Muzafer Korkuti është kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që prej ditës së djeshme. Ai është zgjedhur në mënyrë unanime duke marrë për këtë post 31 vota. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp. Sipas këtij të fundit, zëvendëskryetar i Akademisë u zgjodh Gudar Beqiraj, që deri dje, ishte kryetar i saj. Praktikisht, kryetari dhe nënkryetari aktual, kanë ndërruar postet me njëri-tjetrin. Ndërkaq, drejtues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike është zgjedhur Ethem Likaj, pas daljes në pension të Emin Rizës. Në votim kanë munguar 6 akademikë, të cilët duket se nuk kanë qenë të pranishëm për arsye personale. 

Një ditë pas zgjedhjeve, pyetjet që shtrohen janë të shumta. Cila do të jetë udha e re e Akademisë së Shkencave? A do mundet ajo t'iu rikthehet kohëve të lavdisë, pas vitesh të tëra në një pozicion honorifik, që për shumë intelektualë ka qenë në fakt degradim i institucionit më të lartë shkencor në vend? Kryetari i ri i saj, prof.Muzafer Korkuti, shpalos platformën e vet në një intervistë për "Gazeta Shqiptare". Mësohet se, votimi u bë pa diskutim ndërsa në ditët në vijim të gjithë akademikët do të mblidhen për të diskutuar problemet që ka institucioni dhe disa çështje të strukturës së tij e po ashtu, edhe për statutin e akademisë. 

Profesor, cilat do të jenë përparësitë tuaja në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? 

Çështja themelore për mua mbetet rritja e nivelit të cilësisë shkencore në të gjitha veprimtarive tona. Këtu kam parasysh botimet që janë treguesi kryesor i veprimtarisë së akademive. Gjithashtu, të njëjtën gjë synoj edhe sa i takon pjesëmarrjes në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Sigurisht, do të kontribuojmë edhe në tematikat e zhvillimit të ekonomisë dhe të tjerave fusha të jetës së vendit, si edhe problemeve që kanë aktualisht historiografia dhe gjuhësia shqiptare. 

Disa herë gjatë këtij viti, mbledhjet e akademisë për problemet e standardit, janë kthyer në debat të ashpër. Ç'do të bëhet me këtë çështje? 

Ne duhet t'i shërbejmë standardit, përmirësimit dhe respektimit të tij, por duhet edhe ta mbrojmë. Në këtë kuadër, do të bëhet ribotimi i rregullave të drejtshkrimit dhe i fjalorit drejtshkrimor. Këto botime, nuk gjenden më në qarkullim. Ne duhet të jemi në korent me nevojën që do kenë dikasteret. 

Cili do të jetë i pari ndër botimet? 

Botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në një vëllim, ky është i pari. Para tri vitesh, ai u botua në tri vëllime, ndërsa tani duhet botuar në një të tillë dhe në gjuhë të huaj, mundësisht në gjuhën angleze. 

Pse e kërkoni këtë si të parën? 

Është domosdoshmëri! Ai do t'u japë përgjigje çështjeve themelore të historisë sonë. Them 'në anglisht', në mënyrë që fqinjët tani e tutje ta kenë të qartë prejardhjen e shqiptarëve. Duke e lexuar atë fjalor në gjuhën angleze, t'i kenë sa më të qarta problemet sa iu takon shqiptarëve dhe që t'u jepen shtrembërimeve që janë bërë, siç qe rasti i Enciklopedisë maqedonase. 

Po sa i takon fushës së historiografisë, ç'duhet bërë? 

Historia kërkon plotësimin me dokumentacione të reja dhe përkthime. Duhen bërë studime të thelluara. Studimet monografike nuk duhet të jenë të ndikuara politikisht e kjo do të jetë kriteri themelor i punimeve. Natyrisht, kur themi 'monografike', nënkuptojmë punime me një bazë dokumentare faktike të gjerë. 

Ka pasur libra me ndikime politike? Cilët janë këta? 

Nuk mund të veçoj ndonjë, por ka pasur deri tani të tillë. Në bazë të punimeve mono-grafike do jenë faktet. Nuk do të ketë më, diktime nga kontekstet politike. 

Disa vite më parë, akademia iu nënshtrua një reforme, për të cilën ju keni dalë kundër. Do ndërhyni për rishikimin e saj, apo do kërkoni shkrirjen e Qendrës së Studimeve Albanologjike me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë? 

Propozimet që unë kam dhënë qëndrojnë. Institutet do t'i kalojnë Akademisë. Ju pyesni 'a duhet të shkrihet QSA?'. Unë them se duhet të kthehemi aty ku kemi qenë: t'i bashkëngjiten akademisë institutet, të korrigjohet reforma. Pas korrigjimit të gabimeve, të ecim përpara. 

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë iu hoqën 14 institutet e qendrat kërkimore-shkencore në varësi të saj dhe iu shkurtuan në maksimum fondet, duke e kthyer atë në një institucion honorifik. Instituti i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Kulturës Popullore dhe Qendra e Studimeve Enciklopedike krijuan Qendrën e Studimeve Albanologjike, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, kurse institutet e tjera të Fizikës Bërthamore, Biologjisë, Informatikës, Sizmologjisë, Qendra Gjeografike, Hidraulike u kthyen në departamente dhe sipas profilit, u vunë në varësi të fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Numri i studiuesve u përgjysmua e rrjedhimisht u lanë jashtë fusha e drejtime të rëndësishme të kërkimit shkencor. Gjithashtu u larguan nga institutet të gjithë punonjësit ndihmës shkencorë që punonin në laboratorë, fonde, arkiva etj. U cenua pavarësia e instituteve duke u hequr të drejtën e firmës e vulën, për çdo veprimtari të karakterit kombëtar e ndërkombëtar, duke i kthyer ato në departamente. 

Për shkak të këtyre lëvizjeve, drejtorët e instituteve e të departamenteve u emëruan nga lart, u hoq sistemi i zgjedhjes së tyre sipas kontributit shkencor. Kjo reformë, me kohën provoi se cenoi rëndë veprimtarinë e Akademisë së Shkencave dhe institutet që u përfshinë në fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Zbatimi i reformës dëmtoi ndjeshëm veprimtarinë e Qendrës së Studimeve Enciklopedike, e cila, nga Akademia e Shkencave kaloi në varësi të Qendrës Albanologjike, kur tematika e studimeve, vetëm në masën 40% mbulohet prej saj. Mendoj se këto mangësi të reformës mund e duhet të korrigjohen menjëherë e pa shumë vështirësi. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i Historisë, i Arkeologjisë, i Antropologjisë Kulturore dhe Qendra e Studimeve Enciklopedike të kthehen siç kanë qenë, nën varësinë e Akademisë së Shkencave.

9 Komente

Urime per detyren e re, mbase ndryshon per mire!smiley

 E dija që z. Korkuti e dinte?! Po pra, e dija që ata të "Akademisë së Shkencave", e dinin që ishin një institucion honorifik dhe me honorifik unë kuptoj një individ, grup apo institucion të vdekur, që thjesht nderohet...për të shkuarë. Për më tepër z.Korkuti njeh dhe plagët që i janë hapur pseudoinstitucionit honorifik. Nuk e thotë arsyen (ndonëse e di) se pse politika e shndrroi Akademinë në një gërmadhë dhe pse u përdor për politikën e ditës, ku ndihmesë jo pak të vogël ka dhënë dhe ai vetë, nëpërmjet veprimit dhe mosveprimit. Dy të fundit që më kujtohen janë: nuk u ftua Rexhep Qosja në ceremoninë e 100 vjetorit të Pavarsisë, sepse i pari i fisit nuk e kish qejf dhe nuk u ftuan akademikët kosovarë, sepse u ftuan ata serbë (?!)

Problemi shtrohet: a i duhet Akademisë një kryetar i ri apo i duhet një përmbysje në tërë përmasat, status, strukturë, anëtarsi? Këtë pyetje gazetarja nuk ja ka bërë, ndaj nga faqet e PPU-së po ja drejtoj unë. Çfarë mendimi keni z. korkuti, të merrni rrogën e majme të kryetarit apo ta shndrojmë Akademinë në një institucion që t'i shërbejë kombit, trojeve shqiptare, të vërtetës historike dhe platformës se ku do shkojë kombi?

Vendi ynë i dhjerë vetëm Akademi Shkencash nuk ka. Kjo temë për mua nuk përbën lajm aspak, ndonëse Korkutin e dija akoma bashkëpunëtor të vjetër shkencor..

   Ndersa "bota jone " ka nevojen e ndryshimit ne thellesi, akademizimi yne perfshihet ne "betejen" e qendrushmerise karrigeve.Tridhjet e ca burra, ja bene "forra", me deshiren e madhe qe, te na mbushin mendjen se jemi me te pasur nga ç`jemi ne te vertete.

 " Shembulli eshte  forma me e bukur e autoritetit .." -ka thene  Cesare   Romiti 

Kam nje shok qe punonte ne Floten Tregetare Durres ne kohen e Enverit. Kthehet ne shtepi ky shoku pas 4-5 muaj lundrimi nga Kina. Me nje traste me plaçka ne dore mbrrin te avllia e shtepise ku rrinin e jema (Xhija) me ca plaka te mehalles duke pire kafe.

- He mi Xhije, u tha, si u ngryset, mire ?

- Ca te bejme more bir, i pergjigjet nje nga plakat, u lodhem - u keputem gjithe diten ne byt.ë

- Po mire o pra, pergjigjet ky, po u lodhet ne byt..., kthehuni ne pi... qe te shplodhet b...ha.

Kjo histori mu kujtua kur lexoj kete interviste te Z. Korkuti...

Mire kryetari u zgjodh, por Akademia kur do fuksionoje. 

Ne duhet t'i shërbejmë standardit, përmirësimit dhe respektimit të tij, por duhet edhe ta mbrojmë. Në këtë kuadër, do të bëhet ribotimi i rregullave të drejtshkrimit dhe i fjalorit drejtshkrimor. Këto botime, nuk gjenden më në qarkullim. Ne duhet të jemi në korent me nevojën që do kenë dikasteret. 

Si ka mundesi asnje ribotim te rregullave te drejtshkrimit dhe fjalorit drejtshkrimor, per gati 20 vjet rrjesht , ka qene mungese fondesh apo politika nuk ka vrare mendjen shume ne menyre te qellimshme sepse standartin e kane bere komunistet ?!! smileysmiley

Policia gjuhsore.Nga Gjokë Vata.
Tash shqiptare e shqiptar,
Hapni veshtë si kurr ma parë,
Se kte lajm që due me u dhanë,
Duhet me e dëgjue të tanë,
Se ashtë lajm me ndere me thanë
E s’mund t’ketë kund lajm ma bindes
Me u pranue në Librin Gines.
E burimi i ksajë “ Urtije”
Qenka nji njeri plot dije,
Nji burr hak akademije.
E na u queka Myzafer,
Që rrimon krejt me Enver.
Jo veç emnat kanë t’nji rrime,,
Por rrimojnë edhe n’ parime.
Tash besoj ashtë krejt e qartë,
Kush ashtë ky Enver i A R T
Myzaferi me mend plot,
N’ intervistë t’gazetës “ Sot”,
E ka zbrazë kshtu kte“ U R T I”:
” Mua më duket shum e drejtë,
Biles n’ kohë sa ma të shpejtë,
T’ kemi një trupë policore,
N’ mbrojtje t’vlerave gjuhsore.
E t’ ndërhy energjikisht,
Të gjobis at kallamarde,
Që kërkon ti bëjë bisht,
Kësajë shqipes tonë standarde.
M A R S H A LL A këtij suksesit,
Që standardi jonë ka mbrrij
N’ mos shkruesh gjuhen e kongresit,
T’ bajnë me e shkrue me polici

Akademiku i leshit.

Intervista duhet te fillonte me rolin e akademise dhe kontributin qe do te jape ky birbo, por gjene mire qe perfundon keshtu

ky miku kritizon reformen dhe nuk flet asgje per nivelin e kerkimit shkencor para dhe pas saj.. a doli me sukses integrimi i instituteve ne universitete (integrimi i kerkimit shkencor me mesimdhenien?)?  por kjo pyetje pak i intereson, atij i intereson aspekti politik: pavaresia e hulumtuesve?

shkurt, ketu kemi serish te bejme jo me nje perpjekje apo qellim te sinqerte, por me nisma politike te kontrollit te njerezve, favoreve dhe klientelizimit e peruljes se shpifur te akademikeve tane.

i gjithe suksesi i akademise, sipas kesaj vegle, u vareka nga suksesi i nje sipermarrje idiote, sic eshte nje enciklopedi, qe mund ta beje edhe nje grup shkencetaresh prane nje universiteti, a disa studente te zellshem perkthyes se wikipedias, apo firme private sikur ne perendim... nje tjeter shqetesim qenka ende gjuha, qe shkon ku dhemb dhembi, ah.. medet

dmth. "shkencetaret" tane jane ende krijesa te humbetires se 50 viteve "ndertimi socializmi me fuqite tona", se asnje llaf per zhvillimin e shkences, integrimin e saj ne shoqerine globale te dije e te tjera togefjalesha te ketij lloji

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).