Gati të gjithë flasin për korrupsionin në drejtësi i cili është kthyer në sistem. Por shumë pak, apo aspak ka të dhëna për këtë. Ndërkohë në gjykatën e Tiranës të dhënat e një gjyqi, përgjimet e realizuara flasin qartë se si funksionon “sistemi” korruptiv, i cili mund ta arrijë të ndryshojë një masë arresti, një ngjarje, apo edhe një vendim tjetër drejtësie.

Gazeta duke mos bërë asnjë koment mbi këtë çështje gjyqësore, po jep përgjimet kryesore të paraqitura në gjykatë dhe personat e përfshirë në përgjime, që nga personazhi i interesuar, sekseri, avokatët, prokurori, si dhe shumat e lekëve që përmenden apo mënyra se si duhen dorëzuar ato. Një ngjarje e ndodhur në Berat, por që realisht pasqyron realitetin e një pjese të mirë të drejtësisë shqiptare.

Në këto përgjime personazhet janë këta: Enton Softa, i akuzuar në rolin e sekserit i akuzuar “për ushtrim i ndikimit të paligjshem  ndaj personave që ushtrojnë  funksione publike”. Agim Ago, kallëzues, I interesuar për çështjen e djalit të tij Lavdërim Ago I arrestuar për plagosje. Ermir Beta, prokuror në Berat. Arens Berati, avokat. Argjir Cuko, avokat.

Datë 15.03.2013

Agimi – Mundet?
Ermiri – Një sekondë, një sekondë. (Pauzë)
Eno – Si je?
Agimi – Mirë, me shëndet mirë?
Ermiri – Më tha një çikë Eno, çfarë mundësie unë do kem…
Agimi – Tashti unë në dorën tënde jam.
Ermiri – E kanë fryrë këta të policisë, e kanë bërë sikur…
Agimi – Tashti ti e di.
Ermiri – Mirë pra, pres një akt mjeko-ligjor, nëqoftëse nuk vjen çfarë pasojash ka ai tjetri mirë se dhe ai ishte i çarë në kokë.
….
Ermiri – Çfarë të kem mundësi unë o xhaxhi më të mirën do bëj, keq më vjen, por kemi dhe ne ca gjëra që nuk është…
Agimi – Mirë, o Eno, ik më ler një çikë vetëm, ik!
Ermiri – Jo ore, s’është puna për vetëm, puna është se kam shtatëqind punë dhe s’kam çfarë të them.
Agimi– E mirë, të na lërë pak vetëm.
Ermiri – Më vonë hajde, më vonë hajde se tashti kam shtatëqind punë.
Agimi – Nuk më ndihmon dot aman se s’e kam çunin për probleme, ne fshatar jemi. Namin e kemi të madh ne o burr i dheut, ti e di.
Ermiri – Por nuk është kaq e thjeshtë, bëhet fjalë për tentativë vrasjesh.
……….
Eno – E ore?
Agimi – S’tha gjë ai.
Eno – U takove ti?
Agimi – Po, di gjë unë çfarë të bëj?
Eno – Ik, ik ore. I thashë dhe unë, çfarë do bësh i thashë, le të vijë i ati dhe ta gjej me atë të madhin. Po s’i gjete asnjë gjë ti të jatit?
Agimi – Jo, s’çava dot tutje.
Eno – Po mirë këtij s’i the…
Agimi – Kujt?
Eno – Ik thuaji atij, këtij, kaq kam e mirupafshim.
Agimi – Po s’thotë ai që, qysh t’i them unë?!
Eno – Unë po them këtij ore.

SHËNIM. Në këtë moment ndahen dhe Agimi shkon përsëri tek zyra e Ermirit.

Ermiri – Xhaxhi, vazhdo se kam aq shumë punë, të lutem shumë, kam aq shumë punë sa as nuk të pres dot fare.
Agimi – Po çfarë të bëj unë, aman në dorë tënde.
Ermiri – Xhaxhi, të lutem shumë, nuk je fare në dorën time, unë bëj punën time, e sejcili bën punën e vet, nuk je fare në dorën time.
Agimi – Po ë, qysh të veproj unë?!
Ermiri – O xhaxh, të lutem shumë se kam shumë punë tashti, sinqerisht.
Agimi – Si të veproj unë, aman në dorën tënde, çun i ri je.
Ermiri – O xhaxhi, kam shumë punë, jam çun i ri, jam korrekt.
Agimi – Më lër takim pastaj kur të duash ë?
Ermiri – Sot nuk të ndihmoj dot, hajde nga java tjetër.
Agimi – Pas gjyqit nuk më ndihmon dot?
Ermiri – Ncuk.(jo)
 
Datë 18.03.2013

Arensi – Ja të vijë dhe ai pra, të vijë dhe Argjiri se do flasim, se kemi çështjen të lidhur pa problem.
Agimi – Po. E mirë po me që më the ti mua hajde në ora një e gjysëm, e rrofsh.
Arensi – Hë Argjir. Flet në telefon ai. Me të dalë ai nga gjygji.
Agimi – Tani ca do bëjmë, ca s’do bëjmë, ti e di.
Arensi – Tani me këtë punë po merremi.
Agimi – E në rregull. Po unë jam në ankth ore, jam shumë I shqetësuar, nuk jam takatuket unë.
Arensi – (Flet në telefon).
Agimi – Vajtët atje?
Arensi – Ku?
Agimi – Tek ata. Te çuni.
(Futet Argjiri).
.......
Argjiri – Ej xhaxhi kam gjygjë vëllai në orën një e gjysëm me Gonen.
Arensi – Ulu një sekond sa të flasim pak me xhaxhin. Tashti ee, procedura që do ndjekim është ne duhet të bëjmë hartimin e kontratave. Po do bëhet me shkrim o vëlla.
Argjiri – Me shkrim, vemë aty brënda. Dihet ajo, nuk bëhet fjalë ajo. Të dy palët do të pajtohen dhe kur të pyetet ai dhe kur të pytet ky. Do ti pyesim njëkohësisht, dhe pajtimin do flasi ai.
Arensi – Nesër I pyesim dot?
Argjiri – Ëëë?
Arensi – Nesër i pyesim dot?
Argjiri – Nesër dhe mund ti pyesim. Po do ti pyesi nesër, do ti mbarojë para se të vejë te Shyqua ai.
Agimi – Po pra.
Argjiri – Tashti në qoftë se ai do vetëm këtë.
Arensi – Kush?
Agimi – Kush?
Argjiri – Prokurori.
Agimi – Eee.
Argjiri – Po dalim e flasim ca do bëjmë me prokurorin ee. Unë jam shumë dakord edhe nesër i pyesim. Atëhere do vemi bashkë te prokurori sot ne, që ta lemë për nesër?
Arensi – Po vemi nesër te Miri.
……….
Argjiri – Ky ka punën e tijë, unë kam punën time. Tashti duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe me këtë që të shkojmë atje, të takojmë prokurorin që të lemë një datë të përbashkët. Të lemë një datë se mund të jetë një datë sot një datë…
Arensi – Ik, ik dhe flasim. Kështu ta lemë do flasim me prokurorin që ta lemë për nesër.
Argjiri – Po, po. Miri është dakord vetë po hajtë. Është dakord që ti bëjmë shpejt, do ti mbylli vetë ai.
Arensi - Do ti mbylli.
Argjiri – Vetë ai…
Arensi – Kafenë?
Argjiri – Kafenë nuk e di pastaj, flasim.
Arensi – Jo që të mos dalim gabim, të jemi njësoj.
Agimi – E në rregull je ore.
Arensi – Të jemi njësoj edhe me palën tjetër ore se… Të mos lëvizim majtas djathtas, një më shumë një më pak, apo një më pak e një më shumë.
Agimi – Po ju e dini ore, unë s’di gjë.
Argjiri – Do flasim me të vetë me Arensin. Dakord, Arenc dakord t’ iki unë se po më pret Nada në gjyg.
Arensi – Ik,ik. Nesër do ti pyesim?
Argjiri – Po ore i pyesim…Këtu bëhet fjalë do ta bësh ore, nuk është djalë I …. ai. Ore shqip I thashë kjo kafe të takon ty, se po flas hapur…
Agimi – E mirë, po ne jemi.
Argjiri – Që ti japi … una.
Agimi – Ee.
Argjiri – Do ti japë lekë prap unë lekë Mirit. E zgjidhim.
Agimi – Në rregull. Po që do më lesh mua një cikë kohë se edhe unë s’kam ku me vrap them. Të më lesh mua një cikë kohë që ti gjejë unë atë. Unë s’lëviz me ato vërdallë e ke parasysh ti tani.
Arensi – Po mirë.
Agimi – Ee. E qysh sa e qysh tek e ka ai atë ee.
Arensi – Mua do më lesh, një 500- mijë lekshe me vete ke?
Agimi – Me vete, jo.
Arensi – Mirë nesër silli. Mirë?
......
Datë 19.03.2013
…..
Agimi – Tashti jepi dum këtij muhabeti.
Arensi – Po dum po i jap. Do vemi sot t’i pyesim, dëgjon çfarë po them?
Agimi – Në regull. Këtij i the gjë, qysh, tek këtij Ermirit?
Arensi – I thashë unë i thashë. Do vesh vetë.
Agimi – Në regull.
Arensi – Do vesh ti vetë që të mos ngatrohem unë fare që të thuash jo më mori avokati kaq e më mori aq.
Agimi – Në regull, shumë mirë, bravo. Tashti unë nuk i di regullat.
Arensi – S’ka gjë, unë ta thashë që dje, do më lesh mua një pesëqind mijë leksh.
Agimi – Ja t’i jap unë o vlla. Urdhëro! (I jep lekët)
Arensi – Në regull. (I merr)
Agimi – Shikoi një herë!
Arensi – Shum në regull.
 
SHËNIM. Arensi bën një telefonatë.

Arensi – Mirë je? Ku je o vlla? Arensi jam. Ku je? Urdhëro? Ë? Vonohesh?
Agimi – Është larg?
Arensi – Po, e presim ne.
Agimi – Nuk të vë në dyshim unë ty. Me ty mbarova punë unë.
Arensi – Ato ishin parapagim, ke dhe diçka tjetër ti.
Agimi – Po, në regull.
 
SHËNIM. Në këtë moment takohen me Ermirin.
 
Ermiri – Si jeni, mirë?
Agimi – Mirë.
Arensi – Bisedo vetë me prokurorin, po të pres aty përjashta unë.
Agimi – E, mirë. Tashti Ermir, ti, do më ndihmon do s’më ndihmon.
Ermiri – Çfarë të kem mundësinë unë do ta bëj.
Agimi – Ë?
Ermiri – Të thashë, sa ta kem mundësinë do të ndihmoj.
Agimi – Çfarë ke ndonjë gjë, qysh tek, e ke terezinë, ta lëmë orarin, qysh tek.
…….
Ermiri – Do shkojnë brënda kësaj jave këta që ta pyesin, do bëjë një ankim për atë punë, çfarë ka ai ta thotë në prani të avokatit dhe atëherë jam unë me vërtet shumë komod.
Agimi – Tashti ti më lër mua nja gjysëm ore ose një orë që të vijë vërdallë unë...
 
Ermiri – Me Enon pi kafe me Enon.
Agimi – Unë dua mos e nxjerr një çikë më përpara çunin.
Ermiri – Edhe unë dua por puna është se duhet edhe ai avokati i tjetër.
Agimi – Edhe Arensi po llafos me atë avokatin tjetër.
Ermiri – Shumë mirë. Dosjen e ka ai oficeri, lidhuni me oficerin të shkojnë një ditë te burgu.
Agimi – Në regull. Aman më ndihmo se nuk është çuni im prototip.
Ermiri – Xhaxhi, momentin e parë unë të thashë ishte e vështirë se nuk ishin ato aktet që duhen të vinin, unë nuk i dija rastet si ishte njëri e si ishte tjetri. Tashti është një çikë më ndryshe, kam një çikë më shumë liri veprimi, është më e vështirë por është më ndryshe. Ta dish, tashti është më e vështirë.
 
SHËNIM. Agimi ndahet nga Ermiri dhe takohet me Arensin.

Arensi – Ë?
Agimi – Ai mirë thotë kështu por s’thotë sa e do kafen, sa qysh tek.
Arensi – Pse s’e pyete ti?
Agimi – Po i thashë unë, fol i thashë unë, sa, qysh tek?
Arensi – Çfarë tha?
Agimi – Ik fol me Enon më tha mua.
Arensi – (qesh)
Agimi – Tashti thotë për ju, të shkojë avokati atje.
Arensi – Avokati e zgjidhi që në mëngjes po lëre se ç’thotë ai.
Agimi – Ai s’po thoshte gjë që ta di unë se nuk mbahen me vete gjithë ato.
Arensi – Po hajde tu bëfsha, hajde të keqen, hajde.
Agimi – Po ti pse si the?
Arensi –  Po tashti ka më mirë, unë të lashë vetëm ty, unë s’jam nga ata... Më prit te zyra o xhaxhi se erdha.
 
SHËNIM. Në momenti që Agimi u nda nga Arensi rastësisht u takua me Enon dhe biseda midis tyre vazhdon si më poshtë:

[vendim gjykate,korrupsioni ne drejtesi]

Eno – Ë, çu bë?
Agimi – Hiç, asgjë.
Eno – S’i vajte prap?
Agimi – I vajta, s’thotë ai sa do. qysh tek.
Eno – Ka frikë.
Agimi – Po çfarë t’i bëj?
Eno – Ku di unë, gjeji ndonji atij të madhit o burr.
Agimi – S’ka, ku ka të madh tashti.
Eno – Ore, vetëm i madhi të ban punë o Gimi, tashti Eno ta tha tull. Të gjitha ai i madhi i pengon s’i pengon ky i vogli, unë vërtet e kam shok.
Agimi – Ja çon ti, ja q... motrën?
Eno – Ore, unë kam hallin tënd se tetë milion lekë janë shumë lekë.
Agimi – Po shumë janë, po çoi një herë pak ti atij. Fundja a kërkoj tetë ai?
Eno – Tetë kërkoj ai.
Agimi – Tetë kërkoi, po çoi një herë sa t’i grumbulloj unë, ja çon ti?
Eno – Ti bëjmë dhe atë tjetrën dhe t’i them, ore boti, se unë prandaj të thashë ty.
Agimi – Po çoja një herë këto se ja bëj të tjerat e ja jap unë.
Eno – Po sa ti çojë unë, sa?
Agimi – Çoji nja katër a pesë milion.
………………………………………………………..
Eno – Vajta e llafosa.
Agimi – Ë, çfarë do?
Eno – Hiç, ki parasysh sa kalon dhe më ashtu bëhen problemet.
Eno – I thashë unë, kaq ka në dorë i thashë unë, kusurin kur të dali çuni. Vajti foli me botin, nuk bëhet. O të tëra tha o, ne s’kemi këtu tha po shesim gjë e të biem në pazar, e para, e dyta tha ai, nëqoftëse bien dakord kanë ardhur të dy ata për plagosje të lehtë që të mos dhe unë tha do vete në gjykatë tha që t’ia ul nga tentative vrasje për në gjykatë t’i kaloj të dy për plagosje të lehtë.
……..
Eno – Mikun tënd tha nga tentative vrasje do të dënohet për plagosje të lehtë, e ka me gjobë, pesëqind mijë lekë gjoba. Nëqoftëse ky nuk do ankohet, pa asnjë gjë do dalin të dy dhe anasjelltas, nëqoftëse ankohet miku jot do të dënohet ky, më kupton?
Agimi – Po. Ik i thuaj ja japim ca e të tjerat ja biem nesër.
Eno – Ore, ai i do të tëra një herësh them, nuk i do ca nga ca, mer vesh ti?
......
Datë 20.03.2013

Agimi – E o Eno?
Eno – Çfarë po bën?
 
Eno – S’ishin sot ata, janë në Tiranë të dy.
Agimi – E?! Po mbase vijnë?
Eno – S’vijnë sot ata, nesër në mëngjes.
Agimi – Unë i bëra.
Eno – I bëre të tëra?
Agimi – E, të tëra, çfarë të bëj, atje ta lë unë?
Eno – Jo.
Agimi – Nga Sinja po vijë tashti, i grumbullova. Ku dyqind e kush treqind, me përqindje m’i kanë dhënë të tërë, çfarë të bëj?
Eno – S’janë sot ata, asnjëri e as tjetri. Pastaj dhe që do t’i çojmë nesër ato, unë ta thashë një çikë muhabetin, do dali brënda datës njëzet e nëntë, mos kujto se i çove nesër do ta nxjerri nesër.
Agimi – Në regull, o Eno të na bëj punën, por të jem dhe unë kur t’ia japësh ti përshëmbull të jem dhe unë afër të më shikojë ai mua se mos na i dredh aman se i kam...
Eno – Nuk vjen sot ai, nesër do vijë. Pse s’e di unë apo s’kam bërë punë të tjera me ata. O Gimi unë po ta them tull, ishte një rast, i kam marrë botit personalisht dhjetë mijë euro dhe kam vajtur në Tiranë, bam kesh në dorë dhe ja ka mbyllur muhabetin, kishte tentativë vrasje dhe ja mbyllën direktë, në fund fare më lanë dhe pesëqind euro, më thanë mua, - na merri dhe ti. Tashti unë i vajta njëqind herë dhe i thashë, ore nuk dua asnjë gjë unë në këtë mes, thjesht e kam njeriun tim e kam njeri të afërt. Mirë tha ai, për ty tha i gjithë pazari është tetë lekë, po janë shumë i thashë, s’kanë mos ja q... nënën.
Agimi – Eeee. Ermiri, si e ka ai prokurori?
Eno – S’e bën Ermiri, e bën i madhi, Ermiri thotë...
Agimi – Ermir si e ka ai?
Eno – Beda.
Agimi – Beda, nga është ky?
Eno – Nga Fieri e rri në Tiranë. Ermiri është në krahun tonë o burr. Ermiri s’thotë gjë i shkreti, Ermiri është shumë çun i mirë.
Agimi – Po çuni i mirë, çfarë çun i mirë kur e ngul më thellë?
……..
Agimi – Po ta marrësh të ikim e t’ia çojmë në Tiranë?
Eno – Ja çojmë në Tiranë ja çojmë.
Agimi – Ë?
Eno – Ikim!
Agimi – Po merre në telefon, t’i bie atë plaçkën e atij mikut?
Eno – Telefoni përgjohet në 24 orë, qysh t’i them unë, të bie atë plaçkën?
Agimi – Takohemi dot në Tiranë i thuaj.
Eno - Ore, do ikim në Tiranë dhe do t’ia japim, ti do rrish në makinë e unë do vete do t’ia jap, ti do rrish në makinën time.
Agimi – Po çfarë do t’i bëj unë, unë dua të nxjerr çunin.
Eno – Ore çunin e ke qit, mos e diskuto fare. Unë po bëj be djalin e vetëm që kam unë, pse bëj be kollaj unë apo jam njeri ordiner unë e bukshkalur.
Agimi – Ashtu pastaj, se unë i kam lënë në një vend andej na Çelepiasi. T’i mar unë t’i mbledh dhe ikim në Tiranë, takohemi për një orë tek Kinoklubi.
Eno – E, mbështilli me një gazetë, bëji kështu apo bëhen shumë ato?
Agimi – Bëhen por i mbledhim me gazetë.
Eno – Me gazetë e me një qese.
Eno – Ja t’i them shefit të komisariatit t’i mar leje unë.
……….
Eno – Avokatit a i dhe një herë ti?
Agimi – I dhashë pesëqind mijë.
Eno – Boll aq, s’ke më.
Agimi – Po ai më tha, do më shikosh prap mua ti.
Eno – S’ke punë më me atë.
Agimi – Po mirë mirë i thashë por të mbarojmë këtë punë i thashë.
Eno – Ore, s’ke punë fare, ta thashë unë, avokati do jetë kukull atje, s’ka fare punë avokati.
…………
Eno (Entoni) – Edhe kur të dali çuni po të pyesin i dhe, s’dhashë gjë thuaji. Di unë ca u bë se mora vesh ca u bë. Asnjë gjë nuk dhashë..... Se t’i kthejnë letrat nga e para edhe e ha sa krahu pulën pastaj. Të mallkosh veten...
Eno (Entoni) – Prapë ky benci prapa nesh?... Ore ai benci mbeti mbrapa nesh ai, mos ke folur në ndonjë vend ti?.... Janë policia, na ruajnë..... Ce hapi krahun këtu ky 2145 J me targë para...... S’po më pëlqen kjo makinë o ti Gimi... Po na patën ndjekur dije se na kanë përgjuar....
Eno (Entoni) – I kishte shkuar haberi edhe atij. Ki mendjen i kishin thënë. I thashë këtu, këtu, më është qepur njëri tërë rrugës. Më tha mua mos na ka bërë ndonjë hile, s’bën vaki është njeriu im i thashë unë. Do ta ketë më keq për veten e tij, se për mua. O ca thoj i thashë unë, as bëhet fjalë fare. Je mirë i thashë unë, ai thotë vetëm të dali.....
Eno (Entoni) – Ermiri më tha mua, mbaji ti, në momentin që do nxjerrim çunin tha, në atë kohë do mi sjellësh.... Po ore po, i thashë unë këtu, këtu muhabeti tani. Ai i ra hilesë edhe ai direkt edhe atë e kishin paralajmëruar. Ki mëndjen.....
 
Data 21.03.2013

Arensi – Ata u pajtuan... E mbyllëm dje....
Argjiri - Në vajtëm, ne ja sqaruam prokurorit.
Arensi- Ne e sqaruam atë. Tani u pyetën ata, po bën njoftimin e akuzës tjetër tashti me tetëdhjetë e tetën.
Argjiri - Me tetëdhjetë e nëntën.
Arensi – Tetëdhjetë e nëntën. Ne s’kemi ankim dhe hajd njatjeta.
Argjiri – Ne t’i bëjmë kërkesë që t’i nxjerrim.
Agimi – Epo mirë ju e dini...
Arensi – Agim të thashë që do vemi, vajtëm.... Ne e zgjidhëm që dje, pyete tët bir.
Argjiri – Ore ja dhe lekët atij ti?
Agimi – Jo.
Argjiri – Ore e kupton cfar bën ai, ai do të ngrejë pazarin t’ia cojë në qiell por këta nuk e kuptojnë.
 
Data 25.03.2013

Agimi – I the për muhabetin ti mos të ketë merak?
Arensi – Po i thashë i thashë, nuk është se si thashë, unë to çova vetë ty aty.
Agimi – Po më çove po ai nuk tha nëma kafenë.
Arensi – Po mirë do ta thotë.
Agimi – Ere e takove ti atë?
Eno – Jo, e kemi lënë të takohemi nesër se e kam pushim dhe nesër dhe pasnesër.
.......
Eno – E pyeta sot unë po më tha jam shumë i zënë, i kishin ardh dhe kontroll.
Agimi – E pyete qysh tek apo si bëre muhabet?
Eno – Më largoj direkt mua ai, më tha doli përjashta dhe më tha muhabeti është i mbaruar po do flasim nesër mirë i thashë.
Agimi – Unë kam hallin e çunit.
Eno – Çunin e ke të mbaruar po muhabeti është do ja çoj unë apo avokati.
Agimi – E takova unë dhe Arensin hë i thashë ça po bëni.
......
Eno – Eno to thotë një llaf është e sigurtë dhe afati fundit është 29 e ke 100% të mbaruar.
Agimi - E mirë të mbarojmë punë dhe ja japim kur të dojë dhe si të dojë ja jap dhe unë, thuaj të vij ai plaku vetë.
Eno – Nuk ti mer ty në dorë ai harroje.
......
Eno – E mirë po tha ai t’ja çoj unë në rregull e di unë se mund të thotë çoja x në filan vënd se s’duan njeri tjetër me vete ata, për mua është më mirë t’ja çoj avokati se e kemi të kopsitur.
........
 
Data 26 .03.2013

Agimi – Ç’kemi?
Ermiri – Kam shumë punë. Prit tani, apo haj se, po merrem me diçka. Ore më prit se kam punë po të them.
Agimi – Në rregull, po unë dëgjo, jam hallexhi tamam.
Ermiri – O xhaxhi aman kam punë, nuk po rri, o xhaxhi kam punë..
Agimi – Lem ndonjë orar hë, ku të takohemi? Po pse kështu?
Ermiri – O xhaxhi kam punë.
Ermiri – Unë do të bëj atë që është për tu bërë. Si do më vijë relacioni I policisë ashtu them se do e bëj, nuk e di se si do e bej akoma, se kam vendosur.
......
Ermiri – Fakti që po të pres edhe po të pres prap, tani ke hall dakord, nuk po të jap asnjë lloj shprese apo asnjë lloj, them që ik ti tani fli gjumë.
Agimi – Mbasdite takohemi dot një herë në ndonjë vend?
Ermiri – Po s’kam taku ndonjë herë robi.
…………………
Agimi – Hiç, e takove Ermirin?
Entoni – E takova, më priti keq.
......
Entoni – Ai miku jot më tha mua na e ka me të futur tha.
......
Entoni – Ku e di unë!. Montuan dhe kamer atje se mos vete të çosh lekët në zyrë se do të marrin për korrupsion pasiv. Vunë mikrokamer te zyra e atijtë. Më ler kohë më tha mua të kthjellohem tha ti shikoj njerëzit, ti njoh vetë. Ka mundësi më tha lëmë rahat fare. Më lër pak kohë të kthjellohem. Nuk rrezikoj unë tha, i thashë unë të vijë të të takojë avokati. Flas vetë me avokatin. Më lër ca kohë të kthjellohem tha se.
Agimi – Kështu më tha edhe mua, …
Entoni – Po ashtu mos i shko më se do të marrin për korrupsion pasiv, do të të fusin në burg këta.
.....
Agimi – Të priti keq ty ëë?
Entoni – Boti ma tha tullë, më ka ardhur informacioni tha njeriu jot tha do të na e fusi të dyve. I thashë unë ore s’bën vaki, ore kështu ca po të them unë tha. Se më tha më thanë drejt për drejtë, megjithatë më tha mua më ler kohë të kthjellohem.
…..
Entoni – E di unë, dje ka qënë kështu, dje tre herë e kam marrë unë tre herë më, s’kishte bërë vaki të më bërtiste.
Agimi – Kush të bërtiti?
Entoni – Ky.
Agimi – Ermiri.
Entoni – Ik lem rahat më tha mua se kam shumë punë. Sot e takova në mëngjes te dera unë, opo dale një cikë I thashë unë,.. nuk rrezikoj unë tha ai plasi k… as për. Unë u futa për ty tha ai nuk futem unë tha ai. Mos llafos me ato motër q…, se ata janë p… motra.
 
Në datë 28.03.2013, ora 10.54, kallëzuesi ka takuar përsëri me dy avokatët Arens Berati dhe Argjir Cuko. Ky i fundit është shprehur se “Ata kanë frikë”. Të dy mbrojtësit kanë thënë se nuk po kuptonin se çfarë ishte duke ndodhur. Argjiri dhe Arensi kanë pyetur Agimin se mos ka biseduar lidhur me çështjen. Ato kanë thënë se kanë shkuar çdo ditë për të biseduar dhe kanë shtuar se “Ata s’po pranojnë”. Argjiri ka pyetur se pse nuk i merr lekët ai (Prokurori) dhe Arensi ka shpjeguar se Ermiri e ka kërkuar vetë kallëzuesin dhe i ka thënë të takojë një person tjetër (Enon).

Dy avokatët i kanë thënë kallëzuesit se do të shkonin të merrnin dijeni për çfarë po ndodhte. Pas këtij momenti ato kanë hyrë në prokurori. Kur kanë dalë kanë pyetur kallëzuesin “Mos keni folur shumë ju lart e poshtë”. Në përfundim të bisedës Arensi i ka thënë Agimit “Ik ore s’do gjë njeri. Po ik ore më lër rehat”. - 

5 Komente

Ky fakt  , dhe shume te tjera e vene Shqiperine ne listen e vendeve me pike te kuqe .

Tashi prisni pasojat e emigracionit te shteteve te ndryshme , ambasadave dhe vizave.

Nuk behemi njerez ne smiley

Në këto përgjime personazhet janë këta: Enton Softa, i akuzuar në rolin e sekserit i akuzuar “për ushtrim i ndikimit të paligjshem  ndaj personave që ushtrojnë  funksione publike”. Agim Ago, kallëzues, I interesuar për çështjen e djalit të tij Lavdërim Ago I arrestuar për plagosje. Ermir Beta, prokuror në Berat. Arens Berati, avokat. Argjir Cuko, avokat.

 

personazhet ne kete drame thuaj me mire,  se ky nuk eshte  shkrim,  por tamam skenar,drame..smiley

Nje skeme tjeter...

Nje i njohuri im polic me tha se u ishte kerkuar qe ne datat x y z te muajit te benin shoqerime e arrestime.
Kjo pasi "miku" ne keto dite kishte sherbimin..

Drejtesia eshte e superkorruptuar. Edhe po ra benda, del tjetri pas pak vitesh e pastaj degjohet qe u vra filani. As 7 vite burg per vrasje.

Edhe po vazhdoj po vras mendjen perse ka aq shume kriminalitet ne Shqiperi , a eshte e veshtire thua ta gjej ??

po menohem prap

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).