Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të Kongresit për të paraqitur argumentat e tij për sulm ushtarak kundër Sirisë. Zoti Obama tha se do të presë për miratim nga Kongresi para se të merret vendimi përfundimtar. Një zë i fuqishëm për veprim kundër Sirisë, Senatori republikan John McCain tha për rrjetin CBS dje se goditja vetëm me disa raketa është thjesht një gjest simbolik. Ai tha se Presidenti duhet të hartojë një plan për Sirinë që përfshin një kërcënim për të çliruar vendin nga Bashar al-Assadi.

Ligjvënësit amerikanë thonë se janë larg arritjes së një qëndrimi unik lidhur me përgjigjen amerikane kundër qeverisë siriane. Ligjvënësit bënë komente pasi u informuan nga zyrtarë të administratës Obama mbi situatën në Siri. Kongresi nuk rifillon punimet deri më 9 shtator, kur mbaron sezoni i pushimeve. Por disa dhjetëra ligjvënës erdhën në Uashington për të marrë pjesë në sesionin e informimit në Kapitol, ku zyrtarë të administratës paraqitën argumentat e tyre për sulm ushtarak kundër Sirisë. Më pas, disa ligjvënës thanë se ishin të bindur se regjimi sirian kishte përdorur armë kimike. Por ligjvënës si demokratja Janice Hahn u shprehën se ende ka pikëpyetje të shumta:
                
“A është kjo aryse për të hapur luftë? Cilat janë objektivat e luftës? Çfarë autoriteti po i japim Presidentit në këtë rast?”
        
Zonja Hahn thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë të vetme:
         
“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues, nëse ky është një akt i urryer për të gjithë?”
        
Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se për momentin ai do të votojë kundër autorizimit:

“Përgjigja ime do të jetë “Jo” sepse ende e kam të paqartë se cili është synimi përfundimtar, çfarë misioni synojmë të përmbushim”. 

Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësja demokrate Sandy Levin, e cila mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë:
         
“Kam besim se anëtarët e Kongresit do të japin miratimin për veprim. Nëse nuk veprojmë, dërgojmë mesazhin e gabuar”. 
        
Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për sulm, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres. Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.
         
“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin”. 
        
Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.
         
“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet”. 
        
Zoti Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.

79 Komente

well, tani ky muhabet u be shume me i rendesishem se Siria. Ata qe thone "jo" ne Amerike, duhet te kuptojne se nje "Jo" ishte pa pasoja (te dukshme), nese ceshtja nuk do behej kaq e hapur. Natyrisht, tashme nje "Jo" do e demtonte Ameriken ne menyre te jashtezakonshme, do bente ate qe asnje ushtri kineze nuk po mund (akoma) ta beje. Per vete thelbin e presidentit amerikan si koncept dhe institucion, cdo zderhallje e diskutim i metejshem, perben nje gerryerje te re, edhe ne rast veprimi si perfundim i kesaj.

bota eshte kunder? fuqi te medha jane kunder? Ingliterra eshte kunder? Po aq me mire, tha greku i vjeter, do luftojme ne hije.

bota eshte ende larg, vertet larg, pikes ku nuk do kete nevoje per nje veprim te pavarur amerikan (e madje nuk di a do arrije ndonjehere ate pike ne nje te ardhme te afert). gjithnje nese zbatohet kushti i obames per nje veprim ala-Kosove, pa cizme ushtari ne toke, etj.

Sidoqofte, me duket se e gjithe kjo, te pyesim edhe kolektivin nje here, behet me nje qellim te caktuar. OK. Por presidenti amerikan nuk duhet te lere shume precedente te tille, me duket mua.

mendoj se precedenti ishte obama president.atu eshte mekati origjinal....dhe jo sepse Obama eshte me ngjyre jo absolutisht,poor se u be president vetem e vetem se ishte me ngjyre....smiley

gjerat qe duken ose pompohen si "te reja", ne 99 raste nga 100, jane bullshit i paster.

i gjithe problemi lind se gjerat e medha (qe ndodhin shuuuume rralle - me ate denduri qe duhet xhanem, per zhvillim dhe ruajtje te integritet njekohesisht) jane dhe duhet te jene te reja.

ky eshte nje raport diabolik, si gjithe processi i zhvillimit.

Ne fakt sikur amerikanet te mendonin si ti sot do kishin per presidente Sara Palin

not that there is anything wrong with it...

me sa duket gjerat e medha nuk mund te pilotohen ,lindin ne kontekste e rrethana hisorike te caktuara....Obama ishte i pilotuar si gje e re ,e madhe....nejse,po degjoja te plote MArtin Luther ne fjalimin e famshem keto dite ne 50 vjetorin e atij fjalimi.me teemocionu akoma,shume aktual,karizem puro....kur shoh Obamen me bel si balerine ,ne 100%te rasteve kur shkon te foltorja ven duart ne gjoks e demek vrapon......krejt i perdemekshem....tutto fumo niente arrosto

Sarah Palin kish thone meqe opozita sa here qe qit pushke e shoqeron me thirrjet "Allahu Akbar", une them t'ja lejme Allahut ta zgjidhi ket pune. 

 

Mire eshte te jepet nje shembull se cfare ndodh kur Amerika thote kom punet e mia. Mbase dhe ja kuptojne dhe e vlersojne si duhet heren tjeter kur nderhyn. 

Mire do ishte qe kur US beri lufte ne Irak e Afganistan te kishe lene jashte pretekstin e Al Qaides.  Sepse tani ushtaret e Assadit, hack-ojne faqen e US Marines dhe shkruajne: Vllazen, ne po luftojme kunder Al Qaides.  Luftoni me ne, jo kunder nesh. 

Mire do ishte qe US mos te kishte ndihmuar Sadamin me inteligjence dhe te gjitha te mirat e tjera qe ky i fundit te perdorte armet kimike kunder Iranit me saktesi dhe efekt optimal.  (Me mijera iraniane gjeten vdekjen nga gasi "mustarde".)  

Mire do ishte sikur te mos kishte "zone gri" ne ligjin nderkombetar sic thote Deioni, per armet kimike por jo vetem, ku Izraeli s'ka ratifikuar (vetem firmosur) Traktatin per armet kimike, por as Siria s'e ka firmosur a ratifikuar.  

Mire do ishte qe nderhyrja nderkombetare humanitare te behej para se te kishte 100 mije viktima, e miliona te dislokuar.  

Tani, bota gjendet para nje situate qe perpara nje krimi aq te tmerrshem nuk di nga t'ia mbaje.  

Mire do ishte te mos kishte lufte ... 

Keq do ishte te mos kishte interesa.

Ne rastin e Sirise keq eshte qe ka interesa:

Hezbollah, Iran, Rusia nga njera ane. FSA me Turqine, Katari, Arabia Saudite, Al Nusra nga ana tjeter (plus terthorazi Perendimi.) 

"Interesat" sektare ne shkalle te larte:  Suni vs Alawai vs Sheitet vs te krishteret.  Kurdet dhe palestinezet ne Siri hidh ketej e prit andej. 

Keq, them. 

A do kishte bote pa interesa? Ben vaki dhe atomet nuk do formoheshin fare.

Squpu-ja mbase do vinte ketu nje link nga Atoms for Peace, por mua s'ma ben dora. Thom Yorke has gone nuclear - crazy.  

Peace eshte byproduct i ekuilibrave te interesava. Mjer kujt i bie bixha ndermjet ekuilibrave.

Pas "war to end all wars" eshte thene edhe ajo "Peace to end peace".  S'ke cfare u shton.  

Monda, pa lufte, siç thua, do te thote te falimentojne me qindra fabrika qe prodhojne arme, mbas te cilave ushqehen me mijra familje, te cilat ne rastin e ngeljes pa pune, do te fillonin direkt revolucionin aty tek ty. E deshiron ti kete gje. 

ja c'do te thote te mendosh si makroekonomist!
Eshte kenaqsi te lexosh Pjerin qe ne 1-2 fjali shtjellon mendime qe ne te tjereve na duhen paragrafe te tere per t'i shpjeguar. Biles, ne fund ka nga ata qe nuk e kuptojne se c'kemi thene...
Flm. Pjer!

Pjer, pa lufte eshte edhe moda.

Sikur te ishte yt bir ushtar ne lufte, cfare do thoje? Edhe ne '97-en ne Albanie ti ishe me i preokupuar me falimentimin e fabrikes se Gramshit apo mos te haje ndonje koqe plumbi*?

 

*shprehje popullore, jo per ofendim personal.

ti shiko furren se po te digjet tava me patate, ate bej!

I dashur Bredharak, ne emer te grupit, ketu te terheq vemendjen per pergjigjen ndaj Gjembit, se ajo ka treguar pjekuri politike ne shum raste. 

Pjero,  ne emer te cilit  grup mo,  se  une dhe Enveri sdime gje???smiley

dmth ti Belul nuk ke firmos? do e kem peshqesh nga ai Arti se ishte tip xhelozi

jo  jo, une  nuk kam firmuar! 

Une vetem nje "grup" njoh ktu..ose me mire anti-grup. 

Monda, zona gri (air quotes) qe permenda te tema tjeter ka te beje me perdorimin e cluster bombs, fosforit, dhe depleted uranium. Vetem shtetet qe kane firmosur traktate per mosperdorimin e ktyre te fundit jane bound nga ligji nderkombetar. Perdorimi i armeve kimike nga ana tjeter eshte i ndaluar bazuar ne traditen dhe normat nderkombetare. Te gjitha shtetet, pavaresisht nese kane firmosur apo ratifikuar traktate ne lidhje me kto arme jane bound nga kto norma. 

7 miliard njerëz...Sikur janë shtuar s'ë tepërmi...Çmë ka marrë malli për luftë smileysmiley

Edhe këtu i futi hundët Taulant Balla ??

I paskan prish grate.

...edhe njehere nga e para, femije. Tre..quattro... Te rrapi more ne Mashkullore...

...it's no hangin' matter,

it's no capital crime...

Dje e majta turke kishte organizuar proteste kunder nderhyrjes ne Siri me logo te bukura paqeje. Se ku eshte paqja aktualisht nuk e di.

Kush janë partitë e majta në Turqi vlora,politika e këtij vendi gjithmonë më ka shashtisur, mar shkas nga ngjarje disa vite më parë, kur  një deputet në kuvendin turk shtiu  me pistolete në platenë e tij..Me duket se ishte Çiller k/ministre aso kohe..?

Nga krejt ky pazar,Presidenti i Frances doli si me hajvani.Ha,ha...me i pa francezet si idiote,nuk ka te paguar smiley

Zelli i tepert i ka keto. 

Jakove, ne fakt ai (Hollande) u nxitu, u nxitu i shkreti, seç e kapen ca emocione qe i shperthyen pa kuptuar smiley as ai nuk deshi ne fakt smiley

Belulo, puna eshte se kush do vij pas Asadit, kete pyetje shtrojne politikanet perendimore, te cilet shprehen me te drejte per nje anarshi ne ate zone. Rasti i Egjyptit, na tregon se duhet ti bindim te tera palet ne konflikt, te ulen te bisedojne, te shkojne ne parlament.  çdo aktivitet subersiv jashte parlamentit, eshte i denueshem nga ligji. 

Belulo, puna eshte se kush do vij pas Asadit,

Po ci qi temen o Pjer!

Shif kur ta beje terbiet Damaskun Mimi Kodheli. Asadin percja e pret.

plako, ti po thu qe ne 12 shtator kur te mandatohet qeveria, Asadi jep dorheqjen? ky po qe eshte scoop

Po te kete tru e jep qe me 11, check out eshte ne 3:00.p.m. Perndryshe ... mbledhja e radhes e Rilindasve behet ne  Damask ose ne fanellate.

Uee, dmth luzli spiking, eksportimi i demokracise do zevendsohet me ate te rilindjes?

dmth drita jone e kuqe, u be drit e madhe

fiqo, fanar ndricus per zotin! e pat thon i modhi po nuk e nigjum

Mirekell fare mer. Sa te cosh ushtri me gjithe ycklat e veta. I fut i reset, qe baba, Asadi rilind si aktivist paqeje. Vec drita nuk eshte e kuqe, mavi. Aty eshte sekreti. smiley

Sa qeif. Kot nuk thone se nuk ka gje me eksituse sesa te jesh deshmitar kur nderrohen modelet.

Nashi Albanie vetem mbeshtetje morale te pakufishme  mund te jape ne kete muhabet se s'ka tanke, pampore apo avione.vetem nja dy kompani kembesorie me hallexhinj qe shkruhen nizame nga halli.

Eh kjo nderhyrja e SHBAse ne Siri i perngjan asaj goditjes se murit me grusht ne gjendje emocjonale....

po me vote te bardhe, zgjidhet kjo puna e Sirise?

kush vdiq dhe ta la ty persiper gjith barren e rond te ironise angleze mer?

Po thashe une qe kryetari ka filluar llafos si Njeri tani . Helbete i ngatrroj amerikanet me Udhezime  per Lufte dhe tani do me dal si anglez , qe ka dhe humor dmth !

Po pse doni me e sulmu Sirirne . Amerika se ka armik Sirine , as i kane  sulmuar Sirianet ne ndonje Front ! .Do boj nji gabim te rende ne se e msyn me tope e me alitrike .Si ka thone ai qe se nigjun , "do zhytet ne detin e luftes te popujve arabe " smiley Pak po heq ne Irak e Afganistan ? 

Realisht USA mund te ndermarre operacione ndeshkimore per goditjen e bazave ku ka te dhena se ka ADM dhe ndonje "karamele" nga ndonje baze komandimi them ..Me shume eshte e teprume . Tani mund te ndodhet USA pak ne medyshje se edhe babasqapi e Urdheroi .." Mesyni mre cfare prisni ? Mos cani kryt per OKB keni neve mbrapa " Apo nuk doli dhe Jozefpercka u tha " qekeni me burra te vegjel " smiley 

Po besoj do ta shtrojne ne Kongres kete urdhrin e babsqapit , para se Mimi te marre detyren .Mjer keta te shkretet e tij ketu tek PPU c'po heqin smiley kur e nigjojne cfare bajgash nxjerr nga goja . Mylleni mer debilin se u turperoi gjith InteliDjencen tuej . Keni met edhe pa udhezime se LefKOPEJA ....ku LefKOPEJA smiley

nji konstatim qe kam von re eshte qe ky xakja nuk ha mut kot. I peshon llafi dmth

Ja ashtu kryetar . Pervoja gje e madhesmiley

Me bohet qejVi qe e ke shtru me ate me zamete .,llaf muhabet llaf muhabet dhe si e late "te bashkohen dy Gjermanite " apo akoma smiley

Obama don me la duart si pons pilati.dihet kongresi teper rralle mund te kete autorizuar lufte ne nje konflikt ne te cilin amerika nuk eshte sulmuar drejtperdrejt.

vej bast qe prape do kishe per t'u kap me Obamen nqse ky do shkonte ne lufte pa i mor doren kongresit. Apo e kam gabim?

Nuk e kisha per tu kap me obamen thjesht vura ne dukje faktin se po te kishte mendje te keqe do te kishte autorizuar nderhyrjen ashtu si kane bere edhe presidente te tjere .

eshte vendim i rendsishem. Du me besu te pergjegjshmeria e Obames, nuk mendoj se po e bo per te la duart. Ka propagandu terheqje trupash nga Afganistani dhe Iraku. Po te futej ne lufte me koken e vet tani, kishin per tja perplas "dyftyrsine". Mendoj qe eshte i detyrum me ja plas Asadit

Bill clintoni nuk priti per autorizim nga kongresi.

po Bill Clintoni nuk tha qe do terhiqte trupat nga Iraku dhe Afganistani, pra nuk e paraqiti veten para amerikaneve si anti-lufte

Demokratet kishin kritikuar reganin dhe bushin plak per nderhyrjet ne nicaragua dhe irak ne 1991.

In the 1980s and 1990s, leading scholars and Democratic politicians sharply challenged Presidents Ronald Reagan and George H.W. Bush for wars from Nicaragua to the Persian Gulf. They testified before Congress, hit the airwaves, and even brought a federal lawsuit to block the 1991 Persian Gulf War until it received congressional authorization.

American intervention in the Balkans should have provided an easy target for these critics of presidential power. In 1995, President Clinton dispatched 20,000 troops to Bosnia and then launched a 1999 air war against Serbia to stop ethnic cleansing in Kosovo. Clinton never received any authorization from Congress. In fact, the war against Serbia arguably was the first presidential use of force to violate the War Powers Resolution's 60-day clock on interventions abroad. Congress rejected a proposal to declare war or to authorize the conflict.

But when it came to Clinton, the dog did not bark. Bruce, I am pleased to learn of your effort to publish an op-ed. Unfortunately, yours appears to have been a lonely effort. I do not recall any outpouring of criticism from the editorial pages of our nation's great newspapers. There were no lawsuits by the same academics who sued Reagan and Bush

http://www.law.yale.edu/news/4963.htm

 

po kush po diskuton qendrimin e akademikeve njehere? po i hyre ktij debati, mund t'provosh te njejten gje dhe per republikane qe ishin kunder luftes ne kosove. Dmth, ne spektrin politik amerikan ke per te gjet gjithmone mendime diametralisht te kunderta, sidomos kur amerika i hyn nji lufte; kjo nuk habit njeri 

9/11 ndryshoi c'do gje, dihet qe opozita siriane eshte marre peng nga keta te allahu akber, bota rrotullohet dhe vjen nje dite qe e shef bythen pisk dhe i drejtohesh daj samit per ndihme, Kosova ishte me fat qe ndodhi sulmi i natos para kesaj date.

Yep... Amerika nuk ka oreks per asnje nga te dyja palet, e sidomos per lufta ku mund ti ngencen kembet.

Nejse, nuk kam kuptuar, pse Bashari vendosi te perdoerte arme te tilla (ne rast se me te vertete vendosi) kur fitimi strategjik nga gjera te tilla eshte goxha i ulet e rreziku goxha i madhe?

Nje loje tjeter qe amerika mund te beje eshte qe mbase nuk eshte tamam e sigurt kush e ka bere, por me kete, "we almost bombed you" mbase mundohet ti thote qe heren tjeter qe dicka e tille ndodhe ne do bejme dicka.

Jo bre taj  Muhametali, se nje superfuqi ushtarake si Amerika (e cila sot per sot ka fuqine ushtarake si asetin me te madh) shkon per lesh me precetende tip "Kur them po e shkele vijen e kuqe do te te gjuaj, s'te gjuaj por vec te kercenoj".

Mire apo keq, e drejte apo jo (morale apo nderkombetar), America can't afford to not see through its threats. 

Ndaj tashme qe Obama tha se Siria ka perdorur arme kimike, nuk ka pike diskutimi qe Obama do beje nje fare aksioni, sikur dhe Kongresi te thote jo, sepse ai e lidhi veten, dhe Ameriken, pazgjithshmerisht me nje aksion ushtarak kunder Sirise, qe para nje viti kur ai caktoi ate vijen e kuqe (perdorimin e armeve kimike) qe s'duhet ta kaperzente Siria.  

Ashtu si, s'ka pike dyshimi that Obama handled the Syria situation very poorly, sidomos qe te shtunen, kur beri nje kthese 180 grade dy sekonda e gjysem para se te jepte urdherin per sulmet (ne fakt vendimin te afermeve te vet ja konfirmoi te premten ne darke, vetem disa ore after the immediate war speech that Kerry gave). Tjeter gje sikur te mos kishte bere dhe thene ato qe tha 7-10 dite para te shtunes...

xhib, obama is a pupped, pergjigjen e dha dhoma e ulet e parlamentit britanik, obama e hengri kot qe u duk si i forte ne fillim, tani megjith se e kishte vete ne dore kete punen e sulmit, ja hoqi pergjegjesite vetes dhe ja kaloj senatit, per tu duk si p.. i bukur.

I think you are right, it is just hard to understand what is going on. Nuk mendoj se Obama te jete aq naiv sa te mos kete kuptuar ku shkelte.

Also, hard to understand why Assad, who was given a free reign to do whatever he wanted but te perdori arm kimike, vendosi ti perdorte?

ato fmijet nuk ishin aktore plako. Ajo goca qe thoshte "a jam gjalle?" ishte rrenqethese

Bredho sikur nuk pyeti per Kongresin Obama ne rastin e Libise...

Ashtu plasja ..... Jepi Urdher USA,  se ka rrezik do ja perplasin  ne "dyfytyresine " dhe obob ce gjeti smiley Ishe mire Kryetar . Kaq e pate ..Plasja ... se po vonon Pilati smiley

Mire eshte te jepet nje shembull se cfare ndodh kur Amerika thote kom punet e mia. Mbase dhe ja kuptojne dhe e vlersojne si duhet heren tjeter kur nderhyn. 

I agree. 

Admin kur e kini ndermend te na e ktheni flamurin?smiley

kujdes se po shpreh hapet ndjenja anti-europiane. Ka njerez ktu qe i mbajne shenim kto gjera

Ca i ben flamureve mo vlla,zbor.

Ja arritem dites t'ju shikojme ju Amerikaneve dhe "Grupin armiqesor te Kanadase" nen nje flamur..dhe jo flamuri dosido po ate te "Memes Evrope"..Dyshimet e mija se vete "Xhorxhi i shoqerise se hapur" eshte kryeadmini i PPU po dalin te sakta  smiley

 Superfuqite po lodrojne, per situaten e ekuilibrit, ndersa sirianet, po e paguajne me gjak. Po e ardhmja? Dramatike, per tere njerezimin.Ne radhe te pare, ... per vete Amerikanet.Nje yll, ...  duke perenduar..

Grave ka ardhur koha qe Bota Arabe dhe Lindja e mesme te ndreqe vetveten...Keto luftera jane pjese e evolimit te ketyre shoqerive. SHBA "nuk ka shkopin magjik" sepese e kuptuan se lufterat sjellin vetem destabilitet (rasti Irakut,Afganistanit,Libise,Amerikes Latine,etj). Eshte koha qe vete bota Arabe ti tregoje botes se eshte e afte per shhtetberje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).