Mbledhja e paradites e kryesisë së Partisë Socialiste e cila ka zgjatur vetëm 20 minuta ka rikonfirmuar emrin e Gramoz Ruçit në krye të grupit parlamentar të kësaj partie. Pas mbledhjes se Kryesise, në një njoftim zyrtar PS ka konfirmuar këtë propozim i cili u miratua unanimisht gjate mbledhjes se grupit parlamentar që u zhvillua me pas ne mesdite.

“Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën”, thuhet në njoftimin zyrtar të PS.

Ndërkohë sipas raportimit të gazetarit të News24 nga selia e PS, Arber Hitaj në mbledhjen e sotme të kryesisë është diskutuar edhe për hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të PS pas përfundimit të mandatit të zotit Rama.

"Sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim, ndaj kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti", njoftoi zyra e shtypit te PS pas mbledhjes se kryesise.

U tha se në këtë mbledhje do të diskutoheshin edhe emrat për postin e nenkryetarit të kuvendit, nënkryetareve të grupit të PS dhe krerëve të Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga PS, por këto çështje do të shqyrtohen javën e ardhshme pas seancës së parë të kuvendit, ditën e hënë. 

Ndërkohë, në postet e nënkryetarëve te grupit te PS mësohet se do të qëndrojnë pothuaj të njëjtët, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Vasilika Hysi, ndërsa në vend të Saimir Tahirit mund të jetë Taulant Balla. Sipas kesaj te perditshme, mendohet se një grua do të propozohet nga PS-ja për postin e nënkryetares së Kuvendit e për këtë flitet për emrat e dy deputeteve Valentina Leskaj e Arta Dade. Kurse e perditshmja Panorama shkruan se kandidatet e mundshem për nënkryetarë të Kuvendit jane, Arta Dade e Vangjel Dule. Gjithsesi java tjeter do te jete vendimtare per keto poste.

17 Komente

 ky oshte nje lajm i mire per ket "Protected Species" si ministri i fundit i nomeklatures Hoxhiste smiley

Vendosja e nje gruaje ne postin e nenkryetares se Parlamentit shqiptar, do te ishte nje nisje e bukur dhe brenda parametrave te kerkuara nga EU. 

Sa qenka gezuar Roni smiley

Po kjo dihej mer Brad

Qe kjo per Mozin 

tashi do shofin tym kavaje kriptokomunistat e maskum si te djatht!

qe edhe nji per Mozin. Nga kto t'egrat e gurave. Me pak ekonomi politike. Hajt, me hajer. smiley

 

Mbledhja e paradites e kryesisë së Partisë Socialiste e cila ka zgjatur vetëm 20 minuta ka rikonfirmuar emrin e Gramoz Ruçit në krye të grupit parlamentar të kësaj partie

oo ca lajmi mire..rilindja fillon nga brenda partise..dhe kush me mire munde ta beje ate se G Ruci??!!

 

Qe kur e pash kush e kish sjell e imagjinova ca vk prurje eshte. 

Por nuk i rezistove dot deshires se zjarrte por te fshehte per gjene e varur.

...nuk kishte si te ndodhte ndryshe !!!

Sic thote dhe nje fjale e urte :

Zot ruajme nga miqte se nga armiqte ruhem vete 

Dhe ne kete rast kjo tregon qarte se ka nje grup ps-istash te dores se vjeter qe Rama nuk ka as piken e shancit ti fusi nenkontroll. Pra "opoziten" e vertete e ka rama brnda ne Parti.

Tani kuptohet qarte nisma e Rames per Ministra jo ne Kuvend !!!

Shtroj thjesht pyetjen se kryetar i kujt Partie apo i kujt Qeverie eshte RAMA & Holding Co?

parti qe ende ka ne pozita drejtuese kriminele e ç'me te keqe ka pase ppsh si gramoz ruçi...Ramaeshte kotsi qe do i varin kumonen me e tunde me qe eshte i gjate ban hije maskarenjve e maskaralleqeve te Ruçit e pinjolleve.

Shtojzovalle me ke knaq me perfundimin .Paloka k/grupi , kunder G.Rucit per "reprocitet " smiley Mozi  nuk eshte lodh me e rekrutu  se e ka gjete gati , jo se nuk donte , po nuk pati kohe dhe vetem Listat i lane ne dore smiley

Kur u keqsum me Kinezet prune per amabasador nje ish Drejtor Zbulimi . Ne morem nje drejtor k/zbulimi ne pension dhe e cume Aambasador ne Kine per "reprocitet "  smiley

pra fakti idriz qe te del historia e sodit me leter kopiative nuk ka nevoje per koment...po shyqyr qe t'paskan liru'smileysikur paske mik edhe "mozin"nuk asht per ty...ti je propaganda ...e shumta kolet i bardhe...mozi asht i zi..sterre

Njisoja asht shtojzovalle . " Kur s'ke pula ha sorre"  thojne ne Shkoder .Na ne Laberi e kena ndryshe   Na e kena "kurr s'ke Pula haj Plluma"  smiley 

Laj-thaj 15 komente paska kjo tema e RucRilindjes. Ja pra qe I pakashmi e akuzon kot Peshkun si fole ishnomeklaturofilike. 

Po ça tkomentosh ktu nuk na perket as nuk na preket.

Ky eshte njoftim i perbrendshem i piesistave, tip kalendari ari ari.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).