Kryeministri i ri ka reputacionin e një politikani evropian por edhe të paparashikueshëm, ndaj është e sigurt që për një kohë ai do të jetë nën mikroskopin e bashkësisë ndërkombëtare.

 

"Ngjarja që pritet të tërheqë interesin e bashkësisë ndërkombëtare dhe Athinës në veçanti, është ndryshimi i qeverisë në Shqipëri", kështu shkruan ndër të tjera në analizën e tij, në të përditshmen “Kathimerini”, gazetari grek Stavros Tzimas.

“Udhëheqësi socialist Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të qendrës së majtë marrin stafetën nga Sali Berisha, i cili kishte mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare, madje edhe kur ndërtoi një shtet autoritar, kur burgosi kundërshtarët politikë dhe kur favorizoi ekonominë e "piramidës", që shkaktoi kryengritjen e armatosur të vitit 1997”. Arsyeja sipas gazetarit, është se nuk kishte një tjetër njeri që të krijonte një model të ndryshëm, pas rënies së dikaturës së Enver Hoxhës.

Më tej analiza vijon: “Berisha, me gjithë gabimet dhe tekat, ka kontribuuar në masë të madhe që Shqipëria, një vend pa një traditë të fortë demokracie dhe ekonomie tregu, të gjendet një hap larg nga oborri i Bashkimit Evropian. Edhe në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri u bënë hapa të rëndësishëm, pavarësisht se ato kanë kaluar një mijë dallgë, por jo gjithmonë për përgjegjësi të palës shqiptare”.

Duke iu referuar kryeministrit të ri, analisti shkruan: “Tani një udhëheqës i ri erdhi në timon përmes zgjedhjeve të vërteta demokratike, një proces i panjohur ky për politikën shqiptare deri kohët e fundit. Edi Rama, që u shfaq si kryebashkiaku i Tiranës dhe që e transformoi atë, tani ftohet për të udhëhequr Shqipërinë në epokën e re, të lërë pas ekspansionizmin e paraardhësit të tij, të ndryshojë qëndrimet politike-mbetje të periudhës së Hoxhës, e cila në shumë raste e ka ushqyer atë si lider i opozitës, të forcojë funksionimin e institucioneve demokratike dhe t’i japë shtytje kursit evropian të vendit”.

Sipas gazetës greke, Athina shpreson të ndërrohet faqe në marrëdhëniet me Tiranën, të cilat kanë ngelur në vendnumëro, dhe që ngjarjet e fundit në Përmet, apo veprimet provokative të Agimit të Artë, janë në gjendje t’i destabilizojnë.

“Burimet qeveritare dhe diplomatike greke janë të angazhuara për të mbështetur me entuziazëm kursin evropian të Shqipërisë. Mjafton që t’iu jepet një përgjigje nga Tirana për shkrirjen e Marrëveshjes për Ujërat, të cilën vetë Rama e ka bllokuar, mbi bashkëpunimin për TAP, etj.

Kryeministri i ri ka reputacionin e një politikani evropian por edhe të paparashikueshëm, ndaj është e sigurt që për një kohë ai do të jetë nën mikroskopin e bashkësisë ndërkombëtare. Por edhe të Athinës, që dëshiron të investojë në një fillim të ri”, përfundon analizën e tij gazetari i “Kathimerini”. 
 

57 Komente

“Burimet qeveritare dhe diplomatike greke janë të angazhuara për të mbështetur me entuziazëm kursin evropian të Shqipërisë. Mjafton që t’iu jepet një përgjigje nga Tirana për shkrirjen e Marrëveshjes për Ujërat, të cilën vetë Rama e ka bllokuar, mbi bashkëpunimin për TAP, etj.

 

smiley

Vogelushi yn po rritet po behet 1 politikan i vertet smiley

greku mbi ate pike e ka fjalen qe ata te fitojne ato kilometrat det, pra marreveshja qe u nis nga berisha dhe nuk u perfundua, se u bllokua nga parlamenti shqiptar me duket. 

disa ketu e mbajne salen per tradhetar, sepse i fali grekut detin, ndersa nga artikulli kuptojme qe greku detin e pret t'ja fale rama. kete i kane vene dhe si kusht, per ta fut ne vathe ose jo. 

mareveshja u bllokua nga Gjykata Kushtetuese.

po pra. dmth U BLLOKUA ! pak rendesi ka se nga kush. 

nuk kuptova vetem entuziazmin tuaj. me dy gishtat lart si dhe komentin e atij tjetrit se perse rama po fillon te behet politikan i madh. 

ah, jo.  e ke kuptuar gabim!  nuk eshte entuzjazem, por thjesht  'thirrje''.  grekeve aty u rri mendja, te  ujerat, te deti..   

bile para pak ditesh, ne Athine, Saimir Tahirit,   ministrit te  ri  te brendshem qe do te vije ne detyre, homologu grek i premtoi qe  shqiptaret  nuk do te kene me probleme  me  ''vendlindjen'' ne kufirin grek  me pasaportat e tyre, Greqia do ti njohe ato ashtu si jane..  çudi, greket po bejne ''leshime'', gjoja.   po pse?  -kerkojne ujerat!!   tani une  nuk  e  paragjykoj qeverine e re,   por jam shume kurioz  ama  se cfare do beje, si do ta zgjidhin  kete problem me greket..  duke pasur parasysh ketu qe keta kane nje shumice votash absolute  ne parlament  dhe mund te kalojne cdo lloj vendimi...

sipas artikullit greku bllokimin ja faturon pikerisht Rames. dmth Berisha ishte per koncesion per Detin, ndersa Rama atehere ne opozite e bllokoi marreveshjen. tani qe eshte ne pushtet, greku po ja kujton, se pa zhbllokim te saj, nuk do te kete perkrahjen jo vetem te grekut por edhe te Europes vete (ku greket jane anetare dhe siduket mendojne se bejne ligjin). 

aq me keq qe Rama ka shumicen e duhur tashme, se nuk do ket nga ta luaje. dmth te beje sikur ai vete eshte per t'ja u dhene atyre detin, por qe opozita ose Ligji, nuk ja lejon (se helbete siç do europa ne shqiperi pushtetet jane te ndara, pra kemi nje shtet ligjor). siç ndoshta luajti me ta Berisha, qe edhe detin mos t'ja u jepte, por edhe nga Europa te perfitonte (pra greku mos vinte veton) per heqjen e vizave, naton, borxhet, etj.

 

Ide brilante kjo jotja.A thu se ne hanim miza... ne Korsike, kur u shit ajo siperfaqe grekut , nga cili tradhetar kemi mbetur jabana te degjojme cprallis ti.

 " ....

“Burimet qeveritare dhe diplomatike greke janë të angazhuara për të mbështetur me entuziazëm kursin evropian të Shqipërisë. Mjafton që t’iu jepet një përgjigje nga Tirana për shkrirjen e Marrëveshjes për Ujërat, të cilën vetë Rama e ka bllokuar, mbi bashkëpunimin për TAP, etj.

Kryeministri i ri ka reputacionin e një politikani evropian por edhe të paparashikueshëm, ndaj është e sigurt që për një kohë ai do të jetë nën mikroskopin e bashkësisë ndërkombëtare. Por edhe të Athinës, që dëshiron të investojë në një fillim të ri”, përfundon analizën e tij gazetari i “Kathimerini”. ..." 

 

 A ka njeri te ma perktheje kete, se une e kuptova keshtu, qe Rama (sipas grekeve) duhet ta zhbllokoje marrveshjen e ujrave, pra greket te marrin ate qe Berisha iu ka dhene. 

Ndersa per TAP-in, nuk thuhet ndonje gje e sakte, por kjo eshte vendosur ne Zvicer, para ca muajve. 

e shpjegova une me lart.

marreveshja e ujerave u BLLOKUA. greku pret tani qe kete ta zhbllokoi RAMA (meqe me Berishen gjerat ngelen ku ishin fillimisht). si kusht te vetem per njohje nga ata. topin pra e ka rama per ta luajtuar.

Loja e grekeve kuptohet, ata jo vetem do te marrin ujrat, por edhe me shume dhe shqiptaret do te ngelen si gjithmone te kenaqur me lugen bosh. Sali Tradhtari!

s'kane marre gje nga saliu or taj. 

Jo mo c'ne... kan marr vetem kryesine e kishes shqiptare, himarren, varrezat, nje pjese te mire te ekonomise, 1 milion skllever, dhe qindra kilometra uje. Hic gje vallai!!!

sipas grekut te artikullit ujin akoma nuk e kane marre, presin t'ja u jape rama.  

 

ujin e kosiderojne te marre ata, se ju a dha berisha... nga Rama duan zhbllokim te tradhtise te berishes. Qe do e marrin as nuk diskutohet, puna eshte kur do ta marrin dhe cfar ngjyure do jete gishti qe do ju lene ne goje shqiptareve.

pse si ben atentat berishes ti, si tradhetar i kombit ? (i jep dhe jetes tende nje kuptim ne kete menyre)

keshtu mund te pakten te biesh ne rehat me veten, se kam pershtypjen qe po e torturon.

Une dua qe shteti shqiptar te kete ligje. Une nuk dua qe shteti shqiptar te kete ne krye tradhtare dhe antishqiptare.. kaq po them une. Kur ka qene president kam dhene kontributin tim qe te thyente qafen. Sot keto ka pluralizmi, ate e ka votuar nje pjese e mir e shqiptareve pavaresisht se eshte nje tradhetar e antishqiptar in ekstremis. Une nuk mund dhe nuk dua ti bej atentat nje njriu qe e do nje pjes e mire e shqiptareve. Po ti aq di aq flet.

ti po ashtu flet aq sa di. dhe jo vetem ti, por te tere flasin aq sa dine.

pranej referoju vetem ARTIKULLIT. gjerat e tjera (mesimet morale, patriotike, etj) thuaja vetes, ose mbaji per vete, sa i leshon neper forume se jo per gje por nuk fiton gje per gjeje (do kish fituar PPSH po te qe ndryshe me parrullat qe shkruante neper male, mure dhe baraka). 

jo per gje por thone, qe patrotizmi (dy leksh, ky vetem me fjale dmth) eshte llogorja e fundit e maskarenjve. 

O Profilo, une kur flas mbaj pergjegjesi vetem per opinionin qe shpreh une, timin personalisht, dhe kur te duash ti mbaj pergjegjesi edhe perballe gjykates per keto qe them. Nqs do ti psh, qe ne emer te Saliut (mqns mbrojten e saliut e paske bere kauzen e jetes) do te me hedhesh ne gjyq, bujrum. Nuk e luan as topi qe Berishovici eshte tradhetar dhe poliagjet qe ka duart me gjak shqiptari deri ne brryl. Mnjf kjo eshte aq e qarte dhe aq e sigurte sa c'do vleresim qe ben llogjika e homosapiensit ne thelb.

Per atentate ta thash edhe njehere, une dua shtet shqiptar per shqiptaret me organe akuze, me drejtesi, me ushtri! Vete pyetja qe ti ben tregon se nuk ke kapacitet. Nqs do coheshim e te vrisnim kedo mendojme ne se mund te jete tradhtar e au iu, do behej nje zallamahi qe nje dreq s'e merr vesh.

je jashte temes plak. 

ngele me saliun ne goje tere jeten. 

1oora; " ....nga Rama duan zhbllokim te tradhtise te berishes... " 

 

 Tradhti ndaj kujt ne kete rast 1oora, se tradhti ndaj grekerve, siç e le te kuptohet, do te thote patriotizem ndaj Shqiperise.  Dhe nese Rama do e aprovoje, çdo te thuash pastaj. 

Po lexom o njeri, se ti je nga te paktet ketu qe di te lexosh. Lexom c'kam thene dhe per Ramen se ne te njejtin postim i ke, e mos bej lojra fjalesh kot se koti. Qe ajo ishte tradheti nuk e luan as topi! Kishte cuar ne delegacion per negociata disa zvarranike pa dell ne trup e le me kocka, e le me shtylle kurrizore, pa asnje plan, mnjf kishin shkuar vetem te pranonin dhe firmosnin planin grek. Si gjithmone xhanem. Dolen zera te arsyes, qe ngriten pyetje serioze, me cfar plani shkoi pala shqiptare? cilat harta perdori? Cfar ishte qendrimi? Cilat ishin vijat e gjelberta, roze dhe te kuqe te pales shqiptare? Me cfar te drejtash historike dhe ligjore hynte pala shqiptare ne keto negociata? Te gjitha ketyre pyetje Berisha ju pergjigj duke sulmuar personalisht c'do njeri te arsyeshem e patriot. E hodhi poshte gjykata kushtetuese, e vete Saliut!!! 

" Nese Rama do e aprovoje , cdo te thuash pastaj " ?

Pergjigju pyetjes se Pjerit 1 -sho mos e anashkalo.

 nga Rama duan zhbllokim te tradhtise te berishes. Qe do e marrin as nuk diskutohet, puna eshte kur do ta marrin dhe cfar ngjyure do jete gishti qe do ju lene ne goje shqiptareve.

ai do e kritikoje dhe ramen dhe akuzoje po per tradheti. se te kritikosh nga karrikja eshte gjeja me pa lodhje.

nuk eshte komunist rastesisht. nje shqiperi e varfer, e mbyllur, dhe totalitare, dhe qe sheh armiq kudo, i mjafton krenarise se tija. 

Si e konsideron ti atehre marreveshjen per detin? Pa he njehere? 

nuk e kam idene fare se shfare nenkupton marreveshja.

vetem di nje gje, qe ne kushtet aktuale tonat (vend pa avione, anije e roje kufiri), greku (apo kush te doje tjeter) futet ne ujerat tone territoriale (ta fut nendetesen ne liqen shkodres, jo me ne korfuz) sa here t'i doje bytha se nuk ka kush e pengon. 

dmth, ate lloj politike qe ti sygjeron, nuk e ben dot jo vetem vendi yne por asnje tjeter (siria, tunizia, libia, etj, e deshmuan e do deshmojne), kur nuk ka takat. nuk thone kot, me mire mut se i vogel. 

i vetmi shans i joni eshte qe vete greku po kapitullon, pra ne kete afere dypaleshe, nuk eshte MË ne pozita force, siç ndoshta ishte kur filluan tratativat.

 

 

Vlla po qe caj drrasa kot une me ty..smiley Ke te drejte.

eh ketu per te çare derrasa kot vijme te gjithe.

pranej veji menien te fitosh ndonje lek atje ku jeton e mos vdesesh fukara. se s'ma ha mendja se je bere per me shume. smiley

mos vdes fukara smiley

Ore ti flet sikur nga casti ne cast Shqiperia dhe Greqia do ti shpallin lufte njera tjetres. A je ne terezi apo ke pire ndopak per dreke? Problemi eshte shume i thjeshte marreveshja  e meparshme per ndarjen e ujrave teritoriale u quajt e pavlevshme nga gjykata supreme e Shqiperise. Pike! Cfare do behet: do te rinegocjojet perseri. Pra te dy palet do te ngrene grupet e punes dhe do te fillojne edhe njehere me kompast e mbi bazen e rregullave te mirenjohura nderkombetare te bejne saktesimet e kufirit detar. Dhe te shohim sesi do te dalin rezultatet. Nese do te rezultojne si me pare Sali-ut do ti japim te drejte, nese jo eshte perjete i sharre dhe i mallkuar.

sa lezet i ka njaj kolltuk. krajl eshte. krajl! smiley

 

 I paskan bere furce Rames nga fillimi por nga fundi   greku e paska nxjerr koken. Marveshja e ujrave siduket qenka shqetsimi kryesor.  Eshte pike kyce kjo marveshja sepse behet fjale per te ardhura te medha nga te cilat Shqiperia mund te perfitoj ne qoftese merveshja do te relizohet ne interes te shqiptareve. T `shikojme c` qendrim do te mbaj Rama ? 

furçet ja kane bere Berishes, ku tregojne se (nepermjet tradhetise) e ka sjelle shqiperine fare prane europes qe sipas sondazheve eshte enderra e shqiptareve te sotshem (sipas Kadarese edhe atyre te djeshem).

ndersa Rames po i bejne vetem PRESION.  

Greku te rrije Urte e te mos haje MUT .Kush merret me provokimet  te nje kalemnxhiu Gazete bie nen nivelin e Gazetes Rengedengja te nje Partie ne Shqiperi .Eshte njesoj dhe askujt nuk i rruhet per gazeta kathi Mjerimi e as pe Stavros . Keshtu mendoj edhe   per sumsat e zgjuar Greko -Shqiptare qe "kerkojne nga Rama " ose fundja qe "do te kerkojne nga Lul Basha" me vone !

Problemi do trajtuar thjesht reciprok me Leverdi dy paleshe .  Perjashtuar me tere kuptimin e fjales ARMIQ si ai i Derven-Derveni Ushtrise qe mori persiper te argumentonte si Politike zyrtare . Ai duhej arrestuar dhe denuar ! Boll me praktika Bajraktariste Intrigantesh Urra -Patriote 

Ne se Greku eshte i avancuar ne keto Studime dhe eshte i Bindur qe ka Rezultat , le te ULET dhe le te parashtroje leverdite dy paleshe perjashtuar Spekullimeve e Presioneve Politike dhe metodave te "pronesise  " te Ujit . Biles nen monitorimin e KE apo Strukturave te ONU perderi sa behet fjale per Integritet teritorial 

Perse mos ta beje Rama dhe kushdo tjeter ,Lul Basha  kete  Hap Integrimi , qe ne po Fluturojme ta kapim , jo te ecim e vrapojme ?

Nuk ka asnje rrezik per sovranitetin e Shqiperise ceshtja e ujrave. Ne rast te deshtimit te marreveshjeve dypaleshe, ceshtja i delegohet nje institucioni nderkombetar arbitrazhi qe jep verdiktin. Gjithe te tjerat jane shfryerje dufi qe do i perdorin jeniceret e rradhes per te helmuar marredheniet dy-paleshe, apo per te stigmatizuar qeverisjen e re. 

Qeveria Rama ka vec per te perfituar me kete ceshtje, ne rastin me te keq, mund te rivendoset marreveshja e vjeter, ne rastin me te mire, do perfitoje dicka me shume prej marreveshjes se re. 

Ceshtja e ujrave eshte e rendesishme te jete e zgjidhur, si per Greqine, ashtu per Shqiperine. Qiproja psh, qe i ka zgjidhur bilaterisht problemet e kufijve te vet detare, ka hyre ne marreveshjen e Zonave Ekskluzive te Shfrytezimit Ekonomik, dhe se shpejti do fitoje te ardhura nga pasurite e veta detare. 

Ke te drejte IBL, ashtu eshte, por si i behet kur pala jone mbetet e kenaqur me planin e Greqise, hartat e Greqise, dhe pretendimet e Greqise dhe eshte aty vetem per tu zvarritur tek tek banka qe te hedhi firmen? Kush do e coje ne institucion nderkombetar kur s'ka pale te pakenaqur? Gjithashtu institucionet nderkombetare nuk japin vendime, por opinion te thjeshte pa ndonje koncekuence ligjore. Madje zakonisht nemos gjithmone edhe ato mbajn krahun e me te fortit, si psh tek incidenti i Korfuzit.

Po cte te them une? Nese tradheton gjenerali, cfare do beje ushtari? Presupozohet se je shtet sovran, Ora. Me nje parafrazim si Krishti i tha ulokut: Ngriji poturet dhe ec! 

Ka nje ligj per ujerat nderkombetare, te cilat japin verdikte. Me kusht qe te dy palet ta pranojne a-priori verdiktin e dhene. Ashtu si dhe eshte e ditur tashme se favorizojne shtetin me "te forte", ne fakt, favorizojne shtetin me te stabilizuar dhe qe mund ta konsiderojne partner, ose qe ka mundesi tu ushtroje "presion miqesor". 

Sa per info per shembull, Greqia me Egjiptin kane rifilluar negociatat per ujrat nderkombetare. 

 

Po dakort jam. Nuk them se ne fitojme luften me Greqine nqs Greqia i futet asaj pune me lufte. Puna eshte qe ne mbajme qendrimin tone, Greqia le te fitoje c'te doje e sa te doje, ama nqs i fiton padrejtesisht ne ketu do jemi neser, mbas nje viti, 100 vitesh e 1000 vitesh smiley

ky do jete guri i proves per ramen.  por duke pare fjalorin e tyre te mbushur me'' integrim,evrope,jo nacionalizem'',  nuk duken mire bathet.  sidoqofte nje pranim nga ana e tij e marreveshjes se denoncuar prej tij,do ta vinte automatikisht  ne nivelin e berishes. kjo do te shpjegoje edhe arsyen se perse rama zgjodhi dulen ne vend te ak-se.

Cfar pret nga Rama ti? Je ne vete? Rama eshte pikerisht vete nje nga kta integrimsat, ai ka turp qe eshte shqiptar mo! Nga Rama pret ti?

ti i leshon fjalet gratos. 

ku e njeh ti ramen njehere ? ku e di ti sesa patriot eshte ai ? aq me teper, si mund ta dish qe perpara se çfare do te beje, si do te sillet, aq me shume duke u bazuar vetem tek paragjykimet e tua ?

kam qe ne fillim qe po te kerkoj te lexosh artikullin, asgje me shume. nga artikulli mesojme se ai greku qe shkruan, nuk i beson fort rames (e mban per te paparishikueshem). pra ai nuk e di fare sesi mund te sillet rama.

pse nuk i çon nje email grekut, ku t'i sigurosh qe edhe rama eshte tradhtar si berisha ? 

Do me qepesh mua tani smiley Ik o njeri pak ka blogu, gjej  na nje tjeter andej... une s'do te jap ty llogari per opinionet e mija. Epo pik e zez smiley

nuk merrem me ty une jo, mos ki merak. ja kam lene zotit ate pune. smiley

diskutojme vetem idete ketu (artikullin ne fjale), asigjo tjeter. 

Rama integrimin evropian ta vazhdoje se ajo eshte rruga jone po nga deti mos te fali asnje cm. eshte toka/hapesira jone e skemi pse ja japim askujt qe si takon. 

Po qe se Rama zhbllokon marrveshjen, te cilen vete e coi ne gjykaten kushtetuese, ku dhe e bllokoi, do jete rasti me flagrant i BQ-llekut politik. 

Ate e tha dhe Alidemsi, Pse Sterio, e thone dhe te tjeret, mirpo kam frike se ashtu do ndodhi smiley

se thuhet 2 here sprish pune(alidemsit mos ja kan fshire se spo e shof komentin e tij). puna eshte se njerzit nuk duhet te thone kam frike se kshu do ndodhi, por te thone sdo ndodhi dhe pik. Shqiprin sales e rames nuk jua kan lan baballart e tyre, kshuqe te mos han moot shum. ket lloj reagimi duhet te kemi te gjith ne qe jemi kundra. po qe per tu zgjidh te shkoje ne arbitrazh nderkombetar, ose si e kemi pas deri sot.

Ehh, te lumte goja, pse sterio. Naten e mire. 

Dhe pastaj po ndodhi ?

Me mire eshte te thuhet si duhet te ndodhe se sa .."qe do ta gje do ta gjej , po pse me mundon Hiqma Tullacllekun " smiley

Dhe pse mos te ndodhe kur gjithshka eshte ne Interes te Shqiperise ,  jo te Karikes se Klanit te Kusareve ? Te pakten e te paktave te kishte veshjen "ekonomike " te "Shqiperia nje Euro" , mhakari edhe te Ymer Pate Nm e tij me Ligje "fenomenale" qe ua kalonte Botes , " qira per 99 vjet "  jo te Shitjes sikur ja ka lene Pedonalja e zallit te Kirit apo Bithi i Lugjit !

Nje gje ka ndodhur Zagaret e kryendyresires antishiptare kane IKUR ! Nje pjese edhe ketu jane Zbythur dhe vijen vetem me paravoli politike . Te pakten te hedhin nje sy tek VQ se si duhen trajtuar pasurite e Trojeve tona kudo qofshin , pa i shitur per "pese para spec" ose nje "kembe karrikje" !

po deri dje edhe  Ilir Meta ishte anatemuar e sikterisur si kryehajdut shqiptar  qe u kap me presh ne dore nga  me kamera ''Fiks fare'' etc.. po tani..smiley

po #rilinden pra, edhe Ai i fal mekatet, le qe keto ishin gabime te rritjessmiley

''po keto  jane gabime te nje kuadri ne rritje,  e jo te nje njeriu ne renie'',  tha..smiley
 

Kushedi sa do rritet thuaj? Shenjtor ka per tu bere.

Ilir meta kur ishte micenim sovraniteti.nister i jashtem tha se marreveshja ishte e rregullt e nuk kishte asnje

Speaking of Gerqia... 

Në një artikull për "GSH", duke ju drejtuar Kristo Frashërit, Anastas Janullatos replikon dhe e akuzon historianin e njohur se ka fyer Kryepeshkopin, besimtarët ortodoksë dhe se ka artikuluar sulme nacionaliste ndaj Greqisë.

Jam plotesisht dakort me ato qe thote "Profili Im"

Greku ujrat nuk i mori dot nga Berisha. Domosdo qe do ti mari nga Rama : ka per t'u shitur sikur kufiri do levize me 1.5 metra dhe ajo do ndryshoje ndonje gje te madhe smiley Kush e ka idene lidhur me naften, e di qe pusi s'ka rendesi ku hapet, se merre edhe naften qe gjendet nen toke ne nje rreze 500 KM, keshtu qe sado pak te levize ky "kufiri" nga ai qe u caktua heren e pare, nuk ndryshon gje per "naften" : gjithsesi, shpresoj te mos kete, qe te mos na e marre Greku, se ne s'kemi takat dot

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).