Këngë me karma
Gjithë ç‘kam parë, gjithë ç‘kam ngrënë-karma
Gjithë ç‘dëgjova, gjithë ç‘preka
E ardhmja është nesër apo thjesht’ e djeshmja
Me këmbët
Shtrënguar në këpucët e mija?
Karma
Unë vetë të mëkova
Dhe gjithë ç‘di për mua vetë t’i mësova
Pa më marrë shumë leje ti tani po përdor
Për direkë, krahët e mi të lirë
Qepallat e mija për vela ke qepur
Pa ma varur lundron për ku je nisur
Ku shkon, fjala vjen, një pëllumb që ikën
Përveçse për t’u bërë çift me një tjetër
A ke nga fillon vallë i ri, shteg
Përveçse në një nyje të rrugës së vjetër?
Të shtegtosh. Të ikësh. Po ku të shkosh?
Po zgjate këmbën, të jepet veç tokë
Pa ujë të ëmbël justifikimesh
Kjo
Është toka për ecje
Toka e njerëzve
Toka e mundësive ku nuk u iket dot përgjegjësive
Karma
Ajo që ke lexuar ti je ajo që ke ngrënë ajo që ke nënë.
2002
* * *
o hënë mos ma humb gjakun
klithte
njëri tek vdiste në këmbët e tjetrit
që vazhdonte ta vriste-mbytur në gjak e hëna
sipër e plotë s’humbiste
mes resh mbi shtegun shkretan
o Zot vetmia sa e rëndë me vrasës përmbi. . . e hënë aty
dy. . . tri. . . pesëmbëdhjetë hëna numëroje si kopsa
në pllakat e gjalla të gjakut të tij
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
e njëjta hënë (vite më pas)
(një hënë që hyn në dhoma gjumi)
-ç’ke që qesh i thotë gruaja burrit
(shpinëz shtrirë mbi shtrat)
-ç’ke që qesh?
burrit më s’iu ndenj, s’u mbajt
-e di si është puna? (merr frymë thellë
gati sa nuk thith dhe hënën në zgafellë)
-e di sesi? mësoje pra:
kaq vite më parë isha unë
ai që vrava filanin një natë
e vrava; mos më pyet pse/si. e vrava
e tek i bija, hënës i bërtiste mos ma humb gjakun
dëgjon? hënës i fliste mos ma humb gjakun
(gruaja dëgjonte e bardhë)
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
nuk dihet sesi, por gruaja e burrit
ose foli me gratë ose me burrat…
e rëndësishme: fjala me hënë mori dhenë
dhe burrin e zunë e vranë
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
kur gjyshi ma trgonte këtë gojëdhanë
në fund më thoshte (unë skuqesha)
- grave tregoju ç’ke brez e poshtë po kurrë
ç’ke brezi e sipër
brezi kështu ishte pra thelbi kufitar i burrit; brezi
që shtrëngon pas shpirtit koburet dhe poturet
problemi është se gjyshi neglizhonte në një farë mënyre
rolin drejtues të hënës, peshën e hënës në këtë histori
si edhe në gjithë historitë tona me vrasje edhe gra
(me eros e thanas si i thonë)
se është një hënë mbi ne, mbi njerëz që ecin, një hënë
torturuese si
makina e së vërtetës
është një hënë si llampë morgu përmbi
e poshtë që shtiresh i vdekur ti
poshtë ti tek shtiresh mish
është hënë-fanepsje e një gjiri nxjerrë nga rrobat gabimisht
për një fëmijë-femër që qenka rritur
që tashti pi cigare e jo qumësht njeriu-ky je ti
dhe hëna ai fakti i bezdisshëm që çdo nënë
në gjak
ka brenda rrobash gjirin si shantazh
por njëherësh edhe gjyshit i bie të ketë
të drejtë:
në i rrëfen gruas ç’ke sipër brezi-janë të njëjtët gjinj:
ajo të hedh e rend të gjejë ndonjë
që ia del të mbajë më gjatë të errët
fshehur
në një këmishë burri me kuadrata
gjysmëhënat e njëjta të anës tjetër
2002
Vajzat e tranzicionit
(kujtime)
Hyrje.
pjesëmarrje vullnetare
e fytyrave nëpër
dekore qytetare
faqe që përtërihen
faqe vajzash, fasada dekadash
që përhihen në
fizarmonikime
kolibrore
ditaresh
të një
(dy, tre, katër, pesë…)
adoleshence
me afat të parashikuar skadence
Thirrore korridori.
Goca t’buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përdduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju hapen e mbyllen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit
“… Sonila Sopi u gjet e therur
Në Milano, në plehra e hedhur”
Gocat e buk’ra të rinisë sime të parë
Ju ishit pa e ditur dhe pa faj
Bija të luleve të San Françiskos oqeanike
Por shampot ju vinin nga Bullgaria
Fallco dhe ballkanike
Ju vetëm liri, liri kërkonit
Dhe mëshirë nga motorristët e palarë të Babrroit
Goca të mira të Tiranës së parë
Burrat tuaj janë reporterët italianë
E ju më dukeshit të gjitha të mira
Kure unë isha thjesht i pakrehur
Dhe nuk kam pasur kurrë Sida
Thjesht’ më pëlqenin legjendat dhe Stigma
Si kafshë shtëpijake, por e egërsuar
Ju vrojtoja
Përtej Bob Marlit bjond të flokëve të mia
Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës
Me zhargonin tuaj të zhdukur tashmë
Bashkë me baret efemere
Në jug t’Unazës
Bashkë me pseudonimet romantike të spaçatorëve të
Vjetër
Që në fakt e nxirrnin bukën
Me ndonjë zanat tjetër
Zhdukur zërat tuaj si mente në mitingun e opozitës
Që zgjaste sa besimi ndaj politikës
Zhdukur përfundimisht silueta juaj e mirë
Nëpër palestra
Ku sot fabrikojnë një tip femrash të tjera
(pak më të lehta)
Dalje.
Në zemër më vijnë
E mblidhen
Ta nxijnë
Kujtime të vjetra ëmbëlake
Me një kreshendo prej flake (kashte
Kujtime të gjalla privuar
Tashmë
Në detajet banale –
Mbetën veç frazat, gjestet teatrale
Ashtu siç ishin shkruar
(Nën rekuizitën e vjetëruar
Erëmonte djersa e aktorit të ri
Të dhjetë vitesh më parë
Kujtime të gjalla qëruar
Nga detajet banale
Dhe mbetën simbole vetëm
Si kafka
Pas tretjes së lëkurës tullace
Dhe mishrave të lodhur të mimikës ne faqe
Kujtime që refuzoni shpejtësinë e dritës
Thellë perspektivës, brenda dritaresh të qytetit
Dritës
Tek i përshtaten rreth kurmit një ish-vajze
Që plaket jashtë meje (e re përbrenda
Ose e anasjellta
Kujtime, ju i përkisni më shumë errësisrës
Ku marrin në heshtje format e veta
Gjallesa gjuhësore nga e djeshmja
(Përdhe, mbledhin në heshtje rrobat e veta
2002-3-4
(agenda)
të hapësh derën, të mbyllësh derën
të presësh me syze dielli verën
të ndërrosh parfumin
dekorin
kostumin
të bësh maksimumin
të përdorësh telekomandën
të shtypësh tetën
dyshin
gjashtën
të kujdesesh për tonin kur ngre telefonin
-të djelën votonin
të zhysësh kartonin
për një emër
mashkull a femër-si herën tjetër
të ndërrosh fenë, ndoshta dhe seksin
të gjesh pretekstin
(breaking news) (BBCNN)
prapë luftë dhe prapë
makinat
e refugjatëve nën avionë
kanë targat perse të
afganistanit
mjekë pa kufi
të parruar
tymosin
jashtë vdekjes pop të bob marlit
(chorus)
kinezë, francezë, senegalezë
hieroglife me bojë kine të zezë
njëlloj të gjithë ndryshe ngjajmë
po na shpove njëlloj na del gjak
dhe kokakola
në xhinse gri na del boja
dhe e njëjtë është jehona
pop që lëshjnë fort rrugët tona
(por edhe aroma)
e njëjtë fytyra
përsëritet rruar nëpër pasqyra
si a-të e rrumbullakëta
në fundet e vakëta
të emrave italianë
të grave
të fqinjëve tanë
(me rimë)
2002-3
Këngë dashurie për kandrrat
Kandrrat me sheqer kërcitës dhëmbësh
Kandrrat me fyej të vegjël instaluar
Në buzët kampjuterike
Kandrrat- një miniaturë e thekëses së bukës, salduar
Me elektrofreskore ndezur
-Prodhojnë helm dhe mjaltë,
Acid dhe bazë,
Zoti më faltë,
Sa të bukura kandrrat
Këto insekte që ndërkapërcejnë zhanret
Këto kompozime të mendjes time
Që gjithsesi fluturojnë
Janë kandrra; kanë nofulla dhe flatra
Sa të bukura kur i than dielli e mbesin
Këmbëtmerruara shtang
Në parvaze dritaresh
Si zbrazen nga çdo jetë
E mbesin dizajn
Si firma stilografësh në cepa paragrafësh
Si karfica qimeshkulëse grash
Sapondarë nga burri
Si të shkelësh mbi varre, aq
U rri me kujdes
Si u vij vërdallë…
U ulem në gjunjë
I cek lehtas si nënën në gjumë
(Po fle apo vdes?)
Nuk kam sukses në delikatesë
Në ballin me djersë të gishtit më mbet’
Një femur i blertë bosh karkaleci
Një kokëz e vyer gjinkalle,
Zhvidhosur vetë
Si viruse më strehohen në qiellzë
Të gishtërinjve
Trashëgimi maori-suva me tatuazhe
Prej kaftani të pluhurt, të fluturt…
Kandrra të tejpashme si shiringa
Kandrra mbushur me pak mente
Syri juaj është një lente
E kthyer mbrapsht
Ku unë palosem
Zbres, zvogëlohem
Derisa meritoj të hyj në mendjen tuaj
Si në një botë më të mirë.
2003
Shënim: Poezitë janë të vëllimit “Pasqyra e Lëndës” Sh.B. “Ora”, 2004
113 Komente
Syri juaj është një lente
E kthyer mbrapsht
Ku unë palosem
Zbres, zvogëlohem
Derisa meritoj të hyj në mendjen tuaj
Si në një botë më të mirë.
Vetem keto gjashte vargje-poezi gjetem ne tere kete hashure fjalesh "shto uje e shto miell" te gjashte poezive te mesiperme, ku megjithate tek- tuk ka edhe miell. Te mjaftueshem per ta renditur Hatibin te poetet mbi medioker. Por "ne mbreterine e qorrave, cakerri eshte mbret", thote doraci sa here qe niset te marre pensionin e invaliditetit.
po aq di ti, o burre i dheut. nuk pritet me shume, ta kom llafin.
Llafin te mos na e kesh hic. E ke humbur te drejten e komunikimit me ne me deshiren tende te plote. Te konsiderojme Çemigrant.
takeiteasy, ky komenti yt aspak i bute duhet te vinte pasi te kesh lexuar dhe: ''kjo letra jote e bute''.
larg duart nga hatibi, eshte si nje qiell-or.
fol, me shume, me gjate... ajo pipza jote eshte flaut magjik per shume vesh te desheruar ...
fol, fol, mos me mundo...
mund ta thyej lakonizmin tim vec per nje bashkebisedim me hatibin.
me vjen mire...
pa me thuaj, nese do benim nje hit parade me 10 me te mirat e hatibit, cila do ishte lista jote.
ne timen psh, letra jote e bute nuk figuron fare, pasi eshte nje bullshit i tipit te gurit kilometrik te kavaje-lushnjes kur shkohet per ne Breg dhe je nga mesi i Llogarase.
jam ne pritje (te paduruar)... derrmoje at lakonizmen tende qe na e hengri shpirtin prej kaq kohesh...
alba1, poezia qe permende na pelqen edhe ne nganjehere.
po pse nganjehere? se poezia o te pelqen o jo. e shikon, jemi aq te ndryshem. s'besoj se do eci mire komunikimi, duke mos harruar qe jemi dhe shqipo.
pastaj, mos jeni grup nen kete nik, qe flisni ne shumes? te pakten ta di se sa antareve po u pergjigjem
alba1 e mire (deri tani kete perceptim kemi per ty unanimisht), mos u shqeteso per komunikimin, se pavaresisht nervave tona prej bakri, mes nesh ka edhe budiste paqesore, edhe pse nuk i kane vene akoma zjarrin vetes per Hatibin
Aktualisht po u pergjigjesh vetem 3 personave qe pretendojne se jane te nderuar brenda dhomave te tyre te gjumit, pa llogaritur edhe beben e palindur akoma te Sashenkes.
si quhet kjo pothuajse-feja zoti Emigrant dhe zonja Alba? hatibizëm?
do të doja pak më shumë informacion para se të ndërmerrja ndonjë anëtarësim, i cili mbetet tani për tani, shumë pak probabël.
ndoshta po The U..., dhe une jam hatibi-zja e pare. po dije ama se mijra me vine pas.
eshte me deshire cdo gje. ti nuk do te futesh tek grupi hatibi, e drejta jote kjo.
jo. per mua pasqyra e lendes eshte nje regres me tri-kater maja kulmore, qe ne te tyren e tejkalojne 6-en mac megjithsej.
me duhej ta boja ket sqarim diku dhe nje here.
ne te gjithe kemi deshiru qe hatibi te shkruaje prape poezi sa rri merret me guxhulla; por mbase i zoti e di me mire punen e vet. mbase e mylli fiks kur duhej. kur nuk kishte me gje per te thene. fakti qe ne flasim prape per te eshte tregues per drejtesine e mundshme te atij vendimi (neqoftese e ka marre, gjithnje).
Dobesi e kam Hatibin si poet, megjithate nder poezite e tij, me pelqejne paak fare me shume ato qe nuk bejne pjese te Pasqyra e lendes
Ky or ti thuj c'te dush po si Poet eshte Kaliber .Ne fakt nuk eshte per te semure menderisht , eshte e vertete kjo .Biles as per ata qe kane digjuar se ka nje fushe qe quhet ben "behen vjersha: dmth per 14 - 18 vjecaret .
VU Marrofte ai Injorant e Idiot qe e ka shtyre te mendoje se "ka Kulture Fetare " ! Ta kishte kohe tjeter kete , pa influenca Fetare , Hatibi per cdo forum Poetik Nderkombetar do ishte ne krye te nderes ! Humbi dhe Humbet shume dhe jo vetem KOHE kur cfaqet si FETAR e ne ndonje rast edhe si Politik !
Nje "thelb" Lirik si KY eshte shume i rralle .Nje Bard i vonuar i shekullit tone ! Te kesh nje perfytyrim aq te thelle per te prure aq thjesht e embel , lirshem e rrjedhshem ne mendim nje Episod te jetes , eshte rang Gjeniu !
të hapësh derën, të mbyllësh derën
të presësh me syze dielli verën
të ndërrosh parfumin
dekorin
kostumin
të bësh maksimumin
të përdorësh telekomandën
të shtypësh tetën
dyshin
gjashtën
të kujdesesh për tonin kur ngre telefonin
-të djelën votonin
të zhysësh kartonin
për një emër
mashkull a femër-si herën tjetër
të ndërrosh fenë, ndoshta dhe seksin
të gjesh pretekstin
-------------
Si keto bejte gjen ngado zotnia juej Idris. Tjeter se miletit i duken perla sepse emri Hatibit punon si libreza e studentit qe ne dy provimet e para ka marre 10.
eh, jo.
pasi ka marre Bachelor dhe Master, spiritus. Dhe nuk desh me vazhdu per PhD.
Per Cat Stevens ka nigju zotnia tate?
Alamet kengetari ishte...sa u njoft me islamin, leshoi mjekren dhe vate arti, vate!
Ashtu thua ti, po si thote Yusuf Islami?
mire. por fenomenin e kemi fol edhe per te tjere - edhe per markezin, po deshe, meqe Lira tha qe na duket vetja si markezi

pra mqse shterrja qofte edhe e perkoshme nuk ndodh vetem neper konvertime islamike, nuk mund te vertetosh qe kto te fundit jane shkaku dore me nji. per kete do na duhej nje hatib kunderfaktual, i pakonvertum, te cilin s'kemi ku e gjejme.
uroj t'i lexoje keto komente hatibi. dua t'i them qe me gjashten ka arritur te krijoje ate qe duhet me se s'ben ta arrije nje liber i mire: realitetin paralel. po te vazhdonte ashtu, me ekstrapolim pra, po te kish nje korpus, do arrinte tek nje univers paralel artistik, qe ne letrat shqipe e ka arritur vetem Kadareja.
Per inot te Ronit, shpresa vdes e funit! Yusufi jeto ne harmoni me Stivin...
Mire mire po Jusufi ka shkel ligjet e shenjta sepse ne Kuran konga eshte e ndalume. Ja se cthote nje komentuese e vemendshme.
pikerisht me pra, shpresa vdes e funit.... eh sa po permahem ketu.. ika, nuk du te prish temen...
oh, po te kete master ndryshon puna, poezite e tij ften poshte jasikut, syte mbyllen dhe 1000 endra ne qytet shifen me poetin
Hmmm
Fusha te gjera Spiritus dhe patjeter shije te gjera .Pikerisht kjo qe solle ti eshte nje nga Perlat e pasqyrimit THJESHT te nje Individi te Sotem qe Pordhet e medhaja e therasin Kramza .Une them dhe ngul Kembe se duhet ta zotrosh problemin ne menyre shume te thelle si Ai Hatibi , qe ta japesh aq qarte e aq thjeshte mesazhin . Stili eshte vete Njeriu ..ka thene AI i Madhi Gjenijve !
Fundja perse do ishim 7 miljarde ne Bote ne se nuk do kishim shikim te ndryshem
Pertej vleresimeve, sa here lexoj Hatibin ndermendem per poezite qe nuk ia kam lexuar. Vellimet e para-Pasqyra e lendes nuk figurojne ne raftet e Bibliotekes Kombetare. Ne librari jo e jo. Di gje njeri si eshte puna?
po tre libra jane gjithsej me poezi. te me korrigjojne kjo dora hatibjane ne e paca gabim.
nga te cilet dy nuk i gjej ne qarkullim.
te tre nuk para gjinden. te parin me ryrje te kadarese nuk e kam lexu as vete. por me thane qe ishte si pune e frymezime djaloshare te ismailit, qe edhe ate nuk e kam lexu. se s'kam pse.
dy te tjeret, sidomos gjashta, jane qellimisht te pa gjindshem, pasi si legjenda vlejne me shume.
dhe mua do te me binte kurioziteti (e fle mendjen robi)
Mbasi u shqyrtua shkencerisht penisi i bejtexhive te Shqiperise se Mesme, tani policia e kultures paska vene rregulla qarkullimi qe ndalon poetet dhe shkencetaret te jene besimtare sepse shterrojne gjenite e pozise dhe shkences qe jane te gjithe ateiste.
ti vje sa here iki une, dhe anasjelltas...
"Njeri ik e tjetri vjen", ka pas qene nje varg i nje kenge te lashte me duket.
Njeri ik e tjetri vjen, por problemi rri ne vend, dhe problemi i kompleksit te inferioritetit ndaj Evropit te intelektualit mysliman do jete aty ne vend numro per jete te jeteve derisa te zgjidhet.
Ta maje me shnet kompleksin edhe Kadareja (po njesoj si Konica), i cili gjate jetes se tij ka keputur shume mufka, por me mufka grandjoze ka qene ajo e konvertimit te myslimaneve ne te krishtere. Leri te tjerat per te cilat u shtergua te hante llafin, por eshte nje mufke e pafalshme edhe per nje student te psikologjise, sepse konvertimi fetar eshte nje traume e tmerrshme per personin, minon themelet e ekzistences.
Teksti qe solle ti ne temen tjeter per bejtexhijte eshte nje spekullim i tere, sepse asnjeri nuk mund t'i kerkoje pashaporten dashnoreve te bejtexhive per t'i pare moshen, erotika folklorike ne te gjithe boten mund te akuzohet si perverse, nuk ka asnje te dhene per folklorin mesjetar te krishtere (bejtexhijte mund te jene vazhdues te ketij folklori, dhe vazhdues te nje folklori akoma me te lashte te dokumentuar nga fqinjet tane greke te vjeter me dashnore adoleshente).
Ka akoma me teper, neper rreshta, por edhe hapur ne shkrime te tjera te K., ka edhe nje perbuzje superioriteti tosk per Shqiperine e Mesme (si e trashe, injorante, e pergjumur), edhe mosmirnjohje, sepse pa Shqiperi te Mesme, te trashe, injorante, te pergjumur, etj (tip familja drama Qazim Mulleti) nuk do te kishte Shqiperi, sepse te zgjutet toske (edhe ortodokse) dhe te zgjutet gege (edhe katolike) do t'i kishin ngrene kafken ne dhembe njeri tjetrit. Pastaj mosmirnjohje edhe si gjinikoasterli qe ha buken e Tiranes, perfytyro mundesine e nje kryeqyteti ne Corovode, ne Gurkusar ose ne Mirdite.
Po t'i ç'ke qe je kaq i zjarrte, ti nuk je sunit, je bektashi, e ke brenda krishterimin, ke edhe Baba Tomorr. Te tana i ke, nuk te duhet as Evropi.
une i zjarrte?
pa e kaparos ket perceptim i her, s'bojm dot muhabet me tutje.
S'ka shume rendesi muhabeti, ka rendesi te jesh funksional:
http://25.media.tumblr.com/53065d62b3048...
Këtë "argument", e kam lexuar nga FRD-ja, për herë të parë. Po te mos fusnin komët në ujë të mesmit e po te mos e nxirrnin ditën me dy koqe qepë; këta jugorët - thosh FRD-ja, do njiteshin deri la në male.
nemesis,pa shtu nga vetja dhe duke i heq ironin qe perdor heretiku çer ka qe nuk shkon ke citati qe ke nxjerr? pa frd n'mes.
Më thuaj më parë, ti ndihesh "rehat" me atë interpretim?
sic thashe ke pyetja,hiqi ironin dhe pa fut frd ne mes.
rehat? çer ka per rehatllik aty.gjojnat s'jan asiher bardh e zi nemesis ne 100 % t'rasteve jan gri.
ta kam llafin që nuk më the nëse ti e aprovon mesazhin më lart, apo jo? Se më duket pakëz e ulët të konsiderohesh si buffer zone, dhe kaq. Nëse ti je ok me atë - atëherë flasim. Thjesht më duhet me e dit më parë.
land to conquer no buffer zone.per fatkeqsin e shqiptarve kshu u shndrru se do ishte ajo qe ka qen, periferi qendrore e botes shqiptare.
Mqse është fushë, përgjithësisht, you can conquer it, veç me një rrul rrugësh.
Është vetë-përmbushëse ajo që shkruan heretiku, Alke. Thats it. Nuk më dalin llogaritë me lidhjen shkak-pasojë. Nuk besoj se ajo zonë e gjitha i përgjigjet atij përshkrimi së pari, se është goxha e madhe Shqipëria e mesme. Në rast se nuk do te ishte ashtu si thotë heretiku, do ishte gjetur një tjetër lloj ekuilibri. Veç nëse mendojmë se gjendemi në "botën më të mirë të mundshme".
Nemesis, do ishte mire qe komentet t'i beje me te qarta (aq me teper se poziten nuk e ke shume te qarta), dhe ne nje fare kuptimi edhe me te ndershme. Neqoftese ti ke probleme me Jarin dhe FRD-ne, mbaji me shnet, bashke me kunderpergjigjet frd-iste me akuza me qelbezim gjaku dhe Janullatos. Nuk me ke mua nga ajo ane, te kujtoj se kohe me pare me ke akuzuar per vuçidolas. Ja pra t'i vete je shembulli me praktike laboratorike i teorise time qe kafkat dolikoqefale kafshohen vazhdimisht me kafkat brakoqefale, edhe kur mungon duhet krijuar armiku, tamam çfar ndodh ne realtetin postmodern.
Qasjet ti i ke postmoderne gjithanej. Nje nga motivet kryesore te kultures postmoderne eshte te turbulloje ujrat, te asgjesoje çdo shprese per kuptim, qe i bije ne plan te fundit çdo shprese per kullim, te nxjerre çdo gje kellire. Te relativizoje çdo qasje qe kerkon deshifrimin nepermjet nje kodi. Konkretisht neqoftese hidhet teoria si me siper, qe presupozon ekzistencen reale te Shqiperise se Mesme, menjehere fillon dituria te bluaje si mulli bosh per te treguar se meqense kufijte nuk jane te qarta ose jane me te medha se i kam shprehur une (ku eshte harta qe kam sjelle?). E njejta gje, megjithse me banale, hop fillojne edhe akuzat dijetare, ti dashke me e nda Shqiprine ne tresh, qeke me keq se Janullatosi dhe Cubriloviçi.
Pertej kufijve dhe madhesise, ekziston nje Shqipri e Mesme si mendesi dhe kulture, ashtu si ekziston nje Shqipri dhe nje Greqi pa lidhje me madhesine ose vogelsine e kufijve, nje zone tampon turkesh muti, qe nuk lejon kontaktin me greke bizantine kake dhe italiane rinashimentale kakerdhie. Nje nga karakteristikat e kesaj zone eshte: "qe ne nuk e rrujme fare mer jau!", dhe po te lexosh historine e krijimit te kryeqytetit, ky eshte shkaku emocional i krijimit te Tiranes, ne mbledhjen vendosese paria ishin te gjithe kacup sa nga jugu ne veri. Fitoi ai qe se rru fare mer jau si neutral. Ka edhe nje argumet tjeter me te forte per ekzistencen e Shqip.Mes. ne lidhje me Qeverine e Durresit, po vete gjate puna.
Edhe qasja jote qe i ben problemit te Zotit dhe fese, eshte postmoderne, dhe me motivacion krejt negativ, me te hidhur se ateizmi. Beji te fala Aleksander Bllokut dhe Majakovskit.
Pjetermustakuqi, mos te vije keq per Mirditen, por e kam permend fare rastesisht, mund te kisha thene edhe Kopliku.
Po ti heretik, nga cila pozitë flet? Se edhe mua e jotja nuk më duket shumë e qartë. Të paktën për mua e di deri tani, se jam brakikefal.
Unë problemet që kam me Jarin dhe FRD-në, i bëj të dukshme (është e drejta ime kjo që e përdor, qoftë duke të cituar), por nuk t'i vesh ty. Për qasjet skam ndonjë faj. Kudo që hedh sytë, bota është postmoderne gjithandej. T'i qëndrojmë leksikut fekal, kjo akuzë ndaj post-modernitetit më duket një moot-point. Për më tepër që, ashtu si thotë Billy Joel ne post-modernistët didn't start the fire/It was always burning/Since the world's been turning/We didn't start the fire/No we didn't light it/But we tried to fight it.
Pse mer negative dhe e hidhur? Ja shikoje nëpërmjet syve të postmodernistit, kur gjithçka është e turbull - se e tillë është, atëherë Zoti qëndron në këmbë. Last man standing. Po lexoja diçka nga Iezekieli i Biblës. Edhe ai i stërlashtë postmodern do ketë qënë, nuk i kishte "vizionet të qarta" para se të bëhej profet. Pastaj u kthjellua. Uji le të turbullohet, mos ki frikë, nëse është i rrjedhshëm, pastrohet prapë.
Eshte harta e Kadarese & com., nuk eshte e imja. Nuk e ke kuptu mire ironine time, megjithse alke e vuni ne dukje. Ja pra shqeto dhe pa ironi: ti prap i trubullo ujrat duke me tregu mundesine e ndonje shkencetari ose poeti nga Kavaja me brekushe te mbedhaja, ose ndonje kooperative nga Shijaku qe ka pas rendimente me te larta se ne Angli.
Por une jam duke fol per diçka tjeter, per nje esence vlersuese qe eshte reale edhe pse ndodhet ne imagjinarin kolektiv, si fjala vjen harta e Kadarese, te cilen une e pranoj, por nuk pranoj motivacionin e qefaleve per te denigruar totalisht nje person, krahine, shtet, fe, etj. Konkretisht, per ke shef me sy te paster, dmth me dashuri, vlera e Shqiperise se Mesme ndodhet pikerisht ne trashesine, injorancen, pergjumjen, te cilat perceptohen te deformuara nga qefalet superiore si inteligjente e te kenduar si vlera negative. Prane erresires ndodhet edhe drita, e cila ne kete rast eshte nje pervujtesi pa fund krejt e natyrshme. Per ta kuptuar kete qe thashe, vlera eshte tek ija tiranase, çdo ije ka nje miresi te natyrshme mikpritese, te gjitha ngjajne me Nene Terezen, kane te njejten zone injorance dhe budallalleku si Nene Terza (qe takoi Nexhmijen, Enverin e takoi Ije Farka). Edhe e folmja e trashe tiranase, mer nje muzikalitet te veçante e te sterholle ne gojen tyre. Eshte pikerisht ky themeli qe ka themeluar Tiranen, eshte pikerisht kjo pervujtesi injorante qe ka duruar nje shekuj pordhe te qelbta superiore qefalesh te çdo lloji qe e mbanin veten superiore edhe kur sapo kishin shkeputur kontaktin me dhite duke vrapuar me opinga shpat me shpat e shkrep me shkrep.
Qe te moste ngelet hateri ty dhe qefaleve te tjere, ja nje shembell te ngjashem vlersimi. Nese dikush quan me perçmim Gurkusarasit kriminele gabon si motivacion, sepse eshte pikerisht ky agresivitet i skajshem, fjala vjen i vlonjateve (partizane, ushtarake, sigurim) vlera e vertete e tyre, nuk flejne gjume. Nuk behen pune krijuese pa qene agresiv, ose edhe kriminel po deshe, gjithe sekreti eshte ta sublimosh agresivitetin.
Njerzit jane si stinet, te gjitha kane vlere, stinet jane gjendje shpirterore ne rradhe te pare. Zakonisht shumica pelqejne shpirtrat pranveror, por ka vlere edhe shpirti dimeror, i zymet, i ftohte, por kur troket ne dere dhe dera hapet ka nje ngrohtesi ndryshe nga vera
Mund te sjellesh shembullin ku e ke lexuar nga FRD-ja? Flm paraprakisht per mundin.
Po ku ta dinte e mjera Shqiperi /se fati do ti jepte nje si ty / ta ndricoje ne ke terr diareje / me drite Dielli e Bucima rrufeje ..
Emi ajo "vjersha" ka marre cmim te pare ne nje konkurs te Poezise absurde dhe kishte pak a shume nja njezet vargje ose te ngjashme me keto te Heretikut
me perfytyrim ngrenie kafksh
Kur une hyra brenda / Ti dole jashte / Kur ti dole jashte / une hyra brenda ...dhe mbyllej .../prandaj nuk takohemi ...me duket Zeri Rinise 1964 me sa mbaj mend !
Kot erdha per qejf para buke !
Për frymëzimin fetar, për te krijuar letërsi, ke të drejtë - si gjithnjë. Edhe Jari që është një copë avdalli, u kish thënë një herë (për vit të ri më duket?) krijuesve: mos i thoni vetes krijues, se krijuesi është NJË. Budallai dhe kalamani, thonë të vërtetën. Edhe kundërvënia ndaj Krijuesit, është akt fetar në thelb. Kishat dhe xhamitë në këtë botë, i kanë lënë të ngritura dhe i kanë kritikuar. Provuam t'i shembim ne, dhe filluam t'i faleshim "nënës Parti".
Edhe ti hyre te keta me "diare " ? ...Sa per ta kuptuar ti , ka nje pjese njerzish qe thone Shume La . por kishte idene qe murishte nuk jane Obkjekte Historike as Objektet Fetare POLITIKE Ortodokse apo Katolike !Dhe kadal kadal po i provon se te jane shtrire edhe ne"varre " si Ortodokse , te kane antemuar si"katolike " dhe po te rheqin zvarre drejte Fondamentalizmit Terrorist islamik . Mos e pacin fat ne ate vend ne se ke njerez akoma qe te perjetojne Fuqizimin e tyre mbi Shtetin sic i Joshi KryeInjoranti Babasqap !...dhe sic Fatkeqesisht ushty edhe ky njeri i Talentuar ne fushen e Pezise . Dhe per kete eshte prurja !
Po gjej a me e lehte ne kete Kohe sic duket paska qene te kesh diare mendore dhe te shpikesh variante ne tru me PARTI duke dashur te shtypesh Iriqin me " bythen e tjetrit " ! Dmth varianti iFluturimi tme presh ne byth "se Bota zotrie " gjen fusha pa mbarim edhe tek Memdhemja as 100 vjecare
Keshtu ndodh kur ne fshat i shpjegon "Inercine "karrocierit te fshatit
shif, trinia e shenjte komuniste:
kam tre nena o femi nje ne shkolle,nje ne shpi dhe nje tjeter thelle ne gji e ka emrin nena parti
Po kishte dhe Popullore po ty vetem ato do te kene mesuar ..Psh ...
Nje moter ne Novosele / e kishte sa nje bucele ...ja kjo eshte dyshe dhe nukka te beje metrinitite .dmth qe varet se cfare ke mesuar permendesh nga trinitite !
Rishikoji dhe një herë filmat e real socit, Idris. Sa herë të dëgjosh shprehjen "për ideal të partisë", aq herë lutju Zotit. Do bëhesh njeri më i mirë.
Ti i squt qe ku je,ne i ditun sa te dush dhe imagjinate do keshe me bollik-ma pershkruj pak,n'pac vak (edhe deshire), ca do i kishte ba vaki kitij veni,sikur kryeqyteti te qenkesh vu n'Mirdite?
Çfare kenaqesie.
çdo fjale terheq doren e tjetres ne vallezim, edhe ato duken te lumtura me ket muzike.
Gjithnje kenaqesi t'i lexosh. Rrofsh, Monda.
Dini gje , Hatibi i ka shkrujt tekstet per Ritfolkun??
disa te tilla
Cilat jane te Hatibit??
psh 'Afrohu':
Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.
se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.
neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.
e terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.
te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.
dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.
te shoh me qarte kur ti je larg...
E bukur kjo, po tjeter di ndonje gje qe ka bere per Ritfolk?
Deshire Dhe Heshtje
Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une
kete e ka mohuar ta kete shkruar. nese e mbaj mend mire ne nje interviste ka thene dicka "teksti eshte shume psikedelik" dhe se eshte shkruar nga Saimir Braho.
Figure Hatibi
Dikur shkruante, tashi shkruan me ralle ose une te pakten se kam hasur, gjithsesi ai per aq sa kam lexuar ka nje fare niveli
Ca atmosfere ka pas Tirona ne ato vite, une e maj men Hatibin.Ka pas qen edhe Henri mondani nje figure tjeter
Ato vite ishin ashtu siq thua ti per arsyen se publiku shqiptar ishte i etur, ai ziente me kohe dhe koha beri qe te shperthente ashtu siq shpertheu si vullkan. Me vone shumkush u zhgenjye ashtu si edhe une qe po te shkruaj tashi dhe mjaft te tjere. Sot pas 20 e kusur vitesh une them se na prishen endrrat qe qofshin mallkuar soji i politikaneve legena me politiken e tyre perca e sundo,me vjedhje dhe korrupsion me nje art te pa mbeshtetur e te tjera si keto. Gjithsesi shpresa s'duhet humbur edhe per arsyen se fundja s'kemi cfare te humbim..lol
Sikur doli jashte normales cdo gje ose ndoshta ne si dinim mire gjerat na kishim mesuar keq sna i kishin thene, se di por kom shume nostalgji per atmosferen, sic the ti ishim te etur.
Dukesh i ri mor djale. Shpresoj shume qe mos ti kesh humbur shpresat, fundja nga ti dhe te tjere si ti do behet ky vend, une e uroj me gjithe zemer per femijet e mi, per ty dhe per gjithe shqiptaret. Ishte kenaqesi bashkebisedimi i shkurter yni. Gjithe te mirat !
Si adoleshent me duket vetja.Rrofsh ,gjithe te mirat.Na kenaqe
..ndoshta avash avash pa e kuptuar po plakemi,dhe na humbet kurioziteti per çdo gje...
Nuk doisha dakort Xheni, njeriu kur plaket ka edhe me shume kuriozitet,ka ç'tu jape por edhe s'ka pse te kete turp e te marre gjithsesi
E lexova prap e prap kandrrën. Sa fantastike.
Zbukurohet robi me 20 rreshta lexim. Sa bukur.
E kshu kshu Hatibo, çdo kandërr e ka nji andërr. Whole lotta love.
Ja nje shume e mire e Hatibit (kjo hap pasqyren e lendes, mos gaboj):
**
Zone ushtarake, adriatike, Bisht` i Palles.
Pasdite e korrikut, monedhe e florinjte
me profil mbreti, ne gojen e mbyllur te nje femije
qe nuk e di ku shkon.
(Atyre qe e dijne u dhemb).
Pasdite e prillit-gisht kembe me thoin e porsaprere
mbi nje qilim Persie plot flaute e zogj.
Ky eshte Bishti i Palles, ky eshte emer gjiri
pasdite per pasdite
rrethuar me revani te thata kodre: dhe deti perpara
si xhami ne kornizen e sapovarur ne nje agjenci
udhetimesh.
Mbyllur gjithe lumturia ne nje epruvetez trishtimesh,
rere e lagur gjer ne kerci
dhe kercunj bie deti ne gjinj, dhe mijera shishe
plastike,
pa asnje mesazh,
dhe kukull-foshnje me kokerdhoke gome,
dhe gjurme qeni ne ranishtet bie deti,
dhe dhembe te thyer guackash.
Lufta ime me genjeshtren dhe harresen
prodhon poezine per gjirin tim
hermetik te Bishtit te Palles, zone ushtarake
shkurre celiku,
kuba betoni rrekellyer nga Enver Hoxha, ngulur jeshile
pergjysem ne plazh.
Vij te gjej detin vetem me gjire ushtarake kubane
ne postblloqe e zona te minuara i vidhem
publikut,
ne plazhe te nje virgjerie ruajtur dhunshem nen
infibulacione
te Traktatit te Varshaves.
Nudistet, heroinomanet, muslimanet me mjekrra te gjata,
serfista intime te palavdi,
te perndjekur, po ne lufte me shoshoqin per
ekskluzivitetin
e Gjirit
te Bishtit te Palles; topitur toponimia nen
diell,
larg harreses popullore dhe policise
e sidomos larg grarise, isha ne punen time, gati vetem
ne kilometra te drejta-lagur me uje, thare me rere
me koken plot gjera te vjetra,
duke qemtuar me nge si ne librari
neper sqetullat leshterike te plazhit,
kur ja, gjeta (dhe zemra me kumbon si gomone)
gjeta pas nje blloku betoni, betohem,
nje shiringe te holle te heroines
dhe
nje pale mbathje gjumi.
Nje shiringe te vdekur, me nje thep te vjeteruar gjaku
ne fytin e tejpashem.
Kurse perbri, nje pale mbathjesh te lageshta, ende te gjalla,
me lule te erreta gocash,
elegante si nje klavikul e zier delje
ne fytin tim.
Pasdite prilli apo shtatori apo maji,
me te renkuar rremova
reren
dhe hapa gropen
dhe ngaqe nuk me nxinte,
varrosa thjesht
shiringen, me agen e thelle si orgazma,
dhe ato te tjerat-lulet nje nga nje,
varrosur me rere, diku vite me radhe,
ne Bishtin e Palles cdo pasdite,
ne nje gji sekret
me detin ne te djathte
dhe zemren-bregdetare-ne te majte,
qe dridhet jugut
ku balli merr kokrra rere ne cdo perkulje,
ne ca vende, o shok, mund te shkohet vetem
duke vdekur me pare.
Shpesh, shume "nga keto kerresa" na deftojme se nuk jemi asgje dhe se na kujton me ndonje prove te ketille, dobesine tone te harruar.Atehere,na qe endrrojme perjetesine, jemi te detyruar t'i kthejme shikimet tona.... nga vdekja.
Ashtu te ngopur.....
Keto poezite "moderniste" te Hatibrave me shoke jane, sic thote Driteroi, si gjelle e zier dy here. Mjafton te shikosh kryetitullin sa shabllon dhe i shplare eshte. Do sjell ndonje dite nga ajo vera e vjeter kineze (ose ajo rakia 50 gradeshe me mire), nga ajo ku i kendohet dashurise per njeriun (Thone qe kandrrat do te jene burimi i proteinave ne te ardhmen, keshtu qe do na duhet t'i duam edhe ato e te ngreme edhe shoqata per mbrojtjen e tyre nga babesia njerezore, po derisa te behet njeriu i bardhe si aziatiku lindor e juglindor, ka kohe)
mos ka dash me thone raki e zjere dy here
hatibi eshte yni! me kimet, si cun pleqerie.
Me shume se hajku
Plakja e stjuardesave ne linjen
Austrian Airlines, brenda nje jave, tetor 1995
Kater mije vjet haiku pa te tilla
Infermiere/Interiere qiellore te ndricuara fort
Helga aromatike, Betina apo Zelda
Brune
Vajtje-ardhje
Qe plaket si inkoshienca/brenda javes ne mendjen time
Si nje gjethe/neper shfletime te panairit te librit
Frankfurt, vjeshte
Plakja e stjuardesave mbi kepuce pa taka, mbi re
Dhe miresjellja qe ma keput shpirtin atje
Dhe brenda vecese ajrore uniseks
Nderronte djersen me antidjerse
Stjuardesa mashkull ne pozite te veshtire
pabesueshmerisht e bukur:
E SHTUNA E MOTRES
(Incestit tim)
Kete te shtune
Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
Krisen kopsat perdhe
Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
Ca puthje me jehona alkooli
Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
Te llastikut te brekeve te tua
Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
Mbyllur kushedi sa po vuaj
Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
Bejme si te pire qe ta harrojme
U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
Vraje lodhjen
Kjo eshte dashuria,
kjo qe po te jap per hir te dashurise
Ti terheq barkun, fryma mbarohet
Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek Fushe-Arrezi i pabraktisur
Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
Do doja te isha ti
Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
Si ullinj ne dege
Pastaj te zgjidheshim, te m’i ndaje djerset si taste flauti
Nga ashkla e zemres brenda preherit
Te me ndizej uji i rralle
E shtune. Ra kembana e dashurise
Ra ne kuptimin “u rrezua”
Perdhe qe nga maja e kembanares
Ra dhe litari i brejtur me dhembe
Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
Me duart e buhavitura nga litari
I kremtimeve te te tjereve
si erdh kjo vjeshte me gri neper qiej
nostalgji per hatibin , bjondin bob marley
poezi te embla si hurmat, pjekur
kopshti poezise priste ne shekuj
dashni ;posmoderne shofim ne andrra
u velem me hurma e tash duam kandrra
per vete interesin qe ngjall, trazimin e vemendjes, njerezit qe preokupon - te gjithe keta tregues objektiv - Hatibi vetem me aq sa ka shkruar, them se eshte poeti me i suksesshem (lexo me i miri) i post-90tes deri tani.
Ne gjykimin tim, eshte nder tre poetet me te mire qe ka prodhuar Shqiperia, letersia e rilindjes perfshire.
Shtoj qe Hatibit i prishin pune gruppiet, qe pervec ofshamave ne thelb idiote, te ngjashme me muhabetet e gurit, nuk kane thene asgje me vlere per te, gjithe keta vjet. Ngaqe edhe nuk mundin - aq e kane dollapin. Edhe ne shtypin me serioz, niveli i kritikes ngjitet deri tek Agron Tufa - merret me mend pra.
dmth Naimi, Migjeni, Hatibi. duket pak e tepruar kur mendon, me dy tre libra, por nje analize e panshme aty te con.Cfare propozon , sjell nje poet, krahasimisht me paradhesit. Te tre rezultojne pa paraardhes ne letrat shqip. Thyerje ne koncepte dhe ne gjuhe. Driteroi eshte nje Naim i Shqiperise socialiste. Reshpja nje Lasgush (minus mistiken e tij.), Kadare nje majakovsk shqiptar (ne poezi-edhe pse poezia e tij industriale dallon, eshte nje pike kthese nga poezia rurale e deriatehershme).Eshte si veza e Kolombit kjo pune.Kurora i jepet pruresit me te pare. Pasi hapet brazda, eh, ka plot qe hedhin faren por brazda po ajo mbetet.Pas Hatibit, grupi viteve 90 ka levruar variante te ndryshme te se njetes tipologji.
PO! (gjithnje ne mendimin tim).
ps. Ngadale po behen dy dekada nga vitet-thelb 92-96 te hatibit. Pra kohe per ftohje "plaga" ka pasur.
pps. me vjen keq qe ne trinine e shenjte nuk hyn dot Mjeda (ne vend te Naimit). por eshte aty tek cardaku, pa diskutim. pa dyshim shume i madh... por keto pune jane si krasitja: asnje meshire, asnje kthim koke mbrapa.
Nuk jam dakord
Problemi eshte tek Histrionizmi. Naimi dhe Hatibi jane histrionics. Migjeni eshte i vetmi qe nuk ra pre e tij, Naimit nese hyn tek 3 te medhenjte i falet per shume rrethana. Ne mendimin tim Hatibi nuk arriti te shkeputet as nga Histrionizmi as nga nje lloj infantiliteti gjuhesor. Flasim per gjuhe sepse ide te jashtzakonshme s'para ka ne poezine e tij.
idete, moj av e dashur i kane dhene iliada dhe odiseja me kohe e me vakt, bibla e vjeter gjithashtu. cdo gje perseritet dhe perseritet. hatibi di qe te perserisi aq bukur...
Moj, idete na kane ardhur nga Siriusi per ate pune
Hatibi per hir te se vertetes shkruante bukur, nuk e di se çfare ndodhi me te se voni por mbetet tek ato pak poete qe lexohen ne Shqiperi
Do te shpallim edhe trinine e gjinise tjeter
Histrioniks, ne kuptimin e patetizmit, eksklamacionit (qe ne googull sinonimohej me ejakulacionin gjuhesor
. Mendoj se stili, gjuha e hatibit eshte e re ne mjedisin poetik shqiptar (eshte nje thyerje dhe kalim nga patetizmi i socrealizmit per aksionet, kooperativistet, konviktoret etj. ne parodizimin e atij realiteti. Poezia qe i largohet temes se madhe dhe i drejtohet temave "te vogla" te njeriut tashme jo me hero dhe personazh pozitiv sipas klishese socrealiste. Ti po thua qe edhe kete e ben perseri me nje lloj patetizmi nihilist dhe neosentimental.Ok, duhet te flasin ekspertet e sektit na bashkoi shurupi i shijeve speciale 
Histrionic eshte teatraliteti i tepruar.
Me shume eshte i dukshem ne kinematografi. E pata ne kuptimin e teatralitetit gjuhesor, metaforik etc.
ps: nuk ka gje me te poshter se kritika letrare, analiza e teksit etj Nese do ta vdesesh nje poet te mire, merre ne analize, kaloje ne skaner... gjithe fryma, magjia zhduket ne eter
Pikerisht , prandaj duhet kritika e mire dhe kompetente.Te cliroje frymen, magjine qe mbart poezia e ta shperndaj ne eter, ta ktheje esencen e saj tek burimi ekzistences , eternity, immortality
Poezia pa kritike eshte si guacka qe mban brenda perlen. Problemi eshte se duhet elegance , guackes nuk i bihet me vare-thote diku emigrant, per te shperfaqur perlen brenda saj. Duhet aq delikatese sa rrezet e buta qe celin trendafilin.dmth operacion me rreze lazer 
Baladë e gjatë nostalgjike me Gjuhët e Huaja
Muzg.
Kudo
në menca konviktesh
u ndezën
Lulet
e çajit
të malit
Dashnorët
meshkuj
të viteve tetëdhjetë
Nis’ e ikin
pa paguar
Prej bar
-lulishte
“Një majit”
E errët,
në rrugë të Elbasanit,
bri postës
Ora shënon një orë darke
Me çaj malesh e djathë Gjirokastre
Kurse oborri i konviktit nis
Një mbushj-e-zbrazje
Baticë-zbaticë
Me përparëse
Të zeza basme
Që poshtë kanë konviktore
Hënore
Alabastre
Halabakët-dashnorë
Grupe-grupe si dasmorë
Fërshëllejnë
Nëpër kangjella, dritare të stinës
Me guralecët
E dhëmbëve të nikotinës
U fërshëllejnë gocave të Dibrës
Që mësojnë anglishten gjithë ditën e ditës
Gocave të Shqipërisë së vogël u fërshëllejnë
Gocave të Gramshit, Kavajës
Që janë shpesh goca të dajës dhe hallës
Për ata që gju’jnë konviktore të Sarandës,
Gocat e konviktit kur dritat fiknin
Këndonin në kor këngë
Me llafe disi të pista
Në vitet që pasuan nisën të këndojnë
Me pizhama e ulërima
Në dhomat e tyre pa drita
Këngë me tekstet e mija
Pa ditur që i shkruaja unë
Pa e ditur se sa herë shqiptonin
Ndonjë folje të vetës së parë
Brenda tyre futej një djalë
I panjohur
Që e kishin kaq pranë
Po kjo u ndodhte kaq kollaj
(Se) për kohën unë figuroja
Një djalosh ende shumë femëror
Për të merituar kështu
Identitetin e tyre provizor
Një çun i padirsur isha, fëmijë
Që rritesha veç kur i shihja
I informoja plot tmerr për lëvizjet
E dashnorëve halabakë
Teksa ata i gjurmonin
Në oborre e korridore
Me një dihatje plot kërcënime e citate dashurore
Teksa edhe ata vetë njëkohësisht
Të përndjekur ishin
Nga dezhurnët e shkollës, kujdestarët e konviktit
(Policia seksuale e regjimit)
Sepse ata prishnin orarin e studimit
(Dashnorët)
Për të shkelmuar me tërbim
Konviktoret e Kurbinit
Të kapluar ashtu
Nga xhelozia
Dhe papunësia
Dashnorë si marinarë nëndetësesh
Të etur për njerëz më shumë se për femra
Me bluzat e tyre vija-vija
Dhe pantallonat varur rreth këmbëve të shtrembra
Si këmborë. (Këtyre u thoshin pantallona kauboj)
Dashnorë të dobët me mustaqe
Dhe ndonjë push tjetër në faqe si perandorë
Austrohungarie
Hipur në taksitë e shtetit
Nën efektin e shkurtër
Të morfinave të maternitetit
Nën aromën e çajit të malit
Dhe djathit mercenar të Rrapo Hekalit
Kurse nata ku zhvilloheshin këto ngjarje
Ishin konviktoret me përparëse
Të zeza basme
(Zgjedhonin symbyllur lloj-lloj foljesh
Të italishtes
Për të kapërcyer me mend
Kufinjtë me korrent
Të Republikës)
Konviktoret e Dropullit janë minoritet i popullit
Ato merren vesh greqisht me konviktoret e Himarës
Që i përkthejnë tek djemtë e Tiranës
Si edhe konviktoret e Shkodrës
S’i ke dot në vend të motrës
Konviktore të Gjuhëve të Huaja
Konviktore nën diktaturë, duke pritur
Nën frymëmarrje të dhunshme
Kapitalizmin në horizont, si kushëririn zhvirgjërues
Për të punuar më pas përkthyese tek Usaidi
Fë-më-në-ja
Pnudi, Rinasi, Frankofonia
Për t’u bërë ashtu urat mbi të cilat
Vinte në Shqipëri
Teknologjia, demokracia
Antropo-morfizuar
Në forma të ndryshme meshkujsh të huaj
Kurse dashnorët e hershëm profesionalë
Vendas
Vdiqën në përgjithësi
Nën plumbat liberalë
Të tranzicionit
(Disa drejtojnë në Milano, Londër
En-xhi-o-në imediate të prostitucionit)
P.S.
(Ndërkaq tregimtari vazhdonte (mes zakonit
Dhe muzave)
Të koleksiononte mes vargjesh fytyrën e kohës
Nxjerrë nga sytë provizorë të meduzave.)
Per fat te keq KOHA me ndihmen e Ervinit e diagnostikoi Hatibin me talent akut duke na e humbur shpresen per nje version kronik te "semundjes". Ja edhe nje radiografi e shpejte e kesaj poezie te bukur:
Në vitet që pasuan nisën të këndojnë
Me pizhama e ulërima
Në dhomat e tyre pa drita
Këngë me tekstet e mija
Pa ditur që i shkruaja unë
Pa e ditur se sa herë shqiptonin
Ndonjë folje të vetës së parë
Brenda tyre futej një djalë
I panjohur
Që e kishin kaq pranë
dhe
Zgjedhonin symbyllur lloj-lloj foljesh
Të italishtes
Për të kapërcyer me mend
Kufinjtë me korrent
Të Republikës
kjo me pelqeka mjaft,flm
Kurse dashnorët e hershëm profesionalë
Vendas
Vdiqën në përgjithësi
Nën plumbat liberalë
Të tranzicionit
-------------
shume e bukur kjo, vdekja e nje epoke. dashnoret e socializmit, ne qoshe pallatesh a neper bordura, qe ikin prej andej kur u vinte...uria.
Poezia e humbjes
Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb
lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer i poshtëruar
të përgjoj pas hijes sime
bëhet vonë, sa vonë nga ndarja
unë mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit
ndizu zjarr
dhe hedh aty lule, shami, vjersha
rrobat e çdo gjë që kam
e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur
që zjarri dot më s'e ngroh.
Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb
lodron si një gjethe në lulishtet pa anë
të syve të tu
por unë dua të të dua
me çdo kusht
e mire tani... OK.
''gabriel garsia markesit'' nuk i pelqen hatibi...
Kjo letra jote e bute
Malli ynë është i ndryshëm moj vajzë
Në qytete të ndryshme
Lodhem në atë natë të hershme, unike
Këtu brenda ikonave guacka
Të qepallave të tua
Ku shkundin varak fluturat e natës
Rri e lexoj i praruar
Letrën tënde të vetme
Atë frut të largët që varet tani
Duke u tharë me dinjitet
Në degët e kopshtit tim
Letra jote Vjen pa dëshirë
E tërheqin zvarrë fijet e flokëve të tu të asaj nate
Që si mina të harruara lufte
Më plagosin vazhdimisht, nëpër rrobat e mia fshehur
Por unë s’i di
Letra jote e fundit, e lexoja që atë agim
Me ty në shtrat, që flije ende
Letrën tënde të vetme
Ti strukur krejt mes këmbësh të mija
Si një enë me qumësht të vakët
Unë vëreja aty poshtë shtratit
Sandalet e tua që diçka dinin
Vëreja dhe e ndjeja
Sapo t’i shkelje me thembra, unë
Do të mbetja pa frymë
Duke parë
Të ngriheshe
Thua se do të ngjishje pas këmbëve
Mushkëritë e mija të dyja, e do të ikje me to
Pa zhurmë
Nga ajo dhomë që rastisi
Oh, në ta nissha letrën tënde lamtumire
Do të të trulloste edhe ty trishtimi
Ja keto jane disa nga poezite ku Hatibi ma ka thyer zemren. Por dashuria vazhdon...
tashti kush e ka kete vellimin Poezi te 1995 (6 mac) ta ndaje me ne ndonje faqe te grisme ...
te kjo faqe gjen shumë poezi të 6-ës maç. durim dhe guxim!
sms
ritual i veshtrimit te avioneve
(avionet naten kane ca si mustaqe macesh
ecin avash duke nuhatur trishtuar
rrugicat midis yjeve te ndryshem
me emra kafshesh)
ritual i ndenjes sup me sup
deri na agim
me gruan e dashur
(qe vertet
perdor parfumin me jasmin)
(shqiptim i dehur hundor frengjisht)
ritual i te pasurit ftohte vullnetarisht
naten nen qiell te zgjatur
ritual i mbulimit te shpines se shokut qe fle
qe nga vitet '60
ritual i marrjes se mesazheve* nga nje i panjohur
i padukshem qe duket sikur na sheh
nga frengjite me prush cigareje te avioneve
tek cijasin pa tym mbi (lumin) Erzen
___________________
*arome jasemini, muzike flokesh, ere, kaligrafi krahesh insekti.
Ne lume rrathe uji...24/09 23:25 +355692128944
"Pasqyra e lendes"
gurlumi
shega e çarë e diellit
renditur poçe-poçe të zjarrta
poplat e tejdukshme të gushtit
rreth lumit
kurse brenda lumit pret nata e gjumit
ndërtohen shtëpitë e ëndrrës me gurë të paparë
ata nga brenda ujit
që janë në fakt si gurët e hënës
me të cilët ndërtohen themelet e ëndrrës:
siç u tha, nuk i sheh dot syri i njeriut-
veç në i pat puthur
memece
thembra e tij e përgjumur
Gjera si keto perbejne (per mua gjithnje) regressin qe thashe - ama krahasuar vetem me gjashten kjo!
Kam nje bindje qe edhe hatibi vete e di kete, ose e ka ndjere.
e para e gjashtes
Too drunk to…
(Dead Kennedy’s)
Tani disponoj edhe seksin tend
jam i lejuar ta prek
i lutur ta hukas.
E ke te thjeshte ti
Thjesht rri shtrire ne krevatet e mija
dhe urdheron te pushoje muzika
te fiket drita
E qesh pertej mjekres tende me dhembe
si edhe pertej
Amfiteatreve te fytit
syte e shtrire, e bardhe, e bardhe….
Pastaj barku yt me faje terheq
vrraga te trasha
ajri
Ti po e punon me shate ajrin e dhomes sime
une sillem neper dhome si Lenini
bythet e mija te zhveshura ne terr
jane dy o-te tek fjala alkool
E ty te keputet shpirti
qesh,
Me cicat e tua prej qeni, kur une te them
se lipset te kesh nje pale te tjera si keto
Cica qeni qe i kane varur syte njera djathtas
tjetra majtas
si ne flamur
(pushon e qeshura, ato pushojne se duartrokituri, cicat)
(behet heshtje)
ti kerkon pa u ngritur cigaret
Qe i mban ne çante
ku ka edhe plot gjera te panjohura grash
Zhurma e çakmakut tremb barkun tim te vdekur
fshin shpejt figuren tende nga rera e syve te mij
atehere une shtrihem prane teje
kjo cigarja si femije pleqerie, ose si ndonje gje
tjeter me e sakte qe i lidh dy vete
edhe po s’qene ata te dy
fjalet e tua jane rrethuar nga nje ze i padegjuar
ti me thua mes tingujve se s’duhet te te therres me
- Kur je i pire… – shton
Asnje e dhene tjeter pastaj
per trupin tend, a je shendoshur me
a i ke krejt vetullat
Thonjte e mi
rriten
jane ngulure ne djerse
ne Viet-Namin tend te rruar pa napalm
Ti qesh megjithate me tym
Dhe une ta di emrin
E ti nuk do qe une te trishtohem
ndaj
me pickon here-here
ne nje nga bythet e mija te ligura
si mollezat e poetit me tuberkuloz
E asgje
s’me ndalon te qaj vete
mos ler te ulen syte e mij.