Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" portretizon në numrin e së martës (17.09.) figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama.

Që nga fillimi i kësaj jave, Shqipëria udhëhiqet nga një qeveri socialiste. Në krye të saj është Edi Rama, ndërkohë që socialistët kanë arritur në qershor një fitore të qartë dhe surprizuese ndaj demokratëve dhe qeverisë së Sali Berishës. Transferimi i pushtetit dhe formatimi i kabinetit që  u aprovua nga parlamenti ditën e diel çuditërisht kaloi qetë dhe pa shumë probleme. Qëkur Berisha pranoi humbjen e tij i cili i kurseu vendit një debat të ashpër mbi legjitimitetin e zgjedhjeve e kjo shënjon një avancim të madh në demokracinë e brishtë Shqiptare

49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një brezi te ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i deziluzionuar nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor në Paris.

Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si "stadi më i lartë i artit konceptual". Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos për t'u bërë kryeministër. Por fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i kryeqytetit në vitin 2000 – një post që e mbajti deri në vitin 2011.  Ai iu përvesh punës për të prishur kioskat dhe anarkinë urbane që e kish kapluar Tiranën deri në atë kohë dhe më pas I dha një dorë qytetit duke e lyer me ngjyra të ndryshme fasadat e pallateve.

Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua nëpër botë. Por suksesi i tij si një reformues urban është e kundërt me të dhënat e tij si një lider i opozitës. Pas humbjes së zgjedhjeve kundër Berishës në 2009 mendja e bukur (Rama) u kthye gjithnjë e më shumë në një politikan lehtësisht arrogant të obsesionuar pas pushtetit, që e mban partinë e tij në litar të shkurtër. Rama kundërshtoi të pranonte humbjen e zgjedhjeve, organizoi demonstrata dhe bojkotoi parlamentin. Rezultati ishte paralizimi politik, i cili e hodhi edhe më mbrapa shtetin e varfër ballkanik.

Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. I cili konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse në formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi e favorizimi i miqve. Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend.

 

Burimi: http://www.nzz.ch/aktuell/international/...

16 Komente

ca dmth ideal cajtungo ?

Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si "stadi më i lartë i artit konceptual"

 smiley

Nejse, per mua vetem urime e pune te mbare qeverise se re, sepse eshte ne te miren individuale te kujtdo. Vetem budallenjte e ideologjizuar te tipit "Fajin e ka ...." mund te urojne qe qeveria e vendit tyre te deshtoje, sepse kjo i rrit vlerat partise se zemres.

Zoti Panariti eshte minister i jashtem perseri?

Fatkeqesisht jo. Zoteria eshte minister bujqesie, ne zanat te vet. Minister Jashtem eshte Ditmir Bushati, ai qe ne prag te heqjes se vizave Shengen, i niste mail europarlamentareve, qe "kujdes se po i hoqet vizat do te dynden shqiptaret si refugjat ne vendet tuaja".

Pas kësaj me gëzim iu drejtova Shërbimeve publike. I pari m’u shfaq Arsimi, por u befasova dhe krahët m’u prenë fare, pasi hallkat e tij, nga fillori deri tek i larti, ishin të përmbledhura vetëm me pak rreshta. Vazhdova të kërkoja në pjesët e tjera shifra, burime dhe rrugë, se si do realizohej shëndetësia falas, kujdesi për shtresat në nevojë, rritja e pagave të policëve, kompensimi i të persekutuarve dhe të tjerëve, por asgjë. Diferenca me premtimet e fushatës lëvizte në marzhe të mëdha, gati-gati në kah të kundërt. I neveritur pas kësaj, me këtë farëprogrami ose më saktë farsë, m’u kujtua poezia e ish-studentit tim Çimit nga Librazhdi, e cila e perifrazon saktësisht këtë fletushkë 42- faqëshe: 
Jemi ulur në lëndina 
Dhe po kapim peshk me dorë 
Marrim dhjeta në mësime 
Babi im është minator.smileysmileysmiley

panorama online  http://www.panorama.com.al/2013/09/18/lo...

Kujt ja priste mendja qi monsieur Shvejku dinte (dhe) gjermanisht smiley

Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend.

Ilir Meta. I cili konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse në formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi e favorizimi i miqve.

Duro o popull duro deri sa te plasesh

Nejse me Ilir meten shprehja"hajduti berret kapeni hajdutin" nuk eshte me nje shprehje figurative por realitet.

Gazete e qelbur!!! U bene kta nazistet te hedhin balte mbi #Rilindjen!!! 

E pra e,  shef ti iiiiiiii,  edhe kundrra kujt ?? Heh ! Hajde guxim hajde

Te shtojme dhe kete dem tek fatura e reparacioneve te LIIB.

smiley

Ue  te revoltuarit revolucionare ose "  gardistet blu " jane te Indinjuar nga shtypja dhe mashtrimi qe po i behet Popullit Heroik Vlonjat ose Gurkusaresve  prej 25 Vjetesh nga Qeveria Rama ...

Te bashkohemi shoke .Perpara  smiley Kjo qeveri eshte e Vjedhjeve te Votave ...ne kemi Fitue dhe nuk do ta leme PopullinDemokratikas Vlonjat ne dore te tyre .

Ka urdhbu njao Lefkopeja Ne Suuuuuuuulm Para smiley

 

Premtime per hapje vende punesh, bejne edhe ne perendim, keshtu qe autori te mos ta paragjykoje me syze.

ja paska qendisur kostumin Estetit. Po ku jeni o milidelet e partise te mbroni liderin qe eshte sulmuar padrejtesisht nga dushmani. Vetem idrizi shkret gjithmone gatitu per partie

Për 21 janarin është gjykuar vetëm pasoja, dhe kjo sa me thënë se u bë diçka.

Duhej filluar nga shkaku që solli pasojën, piknisja te vidio koruptive, te organizatorët që i sollën fatkeqët në shesh e i lanë në mëshirë të ca huliganëve me gurë, tulla e huj kundër policisë. Nëse do të fillohej kështu gjykimi, dënimi më i rëndë do të shkonte të autorët që shkaktuan viktimat.

Po sikur të vdiste ndonjë polic nga goditjet e pa kontrolluara dhe të shumta nga gurët e tullat?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).