Vjedhje në çdo 90 minuta. Krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë

Në Shtator 2012 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi të dhënat e studimit mbi tendencat e kriminalitetit në Shqipëri për periudhën 2008 – 2011, në kuadër të mbështetjes institucionale të Fondit për Organizata Studimore.  Puna kërkimore dhe analiza u bazua mbi të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit për këtë periudhë 4-vjeçare. Raporti “Tendencat e Krimit në Shqipëri 2012” bazohet tek e njëjta përqasje metodologjike dhe fokus si edhe studimi i një viti më parë “PASIGURIA E PARALAJMËRUAR: Tendencat e krimit në Shqipëri 2008 – 2011” (IDM, Shtator 2012) duke analizuar tendencat e kriminalitetit përgjatë 2012 dhe duke i krahasuar me një bazë të gjerë të dhënash për periudhën 2008 – 2012, bazuar në kategorizimin e përdorur nga Policia e Shtetit për veprat penale të regjistruara.

Synimi i këtij studimi të IDM ishte të krijonte sensibilitetin e duhur tek publiku, institucionet shtetërore, opinion-bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend si edhe të nxiste përmirësimin e politikave dhe masave institucionale në përgjigje të ritmeve alarmante të kriminalitetit.

Gjetjet kryesore

Në vitin 2012 janë evidentuar 14.030 vepra penale ku pjesën dërrmuese të tyre (rreth 96%) e zënë vjedhjet e ndryshme, kanosjet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës. Mesatarisht, gjatë vitit 2012 në çdo 40 minuta ka ndodhur një krim. Më konkretisht, organet e Policisë 
së Shtetit kanë evidentuar:

  • Vjedhje në çdo 90 minuta
  • Plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë
  • Vjedhje banese në çdo 7 orë
  • Vjedhje lokal tregëtie në çdo 8 orë
  • Dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë
  • Kanosje në çdo 8.5 orë
  • Armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë
  • Vjedhje automjeti në çdo 13 orë
  • Krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë
  • Vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë
  • Vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë
  • Vrasje në çdo 72 orë

 

Krimet kundër jetës – Vrasje, Vrasje nga pakujdesia dhe Vrasje e mbetur në tentativë – janë në rritje prej vitit 2010. Këto krime kanë kapur një shifër prej 354 veprash të tilla penale në vitin që lamë pas (2012), thuajse një rast për çdo ditë. Krimet kundër jetës kanë shënuar shifrën më të lartë për 3-mujor të pesë viteve të fundit me 111 vepra penale për periudhën Korrik – Shtator 2012.

  • Krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë
  • Vrasje në çdo 72 orë
  • Vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë
  • Armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë
  • Kanosje në çdo 8.5 orë
  • Dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë
  • Plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë

 

Studimi i Plotë

37 Komente

Tmerr .

Po krimet ne familje ? Krimi me i shemtuar qe po shkaterron komunitetin dhe po rrit femije te dhunuar ?

A llogaritet krim ne keto studime rritja e nje femije te dhunuar mentalisht, fizikisht , i neglizhuar , deshmimtar i dhunes ne familje apo i dhunuar seksualisht ??

Bota qe ka standarte te cilat duam t'i arrijme edhe ne, keto me siper i denon me ligj si KRIM.

Perndryshe ne po e ushqejme krimin me duart tona dhe do mbetemi ketu ku jemi edhe pas 100 vjetesh.

he mo, ndodhi gje keto 45 minutat e para? po ndonje rast?

Per shperndarjen sipas minutazhit nuk ka ndonje studim per diten e sotme. Por sipas shtypit sot kane ndodhur dy vrasje, nje plagosje, nje vetevrasje.  

Keshtu pra mo. 

Admini sot paska gjetur material. Pak ditë para betimit të qeverisë së re rritet edhe diversioni i blogjeve ultra-majtiste shqiptare, tashmë duhet që të plagosurit rëndë ti jepet edhe shkelmi i fundit drejt gropës së hapur ku në këto vite tranzicioni e gjithë politika dhe shoqëria shqiptare e çuan vendin e varfër me emër shqiponje të mbetur pa pupla ku të gjithë ne pambarimisht jemi kontribues të zellshëm në nëpërkëmbjen dhe baltosjen e sajë.

Krime ka kudo në planet, në të gjitha kontinentet, e gjitha kjo shkrimi i mësipërm më duket një kopje e keqe e gazetës Zëri i Popullit të dikurshëm ku në faqen e katërt të sajë jepeshin të dhëna mbi ekonominë, kriminalitetin dhe shoqërinë e qelbur perendimore...Aferim, harazolla të qoftë o matematicien i 40 minutëshit..

Cila eshte ideja e prurjes se linkut te mesiperm?

Rikujtoj serish synimin modest te studimit:

Synimi i këtij studimi të IDM ishte të krijonte sensibilitetin e duhur tek publiku, institucionet shtetërore, opinion-bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend si edhe të nxiste përmirësimin e politikave dhe masave institucionale në përgjigje të ritmeve alarmante të kriminalitetit.

Mund te sjellesh argumentin "Krime ka kudo në planet, në të gjitha kontinentet".  Por statistikat per krimin perpilohen dhe raportohen vazhdimisht nga shume vende.  

tesh ,si qe puna qe deshtoi mbledhja e qeverise paportofol ne te gjitha drejtimet,ne Durres,qe Gjushi nuk pranoi me pagu orgjine rilindese disintoksikante,antidepresive ,fitimtare te radhes!!!!Menteshat po vajisen.....

Shqipërim ju lutem Zane..?

do mlidhen i tash n'shkoder, n'pes sahati smiley

ouuuuu.Pese sahati i mrames ,te shkova te porta,zerin ta degjej rilindje ,thoshe me dhemb koka smiley

Jam kurioze me dite se ku do mblidhen

nuk me duket se kam shkrujt jo shqip? m'difto ku ke mbete?smiley

djegë bronxinat smiley

ka ndryshu dhe struktura e percaktimit te krimit si dhe raportimi dhe regjistrimi i cdo shkelje te raportuar te ligjit. Dmth, i bie qe me pare, ka pas shkelje ose kundravajtje qe nuk evidentoheshin si shkelje ligjore dhe/ ose nuk regjistroheshin

Kuptoj se ç'doni të shprehni me komentin tuaj por sinqerisht ato shifrat më lart janë ogurzeza në vazhdimësi dhe një kopje e keqe e imperializmit amerikan se ç'ka ndodhte në New York vite më parë në kohën kur lajmet filtroheshin nga Sofokli Lazri me shokët e tij. Shifra të tilla janë padyshim të fryra dhe diversioniste, një program i opozitës së djeshme por e lançuar pa dashje në këtë fillim shtatori të thatë..

Ka derman ky hall. Te behen sahate qe te shmangin minuten e 40te, nga 39te direkt tek 41shi.

Minuta e 40-te bie ne trekendeshin e Bermudeve e zhduket bashke me viktimat. lol

Stil i alternuar sot , lart-poshte, poshte lart dhe perseri lart posht smiley Aplikime te reja do shohim si pune Orgjie besoj  E ka dhane nje sinjal Hoppa po e terhoq se qe para kohe me duket smiley 

Po ai Red me Bull c'ka qe hyn ne mes . Ai nuk eshte as anti komunist i Oreve te Treta ? Mire Shtojzovallja se asht ne Pedonale dhe s'po ja nin fort  A dalin priftat me rason dhe Luten mos kete krime ? Ca po duhet ma !!! Akena O Ju Q saliu ZMK ne Bashki ! kemi .Ku jane derstilistet ? 

 Po Ju si antikomuniste te Oreve te para nuk jeni shqetesuar ndopak per kete sihariq qe denoncon rrenjet e komunizmit qe na la Krimin ne dere xhanem ! Rrenjasite ku i kini ?

Red bull i shkruan ishsigurimsit me nickun oidriso; s'e kuptoj se përse kapardisesh si gjeli majë plehut, unë s'ju përmenda gjëkundi dhe as që më bie mendja se merni frymë në këtë planet. Rri rehat s'e s'ta kam ngenë o SGSH, ik e shtoj pensionit në ndonjë lavapjatë Diners-i e mos llomotit gjepura..Ju duhet ta dini si thinjosh që jeni s'e ; mëllenjat bëjnë glasat për të zezën e tyre..Ik o idro e bo sh****n

Per kuriozitet, shkon te wesite i IDM, dhe mazallah se gjen ndonje emer robi. 

S'te mjafton kjo?

IDM is dedicated to develop a profound understanding on contemporary challenges to shape sustainable reforming strategies and public policies in key socio-economic and political development pillars, as well as to advance regional cost-effective approaches in support of intra / cross sectoral cooperation initiatives of key actors based on comprehensive research, policy assessment and multifaceted analysis.

Ajo del e tepron per ate pune. Aq me shume qe kurioziteti i tepert vret macen.

Pse ja shkulet Gjembit se mor vesh smiley Edhe 4 Hershit si i perzim ???? 

Me vertete shqetesohesh kur lexon se nuk ka emra, te vjen keq .Shkon ne varreza , lexon emra Robi dhe nuk e gjen pse ka ndrru jete ! Thu ketu te gjith kane  Lule mbi varr , mer jahu .Ka rregulla ne varreza apo jo ? 

Ke qejf mo vlla lexo ne Bote ne cdo fund Viti nja dhjete Libra me Emra pas analizave .Na jane bo si faqja kater e Z.Popullit qe fliste pa emra . Keto qe thojne "pse  e prute " me ngjajne me ate Olen e krahines sone kur erdhi nga Kurbeti .Nuk gjeti njeri ne fshat dhe Pyti

Ku jan Robt ...

I hengri Krimi ...

Ou tha .Po krime ka gjinanej mer jahu neper Bote dhe Rob sa te dush .Nuk shuhet fshati kshu !

100% keni dash me prish Imazhin e Qeverise Demokratike , dhe nuk zute men nga Gjushi po doni me provoku dhe menteshet e pedonales smiley

 

 

Edhe 2 "biznesmen" i kishin vrare sot. Asnje nuk  kapin. Ndonje krim familje, ndonje grabites, por vrasje te tilla, larje hesapesh ncuk, asnje.

Mos harroni qe ne kohen e Enverit krimi ishte inegzistent!

P.S. S'eshte e hijshme qe keto fakte t'i barte mbi supe vetem Idrizi. Mire Roni me shoke qe e braktisen gjate te vertetave kontraversale, po juve te tjeret qe beni gjoja si te baraslarguar dhe te bazuar mbi te verteta, pse s'flisni?!

Po o shoke eshte e vertet. Ne kohen e Enverit, askush nuk ta grricte makinen.

Po kush kish nge te merrej me krime atehere o aman; ne po zhvillonim IDEOLLIGJINE marksiste

te rroje partija dhe shoku enver thuhej per ngushllim. si dhe fare pak me mbrapa kur kthenim dhimbjen ne force: po vdiq gjith ai enver e ju nuk qate keshtu.

Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë (CESA) publikoi raportin për tendencat e krimit në Shqipëri për vitin 2012. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2012, në Shqipëri mesatarisht një vrasje në 72 orë, një plagosje e lehtë me dashje çdo 6 orë dhe një vjedhje çdo 90 minuta.  

Me vjen mire qe dhe ne Shqiperi, ka statistika te qarta per shum fenomene, gje qe tregon se shteti punon, administrata punon, dhe kjo e dallon nje shtet qe perpiqet te regjistroje sa me shume, pa nderhyre ne jeten private te njerzeve, nga nje shtet kam-kum qe nuk regjistron asgje dhe nderhyn ne jeten e brendeshme te qytetarve. Me vjen mire vertet per keto statistika, megjith punen e dobet te vendim-marrseve, politikanve shqiptare te skenes dhe prapaskenes. 

Pjero,

Po harron qe kto statistika jane te pushtetit qe humbi. 

 

Ka dicka qe nuk shkon ktu Pjero ..... smiley

Po pra Gaz, kete desha te thosha, qe megjithse qeveria iken, apo luftonte per te fituar, pra ish angazhuar ne te tjera drejtime, segmente/organe shteterore vazhdojne punen per mrekulli, dhe kjo me gezon. 

Mire te vjen vertet qe ka dhe kronikane me teftere , qe din Linqe qe dine referenca .Kjo eshte nje gje e mire dhe me vertet tregon qe struktura te shtetit ( Jo Shteti ) ku ka specialiste punojne nen kontrollin e te Huajve sic eshte rasti i Shqiperise dhe nuk mund te shmangen nga statistikat me ulerimat e Politkaneve Sqapas...Vendi me i sigurte ne Bote .

Aq me teper ne nje Strukture te depolitizuar qe merret me keto Staistika , nuk kane vend historite e lefqensve " se Enveri zotrie " " se Zeri Popullit zotrie " e shume te tjera qe te vjen keq kur i lexon edhe ketu sumsit e zgjuar te Derstiles .

Them se Shteti pikerisht pas ketij Informimi Publik e merr dhe Rrolin e tij duke U shfaqur me "Cfare do beje " ...Ose do vazhdoje brenda psikologjise se Derstilisteve .." Krime ndodhin kudo ne Bote " dhe kjo tablo eshte vetem sa me la gojen , ose me te vertete do te jete nje Kembane Alarmi per te kuptuar se Shqiperia nuk e ka ate fat , per nje mije e nje arsye te jete ne keto shkalle Krimi , "si gjith bota zotrie "

Xhibole i paske shtu rradhet me te rij .Kot qahesh qe te ka rene rendimenti ne BLOG . Po i bza dhe Enverit tani , nuk te mjafton vetem leshi Jozefines . Padyshim qe je i fryre dhe diversionist smiley

 

Çfarë do të bëjë z. Rama me këtë?!

Te gjitha shpresat i kemi tek shoku Edvin Kristaq Rama se nuk durohet me kjo situate lufte... me kaq shume te vdekur...  countdown ka filluar
 

 po pra, ishallah na jep naj leje ndertimi qe ti bejme balle krimit te organizuar : D

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).