Pas 8 vitesh në pushtet largohet si kryeministër Sali Berisha. Pas mbledhjes së grupit të PD (me "50 hijet e Greit") Berisha iu drejtua Presidencës ku dha zyrtarisht dorëheqjen si kryetar qeverie. Ky akt i hap dritën jeshile ardhjes në pushtet të qeverisë ‘Rama’ e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Berisha i dorëzoi sot rreth orës 13:10 minuta presidentit, dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vitesh dhe ky zhvillim ndodh vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re. Takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta.Nga ana e tij, kreu i shtetit ka afat 10 ditor për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”. 

Pak para se të paraqiste dorëheqjen tek Presidenti, Berisha tha për mediat se do i njoftojë për cdo gjë të re në rrjetin social, Facebook. 
Dhe pikërisht në Facebook ai dha deklaratën e parë pas aktit të dorëheqjes. Berisha u shpreh se në mënyrë simbolike ka shpallur grevën 24-orëshe të heshtjes si kundërpërgjigje për Kodin e Heshtjes nga PS. 

“Sot shpalla grevën e heshtjes 24 orëshe, si protestë ndaj censures se Piktorit. Solidarizim me mediat kundër standartit te neobllokmeneve! Të dashur miq, në shenjë solidarizimi me mediat e vendit dhe proteste ndaj Kodit të Censurës për mediat të Piktorit dështak dhe ekipit të tij, sot vendosa të shpall grevën 24-orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të FB. Po kthehet standarti i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë! Sb”, shkuajti Berisha në Facebook.

PD, Basha-qeverisë së re: Kush tërhiqet nga premtimet, përballet me pasojat

Pak orë para konstituimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi, në selinë e re, grupin parlamentar të demokratëve. Në fjalën e tij përpara deputetëve, Basha shprehu bindjen se opozita demokrate do të jetë më efikasja që ka njohur vendi. Lideri i ri i demokratëve garantoi se “opozita e sotme nuk do të jetë ajo e baltës, shpifjeve, bllokimit dhe dhunës verbale, por një opozitë e fortë e fakteve. Do jemi në parlament zëri i drejtë i shqiptarëve.” 

Basha premtoi se grupi do të angazhohet të monitorojë çdo ditë përmbushjen e premtimeve të mazhorancës së re. “Nuk do t’i japim paqe asnjë minutë, për përmbushjen e premtimeve që u kanë dhënë qytetarëve, nuk do të lejojmë më gënjeshtra e mashtrime elektorale për vota. Kush tërhiqet nga premtimet duhet të përballet me pasojat.”- theksoi ai. 

Kryetari Basha rënditi arritjet e kabinetit Berisha gjatë viteve të fundit, ndërsa theksoi se “këto arritje do të jenë pjesë e përgjegjësisë së tij për një fillim të ri drejt suksesit”. 

“Qeveria Berisha është dhe do të mbetet një vlerë dhe trashëgimi i çmuar e PD-së. Jam krenar që kam qenë për 6 vjet pjesë e kësaj qeverie. Uroj mirëseardhjen në selinë e re prej nga do të nisë sfida jonë e re. Ky është grupi i ri parlamentar i PD-së, bashkë me aleatët tanë, kjo këtu është opozita parlamentare e Shqipërisë. Punë të mbarë të gjithëve, punë të mbarë kuvendit të Shqipërisë”- deklaroi Basha. 

EDI PALOKA ZGJIDHET KRYETAR I KOMANDUAR I GRUPIT 
Deputeti i qarkut të Tiranës, Edi Paloka, është komanduar si kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve. Forma e zgjedhjes së tij është komandimi, për shkak se sipas statutit të Partisë Demokratike kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. (Balkanweb)

***

Sot mblidhet Parlamenti i ri 

Kuvendi i ri i Shqipërisë do të zhvillojë sot pasdite seancën e tij të parë plenare, për të çelur në këtë mënyrë zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar. Kjo seancë do të shënojë dhe fillimin e drejtimit të vendit nga qeveria e majtë, si fituese e zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit.

Drejtimi

Pas refuzimit të Sali Berishës, seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë do të drejtohet nga deputeti i PS-së, Namik Dokle, si deputeti më i vjetër dhe më me përvojë në jetën parlamentare, pas Berishës. “Sa i përket drejtimit të seancës së sotme atë do ta drejtoj unë si më i vjetri në Kuvendin e ri, kuptohet pas Saliut. Nuk do të doja që të isha unë pas tij, por vitet bëjnë të tyren, më takon pasi kam mbi 20 vite jetë parlamentare dhe është detyrim drejtimi i seancës së parë të legjislaturës së re”- u shpreh për gazetën “Shqip” deputeti socialist Namik Dokle, i cili do të jetë dhe kryetar i Kuvendit deri në verifikimin e mandateve të deputetëve të Kuvendit.

Java e parë

Në një bisedë telefonike të zhvilluar, drejtuesi i seancës së sotme, si një nga deputetët më me përvojë të parlamentarizmit shqiptar, thekson se kjo javë do të jetë e ngjeshur për Parlamentin e ri, deri në betimin e qeverisë së majtë. Sipas Dokles, seanca e sotme do të jetë e shkurtër, në të cilën do të bëhet prezantimi i deputetëve, si dhe do të ngrihet komisioni i përbashkët parlamentar pozitë-opozitë, i cili do të bëjë dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur më 23 qershor. (Top Channel)

17 Komente

Sherr Budallai e paska kuptuar qe eshte i "denuar " me Harrese . Nje individ qe ishte nje Hije , nje enderr e keqe eshte denuar me Mospergjigje smiley  Atje mbreterofsh ne Mbreterine e harreses , ku jane te gjithe psikopatet e Botes , dhe ku pritet te te ndjekin jo pak nga InteliDjentet e tu si ushtaret faraonin qemoti dhe qe do nanurisen me hosanate e kategorise ne Tufa te YP Xhixheve ne Piramiden e mashtrimit , Injorances dhe Hajduterise qe krijove!

 Nje dhe Vetem nje i UROJ Rames , le ta mbaje veth ne vesh dhe te mos tundohet per asnje Arsye ne  se desheron qe popullin te mos ta lendoje me tej , pa spekulluar as me Postin e Politikanit as te Shtetarit 

Kurre mos e permend emrin e Berishes per asnje rast e per asnje Arsye .Fundja nje katervjecar ne se arrin KAQ eshte nje udheheqje e padiskutueshme Pozitive per te Ardhmen .Eshte nje nga Kurat me efikase te sherimit Psikologjik te semundjes qe Injektoi ky i Marre .

Ligjet kane punen e tyre !

Paloka me Strazimirin? Loooool. Tutuqi&Hutuqi. Renie niveli akoma me shume. Me keta te dy do te kemi estrade falas per 4 vjet.

   smiley

lesh lesh

Likja o dobsu , o bo gjeth 

ruzhdije, gazetat kishin ca detaje per llojin e dietes qe kish praktiku Liri. Pushimet ne Ibiza ja kishin lehtsu barren e pushtetit, kjo eshte e padiskutushme iher. Pytja qe po cfilit miliona anembane botes eshte se pse kjo diete nuk po jep shenja efikase te Monika? a thu t'ket gisht xhibi?

gisht ne menyre figurative a si?

literally!
Xhibi eshte shume praktik dhe efikas. Ket pata rast me e konfirmu vete ne rastin e gjembit

Keto pushimet e politikanve jashte shtetit, sikur nuk bien ere e mire. Normalisht ata jane buxhetore, dhe te nje vendi te varfer biles. 

smileysmileysmiley

hajt me kom te mare qeveria ne ikje...te iki sa me shpejt lol

dhiz iz a mirakell 4 us. About time, finally! 

Ka nje jave rjesht qe mediat na shulluan veshet me shprehjen "Berisha jep doreheqjen" apo "Berisha dorehiqet nga posti i kryeministrit" a thua se po iken me deshiren e tij. Jo, mer jo se te ishte per ate kafshe kurre nuk largohej/jepte dorreheqje. PO thojeni mer paster qe Berishes i mbaroi mandati se populli nuk e votoj me ne shumice partine e PD-it. 

Pash pak disa seanca filmike nga zhvillimet e dites se sotme te parlamentit. Nuk kishte gje me qesharake dhe njekohesisht te shemtuar sesa gjithe ata/ato burra e gra ngjitur me njeri tjetrin dhe ekranet flat te PC-ve perball tyre si sorra te qullura nga nje shi i imet dhe qe ndjeheshin te vetmuara pavaresisht prezences se qenieve njerezore shume prane tyre. Dhe sali-u si per ti bere karshillek sorrave te Xhozit perkedhelte nje pellumb dmth Ipad te vendosur mbi tastieren e nje nga 140 sorrave te parlamentit te ish spikeres qe mua me shembellen me nje sorre.  

Po eshte mese e verte se jane ndrruar qeverite ne letra ....por qeverite e verteta kur do ndrrohen...???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).