Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar në Prishtinë me çmimin që mban emrin e poetit të njohur të Kosovës, Ali Podrimja

Kadare bëri këto komente gjatë një ceremonie në kolegjin universitar AAB në Prishtinë ku ju nda çmimi “Ali Podrimja”, një çmim i ndarë për herë të parë në kujtim të poetit Podrimja i cili ndërroi jetë verën e kaluar në Francë.

Zoti Kadare, që ishte mik i shkrimtarit të ndjerë tha se së bashku kishin diskutuar shpesh për detyrimet që kanë kultura dhe letërsia më kombin.

“Letërsia nuk rregullon punët e një kombi, letërsia nuk rregullon punët e një shteti, nuk rregullon punët e partive prandaj ajo është mirë që të qëndrojë jashtë tyre, ajo ka vlerë, si vlerë e pavarur në radhë të parë, si një vlerë paralele, si një botë paralele. Por, ka stinë në jetën e popujve kur kanë nevojë për të dhe atëherë letërsia e thyen zakonin e saj të pavarësisë dhe përzihet në punët e kombit, kështu është përzier letërsia shqipe në 120 vjet përpara, në 150 vjet përpara në kohën e Rilindjes Kombëtare, kështu duhet të përzihet përsëri kultura shqiptare sot kur kombi shqiptar ka një problem tepër serioz”, tha ai.

Zoti Kadare, i cili sot takoi edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se kombi shqiptar ka një problem me kontinentin e vet evropian dhe është i vetmi komb ndaj të cilit ka pasur përpjekje për të nxjerrë nga kontinenti. Ai tha se ende ngrihen pikëpyetje nëse ai e ka vendin apo jo në Evrope dhe diskutimet e tilla janë të rrezikshme.

“Kombi shqiptar e ka gjeografinë e vet, vendin e vet në Evropë, historinë e vet e ka në Evropë, qytetërimin e ka pjesë të qytetërimit evropian dhe nuk ka pse të shtrohet ky absurditet që është makabër po ta shikosh nga një anë të një populli a duhet të jetë në Evropë apo duhet të dëbohet. Në pjesën e tij më barbare formulimi është bërë i tillë që kombi shqiptar se ka vendin këtu dhe nuk është keq që të dëbohet nga kontinenti. Kjo kaherë është quajtur shpërngulje, herë dëbim dhe drama e fundit ka qenë para katërmbëdhjetë vitesh ku u bë përpjekja e fundit për ta përgjysmuar një pjesë të tij, për ta nxjerrë nga Evropa”.

Por, ai shtoi se vështirësitë e mëdha në histori nuk e bëjnë kombin shqiptar të pafat.

“Kombet si çdo gjë janë të vdekshëm dhe ata që janë të gjallë do të thotë që ata kanë triumfuar mbi një të keqe të madhe që e sulmon gjithmonë kombin. Është e natyrshme që kombet të sulmohen, nga kush?, në mënyrë të paparashikueshme nga lloj lloj rrethanash, shpesh nga vetvetja, e kjo është sulmi më i rrezikshëm”.

Ndarja e çmimit për Ismail Kadarenë, sipas kryetarit të komisionit Ibrahim Berisha mbështetet në shumë arsye.

“Një arsye është për paraqitjen e një Shqipërie me gjithë identitetin dhe kulturën e saj në një mënyrë deri atëherë të panjohur e deri sot e mbase përgjithnjë krejt të papërsëritshme, për pjesën tjetër të globit. Një arsye tjetër mund t’i takojë lexuesit jo-shqiptar dhe atij shqiptar që mbahet me kozmopolit. Ai do të thoshte arsyen pse Kadare duhet shpërblyer pasi letra e tij e pasur përplot shkrime fantastike spikatëse është vendi i vetëm ku pati gjetur strehën qenia e përkatësisë dhe ideja e lirisë, andaj juria e Universitetit AAB-së ka nderin dhe kënaqësisë që çmimin ndërkombëtarë për letërsi “Ali Podrimja t’ia japë shkrimtarit Ismail Kadare”, tha zoti Berisha.

Duke i dorëzuar çmimin shkrimtarit, rektori i kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se një veprim të tillë do ta bënte edhe poeti Podrimja.

“Duke e ditur edhe vlerësimin që Podrimja e ka pasur për Kadarenë, jam i sigurt se po të kishim pasur mundësinë ta pyesnim vet Podrimjen se kush do të mund të ishte fituesi i çmimit të parë për letërsi që mbanë emrin “Ali Podrimja”, ai do të thoshte Ismail Kadare”.

69 Komente

po aman or me keto titujt e lajmeve kshu, se na trembet.... pernjimend kujtova se kishte marre cmimin "Nobel" me ne fund.

me too smiley  thash e mori me n'fund smiley

O Belul, na shkrive!smiley

Belul mbahu,mos ki frike ,nuk vjen ajo dite smiley

Enderr e nje nate veresmiley

Moli vetem nje cmim meriton , cmimin " Ismail Kadare "

me lejo te buzeqesh pak smiley

e ke lejen ne xhep smiley

buzeqeshje me tapi smiley

hi flo!

 

pershendetje o shkronja e veshtire smiley (nuk e di kush je, me siguri anetar i vjeter smiley )

po c'jane mo keto maskaralleqe...

Për një çast mendova sikur Sabri Godo mori çmimin Ali Pashe Tepelena

ose perikli dhales cmimin ver shehu... smiley

dinella cmimin lym alla

etj etj

Çjanë këto diversione me emra futbollistësh mijsh bashkiakë..S'bëje dot një krahasim me dema të kuq smiley

OK smiley

gim murati cmimin bajko smiley

 

smiley ehh

Une them t'i japim dhe cmimin Kujtim Majaci, Vasil Rucit. smiley

dhe anasjelltas

Cimo,

Qe baba nje histori stadiumi e koheve te funit. Derbi Tirona-Partizoni ne kupe vitin e kalume. Si zakonisht tifozat tu u sha. Ne nje moment tifozat e Partizonit po shajshin nga motra tifozet e Tirones. Kur njoni (e tregote vete tu qesh me lot) shef ne mes te tifozave te Tirones, dajen e vet. smiley

smiley

 

Emo, ti e di qe ka sektore ne zbulimet e huaja qe sajojne historira per te diskretituar armikun ne syte e opinionit publik. Nuk te duket, edhe ne rastin konkret?

 

pra "daja" ne te vertete ka qene nje person i trukuar, qe te duket si daja, por pa qene daja real... tani po kuptoj pse me eshte dukur sikur bill klintoni mblidhte kanoce koka kola tek koshat e recycling dhe i rishiste ato ne nje qender grumbullimi. asnjehere nuk me shihte ne sy... sidoqofte, t'i thuash dajes "te qifsha motren" eshte sikur te permjeresh kunder eres, o Kavir. me keq biles. shum me keq. sa me shum qe e mendon... aq me keq te del... smiley

 

Dmth shprehja "me na vu vetlla, e me na qit syte" duhet zevendesuar "shkon me i ashtu motren, e del nonashtusur " Marr vesh, marr.

Po degjo mua, do jete shpifje kjo pune. smiley

Rrotull ka njerez qe nuk ia duan te miren Partizanit. smiley

rrotull ka ende njerez qe e lidhin emrin e Partizanit me Beqir Ballukun, luanin e njesiteve guerile qe i fuste tmerrin gjithe armiqve dhe tradhetareve te vendit, te te gjitha ngjyrave, vetem pa te kuqen, ngjyren e marksizem leninizmit ngadhenjimtar! Rrotull ka edhe njerez qe e lidhin ate emer me Petrit Dumen, Rahman Parllakun dhe Teme Sejkon, si dhe me ate te Vangjush Furrxhiut mbi kale...

kehtu pra zotni Kavir ("zotni" eshte me sakrazem shume te mprehte), kush per mua folka kaq i etur se nuk qenkam devolliu i pare, se pak zall devolli me ka mbetur dhe humori poshte me paska marre?

O ti shoku zoti partizan. Mire ate Petritin e pranojme, (se sic na kane treguar partizanet e vjeter, java shtate e Petriti tete tek Partizani)... po ate Vangjushin mund te na e kishe kursyer. Apo shyqyr qe ju erdhi dita, edhe bjeri mo facizmit.

Dhe kujdes me ironite zonjez me cante

kujdes me sarkazmen dhe ti zotri

se ne kemi gjak nga trimat partizane

qe njeshit s'i thane asnjehere dy.

Kujdes me sarkazmen ti mor zotni

se ne s'ta pertojme edhe me u zi.

Se nuk jemi rritur me simite te buta

s'e kemi lekuren si ca mantenuta

vec me buke e dhalle jemi rritur

dhe hanim vecse kulac te situr.

 

 

 

 

Zana, mos qesh me ndjenjat tona sportlitike te lutem. 

ti ta nxjerr (te qeshuren)ku ta kesh te mshehun....hahahaha

ne mbledhje me kape o mohues mizor

si Aliu Safane qe ne shpi i shkoi mik

por ne s'marrim ne OKB me qera oratore

dhe tri here s'kemi rene nga asnje fik

jo se fiqte s'na pelqejne, apo dhe hidet,

por sepse parimet dhe perimet i shohim nga fibra,

nuk na fishken e kerrusen muajt e vitet,

dhe shikimin ushtarak mbi stanoka s'na e mpiu qibra...

 

ik, djall, se ia bera naften punes, ka 10 minuta qe flet on speaker ai boti... smiley

Vazhdoni me mbledhjet tuaja te gjata

ku tiiren muhabete si corape nejloni

si nuk beheni nje mbledhje te madhe

ku te gjitha mbledhjet ne grope t'i mbuloni?

Vazhdoni projektet tuaja te zeza

kunder proletarit kunder punetorit

po ne me ju do i qerojme hesapet pa doreza

dhe ne gulag kerkojini conference call

                                                   pleshtit dhe morrit.

 

Ika nashti, e nxorra inatin smiley

 

kjo eshte plagjiature ,,majakovski

Neve na bie bretku duke krryer poema dhe Majakovski na i vidhka? Po ky qenka i pacipe. Nje fleterrufe shpejt-e-shpejt:

Majakovsk o trim me flete

po ta mbajti bej rime vete.

Mos kopjo rimen e shkrete,

se do ngelesh ne klase te trete.

Mendoj se lidhja Kadare-Podrimja eshte mbeshtjelle ne logjiken e talentit, ku irreverenca eshte kaq e brishte, sa te jete e pavend. Cmimi "Ali Podrimja" eshte nje cmim per mungesen e irreverences se Kadarese ndaj Podrimjes. Cdokush tjeter, ne vend te Kadarese dhe Podrimjes do te kishte rene pre e irreverences. Eshte merita e te parit dhe talenti i te dytit qe ka mohuar logjiken e irreverences dhe ka pranuar ate te talentit.

Nje cmim i merituar!

well, po ta shohesh nga ana e irreverences pastaj, ndryshon puna...

Komentet e Lirkes jane si nje gote uje e ftohte qe dikush ta afron ne mes te shkretetires ndersa ti qan devene e ngordhur...

sa euro shperblim ishte vendi i pare smiley ??

Mbas tij vjen i dyti....smileye ne fund ....u kry.....

Mire ata qe ia dhane, po dhe ky qe e pranoi ... dhe nga universiteti AAB. 

Kurse me kete punen e evropit ... si ai i barcaletes me gjelin e kokrren e misrit.

Tironco, mos harro qe Kadareja eshte gjirokastrit. Po qe se cmimi ka nje vlere me te madhe se bileta e autobuzit, nuk ja perton rruges. smiley

smiley

Besoj cmimi eshte shoqeruar dhe me nei bombiç*.smiley

* Se mos e merrni ters, eshte gje qe hahet, po ta mbajti.

ketu mungon nje "B" ....

  Te varferve dhe te "vegjelve" u pelqejene fort "genjeshtrat e talentuara", te cilat as nuk thone e as nuk sjelli kushediçfare.Kjo dreq kujtese,  aspekt i trurit te njeriut, qe merr forma te habiteshme ! Magjepese! Apo nje vizion i pjesshem?Shume  episode i perjetojme si te embelsuara nga dashurite,  ...por  dhe te acaruara nga pasionet.Dhe  jo pake here jeta na bind, se kujtesa eshte edhe  shprehje e kotnive individuale.

  Ama, duhet  pranuar.Merita e KETIJ  BURRI qe, me entuziazmin pake a shume te bindur , sikur perçoi ecjene mundimshme gjer tek Kthesa e Madhe.Gje qe, "Çmimi KOSOVA", do te perbente nje simbolike....

Kadareja merr cmimin Podrimja! Hajde mer hajde...

Ama bota rrotullohet. Para ca vitesh Males i mbushi mendjen ai i Veves t'i bente nje cmim nderkombetar me emer te tij. Dhe shkon Vevja e i jep cmimin "Kadare" M. Kunderes. Ky gjalle e shendoshe e ne pune te vet mu ne Paris. As qe begenisi fare te vije ne Tirane ta marre. S'di a i tha falemnderit.

Urime Kadarese. Ishalla vitin tjeter merr cmimin per tregime "Nasi Lera".

hhahahahaahahhahahahahaha te marrte e mira pf

 

megjithate kadareja e priti shume perunjesisht kete cmim

do doja qe te mos e merrja kurre kete cmim tha dmth qe podrimja te ishte gjalle

 PF, ke humbur rastin e  kronikes... 

"Po pranove  cmim, ke pranuar  qe je mall", thote plot  cinizem  mekaniku yne kinez qe ne kohen e lire, per te larguar  limontine qe e kapllon nga ndarja e perkoheshme nga  veglat e punes, hiqet  si kurd.

Mendoj se e kunderta smiley do te ishte me e sakte. 

Kurre nuk duhet nençmuar fuqine e budallenjve,sidomos kur shfaqen ne grupe te medha.

Cmimi "Ali Podrimja" nuk jepet per te krahasuar laureatin(cilido qofte ai) me Aliun,por eshte nje nder qe i behet  fituesit te atij çmimi.Ashtu sikur cmimi Princi i Asturias qe nuk e beri Kadarene princ,edhe çmimi "Ali Podrimja" nuk e ben dot Ismailin -Podrimje.Thjesht,ata jane dy mjeshter te fjales se shkruar,njeri per proze e tjetri per poezi,dhe si te tille jane te pakrahasueshem.

Perndryshe,kur Parisi e njihte Aliun ,Kadare shkonte per darke te Nexhmija.

Thjesht,ata jane dy mjeshter te fjales se shkruar,njeri per proze e tjetri per poezi

e mire, de, se e morem vesh... smiley

 

mire qe ma hoqe vesvesen,se vallai isha gati me ja nise me vizatu  smiley

Ja edhe disa vargje te Aliut te cilat jane perkthyer ne japonisht,arabisht, gjermanisht...po qe s'del njeri te na i perkthej ne shqipen letrare smiley

 

Toke me nda nuk kam

Hasmi ne p...  t'sames

Me vdek duhet me u mesue

Qençe nuk jetohet ma

OK.

smiley

 

Eshte nje nder shenjat e mediokritetit nder shqiptare sharja e Kadarese. Eshte mbushur plot vendi.

Duket qarte qe cave nuk ua mbush syrin cmimi!

ah Ali Podrimja humje e madhe per te gjithe...  Kadareja e meriton kete çmim me shume se kushdo 

po cmim Ali Pashe Tepelena ka?

Jo nuk ka, por shume shpejt ka per te dale cmimi "Sali Rom Berisha", i cili do ti jepet te gjihe atyre qe duan cmime per tia treguar femijeve te tyre se sa te afte kane qene per mashtrime dhe krime.

Te ishte Aliu gjalle, nuk ja jepte kurre kete cmim Kadarese!

Po pse nuk ja jepte?  Po te kishte vdekur Kadareja, do e merrte Aliu cmimin "Ismail Kadare"

smiley

na hongre.

na vdiqe smiley  smiley

 

va va va va qyre more qyre c'faret skjarimi me t'bo me shkul flokt e krese smiley, do keshem dek ignoranta e debila per zoten

Ja dhe Hoxha me Hysamedinin po tallin kart me Kadarene.

Roni ku e ke gjet kete lloj hoxhe mo? Talebanet jane me te emancipu se ky...

Une votoj per Kadarene, e meriton cmimin!smiley

urime i nderuar 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).