Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”. 

U largua nga kjo jetë duke marrë me vete dy dhimbje të mëdha, humbjen e të birit dhe të bashkëshortit. Iku në heshtje dhe pa bujë, teksa kishte 23 vjet qe i mungonte skenës dhe publikut, kohë gjatë së cilës ka qenë e sëmurë. 

Antoneta Papapavli lindi më 17 shkurt 1938 në qytetin e Përmetit. Studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. 

Ka mbi 20 vjet karrierë artistike, ka interpretuar dhjetëra role në teatër dhe në filmin artistik shqiptar.

Ajo mbahet mend me rolet në teatër si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Bajamja te “Fytyra e dytë”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja te “Hijet e natës”, Cuca tek “Cuca e maleve” etj.

Në kinematografi ka luajtur tek filmat, "Kur ndahesh nga shokët" - nëna e Zanës, Sania tek “Hije që mbeten pas”, drejtoresha tek “Shoku ynë Tili”, "Kur hapen dyert e jetës" -nëna e Lizës, "Hije që mbeten pas" - Sania, nëna e Marjetës, "Nxënësit e klasës sime"- Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, "Apasionata" - Profesorja e Mirës, "Shoqja nga fshati" - Lefka, "Si gjithë të tjerët" - nëna e Jetës, "Kërcënimi" - Marina, nëna e Emës, "Përtej mureve të gurta" - nena e Asimese, "Ata ishin katër" - anëtarja e Këshillit, "Përballimi" - Klea, "Komisari i dritës" - Ngjela etj. Ngjitja e saj e fundit në skenë është në komedinë “Pallati 176”, ku interpreton rolin e nënës së Elsës, në variantin e dytë të komedisë.  

Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën "Thesin Aga!" në filmin "Përballimi". 

Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin "Artiste e Merituar", me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme.

Aktorja u përcoll dje nga të afërmit dhe miqtë në banesën e fundit.

(a.jole/Balkanweb)

 

25 Komente

R.I.P

Uaa sa keq paska kaluar ne jeten personale nuk e dija ........Aktore e madhe ka qene dhe me klas .

I shkofte shpirti ne paqe smiley

e shkreta,i qenka bashkuar dashurive te saj...ndjese paste.

Ndjese paste. Shyqyr paska shpetuar.  Aktore e madhe me fat te keq ne jeten personale. Sidoqofte do ngelet e paharruar ne radhen e artisteve me te shquar shqiptare. Respekt edhe te birit qe i ka bere sherbim deri ne fund.

Shume ka vuajtur.u prehhte ne paqe!

I qofte dheu i lehte!

nje nga femrat me te bukura te teatrit dhe kinematografise shqiptare! 

u prehte ne paqe!   ngushellime  familjes!

Me erdhi shume keq smiley

Dheu i lehte... 

I'u prehtë shpirti në paqe!

Zerin e ka patur shume te veçante.

shume flm

Artiste Klasit te pare

smiley po, si shumica e brezit te saj

Jemi ne nje kohe kur ata po shuhen dalengadale smileysmileysmiley

Kam nje simpati te vecante per aktoret shqiptare qe me filmat e tyre dhe batutat e pavdekshme lane gjurme tek secili nga ne , dhe me vjen keq qe pas 90-tes u lane ne harrese , u diskretituan  dhe u lane ne gjendje te mjere .......nuk na falet

Pare nga sot, them se nuk mund te pritej me shume, ashtu sic mori pas-'90ta, Elba, sic edhe per shume e shume probleme te tjera. smiley
Flm smiley

Normalisht te  harrosh  artin, kulturen, kinematografine eshte nje minus jashtzakonisht i madh ku tregon se shpirti ka humbur.......bile mendoj se si vend Europian ky kriteri i vleresimit te artisteve duhet futur ne liste .....per te mos humbur kulturen , qe keto vitet e fundit ka marre shume shtremberime fatale

E paharruar. Ju prehte shpirti ne paqe, nuk e dija qe ka pasur jete te veshtire, ne interpretime te jepte gjithmone pershtypje tjeter, nuk i shkonte hic mundimi. 

e meritonte te ishte artiste e popullit, po sic dukej, figura e saj aq fisnike dhe moderne i bente qe mos te ja jepnin.

 

Aktore e madhe. RIP. ky brezi I dikurshem ka nxjerre goxha artiste te mire. Ne fusha te ndryshme. Si dhe me kinematografi. I shikoj tani ndonjehere per qef, nostalgji dhe kane qene per kushtet atehere brilliante. Nuk e di a do vij dita ndonjehere te dalin aktore te tille me ate pasion dhe talent qe ' prodhoheshin' atehere ?! I doubt it.  P.s. shume me ka bere pershtypje dhe kolonat zanore te atyre koherave. Beautiful te kompozuara. 

Fati kesaj artisteje kurre nuk i ndihu.Ishte bere gati titulli me i larte per tju dhene kesaj me 6 te tjere, por ndodhi prishja e atij shteti.Fatkeqesite i ndodhen njera pas tjetres dhe bene qe shpirti i saj aqe krijues te masakrohej gjat kesaj jete te rreme.
U prehte ne paqe!

pas pilafit thua o grava?

Mbaroi se vuajturi e shkreta me ato dhimbje qe paska pas,u prehte ne paqe!

respekt per kete artiste me nje prezence te vecante ne skene.

u prehte ne paqe...

Ndjese paste!

Po ku ka luajtur te Pallati 176? E vdiqet dhe Pavlina Manin o c'beni kshu?!?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).