Izraeli pranon se ka realizuar një test të përbashkët raketor me SHBA-të në Mesdhe. Kjo mund të ketë lidhje deklaratën e Rusisë se kishte konstatuar dy “objekte” mbi det. Ministria e mbrojtjes së Izraelit tha se ka testuar një raketë e cila është përdorur në kuadër të sistemit të saj të mbrojtjes. Testi është kryer në të njejtën kohë kur ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se radari i saj ka kapur objektet. Një burim brenda forcave të sigurisë së Sirisë ka thënë se asnjë raketë nuk ka rënë në territorin sirian. 

Këto raportime të paqarta janë bërë në kohën kur anijet e luftës së SHBA-ve janë vendosur në Mesdhe si përgatitje për sulme të mundshme kundër Sirisë. (Panorama)

***

Një ish komandant i lartë i SHBA pohon se administrata Obama është duke planifikuar përtej sulmeve të parashikuara ndëshkuese kundër regjimit të Asadit.  General Jack Keane, ish-zëvendës i Shefit të Shtabit tha per BBC-së se me c'kuptohet Presidenti Obama ka në plan nje ndërhyrje më të konsiderueshme se c'mendohej më parë, me mbështetjen në rritje për forcat opozitare, duke përfshirë trajnimin nga trupat amerikane, e njëkohësisht reduktimin e kapacitetit ushtarak të regjimit të Asadit (Guardian)

***

William Hague (Sekretari për Punët e Jashtme) insiston se Britania është ende e angazhuar për një zgjidhje diplomatike të krizës në Siri. Duke iu përgjigjur pyetjeve në House of Commons Hague tha: "Ka akoma nje mundësi të madhe për një konferencë paqeje në Gjenevë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë drejt asaj." Hague u shpreh se Britania është gati të hyjë në bisedime me Iranin, aleat i Sirisë, por Irani duhet të tregojë një angazhim ndaj një zgjidhjeje konstruktive. (Guardian)

***

Numri i refugjateve sirianë të detyruar të kërkojnë strehim jashtë vendit që nga fillimi i luftes civile tejkaloi sot shifrën 2 milionë. Sipas UNHCR: "Ky trend nuk është asgjë më pak se alarmant, duke përfaqësuar një rritje prej gati 1,8 milionë njerëz në 12 muaj,". Një vit më parë si sot, numri i sirianëve të regjistruar si refugjatë apo regjistrimi në pritje ishte rreth 230.670 njerëz.

Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Antonio Guterres tha se Siria është kthyer në "një fatkeqësi te turpshme humanitare me vuajtje dhe zhvendosje të pashembullt në historinë e kohëve të fundit." (UNCHR)

36 Komente

Sot peco-groset e ushtrive te ndryshme perendimore, po diskutojne çeshtjen e Sirise, ku zerat per nderhyrje po rriten, nderkoh qe ne skenen politike, zerat per mos nderhyrje jane ne rritje te lehte. Ne fakt muhabeti u trash nga gazi qe u hodh ndaj femijve, se po te mos kishte ndodhur ajo ngjarje, gjendja do vazhdonte po ashtu edhe vitin tjeter. Puna e vdekjes se femijve nga ai gazi, i prishi pune shum Asadit. 

As Nard Ndoka s'do e kish thene me bukur! smiley 

  • .......................PF

Pjer, ke pas thene njehere qe kishe komunikuar me disa nga keshilltaret e Assadit ne mos gaboj, apo jo? Do ishte mire ti tregoje nje rrugezgjidhje, gjithmone nese mendon se ka nje te tille kjo situate. 

Endrity, nuk kam komunikuar ndonjehere me keshilltare te Asadit, por me simpatizante te tij qe kane edhe miq ne rrethin e tij.  Tek-tuk ndonje ide e imja edhe ka mbrritur deri ne kabinetin e tij, ndersa shumica e ideve (per te qene te sinqerte) nuk besoj te kene arritur, ose kane arritur por nuk iu eshte dukur e pershtateshme. Une gjykoj gjendjen, nga ketu, ata nga atje. Nuk i gjykojme apo perceptojme njesoj gjerat. Une mund te kem te drejte ne shum ide, por atyre atje mund tu duken jo shum te drejta apo te realizueshme. 

Po ky Bashar Assadi qenka mjek ne profesion, eshte dhe frankofon dhe i gjate dhe komunist...se me ke po me ngjan. Sozise shqiptare vetem mustaqet i mungojne, te tjerat njelloj, perfshi dhe kalin qe nuk di ti zbrese.

Sa gabim! Madje as Berisha nuk eshte i tille.

Sipas burimeve te mia ne Twitter, nje gjeneral Alevit (tip Bektashinjsh keta, ose dora e Assadit), kishte kaluar me opoziten anti-Asad me prova definitive qe ishte qeveria qe perdori sulm kimik. Pyeta verdalle se kush ishte ky gjeneral, me thane: "eshte kemba e djathte e vellait te Basharit, Maher al Assad". U thashe 'po kemba e djathte e Maherit nuk o Alevite"smiley

Ore, ju te matane Atlantikut, do i bini apo jo Sirise se na keni lene varur. Nuk kemi lene me luledele pa e shfletosur "do i bjere, s'do i bjere". Pastaj, vajten 10 vjet pa hapur front lufte. Si tha ai bosi i mafies "Duhet te heqim qafe ndonjerin se pastaj do mendojne qe jemi squllur e do na hipin ne qafe".

p.s. O Emo, per ty: Te rrapi more ne Mashkullore...

smileysmiley Film epope ky, per Zotin. It's like Albany, only cleaner smiley 

mu duk si fytyre e pare ai i shendoshi...se ku e kam pasmiley

John Candy, Zana.   aktor komik i shkelqyer.  por nuk jeton me fatkeqesisht.

Problemi i Sirise eshte zgjeruar shume, aq sa as Asadi nuk e merr me mend. Britaniket e kuptuan qe loja eshte shume e madhe dhe ndoshta prandaj u terhoqen. Por loja eshte e madhe. Amerika e ka thene troc qe ka nje interes thelbesor ne kete mes.

Pikerisht!

Zor se do te kete ndonje drite ne fund te tunelit soon per ceshtjen e sirise, jane te nderthurura keq gjerat aty, mjer populli i pafajshem thuaj.

Per mendimin tim Siria nuk egziston me. Nuk ka per te patur me shtet me emrin Siri. smiley  

Vallahi gati po ja bojne Assadit mo. Para ca ditesh na kaloi aq afer helikopteri ingliz ne Livadh sa nje ushtar i tha shokut tone qe ish me kurriz nga deti, hap karro qe te shesesh derrin se e ke te pambrojt!

Mendoj qe Amerika te mos nderhyje derisa qarramanet te fillojne te shajne perse nuk nderhyri.
Ne fakt ka ca kohe qe kane filluar te llomotisin perse nuk nderhyn Amerika,por duhet te prese dhe pak me shume,qe te rritet goxha numuri i qaramaneve.

Mire qe kemi Obamen president,se do na canin derrasat me teori konspirative,me shoqeri sekrete etj.
Nje zezak ne Shtepine e Bardhe ja u hodhi ne ere tere justifikimet dhe teorite konspirative tip Art.

Akoma vazhdon Arti, te mbroje projektin alternativ te TAP?smiley
 

dihet ajo...larg shtepise time

i ziu popull; mes hazbullahut dhe alkaedes... 

Parajse, do thoshin ca ketu...

ne njeren dore kazmen ne tjetren pushken, do thoshnim ne njehere e nje kohe qe s'mahet mendsmiley

e thone akoma, ne Izrael dhe USA...

Qeveria e Iranit thotë se ka “prova” të cilat tregojnë se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike në konfliktin e tyre me regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtne, Abbas Araqchi, është cituar nga agjencia ISNA të ketë thënë se “grupet terroriste kanë kryer këtë aksion”. Araqchi nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Komentet e tij vijnë në mesin e raporteve se Qeveria e Sirisë, e cila mbështetet nga Teherani, ka kryer sulm kimik të mërkurën, pranë Damaskut.

Regjimi ka thënë se rebelët e opozitës qëndrojnë prapa sulmit, por këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka pranuar publikisht për herë të parë se armët kimike kanë vrarë dhe plagosur njerëz në Siri, por nuk ia ka atribuar fajin asnjërës palë.

Rohani ka thënë se Irani, vetë viktimë e sulmeve kimike në luftën e tij me Irakun më 1980-1988, dënon fuqishëm përdorimin e armëve kimike.

telegraf.com

Dmth  Bassar Hafiz al-Asad Hero i Popullit smiley

Mediat kane injoruar faktet qe lendet kimike u shperndane me raketa artizanale dhe gazi sarin nuk ishte i shkalles se prodhimit industrial apo ushtarak por artizanal.

si te ky konflikti i Sirise, ashtu edhe te konflikti ne Egjypt, jam ne hall.... spo marr vesh kush jane "good boys" dhe kush jane "bad boys"... sdi me ke te behem..smiley

Une them se nga data 11 e ketij muaji do te plase lufta!smiley

Po c'lufte se dhe Obama vete nuk di se nga tja mbaje..ja do leshojne ca raketa patriot sa per ta paralajmeruar qe te mos dale huq gjithe ky shterngimi mediatik...Do beje nje fende te plevitosur..Putini i kishte thene Obames qe c'do aramatim qe do ti shkaterrosh Asadit une do ta zevvendesoj, biles thuhet qe ka nisur anijet me furnizime ne Mesdhe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).