Konferenca e Ramës me ekspertë ndërkombëtarë nuk mund të mos më rikujtonte një ide të Makiavelit. Në Princin e tij ai thotë diku se detyra e Princit është që t’i shquajë problemet atëherë kur nuk i dallojnë dot të tjerët. Në këtë rast, thotë Makiaveli, korrigjimi apo zgjidhja e tyre është e lehtë, sepse kemi të bëjmë me fillimet. Ndërsa kur vjen puna që problemet i shohin të gjithë, zgjidhja bëhet shumë e vështirë.

E pra, sipas meje, ekspertët njëditorë ndërkombëtarë të Ramës bënë një xhiro të kotë nëpër Shqipëri për të konstatuar, duke parë territorin, diçka evidente: se i sëmuri na qenka duke vdekur dhe se ky na qenka problem. Puna është se çfarë duhet bërë për ta ngjallur.
Lidhur me ngjalljen e të vdekurit nuk ma merr mendja se ekspertët na thanë ndonjë gjë të madhe, që nuk e dinim. Në fakt, ata do të duhej të gjenin shkakun e sëmundjes më së pari. Dhe ky nuk mund të gjendet në një ditë. 

Le t’ju jap një shembull për ta ilustruar këtë pamundësi objektive të ekspertëve njëditorë të Ramës. Gjatë gjithë gushtit e në vazhdim, mu në qendër të Tiranës, nga një lokal që më thanë se quhet Folia, jo më larg se 80 metra nga Bashkia dhe 50 metra nga Ministria e Rendit gjëmon muzika deri në orën 04:00 të mëngjesit. Si qytetar i kam telefonuar Policisë Bashkiake në numrin që ka për qytetarët, për të kërkuar zbatimin e ligjit, i cili thotë se në orën 23:30 përfundon muzika (në 24:00 në fundjavë), i kam telefonuar pa fund edhe 129-s. Me shumë mirësjellje dezhurnët e turnit më kanë thënë se do të njoftonin patrullat e policisë që qarkullojnë nëpër qytet, më kanë thënë edhe se kanë pasur me dhjetëra telefonata nga banorë që ankohen për të njëjtën ndotje akustike. Por Folia ka vazhduar pa e prishur terezinë e vet. I kam dërguar edhe nja dy SMS kryetarit të Bashkisë, kam folur edhe me shefin e Policisë Bashkiake. Por Folia po foli.

Tani më thoni ju, të dashur lexues, se çfarë mund të ketë thënë një ekspert njëditor i Ramës, nëse do t’i ketë qëlluar që hoteli i tij te ketë qenë në rrethin me rreze thuajse një kilometër që ndotet akustikisht natë për natë nga Folia. Se unë kaq larg e kam dhe, në katin tim, zhurma e saj vjen sikur ta kesh në oborr, sidomos kur ora shkon afër 3:00 pas mesnate. Me siguri do të çuditej, por do të thoshte se ky do të jetë rasti i ndonjë të çmenduri. Me gjasë do të jepte këshilla se si trajtohen në Europë të sëmurët psikikë që kanë prirjen ekzibicioniste të tërheqin vëmendjen e të tjerëve duke bërë zhurma kësisoj. E pra, dua të them se atij do t’i duhej të paktën të rrinte disa ditë të dëgjonte se si kavaleria muzikore e Folisë kalëron mbi gjumin e qytetarëve çdo natë, për të filluar të kuptojë që zhurma nuk vjen nga shtëpia e ndonjë individi të çmendur, por nga një lokal me emrin çmenduria, të kuptonte se pse policia është e pafuqishme ndaj tij, dhe të hynte pastaj të kërkonte ndonjë zgjidhje se si mund të shpëtohet qyteti nga kjo çmenduri, duke shtruar madje edhe pyetjen: nëse nuk jeni në gjendje të mbroni qytetarët nga shkelësit e ligjit 80 metra nga Ministria e Rendit dhe 50 metra nga Bashkia, ç’na sillni kot të merremi me ju?

Tani po ju kujtoj se ekspertët njëditorë të Ramës vizituan Shqipërinë dhe dhanë këshilla të ndryshme se çfarë duhet bërë për territorin. Meqë ra fjala – një njeri shumë i udhëtuar dhe shumë i ditur që nuk bënte pjesë në grupin e ekspertëve të Ramës, por që kishte ardhur për pushime në Shqipëri – iku duke u lënë miqve shqiptarë përshtypjen se nuk kishte parë në asnjë vend tjetër të botës atë që kishin bërë shqiptarët me territorin. Çmenduri! Por ai nuk kishe mundur të zbulonte se i çfarë natyre është ai virus që ka shkaktuar këtë çmenduri të paparë. Aq më pak them se do ta kuptonin ekspertët njëditorë të Ramës. Më thoni ju, të dashur lexues, a do të mund të bënin p.sh. ekspertët e Ramës ndonjë lidhje midis çmendurisë së Folisë dhe shkatërrimit të territorit? Ma thotë mendja se jo, kurrsesi. Kurse ne shqiptarët e bëjmë menjëherë. Ja unë vë bast që, cilëtdo qofshin pronarët e Folisë që na prishin gjumin, ata me 99% kanë zaptuar edhe territore me leje dhe pa leje. Po ashtu, eksperti me shumë gjasa do të na thoshte se tani që kemi Kryeministrin e ri, ky do të vërë rendin në rregull. Por unë sërish vë bast se pronarët e Folisë e kanë  grurë edhe me Ramën apo do ta kenë grurë edhe me të, edhe me Sajmir Tahirin, edhe me Lulzim Bashën. 

Po si ka mundësi kjo? Jua them si. Dikur ka pasur një thënie, sipas së cilës shteti e kap lepurin me qerre. Në Shqipërinë tonë është Folia që i kap lepujt e qeverisë me qerre. Ja ky është problemi. A e keni vënë re se sa të gatshëm janë ato qerret, më falni karroatrecët që ia rrëmbejnë qytetarit makinat, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, sapo parkon makinën gabim, nganjëherë edhe pa e parkuar gabim? Të fluturon 7000 lekëshi fët e fët pa pasur mundësi ku të ankohesh. Pse Policia Bashkiake nuk i ve gjoba Folisë, siç ua ve qytetarëve në emër të ligjit? Pse nuk ia merr altoparlantët, siç u rrëmben makinat qytetarëve? Sepse qerret, më falni karoatrecët, janë të Folisë, nuk janë të qeverisë. 

Disa lexues të mi, një dy e më shkruajnë: lëri diagnozat se na mërzite, zgjidhje Lubonja, zgjidhje të problemit duam. Këtyre lexuesve që s’kanë kuptuar ende se zgjidhjen duhet ta kërkojnë te vetja, u them: lexoni fillimin e shkrimit, ç’thotë Makiaveli. Pse ka ekspertë që t’ia gjejë ilaçin kësaj folie? Personalisht ndihem i pafuqishëm. Edhe Policinë Bashkiake dhe atë qendrore nuk e marr më në telefon. I vetmi ngushëllim që kam, është ajo thënia: ndaj të marrëve edhe Zoti është i pafuqishëm.

97 Komente

Shkrim shume i mprehte dhe i kendshem, si shpeshhere nga Lubonja. smiley

 

 

 

 

Toso ka zgjidhje kjo pune , mos fli gjume se ste jep gje gjumi por shko dhe ti tek Folia , pi noj gote , hap i cike syte se ke vujt tere jeten .

:Hidh kupa e puth çupa ... smiley

Qarte, bukur, paster.

Nder te tjera, qeveria e re duket se ja ka nisur kenges se mirenjohur te "na duhen strategji", por strategjia e vetme qe i duhet ketij vendi eshte STRATEGJIA E ZBATIMIT TE LIGJIT!

Shkrimi me pelqeu smiley veç do ti thoshja Lubonjes, se, ka zgjidhje, jo se nuk ka. Zbatim i ligjit, nga nje organ i pavarur nga qeveria dhe bashkia. 

 dhe duke vazhduar idenë e qartë të Pjerit: Nqs nuk e zbaton as ky organi i mosvarëm ligji do zbatohet nga një organ tjetër i varur nga KS të OKB.

Po na fyen, or Fatos! Po nuk pate besim, merr armen dhe qello! ... ... ... Merre dhe qello!...

"edhe Fatosi te fyu rende ee..... "

"nuk kam Shaban une.... ate qe kisha e bera lanet!"

"Deshen me vu dore ene mbi ... bashkine tate.."

Te presi gjumi jone sa te mblidhet qeveria juaj? Ju beni palle ketej kurse ne cajme malet duke i .... .. ....

     E more Fatos , i djegur per te thene si profeci ato qe t`i ndjell... shpirti yt i zi, ... sterre.

 Ju lexova dhe menjehere  me ardhi ne mendje libri, te cilit Ju, realisht i  referoheni( pa e cituar), i shkrimtarit freng Rive, "Romanovi i Fundit".  Ore palo burre, por i ke kopjuar motamo, si ide. 

..." Mi falni te gjitha te metat! Dua vetem te jem nje i/e krishtere i/e vertete dhe i/e mire, por ja pse qenka kaqe e veshtire..

    Sa e veshtire eshte te kaperceshe veset e tua.Me thote  kush, cila eshte lidhja midis asaj qe une  degjova dhe atyre qe une pashe ? Mos i besoni Anes(/Rames sh.im) Viruboves,.... per te cilen  ajo(ai, Fatosi... eshte), ... ishte xheloze....!..." 

    Aliçe

Artikulli, sjell nje informacion te vlevshem per ne emigrantet, ate qe Rama paska thirur nje grup ekspertesh te huajsh per nje dite. Di gjo njeri se te kujt fushe ishin keta eksperte. 

Urbaniste më duket për territorin.

   Pier,  ishin eksperte, te shtimit te popullsise...me metodat laboratorike...!    

   Perse do te duheshin kespertet e huaj , apo nga qe nuk para vakrrojme mire, ne, shqiptaret ?

I vetmi qe ja vlente aty Grave, ishte ai izraeliti (ne diten e dyte) qe i dha ca dacka te mira mentalitetit "te strategjive".

Nuk di ku te gjej nje transkriptim te fjales se tij.

 Po! Kam besim se do ecim me prodhimin e energjise ..nukleare

Me kryeminister Edi Ramen, Shqiperia do te ec perpara, megjithese kjo do ta deshperoj Lubonjen por s'kemi ç'i bejme

Rrofte klika Rama-Meta!

ore, meqe ra fjala, a ka peshk qe t'i thote gje emri LonNol Sirik Matak? smiley

ps. ose dicka e afert me te smiley

 

klika e Lon Nolit dhe Sirik Matakut... ishte kunder Norodom Sihanukut dhe me pas erdhi Pol Poti..... nnuk di a te eerdha ne ndihme.....smiley

ueeeee, Monika, femra me e bukur e planetit smiley

eh, mer patriot... u shklym nga nostalgjit

Ky eshte klika kamboxhiane.....smileyKisha shume sukses ne infrmacion politik te dites se marte kur sillja kete emer.ZP,hapej e mbyllej me te,Pyt Idrizin se te difton ma bukur

Tani më thoni ju, të dashur lexues...

smiley

e kape mo... se mos rrije pa e von re smiley

smiley

ahahahahaaa

o Fatos ka edhe nje zgjidhje tjeter shko e blej tapa per veshet... ja une per shembull sa here lexoj shkrimet e tua ndjehem keq dhe me ne fund e gjeta nje rruge zgjidhje ky eshte shkrimi yt i fundit qe lexoj.

 Ron, Nuk ka met ma kurgja,  per me e thanun....

.....e mprehu shpaten / edhe njehere per situaten smiley

Po cfare the . Nje gje shume te thjeshte qe u zuri goja Lesh shqiptareve." Ky nuk eshte drejtim shoqeror .Ketu eshte nje cmenduri .Kjo eshte nje shoqeri e zberthyer brinje ne brinje nga Hajduteria e Klani i Barbareve te Berishes"  Dhe prap nuk ke besim se i vetmi qe te lengezon eshte emri i Babasqapit smiley dhe ai qe te ben te turfullosh eshte i Edvin Kriminel Kristaq Rames !

Po ndonje zgjidhje nga keto te voglat si psh "pa shtete " ( se nuk ka ) me nje Grup qytetaresh , me avokate Cilesore te Hapni nje Proces Gjyqesor ndaj Folias qe eshte me thjeshta dhe sidomos ndaj Lulashdashkurbanit te Bashkise qe abuzon me Postin duke shkelur Ligjet !!  "Se Gjykata zotrie " smiley

Keshtu me paravoli per te vene ne seder Ramen ( apo kedo qofte )  me "e kam thene une " te ngjan me ata Hoxhallaret e taboreve qe nxisin akcijte para sulmeve .

Te prishen Pubet e Diskot smiley  

Te prishen Pubet e Diskot smiley   smiley

Urra -përpara!

Shoku Enver, nderkohe qe besniket e partise po mesonin shkrim e kendim e nderkohe qe njohesit e problemeve ishin eleminuar si te rrezikshem (dituria ishte armik i lumturise se enderruar), thirri keshilltare jugosllave per te çuar perpara projektin e parajses nga kjo ane e varrit.

"Shkuam per lesh e u kthyem si rruar e qethur"- Ka shkruar vete udheheqesi i lavdishem i eksperimentit jo dhe aq inteligjent.

Kjo qeveri, si dhe ajo e meparshmja, jane te deshtuara ne thelb. Asnje shprese. Asnje dyshim.

 

Si eshte e verteta e mardhenies me jugosllavine dhe Titon, Gjon (deri ne fund te 48-es)? Nga nje shikim ekonomik, sidomos, por edhe me gjere po pate kohe.

Gjoni eshte antikumunist! 

Lexo librin Titistet. Eshte nga librat me elokuente qe ekzistojne ne bote. Shoku Enver tregon se si shkuan ne kerkim te vellezerve, qe nderkohe vrisnin (Tivari) vellezerit tane kosovare, dhe gjeten tregtare te ndyre qe grabiten çdo gje qe kishin vjedhur komunistet shqiptareve.

Pupupu ngelet me librat e Enverit ne dore. E c'ju gjeti ju antikomunistve, c'ju gjeti!

PF si ta mer menja, po ta kishte dite Enver Hoxha qe antikumunistet do ishin ato qe do ja majshin kujtimin gjalle ne 2013, a thu do ishte sjelle me bute me ta sa qe gjalle?

Rono, a te te jap nje keshille ala-Pjer?

Lexo fjaline e fundit te "1984".

Farmak je PF...Farmak!!!

Shoku Enver?!

I kujtuar Fatos...... ti ende pa filluar nga puna Rama, po i mvesh ca veti dhe mospunime te cilat as qe e kane zanafillen tek ky..... Perse ti nuk e ve ne mengene ate Lulin qe qesh, per te cilin ti edhe u betove se do ta ndryshonte Tiranen...??? A mos valle ke harruar se ndotja akustike eshte thjeshte dhe vetem pune e Bashkise, pra e pushtetitt vendor...??? Perse ti, o tip i vonuar, nuk ja qendise nje here atij Lulit, i cili ti 10u pritshmerite, e biles, ca nga keto qe ti ja kerkon Rames jane thjeshtte dhe vetem detyre e pushtetit Vendor..??? Po kaq i pacipe je more bir, sa nuk le vend pa hedhur helm mbi Ramen....?? Mire kur ishte ne Bashki, por edhe tani qe ende nuk ka fiillluar punen, kaq ekzistenciale e paske berjen e Rames tabele qitje...??? KAq shume te ka semure kariera e Rames...??? Sa per ate viziten nje diteshe te atyre te huajve..... ore po kaq i padijshem je, po pse edhe ne ato takimet mes presidenteve apo krereve te shtetteve qe zgjatin disa ore, aty rregullohen marreveshjet.... Vertete qe nuk te kuptoj fare, ose me mire vertetohet qe ti je i semure more plak, ben mire te rrish ca pushim.... sepse edhe mbledhja ne Shkoder, sikur te prishi pak pune ne drejtim te flamurmbajtesit te bashkimit kombetar, kunder Ram-perçaresit.......

Nuk ishte Rama ai qe akuzohej, ne mos gabohem, se bente zhurme neper lokalet duke i futur shpulla çupkave qe e shoqeronin?

Ja ty qe je ne Itali, po te degjoj per here te pare mbi kete teme po me variacion shpulla tek pubi......pfff, po gjeni ore ndonje gje te re, se mbetet me llafet e Sali hajvanit....

alidems, kam pershtypjen se autori nuk e ka specifikisht me Ramen, (ne fakt aty permendet edhe Basha), por me nje mentalitet, sistem, mekanizem... qe...

Po si ka mundësi kjo? Jua them si. Dikur ka pasur një thënie, sipas së cilës shteti e kap lepurin me qerre. Në Shqipërinë tonë është Folia që i kap lepujt e qeverisë me qerre. Ja ky është problemi.

Kuptohet qe tani per tani, persa i perket punes se ardhshme te Rames ne kete drejtim, shkrimi duket si mjaft paragjykues, por per mendimin tim eshte thjesht skeptik. Shpreh nje lloj dufi, lodhje, dorezim...

Jam dakort Olsi, qe keshtu eshte, por duffin apo skepticizmin perpos me Ramen qe nuk e ka filluar ende, tja shfrynte nje here vençe edhe Bashes, i cili e perdori Lubonjen dhe te tjere... ja kaq desha me i thene qe te kritikonte ate qe e perdori per te marrre pushtetin dhe qe prej 2 vjetesh eshte ne pushtet, pa ka kohe per Ramen... ndaj eshte i pabesuushem ai o Olso....

Ne fakt per problemin specifik qe shtron Lubonja, pergjegjesia eshte 100% e Bashkise, e Policise Bashkiake me sakte.

smiley

Fiks

Problemi me duket se qendron pikerisht tek fjala Ligj qe atje ka marre kuptim qesharak,pertej Bashes dhe Rames, njerez jane edhe ata dhe s'mund te bejne mrekullira,nuk ndryshon shqiperia aq kollaj,banoret qe jetojne atje prane,te zgjuar deri ne oren 3,00 ne pritje per te degjuar hoxhen ne oren 4.00  dhe gjate gjithe nates lehjen e  qenve pa zot ,e shprehin shqetesimin e tyre diku. i degjon ndokush,a denohet dikush per kete? nngarkimi me faj i njeres apo pales tjeter pa e vene kurre fajtorin  me shpatulla ne mur,nuk çon uje ne mullirin e qytetarevesmiley

Une se di pse keta merren njerezit me Ramen per punet e qeverise. Rama eshte kryeminister i zgjedhur (une e di qe zgjedhjet ishin parlamantare, po hajde mo), po qe eshte akoma ne stol. Tani, ai bubrro me menjen e vet lart e poshte, takon rob, merr mendime, jep vendime...po te gjitha keto prape nga stoli i rezervave, jo nga karrikja e k/m te zgjedhur (aman si eshte kjo puna e te zgjedhmes se po lujm menc?) Keshtuqe duroni sa te futet ne ring, masnej silljani her m'sallake, her me t'gjathten...

kerkim keshille: si mund ta nderroj edhe une flamurin qe duket me emrin tim? Une nuk jam dhe s'do te jem kurre italian. Jam shqiptar i integruar ne Europe. Dua flamurin europian

 

Ku hahet buka nuk permbyset kupa Gjon.....

po po rri e qete ne shqiptaret t'gjitha i permysim veç Enverin jo...  merpo bar ham dhe Enverin ne zemer

tradite e  keqe e shqiptareve Zana...

Une nuk ha buken e askujt.Paguaj taksa gati dyfishin e atyre qe do te kisha paguar ne Austri apo ne Suedi per te te njejten pune qe bej.

Une jam nje shqiptar qe vetem banoj ne Itali. Kam ardhur ketu per te bere punen qe vendasit nuk donin te benin dhe kam perfunduar duke bere nje pune qe vendasit nuk e njohin dhe nuk dijne ta bejne. Giorgio Durazzo shkoi ne Genova si skllav ne vitin 1389 dhe u kthye ne tregtare dhe nga familja Durazzo kane dalur nente Doge te Genoves.

Familja e Papes Klementi XI esbhte larguar me renien e Krujes ne shekullin e 15te. Ai vete lindi ne vitin 1650 dhe nuk pushonte se foluri vetem per Shqiperine. Mbiemrin e kishin nderruar ne Albani.

Une jam shqiptar. Eshte gjaku dhe jo buka qe te jep emrin. Ha buken qe fitoj. Nuk i kam shtrire kurre doren njeriu ne jeten time. Kam ardhur ne Itali dhe kam bere hamallin, punetorin e bujqesise, tornitor druri... 

Patjeter GJon ,krejt ashtu...

I dashur Gjon smiley ç'pune ben ne Itali. 

Konsulent businessi. 

Shkelqyer miku im, mbaje fort ate pune. 

Po me vjen nder mend Casablanca, - ky mund te jete fillimi i nje miqesie te bukur (dhe frytdhenese per te miren e te gjitheve) smiley

o Gjon po ti qenke nje "pezzo grosso" siç thote shpesh i nderuari Pjer

Une bej zanatin e vjeter te shqiptarit: shes mend, (ama me fature). 

Persa i perket te qenit "pezzo grosso". Per sqarim te idese sime mbi kete pike dhe jo per te kundershtuar tendin. Te jesh i rendesishem eshte nje bezdi e vertete. Une dua te jetoj jeten ne menyren me te çlodhur te mundshme. Seleksionoj njerez me te cilet mund te bisedohet dhe perjashtoj ata qe kercejne perpjete duke leshuar budallalleqe nderkohe qe bejne nje pune qe nuk e njohin. E kam tmerr kur mbasi mbaroj fjalen diku ja nisin duke uleritur me komplimente bajate e akrobatike. Me shkaterron jeten.

o Gjon po deshe flamurin shqiptar ktheu ne Shqiperi se ketu ne kete bllog keshtu funksionon çdo anetar paraqitet me flamurin perkates te vendit ku ndodhet ne momentin qe publikon ne bllog

Po flamuri i Europes se Bashkuar? Po qe se nuk ndryshohet nuk ka problem. 

Ju keni të drejtë Gjon, e patolerueshme që një shqiptaro-amerikan mban flamur të Evropës së bashkuar dhe një shqiptar i italianizuar nga halli s'e mban dot atë europianin..ÇUDI?

Jam kurioz, kush eshte shqiptari i italianizuar? Red, amund te flasim me ti? Jam gjithnje e me i kenaqur me PPU.

Ju sigurisht, unë jam në Shqipëri, nxjerr dhe e ha bukën këtu..Me ti..Ah, s'ju kënaq dot, jam mësuar që i vogël ose si ju që kur vini në Shqipëri flisni gjysëm shqip e gjysëm italisht si shqiptarët prizrenalinj turqishten, ndoshta ngaqë e kujtojnë gjuhë mondane smiley 

Ishte shaka Red. Ki parasysh qe une jam shqiptar qe kurren e kurres nuk do te ndryshoj identitet. Jam dhe do te jem shqiptar. 

Gjon i dashtun, patjetër që dhe unë isha t'u ba prralla smiley

Shiko shembull te afert fare fare. Budva ne Malin e Zi. Ne oren 12 pritet muzika kudo gjate shetitores. Me thike, ne vend, njekohesisht. Asnje polic qe i shkon ne diskot e hapura, te thoje ta ulin. E dine vete, perndryshe... Gjate darkes sheh police me aparatura ne dore si radare qe masin decibel te muzikes gjate orarit te lejuar. Nje disko e mbyllur ne qytetet qe vazhdon pas ores 24, ka nje paradhome me dy porta, ne menyre qe kur futesh ne disko, porta e jashtme eshte mbyllur dhe asgje nuk degjohet.

Fatosi nuk e ka me Ramen ne vecanti; e ka me faktin qe problemet jane te qarta dhe per kte merr shembullin e zhurmes te lokaleve te nates. Nuk kerkohen specialiste te huaj per te evidentu problemet qe ekzistojne ose per te adresu rrugedaljen. Personalisht, kto takimet me te huaj mua me japin sinjale serioziteti, po me shume se kaq, ka nevoje per vullnet dhe vendosmeri per zbatim ligji aty ku ekziston. Dmth, kte mund ta lexosh ndryshe si "ka shume probleme te "vogla" qe po te adresohen, flasin per seriozitet me shume se sa mbledhje rutine me specialiste te huaj per ceshtje "madhore""

mire Bredho, mire.. po puna eshte se, pikerisht, problemet jane te qarta!  me nje llaf edhe Fatosi  sben gje tjeter vecse i bie fyellit   ne nje vrime, a thua sikur   shqiptaret  e tjere nuk i dine problemet e Shqiperise..   dhe sic duket e paskerka kuptuar edhe vet me ne fund Fatosi qe eshte bere cik si i bezdisshem   me  keto lloj  artikujsh  pabukse qe  nuk sugjerojne  asgje!

Disa lexues te mi, nje e dy me shkruajne: leri diagnozat se na merzite, zgjidhje  Lubonja, zgjidhje te problemit duam...

 

 

dakort po kjo eshte puna e tij Belul, evidentimi dhe trajtimi (tjerrja e leshit me nji llaf).
Per t'i zgjidh problemet pastaj robt kane votu qeveri e bashkiake.

dakord, ky tjerr lesh  pafundesisht neper gazeta e tv,  ndersa problemet mbeten, gjithashtu, pafundesisht..  tashi ky,  fare mire,  meqense eshte njeri i medias  ka njefare influence,  ne bashkpunim me aktiviste te tjere, mund te nderrmerte nje aksion..  p.sh, per kete rast,  nje proteste  1 oreshe para Bashkise. 

Pse mos te bej ate qe ben me mire ky, evidentimet e problemeve ne shkrime e ne dalje televizive ose sic e quan ti "tjerrje leshi"?

Belul a a di cdo te thote rritja e ndergjegjes?  Qellimi i nje proteste eshte qe ta zgjidh problemin apo te evidentoj qe ka problem, te bej te qarte pakenaqesine me kete problem e te shtyj drejt zgjidhjes te problemit?

Nje gje nuk kuptoj une naivi, si e durojne gjith ate zhurme, gjith ate muzik me volum te larte, ata qe jane brenda. 

hahaha Pjer je i madh

o Pjer per ata qe jane brenda nuk po me plas shume... un kam hallin e Lubonjes qe nuk mundet te na shkruaje perla nga ndohtja e ambjentit e kupton ti çfare humje e madhe.

Perpos kesaj, ndotja akustike ne nahijen tende rezulton te jete ne nivelet zero ose diku aty afer.   

Po Lubonja me "perla" nga ndotja e ambientit mbahet, apo jo? Biles, ambienti ndotet qe te shkruaje Lubonja, se perndryshe c'do shkruante?

 perndryshe c'do shkruante?

Skenderbeun, Bandat Politike, Krimet e UCK-se, Nacionalizmin Komunist.

Mos e nenvlereso aftesine kreative te Lubonjes. Te kujtohet kur vajti ne Spac, gjeti ca tela me gjemba, kapak tenxhereje, gote alumini dhe me to hapi ekspozite???

Prandaj po them, mos e nenvlereso!

Nuk me duket se eshte e nevojshme te relativizohet deri ne perle-izem shqetesimi qe ngre autori (le te supozohet per momentin, per hir te diskutimit, a per hir te shqetesimit qe autori eshte anonim.)

A eshte problem ndotja akustike?  A eshte shkeluar ligji?  A e ka adresuar sakte problematiken autori?  Si do behet?  

Kaq e thjeshte. 

Doja te thosha qe "veresie s'ka!", ose "s'mund te kesh edhe gruan e dehur edhe butin plot". Do ta tolerojme zhurmen qe Lubonja te shkruaje per te, madje edhe Skenderbeun do ta tolerojme.

Pavarsisht, se Lubonja haberdahet paksa si shume ketu Laura, ai ka te drejte per zhurmen, se ligji e percakton qarte, mirpo bashkia si duket, mbledh vetem taksat. 

E durojne se kujtojne se keshtu duhet degjuar muzika. Jane te pa gdhendur Pjerr, fshatare hesapi. Punaea eshte senajane shtuar shume dhe nuk do mundemi ri inyegrojme. Edit 

Pse nuk shkruan dikush qe problemi i shqiperise dhe shqiptareve nuk eshte nga nje qendrim moral dhe parimor, por vetem e vetem nga interesi personal.

Shqiptaret jane kunder korrupsionit per sa kohe qe nuk mund ta bejne vete, dhe kjo vlen per cdo fushe tjeter te jetes. Ky eshte problemi, te tjerat jane llogje!!!

Pra ne njevend si Tirana,te blesh nje shtepi diku mund te te ndodhe qe te mos flesh dot as edhe nje nate te vetme....duket gje e vogel,po eshte shume e rende...tesh une them po mire ata qe jane brenda si edurojne...si mund te zbavitesh keshtu....non stop....deri ne 4!!!

 Panorama ;  Kur do të vijnë socialistët në pushtet? ( nga Edi Lesi ) 

Mos ja fut kot pordhes o Tos, sa mire nuk te ka shqetsu vjet follia e Folias!!! I jeni versulit kot Rames, se çun mo tmire skeni per tgjete...

Phatos more...

Ku i mer leket Rama qe bredh me skuadren RILINDJA, neper hotele nga jugu ne veri?

Sherbimi eshte gratis,,megjithe ate reklame qe i beren New York-ut ne Vlore,,dhe Colosseut ne Shkoder.

3mije leke bileta e furgonit,3-4mije leke nje tasqebab e i pilaf dhe kaq.S'jane shume.

Miku im, xhaelga, te pershendes! 

   Edhe sikur ta dinimi apo, alla asndek, ta zbulonim se ku i merr leket Rama. nga ato leke  asnje cent nuk do kishte fatin, per te qene brenda kuletaver tona.Se leku e ka zgjedhur  qe ne origjine rrugen e vete...

Vete tek leku...

....gjate be shume osht ka shkrujt ky....  smiley 
por mqse ra fjala per lepujt....kisha nje gje per te thene about.....

Ishte i here i burr e i gru, qe shkojne ne restorant....ulen, vjen menuja, 5 min me vone shkon kamarjeri per te marre komanden...Kur perfundon me gruan, kthehet nga burri dhe e pyet se cfare do haj...
Edhe aty, gruaja i terheq vemendjen dhe fillon ti thot : 
- Burri im do pije nje leng karrote, do haj nje sallate karrotash me pas nje supe me karrota dhe ne fund per desert do marri ne nje torte me karrota..... 

Dhe aty, kamarjeri si rob qe u habit....i thote : ah dmth zaoteria qenka ne diete ?! smiley
Edhe gruja i pergjigjet : .... jo jo, por per sa kohe qe zoteria do ** si lepur, do haj si lepur !!! smiley

....nejseeeeeeeeeeeee.... 

Kavir..... po  ''lepurin'', ne çkuptim e perdore...?

Une ne kuptimin ushqimor e perdor. Nuk jam si ca e ca une qe e thone edhe me kuptim qejflior smiley 

Me kujtoi ate barsaleten qe thote Xhek Nikolsoni tek "Cajnataun". Nejse se me akuzojne qe prish temat pastaj.

plani treqin ditor do te sjelli begatine

smiley

Po prisni o derebardhe, sa te vije qeveria e re e pastaj kritikojeni...!smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).