Për një kohë shqiptarëve u duhej të luftonin me ata që i quanin ‘njerëz me bisht’, por çfarë ka ndryshuar prej këtij përshkrimi racist tek përshkrimi i sotëm i ekzotikëve të fundit të Evropës? A jemi vërtet ende ekzotikë dhe aq të paparë sa të jemi objekt kureshtjeje?! Pjesërisht duhet të biem dakord që ne ende kemi pjesë të atij misteri “të njeriut me bisht” që fatmirësisht josh turistë edhe pse në një vend pa ndonjë strukturë të mirëfilltë turizmi dhe nga ana tjetër nuk mund të mos vësh re se sa teprohet me këtë lloj paraqitjeje ekzotike deri në media etalon si BBC apo NY Times…

Imazhi, mënyra si na shohin të tjerët (të huajt) e si u dukemi ne atyre, nuk besoj se është diçka që u intereson vetëm shqiptarëve, sidoqoftë shqiptarët duket se ndonjëherë varen prej kësaj. Kjo është ndoshta arsyeja pse shtypi shqiptar vijon të përkthejë prej vitesh reportazhe apo shënime udhëtimi prej të huajsh që e njohin Shqipërinë vetëm prej ndonjë dritareje njëjavore udhëtimi apo prej leximeve të shpejta dhe bisedave me guidat turistike. Sigurisht që si shqiptarë, ashtu siç inatosemi kur lexojmë mori artikujsh për stereotipe negative, në të njëjtën mënyrë na përkëdhelet sedra kur shkrues të Ny Times, The Guardian apo BBC na konsiderojnë dhe na mburrin kryesisht për atë që ka falur Zoti; shkrepat, rërën dhe detin e rrallë për ndonjë punë tonën. Por a vuajmë ne nga ndonjë kompleks i rrallë i të diturit të asaj që mendojnë të tjerët për ne (Nëse mund të quhet kompleks)? Dhe, a është ajo çka thonë të tjerët aq e rëndësishme? Me shumë gjasa përgjigjet e të dyja pyetjeve janë negative. Shqiptarët ose një pjesë e tyre do të reagonin në të njëjtën mënyrë si gjithkush tjetër (minimalisht në Ballkan) ndaj një komplimenti apo një ofendimi që i përfshin personalisht apo në grup. (Faqet në internet, youtube dhe facebook janë aq plot me stereotipe pozitive e negative, me dashuri dhe urrejtje, saqë askush nuk ka nevojë të qëmtojë të tilla gjurmë në gazeta).

Sidoqoftë botimet e shënimeve të udhëtimit të gazetarëve të huaj kryesisht në media prestigjioze vijojnë të zënë faqet e para në Shqipëri dhe nëse si ne keni vite që lexoni apo përktheni të tilla duhet me detyrim ta keni vënë re se si ato përsërisin njëri tjetrin. Ata janë dashamirës flasim për shqiptarë mikpritës, janë thumbues flasim për rrugë që t’i bëjnë “vithet plagë” (The Guardian 2009) dhe përsërisin gjithmonë të njëjtën histori bunkerësh dhe komunizmi. Sigurisht të shkruar për njerëz që nuk e njohin fare Shqipërinë (d.m.th pjesa më e madhe e lexuesve të tyre fillestarë) këto mund të jenë të dhëna interesante, por për shqiptarët këto shkrime nuk para thonë ndonjë të re që ende nuk e dimë. Për ta Shqipëria është ekzotike, njësoj siç ishte për Edit Durham apo të tjerë misionarë të huaj dhe romancierë pak të njohur (Në internet gjen boll shënime udhëtimi të ngjashme dhe jo të famshme ose të panjohura). Vendi “paketohet” thuajse në të njëjtin thes klishesh: Malësorë të ashpër, rrugë të vështira, bunkerë, komunizëm, mikpritje dhe në një lumë po kaq të madh gabimesh gjeografike apo historike, emrash dhe referencash.

Po a është Shqipëria ekzotike dhe aq e panjohur për të huajt siç paraqitet në këto shkrime?! Po, për Julia Langdon, gazetaren e BBC që e kishte parë atë prej 30 vitesh nga Korfuzi, por jo për shumë britanikë të tjerë që prej vitesh kishin kaluar këtyre anëve pa u habitur aq shumë ndoshta. Kjo lloj habie e Langdon është një formë e mirë për të ndjellë turistë, drejt një destinacioni të panjohur, të pashkelur, të pamodernizuar dhe ekzotik, por mjaft kërkues të kësaj të fundit do ta kenë të vështirë të gjejnë ndonjë gjë prej kësaj. Sigurisht ata do të gjejnë shenjat e një vendi shumë të varfër, me plehra në rrugë dhe cepa rrugësh dhe dikund edhe gjire deti ku ende nuk kanë zbritur (fatmirësisht) makina të betonit, por pak prej ekzotizmit. (Sa  për saktësim për Langdon, në regjistrat e gjendjes civile nuk rezultoi asnjë shqiptarë me emrin Toniblir).

Tani përtej faktit që këto shkrime do të sjellin turistë të etur për aventura askush që është lexues i rregullt i tyre (shqiptarët të paktën) nuk mund t’i shpëtojë bezdisë që lexon për të kush e di satën herë një shifër tjetër për bunkerët. Për shembull në një shkrim të këtij viti të Jonathan Knott në The Guardian ishte më shumë se 500 mijë, për Tim Neville në Nju Jork Timesishin 750 mijë dhe po të hulumtosh të tjerë numra do të dalin. Dhe sigurisht të njëjtën bezdi do ndjesh kur shkruesit ndalen në mënyrë të përsëritur te stereotipe të tjera (hajdutë makinash dhe një vend njerëzish të armatosur deri në grykë) pjesërisht të vërteta. “Mirësevini në Shqipëri”, shpalli udhërrëfyesi ynë malazez Semir Kardoviç, duke bërë shenjë sikur qëllonte me pushkë”, shkruante në reportazhin e tij të marsit Tim Neville (Nju Jork Times). Gjasat janë që në Shqipëri ka njerëz që gjuajnë apo zotërojnë armë po aq sa në Malin e Zi fqinj dhe ndoshta më pak se në Teksas, por përshkrimi në të dyja rastet nuk do të ngjiste aq mirë sa për shqiptarët.  Sigurisht përtej gjithë kësaj një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve, edhe pse rrotullohen në masë të madhe rreth gjakmarrjes, burrneshave, bunkerëve, maleve, kullave dhe temave të ngjashme si prej më shumë se 200 vjetësh, kanë brenda edhe mjaft vërtetësi e përjetime. “Është më e lehtë të gjesh një Zanë Mali, sesa një autobus në orar”, shkruhej në The Guardian në një prej këtyre reportazheve të fundit, çka është e vërtetë dhe nuk është se lë të dukemi si “njerëz me bisht”.

86 Komente

Ne shqiptarët jemi Narcize  të pandreqshëm..Kjo është ndër karakteristikat e shumta të këqija që ne kemi!

Ne texas mund te kete me shume arme se ne Shqiperi por atje nuk ja kane kthyer ndonjehere gryken qiellit dhe njeri tjetrit masivisht sic beme ne ne 97.

Bishtin e nxorrem vete dhe tani duhet ta shtrengojme fort...

Ne fakt, asnje nga te huajt s'e mbajne mend 1997-en apo se ca ndodhi ne ate kohe, por kur perfytyrojne "njerez me bisht" per shqiptaret u referohen vetem emigranteve shqiptare qe u shfaqen si rrodhe neper lajme krimi, dhe debateve te shumta ne vendet e tyre per emigrantet "sjellin krim, marrin punet, vijne per asistencen e jo per te punuar", etj, etj. Po t'u thuash "sa bukur eshte Shqiperia", nuk thone "po atje ka arme", por thone "pse nuk rrini atje, kur eshte aq bukur". Asnje s'e sheh me sy te mire nje vend ku vete vendalinjte levizin ne mase ne vend qe te rrine aty. Plaga me e madhe qe i ka shkaktuar fame te keqe Shqiperise eshte menyra se si u menaxhua emigrimi. Te gjithe e pane si shpetim nga hallet, nderkohe qe shumica do te kishin qene me mire po te kishin ndenjur. Fame te keqe japin sidomos ata qe vetem dalin neper lajme per krime, se fakti eshte se te paret qe emigrojne jane ata me probleme reputacioni ne Shqiperi e njerez aspak per se mbari.

u referohen vetem emigranteve shqiptare ..te paret qe emigrojne jane ata me probleme reputacioni ne Shqiperi e njerez aspak per se mbari.

Ti duhet te jesh vertet me bisht qe e thua kete se nuk i njeh fare emigrantet!  

 

 sa po me mbylleshin syt per tja fut nje gjumi shekullor kur me doli kjo perle e mendimit, skam fuqi te qesh po gjumin ma hoqi toci.. Sipas llogjikes tende o shoku LLops (esht lloj peshku nqs se ke degjuar ndonjehere).. pra sipas teje hiken gjith problematiket dhe kan ngelur njerezit persmbari aty..smiley. . VQ, vari qillon!

 

Problemi i shqiptareve eshte se e shohin vete veten si njerez me bisht. Edhe kur dalin jashte shtetit e shohin qe dhe vendet e tjera nje M jane, kane njerez me bishta edhe me te gjate, prape shqiptaret kane manine t'i injorojne bishtat e huaj e ta shohin veten si me bisht. Eshte force zakoni, inferioritet i mbetur nga periudha pas-komunizmi. Megjithate, shoh qe brezat e rinj ne Shqiperi s'jane aq te verber per te huajt e se ca thone te huajt, te pakten te rinjte neper qytete, dhe nuk magjepsen nga fjalet apo produktet e dikujt vetem sepse jane nga filan shtet. Interneti ka bere punen e vet dhe i ka informuar me gjere. Eterit e tyre qe rriten me keto lajme qe qepen pas fjaleve te thena nga te huajt apo nga ambasadoret, e kane pak te veshtire ta kapercejne kete inferioritet. I shohin te gjithe te huajt si me te zgjuar a ku di une.

O Fan

Nuk jan mor lal, c'do popull ka pjeset e tija, kush me shume kush me pak, aty aty vertiten te tere. Puna eshte qe kur nje media me audience nderkombetare disinformon, apo fyen me fjalet me ndyra nje popull te tere, atehere kjo eshte e papranueshme, dhe eshte racizem. Ajo media duhet denuar per kete gje, te pakten ajo media dhe perfaqesuesit e saj ne Shqiperi duhen trajtuar si plehra qe jane. Pa pike diskutimi. Kur une degjoj ne programin me te shikuar ne Britanine e madhe nje personazh pozitiv te perdor fjalet 'edhe shqiptaret e qire e duan vendin e tyre' une e di shume mire me c'kam te bej. Ajo lloj gjuhe ne ate menyre nuk perdoret per asnje popull ne asnje kohe. Ky eshte vetem nje shembull mes mijrave.

 o 1 ora por cfare faji  kane britaniket pse shqiperia simbas Transparency International radhitet si nje nga vendet me te korruptuara  dhe me nje demokraci hibrite, ti e di qe per britaniket MEDIA eshte pushtet  eshte nje dritare ku perpunohen te gjitha preceptimet qe ata kane per vende te ndryshme.. ka te boje shume ne bote si presantohesh ne realitet dhe jo si prezantohesh me fjale! smiley

E c'rendesi ka kjo qe po thua ti? Ka vende me te koruptuara se shqiparia, ka raca me lekure me te zeze se shqiptaret, ka vende me myslimane nga shqiptaret. Ke degjuar gje ate lloj gjuhe ti? JO! Nuk e ke degjuar. Dhe une nuk bej me faj fare britaniket, njerezit skan fare pune me keto pocaqilleqe... por as BBC-n nuk e bej me faj se nuk me plas cari fare cfar thone apo cfar mendojne, thjesht them qe shqiptaret i urrejne ne kulm, madje kam degjuar nga gojet e tyre me vesht e mij qe shqiptaret i urrejne. Kete po them une ne forme opinioni qe jan racista te felliqur, dhe ska vend aty per analiza leshi si ka bere ky loqja.

 Na njohin mire 1 ora, edhe te mirat edhe te keqijat por na thone vetem te keqijat, psh kokfortesia eshte nje cilesi qe ata nuk na pelqejne, po te mos e kishim kete, anglezet do ti kishe aty ne shqiperi me shekuj ! te kujtohet Isa Buletini ?!smiley 

Ore ti thone sa te duan te keqiat, une nuk e kam fare problem. Pse disinformojne? Per genjejne publikun e tyre? Perse nxisin ndjenja tallse dhe raciste ne media? Si eshte e mundur kjo? E imagjinon dot ti BBC ne oren 9 te darkes ne programin me popullor te televizionit te thote fjala vjen 'even fucking pakis love their country?', he more??? Ka dashakeqesi dhe racizem, nuk eshte fare puna se thone te keqijat, le ti thone. Por mos te disinformojne me qellim nxitjen e anti-shqiptarizmit. Kaq po them une. Ky eshte fakt. BBC-ja por jo vetem, c'do kanal televiziv anglez i ka q.. r... or cun me vite te tera e mban mend mbas luftes ne kosove? Pothuajse dit per dit ne televizor mbi shqiptaret dhe mbi shqiperine. The Sun, Daily Mail etj perserisnin me copy paste te njejtat artikuj raciste mbi Shqiperine cdo muaj te pakten, te mos flas fare per genjeshtrat dhe egzagjerimet e perditshme mbi shqiptaret ne media. Keto jan fakte dhe duhen thene pa une s'e kam fare problem popullin anaglez e britanik.. ja kaloj shkelqyeshem me PUNETORET E MIJ, MORE VESH FAN FAN? I kam anglez puntoret, qe te gjith, asnje emigrant nuk kam marre ne pune ha smiley

E di, sidomos ne Angli. Kur kapen ate sasine historike te droges ne nje anije, lajmi i madh ne gazete thoshte "arrestohen 11 persona, tre prej tyre shqiptare". S'thoshte nga ishin 8 te tjeret. Pse ndodh kjo? Sepse emigrantet bezidisn natyrshem dhe krijohen mentalitete te njeanshme kunder tyre dhe si pasoje e vuan vendi i origjines. Shembull tjeter. Rumunet dhe Bullgaret ishin gati njesoj. Te dyja hyne ne BE e mund te punojne kudo neper BE, por Rumunet i shajne te gjithe, bullgaret jo. Pse? Sepse rumunet kane shume emigrante, bullgaret jo.

Ec e mushja menjen gjelit qe s'jam kokerr misri - tha. 

@FAn ke te drejte mor djale jan emigrantet ato qe u japin emrin e keq vendit tone, nuk eshte askush tjeter pervec nesh. jemi ne qe kur flasim per vendin tone nuk flasim me mall por me 1 ironi aq te madhe sikur te kemi veshtire nga vetja jone...

kush jane njerezit me bisht?

shiko kush jane ''liberalet internacionaliste'' ,shiko kush shkruan gjysmen e fjalise anglisht ose italisht,shiko kush ka qef te madh te shikoje vetem te keqija tek shqiptaret,shiko kush ja ka vene emrin femijes ronaldo,fabio dhe jorgo.

keta jane.

Varet . Behet fjale per shqiptaret qe lane nam neper Europe me prostitucione vrasje  droge apo vjedhje ?

Apo per shqiptare shembull qe kudo qe shkuan paten sukses ?

Behet dallimi i klasave dhe niveleve ne fillim

Apo per shqiptare shembull qe kudo qe shkuan paten sukses ?

Kujt i thua sukses? Te kesh nje pune tete orareshe qe vendalinjte s'denjojne me ta bejne e te blesh me ate nje shtepi njekateshe me kursimet e gjithe jetes kur ne Shqiperi s'ka mbetur fshatar pa i bere nga dy kat?

Per mua nuk ka asnje problem Fanfan .....

Kjo bote eshte e bukur sepse eshte e larmishme!
 

po suksesi qenka te nje kat me shume?!?!

Ca suksesi tjeter kane pasur shqiptaret ne emigrim? S'di te kete pasur sukses ndonjeri ne ndonje gje. E shumta ka fituar ndonje vend pune qe zakonisht e fitojne vendalinjte dhe aq. Nuk eshte emigrimi per sukses. Sukses kane ata emigrante qe mbledhin pare atje ku ka dhe hapin biznese ne vendin e vet, pasi studiojne cfare mungon e cfare duhet bere. Bizneset e vetme te shqiptareve ne emigrim jane ustallare ndertimi me vete e qe punesojnje nje ose dy punetore, bejne nje kartevizite e nje faqe interneti falas dhe e quajne biznes. Te vetmit te suksesshem jane ata qe jane kthyer e kane hapur biznese ne Shqiperi. 

je shume larg smiley

Njerez te suksesshem jane biznesmenet ne shqiperi qe ato para qe kane mbledhur ne pak vjet pune andej i kane shumezuar ketu ne biznese gjgante qe kane dale dhe jashte ballkanit. Kush ka vazhduar andej, gjithe jeten hyzmeqar ka ngelur.

Asilloj suksesi Fanfano, fli i qete. Bile ne as bishti s'na ka rone akoma. Pranej ju vejne faj dhe juve qe jeni rob te suksesshem e bishtrene. 

Ne s'na fajeson njeri. Kur thone shqiptare, imagjinojne emigrantet. Kujtojne se jemi te gjithe si ata.

Aha, thashe se behej fjale per diskutim mbi artikullin me siper qe ankohet qe pse te huajt qe vizitojne Shqiperine nuk thone fjale te mira. Po ti paske qene ne nje univers paralel. Me fal qe te fika llullen.

Pikerisht per ate eshte, por ty s'te pelqen e perpiqesh t'i besh bisht me kete koment. Po te mos kishim pasur emigrante qe u dalin anglezeve ore e minute neper lajme, do te kishim turiste me shume nga anglia. Por ata shohin surreter te shemtuar andej neper lajme e kujtojne se jemi te gjithe ashtu.

Ore ishe ne shqiperi ti kur u nda torta per 100 vjetorin e pavarsise????

Po ti, ishe ne Boston kur robt me kollare vidhnin bluzat teksa te tjeret dergjeshin 30 metra me andej, te gjymtuar?

Calidhje ka bostoni me temen ? Kto jan ma kafshe se ne. Ktu po diskutohet nami i keq i vendit tone , ti po ja ve te gjithe fajin emigranteve ( nuk diskutohet kemi pjesen tone ) me qe ne qe u detyruam te ikim paskemi qene te gjithe koke pa lare dhe ju nxorem namin e keq ju yjeve atje. Un po te pys edhe iher ishe atje kur u nda torta per 100 vjetorin e pavarsise? Ca do kene mendu ato ambasadoret?  " bo ça zhulsash kto emigrantet" ??? Tani me qe u sqaruam boll kemi ne per te shajt njani tjetrin? Fe te ndryshme krahina dialekte te ndryshem .... Po do zihemi edhe emigrant jo emigrant tashi ? 

Remitancat jane 7% e GDP qe vjen nga 30% e popullates qe ka emigruar. 93% tjeter e bejne ata 70% qe s'kane ikur. Po te kishin ndenjur, dmth, prurjet do te kishin qene me te medha.

Ore je ne vete nga trute e kokes ti? Ne Shqiperine e Berishovicit nuk eshte prodhuar nje gozhde!

Fakti eshte qe remitancat jane 7% e GDP, nga 30% e popullsise. Emigrantet punojne per shtetet ku jetojne. Atje ndertojne, atje konsumojne, atje paguajne taksa. 

smiley te drejte ke, mqns nuk i doni ato pare qe kemi hedhur ne ne Shqiperi a ka mundesi ju qe jeni bere milionera aty me prodhimin e brendshem te na i ktheni ato se kacidhe qenkan per ju smiley

Te vetmet pare qe ke derguar ti kane hyre e shumta poshte jastekut te tet eti qe te t'i jape prape ty kur te te kapin andej. Me shume se kaq, s'di te kene derguar emigrantet. Te vetmit te hajrit jane ata qe vijne e hapin biznese ketej ngaqe kane aq dinjitet sa te mos jene shtresa varilesht e nje vendi, kunder te ciles ka parti qe sa vijne e marrin me shume vota. Degjova sot qe UKIP rrezikonte te behej parti e pare ne nje te aferme jo shume te larget. smiley

Ja c'mendojne anglezet per ju. Ndaj s'vijne ketej.

http://www.youtube.com/watch?v=Wh5kgJQ6-xU

Se c'mendojne anglezet e di vete une, e mendojne per shqiptaret jo per ne qe jemi ketu, por shqiptaret, ti vetes shqiptar i thua? Nejse une s'di c'te them se ti qenke keq... Vazhdo...

Videon tregoja loqes qe ka bere artikullin te shohi kush vertet jan njerezit me bisht. smiley

Se c'mendojne anglezet e di vete une, e mendojne per shqiptaret jo per ne qe jemi ketu, por shqiptaret, ti vetes shqiptar i thua? Nejse une s'di c'te them se ti qenke keq... Vazhdo...

Po te mos kishin pasur shqiptare emigrante neper kembe, s'do te kishin asnje opinion per shqiptaret por do te kerkonin e do te gjenin opinione te mira per Shqiperine. Kjo eshte ideja. 

Kush ta kundershtoi ty kete ide? 80% e shqiptareve ketu jan pikerisht imazhi me i keq i shqiptarit! Ta them une kete qe e jetoj dhe i shoh perdite, te veshur keq, te palare, te pambajtur, kulturalisht te ngecur me kohen e komunizmit e s'kan bere hic para. Ama po ta them perseri qe njerezit jan njerez me gjith larmine e tyre qofshin shqiptare qofshin angleze apo cfaredo qofshin. Shikoje ate ne video? I identifikon ti anglezet me ate idioten? Ajo video i ka skandalizuar anglezet.... ajo psh eshte imazhi me i keq i anglezeve te cilet pavaresisht se shqiperine e urrejne, nuk i degjojne dot emrin jan njerez te respektueshem ne nivel personal, me edukate dhe mbi te gjitha njerez qe opinionin e tyre e ruajne per veten e tyre.

 Po te kishin ndenjur, dmth, prurjet do te kishin qene me te medha.

Ku te rrije ne token e djegur 1992 apo ne ate te 1997 se pjesa me e madhe ne kete KOHE kane ik! Pastaj na i shpjego pak te ardhurat per frym te shqiptareve, dhe grafiket e prodhimeve vendase qe ne exportojme, apo ti e ke fjalen per zhvillimet (ndertimet) dhe investimet qe u realizuan jo me buxhetin e qeverise por me borxhet qe qeveria, LEVROJE per te bere disa rruge qe me shume u vodhen se sa u perdoren me eficence, borxhi i shqiperise sot eshte 62% te GDP!! smiley  KONTROLLI I LARTE I SHTETI KA DISA BILANCE DIFICITE  QE E NJERRIN QEVERINE ME BUZE TE KUQE me sa me kujtohet nga disa shkrime ne shtyp! 

ore ai nuk e di ca dmth GDP ti thua smiley

Jo, duhet ta dije se  i ish-qeverise duhet te jete por nuk do ta kuptoj smiley 

Sa do bast ti, qe ai eshte nga ndonje fshat i thelle i veriut? Jo se dua te jap konotacion negativ per fshataret e thelle te veriut sepse kam njohur nga njerezit me te zgjuar e me BURRA andej, po ky andej eshte. Me bast! Ka nje profil psikologjik shume shume te thejshte.smiley

leje mos i jep `arsenal` se pastaj do na quaj  racist se qe i kemi nxjerr namin shqiptareve, qe jemi me bisht, na e ka fut ky! smileysmiley

Ata te veriut i ke masivisht ne Angli, kontribues kryesore te namit te keq. Ju harroni qe emigrantet jane shkeles te ligjit qe kur emigrojne, abuzues. NJeri si kosovar ne kohe lufte, tjetri kalon kufirin te greku, tjetri ne skaf. Po shkele ligjin, je automatikisht abuzues ndaj s'ka pse te te shohe ai tjetri me sy te mire e s'ka pse te vije ne vendin tend. Ata qe ndjenjejn e punuan token e djegur dhe e gjeten nga nje pune, ose ata qe shkuan e punuan dy-tre vjet, mblodhen para per te bere dicka dhe u kthyen, ata kane bere lajme te mira per Shqiperine. Prej atyre qe kane emigruar ne te tjereve na trajtonin keq neper ambasada. Edhe sot surratshtremberit e ambasades angleze t'i japin nga hekurat edh dokumentet e IELTS, sepse e dine qe ka tipa abuzues.

Ke te drejte per keto dhe nuk te kundershtoj dot. Pavaresisht se shumicen e shokeve i kam nga veriu ketu, ne nivel shoqeror patjeter qe ata e pranojne por ja qe ne blogje duhet patur kujdes sepse duhet me qene politikisht korrekt, eshte e vertete ajo qe thua ti. Problemin me Shqiperine e ke gabim sepse nuk e kan nga emigrantet. Kan nje problem me Shqiperine or djal, harroje ti ate gje. Me emigrantet te merren sa te duan kta, edhe ti kene inat sa te duan... per Shqiperine s'kan perse te disinformojne e jo me te fyejne! Ketu ka emigrante nga e gjith bota mbare dhe shqiptaret s'jan as me te mire as me te keqinj se emigrantet e tjere. Amaa nuk fyen shtetet e tjera ketu ne media, dhe nuk trajtohen ne vendet e tyre si kafshe. E kupton pra qe problemi eshte me shtetin tone ne Tirane dhe jo me emigrantet?smiley

Per shtetin tone jam dakord, por jane pjese e atij brezit inferior, qe besojne se shqiptaret jane me bisht. po te ishin paditur, mediat andej do te mendoheshin dy here per shqiperine. S'kujtohen ta mbrojne veten sepse jane te paafte dhe inferiore frikacake.

Ata te veriut i ke masivisht ne Angli, kontribues kryesore te namit te keq.

Ti te hyp nervat me zor, hik mer njeri me bisht, a ke dal noi i her jashte vendit ( imagjinates se semure) 

Kam dale dhe i kam pare se sa bishta te gjate kane dhe andej, dhe se sa te bezdisur jane emigrantet per ata. Ka tjetri me vite i emigruar dhe nuk integrohet, ruan zakone qe shqiptaret ne shqiperi i kane evoluuar dhe ata kujtojne se shqiptaret ketej jane si ata. 

 ore ti do jesh nja 14 vjec, dhe ik se  do ta shkul veshin! smiley 

 ore ti do jesh nja 14 vjec, dhe ik se  do ta shkul veshin!  [smiley]  

Po ta shpjegoj me thjesht. Thethi eshte i bukur per pushime, apo jo? Por maloket ketu jane aq te shpifur sa une s'do te shkoja ne theth, edhe pse banoret atje mund te jene shume te sjellshem e une mund t'ia kaloj mire. E njejta gje per Shqiperine prej emigranteve.

 c` te kane bere thethasit ty, qe ke kaq opinon te keq  ? Ke qene ndonjehere ne Theth ?

 c` te kane bere thethasit ty, qe ke kaq opinon te keq  ? Ke qene ndonjehere ne Theth ?

do s'do ti, keshtu funksionon opinioni. S'kam qene e s'kam ndermend te shkoj mes malokeve me kanun. Maloket kane imigruar ilegalisht, duke zaptuar e duke bere keq, e s'u shkon njeri ne shtepi. Te tjeret kane ardhur e kane blere prona, dhe u shkojne ne shtepi. Kaq e thejshte eshte. Keshtu e shohin dhe anglezet punen e emigranteve.

ti mor shok i dashtun qanke kokrra e gomarit.

ti mor shok i dashtun qanke kokrra e gomarit.

Thuaja atyre cekeve qe u vrane ne ato zona per dy pare qe kishin ne xhep dhe u hodhen ne fund te pusit, apo kosovareve qe u plagosen femijet per vdekje duke u zene pusi ne rruge me arme.

O fanfan, po nuk ke nevoje te vecosh me shkronja te pjerreta te gjithe mesazhin e tjetrit, eshte i treti mesazh rresht qe e ben kete.  

O fanfan, po nuk ke nevoje te vecosh me shkronja te pjerreta te gjithe mesazhin e tjetrit, eshte i treti mesazh rresht qe e ben kete.  

Eshte citim. Opsion i peshkut. 

Po cfare thu mo te keqen. Me te pjerreta vecon ate pjese te mesazhit te tjetrit te cilit po i pergjigjesh. Nese ti i pergjigjesh te gjithe mesazhit, atehere c'nevoje ke ta vecosh. Vecohet pjesa nga e tera, jo e tera nga e tera, a me kupton?

Po cfare thu mo te keqen. Me te pjerreta vecon ate pjese te mesazhit te tjetrit te cilit po i pergjigjesh. Nese ti i pergjigjesh te gjithe mesazhit, atehere c'nevoje ke ta vecosh. Vecohet pjesa nga e tera, jo e tera nga e tera, a me kupton?

Sepse nuk merret vesh se kujt i pergjigjesh, o idiot. S'e sheh qe dalin komentet rresht e s'kuptohet kush i flet kujt?

duhet ti kene blloku ate profilin qe kishte si skeptik, dhe ka kalu te ky tani. Sa per fanin spathi ajo qe i kemi ba cekeve asht turp i madh per te gjith shqiprine, sic jan masakra e cerrikut me njerz kafsh qe lidhnin djem nanash neper shtylla e i gjunin me shkelma, ose ajo zonja ne vlore qe te kujtonte elisabet batory.

duhet ti kene blloku ate profilin qe kishte si skeptik, dhe ka kalu te ky tani. Sa per fanin spathi ajo qe i kemi ba cekeve asht turp i madh per te gjith shqiprine, sic jan masakra e cerrikut me njerz kafsh qe lidhnin djem nanash neper shtylla e i gjunin me shkelma, ose ajo zonja ne vlore qe te kujtonte elisabet batory.

Po pra po, por turistet keta i vrasin. Kosovaret vijne ne plazhet e jugut por friken e kane kur futen mes malokeve, atje ua qellojne kalamajt vit per vit, jo ne nje rast te vetem.

si puna e atyre malokeve ne vlor, qe vrane dynjane se i kerkuan fb e motres? rri parzoten se asht turp. njerzit me bisht e ndajn vendin vetem per te tregu nje pjese te tij si e keqja, gjasme per ta largu prej vetes per ti ba paershtypje te mire se di se kuj(njeriut te padukshem). tonet jan si ato qe vrane ceket si ato qe vrasin perdite gjithkund, gjithke. por nuk jan ne, jan vetem pjese e jona. por nje njeri me bisht nuk do te arrije kurr ta kuproje kte. 

si puna e atyre malokeve ne vlor, qe vrane dynjane se i kerkuan fb e motres? rri parzoten se asht turp. njerzit me bisht e ndajn vendin vetem per te tregu nje pjese te tij si e keqja, gjasme per ta largu prej vetes per ti ba paershtypje te mire se di se kuj(njeriut te padukshem). tonet jan si ato qe vrane ceket si ato qe vrasin perdite gjithkund, gjithke. por nuk jan ne, jan vetem pjese e jona. por nje njeri me bisht nuk do te arrije kurr ta kuproje kte. 

Prape s'jane njesoj, se ata te vlores nuk dolen qellimisht ne gjueti turistesh.

Ok... 30% e popullsise qe kane emigruar bejne aq para sa te jetojne atje ku ndodhen, plus te japin nje dhurate cdo vite njerezeve ne shqiperi qe e ka vleren 7% te GDP-se.

Grupi A: 1000 veta ne shqiperi prodhojne X.

Grupi B: 300 veta emigrant qe prodhojne Y dhe i japin grupit A nje dhurate me vlere (X/93)*7.

GDP totale e shqiperise eshte (X + dhurata e B-se)

Komplet ndryshe nga ajo qe thua.
 

E thene ndryshe, shqiptaret ne shqiperi jane 13.28% (pra 93/7) me te pasur jo nga puna e tyre, por nga bujaria e emigranteve.

E thene ndryshe, shqiptaret ne shqiperi jane 7% me te pasur jo nga puna e tyre, por nga bujaria e emigranteve.

Perkundrazi. 7% me te pasur nga 30% e popullsise. Duhej te ishin 30% me te pasur nga 30% e popullsise sikur parate e atyre qe kane emigruar te kishin peshe po njesoj sa parate e atyre qe s'kane emigruar. Vec kesaj, ato para qe vijne ne Shqiperi nga emigrantet vijne si menyre perfitimi per emigrantet. S'kane para te blejne shtepi andej, por nje shtepi ketu mund ta blejne dhe te fitojne me shume para nga rritja e cmimit te shtepise, se po t'i fusin ne banke, dhe pasoja e kesaj eshte rritja artificiale e tregut te pasurive te patundshme, gje qe demton vendasit qe duan te blejne shtepi e qe kane ndermend t'i perdorin ato shtepi. Rritje artificiale qe i sjell ne piken qe i ka sjelle, ndertime masive e bllokim shitjesh. 

You still do not get it. Une qe jam tek 30% beje parat e mija ne amerike. Nuk matem fare por fare ne statistikat e shqiperise. Gjithashtu ama une te beje ti nje dhurate cdo vite, dhe vlera e dhurates time eshte se 13% e te ardhurave te tua.

Ne rast se deshiroje te matje sa jane te ardhurat e 30% qe ka emigruar ne krahasim me 70% qe ka ndenjur brenda, kjo do qe dicka pa kutpim, por jame i sigurt se emigrantet ne vite prodhojne me shume sec prodhohet ne shqiperi dhe sikur sasia e prodhuar ne shqiperi te shumezohet me dy.

Te tjerat jane gjithashtu pa lidhje. Dhe sikur fitimi i tyre personal te qe i vetmi motiv pas remitancave (qe nuk eshte), perseri ajo do qe dicka shume e mire per vendin.

7% < 30%. Ti thjesht po thua qe 7% eshte me mire se 0%. E di.

Po te ishe ne Shqiperi, do te kishe 30% me shume konsumatore e taksapagues ne Shqiperi. Kupton?

Ok, numra fiktive.

Torta ne shqiperi pjesetohet me 2,500,000 njerez dhe e nxjerre secilin me $2,000 ne vite.

Ne rast se emigrantet rrinin, torta do qe me e madhe, por dhe popullsia do qe me e madhe, ta zeme, 3,200,000 njerez, e shancet jane qe do e nxirrte secilin me $2,000 ne vite.

So far so good I hope. Popullsia ne vetvete nuk rrite GDP per capita, keshtu nuk eshte se cdo person do qe 30% me i pasur. Te qe ashtu, ne Evropen lindore Ukraina do qe numer 1, e Sllovenia e fundit...

 

Tani situata ne shqiperi eshte qe torta pjesetohet me 2,500,000 njerez dhe ju nxjerre secili me $2,000 ne vite, but, ketu (actually tek faza ku ju pritet torta) emigrantet ju shtojne dhe 13% me shume.

E thene ndryshe, ne pergjithesi mbajne emigrantet familjet e tyre ne shqiperi, e jo shqiptaret familjet e tyre ne Gjermani apo Amerike. Paraja del nga xhepi im e ndihmon ekonomine shqiptare, nuk del nga xhepi i prinderve te mi te ndihmoje ekonomine amerikane... ne pergjithesi that is.

Nuk rrit per capita, por i jep me shume fitime bizneseve e taksambledheseve, e si pasoje me shume investime e me shume mundesi. 

O muhamet. Ja te pa dikush ulur shtruar ne lendine duke i shpjeguar matematiken nje gomari. C'do mendonte tjetri? Qe gomari eshte matematikan, apo qe ti je gomar? Nuk e shef ti ca niveli llogjikimi ka tjetri!

ose punonje ne ndonje agjensi pastrimi... pune shume e perhapur kjo ne kontinentin ne perendim per shqiptaret smiley 

Ej, po ky stili te shkruari me ngjan familjar...

Ti ishe ai qe thoshe te kesh 200k euro dhe te japesh nje dyqan me qera... kjo eshte jeta?

"Ca suksesi kane pasur shqiptaret ne emigrim" une personalisht kam dy doktore dhe nji dentist pjestar te familjes qe ushtrojne profesjonet ketu ne new york ( kane konvertuar diplomat) kurse motra e shokut tim te ngushte eshte ermonela jaho... Tani ca quan sukses ti? Se ka dhe miliardere tip ekrem bardhash po un po te them njerez qe i njof personalisht. Edhe nuk eshte e vertete qe ne e shajme vendin ton une gjithmone krenohem sidomos kur shof ça lloj morracakesh ka ktu ne new york edhe nk e kam fjalen per haitjane e pakistaneze po edhe ne krahasim me  europiane te tjere ,polake psh shtet kurvash dhe pijanecesh .... Greke injorante me çerje jevgjish qe skan ndryshim fare nga i libanez psh...

Mire

Pse u fshi postimi im? Apo sepse idiotelleqe te tilla lejohen dhe kur u thua qe jan idiotelleqe nuk u pranoka... ikni se late nam, c'i keni keto budalleqe? Akoma ka rrota.k qe shkruajne ca thone te huajt? Keto gjera jan te qarta, kush shkruan keq s'do te te shoh me sy, kush shkruan mire (inegzistente per shqiptaret ne perendim) te do te miren. Cfar ka ketu per analiza? Vetem nje idiot, nje njeri pa vlera dhe nje popull lapanjos pa vlera qurravitet pse s'me do ti mua? PLAC? -PLAC PAC!

Liria eshte mendimi i thene pa pasur friken se dikush tjeter ne emer te dickaje te perafert do kerkoje te t'a cungoje

Teorikisht eshte e thene keshu, praktikisht e pamundur .

smiley

Shqiptaret jane kinga dhe artista. 

Njerez me bisht te ardhur nga "Diktatura e Eger"..hmm

Pra ca kohesh ne lajme lexova per nje studim te fundit te kryer nga Universiteti  Bergen, Norvegji...Nje pjese e mire e norvegjezeve jan kunder sistemit demokratik dhe kerkojne zevendesim me ate diktatorjal.....A keni ndonje bisht borxh ju andej?  smiley

Normalisht, imazhi i Shqiperise eshte pakez poshte, dhe kjo kryesisht jo aq shume reportazheve te te huajve, qe jane shum pak, por me shume prej 1% e emigranteve shqiptare qe bejne pislliqe dhe qe media kendej i paraqet shum negativisht. Reportazhet e te huajve, ku ti gjesh, se krahas disa aneve negative, nxjerrin edhe disa ane pozitive te tonat. 

Me fal or mik por ti qenke afersisht si mbiemri jot.

car thuni mer cara....ne jemi krajla

Sipas mendimit tim, kemi te bejme me me shume se nje apo disa faktore, per nje imazh te diskutushem.Une them se tere problemi nisi heret, si faj i qeverisjeve socialiste, te cilat nuk e gjeten dot me vend perfshirjen e shqiptareve ne " Tregun Botror te Punes" .Ne ket treg neve hyme shume vone dhe hyme dhunshem e te papergatitur.Gje qe na prezantoi me individe pa formim , difektoze ne karakteret dhe me jo pake individe me prirje kriminale.Nje vend i vogel si yni, me kete CV ne tregun e punes, do ta kishte edhe kete pasoje.Por nuk duhet merzitur sa kohe qe duhet te gjejme forcen per tu treguar se dime te ndryshojme.
"Bishtin" nuk ja ngjitem neve njerezimit dhe ca me ake Evropes.Perkundrazi, ne mundemi tu provojme se rudimenti yne eshte akoma bisht tek te tjere, per nga vlerat dhene kesaj Evrope.

Mqrarasti pashe punet e Anila Rubiku dje me Mint Museum, Charlotte NC.

shume shume mire qe ishin aty.

hihihi, hera e funit qe pata 'problem' me t'qenmit shqiptar ishte kur m'tha ky tipi; ej meqe qeke shqiptar, vari k2rin bishtit, po a njef noi super n'manhatan se du me mor apartament me qera. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).