Ky është momenti në të cilin një baba 34-vjeçar, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur. Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”. Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne. Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru. Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën. Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës. Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.

Këto foto, janë edhe realizimi i amanetit të fundit të Coleman, të mbante të bijën në duar në prag të vdekjes. Imazhet e publikuara në gazetë janë të një jave përpara vdekjes së tij, ndërsa Gary vazhdoi të shtrëngonte të bijën deri në momentin në të cilën ra në atë komë, nga e cila nuk u kthye më kurrë. I riu humbi betejën me jetën më parë gjatë shtatorit… e megjithatë, e porsalindura, vështirë se do të humbë prezencën e babait të saj të shtrenjtë në jetën që e pret.

4 Komente

Shume prekese! 

Ja bujrum, beso ne Zot dhe drejtesi universale po deshe! Shume e trishte.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).