoni nga keta te rilindjes;

 Këshilltari i Ramës, Fate Velaj i diplomuar në universitetin Kristal në vitin 2011 smiley

 ...dhe per me teper gojet eliga thone qe pas hek dore ene nga nenshtetesia shqiptare 

Një model i cili është i bazuar në teori ekonomike, politike dhe filozofike. Është një model me të cilin Shqipëria ka patur sukses.

U kam rixha .a ka ndonje te ngeshem te shpjegoje se cfare kuptojne mexhlisi atje me fjalen "sukses"?

Idete e djathta dhe mentaliteti i shumices se popullit shqiptar( 24 ore pa uje dhe drita vetem ju tju kemi ne pushtet) jane oxymoron.

Para disa ditesh nje miku im ne FB beri nje ftese per nje takim mature pas 20 vjetesh me ish shoket e klases,dhe si vend takimi kish lene Elbasanin.

Debati po vazhdonte per vendtakimin se disa donin Tiranen,dhe hidhet njeri (sic duket nga Rilindasit):
Po ta bejme ne Elbasan se ne te Tiranes,tani qe Sali ndryresira beri rrugen,20min larg e kemi dhe se kemi problem te vijme.smiley

Sa njerez kam takuar ketu,shkakun e humbjes se Berishes e shpegojnese ai beri rruge dhe populli nuk ha rruge....
Me nje fjale artikulli mund te ishte i vlefshem,per popullin tone ne vitin 1938 kur ligjet dhe prona respektoheshin ne maksimum dhe kur ishte krijuar klasa e pasur,jo ne 2013 kur pasi i jemi nenshtruar nje lavazhi truri 50 vjecar( te varfer por te lumtur,te barabarte por te varfer e idiotizma te tjera),fillojme e diskutojme si ai miku apo me aresye idiote per votim dhe jo me aresye te drejta si psh konsumimi i nje force politike( ne kete rast i PD-se) ne pushtet...

Nejse me Rilindasit tani nuk behet me debat...

Shqiperine ka 70 e ca vjet qe e qeverisin vetem Kriminelet dhe Hajdutet , ideve vari lesht .

cfare djathti e majthti thoni ju, ketu ka hajdute e kriminele vetem, sa per ide, ato jane thjesht ambalazh!smiley

Kurioz. Zakonisht PD nis e shan ne menyren me te ashper ata qe dalin nga alenaca me te. Ndersa per LSI dhe Heroin e Tranzicionit me te lavdishem te Shqiperise, Zotin Ilir Meta, nuk kam degjuar asnje kritike qe nga 23 qershori... 

 

 

Sigurisht që s'ke për ta dëgjuar zyrtarisht. Socialistë por edhe demokratët më pak atij i tremben, rondokopi i dietizuar s'ë fundmi i ka futur të gjithë në thesin e tij si brekesha turke..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).